Simboli i Hinduizmit
Faqja 1 e 1
Simboli i Hinduizmit
Simboli i Hinduizmit
Simboli I hinduizmit është Omi i shenjtë (30) – ku 3 është simbol i treshes hyjnore, është trimulti i cili qeveris botën dhe 0 është simbol i qetësisë shpirtërore, pas gjetjes së hyjnive nga besimtarët.
Nga treshi hyjnor më i popullarizuari është hyu Vishni, sepse paraqitet në 10 avatarë. Avatarët janë trajta apo zbritje nga qielli në forma të ndryshme. Avataret e Vishnusë janë 10 e ato janë:
1. Matsya – avatari i parë i Vishnus, ku Vishnu paraqitet në formë të peshkut, i cili e ka shpëtuar njerëzimin nga përmbytja.
2. Kurma – Vishnu paraqitet në formë të breshkës, e cila e mban tokën mbi shpinën e saj. Në hinduizëm breshka paraqet: diellin, pra Kurma është hy i Diellit.
3. Varaha - Vishnu në formë të derrit të egër, i cili e ka ngritur tokën nga uji dhe e ka shpëtuar nga përmbytja.
4. Narasimba – këtu Vishnu paraqitet në trajtë gjysmë njeri dhe gjysmë luan, i cili e vret mbretin e demonëve dhe e shpëton njerëzimin.
5. Vamana – Vishnu paraqitet si shkurtabiq ku e mposhtë demonin Bali. Këta të pestë: Matsya, Kurma, Varaha, Narasimba dhe Vamana paraqiten në forma zoomorfe, kurse pesë të tjerat paraqiten në formë antropomorfe e këto janë:
6. Parashurama – Vishnu paraqitet si prift, i cili e mposhtë kastën e luftëtarëve dhe prej asaj kohe e deri në Mesjetë, kasta e Brahmanëve ishte kasta më e fortë.
7. Rama – personazh kryesor i Ramajanës. Rama ishte princ i cili e vret demonin Ravan, i cili ia kishte rrëmbyer gruan.
8. Krishna – është krye personazh i Mabharatës. Krishna e ndihmon njerëzimin dhe e vrasin demonët me një shigjetë në thembër.
9. Buddha – ishte avatari më i rëndësishëm. Njeri i arsimuar, i ngritur, i cili e ka kuptuar të vërtetën. Ky ka qenë mbret i cili është shndërruar në mit. Emri i tij ishte Siddharta Gauthama. Është avatari i 9-të i Vishnus.
10. Ndërsa avatari i 10-të është Kalki, por që nuk ka ndodhur ende por pritet të ndodh. Kalki është kalorësi me kal të bardhë apo edhe vetëm kali i bardhë. Pas shkatërrimit të botës nga Shiva, ky e ka për detyrë ta ringjallë apo ta krijojë atë.
Thuhet se hinduizmi ka më shumë hyjni se sa besimtarë e ato janë
Lakshmi – hyjneshë e fatit.
Indra – hy i stuhive, mbret i hyjnive. Më vonë në vend të tij vjen Krishna.
Rudra – hy i lashtë, i cili bën pjesë në çiftin e parë hyjnor me Indrën.
Agni – hy i zjarrit.
Yama – i biri i diellit, hy i nëntokës, është njeriu i parë që ka vdekur dhe është shndërruar në sundues të të vdekurve – nëntokës.
Varyna - hy i ujërave.
Surya - hy i diellit, më vonë identifikohet me Vishnun.
Hanuma – hy në formë të majmunit.
Ganeshi – hy me kokë elefanti, ishte një nga bijtë e Shivës. Në një luftë me Lakshmin, Lakshmi ia pret kokën. Shiva i premton se do t’ia vë kokën e krijesës së parë që e shohin dhe krijesa e parë që e shohin ishte elefanti. Ky është hyjni gjysmë zoomorf.
Skandi – hy i luftës me 6 koka e 12 duar.
Kali – një nga gratë e Shivës, është hyjneshë negative dhe shkatërruese.
Radha – princeshë e hyjnizuar, dashnore e Krishnës.
Prajapati – është krijuesi i kozmosit, baba i hyjnive demonëve, njerëzve dhe të gjitha krijesave, më vonë i njohur si Brahma.
Us’has – bija e Brahmës, më të cilën Brahma bëri incest dhe krijoi gjallesat.
Kama – hy i epsheve (kënaqësive të lejuara).
Similar topics
» Fuqia dhe simboli i krishterimit,Kryqi
» Kulla e Djallit,simboli i''takimeve te perzemerta''
» Simboli i NATO-s maskim i simbolit te nazizmit..? Mister
» Kulla e Djallit,simboli i''takimeve te perzemerta''
» Simboli i NATO-s maskim i simbolit te nazizmit..? Mister
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi