Lufta islamike dhe mistika hindu
Faqja 1 e 1
Lufta islamike dhe mistika hindu
Lufta islamike dhe mistika hindu
Në Indi, myslimanët dhe hindutë jetojnë në paqe e harmoni të plotë, nuk ka asnjë ndarje midis Indisë e Pakistanit, por një federatë të vetme, siç ëndërronte Gandhi, asnjë luftë ndër fetare në vitin 1948, me 1 milionë të vdekur (madje as ndarja e Bangladeshit në vitin 1970 me 500 mijë të vdekurit e saj), asnjëra midis tre luftërave midis Indisë e Pakistanit dhe natyrisht, talebanëve jo të lindur në Afganistan, për të bërë “rrethinën strategjike” të luftës së ardhshme, e pashmangshme midis Indisë e Pakistanit.
E gjithë kjo do të ishte reale, e vërtetë dhe vetëm nëse Samugarhit dhe Deorait, nëse në mesin e viteve 600 do të kishte fituar princi mogul Dara Shikoh – Dari i Madh dhe jo vëllai i tij, Aurangzeb, duke realizuar kështu atë reformë të mrekullueshme të islamit, që një pjesë e mirë e islamikëve indo-persianë dhe mogulë kishin të përbashkët. Një prej momenteve delikatë të historisë, rezultati i të cilit nuk dihej aspak, që e kanë kanalizuar përmes fatit kapriçioz, drejt përfundimit aktual.
Sikur në Waterloo të kishte fituar Napoleoni (dhe mund të fitonte, vetëm nëse trupat persiane të mareshalit Leberecht von Blucher, që sapo ishin mundur nga Bonaparti, të ishin vonuar dhe një orë më tepër që të dilnin nga moçali në të cilin ishin futur), ose nëse dikush nuk e lëvizte 50 centimetra çantën e Von Stauffenberg që kishte bombën që me siguri do të kishte vrarë Hitlerin më 20 qershor 1944 (miliona të vdekur më pak, me siguri asnjë Perde e Hekurt dhe as Hiroshima e Nagasaki).
Për shumë indianë dhe sigurisht kujtdo - pak - që ka dijeni në Perëndim, betejat e Samugarh të 30 majit dhe ajo e Deorait e 11 marsit 1659, nuk tregojnë asgjë veçse një luftë të trashëguar midis princërve vëllezër të mbretërisë Mogul, por nuk është kështu. Në të vërtetë, në ato dy ditë, historia e Indisë si dhe ajo e Islamit botëror ndryshuan rrënjësisht. Ndryshuan për keq. Princi Dara Shikoh – Dario i Mrekullueshmi – ishte sundimtari i caktuar i fronit Mogul të së atit, shia Jahan, sundimtar i shkolluar, (që ndërtoi veç të tjerash Taxh Mahalin).
Nëse Dara Shikoh do të kishte sunduar, siç tregonte çdo rast, do të kishte aplikuar kulturën e tij të mrekullueshme, duke krijuar paqe midis myslimanëve – sundues – dhe hindu, të nisur nga gjyshi i tij, shiit-i Akbar dhe nga i ati i tij. Nëse lexohet krijimi i tij kryesor me titull “Lidhja e dy oqeaneve” (e botuar në Itali nga Adelphi, kuptohet se në nën-kontinentin indian kanë kaluar tre shekuj në urrejtjen ndër-fetare.
Në fakt, nëse Dara Shikoh do të kishte fituar, pra nëse do të kishte sunduar në Indinë mogule, do të kishte sunduar duke realizuar reforma të bazuara në bindjen e thellë që islami dhe hinduizmi, ashtu si krishtërimi dhe hebraizmi, me simbole e terma të ndryshëm, do të respektojnë në të vërtetë një Zot të vetëm. Duke përdorur simbolin poetik të Oqeanit të madh, i cili përfshin shumë dete, Dara Shikoh – një njeri mistik, me një kulturë mjaft të madhe, mbrojtës i arteve dhe autor i shumë teksteve – argumentonte se këto fe janë vetëm fytyrat e vetë Demaskimit, që Raama dhe Rahmantë tjerë nuk ishin veçse emri hindu i Allahut dhe Vishnusë identifikoheshin si Abrahami e Moisiu, ashtu si edhe Veda, Tora, Psalmet, Ungjilli dhe Kurani konsideroheshin “burime të së vërtetës dhe oqeanë të monoteizmit”.
Siç shkruante princi mogul: “Ky asket, pa dhimbje e pikëllim, Muhammad Dara Shikoh, pasi ka kuptuar realitetin e realiteteve dhe pasi ka verifikuar misteret dhe hollësitë e fesë së vërtetë të Sufit, që ka këtë dhunti sublime, u ofrua të njihte fenë e monoteistëve indianë dhe të të realizuarve të këtij kombi të lashtë. Në atë kohë ndërmori biseda me të përsosurit në mesin e tyre që kishin arritur shkallën më të lartë të disiplinës, perceptimit dhe të të kuptuarit shpirtëror dhe fundin e sufizmit dhe kërkimit për Zotin dhe ai nuk gjeti ndonjë ndryshim, përveç dallimeve leksikore në mënyrën se si perceptojnë dhe kuptojnë të vërtetën”.
Teza e monoteizmit të rëndësishëm të hinduve, kishte në botën indiane dhe persiane mbështetës të njohur e të shkëlqyer, midis të cilëve Abu al Fazli, që interpretonin nderimin e dukshëm hindu ndaj idhujve (në kundërshtim me thelbin e vetë Islamit dhe shpesh herë e dënuar nga Muhameti), vetëm si një metodë teknike për të favorizuar përqendrimin dhe meditimin mbi hyjnoren, barazonin përsëritje vedike me shahadin islamike (Zoti është i vetmi Zot dhe Muhameti është Profeti i Zotit), kështu siç barazonin qytetin e shenjtë me hindutë e Benares në Mekë.
Një ndërtim teologjik i guximshëm, i ndërmjetësuar nga epistemologjia Sufi, i bazuar në një tërheqje të madhe ndaj kuptimit real të tregimit mitologjik, që dallonte në mënyrë të qartë botën kulturore islamiko-persiane dhe indiane nga ajo arabe, siç dihet, me pasion e studim në zbulim të botës helene, pa pasur asnjë interes në përcaktimin e saj për komponentët mitologjikë. Pasojat politike të këtij koncepti sinkretik në mbretërinë Moghul ishin shumë të mëdha, atëherë më shumë se sot, konsolidim i ndrydhjes së Jizzas, “taksa e nënshtrimit” e jo myslimanëve, e hequr nga gjyshi, shia Akbar, status i njëjtë me xhamitë si tempujt hinduistë, fund i çdo diskriminimi mbi bazë fetare dhe së fundmi hapja e plotë e Pallatit mbretëror ndaj klasave të drejtimit hinduist.
Dara Shikoh, anëtar i Qaadiryyia, ishte aq i bindur se Vedat ishin plotësisht pjesë e Demaskimit hyjnor, pra përputheshin totalisht me Kuranin dhe Islamin, që urdhëroi përkthimin e parë të Sanksritit (persishtja, që deri në mesin e shekullit të 20 do të jetë së bashku me urdunë, gjuha zyrtare e Rajiv), që më pas u përkthye nga Hyacinthe Anquetil-uperron dhe pati një ndikim të madh në kulturën europiane, duke filluar nga Schopenhauri deri tek Mircea Eliade, bazë e të gjithë studimeve mbi hinduizmin deri më sot, por Dara Shikoh humbi.
Fitore ushtarake, e rastësishme, pjesërisht për shkak të tradhtisë së Malik Jiwan, udhëheqës fisnor i Beluçëve. Fitoi Aurangzeb, vëllai i tij.
Dara Shikoh u burgos, i ekspozuar me zinxhirë mbi një elefant me baltë rrugëve të Delhit dhe natën e 30 gushtit të vitit 1658, u ekzekutua si femohues dhe përgjegjës për “Fitnan”, në zbatim të një fetve të urdhëruar nga pasuesit e Aurangzebit. Përfundoi në këtë mënyrë një betejë politike, kulturore e fetare, që prej vitesh nga mbretëria e shiit-it Akbar përfshinte të gjithë islamin indian (që shtrihej në sipërfaqen që sot përfshin Pakistanin, Afganistanin, Bangladeshin dhe Indinë gadishullore, me rezonanca të forta edhe në Iran), mes komponentëve reformistë dhe tolerantë, të cilat mbështeste Dara Shikoh dhe ajo fundamentaliste dhe salafite që mbështeste Aurangzeb.
Këto, si nxitës të pasuesve të teologut Ahmad Shirindi, të vëllazërive Mujaddidi dhe Naqshbandiva (anëtarë të degëve turke të së cilëve janë sot ish kryeministrat turq, Turgut Ozal dhe Necmettin Erbakan, njëlloj si kryeministri aktual Tayyip Erdogan) dhe mbështetje të madhe nga pjesa më e madhe e botës ndaj ulemave e mullahëve, me qëllim për të rikthyer ngurtësinë e sektit paraardhës Babur. Ky mbret moghul, pasardhës i drejtpërdrejt i Gengis Khan, në vitin 1527, duke filluar nga Afganistani aktual, kishte përfunduar pushtimin e të gjithë Indisë kontinentale dhe pjesë të asaj gadishullore, duke mundur razhanë hindu Chittodgad, duke vendosur mbretërinë mogule në Indi.
India, në të cilën Islami kishte lëshuar rrënjë që nga shekulli X-XI (në shekullin XIV ishte vendosur sulltanati i Delhit) dhe pse në pozicion gjithnjë e më margjinal në lidhje me përhapjen e hinduizmit. I bindur se hinduizmi ishte fe politeiste, pra apostatike, Babur vendosi Ligjin e Sheriatit, Xhizën për hindutë, shkatërroi shumë tempuj hindu dhe në vitin 1528 pikërisht mbi rrënojat e një prej tempujve më të shenjtë, ndërtuar mbi atë që konsiderohet vendlindja e Raama Ayodhya, ndërtoi xhaminë e famshme Babri. Plagë aq e thellë dhe e mprehtë në botën hindu që dhe gati pas pesë vitesh, në vitin 1992, kjo xhami u shkatërrua nga ekstremistët hindu.
Lindi një konflikt ndërmjet ekstremistëve hindu dhe atyre myslimanë, mbi të cilët natyrisht u mor galaktika e Al Kaedës, që deri tani ka shkaktuar mijëra të vdekur, në përleshjet e drejtpërdrejta dhe qindra në atentate. Jo motivim i fundit i sulmeve të Mumbait të 26 nëntorit 2008 dhe të korrikut 2011; edhe Aurangzeb shkatërroi dhjetëra tempuj, përndoqi dhe çrrënjosi vëllazëritë sufi, rifuti Xhizën, shkatërroi jo pak statuja të Budës (prej tij u frymëzuan talebanët që në mars 2011 shkatërruan dy statujat e Budës në Bamiyan) dhe nxorën një sërë dispozitash obskurantiste, duke përfshirë ndalimin e muzikës e valleve, absolutisht organike nga ato që karakterizojnë qeverinë afgane të talebanëve.
Ngjashmëri aspak mekanike dhe rastësore, sepse nëse është e vërtetë që historianët ndahen në peshën që kishte legjislacioni represiv i Aurangzeb në revoltën e Marabuttëve e myslimanëve, që vdekja e tij (1707) çoi në rënien e mbretërisë Mogul në Indi (duke i hapur rrugët depërtimit anglez), nuk ka dyshim trashëgimia e konsiderueshme e 40 viteve të jetës së tij dhe mbretëria e ekstremizmit islamik që sot bën bujë në Pakistan, Afganistan dhe Indi. Ashtu siç nuk ka dyshim se reforma islamike për të cilën Dara Shikoh ishte eksponenti më i fuqishëm (duke i parakaluar me 150 vjet reformat e turpshme “Tanzimat” të islamizmit steril të osmanëve), nuk ishte një utopi intelektuale, por një komponent që kishte lëshuar rrënjë në Indi.
Në fakt, dy shekuj pas vdekjes së tij në gjysmën e dytë të shek nëntëmbëdhjetë, Sejjid Ahmed Khan – i lidhur ndoshta me Vëllazërinë Qaadiryyia – i stimuluar nga përballja me pushtetin kolonial anglez dhe shprehje e tensioneve të forta reformatore që kalojnë islamizmin indian, themeloi Kolegjin anglo-oriental Muhamedan, i cili më vonë u bë Universiteti mysliman Aligarh, që krijoi në emër të tolerancës atë elitë myslimane që i shmangej fundamentalizmit dhe që është ende elitë-lider në Indinë demokratike.
Në të kundërt, dëshmi dhe provë e pakundërshtueshme e shenjës së thellë të lënë në historinë indiane nga paraardhësit e mbretërisë "Talebane" të Aurangzeb, vepër e Muhamedit Ikbal, i cili vdiq në vitin 1938, një teolog fundamentalist dhe politikan i cili luajti një rol qendror dhe unik në organizimin dhe zhvillimin e themeleve doktrinore në vitin 1948 që çoi në ndarjen e Myslimanëve dhe hinduve të Indisë Rajiv, me themelimin artificial në Pakistan.
Iqbal, në librin e tij "Perandori Alamgir dhe Tigri", haptazi dënon ashpër tërë punën e Dara Shikoh i akuzuar për mbjelljen e farës për herezi në Indi dhe ekzalton rimëkëmbjen e Islamit të vërtetë nga Aurangzeb: "Shigjeta e fundit në vendin tonë e rrahjes së luftës mes besimit dhe mosbesimit". Muhamed Iqbal ishte frymëzimi kryesor i Meududi Ala Abu në "Khomeini sunit" ku promovoi dhe drejtoi me partinë e tij Islami dhe Xhemati, reformat e diktatorit fundamentalist të Pakistanit të viteve ‘80, Zia Ul Haq (duke përfshirë edhe ligjin për blasfeminë).
Jo vetëm por të gjitha grupet ekstremiste dhe terroriste që veprojnë sot në Af-Pak (Afganistan dhe Pakistan), i referohen Muhamed Iqbal, me mbulimin e këtyre udhëheqësve pakistaneze ushtarake, sidomos të mbivendosur në ISE (Shërbimit Sekret në Islamabad) që tek Iqbal shohin akoma një lloj "babai i vendit "përpara kohës së vet (Lashkar e Taiba, muxhahidinët indiane dhe talebanët e Pakistanit).
Nuk flasin për teologjinë, duke parë në figurën fatkeqe të veprave të Dara Shikoh, jo ekuilibrimin e teorikes me mistiken, por një kthese vendimtare në historinë politike të Islamit. Duke parë për aventurat fetare dhe politike të Dara Shikoh është thelbësore të rimerret të paktën ndjenja shekullore e shpeshtësisë, kryqëzimet mes nacionalizmit dhe luftërave të fesë, debatit brenda botës myslimane, duke zënë kronikat e sotme, nga Kabuli në Mumbai, për të kaluar në Peshawar, Islamabad dhe Karachi.
Por kjo, për fat të keq, nuk shikohet. Sikur ekstremizmi dhe terrorizmit islamik janë një xhungë, post koloniale e papastër dhe jo vazhdimësia e shekujve të historisë. Sikur historia e fundamentalizmit ishte vetëm produkt i Perandorisë Islame Osmane dhe i kontekstit arab dhe jo i historisë komplekse të Islamit në Persi dhe Indi,.Prandaj, për këtë arsye, Perëndimi është në vështirësi në atë Afganistan nga i cili mbretërit mugalë ringjallën kompanitë e Xhenghis Khan-it, pesë shekuj më parë, për të pushtuar Indinë.
Nga Carlo Panella (Il Foglio)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi