NSSM 200-Kissinger report
Faqja 1 e 1
NSSM 200-Kissinger report
NSSM 200-Kissinger report
Rritja e popullsisë globale dhe ndikimet te siguria kombëtare e SHBA-së
Siguria Kombëtare, një çështje hormonale?!
NSSM-200
- Listë e personave dhe organizatave kryesore që qëndrojnë pas NSSM 200
- Elementët strategjikë të NSSM 200
- Analizë parë në këndvështrimin e gjeopolitikës
Bëhet fjalë për NSSM-200 “National Security Study Memorandum” [Memorandum Studimi i Sigurisë Kombëtare], që është realizuar i bazuar në kërkesën origjinale për pasqyrimin e politikave të popullimit botëror, bërë në 27 prill 1974 nga Sekretari i Shtetit Henry Kissinger i cili drejtoi edhe zhvillimet e punimeve në 10 dhjetor 1974.
Në këtë material do të dali shkurtimisht ideja se si zhvillimet demografike ndikojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të shteteve të caktuar (konkretisht SHBA). A duhet të ketë limite për të mbajtur të pacënuar interesat dhe sigurinë kombëtare? Po të drejtat e individit, a janë pengesë për ruajtjen e inetersave kombëtare apo këto të fundit janë mbi gjithçka? Këto pyetje dhe të tjera do të jenë në thelb të shikimit dhe analizimit të shkurtër që i bëhet një Memorandumi për Sigurinë Kombëtare në SHBA, i cili deri në vitin 1990 ishte një dokument sekret i shtetit amerikan.
NSSM-200, u adoptua si politikë zyrtare e SHBA-së nga presidenti Gerald Ford në nëntor 1975. Fillimisht ishte një dokument i klasifikuar e më pas, falë kërkesës së një gazetari u bë publik aty nga vitet ‘90.
Teza bazë e këtij memorandumi është se rritja e popullsisë në vendet pak të zhvilluara është një kërcënim për sigurinë e SHBA-së. Në këtë dokument përmenden vendet të cilët do të jenë në fokus të politikës së kontrollit të rritjes së popullsisë. Janë vendet të cilët kanë numrin më të madh të rritjes së popullsisë në botë. Natyrisht që materialet e këtij dokumenti kanë ngjallur debate, qoftë për mënyrën edhe për qëllimet që ka një shtet si SHBA.
Po pse duhet parë kjo çështje si e lidhur me gjeopolitikën? Për shkak se popullsia dhe burimet njerëzore janë pjesë e asaj hapësire jetësore mbi të cilën do që të sundojë gjeopolitika. Parë në një shikim retrospektiv, NSSM-200 hedh dritë më tepër në lidhje me ato veprime shoqërore që shpesh duken të thjeshta, por që realisht kanë në vetvete veprime të mirëllogaritura. Aq të imta janë lëvizjet për ndërtimin e strategjive të fitoreve, sa që t’i thuash dikujt se: “Siguria Amerikane cenohet edhe nga mospërdorimi i kondomëve”, ky i fundit do të fillojë të qeshë pa fund. Por do të gabojë; sepse programe për përdorimin e kontraceptivëve janë diskutuar pikërisht nga figurat më të larta të Sigurisë Kombëtare Amerikane. Por, a është vetëm çështje hormonale?
NSSM 200
Çfarë është NSSM-200 ?
Në dhjetor 1974, pak pas konferencës së parë më të madhe për popullimin, organizuar nga KB në Bukuresht, Rumani, disa prej agjencive shtetërore më të mëdha amerikane, të përfshira në punët e jashtme, krijuan një raport të detajuar në lidhje me kontrollin e popullimit në vendet në zhvillim. Kontributet për këtë raport erdhën nga CIA, Departamentet e Shtetit, Mbrojtja, Agrikultura dhe Agjencia e për Zhvillim Ndërkombëtar.
Të dhënat e tyre u gërshetuan brenda një raporti të vetëm me titullin “Ndërlikime të rritjes së popullsisë botërore, për sigurinë e SHBA-së dhe interesave të jashtme”. Studimi final, i cili është më shumë se 200 faqe i gjatë, mbulon shumë çështje, nga pikëshikimi i secilës agjenci që merrte pjesë. Shkurtimisht më poshtë jepen çështjet kryesore të këtij dokumenti me rëndësi historike.
Çfarë kuptimi ka termi “NSSM-200” ?
NSSM është shkurtimi i “National Security Study Memorandum” [Memorandum Studimi i Sigurisë Kombëtare] dhe numri 200 identifikon radhën në të cilën u përgatit. Kërkesa origjinale për pasqyrimin e politikave të popullimit botëror u bë në 27 prill 1974 nga Henry Kissinger. Studimi aktual, i cili mbulon 229 faqe tekst, prezanton një fazë të serisë koresponduese të NSSM-200 dhe u paraqit në 10 dhjetor të vitit 1974. Ai u bë udhërrëfyesi zyrtar i politikës së jashtme në 26 nëntor 1975, kur një Memorandum Vendimmarrje i Sigurisë Kombëtare (NSDM-314) u firmos duke nënshkruar e vërtetuar përfundimet e studimit.
Kush aktualisht ishte përgjegjës për këtë studim?
NSSM-200 u përgatit nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë (National Security Council, NSC), i cili është niveli më i lartë i komandimit në qeverinë e SHBA-së. NSC drejtohet nga presidenti i SHBA-së e Këshilltari i tij për Sigurinë dhe qëllimi i tij është që të koordinojë veprimet e jashtme të së gjitha degëve ekzekutive të qeverisë amerikane.
A është NSSM-200 akoma në fuqi?
Teknikisht vazhdon të jetë. NSSM -200 mbetet strategjia zyrtare për popullimin, derisa të zëvendësohet me një tjetër të së njëjtës rëndësi. Gjithsesi, implementimi i saj dallon nga një administratë në tjetrën. Jimmy Carter p.sh. Tregoi në mënyrë të dukshme më pak interes në grafikët e rritjes së popullsisë se sa paraardhësit e tij, Nixon dhe Ford. Ndërsa administrata e Reganit mbajti një qëndrim të ndryshëm. Fakti se fondet për kontrollimin e rritjes së popullsisë u shtuan shpejt dhe në mënyrë dramatike gjatë viteve të Bushit e të Reganit, nuk tregon detyrimisht një direktivë të re të NSC.
Pse NSSM-200 u zbulua vetëm në vitin 1990?
NSSM 2000 ishte klasifikuar fillimisht si një dokument sekret, gjë që do të thotë që as publiku amerikan e askush nga popullsitë e vendeve të cilët trajtoheshin në raport nuk duhet të kishin dijeni për këtë dokument. Një skedë de-klasifikimi, që duket edhe në kapakun e autorizuar, u lëshua aty nga mesi i vitit 1989. E megjithatë dokumenti nuk u bë publik deri një vit më pas, kur i’u dha Arkivave Kombëtare të SHBA-së si përgjigje e një kërkese që kishte bërë një gazetar, që po punonte për një projekt që kishte lidhje me Afrikën.
Pse u mbajt studimi, për kaq kohë si konfidencial?
Është e vështirë që të përkrahësh kontrollin e lindjeve në një sferë kaq gjigante derisa pjesmarrësit të jenë të bindur se kjo që po bëhet, është për të mirën e tyre. NSSM-200, në anën tjetër, bën të ditur se qëllimi i kontrollit të rritjes së popullsisë ishte që t’i shërbehej interesave strategjike, ekonomike dhe ushtarake amerikane ndaj shpenzimeve të vendeve në zhvillim.
Ky rrëfim, në mënyrë të veçantë nëse do të ishte nxjerrë në një moment të parakohshëm, do të shndërronte qëllimet e programit në bardhë e zi. Në fakt, data e de-klasifikimit në memorandum nuk do të ishte nevojshmërisht detyrim për deklasifikim dhe NSC mund të kishte vazhduar ta mbante këtë studim larg syve të publikut.
Por në vitin 1990, të paktën dy ndryshime të rëndësishme kishin ndodhur. Së pari rekomandimet e studimeve që përkrahnin politikat e reduktimit të popullsisë në shtetet që merrnin ndihmë, ishin kryer. Dhe së dyti, SHBA kishte zgjedhur Xhorxh Bushin, një ish-drejtor i CIA-s, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1998, gjë që mund të tregojë se publiku amerikan ishte bërë më tolerant ndaj aktiviteteve që duhet të mbulonin politikat e jashtme.
Cilën popullsi donin të kontrollonin këshilluesit për Sigurinë?
Rekomandimi për të reduktuar lindshmërinë duhet të aplikohej vetëm në botën në zhvillim (bëhet fjalë për shtetet e pazhvilluar kryesisht ose ata që janë në zhvillim e sipër). Gjithsesi, NSSM-200 konstaton gjithashtu se 13 shtete të “interesave strategjike dhe ekonomike, speciale të SHBA-së” do të ishin shënjestrat kryesore. Ata janë: India, Brazili, Egjipti, Nigeria, Indonezia, Filipinet, Bangladeshi, Pakistani, Meksika, Tailanda, Turqia, Etiopia dhe Kolumbia (faqe 15-NSSM-200).
Cilat ishin çështjet kryesore mbi popullimin, të studimit NSSM 200 ?
NSSM-200 konstaton se rritja e popullsisë në vendet në zhvillim kërcënon sigurinë e SHBA-së në katër drejtime kryesore:
I- Sigurisht, shtetet me popullsi të shumtë fitojnë pushtet të konsiderueshëm politik e influencë, falë popullsisë së tyre dhe rritjes së saj.
II- SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë kanë një interes jetësor mbi materialet strategjike të cilat importohen prej shteteve të pazhvilluara.
III- Shoqëritë më lindshmëri të lartë kanë një numër të madh të rinjsh, të cilët janë më sfidues ndaj strukturave globale të pushtetit seç janë ata më të vjetrit.
IV- Rritja e popullsisë në ato vende relativisht të pafavorshëm, do të përbënte një rrezikim të investimeve amerikane.
Cilat vende do të përfitonin politikisht nga rritja e popullsisë?
Memorandumi citon Brazilin si një shembull. Brazili “qartësisht dominon demografikisht kontinentin”, thotë raporti, duke theksuar se Brazili mund të kapërcejë numrin e qytetarëve amerikanë aty nga fundi i shekullit. Kështu, ai parashikon një “pushtet në rritje për Brazilin në Amerikën Latine dhe në skenën botërore gjatë 25 viteve në vijim”, nëse programet e kontrollit të lindshmërisë nuk do të kishin sukses (faqe 22).
Nigeria po ashtu, jepet si shembulli i një vendi i cili mund të përfitojë nga rritja e popullsisë. “Duke qenë vendi me rritje popullsie me të shpejtë në botë, me një vlerësim prej 55 milionë banorësh në 1970, popullsia e Nigerisë projektohet të arrijë në 135 milionë”, thotë ky raport. “Kjo sugjeron një rritje të politikës dhe rolit strategjik të Nigerisë, të paktën në Afrikën jugore dhe Sahara” (faqe 21).
Si mund ta ndihmojë Perëndimin, kontrolli i rritjes së popullsisë, në drejtim të sigurimit të mineraleve?
Studimi shpjegon pikësëpari se lokalitetet e njohura të rezervave më të mëdha të mineraleve, shtojnë varësinë e vendeve më të industrializuara ndaj vendeve më pak të zhvilluara, për shkak të importit të mineraleve nga këto të fundit. “Problemi i vërtetë i mineraleve nuk qëndron në mungesën fizike të këtyre të fundit, por në çështjet politiko-ekonomike të aksesit, kushtet e përdorimit e të eksplorimit dhe ndarjes së fitimeve ndërmjet prodhuesve, konsumatorëve dhe qeverive të shteteve që i kanë mineralet” (faqe 37).
Atëherë raporti këshillon, “…ekonomia e SHBA-ve do të kërkojë sasi të mëdha mineralesh që janë nëpër botë, veçanërisht prej vendeve më pak të zhvilluara. Ky fakt i shton interesimin amerikan ndaj politikës, ekonomisë dhe stabiliteti shoqëror të këtyre vendeve. Në momentin ku, një kontroll i rritjes së popullsisë nëpërmjet uljes së numrit të lindjeve, mund të sjellë shpresën e një stabiliteti të tillë, atëherë politika e popullimit bëhet e përshtatshme për burimet e rezervave të ndryshme dhe për interesat ekonomike të SHBA-së” (faqe 43).
Ç’lidhje ka popullsia me moshë të re më të?
Të rinjtë, historikisht kanë qenë avokatët e ndryshimeve dhe janë më të prirë për t’u përballur me imperializmin. NSSM-200 citon një mesazh nga Banglandeshi për të dhënë këtë ide: “Bangladeshi është tashmë një mbështetës i pozitave të botës së tretë, duke përkrahur koncesionet dhe tregtinë e gjerë të vendeve të varfra.
Nëse problemi i tij rritet dhe mundësia për të fituar asistencë dështon, për të mbajtur paqen, pozicioni i Bangladeshit në çështjet ndërkombëtare do të radikalizohet pashmangshëm në të kundër të interesave të SHBA-së, në pjesën më të madhe çështjeve…”(faqe 80)
Si preken interesat e investimet tregtare amerikane nga lindjet në vende të ndryshme?
Dokumenti nxjerr si çështje, se rritja e popullsisë sjell edhe rritjen e nevojave të tyre. Kështu, ai paralajmëron se në këtë mënyrë do të rritet edhe kërkesa ndaj investitorëve të huaj. Nën situata të tilla, korporatat perëndimore “…ka shumë mundësi që të shpronësohen ose të jenë subjekt i ndërhyrjeve arbitrare”. Raporti shton se kjo mund të jetë një rrjedhojë e “një veprimi shtetëror, konflikti për punë, sabotimi ose turbullirash civile”, dhe arrin në përfundimin se: “Ndonëse presioni i shtimit të popullsisë është qartësisht jo i vetmi faktor i përfshirë, këto tip dështimesh janë shumë më pak të ngjashme nën kushtet e rritjes së ulët apo zero të popullsisë”. (faqe 37-38)
A mendojnë realisht amerikanët, se mund t’i shpëtojnë atij?
NSSM-200 në mënyrë të përsëritur bën me dije për dyshimet rreth motiveve të SHBA-së që mund të kenë vendet në zhvillim (LDC: less-developed country) e drejtuesit e tyre dhe rekomandon një strategji për trajtimin e këyre reaksioneve.
“Është jetësore përpjekja e zhvillimit dhe e fuqizimit të një angazhimi prej drejtuesve të vendeve në zhvillim, të mos shihet nga ata si politika e një vendi të industrializuar që përpiqet të ulë ose të përdorë burimet në dobi të përdorimit nga vendet e “pasura”” thotë studimi. “Zhvillimi i një perceptimi të tillë mund të krijojë një reagim seriozisht të ashpër e të kundërt me çështjen e stabilizimit të popullimit…”(faqe 114).
Në faqen tjetër shtohet: “SHBA mund të ndihmojë në minimizimin e përgjegjësive të një motivimi imperialist pas mbështetjes së aktivitetit të popullimit, duke pohuar në mënyrë të shpeshtë se një mbështetje e tillë rrjedh nga një shqetësim për : (a) e drejta e individëve për të përcaktuar lirisht dhe në mënyrë të përgjegjshme numrin dhe hapësirën e fëmijëve të tyre… dhe (b) zhvillimi themelor ekonomik dhe shoqëror i vendeve të varfra…”(faqe 115).
Si do të ndiqen qëllimet e NSSM-200?
Si shtesë për synimin e pafavorshëm e indinjues ku duhet “siguruar në mënyrë të përsëritur” se kontrolli mbi lindjet bëhet për qëllime zhvillimi, shkruesit kërkojnë që Kombet e Bashkuara (KB) dhe institucione të tjera ndërkombëtare të përdoren si fasadë për të fshehur përfshirjen e SHBA-së. Ata sjellin prova se SHBA duhet të “përgatisë programet e familjarizimit në zyrat e KB në New York për ministrat e qeverive, politikanët e lartë dhe liderët influentë”(faqe 20-21).
Në disa vende, raportohet se “Asistenca e SHBA-së është e limituar për shkak të natyrës së marrëdhënieve diplomatike e politike…ose për pamjaftueshmëri të një intersi të fortë qeveritar mbi programin e reduktimit të rritjes së popullsisë (p.sh Nigeria, Etiopia, Meksika, Brazili).” Në këto raste do të ishte mirë që të kanalizohej asistenca nëpërmjet “donatorëve të tjerë dhe nga organizata ndërkombëtare private [shumë prej të cilave marrin kontribute nga AID (Agjencia Amerikane për Zhvillim)]” (faqe 127-128).
A përmend NSSM-200 politika të detyrueshme për popullimin?
E bën këtë gjë në mënyrë të qartë fare. Ai rekomandon p.sh, që Banka Botërore të marrë drejtimin. “Përfshirja e Bankës në këtë zonë do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim”(faqe 48. Studimi gjithashtu këshillon se qeveria e SHBA-së ka luajtur “një rol të rëndësishëm në krijimin e fondeve të Kombeve të Bashkuara për Aktivitetet e Popullimit (UNFPA), që të jetë një pararendëse për përpjekjet e popullimit, si një veprim bilateral i AID dhe vendeve të tjera donatore” (faqe 121). Dhe ai thotë se “më një angazhim më të madh të rezervave të Bankës dhe këshillimin e dhënë nga AID dhe UNFPA, do të bëhet një shtypje më e fortë në problemin e përgjithshëm”(faqe 149.)
Veç kësaj raporti shpall se “programe të detyrueshme mund të jenë të nevojshëm dhe se ne duhet t’i marrim në konsideratë këto mundësi tani”(faqe 118). Gjithashtu ai pohon se tashmë ka “disa precedentë të stabilizuar për të marrë parasysh planifikimin familjar në vlerësimin e asistencës së nevojshme” dhe arrin në konkluzion se “duhet llogaritur se çfarë hapash një shtet duhet të marrë në kontrollin e popullimit po ashtu si dhe në prodhimin e ushqimit. Në këtë marrëdhënie të ndjeshme, gjithsesi, është e rëndësishme si mënyra edhe substanca e shmangies së shfaqjes së shtrëngimit ”(faqe 106-107).
Në lidhje me propogandën?
NSSM-200 përqendrohet kryesisht në përpjekjen për të drejtuar qeverinë drejt adoptimit të politikës së popullimit kundër njerëzve të vet. Në këtë kontekst, ai thotë se zyrtarët diplomatikë dhe të ambasadave të SHBA-së duhet “të jenë të kujdesshëm ndaj mundësisë së shpërndarjes së asistencës tonë dhe të demonstrojnë ndaj liderëve të tyre pasojat e rritjes së shpejtë të popullsisë dhe të mirat e veprimeve të uljes së lindshmërisë”(faqe 128).
Ai gjithashtu vë në pah: “Pati një shtangie të përgjithshme (në 1974 në Konferencën e Bukureshtit për Popullimin) dhe Plani u bë subjekt i një ndeshje të ashpër, një sulmi të drejtuar nga Algjeria me mbështetjen e disa vendeve afrikane; Argjentina, mbështetur nga Uruguai, Brazili, Peruja dhe disa vende të tjera të Amerikës Latine; vendet e Europës Lindore (pa Rumaninë); Republika Popullore e Kinës…”(faqe 86-87).
Kështu, studimi thekson domosdoshmërinë për të bindur udhëheqësit e huaj që të hedhin poshtë kundërshtimet e tyre: “Besimet, ideologjitë dhe idetë e gabuara të shfaqura nga shumë vende në Bukuresht, tregojnë me shumë forcë se kurrë për nevojën për edukim të drejtuesve të shumë qeverive, veçanërisht në Afrikë dhe në disa vende të Amerikës Latine. Afrimi ndaj liderëve të këtyre vendeve duhet dizajnuar bazuar në besimet e tyre dhe në shqetësimet e tyre”(faqe 96).
Po në lidhje me mas-median?
Në kohën që NSSM-200 u shkrua, politikanët amerikanë dhanë vetëm ide kalimtare për operacionet propogandistike, duke arritur në konkluzione se ky kurs veprimi do të ishte shumë i vështirë dhe shumë i diskutueshëm. “Përtej përpjekjes për të ndikuar liderët kombëtarë e të përmirësimit të mbështetjes nga bota e tërë për çështjen që ka lidhje me popullimin, duhet të shtojmë theksimin në mas-media dhe në programe të tjera edukimi e trajnimi nga UN, USIA dhe USAID”, thotë memorandumi ish-sekret. “Ne duhet t’i japim një prioritet më të madh programeve tanë mbarëbotërorë të informimit për këto zona dhe të marrim në konsiderim ekspansionin e masave bashkëpunuese me institucionet multilaterale, për programet edukuese të popullimit” (faqe 117).
Por ai gjithashtu vë në dukje edhe rrezikun: “ Së pari ka një lloj ndjeshmërie të shpërndarë në të gjitha LDC-të, për sa i përket emisioneve satelitore, shprehur më fuqishëm në Komitetin Hapësinor në UN. Shumë vende nuk duan lidhje ose emisione satelitore të fqinjëve të tyre, pasi i tremben një propogande të keqe dhe armiqësore. Eksperienca e NASA-s sugjeron që SHBA duhet ta trajtojë me shumë butësi diskutimin e asistencës për përmbajtjen e programit” (faqe 191).
A është NSSM-200 i vetmi dokument i rëndësishëm politik në lidhje me prirjet e popullimit?
Sigurisht që jo. CIA ka pasur një nën-komitet për çështjet e popullimit të paktën që në vitin 1950. Në 40 vitet e shkuara, qindra raporte janë përgatitur nga Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, CIA dhe të tjerë, në lidhje me kontrollin e popullimit dhe Sigurinë Kombëtare të SHBA-së.
Shumë prej tyre, mbeten pjesërisht ose plotësisht të klasifikuar. Për të dhënë vetëm një shembull, mjafton të përmendim një raport të shkurtit 1984 të CIA-s të quajtur “Lindje e Mesme-Azia Jugore: problemet e popullimit dhe stabiliteti politik”, që paralajmëron se: “1/4 deri në 1/3 e popullsisë të gjithë Lindjes së Mesme dhe vendeve të Azisë Jugore është në politikisht shpërthyese ”e grupeve 15-24 vjeçare, si një pasojë e rritjes së lartë të popullsisë në vitet 1950 dhe 1960.
Këta të rinj do të jenë gati për t’u bërë rekrutë për kauza të kundërta si p.sh fondamentalizmi islamik, i cili aktualisht ofron parajsën ideologjike për rininë myslimane.” Një studim i ngjashëm i bërë në vitin 1988 për Pentagonin njofton për planifikim në nivele të larta sigurie, për garantimin se planifikimit të popullimit i është dhënë statusi i zhvillimit si armë (“Global Demographic Trends to the Year 2010: Implications for U.S. Security”).
Gjithashtu një raport i vitit 1991 në një konferencë të U.S.ARMY paralajmëron se prirja aktuale e uljes së lindshmërisë në vendet e zhvilluara dhe rritja e shpejtë e popullsisë në vendet në zhvillim në hemisferën jugore, nxjerr në pah kërcënime serioze në lidhje me “rendin politik ndërkombëtar dhe në ekuilibrin e pushtetit botëror”. Dokumenti i ribotuar nga Punët e Jashtme, në 1991 nën titullin “Ndryshimi i popullsisë dhe siguria kombëtare”, thotë se: “këto ndryshime mund të krijojnë një mjedis ndërkombëtar edhe më kërcënues për aleancën Perëndimore, edhe se ç’ishte Lufta e Ftohtë për brezat e shkuar.”
Llogaritje dhe diskutimet e tilla të shërbimeve të inteligjencës dhe ushtarakëve, nuk e ndryshojnë rëndësinë e NSSM 200, por gjithsesi ato thjesht rifreskojnë mesazhin e tij me kërcënimet e reja që lindin.
Listë e personave dhe organizatave kryesore që qëndrojnë pas NSSM-200
Më poshtë jepet një listë e personave dhe organizatave që kanë rol kryesor në formulimin dhe aplikimin e NSSM-200
Personat
Henry Kissinger, ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe Sekretari i Shtetit i SHBA. Ai ishte nismëtari i NSSM 200. Personi që ka luajtur rolin më të madh ne politikën e jashtme amerikane, përfshirë edhe atë të kontrollit të popullimit.
Richard Nixon (1913-1994), Presidenti i 37-të i SHBA (1969-1974), nën autoritetin e të cilit u krijua e aprovua NSSM-200.
Thomas Maltus, autori i vitit 1798 i një punimi të njohur “Ese në lidhje me parimin e popullimit ”, i cili ngre si shqetësim mbipopullimin e botës. “Ndërsa popullsia rritet gjeometrikisht, ushqimi rritet vetëm në mënyrë aritmetikore”, sipas Maltusit. Gjithsesi teoria e tij deri tani është hedhur poshtë.
Margaret Sanger, themeluesja e Shoqatës Amerikane për Kontrollin e Lindjeve [American Birth Control League (ABCL)] që më vonë do të jetë IPPF (Planned Parenthood Federation), ose promotori më i fuqishëm dhe më influent i aborteve. Shikohet si një ikonë nga aktivistët e të drejtës së abortit.
Paul Ehrlich, themeluesi i teorisë “Rritja Zero e Popullsisë” dhe një prej më influencuesit përsa i përket kontrollit të rritjes së popullsisë. Ka predikuar (gabim) se në 1985 SHBA do të përfshihet nga një krizë për ushqim. Ka akoma shumë ndjekës të tij.
Werner Fornos, presidenti i “Instituti i Popullimit”. Një njeri që ka dhënë alarmin për rritjen e popullsisë në botë. Është akuzuar edhe për dhënie statistikash të rreme.
Timothy Wirth, ish-Nënsekretari i Departamentit të Shtetit, një prej ithtarëve në përpjekjet e fushatave për përdorimin e kondomëve si masë parandaluese për shtimin e popullsisë dhe të AIDS.
Organizatat
UNFPA, (Fondet e KB për Popullimin), një prej organizatave kryesore që drejton kontrollin e shtimit të popullsisë. Roli i saj, komentohet shumë prej rrymës së kundërt, e cila sjell si fakte ndër të tjera edhe implikimin e UNFPA –së në programin kinez për abortin e detyruar dhe në strerilizimin e detyruar në Peru.
USAID, Agjencia e SHB për Zhvillim Ndërkombëtar, ishte një prej bashkëpunëtorëve kryesorë në shkrimin e NSSM-200. Sot është shumë aktive në promovimin e kontrollit të shtimit të popullsisë në vende të tilla si Peru dhe Uganda.
PPFA, Federata e Planifikimit Familjar të Amerikës, është mbështetësja më e madhe amerikane e të drejtës për të abortuar, me rreth çerek milion procedura të kryera çdo vit. E krijuar nga shteti, ajo mund të quhet fare mirë avokati i kësaj të drejte në SHBA.
IPPF, Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar, e cila është përkrahësja më e madhe botërore e abortit.
Klubi i Romës, që në vitin 1972 kreu një studim “Kufizimi i shtimit” i cili përkrahte pikëshikimin e Maltusit dhe konkludonte se shek. 21 do të ishte një katastrofë urie dhe një pakësim energjie, për shkak të rritjes së popullsisë. Por, sipas llogarive popullsia pritet të ketë ulje ndërsa ushqimi mendohet të ketë shtim prodhimi ose së paku qëndrim në nivelet aktuale.
UNICEF-i, (Organizata e Kombeve të Bashkuar e Financimit për Fëmijët) dhe WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) janë përmendur shpesh herë në NSSM 200, si agjenci bashkëpunimi për planifikimin familjar në vendet në zhvillim. ËHO dhe UNICEF do të jenë lider në Planin e Veprimit për Popullimin Botëror, sipas NSSM 200. UNICEF ndihmoi drejtpërdrejt UNFPA në përfshirjen e saj në programin e abortit të detyrueshëm në Kinë dhe i dha edhe çmim Kinës si vendi më “bebi-dashës” në botë.
Banka Botërore e UN, e cila përmendet nga NSSM-200 për stabilizimin e shërbimeve të planifikimit familjar.
Elementët strategjikë të NSSM-200
Më poshtë tregohen shkurtimisht elementët e planit NSSM-200 dhe strategjia e tij
(1) SHBA ka nevojë për akse te rezervat minerare botërore të vendeve në zhvillim
(2) SHBA rrezikon thithjen normale të rezervave nëse qeveritë e vendeve në zhvillim kanë konflikte pune, sabotime, turbullime shoqërore etj të cilat shumëfishohen po të rritet popullsia
Popullsia e re është më sfiduese ndaj strukturave të pushtetit botëror
NSSM-200, u adoptua si politikë zyrtare e SHBA-së nga presidenti Gerald Ford në nëntor 1975. Fillimisht ishte një dokument i klasifikuar e më pas, falë kërkesës së një gazetari u bë publik aty nga vitet ‘90.
Teza bazë e këtij memorandumi është se rritja e popullsisë në vendet pak të zhvilluara është një kërcënim për sigurinë e SHBA-së. Në këtë dokument përmenden vendet të cilët do të jenë në fokus të politikës së kontrollit të rritjes së popullsisë. Janë vendet të cilët kanë numrin më të madh të rritjes së popullsisë në botë. Natyrisht që materialet e këtij dokumenti kanë ngjallur debate, qoftë për mënyrën edhe për qëllimet që ka një shtet si SHBA.
Po pse duhet parë kjo çështje si e lidhur me gjeopolitikën? Për shkak se popullsia dhe burimet njerëzore janë pjesë e asaj hapësire jetësore mbi të cilën do që të sundojë gjeopolitika. Parë në një shikim retrospektiv, NSSM-200 hedh dritë më tepër në lidhje me ato veprime shoqërore që shpesh duken të thjeshta, por që realisht kanë në vetvete veprime të mirëllogaritura.
Aq të imta janë lëvizjet për ndërtimin e strategjive të fitoreve, sa që t’i thuash dikujt se: “Siguria Amerikane cenohet edhe nga mospërdorimi i kondomëve”, ky i fundit do të fillojë të qeshë pa fund. Por do të gabojë; sepse programe për përdorimin e kontraceptivëve janë diskutuar pikërisht nga figurat më të larta të Sigurisë Kombëtare Amerikane. Por, a është vetëm çështje hormonale?
[You must be registered and logged in to see this link.]
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi