Ku eshte trupi i Osama Bin Laden..?
Faqja 1 e 1
Ku eshte trupi i Osama Bin Laden..?
Ku eshte trupi i Osama Bin Laden..?
Trupi i pajetë i Bin Laden gjendet ne nje repart ushtarak.“Asnjë marinar nuk e ka parë trupin e ish-terroristit”
Versioni zyrtar amerikan është që Osama Bin Laden, pas vrasjes së tij nga komandot, është hedhur në det nga avionmbajtësja Karl Vinson. Një veprim ky i kryer në një pikë sekrete të Oqeanit Indian.
Por tashmë ka dyshime. Ose nga ata të cilët dyshojnë se çdo gjë ka ndodhur ndryshe nga ç’thuhet. Agjencia e lajmeve "Associated Press", nëpërmjet procedurës Fridom Information Akt, ka marrë në dorëzim komunikimet e brendshme në anijen amerikane.
Nga mesazhet një pjesë e mirë e të cilave janë të censuruara, rezulton se asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk ka asistuar në momentin e hedhjes së trupit në det. Ajo që tregon atë që ka ndodhur është një e-mail i datës 2 maj që është dërguar nga admirali Çarls Goet.
Ndër të tjera thuhet se trupi i pajetë i Osama Bin Laden është larë dhe është mbështjellë me një carcaf të bardhë, dhe më pas është futur në një thes së bashku me disa gurë peshe.
Më pas është lexuar një lutje e përgatitur më parë, nga një ushtar i cili dinte gjuhn arabe. Një ceremoni e shkurtër që është ndjekur nga akti final ku trupi i Osama Bin laden është lënë të rrëshqasë në det nga një barelë druri.
Por sipas Associated Press nuk ka dëshmitarë okularë të këtij momenti, ose të paktën kështu rezulton nga dokumentet zyrtare. Sigurisht që kjo nuk përjashton se kanë qenë anëtarë të forcave speciale dhe të shërbimit të inteligjencës amerikane që janë marrë me trupin e Bin Laden.
Në të kaluarën Pentagoni në përgjigje të kërkesës së Associated Press, ka deklaruar se nuk ka gjetur në asnjë arkiv të tij certifikatën e vdekjes së kreut të Al Kaedës, as fotografinë e trupit të tij në Vinson dhe as raportin e autopsisë.
Një nga zërat që qarkullojnë është se trupi i pajetë i Bin Laden pas sulmit në Abotabad në të vërtetë është transferuar në spitalin ushtarak të Betesda, më Merilend, për t’u ruajtur në një repart të veçantë të morgut.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi