Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtrigat e Vampiret

Shko poshtë

Shtrigat e Vampiret Empty Shtrigat e Vampiret

Mesazh nga Rifat Thu Nov 15, 2012 9:19 pm


Shtrigat e Vampiret


[You must be registered and logged in to see this image.]

Njerëz-ujq, me forcë të jashtëzakonshme, të vdekur që ecnin, gra në gjendje të fluturonin. Çfarë ishin në të vërtetë vampirët, likantropët dhe shtrigat..?

Në kufijtë e njerëzores

Bedburg, Gjermani, 1589. Peter Stubbe, i akuzuar se ka vrarë dhe copëtuar dy gra shtatzëna dhe 13 fëmijë (përfshirë fëmijët e tij) dënohet me vdekje. Në qelinë e tij thotë se ka marrë nga Djalli një rrip magjik dhe kur e vishte mundej të transformohej në ujk.

Antignana, Istria, 1672. Banorët terrorizohen nga Jure Grando, një argat që sulmon gratë e fshatit për t’u pirë gjakun. Frika është mëse e justifikuar: Grando ka gjashtë vite që ka vdekur dhe nëpër fshat bredh kufoma e tij. Nuk mbetet veçse të zhvarroset, t’i ngulet një ushtë në zemër dhe t’i pritet koka.

Glarus, Zvicër, 1782. Anna Goldi dënohet me vdekje sepse ka parë me sy të keq Annamarinë e vogël, e cila pëson konvulsione të vazhdueshme. Sipas prindërve, Anna kish përdorur fuqitë e saj për ta sëmurur: Në fakt, pas kërcënimeve të tyre e kishte shpëtuar fëmijën me një masazh të thjeshtë.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Këto tre raste janë të vërtetë, historikisht të dokumentuar dhe aspak të izoluar. Mes viteve 1529 dhe 1630 u regjistruan vetëm në Francë më shumë se 30 mijë njerëz-ujq. Një shekull më vonë, në Europën Lindore u panë dhe denoncuan mijëra vampirë. Ndërkohë që Anna Goldi ishte e fundit viktimë e të ashtuquajturës luftë të shtrigave, që nisi në 400 dhe u bë e pamëshirshme mes viteve 1540-1680, duke vrarë të paktën 100 mijë gra.

Përse një numër i madh traditash antike dhe moderne rrëfejnë për njerëz që transformohen në bisha të egra apo krijesa të natës të etura për gjak dhe për gra në gjendje të fluturojnë, të parashikojnë të ardhmen apo të sëmurin apo shërojnë falë lëngjeve magjike? Por mbi të gjitha: Kush ishin në të vërtetë njerëzit që akuzoheshin për aftësi çudibërëse?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi