Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreziqet e mëdha të vitit 2013

Shko poshtë

Rreziqet e mëdha të vitit 2013 Empty Rreziqet e mëdha të vitit 2013

Mesazh nga piperka Sat Jan 12, 2013 9:13 pm


Rreziqet e mëdha të vitit 2013

Rreziqet e mëdha të vitit 2013 130109064538YLIJ

1. Shfaqja e tregjeve – Epoka e bollëkut të tregjeve tashmë ka mbaruar. Duke qenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa ngadalë po rifitojnë pozicionin e duhur në ekonomi, fokusi i rrezikut politik do t’i kthehet shfaqjes së tregjeve nëpër botë, ku ndryshimet midis biznesmenëve më të mëdhenj do të jenë mjaft të dukshme. Rritja e ngadaltë dhe pritshmëritë në rritje nga klasat më të mëdha deri te ato të mesme do të krijojnë një tension publik mbi qeveritë, që do të thotë se shfaqja e tregjeve nuk duhet trajtuar më si një vlerë për rritjen pa masë të tyre. Vëmendja duhet drejtuar nga qeveritë e vendeve të zhvilluara që kanë kapital të mjaftueshëm politik për të mbetur në linjën e duhur drejt një faze më të avancuar të zhvillimit.

2.Informacioni i ndërsjelltë me Kinën – Lidershipi i ri i Kinës do përballet me shumë sfida më 2013, sidomos me paaftësinë e shteteve për të kontrolluar rrjedhën e informacionit mes kufijsh dhe brenda vendit. Deri më tani, Pekini ka qenë mjaft i efektshëm në përfitimin nga bisedat që përqendrohen në çështje të veçanta, pa arritur kulmin te sfidat reale lidhur me vendimmarrjen qeveritare apo politike. Por, çdo skandal i korrupsionit dhe shembulli i krimit në mizorinë zyrtare e bën ngjarjen në vijim si më të vështirë për t’u bërë dhe rreziku është se kjo lëvizje shoqërore me bazë të gjerë për ndryshim do të fitojë mjaft shpejtësi në Kinë pikërisht më 2013, duke shkëputur nga vëmendja e qeverisë prioritetet politike të brendshme dhe ato të jashtme dhe ka për të dobësuar besimin e investitorëve në stabilitetin e tregut të kontinentit.

3.Pranvera Arabe - Jemi ende larg Pranverës Arabe dhe një Dimër Arab, ku diktatorët tërhiqen dhe konsolidojnë pushtetin, nuk janë materializuar. Në fakt jemi duke iu afruar Pranverës Arabe, ku rajoni do të jetë dëshmitar për lëvizjet radikale – si sektare, edhe islamike – duke luajtur një rol shumë më të rëndësishëm. Në një kohë kur autoritetet e huaja po i shmangen përfshirjes në rreziqet e drejtpërdrejta të rajonit – Irani, Turqia, Arabia Saudite dhe të tjerë – do të konkurrojnë për ndikim dhe do të luajnë me kundërshtarët e tyre. Në qendër të kësaj shtrihet pikërisht Siria, lufta civile e së cilës tani është ndërlikuar përtej humanitarizmit. Siria është kthyer në një konflikt të fuqishëm për autoritetet e shiitëve dhe sunitëve, po ashtu është shndërruar në një magnet për xhihadistët, duke rritur shumë kështu rrezikun gjeopolitik dhe duke i ardhur rrotull pasigurisë në rajon, sidomos në Iran, Jordani dhe Turqi.

4.Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Çdo astar i argjendtë ka edhe një hije të errët. Procesi që ka dhënë shumë shpresa se zgjedhjet do të sjellin më shumë mjedis të favorshëm për bashkëpunim dhe për politikat amerikane dyfunksionale do të ketë peshën e vet edhe në ringjalljen ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në agjendën legjislative të Presidentit Obama. Pasiguria politike që sundon mbi taksat dhe një sërë episodesh së politikës së lojës me zjarrin do të krijojë një rrjetë modeste, por reale për rritjen ekonomike.

5.JIB (Japonia, Izraeli dhe Britania) - Këto janë 3 prirjet globale me shumë rëndësi: Kina është në lulëzim, Lindja e Mesme po shpërthen dhe Europa po bëhet ‘lëmsh’. Humbësit e këtyre prirjeve janë pikërisht shtetet e lartpërmendura, vende këto që ndikojnë direkt me problematikë në ndryshimet e gjeopolitikës. Të gjithë këto vende tashmë ndodhen në një pozicion të përbashkët për 3 arsye: marrëdhënia e tyre e veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është më aq e rëndësishme sa dikur; nuk kanë mjetet për të luajtur një rol konstruktiv; dhe detyrimet e brendshme në të gjitha vendet (politike, shoqërore, historike dhe të tjera) e bëjnë më të vështirë që ata t’u përgjigjen efektivisht sfidave për parimet globale.

6. Europa – Nuk ka për të ndodhur ndonjë “shpërthim” i madh, por trazirat po i afrohen menaxhimit të krizës dhe rreziqeve që mbart ajo. Eurozona po ecën drejt rënies dhe nuk po gjen dot zgjidhje dhe më 2013 rreziqet spostohen prej krizës financiare duke krijuar kështu strukturat institucionale dhe politike për një bashkim të ri. Ekonomia e dobët dhe politika e luftës kundër krizës do mbetet ende burim i pasigurisë. Në mënyrë të ngjashme, euro-skepticizmi është në rritje dhe rezistenca ndaj reformave është duke u shtuar përballë ashpërsisë dhe atyre pak perspektivave për një ekonomi të rigjallëruar.

7. Gjeopolika aziatike - Më 2013 rreziku gjeopolitik do të vazhdojë të rritet në Azinë Lindore në një mënyrë të re, por më të rrezikshme. Duke u përballur me nacionalizmin në rritje në Kinë dhe Japoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë të luajnë një rol më të madh, duke i dhënë oksigjen hendeqeve për strategjitë e shteteve rajonale dhe duke kërkuar më shumë lidhje të ngushta. Debatet territoriale mbi Kinën Lindore dhe detet e Kinës së Veriut do të krijojnë gjithashtu një konflikt dhe rreziku është se Azia Lindore, si një zonë me tregti e ekonomi të fortë, do sjellë tension në gjeopolitikë.

8. Irani - Rreziku domethënës në Iran këtë vit nuk është ai që na shkon në mendje të gjithëve. Një goditje në programin bërthamor të vendit zor se mund të ndodhë, por sanksionet e ashpra, format e tjera të tensionit ndërkombëtar dhe tensionet e lidershipit e bëjnë Iranin më pak të parashikueshëm dhe rrisin edhe më shumë konfliktin me Izraelin dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – do ketë më shumë tension në problemet që kanë të bëjnë me çmimin e naftës.

9. India - India më 2013 do të jetë një nga shembujt kryesorë të ndërfutjes së faktorëve politikë në atë që kohët e fundit ka qenë një histori suksesi afatgjatë e ekonomisë. Politika dyfunksionale në vend dhe zgjedhjet ushqejnë rrezikun për një tronditje ekonomike dhe më 2013 aftësia e qeverisë për të zbatuar politikat e forta për ekonominë do të zbuten edhe më shumë, duke përjetësuar perspektivën e Indisë “të ngecur në baltë apo në rënie e sipër”.

10. Afrika e Jugut – Afrika si një tërësi duket se është në trajektoren e duhur për të vazhduar të jetë në pozicionin e kohëve të fundit, pra, pozitive. Por në Afrikën e Jugut – një nga kontinentet më të mëdha dhe me ekonomi më të sofistikuar – perspektiva duket se është më pak e trëndafiltë. Është e vështirë të shohësh ndonjë lëvizje reale që ka të bëjë me punën, arsimimin dhe reformat buxhetore. Shkurtimet e vendeve të punës në miniera padyshim që do të sjellin revolta, që ka shumë mundësi të shpërndahen në të gjithë sektorët e tjerë. Të marra së bashku, të gjithë këta faktorë do të rrisin rrezikun për rënien e depozitave bankare.

Përveç këtyre, Grupi Eurazia për vitin 2013 do të përjetojë:

Gjeopolitikën e energjisë – 2013 nuk është viti për t’u shqetësuar për rreziqet gjeopolitike dhe ato që kanë të bëjnë me çmimin e energjisë. Pjesa më e madhe e Lindjes së Mesme nuk do të kërcënohet nga energjia – do jetë diçka tjetër – revolucioni i energjisë që po ndodh në Hemisferën Perëndimore do jetë një lehtësi për konsumatorët përmes mbarë globit.

Proteksionizmin global – G-20 mund të bjerë në ujdi për proteksionizmin. Prirja shkon drejt aludimeve për liberalizimin e tregut konkurrues, sidomos brenda Bashkimit Europian, që po krijon një konsensus të fortë të brendshëm mbi nevojën për një paketë bashkëpunimi transatlantike ekonomike.

Radikalizmin në botën e zhvilluar – Janë të shumë ata që i frikësohen rritjes së hendekut midis të pasurve dhe të varfërve dhe që nxisin betejën mes klasave dhe shkaktojnë lëkundshmëri në botën e zhvilluar. Ne nuk e mendojmë fare këtë. Për shumë prej nesh, e njëjta arsye për shfaqjen e tregjeve ë janë në kulmin e rrezikut këtë vit, është stabiliteti i demokracive të përparuara e të industrializuara që do të ndodhë pikërisht më 2013.

Separatizmin evropian – Nuk ka dyshim që ekziston një lloj presioni real i separatizmit i krijuar në Katalonja dhe në Skoci dhe uniteti kombëtar mbetet i brishtë në Belgjikë.

Sidoqoftë pothuaj nuk ka asnjë shans që ndonjë nga këto çështje që përmendëm të çojë drejt separatizmit këtë vit, pra më 2013.

-Koreja e Veriut – Nganjëherë ne thjesht nuk e dimë se ç’po ndodh dhe me Korenë e Veriut vërtet që nuk e dimë. Duke u përballur me ndryshimet e shpejta në lidership, shteti më totalitar i botës – tashmë drejtohet nga një djalosh 28 vjeçar – është pothuaj e pamundur të flasësh me bindje dhe siguri lidhur me atë që do ndodhë këtë vit në Korenë e Veriut. Nuk japim dot një përcaktim të saktë lidhur me këtë, për fat të keq.

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi