Biologjia njerzore....
2 posters
Faqja 1 e 1
Biologjia njerzore....
Truri dhe ekzistenca e konfiktit të brendëshëm të tij
Shpesh bëhet pyetja se si njerëzit inteligjentë dhe të edukuar mund të besojnë se evolucioni është mit, se ngrohja globale është shaka, se vaksinat shkaktojnë autizëm, apo sistem ideologjik – i njohur për krime – ka qenë i mirë. Këto kundërthënie, shkencëtarët i shpjegojnë me atë që e quajnë logjikë e shpërndarë në pjesë të izoluara të trurit, të krahasuara me dhomat e papërshkueshme nga uji të një anijeje.
Koncepti i funksioneve të trurit të fragmentuar, që veprojnë në bashkërendim apo në konflikt, ka qenë thelbi i psikologjisë evolucionare që në fillim të viteve 1990. Sipas kësaj ideje, gjithkush është hipokrit, dhe se truri ka evoluar si një organ për zgjidhjen e shumë problemeve njëherësh; si një thikë zvicerane, ose si një iPhone për shumë veprime njëherësh.
Si në këto pajisje, thonë shkencëtarët, edhe në tru shumë-funksionësh, nuk ekziston ‘e vetmja’ që krijon besime të brendshme të lira nga konflikti. Në fakt, truri është një koleksion pjesësh të ndryshme, që ndërveprojnë shpesh në konflikt me njëra-tjetrën.
Një pjesë që e shtynë njeriun drejt ushqimeve të ëmbla dhe të yndyrshme në afat të shkurtër, është në konflikt me atë pjesë të trurit qe vëzhgon imazhin e trupit dhe shëndetit në afat të gjatë. Çdo pjesë e trurit është në konflikt për konkurrencë me njëra tjetrën, si p.sh., pjesa për altruizëm me atë për kopraci, ose pjesa e trurit për të thënë vërtetën me pjesën për të gënjyer.
Ky fragmentim i trurit ndikon, kur teoritë e reja shkencore bien në kundërshtim me besimet e vjetra dhe naive. Studimet kanë treguar se të rejat shkencore pranohen më lehtë kur ato pajtohen perafersisht me besimet e mëparshme naive, ndërsa deklaratat kontradiktore shkencore përpunohen më ngadalë dhe me më pak saktësi, duke sugjeruar se teoritë naive nuk jepen lehtë përballë një teorie shkencore reciprokisht të papajtueshme, dhe bashkëjetojnë me këtë teori për shumë kohë.
Përveç kësaj, logjika e ndarjes së trurit në dhoma të mbyllura, ndikohet nga emocionet morale, të cilat e çojnë njeriun të shtrembërojnë të dhënat dhe provat nëpërmjet një procesi të quajtur arsyetimi i motivuar. Preferenca politike, për shembull, motivon ithtarët të gënjejnë, qoftë edhe duke heshtur, për të mohuar ato që vërtetohen nga faktet mbizotëruese.
Ç’duhet bërë për shembjen e mureve që ndajnë këto “dhoma” të logjikës në tru? Formulë të vetme nuk ka. Por, shkencëtarët rekomandojnë qëndrimin sa më larg informacioneve te gabuara, thash-e-themeve, zhurmave të kota dhe njerëzve që gënjejnë.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Mon Apr 28, 2014 6:59 pm, edituar 2 herë gjithsej
Re: Biologjia njerzore....
Cila ndodhi e para; ecja në këmbë apo këmba-dorës?
Ideja tradicionale se paraardhësit e njeriut të sotëm zbritën këmbë-e-duar nga pemët dhe gradualisht filluan të ecin drejt në dy këmbë mund të jetë tepër e thjeshtuar.
Studimi i fosivele të paraardhësve të herëshëm të njeriut tregon se krahët e gjatë dhe gishtat e duarve iu përshtatën ngjitjes në pemë; ndërsa këmbët, kyçet, kofshët dhe aftësia e tyre lëvizëse iu përshtatën të ecurit drejt në dy këmbë. Përfundimisht, përshtatjet e pjesëve të sipërme të trupit për ngjitje në pemë nuk ishin më të nevojëshme dhe njeriu u bë ai që është sot. Por vetëm për shkak se paraardhësit e njeriut iu përshtatën ecjes me dy këmbë, mos do të thotë kjo se ata lanë pas rrugën e ngjitjes në pemë?
Disa studiues janë përpjekur t’i përgjigjen kësaj pyetje, jo thjesht duke studiuar skeletet e fosilizuar, por duke shqyrtuar sjelljet a veprimet e njeriut të sotëm. Ka njerëz që shpesh ngjiten pemëve për të mbledhur fruta, dhe ngjitja e tyre nuk ndryshon nga ajo e majmunit që mbahet e mbështet pas degëve. Edhe pse nuk janë aq të mirë në ngjitje, sa shimpanzetë, ata nuk janë as më keq – sipas statistikave, rastet e vdekjeve si pasojë e rrëzimeve është rreth 6.5 për qind, krahasuar me 4 për qind mes atyre që u ngjiten pemëve.
Shkencëtarë nga Universiteti Dartmouth shqyrtuan grupe njerëzish në Ugandë dhe Filipine, që jetojnë pyjeve. Ajo që tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve ishte se shpesh këta njerëz u ngjiteshin pemëve vetëm duke përdorur këmbët e tyre e duke lakuar trupin, çka i shtynë studiuesit të mendojnë se paraardhësit e herëshëm të njeriut ishin përshatur të ecnin drejt me dy këmbë përpara se t’i ishin përshtatur ngjitjes në pemë, ose te dyja menyrat mund te jene zhvilluar paralelisht.
Karakteristikat skeletore të këmbëve të njerëzve nën studim, gjithashtu, nuk ndryshonin nga ato të një njeriu që e ka kaluar jetën duke ecur asfalteve a trotuareve të një qytetit (në fakt, njerëzit që kalojnë dekada duke veshur këpucë me takë të lartë, përjetojnë një shkurtim të fibrave të muskujve të këmbëve).
Autorët e studimit thonë se ngjitja në pemë mund t’u ketë shërbyer paraadhësve të njeriut, si masë për të gjetur një vend të sigurt për mbrojtje a shlodhje. Kjo lëkund teorinë e deritanishme sipas së cilës, njerëzit e herëshëm fillimisht kishin ecur me duar-e-këmbë dhe pastaj u drejtuan, duke u ngritur, qëndruar e ecur me dy këmbë.
Rezulatet e studiumit, u publikuan më 31 dhjetor 2012 në “Proceedigns of National Academy of Science“. E veçanta e studimit gjithashtu është metodologjia e ndjekur, e cila nxjerr në pah vlerën e përdorimit të sjelljeve te njerëzve bashkëkohorë si modele për të kuptuar jetën e njeriut primitiv.
Re: Biologjia njerzore....
Depresioni dimëror mbetet ende mister
Njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
Një ndjenjë trishtimi vjen mbi njerëzit në fund të vjeshtës, së bashku me gjethet e fundit, ngricat e mëngjesit, dhe diellin që perëndon më herët çdo ditë. Disa mund të thonë se një çaj nxehtë dhe një pallto e ngrohtë mund të jenë të gjitha që nevojiten për të përballuar dimrin e ftohtë, por për shumë njerëz, dimër do të thotë depresion dhe melankoli.
Depresioni dimëror është ende një mister për shkencëtarët të cilët e studiojnë atë. Shumë gjëra të tilla si, kimikate të trurit, jone të ajrit, dhe gjene të trupit duket se përfshihen. Por shkencëtarët janë të një mendimi se njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror – i njohur gjithashtu si “çrregullim emocional stinor”, kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
Shumë studime kanë treguar se njerëzit me çrregullim emocional stinor ndjehen më mirë pas ekspozimit në dritë. Kjo duket mjaft e thjeshtë; në zonat malore, ditët e dimrit janë më të shkurtra, kështu që njeriu ekspozohet më pak në diellit. Në këto raste ekspertët rekomandojnë dritën të artificiale për të zevendësuar dritën e diellit. Por të tjerë thonë se kjo është në fakt shumë më komplekse, pasi nuk është vetëm çështje e gjetjes së dritës, por edhe që drita të merret në kohën e duhur – dhe koha më e rëndësishme për të marrë dritë është në mëngjes.
Shkencëtarët mendojnë se çrregullim emocional stinor ndodh për shkak të një ndryshimi në mospërputhjen e orës së zakonëshme me orën e brendshme të trupit. Për shembull, ora në mur mund të thotë se është koha për të marrë dritë, por ora e brendshme e trupit thotë se është koha për pushim a gjumë.
Në shumë vende që respektojnë ndryshimin e orës (Kursimin e Kohës Ditore), mund të mendohet se duke kthyer akrepin një orë prapa, kjo do t’i keqësonte simptomat e çrregullimit emocional stinor, sepse dielli lind një një orë më herët. Por në fakt, studimet kanë treguar se ndodh e kundërta, pasi njeriu zgjohet para agimit dhe dielli nuk e gjen në shtrat.
Të tjera studime thonë se çrregullimi emocional stinor është kryesisht problem biologjik dhe nuk lidhet me kohën. Në Fairbanks të Alaskës, për shembull, gjatë dimrit, koha nga agimi në muzg zgjat vetëm 4 orë, dhe me kaq pak rreze dielli, duket sikur askush nuk mund t’i shpëtojë depresionit dimëror.
Por të dhënat tregojnë se vetëm rreth 9 për qind e banorëve në Fairbanks vuajnë nga çrregullim emocional stinor, dhe mendohet se është qëndrimi aktiv një kusht që i bën ata të shmangin depresionin në dimër. Shkencëtarë të tjerë ofrojnë shpjegime të mundshme se banorët në zona të ftohta mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të qenë më pak të ndjeshëm ndaj depresionit.
Shkencëtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor (SHBA), kanë propozuar një shpjegim të ri për çrregullim emocional stinor, që mund të rrjedhë nga sasia e lartë e melatonin në tru (kur gjëndrat pompojnë shumë melatonin, njeriu ndjehet i përgjumur), dhe rekomandojnë që në rastet kur melatonin është fajtori kryesor, terapi të lehta me barna për kontrollin e nivelit të melatonin mund të jenë të efektshme.
Shkencëtarë të tjerë në Kanada, aktualisht, janë duke studiuar rolin e kimikateve të trurit si, serotonin dhe dopamine, të cilat dihen se ndërveprojnë me ritmin cirkadian që lidhet me orën biologjike.
Disa barna kundër depresionit si Prozac dhe Paxil përdoren për disa raste të çrregullimit emocional stinor, por këto janë parë si ilaçe tepë të forta dhe të panevojëshme për një çrregullim të tillë.
Terapia me jone negative është provuar si një mënyrë tjetër e re për të trajtuar çrregullimin emocional stinor. Kjo terapi përfshin drejtimin e një rryme jonesh të ngarkuara negativisht në shtratin e posaçëm të një pacienti. Zbulimi se densiteti i lartë i joneve negative (jo jonet të njëjta me ato të prodhuara nga filtrat e ajrit në shtëpi) ndihmon njerëzit me çrregullim emocional stinor, ndodhi aksidentalisht gjatë një studimi rreth diçkaje tjetër, dhe një studim i dytë, gjeti se kjo terapi është e dobishme.
Re: Biologjia njerzore....
Nese njeriu mendon se ka te drejte
Të mendosh se ke gjithmonë të drejtë është shenjë e egocentrizmit dhe shpalosje e pagabueshmërisë së trilluar. Pa mendoni pak një njeri i cili nuk gabon asnjëherë? Atëherë na duhet të dyshojmë nëse është njeri apo jo, sepse njeriu gabon. Kodimi i njeriut në mendimin e pagabueshmërisë në të vërtetë është gabimi i tij më i madh duke qenë se njeriu është një krijesë e cila mëson nga gabimet. Mbaron, zverdhet i tëri kur ndodhet nën shënjestër dhe ndërsa përpiqet të mbulojë gabimet e tij për të mos ia marrë vesh të tjerët.
Megjithëse njeriu mund të mendojë se ka vepruar padrejtësisht dhe në këtë mënyrë kërkon falje edhe më lehtë njeriu i cili beson se ka gjithmonë të drejtë dhe se nuk gabon asnjëherë shtyp dhe cenon më shumë se duhet personin përballë duke i bërë padrejtësi. Pra kini frikë dhe qëndroni larg njeriut i cili beson se ka gjithnjë të drejtë sepse ai është personi më i prirur për të bërë padrejtësi.
Njeriu vepron në mënyrën më ideale atëherë kur e pranon se mund të gabojë dhe se pala përballë tij nuk është 100 % e padrejtë.
Kur dy persona diskutojnë me njëri-tjetrin shpesh dëgjojmë fjalët ‘a e di ti se kush jam unë: ‘dhe më pas shohim sesi njëri apo të dy lëshojnë bomba atomike fjalësh. ‘si ma bëri këtë?’ mendojnë me vete. Ato besojnë se duke qenë njerëz të pagabueshëm asnjeri nuk duhet t’ia cënojë të drejtën e tyre.
Një shofer në trafik i cili përdor fjalët ‘ ç’kujton se është ky? Po ta tregoj unë se kush jam . Do t’ia marr shpirtin . si ka guxim të kalojë në rrugën time ? dhe mendon se ka të drejtën e lëvizjes sipas dëshirës në rrugë është shumë i ndjeshëm dhe agresiv kur i preken të drejtat e tij.
Ai mund t’ia nxijë jetën edhe bashkëshortes, gruas me të cilën ka vendosur të kalojë jetën duke menduar se ka të drejtë për çdo gjë dhe se çdo veprim i bërë nga të tjerët perceptohet si një kërcënim për të.
Çdo gjë duhet të jetojë për të, ta aprovojë dhe ta ngopë me ndjenjat e lavdërimit dhe vlerësimit. Sillet me të tjerët sikur i detyrohen atij. Sa më shumë që t’i jepni mos harroni se detyrimi juaj nuk do të mbarojë asnjëherë sepse jetoni me një qenie e cila nuk di të ngopet asnjëherë.
Gjithnjë nxiton…bota sillet vetëm rreth tij…të gjithë të tjerët jetojnë për të…dhe nëse të tjerët përreth nuk e dallojnë atë atëherë do të mundohet t’ia tregojë në mënyrën më të dhimbshme.
Ai ka gjithnjë të drejtë ndërsa pala përballë e ka gabim në shumicën e rasteve. Ndonjëherë provon gjënë e vetme që mund të bëjë kur e sheh se ka gabuar , fillon të kritikojë njeriun përballë për të mbuluar gabimin e tij. Mundimin dhe përpjekjen që mund të bënte për të riparuar gabimin e harxhon duke kritikuar të tjerët.
Ai kërkon të zhdukë gabimin e tij duke përdorur të gjithë aftësitë e mendore…dhe në shumicën e rasteve ia arrin. Por gabimet e bëra nuk zhvillojnë aftësinë e të mësuarit nga gabimet përkundrazi zhvillojnë aftësitë e tij mbrojtëse. Në këtë mënyrë kalon të gjithë jetën, i magjepsur pas vetes, në fund ikën nga kjo botë ashtu siç kishte jetuar, duke shqetësuar të tjerët.
Njeriu që beson në pagabueshmërinë e vetes zhvillon një vetëbesim artificial dhe here pas here mund t’i tërheqë njerëzit me personalitetin e tij. Megjithëse i duhet të paguajë një kosto të lartë për ta vazhduar këtë situate një person i tillë e ka shumë të vështirë të heqë dorë nga ky ves.
Nëse besoni se keni gjithnjë të drejtë dhe kërkoni t’ia shfaqni këtë të gjithë njerëzve përreth , kërkoni aprovimin e tyre, nëse çmendeni fare kur dikush ju kritikon me të drejtë…nëse dëshironi të aprovoheni medoemos ..nuk jeni të hapur ndaj mundësisë së gabimit …kujdes, keni një problem!
Re: Biologjia njerzore....
Impulsi i njeriut të mirë
Pse njerëzit veprojnë bujarisht pa ndonjë përfitim të dukshëm personal është mister. Kështu edhe tek kafshët.
Vëzhgimet kanë treguar se majmunët, më mirë rrinë pa ngrënë sesa të sulmojnë majmunin tjetër për t’i marrë ushqimin; po ashtu edhe miu preferon të vuajë nga uria sesa të lëndojë miun tjetër.
Ky impuls primitiv mirësie mund të ketë evoluar në altruizmin që shihet sot tek njerëzit, thotë një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Oksfordit.
Por të kuptuarit se si altruizmi punon në tru ka qenë i komplikuar. Kur njerëzit bëjnë diçka bujare, siç ndodh kur japin për bamirësi, qarqe qelizash të caktuara në tru aktivizohen. Dihet se njerëzit ndjejnë një ndryshim midis të bërit mirë për veten dhe për të tjerët. Dhe kjo shtron pyetjen se në ç’mënyrë truri e bën këtë ndarje?
Eksperimente me majmunë në laborator sjellin të dhëna për bazën nervore të altruizmit. Rezultatet, të botuara në revistën Nature Neuroscience, hedhin dritë mbi kafshët (duke përfshirë edhe njerëzit), përse shumë prej tyre shfaqin sjellje bujarie nga të cilat nuk përfitojnë vetë drejtpërsëdrejti. Studimi tregoi se qelizat e trurit reaguan në rhesus tek majmunët kur ata jepnin një ushqim, por jo kur e merrnin atë.
Ndërsa nuk është e qartë se çfarë ndodh saktësisht në trurin e majmunëve, studimi sugjeron se rajoni i trurit, i quajtur orbitofrontal cortex, mund të jetë pjesërisht përgjegjës për krijimin e formave primitive të ndjeshmërisë (empathi).
Sipas studimit, ky rajon mund të veprojë në mënyrë të ngjashme tek njerëzit duke shifruar ndjenjat që e bëjnë njeriun të lumtur apo të trishtuar nisur nga shpërblimi personal (egocentrizmi). Autorët spekullojnë se shpërblimi mund të jetë në fakt ai që e shtynë njeriun të tregohet bujar dhe i drejton njerëzit në bamirësi.
Re: Biologjia njerzore....
Ç’pamje kishin të parët tanë?
Një metodë e re e analizimit të ADN-së nga mostrat moderne mjeko-ligjore mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar hollësitë fizionomike të njeriut të lashtë, duke analizuar mbetjet e tyre.
Duke përdorur sistemin HIrisPlex, shkencëtarët arritën të rindërtojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, duke analizuar ADN-në e dhëmbëve nga skeleti i një njeriu që kishte jetuar 800 vjet më parë.
Një ekip shkencëtarësh nga Polonia dhe Holanda, të cilët kohët e fundit zhvilluan sistemin HIrisPlex për analiza mjeko-ligjore, ka provuar tashmë se kjo metodë është mjaft e fuqishme për të analizuar me sukses mostra të vjeta edhe më të degraduara.
Autorët e studimit - botuar në revistën Genetics – thonë se sistemi analitik HIrisPlex mund të përdoret për të zgjidhur polemika historike ku fotografitë me ngjyra ose hollësi të tjera tiparesh rreth personaliteteve të kohëve të shkuara janë zhdukur.
Për mostrat mesjetare, ku ADN-ja është edhe më e dëmtuar, HIrisPlex ishte në gjendje të përcaktonte ngyrën e syve dhe flokëve të personave që kishin jetuar diku gjatë shekujve XII – XIV.
Re: Biologjia njerzore....
Njerzit me dy bebeza syri
Nuk e di në qoftë se e keni dëgjuar më parë por perandori Kinez, Liu Chung, ishte njeriu i parë (i regjistruar historikisht) në botë që kishte dy bebëza në një sy. Madje kjo e veçantë e bëri të dallonte nga perandorët e tjerë të asaj kohë.
Sot, vërtetohet se Liu Chung nuk ishte i vetmi që kishte këtë të veçantë, deri tani janë regjistruar dhjetra raste të tjera në mbarë botën. Personalisht, sapo pashë fotot u tmerrova, kam përshtypjen se shumë prej jush do të ndihen njëlloj si unë.
Re: Biologjia njerzore....
Zbulohet hibridi i parë në botë mes “nesh” dhe Neandertalit
Që tek ne ka pak Neandertal, ky është një fakt tashmë i pranuar, ashtu siç është i njohur fakti se njeriu modern në të shkuarën është kryqëzuar si me këta, ashtu edhe me një specie tjetër hominidësh, të quajtur Denisoviani.Të dhëna të reja interesante janë zbuluar pas rikrijimit të mbetjeve kockore të një hibridi që mendohet të jetë i pari Homo-sapines-Neandertal që është zbuluar ndonjëherë.
Historia fillon në vitin 2006, gjatë rishikimit të koleksioneve të Muzeut të Historisë Natyrore të Verona. Një grup fragmentesh kockore, të cilat nga një ekzaminim fillestar dukeshin si eshtrat e një Homo-sapiens tërhoqën vëmendjen e studiuesve. Por analizimi i mëtejshëm i këtyre mbetjeve prej disa studiuesve dhe antropologëve italianë tregonte se disa prej tyre kishin karakteristika të Neandertalit, sekuenca e ADN e njërit prej fragmenteve ishte ajo enjë Neandertali.
Zbulimi kishte të bënte me rezultatet e studimit të një nofulle shumë të veçantë të gjetur në Mezzena, afër Veronës, në Itali. Nga pikëpamja morfologjike, nofulla është “sapiens”, por nuk është kështu ADN e saj. Me fjalë të tjera, nofulla është e fortë dhe e formuar, dhe jo e pakuptueshme siç është karakteristike e Neandertalëve, dhe megjithatë treguesit gjenetikë thonë se i përket pikërisht këtij lloji, pra Neandertalit
Ka ende shumë gjëra për të kuptuar, – thotë antropologu David Caramelli, që ka studiuar këtë rast. — Fillimisht mund të mendohej për një mbetje skeletike të një sapiensi shumë arkaik. Megjithatë, analizat e ADN-së kanë përcaktuar se nofulla e zbuluar është e një Neandertalit. Një hibrid, ndoshta? Kjo është një hipotezë e besueshme. Për të qenë të sigurt, megjithatë, duhet të analizojmë gjenomin e specieve të Neandertalëve të vjetër, që kanë jetuar rreth 100-130.000.000 vjet më parë, kur – siç e dimë – Homo sapiens nuk kishte dalë ende nga Afrika, dhe mes dy llojeve nuk ‘ishin të njohura raste të kontaktit “, – vazhdon ai.
“Ajo që ne e dimë, megjithatë, – thotë studiuesi, – duke qenë se analiza ka të bëjë me ADN mitokondriale, e cila kalohet nga nëna, është se hibridi mund të jetë krijuar nga kryqëzimi mes një Homo sapiens dhe një Neandertali femër”.
Re: Biologjia njerzore....
”Lodhja pranverore”
Stina e pranverës sjell në vetvete edhe lodhjen. Duke qenë se ditët bëhen më të gjata, temeraturat zbuten, humori përmirësohet, fiziku ndjehet i lodhur. “Faji” i pranverës, që shpesh sjell me vete një lodhje të përgjithshme, të shoqëruar nga një ndjenjë nervozizmi dhe ndonjëherë pagjumësi. Por si duhet ta luftojmë “sindromëm letargjike”, apo “lodhjen pranverore“?
Sipas një studimi nga Observatori FederSalus, që ka përfshirë 75 ekspertë midis tyre psikologë, mjekë që merren me dietat apo dietologë, simptoma e parë (67%) është lodhja kronike, e ndjekur nga një nervozizëm i madh (56%) dhe një kapacitet të pakët përqendrimi (46%).
Sipas ekspertëve, luhatjet e vazhdueshme të temperaturave, tipike me fillimin e pranverës dhe lodhjet e akumuluara gjatë dimrit, ndihen pikërisht me ardhjen e sezonit të ri.
Këshilla për heqjen e Lodhjes Pranverore:
-Pini të paktën 2 litra ujë në ditë: hidratimi i trupit ndihmon për të eliminuar toksinat e grumbulluara gjatë dimrit, ndërsa ndihmon për të përballuar sa më mirë ndryshimet e temperaturave.
-Evitoni ushqimet me shumë kalori: rrisin ndjenjën e lodhjes, duke e bërë atë më të gjatë dhe tretjen më të vështirë. Janë të preferueshme ushqimet e lehta, por të shpeshta, të pasura me vitamina dhe proteina. Ndër ushqimet që dietologët sugjerojnë si një burim të mirë të mineraleve, për luftuar edhe radikalet e lira, janë lakrat, fasulet, spinaqi dhe bajamet. Për proteinat më shumë i përshtatshëm është peshku sesa mishi, ndërsa si një burim i hekurit bishtajoret janë të shkëlqyera.
-Angazhohuni me aktivitete fizike, mundësisht jashtë në natyrë: nëse koha e lejon, është e dobishme që të rifilloni gradualisht aktivitetin fizik, duke iu dedikuar 30 minuta në ditë, duke filluar edhe me një shtriqje të lehtë. Që nga momenti që pranvera shoqërohet edhe nga dëshira për të rifituar formën e humbur, dietologët këshillojnë përshtatjen e provës së kohës: të bëni pak sport është gjithmonë e preferueshme për dietat drastike, që nuk do të bënin gjë tjetër veçse do të dobësojnë edhe më tej fizikun tuaj.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Re: Biologjia njerzore....
Kur dhe si formohet personaliteti i fëmijës..?
Specialistët janë të mendimit se personaliteti i fëmijëve formohet në moshën 2-4 vjeç dhe më pas zhvillohet deri në moshën 6-vjeçare.
Fëmijët janë pasqyra e familjes me të cilën jetojnë, ato pasqyrojnë gjithçka shohin. Nëse një fëmijë i porsalindur përballet me grindje, diskutime, çrregullime deri në moshën katër vjeç kjo ndikon shumë negativisht në jetën e tij më pas. Prandaj ne duhet të sillemi në mënyrë të përshtatshme me idealet e thurura për personalitetin e fëmijës sonë. Ne duhet të lexojmë libra pranë tij në mënyrë që t’i zhvillojmë aftësinë e të lexuarit kur të rritet.
Gjatë edukimit të një fëmije duhet të kemi parasysh: mos i llastoni, mos i turpëroni, mos i mërzisni. Të jemi të vendosur, plot shpresë dhe këmbëngulës. Nëse do të arrinim të praktikonim këto këshilla atëherë do të komunikonim më mirë me fëmijët tanë.
Dhe sigurisht në fund nuk duhet të harrojmë periudhën e adoleshencës, periudhën më kritike dhe më me shumë probleme.
Çdo gjë fillon me shikimin e fëmijëve tanë si individë të rritur tashmë. Asnjëherë nëna nuk duhet të nxjerrë zemërimin e saj me burrin apo vjehrrën tek fëmija. Në të njëjtën kohë edhe burri nuk duhet të nxjerrë nervat dhe stresin e punës tek fëmijët. Sa më shumë që t’i kritikojmë dhe ofendojmë fëmijët aq më shumë do të largohen prej nesh. Ata nuk erdhën me dëshirën e tyre në këtë botë, ne deshëm të kënaqim dëshirën tonë për t’u bërë prindër.
Teshtitja sipas oreve..nje fenomen interesant

01:00 – 01:30 JE ME FAT
01:30 – 02:00 DO NJË TJETËR
02:00 – 02:30 DIKUSH TË KA BESIM TË VERBËR
02:30 – 03:00 SUKSES I MADH
03:00 – 03:30 DIKUSH PO TALLET ME TY
03:30 – 04:00 MASHTRIM
04:00 – 04:30 MOS I ZBULO SEKRETET E TUA
04:30 – 05:00 DO DËGJOSH FJALË TË MIRA
05:00 – 05:30 MËRZITJE
05:30 – 06:00 MASHTRIM I MADH
06:00 – 06:30 BESIM
06:30 – 07:00 SUKSES
07:00 – 07:30 LAJM TELEFONIK
07:30 – 08:00 NATË E PAHARRUAR
08:00 – 08:30 ZHURMË
08:30 – 09:00 BËN GJITHÇKA PËR TË TË FITUAR
09:00 – 09:30 ËSHTË NË HALL TË MADH
09:30 – 10:00 MOS U BËJ ZEMËLIGË
10:00 – 10:30 DIKUSH TË KUPTON AKOMA DHE NË HESHTJE
10:30 – 11:00 KUJDES! SHËNDETI JOT ËSHTË NË RREZIK…
11:00 – 11:30 LAJM I GËZUAR
11:30 – 12:00 DIKUSH TË DO
12:00 – 12:30 KE NJË MIK/ESHË TË MIRË
12:30 – 13:00 DIKUSH TË SHAN PAS KRAHËVE, DO TË KEQEN TËNDE…
13:00 – 13:30 FUNDJAVË E KEQE
13:30 – 14:00 DIKUSH DËSHIRON TË TË TAKOJË
14:00 – 14:30 DO MARRËSH LETËR
14:30 – 15:00 DO DËGJOSH DIÇKA TË RËNDËSISHME
15:00 – 15:30 KUJDES!!! TË KANË ZILINË…
15:30 – 16:00 MOS U NXITO!
16:00 – 16:30 PUTHJE….
16:30 – 17:00 TË MBAJNË NË GOJË
17:00 – 17:30 ËNDRRAT E TUA NUK DO TË REALIZOHEN
17:30 – 18:00 DO LËNDOHESH
18:00 – 18:30 DO TË PROPOZOJNË
18:30 – 19:00 DO KALOSH MIRË
19:00 – 19:30 ËNDRRAT E TUA DO TË BËHEN REALITET
19:30 – 20:00 DO VALLËZOSH SHUMË
20:00 – 20:30 DIKUSH DO TË THOTË DIÇKA
20:30 – 21:00 DIKUSH PO MENDON PËR TY
21:00 – 21:30 DO FLASËSH SERIOZISHT ME DIKË
21:30 – 22:00 SURPRIZË!
22:00 – 22:30 KE ADHURUES/E
22:30 – 23:00 DIKUSH DO TË GËNJEJË
23:00 – 23:30 DIKUSH PO TË ËNDËRRON
23:30 – 00:00 KE NEVOJË TË SHPLODHESH
00:00 – 00:30 DUHET TË FLASËSH ME DIKË
00:30 – 01:00 MOS U NXITO!
Përktheu: Lorena Stroka
Re: Biologjia njerzore....
Misteriozi Ablai
Djaloshi i vogel i gjetur ne nje fshat malor
Ky djale, quhet Ablai, gjysme njeri gjysme majmun, eshte gjetur kur ishte 6 vjeç ne nje fshat malor mes kufirit te Kazakistanit dhe Kines.
Abai eshte i mbuluar me floke te holla nga koka ne kembe dhe ka nje kafke ovale.
Mjeket dyshojne ne nje rrezatim nuklear apo nje çrregullim gjenetik per te shpjeguar kete fenomen.
Eshte e mundur qe prinderite e Abai te kene qene ne kontakt ne ndonje aksident nuklear, si vijim i ndonje deshtimi ushtarak apo diçka tjeter...Ne Kine çdo gje eshte e mundur.
Abai eshte gjetur nga nje ekip i mjekeve ne nje kamp mjekesor per femije ne fshatin Terimagash.
Ata besojne qe ai vuan nga nje gjendje e rralle dhe e pasherueshme me emrin hyperthrihos (keqformim) por nuk jane te sigurt ne asgje rreth ketij rasti.

Infarkti, më i mundshëm në orën 6:30 të mëngjesit
A e dinit se momenti më i zakonshëm kur mund t’ju ndodh një atak kardiak është në orën 6:30 të mëngjesit? Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar “përse”-në e kësaj të dhëne të veçantë!
Duket se kjo gjë lidhet me orën tonë biologjike. Konkretisht ata thonë se niveli i një proteine të veçantë në gjak, funksioni i së cilës është të ngadalësoj formimin e mpiksjen së gjakut, arrin pikun e saj në 6:30 të mëngjesit.
Ndaj do të ishte mirë që rreth kësaj ore të tregoheshit të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për shëndetin tuaj!

Imitimi i kafshëve nga njerëzit, pse..?
Duke stërvitur trupat dhe mendjet që të arrijnë cilësi kafshësh, disa njerëz po përpiqen të përjetojnë një botë që shumë njerëz nuk janë në gjendje ta provojnë
Përtej humanes
Në fund të Luftës së Parë Botërore, aristokrati Horace Ridler u kthye në Britani nga Mesopotamia një njeri i ndryshuar. Duke i kthyer kurrizin pamjes së kujdesur, Ridler bëri tatuazhe në fytyrë dhe trup në formë spirale, vuri një unazë të madhe në hundë dhe zgjati veshët.
Ai e rikrijoi veten si Omi Burri Zebra dhe filloi turet me cirqe si Barnum, Bailey dhe Ripley’s Odditorium. Ridler ishte vetëm një nga shumë njerëz që iu përkushtuan shndërrimit të pamjes kafshërore. Njeriu mace ndërmori mbi 14 operacione për ta transformuar fytyrën në një fytyrë maceje, duke rikonstruktuar faqet, buzët dhe sytë, po ashtu shtoi tatuazhe me vija dhe gdhendi dhëmbët në formë më të mprehtë.
Për 20 vjet, burri leopard ka jetuar në një kasolle të shkatërruar në veri të Skotlandit, i njohur për tatuazhet e bëra nga koka te këmbët që i jepnin pamjen e një leopardi. Pesë vite më parë, në moshën 73-vjeçare, ai u zhvendos në një shtëpi më të rehatshme.
Pak njerëz kanë dëshirë të transformohen në atë mënyrë dhe këta njerëz fitojnë status të famshmish për gjithë jetën. Tani, disa shkencëtarë amatorë po e çojnë këtë dëshirë në një nivel krejt të ri. Me teknologjinë dhe biologjinë në dispozicion, ata po synojnë të imitojnë aftësitë e kafshëve – jo pamjen – dhe ata mund të arrijnë të bëjnë gjëra që një herë e një kohë mendoheshin si të pamundura për kafshët.
Disa prej tyre po i rrisin aftësitë e tyre fizike në vende ku ne nuk jemi projektuar të jetojmë, si për shembull në ujë. Nadya Vessey, për shembull ka lindur me këmbët që nuk zhvillohen të ndara. Disa vite më parë, ajo vuri një bisht sirene që i lejonte të notonte në ujë si një delfin.
Shqisa e gjashtë
Në vitet e fundit, artistët e modifikimit të trupit kanë eksperimentuar me impiante magnetike për të arritur një gjë të ngjashme me shqisën e gjashtë. Duke vënë magnet të vegjël në formë disku në gishtërinj, ata mund të ndiejnë fusha elektromagnetike që i rrethojnë në teknologjinë e përditshme. Çmimet në rënie dhe thjeshtësia e gjetjes së magneteve neodimium e ka bërë këtë procedurë shumë të përhapur.
Pejton Roulands (Peyton Rowlands) është një nga këta entuziastë, një biohaker me bazë në Teksas, që ka instaluar një magnet në gishtin e unazës në dorën e majtë. “Nuk mund ta ndiesh gishtin të tërhiqet nga ndonjë gjë, sepse magneti është shumë i vogël”, shpjegon ai. “Ndien një tërheqje të vogël kur afrohesh pranë ndonjë gjëje që është elektrike.” Me impiantin Roulands zbuloi se mund të diktojë fushat që rrethojnë mikrovalët, frigoriferët dhe konvertuesit e energjisë.
“Është një ndjesi shumë interesante, pak si çmenduri”, shpjegon ai. Megjithatë Roulands pati probleme me reaksionet që i shkaktonte magneti ndaj iu desh ta hiqte. Ky është një rrezik relativisht i njohur me këto impiante, pasi duhet të mbulohen me një material biokompatibël për të shmangur refuzimin që i bën trupi. Por edhe këto lloje mbulimesh mund të shkaktojnë një reaksion, siç zbuloi Roulands. Ai po kërkon tani një alternativë më miqësore me trupin.
Fitimi i një cilësie kafshe nuk nënkupton se duhet të mbështetet plotësisht në teknologji. Daniel Kish humbi shikimin 13-muajsh, për shkak të një forme kanceri që i preku sytë. Brenda dy muajsh prindërit e tij vunë re se ai ishte në gjendje të përshtatej në mjedisin që e rrethonte nëpërmjet një lloj shqise që i lejonte të dinte se çfarë kishte përreth.
“Ekovendndodhja është diçka që e kam bërë për aq gjatë sa mund të mbaj mend”, thotë ai. “Por prindërit e mi nuk ishin shumë të njohur me këtë dukuri që kërkonte strategji dhe praktikë për shumë të tjerë”, vazhdon Daniel Kish.
Njeriu lakuriq nate
Kish mësoi të vizualizonte mjedisin duke kërcitur gjuhën dhe duke dëgjuar reflektimin e tingujve. Ekovendndodhja përdoret prej lakuriqëve të natës, po ashtu edhe prej delfinëve dhe balenave për të ndier mjedisin. Kish identifikon të paktën dy lloje ekovendndodhjesh që ai përdor, këto dy lloje metodash bëjnë të mundur që ai të plotësojë atë që i mungon nga shikimi.
“Ekziston një keqkuptim, sipas së cilit duhet të kesh dhunti për të zhvilluar të tilla aftësi”, thotë ai. “Unë do të thosha se nuk është e vërtetë. Mund të zhvillosh aftësi të ndryshme, por kjo ka të bëjë me motivimin që dikush ka dhe me mundësinë për të përvetësuar aftësinë.”
Aktualisht Kish, si president i Aksesit të Botës për të Verbrit, mëson studentët e tij të përdorin ekovendndodhjen për të përballur verbimin. “Truri është një mekanizëm shumë interesant, një mekanizëm masiv përshtatës”, thotë Kish.

Nje mashtrim modern qe na ka shoqeruar gjate
Cështja e kolesterolit “të mirë” dhe “të keq” është ndoshta një nga mitet më të mëdha mjekësore të kohës sonë.
Të dhënat e mëposhtme janë bazuar në gjetjet e së paku të 3 çmimeve Nobel. Bombardohemi 2 dekadat e fundit se sa i rrezikshëm është kolesteroli dhe sa më të larta të jenë vlerat në gjakun tonë, aq më shumë ka të ngjarë të bllokohen enët e gjakut.
Për arsyen e mësipërme duhet të ulim “me çdo kusht” këto vlera.
Por a është kjo e gjitha e vërtetë? Sipas ekspertëve, disa prej më sipër janë dhe disa nuk janë.
Jo shumë kohë më parë lexuam një shkrim editorial nga New York Times si vijon: “Kohët e fundit u publikua një studim mbi dhënien për 2 vjet të ilaçeve të reja që paksojnë kolesterolin në gjak tek pacientët me kolesterol të lartë,trashësia e pllakës aterosklerotike u dyfishua”.
Pllaka aterosklerotike është pllakë e krijuar nga depozitimi i kolesterolit në anët e brendëshme të vazave te gjakut.
Pra, çfarë ndodh ? Le të marrim gjërat me rradhë.
Çfarë është saktësisht kolesteroli ?
Kolesteroli është një molekulë yndyre që prodhohet në mëlçi dhe është thelbësore për shumë funksione në trup.
Ky është i domosdoshëm për krijimin e komponenteve kryesorë të trupit, të tillë si: të membranës qelizore, për funksionimin e sistemit nervor, të një numri të madh hormonesh mashkullore dhe femërore. Përdoret edhe si karburant për muskulin e zemrës etj.
Ky është një nga komponentët më të rëndësishëm në trupin e njeriut. Për këtë arsye, 2/3 e kolesterolit që qarkullojnë në trup prodhohet nga vetë organizmi. Vetëm 1/3 merret nga ushqimi.
Nivelet e ulëta të kolesterolit në trup mund të shkaktojnë probleme serioze në funksionimin: seksual, stres më shumë, më pak energji.
Pra, cila është marrëdhënia e kolesterolit me dëmtimin enëve të gjakut dhe aterosklerozën?
Është e njohur se kur dëmtohet muri një ene, kolesteroli është ai që ngjitet mbi atë për të mbuluar dëmin, duke krijuar kështu një pllakë ateromate. Ky vëzhgim çoi Brown-Goldstein në Çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1985.
Kjo do të thotë se kolesteroli nuk është shkaktari i mbylljes së arterieve, por një mekanizëm i dytë mbrojtës i trupit kur enët e gjakut pësojnë dëmtim.
Rritja e kolesterolit nënkupton në të vërtetë se, diçka nuk shkon mirë me enët tona, por nuk është ky fajtori i rastit. Nivele shumë të ulëta të kolesterolit kanë qenë lidhur dhe me një rritje të rrezikut të gjakderdhjes nga këputja e enëve të gjakut!
Kolesteroli është në fakt një tregues i rrezikut kardiovaskular,por jo shkaku. Për të kuptuar se çfarë do të thotë ky indeks mund të marrim si shembull moshën e vjetër dhe flokët e bardha. Flokët e bardha na tregon se dikush rritet. Nëse lyejmë me bojë flokët e këtij njeriu, nuk e bëjmë më të ri dhe më të shëndetshëm. Ndoshta mund të tregoj pak më i ri, por gjendja biologjike nuk do të ndryshojë në asnjë rast.
Kolesteroli i mirë dhe i keq
Kolesteroli transportohet në gjak në formën e molekulave të mëdha (i mirë) dhe molekulave të vogla (i keq). Molekulat e vogla depërtojnë më lehtë dhe depozitohen në muret e enëve, ndërsa molekulat e mëdha transportohen në gjak pa u depozituar në muret. Këtu duhet të shënohet se asnjë ilaç nuk ndikon në madhësinë e këtyre molekulave.
Në videon më poshtë, Ron Roznteil, një endokrinolog dhe studiues në çështjet e metabolizmit, përshkruan funksionet e kolesterolit.
Siç përshkruan Linus Pauling (njeriu i vetëm që ka marrë 2 Çmimet Nobel: biokimisë dhe paqes) dhe vërtetoi bashkëpuntori i tij Dr. Matthias Rath, dëmet në enët e gjakut shkaktohen kryesisht për shkak të mungesës së vitaminës C dhe elementeve të tjera ushqyese.
Më parë, kur nuk dinim ekzistencën e vitaminës C, marinarët të cilët s’hanin fruta dhe perime të freskëta, pësonin një thyerje totale të vazave nga mungesa e plotë e vitaminës C dhe vdisnin nga gjakderdhja e brendshme.
Mjedisi i sotëm toksik rrit dramatikisht nevojat tona për vitaminë C. Stresi, rrezatimi, ndotja e mjedisit, metalet e rënda, kimikatet industriale përkeqsojnë trupit tonë dhe rritin kërkesën për vitaminën C nga qelizat tona.
Në të njëjtën kohë gjithashtu, marrja e vitaminës C përmes ushqimeve ulet në mënyrë dramatike. Megjithëse marrja e frutave dhe perimeve të freskëta është e rëndësisë jetike,ndryshimi që pësojnë ushqimet gjatë trajtimit të nivelit të lartë që i nënshtrohen derisa të arrijnë në tryezën tonë, i privon ato nga vlerat thelbësore ushqyese.
Doza ditore minimale e vitaminës C për të plotësuar nevojat themelore të trupit është 1000 mg. Imagjinoni që një portokall përmban 55 mg, sigurisht po të jetë biologjik e ta hamë atë me lëkurë dhe fara brenda disa ditëve pasi është prerë nga pema. Gjë e pamundur praktikisht.
Ajo që ndodh tek njerëzit modernë është një skorbut kronik. Kjo mungesë nuk bëhet brenda disa muajsh si më parë me detarët, por me kalimin e viteve.
Pra, kur nuk ka sasi të mjaftueshme vit.C fillojnë të shfaqen të çara në sipërfaqen e brendshme të enëve. Në këtë pikë trupi i dërgon urdhër mëlçisë për të prodhuar shtesë kolesteroli për ndreqjen, madje edhe sipërfaqsisht të dëmtimit. Nëse dëmtimet janë të shumta, edhe kolesteroli që depozitohet në to është gjithashtu i shumtë. Më pas enët e gjakut bllokohen dhe kemi sëmundje koronare, goditje cerebrale etj.
Zgjidhja nuk është për të parandaluar trupin që të prodhoj kolesterol, por të plotësuar nevojat e tij me vitaminë C. Kjo do të lejojë trupin për të riparuar dëmin. Eshtë vërtetuar nga studimet që pas dhënies së sasive të mjaftueshme të vitaminës C, uleshin nivelet e kolesterolit në gjak dhe trashësia e pllakave në enët e gjakut.
Pra nëse, në vend të rrisim dhënien e vitaminës C, japim ilaçe hypolipidemike, të cilat bllokojnë prodhimin e kolesterolit në mëlçi, atëherë përkeqësojmë pamjen dhe ndalojmë dhe mekanizmin e dytë mbrojtës.
Për të rivendosur nivelet normale të kolesterolit do duhet të:
- Mbuloni nevojat tuaja në mikro-elementë ushqyes, minerale dhe veçanërisht vitaminë C.
- Reduktoni ndjeshëm sheqerin dhe karbohidratet e rafinuara
(Bukë, makarona, pijet freskuese, patate) në dietën tuaj.
- Ushtrohuni çdo ditë dhe ushtrimi i pakët mund të sjelli një ndryshim të rëndësishëm.
- Rritni përdorimin e omega-3 acideve yndyrore.
Objektivi ri duket të mos jetë ndrydhja e funksioneve natyrore, por përforcimi i organizmit tonë në një nivel të ri më të lartë shëndetsor.

Misteri i pa deshifruar i trurit do vazhdoje gjate..
Për t’i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i futë në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, pos trurit.
Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm , por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, po e cek se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.
Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervorë. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetë psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bënë të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.
Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më së voni dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14miliard elemente qelizore.
Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriu të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10 vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.
Forca e trurit
Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia trurit. Mund që njeriu në moshë shumë të re ose shumë të vjetër, të arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare. Mikeloangjelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi n vitet e 90 të jetës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve tjerë të Romës, me të cilët u taku. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh në moshën 10 vjeçare e recitonte Kur’anin përmendësh, ndërsa në moshën 14 vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilën libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë. Mocarti si 14 vjeçar, në kishën e Shënë Pjetrit në Romë, majti në mendje gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikantit të madh, notat e së cilës mbaheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet e 80-ta) etj.
Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy gjysmë pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.
Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.
Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesant se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.
Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vetë. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati që përjashtohet nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë,por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti vetën se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit. Kështu, fantazia e solli atë deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majatë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave – Teoria e Relativitetit.
Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur detajisht marrëdhëniet specifike të cilat ka pretenduar t’i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.
Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht. Ekspertet që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t’i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë të pandërprere, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.
Siç pamë edhe më lartë, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalët të tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten.
Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.
Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015 të mendimeve. Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.
Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza, të cilat po të vendosën në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.
Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasë, deri në fund, kurrë nuk do të zbulohen.
Historia e zhvillimi i trurit
Siç e cekëm edhe më lartë, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianet e mjekësisë e konsiderojnë si libër më të vjetër mjekësor në botë.
Ky papirus edhe u emërtua si “Papirus Edvin Smith”, sipas emrit të personit i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. r. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).
Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por tek më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 – 285 p. e .r., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe prej atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.
Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazor gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaftë herët, qysh në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.
Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët. Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazor, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme bartën nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike. Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën (mbamendjen) organizmat shtazor nuk do bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.
Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është nxjerr truri i madh, është treguar se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vetë. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur sikur mumie, pra nuk tregon kurrfarë interesi për ndodhitë që zhvillohen rreth tij. Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet e as që ka mundur të mësoj diçka.
Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasoj jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i korës së trurit, mund të shkaktoj humbjen e plotë të kujtesës apo mbamendjes ose të shkaktoj rritjen enorme të saj.
Neokirurgu nga SHBA-të dr. Wait-i, i pari arriti që ta izolojë trurin. Mbi 100 trurë të majmunëve, Wait-i arriti t’i ndajë nga kafka dhe t’i largoj nga truri dhe për orë të tëra t’i mbajë në jetë. Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa trurë të maceve t’i ngrijnë nën -20º C, t’i ruajnë në frigoriferë me ngrirje të thellë dhe prapë t’i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e përrënditjes (shartimit) të trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizoj këtë eksperiment që më 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.
Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit. Duhet të cekim se inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.

Ilaç kinez i jep fund rënies totale të flokëve.
Shkencëtare e suksesshme kineze shkatërron mitin e kurimit të rënies përfundimtare të flokëve
Kohët e fundit, bota shkencore është shokuar nga një lajm i papritur që ka ardhur si vijueshmëri e kërkimeve shkencore - RËNIA PËRFUNDIMTARE E FLOKËVE TANI MUND TË KUROHET!
Doktoresha A. Chan është një kineze e lindur në Amerikë, e cila është diplomuar në Dermatologji në Universitetin e Stanford të Mjekësisë. Pas një diplomimi të suksesshëm Dr. Chan shpenzoi më shumë se 20 vjet duke punuar si një Koordinatore Kërkimesh Dermatologjike për teste të ndryshme klinike, të cilat kishin për qëllim të gjenin ilacin për një numër kushtesh dhe trajtimesh lëkure të rënda, të cilat mendoheshin si të pakurueshme. Një nga këto ishte rënia përfundimtare totale e flokëve – mungesa e pjesshme ose totale e rritjes së flokëve.
Pas shumë dekadash testimesh efektet e përbërësve të ndryshëm që stimulonin rritjen e flokut, Dr. Chan më në fund zbuloi përbërësin e munguar të vetëm të një ilaci të mbajtur sekret për pothuaj dy dekada nga doktoresha dhe skuadra e saj për arsye se ishte ende i paplotë.
Kjo ishte një bimë tepër e rrallë, e cila rritet vetëm në disa vende speciale në të gjithë botën dhe shpërndarja dhe përdorimi i saj kanë qenë rigorozisht të kufizuara deri tani.. "Kur përzihet me elementë të tjerë kurues, kjo bimë lëshon një lloj magjie në skalp – e mbulon atë me flok të rinj të rritur!", Dr. Chan shpjegoi dje gjatë një konference mjekësore me kolegë, e mbajtur në Chicago, SHBA.
Pas 20 vjetësh kërkimesh dhe testimesh klinike, Dr. Chan erdhi më në fund me një ilaç unik i cili kuron rënien përfundimtare të flokëve. Produkti i saj fenomenal i është nënshtruar testeve të pafund klinikë dhe sipas vlerësimit shkencor tregon 98.7% sukses në kurimin e rënies përfundimtare dhe dobësimit të flokëve .
Për më tepër, solucioni jo vetëm " jo vetëm i jep jetë flokut " por përmirëson cilësinë e tij, duke ushqyer skalpin dhe duke rindërtuar gjendrat e flokut plotësisht, në mënyrë të tillë që floku fillon të rritet më i trashë dhe tre herë më shpejt.

Truri i artistëve, më ndryshe!
Artistët kanë strukturë të ndryshme të trurit, krahasuar me të tjerët që nuk merren me art.
Skanimi i trurit të pjesëmarrësve në këtë hulumtim, zbuluan se artistët kanë nivel më shumë nerva në zonat që kanë të bëjnë me lëvizjet motorike dhe imagjinatës vizuale.
Hulumtimi i publikuar në ‘Neuroimage’, sugjeron se talenti i artistëve mund të jetë i lindur.
Mirëpo gjithsesi ata nuk lënë anash pa cekur se trajnimi dhe edukimi mjedisor gjithashtu luajnë rol vendimtarë në aftësimin e tyre, thuhet në hulumtim.
Megjithëse, në shumë fusha të shkencës, bashkëveprimi i saktë ndërmjet natyrës dhe edukimit,ndikon fuqishem ne kete aspekt

Gjendja e veshkave tregon moshen dhe shendetin tuaj
Veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, njëra ndodhet në anën e majtë dhe tjetra në të djathtën. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, veshka rezervon energjinë e jetës që nga lindja, energji kjo thelbësore për të gjitha aktivitetet e jetës. Stomaku dhe shpretka furnizojnë energjinë e jetës nga konsumimi i ushqimeve, prandaj ata vendosin energjinë e jetës së paslindjes.
Si mjeke jame e mendimit se energjia e jetës rezervuar në veshkë përcakton moshën tuaj fizike. Për shembull, disa persona duken më të rinj, për shkak të enegjisë së plotë të jetës në veshkën e tyre, disa të tjerë duken më të vjetër, për shkak të mungesës së kësaj enegjie në veshkë.
Në fakt, enegjia e jetës e rezervuar në veshkë nxit qarkullimin e energjisë brenda organeve të tjera, duke krijuar një ambient të mirë për punën e tyre. Mjeksia e quan veshken si ?, veshka përshkruhet si rrënja e pemës, organet e tjera si degët dhe gjethet e pemës.
Përveç kësaj, veshka lidhet ngusht me lindjen e fëmijëve. Nëse çifti nuk ka energji të plotë në veshkë, është shumë e vështirë për mbetjen shtatzënë dhe lindjen e një fëmije të shëndetshëm. Prandaj, nëse çiftet e reja dëshirojnë të lindin një fëmijë të shëndetshëm, duhet t'i kushtojnë vëmundje shëndetit të veshkave të tyre.
Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës:
1. Ulja e dëgjimit: Dëgjimi lidhet ngusht me energjinë e rezervuar në veshkë. Për shumicën e të moshuarve, dëgjimi i tyre bie për shkak të mungesës së energjisë në veshka. Por, nëse një i ri ka probleme me dëgjimin, atëherë duhet t'i kushtohet vëmendje shëndetit të veshkave të tij.
2. Thinjat dhe rënia e flokëve: Zbardhja dhe rënia e flokëve janë fenomene të zakonshme tek të moshuarit, meqenëse energjia e jetës në veshkat e tyre konsumohet me procesin e moshimit. Por, nëse i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të veshkës, të moshuarit mund t'i lehtësojnë këto fenomene.
3. Reagimet e ngadalëta dhe ulja e nivelit të inteligjencës: Ndodh që tek disa persona me kalimin e moshës për shkak të konsumimit të energjisë në veshkë, ka ngadalësim të reagimit dhe rënie të nivelit të inteligjencës. Po ashtu edhe tek nënat e reja. Sipas meje si MJEKE gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, lehona duhet të shmangë lodhjen e tepërt dhe të konsumojë ushqimet me vlera të larta për rinovimin e energjisë së jetës së tyre në veshkë.
Disa shkaqe për dobësinë e parakohshme të veshkave:
1. Puna e pandërprerë: jo vetëm puna fizike, por edhe ajo mendore e vazhdueshme dëmton shëndetin e veshkave. Prandaj, sugjerojmë që të gjeni kohën e pushimit gjatë punës. Megjithëse puna është shumë e rëndësishme, por shëndeti i veshkës është edhe më rëndësishëm. Në fakt, një pushim 1-5 minutësh në mes të orëve është shumë i nevojshëm dhe i mjaftueshëm.
2. Luhatja e tepërt emocionale: Ngacmimet e mëdha dëmtojnë patjetër shëndetin e veshkës. Duhet të theksojmë që gëzimi apo pikëllimi i tepërt ndikon edhe shëndetin e veshkave. Më parë kemi përmendur se ruajtja e një gjendjeje të qëndrueshme shpirtërore është një nga mënyrat më të mira për një shëndet të shkëlqyer.
3. Konsumi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe duhanit: Kafja është një pije shumë e preferuar sot në botë, nuk ju sugjerojmë që të hiqni plotësisht dorë nga ajo, por ju këshillojmë që të kontrolloni sasinë e konsumit të saj. Brenda një ditë, konsumi i një filxhani kafeje është i mjaftueshëm. Alkooli ka rolin e çlodhjes, duhani edhe mund të nxitë mendimet. Por konsumi i tepërt i këtyre mund të shkaktojë dëmtime për veshkat.
4. Gripi: ftohtësia është elementi më i keq i jashtëm që dëmton veshkat. Prandaj, ju sugjeroj që gjatë stinës së dimrit të visheni mirë.
Metodat e rëndësishme për shëndetin e veshkave:
1. Ushqimet me ngjyrë të errët: të gjitha ushqimet me ngjyrë të errët mund të favorizojnë shëndetin e veshkave. Fasulet e zeza, orizi i zi, algat e detit, kërpudhat e zeza, arrat, gështenjat etj, janë ushqimet më të mira për shëndetin e veshkave. Është më e përshtatshme që të konsumojmë këto ushqime në dimër dhe vjeshtë. Në këto stinë, ulen aktivitetet e përditshme dhe njerëzit nuk djersiten shpesh. dimri është stina e rezervës së energjisë. Veshka luan rolin e depozitimit të energjisë së jetës në këtë stinë.
2. Futja e këmbëve me ujë të ngrohtë para gjumit: këmbët janë pjesa më e dobët që mund të sulmohen nga ftohtësia. Gjatë natës, temperaturat janë më të ulëta. Prandaj, futja e këmbëve në ujë të ngrohtë për mbi 10 minuta para gjumit mund të bëjë që të keni këmbë të ngrohta. Kjo është një metodë shumë e efektshme për shëndetin e veshkave.
3. Meditimi: Frymëmarrja e thellë në fakt është një metodë e efekshme për të hequr lodhjen. Shumë njerëz me ngarkesa të mëdha marrin frymë shpejt, gjë që lodh mushkërinë dhe veshkat. Procesi i frymëmarrjes mundësohet jo vetëm nga mushkëria. Veshka gjithashtu luan rol të rëndësishëm për thithjen e ajrit. Nëse veshka është e dobët, do të keni vështirësi për thithjen e ajrit.
Prandaj, stërvitja e frymëmarrjes së thellë mund të nxitë qarkullimin e oksigjenit brenda trupit, duke siguruar aktivitete të shëndetshme të veshkave. Një stërvitje e vjetër mbi frymëmarrjen kërkon që gjatë frymëmarrjes të imagjinoni që të gjitha materialet e mira të botës po hyjnë tek ju; gjatë frymënxjerrjes imagjinoni që të gjitha të këqijat po dalin nga trupi juaj. Provojeni këtë metodë në natyrë dhe do të ndiheni shkëlqyeshëm

Pse çmenden njerëzit pas të pasmeve
Një fjalë e urtë afrikane thotë: “Vithet nuk janë fundi, por fillimi i gjërave”. E mbarë bota u çmend këtë javë, kur princesha e Anglisë, Kate, zbuloi të pasmet seksi gjatë një udhëtimi në Australi.
Por përse çmenden njerëzit nga kjo pjesë e trupit?
Gjithçka nisi në Greqinë e lashtë. Në vazot dhe afresket antike shfaqen të pasmet e para. Heronjtë, perënditë, atletët- të gjithë djem të rinj. Sporti, edhe Lojërat Olimpike, bëheshin lakuriq. Vetëm nga meshkujt, në gjimnaze (gymnos- i zveshur).
Por në Mesjetë të pasmet ishin pjesë e të keqes. Shtrigat puthnin të pasmet e djallit në piktura.
Të pasmet ishin të padëshiruara.
Më pas erdhi periudha e reformimit. Gratë mund të ishin joshëse me gjithë shkëlqimin e trupit të tyre.
Rafeli bëri në vitin 1509 afreskun “Rënia e mëkateve” në Vatikan, ku shiheshin të pasmet e Evës. Peter Paul Rubens dhe Rembrandt nizën që të pikturojnë të pasmet e zhveshura. Ato ishin ideali i bukurisë.
Në shekullin e 19-të, bordellot në Paris quheshin “Magasins des fesses” (fesses- të pasme).
Aq të rëndësishme ishin, sa nisën të shfaqen “faux cul” (të pasmet false), të forcuara me metale e qime.
Shkencëtari i kësaj fushe, Ebberfeld shkruante se vithet janë një stimul shumë i fuqishëm seksual, më i fuqishëm se këmbët apo gjoksi.
E sot?
Sot jemi të çmendur pas të pasmeve.
Profesor Jean- Luc Hennig, autor i librit “Të pasmet- historia e një pjesë të veçantë të trupit”, thotë: “Ne po jetojmë në periudhën ideale të të pasmeve. Në reklama mund të shohësh pafund një festival të pasmesh”.
Pavarësisht se jemi të përmbytur nga imazhet e të pasmeve, ne nuk lodhemi kurrë prej tyre.
Pse?
Hennig: “Vithet janë një burim i pashtershëm apeli seksual”.

Përse qajmë, shkenca e përlotjes nga emocionet
Në fillim nisi si efekt mbrojtës i syrit, por më pas evoluoi në shprehje të emocioneve. E ndryshme nga fëmijët te të rriturit, e qara është padyshim një sjellje që përpiqet të tërheqë vëmendjen
Përse është më e thjeshtë të parandalohet një e qarë sesa të ndalohet një që ka nisur.
Trupi i njeriut është një makineri e jashtëzakonshme dhe sjellja jonë një burim i vazhdueshëm magjepsjeje. Te libri “Sjellja Kureshtare: Hapja e Gojës, e Qeshura, Lemza dhe më Tej, psikologu dhe profesori i neuroshkencës Robert R. Provine ndërmerr një analizë të sjelljeve njerëzore që janë të nënvlerësuara dhe për të cilat ka pak informacion. Ai e quan studimin “Shkencë e Vogël”, sepse nuk kërkon pajisje të kushtueshme dhe as buxhet të madh.
Marrim, për shembull, shkencën që e quajmë “e qara”, një kapacitet unik njerëzor, që konsiston në të qarën me zë, dënesën apo përlotjen. Shpjegimi i dhënë. Të rriturit qajnë më pak se fëmijët dhe në rastin e parë ata qajnë më tepër të ndrydhur sesa në mënyrë demonstrative si fëmijët. Tronditja që i bën njerëzit të qajnë është më tepër emocionale sesa fizike. Megjithatë, e qëllimshme ose jo, e qara është një mënyrë për të kërkuar ndihmë, qoftë fizike apo emocionale. Paradoksalisht, e qara e të rriturve për ndihmë është më e ndrydhur sesa e zhurmshme, siç ndodh te fëmijët shpesh në shtëpi kur kërkojnë vëmendjen e një audience të veçantë.
Ndryshimi nga e qara vokale te përlotja e dukshme favorizon një takim ballë për ballë që ofron mundësinë e lidhjes së intimitetit mes të rriturve. Kjo gjë u jep atyre aftësinë për të përzgjedhur se ku dhe kur të qajnë, apo ta ndalojnë atë, gjë që nuk është shumë e mundshme te fëmijët.
Për ta ilustruar më mirë psikologjinë e të qarit, Provine e vë përballë të kundërtës, të qeshurës, duke e bërë të dukshme se janë dy sjellje plotësuese dhe se kuptimi i njërës ndihmon të kuptojmë edhe tjetrën. Specialistët mund të diskutojnë se çfarë është një e qeshur apo e qarë tipike, por ka mjaftueshëm të dhëna për t’i dalluar. E qara është një shprehje zanore e pandërprerë, zakonisht rreth një sekondë ose më shumë gjatë së cilës nxjerrim frymën. Mendoni për “uaaa”-në e një bebi. E qara përsëritet në intervale të një sekonde, sa është zakonisht cikli i frymëmarrjes.
E qeshura është një frymënxjerrje e ndërprerë dhe me zë, zakonisht “ha-ha-ha”, në të cilën çdo rrokje zgjat rreth 1/15 e sekondat dhe përsëritet çdo 1/5 sekondë.
Interesante është se edhe e qeshura edhe e qara tregojnë një tendencë të fortë për t’iu përmbajtur një sjelljeje që është nisur të bëhet. Këto veprime nuk kanë një çelës që i ndez apo fik, një tipar përgjegjës për disa sjellje te njeriu. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një fëmijë apo për një të rritur, është më e thjeshtë të parandalohet një e qarë sesa të ndalohet nëse ka nisur. E qara shkakton më shumë të qara. Ashtu sikurse e qeshura, shkakton më shumë të qeshur, një truk që përdoret edhe nga komedianët. Në fakt, kontrolli i vullnetit nuk ka të bëjë shumë me fillimin apo përfundimin e shumicës së të qeshurave dhe të qarave.
Pra, nëse e qara vokale evoluoi për të tërhequr ndihmë, cili është qëllimi i lotëve në heshtje? Së pari, lotët përmbajnë lisozimë, që ndihmon pastrimin dhe lubrifikimin e syrit. Por Provine argumenton se ka diçka më interesante në gjithë këtë.
Disa prova tregojnë se NGF (Faktori i zhvillimit të nervave) te lotët ka funksione mjekësore. Përqendrimi i NGF te lotët dhe gjëndrat e lotit pas dëmtimit të kornesë, tregon se NGF ka funksion shërues. Për të njëjtën arsye rritet prodhimi i lotëve te syri i tharë. NGF mund të ketë një efekt antidepresiv që mund të rregullojë dhe sinjalizojë gjendjen shpirtërore.
Mendohet se fillimisht lotët krijoheshin për të sinjalizuar traumë në sy prej agresorëve të jashtëm dhe më vonë është bërë edhe një sinjalizues i emocioneve dhe gjendjes fizike.
E qara emocionale është unike për njeriun dhe një inovacion modern që mund të ketë lënë gjurmë të freskëta biologjike në gjenezë. Kontrasti i sistemit të së qarës te njeriu me paraardhësit tanë që nuk qanin mund të zbulojë një rrugë të re te mungesa e lotëve tek emocionet që përfshin edhe NGF. Kjo e fundit mund të jetë edhe agjent shërimi i gjetur te lotët edhe një neurotrofinë që luan rol qendror në gdhendjen e thelbit neurologjik për qarjen emocionale gjatë zhvillimit dhe evolucionit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi