Boset e rinj afrikane
Faqja 1 e 1
Boset e rinj afrikane
Boset e rinj afrikane
Në Afrikë po shfaqet një klub i ri: ai i bijve të udhëheqësve autokratë, të cilët zoterojnë pasuri të konsiderueshme, ndërsa banorët e vendeve të tyre zhyten në varfëri të thellë. Banka Botërore vlerëson se në Guinenë Ekuatoriale 12 në 100 fëmijë vdesin para se të mbushin pesë vjet. Por djali i drejtuesit i liderit të vjetër të këtij vendi ka blerë një aeroplan “Gulfstream”, një vilë në Malibu dhe një orë që kushton 3.7 milionë dollarë.
Nga ana tjetër rroga qeveritare që merr Teodoro Obiang Nguema Mangue është më e vogël se 100 000 dollarë. Në vitin 2007 SHBA-të shpenzuan afro 6.7 milionë dollarë në programet për ushqimin e fëmijëve të shkollave të varfra të Republikës së Kongos.
Në ndërkohë, po në vitin 2006, gjatë një vizite pesëditore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së presidenti i këtij vendi, Denis Sassou-Nguesso, dhe eskorta e tij, shpenzuan mbi 150 000 dollarë vetëm për dhoma dhe shërbime hoteli.
Në vitin 2007 organizata “Global Witness” dokumentoi se djali i presidentit Sassou-Nguesso shpenzoi qindra mijë dollarë për blerje në shtetet perëndimore. Kritikët pohojnë se një pjesë e madhe pasardhësve të pasur afrikanë kanë edhe një tjetër gjë të përbashkët: korrupsionin. Revista “Forbes” këtë vit njoftoi për debutimin e parë në listën e saj të një femre miliardere të Afrikës.
Isabel dos Santos pohon se pasurinë e saj e ka fituar nëpërmjet punës së vështirë dhe vendimeve inteligjente në biznes. Por ajo është edhe vajza e presidentit shumëvjeçar të Angolës, gjë që i nxitë shumë kritikë që të shtrojnë pyetjen se si i fitoi ajo kontratat e shumta dhe të majme qeveritare. Arvind Ganesan, nga organizata “Human Rights Watch”, ka kaluar vite të tëra duke studiuar korrupsionin, me fokus të veçantë në Guinenë Ekuatoriale dhe në Angolë.
“Ajo që të bën përshtypje në lidhje me të dyja këto dinasti është se, kur flitet për pasurinë, qoftë nëpërmjet procedurave ligjore, si në rastin e Obiangsave, apo për njoftimin se Isabel dos Santos tashmë është femra më e pasur në Afrikë, fillimisht duhet të shikohet historia. E historia e vërtetë tregon se me lidhjet e tyre me qeveri ata janë në gjendje të bëjnë investime fitimprurëse ose të kenë qasje në burime fitimprurëse të të ardhurave, të cilat u mundësojnë arritjen e kësaj pasurie.
Veç kësaj Ganesan thekson se duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë edhe asaj se ku i marrin paratë këto familje. “Përgjithësisht ajo që duket është se krijimi i dinastive ekonomike ka për bazë dinastitë ekzistuese politike. Kjo, sipas mendimit tim, dhe jo vetëm timin, është një arsye për të hetuar se si i shpenzon qeveria të ardhurat e veta”, – thotë ai. Nga ana tjetër, ka kohë që hetuesit francezë po e hetojnë mënyrën se si familja Sassou-Nguesso arriti të blejë aq shumë shtëpi luksoze në Francë.
Kohë më parë edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë u përpoq të konfiskojë aeroplanin e Obiang, duke pohuar se aeroplani ishte blerë me para të paligjshme. Por aksioni dështoi për shkak të mungesës së provave. Ndërkohë pritet që masa të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Analistët mendojnë se për zgjidhjen e abuzimeve të mundshme me pushtetin dhe për uljen e korrupsionit, në shumë vende afrikane nevojitet një presion i shtuar i brendshëm dhe i jashtëm. Corinna Gilfillan, nga organizata “Global Witness”, thotë se një prej mënyrave mënyrë është ndalimi i rrugëtimeve për zyrtarët e korruptuar.
“Ne dëshirojmë të shohim që SHBA-të të godasin mbi shumat e parave të korruptuara që po hyjnë në vend. Kjo gjë mund të bëhet në disa mënyra. Njëra prej tyre është koksifikimi i pasurive të zyrtarëve të korruptuar, gjë që keni rastin ta shihni në rastin e Guinesë Ekuatoriale. Gjëja tjetër që mund të bëhet është përpjekja e ndalimit të hyrjes së parave të pista në SHBA.
Kjo gjë mund t’ua vështirësojë shumë zyrtarëve të korruptuar futjen e parave të tyre në SHBA dhe shpenzimin e tyre në gjëra luksoze, në kohën kur popullata e tyre jeton në varfëri”, – thotë ajo. Sipas Gilfillan, grupi mbikëqyrës rekomandon që bankat të shqyrtojnë se nga vijnë paratë e investitorëve afrikanë, ndërsa nënvizon se trendi i pasurimit të udhëheqësve është në rritje, jo vetëm në Afrikë, por dhe në gjithë botën.
Humanistja nga Afrika e Jugut, Elizabeth Donaldson, ndërkohë pohon se herë apo vonë disa prej fëmijëve të pasur të politikanëve afrikanë do ta kuptojnë se pasuria nuk është gjithçka. “Unë jam rritur me disa nga fëmijët që patën fatin të rriteshin të pasur, por jam e sigurt se kjo gjë nuk i bëri ata të lumtur, e as që funksionojnë më mirë se të tjerët. Në fakt, mendoj se ndodh krejt e kundërta”, – përfundon ajo.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi