Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror

Shko poshtë

Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror Empty Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror

Mesazh nga Rifat Sun Nov 04, 2012 9:15 am



Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror


Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror Gesuiti559-Nov.-03-13.52-e1351947562556

Ish Peshkopi Gerard Bouffard nga Guatemala thote se Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminati dhe Rendit te Ri Botëror, ndërsa jezuitët përmes ''Papës se Zi'', Atit te Përgjithshëm Peter Hans Kolvenbach, kontrollon hierarkinë e Vatikanit dhe Kishes katolike romake.

"Shoqëria e Jezusit" ose "Rendi jezuit" qe gjithashtu është i njohur,hesht ose flet shumë pak. Megjithatë, historia ka një bazë prej gati pesë shekujsh. Perandorët dhe mbretërit, sundimtarët dhe personazhet "e shkëlqyer" hegjemone,kanë qenë të trajnuar nga Jezuitëve ne mbështetje te pushtetin te tyre, në bazë të një ideologjie totalitare dhe dogmatike te padiskutueshëm. Misionarët dhe tregtarët e "shpëtimit të amshuar", protagonistë të intrigave te botës politike, së bashku me familjet mbretërore dhe familjet që menaxhojnë atdheun e Vatikanit, jezuitët kanë fuqi të madhe.

Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror Gesuiti556-Nov.-03-13.44-300x196

Peshkopi Bouffard, i cili u largua nga Kisha dhe është tani një “Cristiano Rinato”, e qe tani jeton në Kanada, ka arritur në konkluzionin e tij pas gjashtë vjet pune në Vatikan, me detyrën e transmetuesit te korenspondeces ditore konfidenciale midis Papës dhe kreut te Urdhërit Jezuit. Monsinjor Peter Hans Kolvenbach, ose''Papa i zi'',i cili kontrollon të gjitha vendimet e mëdha të bëra nga Papa dhe kete nga ana tjetër e kontrollon Illuminati, thote peshkopi Bouffard, gjatë deklarates se tij ne radion e Greg Szimanskit,ne ''Journal Investigative'', me adrese online www . gcnlive.com, ku keto deklarata mund të dëgjoheshin të plota.

Papa merr urdhra nga Monsinjor Peter Hans Kolvenbach(drejtues i "Shoqëris se Jezusit" ose "Rendit jezuit"), se jezuitët janë në mesin e udhëheqësve të Rendit të Ri Botëror, me detyrë që të hynjne në fetë e tjera dhe në mesin e udhëheqësve të qeverive të ndryshme, për të krijuar një qeveri të vetme botërore dhe një fe botërore të bazuar tek Satanizmi dhe "Luciferi".

Një dëshmitar vërteton se ka edhe kerkues e studiues të tjera, të tille si Bill Hughes, autor i librave tronditëse ''Armiku i demaskuar dhe terroristët e fshehtë''( The Enemy Unmasked e The Secret Terrorists ), si dhe studiues te tjerë mbi Urdhërin Jezuit, Eric Jon Phelps, autor i librit ''Vrasësit e Vatikanit''. Përveç paraqitjes te një ''pamje të errët'' të Papës se Zi në Romë, Peshkopi Bouffard pretendon se dominimi negativ i Jezuitëve shtrihet nga një cep ne cepin tjeter të botës, duke përfshirë nje infiltrim solid në qeverinë amerikane,ne Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme si dhe ne ate të organizatave të mëdha fetare.

Peshkopi Buffard pretendon të Jezuitët veprojnë si kameleonë te përsosur, duke marrë identitetin e protestantëve, Mormonëve, Baptistëve dhe hebrenjve me qëllim të sjellë rënien e Amerikës, si dhe duke e çuar boten në një fe te vetme botërore,të themeluar në Jerusalem dhe nën kontrollin e udhëheqësit të tyre, "Luciferi".

Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror New_world_order

Gjatë gjithë historisë, Urdhëri jezuit ka qenë e lidhur me luften dhe gjenocidin, duke u ndaluar zyrtarisht nga shumë vende, duke përfshirë Francën dhe Anglinë. Shumë studiues pretendojnë se jezuitët janë kontrolluesit e vërtetë shpirtërore të Rendit të Ri Botëror. Megjithatë, me më shumë se 28 universitete të mëdha duke filluar nga njeri breg ne bregun tjeter të oeqeaneve, Rendi ka krijuar një bazë të fortë mbështetjeje politike dhe financiare, duke përfshirë kontrollin e fshehtë të Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme (CFR) dhe kontrollin e shumë bankave, të tilla si "Banka e Amerikës" dhe "Banken e Rezervave Federale".

Një tjetër dëshmitar,Riccardo Tiziano Tuis , qe ka bere investigim mbi Jezuitët e sjell ne artikullin e dokumentuar mirë,"Antikrishti shumëkombëshe" në gazetat"Punto Zero" në "New Times" Nexus n. 99,ne shtator 2012. Autori rindërton historinë e Jezuitëve famëkeq.Aty flet për praktikën e tyre të "ungjillizimit" si një mjet komercial për shpetimin e tyre të përjetshem.

Ai thotë se jezuitët prezantojnë "inteligjencen" e Kishës së Romës. Ata explorojne çdo degë të dijes, nga astrologja tek hamendesimi, nga hermeticizmi deri tek magjia. Shkollat ​​e tyre janë të përhapur në të gjithë botën.Eshte e gjatë lista e krerëve të shteteve dhe e zyrtarëve te qeverive ,si ne te kaluaren por edhe ne tashmen, të cilët kanë studiuar dhe janë ndikuar nga Jezuitët.

Vatikani është "kontrollori i vërtetë shpirtëror" i Illuminatit dhe Rendit të Ri Botëror Gesuiti558-Nov.-03-13.46-300x223

Selia e Shenjtë ka qenë promotori kryesor i Traktatit të Romës, se pari,i Bashkimit Evropian,per bankat,Traktatet e BE dhe ka qene vendimtar mbi ngjarjet që kanë çuar me në fund Mario Montin - një anëtar i grupit Trilateral, Bilderberg dhe nxënës i Jezuitëve - ne krye te qeveris italiane. Jezuitët u admiruan shumë nga Hitleri dhe Himler, ndërsa presidenti amerikan Abraham Lincoln ju ka bere akuza të rënda Jezuitëve. Pak para vdekjes së tij Abraham Lincoln tha se ai ishte duke luftuar jo vetëm kundër Jugorve, por "në një masë më të madhe kundër papës së Romës, jezuitëve dhe shërbyeset te tij te pabesë te verbër dhe gjakpirës."

Krahu i armatosur i Jezuitëve është formuar nga "Kalorësit e Maltës" dhe“Kaloresit e San Colombo”,te pranishëm në "inteligjencën" e SHBA-s dhe ne Evropë. Trupa militare e ushtrise se "Asociacionit kalorësiak italianë dhe të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës" është një trupë ushtarake e ushtrisë italiane ndihmëse vullnetare ndarë në tri departamente.Kjo sepse udhëheqësit e tyre janë të gjithe 'Kaloresit e Maltes', nga ku del edhe nje pyetje: ku e kanë berë betimin keta udheheqes,ne Itali apo 'Rendin sovran ushtarake të Maltës'?. Një pyetje e rëndësishme ka lindur tani ne"Eurogendfor", Korpusi i parë ushtarak i BE-së,super-nacionale, clirohet nga rregullat dhe ligjet kombëtare. Ajo mund të shtypi protestat popullore edhe kur ato nuk kane kryer një krimi,dhe te gjitha keto nderhyrje pa nevojen e nje gjyqësori.

Titian Tuis gjithashtu vë në dukje se bankat më të mëdha në botë janë krijuar në mes të viteve 1760- 1860, një periudhë ku Jezuitët përdornin pasurinë e madhe të Kishës Katolike në tregjet botërore.Në vitin 1790 Jezuitët moren kontrollin e Vatikanit,me shumëkombëshen,që autori e përkufizon si"Antikrishtin": një shumëkombëshe "shumë agresive dhe gjakatare",duke përdorur "ungjillizimin", ndertoi një rrjet tentakular bankar që ka "gëlltitur korporata dhe qeveri", por qe funksionon deri në ditët e sotme.

Autori pohon se "trashëgimia e Administratës Apostolike" është shumë më e fuqishme se IOR (Instituti i Punëve Fetare), e cila gjithashtu rezultoi në skandale financiare (Sindona), rrëzimit nga froni te Ambrosias, me pastrim te parave të drogës etj. Tuis rindërton historinë e bankave globale në tri faza:ajo e hapur e protestantëve angleze që mbështesnin Perandorinë Britanike (faza e parë),ajo e bankave te themeluara në Holandë dhe Zvicër në vitin 1767 (faza e dytë), bankat e krijuara në SHBA, Gjermania, Zvicra dhe Mbretërine e Bashkuar. Bankat jane përfshire gjithmonë në mbështetje të luftërave perandorake. Për shembull, CitiBanka (New York, 1812),ka mbështetur Luftën Civile Amerikane te Veriut, në Luftën e Dytë Botërore ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara ne menaxhimin e përkthimeve sekrete mes SHBA-së dhe Gjermanisë naziste.

Disa argumentojnë se investimi më i madh nga Kisha Katolike janë në Rezervën Federale Amerikane (kontrolluar kështu për 100 vjet). Megjithatë, pas grabitjes më të madhe të ditëve te sotme,ku keto banka qendrore shtypin të holla duke nxitur shtete, që të marrin borxh - supozohet se nje dore te fuqishme ka Kisha Katolike dhe jezuitët.

Presidenti Kennedy u kundërshtua në "te drejtën e zotit bank" duke treguar ruajtjen e sovranitetit monetar të shtetit mbi "parate e popullit". Ai u vra në Dallas, dhe "paratë e popullit" u shkatërruan menjëherë. Natyrisht, agjencitë e mediave dhe gjithe masmediat në çështje financiare, janë të kontrolluara nga fuqite e medha dhe nga super-nacionalet si dhe nga rrjeti bankar. Kjo shpjegon mashtrimin e madh te përditshme që ne përjetojmë çdo ditë në Evropë e kudo gjetke ka shtrire rrenjet multinacionalet bankare.

Në Itali, fuqia e Vatikanit dhe të Jezuitëve është më e fortë se kudo tjetër, kështu që askush nuk mund të mbylli sytë dhe veshët, sikur çështjet nuk mund të cenojne rëndë jetën e familjeve te tyre dhe të të gjithë vendit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi