Asnjehere nuk do të ketë ndonjë fund të botës
Faqja 1 e 1
Asnjehere nuk do të ketë ndonjë fund të botës
Asnjehere nuk do të ketë ndonjë fund të botës
Agjencia amerikane NASA publikoi në Youtube një video-xhirim të titulluar “Pse nuk erdhi fundi i botës”, me qëllim sqarimin e thashethemeve rreth 21 dhjetorit.
Studiuesit thonë se thashethemet në rrjetet sociale dhe në internet se do të jetë fundi i botës kanë dalë nga interpretimi jo i drejtë i kalendarit të majave, i cili përfundon më datën 21 dhjetor 2012.
“Ky është vetëm fundi i një cikli dhe fillimi i një të riu. Është njëjtë si 31 dhjetori, kalendari nuk përfundon, por fillon viti i ri me kalendar të ri nga 1 janari”, – deklaroi Don Jomas, udhëheqësi i programit të NASA-s për hulumtimin e objekteve kozmike, të cilat janë afër Tokës, njofton MIA.
Sipas historisë, së publikuar në internet, planeti i madh Niburu po afrohet drejt Tokës dhe ai do të jetë shkaku për apokalipsin.
“Nëse kjo me të vërtetë do të ishte kështu, ne që para shumë kohësh do ta shihnim atë planet, nëse në njëfarë mënyre do të ishte i fshehur do ta ndjenim ndikimin e tij mbi planetët e tjera. Mijëra astronomë, të cilët vazhdimisht e vëzhgojnë qiellin asnjëherë nuk e kanë parë atë planet“, – theksoi Jomans.
Fundi i botës sipas “Miene Kampf ”
“Miene Kampf” dhe “Das Kapital” janë librat që kanë ndikuar botën në të cilën aktualisht jetojmë dhe mund të themi se në një mënyrë përmbanin potencialin për të shkaktuar një lloj të caktuar fundi bote. Si pasojë e ndikimit të këtyre dy librave, globi ka aktualisht këtë konfigurim territorialopolitik, këtë rend socioekonomik, madje edhe politikat që aktualisht zhvillojnë disa shtetet apo organizatat ndërkombëtare mund te themi se ndikohen sadopak nga këta libra.
Si rrjedhojë, pa dyshim që tek këto libra ekzistojnë edhe disa të vërteta. Gjithsesi, përfundimi është e qartë që të dy librat përfundojnë me dilemën e famshme që e ka shoqëruar historinë e njerëzimit që nga krijimi i tij, atë të vezës dhe të pulës. Vlen të theksohet këtu edhe ndikimi i Napoleon Bonapartit në zhvillimet dhe rendin e sotëm ekonomik, politik dhe shoqëror. Veç risive politike që Napoloni i solli shoqërisë moderne, përdorimi në realitet i tij politikisht i sjelljes njerëzore nëpërmjet dy elementëve: shkopit dhe karrotës, ka ndikuar konsiderueshëm në mendimin politik të kohëve moderne dhe sjelljen e njerëzve në përgjithësi dhe politikanëve në veçanti.
Gjatë gjithë historisë së njerëzimit shkaku kryesor që stimulonte shpikjen e vazhdueshme të teorive të ndryshme ishte dhe është rritja e popullsisë. Është e qartë që krizat ekonomike kanë prodhuar gjithnjë luftëra e teori të ndryshme politike dhe ekonomike, teori këto që për shkak të krizës globale ekonomike, sot na serviren në mënyrë të dendur nëpër media nga aktorë të ndryshëm.
Në shkrimin e “Meine Kampf”, Adolf Hitleri u ndikua nga teoria e Razellit se “shteti është një forcë e rrënjosur dhe e formësuar prej mjedisit natyror. Për të arritur prosperitet i vetëm në këto rrethana mbijetese, shtetet duhet të zaptojnë vazhdimisht territore dhe resurse”. Ky ishte thelbi i teorisë që Hitleri e përdorte si justifikim për të masakruar e për të shpikur lloj-lloj teorish që frymëzonin urrejtjen racore e propagandonin superioritetin e racës ariane.
Ndërsa “Miene Kampf” ishte një libër propagandistik në shërbim të këtij qëllimi. Në terma të thjeshtë,nëse supozojmë se Hitleri apo raca ariane do të sundonte botën duke masakruar e duke shfarosur çdo të ndryshëm nga ata. Globi do të popullohej në mënyrë uniforme në aspektin e popullsisë, dhe diversiteti kulturor apo i çdo lloji do të zhdukej. Është e qartë që zhvillimet kulturore apo teknologjike kanë ardhur si rezultat i diversitetit; madje satelitët, centralet bërthamore, pajisjet e ndryshme mekanike e teknologjike u zhvilluan si rezultat i Luftës së Dytë botërore, dhe më pas u përdorën në fushën e ekonomisë e të mirëqenies njerëzore.
Pra nëse supozojmë që pas disa shekujsh globi do të popullohej nga raca ariane, veçse do të lindnin probleme gjenetike si rezultat i kryqëzimit të individëve me gjene të përafërta, globi do të rezultonte i populluar si në rastin e majave dhe paparashikueshmëritë për shkaqe të ndryshme do të ishin shumë të mëdha, ku së paku mund të përmendim zhdukjen e tyre si në rastin e majave. Duke rezultuar kështu në një lloj fundi bote.
Fundi i botës sipas “Das Kapital ”
Tek “Das Kapital”, Marksi thekson: “Artikujt e ndryshëm të të mirave materiale janë objekte misterioze, tek të cilat në pamje të parë, karakteri social i punës së njeriut shfaqet si një tipar objektiv në punën e tyre”. Dhe ai e ilustron këtë me fenë: “Në fe, – thoshte Marksi, – në pamje të parë, prodhimi i trurit të njeriut shfaqet si qenie e pavarur. Pra, të mirat materiale dhe marrëdhëniet sociale midis qenieve njerëzore, në totalin e tyre shfaqen në formën e vlerës së një produkti, sikur kjo vlerë të ishte e pavarur prej marrëdhënieve sociale”. Dhe më tej Marksi i sugjeronte dishepujt e tij: “Ashtu si filozofia i gjen armët tek proletariati, edhe proletariat i gjen armët intelektuale tek filozofia (marksiste në këtë rast).
Me termin “proletariat” Marksi nënkupton klasën punëtore duke përfshirë ata që punonin në fabrikat e shumta në Evropën e sapoindustrializuar të atëhershme. Pra, Marksi u bën thirrje dishepujve të tij që të komandojnë sjelljen njerëzore përmes objekteve materiale (apo favoreve). Filozofia marksiste mbetet e freskët në kujtesën e një pjese të mirë të shoqërisë tonë, sigurisht që nuk mund të harrohen triskat e tollonët, e drejta e limituar për t’u shkolluar, varfëria e përgjithshme materiale, pushkatimet e persekutimet për ata që mendonin ndryshe etj.
Kjo filozofi e sheh një shoqëri, kulturë apo individ si një objekt apo produkt, dhe nuk merr në konsideratë asnjë dimension tjetër të aspekteve njerëzore. Në terma ekonomik, kjo filozofi mëtonte që pas disa gjeneratash, në mendjet e njerëzve të zhdukej koncepti i pronës – qoftë tokës apo objekteve me vlerë – dhe njerëzit të motivoheshin për të jetuar e punuar vetëm prej të mirave materiale që do t’u servireshin prej atyre që komandonin, duke mohuar kategorikisht besimin në Zot apo në çdolloj teorie apo filozofie tjetër.
Kjo teori që në gjenezë të saj nënkupton fundin e botës,pasi një shoqëri apo individ nuk mund të shihet si një objekt apo vlerë e caktuar. Nëse i gjithë globi do të mendonte kështu (siç pretendonte Marksi dhe dishepujt e tij), dallimi midis qenies humane dhe objekteve do të ishte inekzistent, në vend që të zhdukej koncepti i pronës do të zhdukej së pari koncepti i zhvillimit,pasi ëndrrat e njerëzve do të ishin të fokusuara vetëm në të mirat material apo të mjeteve të nevojshme për ekzistencë.
Nuk do të kishte risi, zhvillim ekonomik e begati. Si rezultat globi do të vazhdonte të popullohej dhe teknologjia do të mbetej e njëjtë. Do të kishim mjerim, luftëra klasash(siç ka ndodhur), injorancë të skajshme, shfarosje njerëzish në mënyra nga më të ndryshmet etj. Pra, jo më kot edhe partitë e majtat në përgjithësi apo e majta e sotme shqiptare mëton më shumë staniacionin se sa zhvillimin.
Për shembull, opozita nuk është në favor të ndërtimit të rrugëve( ose të paktën ashtu është shprehur),ajo prej kohësh nuk voton tri ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian, duke mos paraqitur arsye racionale. Mirëpo duke mos votuar tri ligjet, opozita pengon aksesin e qindra miliona eurove që Shqipëria dhe shqiptarët do të merrnin së bashku me statusin.
Me të cilat, sipas qeverisë, do të ndërtoheshin rrugë, shkolla, do të krijoheshin vende pune etj., pra që do të sillnin një zhvillim të caktuar. Sigurisht që dikush mund të thotë se në kohën e komunizmit kishte edhe gjëra të mira, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se edhe ato të mira që u përftuan, u përftuan duke pasur si referencë shtetet perëndimore. Pa mendoni po të mos ekzistonte një referencë e caktuar zhvillimore se ku do të përfundonte njerëzimi.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi