Kthimi i Herkulenjeve(Cameve) ne Tokat e tyre.
Faqja 1 e 1
Kthimi i Herkulenjeve(Cameve) ne Tokat e tyre.
Kthimi i Herkulenjeve(Cameve) ne Tokat e tyre.
"Ylli (ILLi), sipas mitologjise, shkon dhe konsulton Orakullin e Delfit duke e pyetur kur do behet e mundur kthimi i Herkulenjeve ne Atheun e tyre, pra ne Peleponez. Orakulli pergjigjet se kthimi i tyre do behet mbas "tre te korrurave". Atehere Ylli rikthehet ne Atike dhe pret tre vjet. Mbas te tretit vit, se bashku me popullin e tij merr rrugen e kthimit, por sulmohet prej djalit te Orestit, Tizameni..."
"Ceshtja çame" nje çeshtje e pazgjidhur, e lene ne harrese apo e anashkaluar ne regjimin komunist, sikurse e injoruar si jo-ekzistente prej qeverive si dhe politikes (pa dallim ngjyre) te Athines, ne vitet e para te demokracise shqiptare ishte ne hapat e saj te para qe te institucinalizohej apo te behej nje çeshtje qe sot ka permasa te tjera. Duke lene menjane ne kete shkrim, si u trajtua kjo çeshtje prej politikes shqiptare ne hapat e para te saj, do ndalemi me teper si po trajtohet ajo sot.
Para disa kohesh politikanet shqiptar, jo vetem te dy Partive kryesore (te medha), por edhe te forcave me te vogla, i premtuan jo vetem Komunitetit Cam, por edhe Partise e cila perfaqeson kete komunitet, se çeshtja Came do perkrahet prej tyre. Partia qe perfaqeson komunitetin çam, hartoi nje Rezolute ne kete drejtim dhe sot po kerkon ta paraqese ne Parlamentin Shqiptar qe te votohet. Mekanizmat qe nje Rezolute te hyje ne Parlament, siç shihet jane qe fillimisht duhen bere shqyrtime prej nje Komisioni te posaçem (Komisioni i Jashtem dhe Relatoret).
Duke anashkaluar çka ndodhi para disa ditesh ne kete Komision, duke lene menjane ndonje individ "me kombesi te dyshimte" si dhe performancat e tij, duke lene menjane qe ne takimet e fiksuara prej kreut te PDIU me Relatoret (ku te semuresh ne kete periudhe eshte me se legjitime dhe e justifikueshme mos paraqitja ne takim, pikerisht sepse koha qe jetojme eshte e paqendrueshme) nuk u arrit ne asnje pike, do lindte pyetja: A u intereson çeshtja Came dy Partive te medha? A kane interesa te brendshme si dhe te jashtme keto dy Parti per kete çeshtje? Pra, a kane interesa partiake qe te perkrahin kete çeshtje?
Dikush do thote: "Eshte kunder interesave kombetare", por pyetja ime eshte e qarte ne kete pike dhe ketu duhet te pergjigjen politikanet e dy partive kryesore dhe jo te fshihen mbas "interesave kombetare", pra te kerkojne ku eshte koka e strucit dhe ku rera!
Ceshtja Came ka te beje me interesat kombetare dhe çke me te, por me interesat e vertata kombetare, sigurisht ne se keto interesa jane ne axhendat e dy partive te medha!
Komunitetit Cam, miratimi i kesaj Rezolute, ia ka borxh jo vetem politika shqiptare, por gjithe Shqiperia, pra per kete eshte nje çeshtje Kombetare fillimisht e me mbas njerezore apo pronesie. Kjo çeshtje eshte nje çeshtje Shqiptare e cila kerkon nje zgjidhje.
Diku ne fillim te viteve '90 te shekullit te shkuar,nje politikan i rendesishem grek pohoi duke thene "Ceshtja çame sigurisht qe do marri nje zgjidhje, por duhet te prisni edhe njezet vjet te tjera". Pra duhet te prisni qe te lindi edhe nje gjenerate tjeter. Ne se nuk gabohem nje gjenerate, si njesi matje kohore eshte diku rreth 20-25 vjet . E pra ka ardhur koha e kesaj gjenerate dhe koha qe çeshtja Came te zgjidhet sipas te drejtave Kombetare dhe Nderkombetare.
---
"Mbasi Herkulejte dhe Ylli thyhen prej djalit te Orestit (Tizameni), Ylli shkon perseri te konsultoje Orakullin e Delfit dhe Orakulli i thote qe ata (Herkulejte) e kishin kuptuar gabim profecine, pasi nuk kishte te bente me "korrjen e trete te dritherave", por me gjeneraten e trete (lindja e trete) te tyre.
Une nuk di ne se politikani grek eshte nje prift i Orakullit Delfik, por di qe jemi ne "korrjen e trete" dhe Herkulejte duhet te kthehen ne Atdheun e tyre, ne Cameri.
Etnor Canaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi