Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori

Shko poshtë

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Empty Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori

Mesazh nga SHKELBA Sat Dec 14, 2013 11:07 pm

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Obama-castro-handshake

Nuk kaloi pa u vënë re shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan Barack Obama dhe udhëheqësit kuban dhe vëllait të Fidel Kastros, Raul. Për më shumë se gjysëmshekulli, një akt i tillë as nuk mund të çohej nëpër mend. Një gjest i thjeshtë kortezie, gjatë ceremonisë zyrtare mortore të njërit prej paqedashësve më të mëdhenj të botës, Nelson Mandela-s, u interpretua nga shumë nga ata që e panë, si një moment historik pajtimi që ngjall shpresa mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Hera e fundit kur ndodhi një gjë e tillë ishte në vitin 1959, kur zv.presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Richard Nixon, përqafoi Fidel Castro-n, vëllain e Raulit.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori FidelNixon-464x472

Ja disa prej shtrëngimeve më të famshme të duarve disa prej të cilave ndryshuan historinë për mirë apo për keq.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Hitler-Chamberlain-464x282

Më 22 shtator, 1938, kryeministri britanik Neville Chamberlain i shtrëngoi dorën udhëheqësit nazist Adolf Hitler në Godesberg të Gjermanisë menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mynihut, ku Chamberlain me francezët i lejuan gjermanëve të aneksonin provincën çeke të Sudetenland-it. Kryeministri britanik kujtonte se Hitleri ishte njeri që e mbante fjalën dhe besoi se me këtë marrëveshje ishte shmangur lufta. Por siç e dimë, nuk ndodhi kështu. Hitleri pushtoi dhe pjesën tjetër të Çekosllovakisë dhe në vitin 1939, Britani au fut në luftë me Gjermaninë, kur kjo e fundit hyri në Poloni. Nisi kështu Lufta e Dytë Botërore.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Hitler-Stalin-Truman-464x579

Në vitin 1945, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Joseph Stalin, Kryeministri britanik Winston Churchill dhe presidenti amerikan Harry Truman (që mbahej si shumë më anti-komunist se parardhësi i tij, Roosvelt që kishte vdekur disa muaj më parë, në prill) u takuan në konferencën e Potsdam-it, Gjermani që u mbajt nga 16 korriku deri më 2 gusht, pas kapitullimit të Gjermanisë naziste (8 maj, 1945). Nëpërmjet shtrëngimit të duarve, tre udhëheqësit po i tregonin botës se për momentin, tre vendet e tyre ishin të bashkuara për të rindërtuar europën post-naziste

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Mao-Nixon
Në vitin 1972 një tjetër shtrëngim duarsh do të çudiste botën. Në shkurt Richard Nixon bashkë me të shoqen vizituan Republikën Popullore të Kinës. Ishte koha kur Kina kishte bërë të njohur botërisht ndarjen nga Bashkimi Sovjetik dhe vizita ishte konceptuar nga Nixon si një manovër strategjike që do të çelte një erë të re në marrëdhëniet amerikano-kineze. Nixon-i njihej si anti-komunist i çmendur, ndaj dhe shtrëngimi i duarve mes tij dhe kryetarit Mao Zedong, ishte diçka krejt e paimagjinueshme.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Hrushovi-dhe-Kenedi-464x305

Në vitin 1961 Presidenti Kennedy dhe sekretari i parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovit i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në samitin e Vjenës. Tensionet në rritje, që i paraprinë takimit, lidhur me ndarjen në Berlin të Gjermanisë Lindore komuniste dhe asaj Perëndimore demokratike dhe kapitaliste, do të vazhdonin dhe pas këtij shtrëngimi duarsh në dukje miqësor. Në fund të verës së atij viti Kennedy deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiteshin për të mbrojtur të drejtat e tyre në Berlinin Perëndimor dhe vetëm disa javë më vonë me urdhër të Hrushovit nis ndërtimi i murit të Berlinit.
Në vitin në vijim, marrëdhëniet ruso-amerikane do të acaroheshin edhe më shumë ndërsa të dy palët kishin nisur garën për testimin e armëve bërthamore, që do të arrinte kulmin me krizën e raketave bërthamore në Kubë, në tetor të vitit 1962.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Apollo-soyuz-1975-handshake-464x344

Në korrik të vitit 1975 një tjetër shtrëngim duarsh do të trondiste botën. Ishte kulmi i Luftës së Ftohtë dhe diku mbi Gjermaninë Perëndimore, dy superfuqitë u takuan në një takim që zgjati pak. Mbas përfundimit të disa manovrave, anija kozmike ruse Soyuz dhe ajo amerikane Apollo u bashkuan në një të vetme. Komandanti i ekuipazhit sovjetik, Aleksei Leonov dhe ai i ekuipazhit amerikan Thomas Stafford, i shtrënguan dorën njëri tjetrit.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Reagan-gorbachev-iceland-ap_606-464x309

Në vitin 1988, Presidenti amerikan Ronald Reagan do të shtrëngonte duart me udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbachev në sallën e Shën Katerinës në Pallatin e Kremlinit. Takimi mes tyre që duhet të zgjaste vetëm 15 minuti, vazhdoi shumë më gjatë e më vonë u pasua nga një takim vërtet privat pa përkthyes mes të dyve.
Ndonëse samiti u mbyll me nënshkrimin e një marrëveshjeje për përgjysmimin e numrit të armëve bërthamore nga të dyja palët, mosmarrëveshjet mes tyre vazhduan mbi programin amerikan të “Luftës së Yjeve”.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Yitzhak-rabin-bill-clinton-yasser-arafat-white-housejpg-59bef6013bd367bd-464x342

Pas vitesh dhune të pandalshme, Udhëheqësi i OÇP-së, Yasser Arafat kryeministri i atëhershëm izraelit, Yitzahk Rabin më në fund i dhanë dorën njëri tjetrit. OCP-ja kishte nënshkruar një marrëveshje historike mbi autonominë e Palestinës në territoret e pushtuara arabe në shtator të vitit 1993. Dy vite më vonë, Rabin-i u vra siç thuhet, nga një ekstremist hebre gjatë një takimi për paqen në Tel-Aviv.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Blair-gaddafi-464x299

Shtrëngime të tjera duarsh kanë qenë ato mes kryeministrit Tony Blair dhe Kolonel Muammar Gaddafi-t më 29 maj, 2007, në Sirte, Libi, në një takim të cilin për vite me radhë do t’ia përmendnin kryeministrit britanik.

Pas episodit Obama-Kastro, ja disa shtrëngime duarsh që kanë bërë histori Mcguinness28n-1-web1-464x350
Apo ai i vitit të kaluar në Belfast mes mbretëreshës Elizabeth II e Britanisë dhe zv. kryeministrit të Irlandës së Veriut. Ky i fundit e ka pranuar se ka qenë ish- anëtar i IRA-s, por e përshëndeti xhestin në fjalë si një akt pajtimi mes Britanisë dhe Lëvizjes republikane në Veri të Irlandës.
(Përgatiti: Viktoria Paloka)
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi