Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjejt,lajmetaret e perendise

Shko poshtë

Engjejt,lajmetaret e perendise Empty Engjejt,lajmetaret e perendise

Mesazh nga Rifat Sat Jan 05, 2013 8:07 am


Engjejt,lajmetaret e perendise


Engjejt,lajmetaret e perendise 361px-Annunciation


Engjejt, sipas shumë feve, janë qënie te mbinatyrshme. Në judaizëm, krishterim dhe islam, engjëlli shfaqet si lajmëtar i Perëndisë. Engjëjt parqiten shpesh si qënie njerzore me flatra, si të zogjve.

Fjala engjëll rrjedh nga gjuha greke άγγελος, ángelos - lajmëtar, huazuar edhe nga gjuha latine si angelus. Fjala më e përafërt për emrin engjëll në hebraisht është מלאך‎ - malah, me po të njëjtin kuptim, lajmëtar. Edhe gjuha arabe e ka huazuar emrin nga hebraishtja, në fjalën ملاك‎ ​ - malak.

Ëngjëjt janë konsideruar si lajmëtarë të padukshëm, banorë të parajsës, qënie të dritës dhe simbole të butësisë, po ashtu dhe zjarrit si dhe fuqisë luftarake. Ëngjëjt gjithmonë kanë qënë prezentë në imagjinatën e njeriut. Të gjithë qytetërimet pranojnë ekzistencën e këtyre qënieve shpirtërore zemërmadhore që bashkëpunojnë me krijuesin, sipas gradës së tyre në Hierarkinë Hyjnore.

Ndërmjetësit midis Zotit dhe Botës, nganjëherë të pajisur me trup eterik, Ëngjëjt simbolizojnë funksionet hyjnore si dhe marëdhënien midis zotit dhe krijesave të tij. Hierarkitë tokësore janë reflektimi i atyre hyjnore. Ëngjëjt gjithashtu janë lajmëtarët e prezencës së shenjtë. Ata na shoqërojnë dhe na ndihmojnë nëqoftëse është e nevojshme. Tradita Judeo-Kristiane na tregon disa emra ëngjëjsh si, për shembull, ato të tre kye-ëngjëjve: Mikeli, vrasësi i dragojëve; Gabrieli, lajmëtari dhe nismëtari; dhe Rafaeli, mbrojtësi i mjekëve dhe i udhëtarëve.

Në Indinë e lashtë, universi është parë si hierarki fuqish aktive, Ëngjëllore dhe Demonike, hyjnore dhe heroike. Ky univers ka 7 plane (lokas) që vijnë që nga origjina e padukshme deri tek manifestimi i dukshëm. Banohet nga një pafundësi perëndish, ëngjëjsh, djajsh të cilët bashkë, përpiqen ti shërbejnë “Darmës”, Ligjit të madh universal, nëpërmjet Karmës, ligji i veprimit dhe kundërveprimit, dy ligjet bazë të kulturës orientale.

Në greqi, Platoni na tregon rreth “daimones” (demonëve) nga Sokrati që deklaron se në çdo njeri të mirë banon një nga këto “shpirtra mbrojtës”, ku mund të gjenden ndërmjet të vdekshmëve dhe të pavdekshmëve, ndërmjet njerëzores dhe hyjnores, ndërmjet të prekshmes dhe të kuptueshmes, që pëlqen të vërtetën dhe e drejton njeriun drejt së mirës, bukurisë dhe lumturisë.


Engjejt,lajmetaret e perendise 410px-William-Adolphe_Bouguereau_%281825-1905%29_-_Song_of_the_Angels_%281881%29

Kështu që, cdo qënie njerëzore ka sipas te gjithë traditave, një ëngjëll mbrojtës (ose tre sipas C.Agripa, i cili vesh një ëngjëll mbrojtës me cdo botë të personalitetit njerëzor: mendor, emocional dhe fizik). Këto ëngjëj mbrojnë qënien njerëzore që kanë nën përgjegjësi, në mënyrë që të zhvillohet kundrejt përmbushjes shpirtërore.

Të gjithë fetë shpallin se Perëndia asnjëherë nuk i ka braktisur qëniet njerëzore dhe se ai donte të na jepte secilit prej nesh një ëngjëll mbrojtës në mënyrë që ne mund ta dëgjojmë zërin e tij duke pëshpëritur tek ne fjalë misterioze ose duke na dhënë urdhëra të domosdoshëm, për të zgjuar vetëdijen tonë.

Sipas legjendës, ëngjëjt, lajmëtarë të menjëhershëm me krahë të parajsës, janë gjithmonë mbartës të lajmit të mirë për qëniet njerëzore.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi