Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inteligjenca: Faktorë të çuditshëm që ndikojnë

Shko poshtë

Inteligjenca: Faktorë të çuditshëm që ndikojnë Empty Inteligjenca: Faktorë të çuditshëm që ndikojnë

Mesazh nga Nikolaos Sat Sep 21, 2013 10:43 am


Inteligjenca: Faktorë të çuditshëm që ndikojnë


Inteligjenca: Faktorë të çuditshëm që ndikojnë Inteligencia%2Bartificial2

Ato shtete që kanë shkallë më të lartë të ateizmit, është zbuluar se kanë gjithashtu edhe nivelin më të lartë të inteligjencës


Inteligjenca është përkufizuar në mënyra të ndryshme që përfshijnë termat: mendim abstrakt, të kuptuarit, komunikimi, arsyetimi, aftësia për të mësuar, mundësia për të pasur ndërgjegje emocionale dhe të planifikuarit apo të zgjidhurit e problemeve. Inteligjenca është tipar i kafshëve dhe bimëve gjithashtu. Për të zbuluar më shumë rreth inteligjencës, shkencëtarët janë munduar të zbulojnë lidhje mes zgjuarsisë dhe disa karakteristikave të veçanta. Përfundimet kanë rezultuar interesante. Ja disa veçori që gjenden tek secili prej nesh, të cilat ndikojnë në nivelin e inteligjencës.

Të jesh mëngjarash. Truri është i ndarë në dy hemisfera. Çdo njëra nga gjysmat e trurit bën të njëjtat veprime si pjesa tjetër, por ka disa ndryshime. Tek njerëzit, njëra pjesë e trurit është dukshëm mbizotëruese, kjo është arsyeja përse ne përdorim më shumë njërën dorë sesa tjetrën. Disa studime kanë treguar se personat mëngjarashë apo thënë ndryshe, ata që përdorin dorën e majtë, kanë shënuar rezultate më të larta në testin e inteligjencës dhe e kanë mbaruar atë shumë më shpejt sesa personat që përdorin dorën e djathtë.

Radha e lindjes. Shumë studime kanë arritur të bëjnë një lidhje mes inteligjencës dhe radhës sipas së cilës keni lindur, nëse jeni fëmija më i madh apo më i vogël. Fëmijët e parë u zbulua se kishin një nivel më të lartë inteligjence, ndërsa rezultatet për fëmijët më të vegjël vinin duke rënë. Studime të fundit kanë zbuluar se ajo që përcakton nivelin e inteligjencës është mënyra sesi fëmijët trajtohen në familje krahas rendit të lindjes. Në familjet ku fëmija i parë ka vdekur, fëmija i dytë përgjithësisht ka të njëjtin nivel inteligjence që është i zakonshëm për fëmijën e parë.

Ateizmi- Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar është studiuar shpesh si në raport me inteligjencën shoqërore, ashtu edhe në atë të individit. Mesatarja e rezultateve të testit të inteligjencës ndryshon nga shteti në shtet. Ato shtete që kanë shkallë më të lartë të ateizmit, është zbuluar se kanë gjithashtu edhe nivelin më të lartë të inteligjencës. Por ndodh që studime të përmasave të mëdha shoqërore mund të përmbajnë pasaktësi. Ndaj studiuesit kryen një studim individual në vitin 2008 për të zbuluar se çfarë lidhje ka midis besimit fetar dhe zgjuarsisë. Doli se ateistët ishin në majë të klasifikimit për nivelin më të lartë të zgjuarsisë, të ndjekur nga skeptikët, besimtarët liberalë dhe të fundit besimtarët fanatikë.

Qimet pubike. Studimet e kryera mbi meshkujt kanë gjetur një lidhje midis qimeve të trupit dhe inteligjencës. Më tepër sesa të shikonte testet e inteligjencës, një studiues, dr. Alias, hodhi një vështrim në lidhjen që ekzistonte midis personave me trup të pasur me qime dhe nivelit të edukimit. Ndoshta në kundërshtim me idenë e përgjithshme, ai zbuloi se burrat që kishin studiuar dhe ishin diplomuar, kishin më shumë qime trupore sesa ata që punonin si vartës. Shkencëtari zbuloi gjithashtu se studentët që kishin rezultate më të mira, ishin më leshatorë sesa ata që kishin rezultate më të dobëta. Puna e tij u përqendrua në qimet e gjoksit, por edhe në ato të kurrizit tek meshkujt.

Homoseksualizmi
Një studim nga psikologu Satoshi Kanazawa këtë vit ka zbuluar një lidhje të vogël, por shumë domethënëse midis homoseksualitetit dhe zgjuarsisë. Studimet e Kanazawa-s arrijnë në përfundimin se personat që kanë pasur partnerë të shumtë homoseksualë kishin më shumë mundësi për të qenë inteligjent. Ata që arritën nivelin më të lartë në testin e inteligjencës kishin pasur gjithashtu edhe numrin më të lartë të partnerëve homoseksualë. Psikologu hamendëson se homoseksualiteti mund të ketë ardhur te këta njerëz si pasojë e kureshtjes, një faktor ky vendimtar për zgjuarsinë. Mendohet gjithashtu se pasojat pozitive të homoseksualitetit si inteligjenca, mund të jenë shkaktuar prej sjelljes së shoqërisë ndaj personave gej. Fëmijët e keqtrajtuar për shkak të shenjave të homoseksualitetit që mbartin, mund ta shohim zgjuarsinë si mënyrën e vetme për të arritur sa më lart, në mënyrë që të pranohen nga shoqëria.

Lumturia 
Ernest Heminguej thoshte se “Lumturia e njerëzve inteligjentë është gjëja më e rrallë që njoh”. Më parë mendohej se niveli i inteligjencës ishte i lidhur me depresionin dhe ndryshimet e humorit. Këtë vit, një studim në Britaninë e Madhe tregoi se personat me inteligjencë më të ulët, kishin më shumë gjasa të ishin të palumtur sesa personat inteligjent. Mund të jenë karakteristika të veçanta të lidhura me inteligjencën, ato që çojnë drejt dëshpërimit, sesa inteligjenca vetë. 

Jashtëqendërsia 
Jashtëqendërsia është një term i vështirë për t’u përkufizuar dhe saktësuar. Zakonisht nënkupton një sjellje të çuditshme që lidhet me normat shoqërore, por e cila në të njëjtën kohë nuk është domosdoshmërisht e dëmshme për individin. Disa dëshmi jozyrtare shprehen se njerëzit krijues dhe të zgjuar anojnë për nga jashtëqëndërsia. Por kjo gjithashtu është e përhapur mes akademikëve. Shkrimtari më i njohur francez i shekullit të 16 shkruan “Mania është burim i gjeniut dhe marrëzisë”.

Pija
Disa studime ndoqën fëmijët britanikë teksa rriteshin dhe arritën të përcaktonin një numër të madh karakteristikash. Rrethanat e studimit nxorën një varg veçorish të lidheshin me inteligjencën. Një pjesë e studimit i kushtoi vëmendje lidhjes mes konsumimit të alkoolit dhe inteligjencës. U zbulua se mund të parashikohet niveli i marrjes së alkoolit nga një fëmijë, duke u bazuar në inteligjencën e tij. Çuditërisht, fëmijët e zgjuar kishin më shumë gjasa të bëheshin konsumues të mëdhenj të alkoolit teksa rriteshin. Rezultate të ngjashme ishin zbuluar edhe nga studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çrregullimet mendore
Çmenduria ka qenë e lidhur me inteligjencën që në kohët antike. Në ditët e sotme, termi çmenduri është i papranueshëm në studime, por sëmundjet mendore janë akoma fusha që kanë shumë për t’u treguar psikologëve dhe shkencëtarëve neurologë. Një studim suedez krahasoi rendimentin në shkollë të studentëve dhe shëndetin e tyre më vonë në jetë. U zbulua se studentët me rendiment më të lartë, kishin katër herë më shumë mundësi të prekeshin nga çrregullimet mendore në vitet e mëvonshme.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi