Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nena qe i beri magji te bijes,besohet nga xhindet.

Shko poshtë

Nena qe i beri magji te bijes,besohet nga xhindet. Empty Nena qe i beri magji te bijes,besohet nga xhindet.

Mesazh nga Rifat Wed Nov 14, 2012 6:51 pm


Nena qe i beri magji te bijes,besohet nga xhindet.


Nena qe i beri magji te bijes,besohet nga xhindet. Blond%20and%20blind

Thone qe nje njeri qe do te futet ne rrugen e keqe,deshiron te merret me xhindet dhe me magjine e zeze,por me pare ai duhet te aplikoje magjin mbi nje nga familjaret e vet,se vetem keshtu fitohet fuqija e tyre e erret dhe besohet i besushem nga xhindet..

Kete rruge zgjedh ''shtriga'' e kesaj historie,duke vepruar mbi vajzen e vet. Gruaja ne fjale eshte ne moshe,rreth te 50-ave. Thone se xhindet e kane zgjedhur ate per ta bere shtrige,pa deshiren e saj si fill
im,sepse ato(xhindet) kane gjetur ane te erreta ne shpirtin e saj dhe e dinin qe shume shpejt do ta benin te tyren ate grua.

E perserisim se ajo nuk donte ne fillim.Xhindet e rrihnin naten gruan e ajo bertiste e uleriste. Zgjoheshin te gjithe familjaret por nuk shihnin askend dhe kishin frike se mos gruaja po u cmendte. Cdo mengjes ajo ankohej per dhimbje te trupit dhe shihte shenja ne lekure sikur e kishin rrahur me litar,por kto gjera ajo nuk i tregonte se nga ana tjeter asaj ja kishte qejfi te behej me xhindet.

Keto shenja ja kishte pare e bija,e pyeste te emen se cfare ke,por gruaja mbulonte i gjurmte duke i thene se kishte alergji.Ate kohe e bija e saj po martohej,ishte java e dasmes ku te gjithe gezonin,vinin njerez per te festuar,vajza ishte ne qiellin e shtate si gjitha vajzat para marteses. Naten para dasmes,vajza veren mungesen e nenes ne pranine e dasmoreve qe ishin mbledhur ne oborr dhe i thote te vellait qete kerkoje nenen.

Ne shtepi nuk ishte askush brenda dhe vellai qe ne ate kohe ishte i vogel,dallon nje drite te zbehte ne banjo. Dera ishte shume pak e hapur dhe djali dallon nenen qe kishte ndeze 5 qirinj,ishte krejt lakuriq dhe po lahej nga uji i nje fuqije qe nxirre avull.Djali degjoi edhe zerin e nenes tek peshperiste disa fjale qe nuk i kuptonte dhe i frikesuar shkon tek e motra dhe ja tregon me gjysem fryme ate qe pa.

Shkojne moter e vella te shohin nenen por ne ate moment gruaja del krejt e qete nga banjoja,e lare,e veshur,e rregulluar. Djali i habitur,i ben be se motres qe e pashe ne ate forme te cuditshme dhe i lutet ta besoje,por vajza nuk e merr serjozisht dhe i thote qe te kane bere syte e kushedi si do te jete dukur.

Te nesermen ne darke vajza do behej nuse,dhe sa mbarojne gjithe pergatitjet,dmth qe kishte vesh fustanin,e kishe lyer e rregulluar parukjerja e te gjitha,vajza fillon te kete shqetsime,fillojne ti merren mendt,ti merrej fryma,mbulohet ne djerse,dhe te afermit kujtojne se ajo e kishte nga emocionet e dasmes.

Ne momentin qe vijne per ta marr njerezit e saj,per te shkuar ne banket,nusja fillon e bertet me te madhe,prish tualetin,gris fustanin,shpupurish floket sa fillon e i shkul ato. Nusja ulerin me te madhe e thote qe nuk dua te martohem,dua te vdes dhe i perserit keto fjale 3 here.

Fillon e gervisht fytyren sa i del edhe gjak,po njerzit e saj e ndihmojne duke e mbajt fort per duarsh e per kembesh. Fatmirsisht ne fisin e vajzes,eshte nje njeri i mire(qe tani nuk eshte me,ka vdek para 2vitesh) i cili bente vec mire dhe prishte cdo magji te zeze,me ndihmen e melekeve qe e shoqeronin kudo.

Te afermit e nuses e therrasin menjehere,se u shkoi mendja qe mund te ishte ndonje sy i keq qe e kish marre mesysh. Vjen plaku i mire dhe i thote qe ta linin vetem me nusen dhe te vellain e nuses. E prek me dore nusen dhe ne ate moment nusja pushon se dridhuri dhe bie ne gjendje te fiktit.

Plaku i thote djalit qe do shkosh me cdo kusht tek dhendri dhe do i thuash qe ne turren e jorganeve qe kish cuar nusja ne paje,nen jorganin e trete do heqesh ato gjerat qe jane aty. Para se te nisej vellai,donte ti tregonte plakut historine sesi e kish pare nenen nje nate me pare,por pa hapur goje djali,plaku e puth ate ne balle e i thote,-ske nevoj te flasesh biri im,i di te gjitha,vec shko te dhendri sa me shpejt,dhe mi sill mua ato qe do gjeni nen jorganin e trete.

Shkon djali shpejt,i tregon dhendrit arsyen perse kish ardhur. Dhenderri kontrollon mire dhe gjen nje qese te vogel te mbeshtjelle fort.E merr ate e bashke me djalin nisen per tek nusja dhe plaku. Ja japin qesen te cilen plaku i mire e hap dhe c'te shikonte aty.

Kishte vec qimet e flokeve te nuses dhe disa thonj. Qimet e flokeve ishin ngaterruar rreth nje gjilpere me koke(prej atyre qe kapen jorganet) Merr plaku i shkrete dhe i djeg ato duke thene edhe nje lutje qe askush nuk e kuptoi.

Kur u dogjen te gjitha,nusja del nga gjendja e te fiktit dhe fillon te vjelle(te njerre nga goja) vetem gjellen qe kishte ngrene ne dreke,te perzier me floke dhe me thonj. Lutet prap plaku i mire dhe ne fund u thote-Vajza u sherua.

Nusja nuk mbante mend asgje dhe u tmerrua kur e pa veten ashtu,vellai i saj vetem qante dhe perqafonte motren,gjithashtu edhe dhenderri gjithashtu.E pyeten plakun se ckishte ndodhur? U tregoi qe magjine ja kishte bere e ema qe tashme ishte pushtuar prej xhindeve,por qe tani nuk mund ti bente me keq.

Qe prej asaj dite,vajza u martua dhe nuk kthehet me per te takuar nenen,shkon dhe e takon i ati,qe edhe ai eshte bere gjysem njeriu. Djali i vogel,atehere 14vjec,iku ne greqi emigrant klandestin dhe nuk do ta takoje kurre me nenen e tij... Por prap,vella e moter pyesin nganjehere... Si eshte nena???...
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi