Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimi i fatit tuaj

+9
juliart
Sadete Gashi
fatjona P
Radish
skoku78
A.Ida
agon-a
Adelajda adel
Nikolaos
13 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Sun Jan 01, 2012 10:07 pm


Zbuloni çfarë është shkruar në qiell për ju


Astrologjia në jetën e përditshme
Parashikimi i fatit tuaj Zod11

Jepni datën e saktë të lindjes, nëse keni edhe orën aq më mirë, tregoni gjininë gjithashtu. Nuk lejohen dy pyetje brenda ditës. Përgjigjia nuk do të qëndrojë më shumë se një javë e publikuar.
Astrologjia është çelësi i suksesit po ta përdorim atë në mënyrën e duhur dhe të ndjekim këshillat e saj. Një gjë mbajeni mend: energjitë planetare janë mundësitë që ju jep momenti i  lindjes. Megjithatë, jeni ju që vendosni nëse doni apo nuk doni t’i  përdorni këto energji në mënyrën e duhur. Mosha juaj, gjinia, situata shoqërore dhe ekonomike, edukimi, ambienti, niveli i zhvillimit si dhe faktorë të tjerë ndikojnë në mënyrën se si i shprehni ju këto energji. Mos harroni se, planetët nuk ju detyrojnë të bëni diçka. Ata ndikojnë dhe ju japin disa mundësi, por ju e keni rrugën e  lirë të vendosni se cilën mundësi të zgjedhni
.



SHERBIMET ASTROLOGJIKE I KEMI KALUAR NE FAQEN E WEBIT:    https://astro-al.page.tl
Ju faleminderit! Nikolaos.



Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në Fri Aug 17, 2018 4:04 pm, edituar 21 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Adelajda adel Fri Aug 30, 2013 12:36 pm

pershendetje.doja te dija per piken 10,emri adelina.faleminderit

Adelajda adel

Numri i postimeve : 2
Points : 3
Reputation : 1
Join date : 11/09/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Fri Aug 30, 2013 3:42 pm

Adelajda adel shkruajti:pershendetje.doja te dija per piken 10,emri adelina.faleminderit
Emri Adelina vjen nga emri "Adela" me prejardhje gjermane dhe ka kuptimin "fisnike".
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Fri Dec 13, 2013 4:24 pm

Pershendetje une quhem ledjona
isha e interesuar per pikat 8 dhe 10
datelindja ime 09 shkurt 1994 dhe ditelindje tij 24 maj 1991
shume faleminderit!

Pergjigje: Emri 'Ledjona" vjen nga emri "Leda" i cili perdorej ne Ilirine dhe Greqine e lashte. Mendohet te kete kuptimin "leviz" ose 'e levizshme'. Kete emer mbante edhe gruaja e mbretit te Spartes, Tindarit, e cila permendet shpesh si e dashura e Zeusit ne mitologji.

Kombinimi midis jush dhe partnerit paraqitet te jete si vijon:

Dielli yt në harmoni me Hënën e partnerit: Ky është një kombinim harmonik. Të dy keni shumë gjëra të përbashkëta dhe plotësoni forcat tuaja reciprokisht dhe kompensoni dobësitë e njëri- tjetrit. Ky kombinim mund t’u rezistojë shumë vështirësive dhe lodhjeve në një marrëdhënie përpara se ta quajmë shpërblyese, prandaj është një nga faktorët që tregon një lidhje jetëgjatë. Sidoqoftë, nëse lidhja një ditë merr fund, nuk mund të quhet edhe aq tragjike. Në qoftëse ndarja ndodh, ajo mund të jetë paqësore dhe miqësore.  

Hëna jote në konflikt me Merkurin e atij: Ky aspekt mund të tregojë keqkuptime dhe konfuzion ndërmjet dy personave të përfshirë. Hëna mund t’i duket Merkurit tepër e ndjeshme. Merkuri duhet të ruhet nga prirja për ta ofenduar Hënën me deklarata të pakujdesshme apo me kritika të tepërta. Zakonisht midis partnerëve ka debate dhe grindje. Ky aspekt nganjëherë tregon dallim ndërmjet emocionit dhe llogjikës

Hëna jote në konflikt me Jupiterin e atij:  Ky aspekt është parë shpesh te personat që nuk janë të lumtur të pranojnë partnerin ashtu siç ai/ajo është. Zakonisht është Jupiteri ai që përpiqet të nxisë Hënën të zhvillohet më shpejt sesa ajo është gati. Hëna ndihet e nxitur dhe mendon që Jupiteri duhet të jetë më i përmbajtur dhe i matur. Personi Jupiter ndjen shpesh që Hëna është tepër e kujdesshme, konservatore dhe e ndjeshme dhe duhet të mësojë të jetë më aktive në veprimtari të guximshme.

Hëna jote përkrah Saturnit te atij: Kompromisi është shpesh faktori kryesor në këtë marrëdhënie. Personi i përfaqësuar nga Saturni mund të përpiqet të frenojë Hënën për të shprehur ndjenjat. Saturni nuk do t’ia dijë shumë dhe është i pandjeshëm ndaj nevojave dhe ndjenjave të Hënës. Kjo e fundit mund të ndihet e privuar dhe e padashur (e lënë pasdore). Saturni është i aftë t’i mësojë Hënës të jetë e përgjegjshme dhe e llogjikshme, por këtu jemi në dilemë nëse Saturni do të jetë një disiplinues i rreptë apo do të bëhet një forcë stabilizuese për personin e Hënës. Sidoqoftë, kjo varet nëse aspektet e tjera janë pozitive apo negative. 

Merkuri yt ne harmoni me Merkurin e partnerit: Ky aspekt tregon që të dy ju keni ide, opinione dhe metoda të ngjashme mendimi në lidhje me botën. Ky bashkim ndihmon në komunikim dhe pakëson keqkuptimet. 

Dielli i partnerit në konflikt me Venusin tend: Ky kombinim mund të sjellë tërheqje fizike të forta, skandaloze dhe të ndaluara. Në këtë marrëdhënie mund të ketë mungesë bashkëpunimi, grindje dhe vështirësi për të rënë në kompromis. Personi Venus ankohet që Dielli është tepër i panënshtruar (i palëkundur) dhe ky i fundit e ka të vështirë të vlerësojë shijet dhe vlerat e Venusit. Zakonisht paraja është shkak i mosmarrëveshjeve në këtë çift.

Venusi i partnerit përkrah Jupiterit tend:  Këta të dy shpesh bien dakort në çështjet politike dhe fetare dhe zakonisht ndajnë të njëjtin tip programesh politike dhe sociale. Ky bashkim është i gjithashtu i mirë për romancë dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere festive. Partnerët kanë gjithashtu simpati dhe dhembshuri për njërit-tjetrin.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga agon-a Sun Jan 26, 2014 11:33 pm

pershendetje, jam Jetmira e lindur me 09/02/1987 dite e hene ne oren 9 te mengjesit desha te di per pyetjen 11 dhe x planeti hena. ju faleminderit.

agon-a

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 19/05/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Mon Jan 27, 2014 11:24 am

agon-a shkruajti:pershendetje, jam Jetmira e lindur me 09/02/1987 dite e hene ne oren 9 te mengjesit desha te di per pyetjen 11 dhe x planeti hena. ju faleminderit.
Ne momentin e lindjes suaj Hena ndodhej 0 grade ne Gaforre dhe ne shtepine tuaj te trete. Dhe ka keto domethenie:

HËNA NË GAFORRE 
Për vete faktin se Hëna sundon Gaforren, ndikimet e saj në këtë shenjë janë të forta. Nga njëra anë forcon prirjen tuaj për vetë mbrojtje në çdo situatë, por nën koracën tuaj mbrojtëse ju fshihni një personalitet të butë dhe të ëmbël. Jeni veçanërisht emocionalë dhe intuitivë. Imagjinata juaj tepër e lartë ju çon shpesh në tërbim, shqetësim apo depresion. Jeni tepër të ndjeshëm dhe emotivë, prandaj mund të keni shpesh ndryshime humori. Keni kujtesë të fortë dhe jeni të lidhur shumë me familjen dhe atdheun. Jeni simpatikë, të dashur, të shoqërueshëm dhe patriotë. E ndjeni shumë ambientin dhe njerëzit që ju rrethojnë. Pëlqeni shtëpinë tuaj, vendlindjen, rehatinë, zakonet tuaja dhe botën tuaj të vogël, familjen e madhe. Duroni çdo gjë që ju rrethon, papunësinë, inercinë (apatinë). Jeni tepër të prekshëm dhe mund të keni probleme familjare. Është e rëndësishme që t’i qëndroni pranë nënës tuaj dhe ju keni nevojë jo vetëm për dashurinë e saj, por edhe për dashurinë e pjesëtarëve të tjerë të familjes. Edhe në moshë më madhore do të përkrahni dhe ndihmoni ata që kanë nevojë. Ju plagoseni lehtë nga kritikat sepse jeni të ndjeshëm ndaj opinioneve të njerëzve. Ndjenjat janë shumë të rëndësishme për ju.

HËNA NË SHTËPINË E TRETË 
Ju shpenzoni shumë orë në telefon apo Internet. Jo vetëm që doni dhe keni nevojë të mbani kontakte me miqtë, por edhe jeni të detyruar të përhapni mendimet tuaja në audiencën më të gjerë të mundshme. Të zgjuar dhe të gjallë në argumenta, ju duket e lehtë të përshtasni ndjenjat tuaja me çdo situatë. Keni prirje për ndryshime dhe ju shkojnë shumë studimet e mëdha intelektuale ose krijuese. Keni imagjinatë të lartë, por e keni të vështirë të përqendroheni. Ju lëvizni dhe udhëtoni shpesh. Ndjeni kënaqësi të veçantë kur kontaktoni me të tjerët. Mos u besoni paragjykimeve dhe besimeve të njerëzve. Ndjenjat tuaja ndikojnë në vendimet tuaja dhe e keni të vështirë për të qënë objektivë. Ju i shprehni fare lehtë ndjenjat tuaja. E kuptoni mirë atë që është e mirë për ju dhe atë që nuk është. Keni intuitë të mprehtë dhe dini të përshtateni kudo.

Hëna opozitë me Venusin
Keni një aftësi të fortë për të dashuruar dhe një dëshirë të madhe për t’u dashuruar. Si rezultat ju prireni për t’u nxituar në një lidhje, duke mos dashur t’ia dini për mospërputhjen tuaj derisa të jetë bërë tepër vonë. Mund të jeni i hijshëm dhe gazmor, por jeni gjithashtu i paqëndrueshëm dhe kapriçioz. Me ndryshime të shpeshta humori. Keni një jetë sentimentale plot gjallëri, por lidhjet tuaja të moralit janë pak të dyshimta. Ndjenjat tuaja dhe kërkesat emotive janë shpesh të ngatërruara; duhet të bëni zgjedhje të vështira në familje ose mund të hasni pengesa të jashtme, si për shembull rivalë në dashuri. Jeni i dobët dhe i ndikueshëm dhe mund t’u hyni aventurave që janë për të ardhur keq. Nganjëherë keni një sjellje që të ngre nervat. Mund të mbeteni të zhgënjyer në fushën e dashurisë dhe të ndjenjave.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga A.Ida Wed Jan 29, 2014 12:53 pm

Pershendetje jam A.Ida e lindir me 30/05/1988 ne oren 02.00. Doja te dija pyetjen 2 Parashikimi i pergjithshem i vitit. Faleminderit

A.Ida

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 29/01/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga skoku78 Sat Feb 01, 2014 11:42 pm

ndonje pergjigje per piken 2 ? 05 / 06 /1978    faleminderit...

skoku78

Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Join date : 01/02/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Mon Feb 03, 2014 11:46 am

A.Ida shkruajti:Pershendetje jam A.Ida e lindir me 30/05/1988 ne oren 02.00. Doja te dija pyetjen 2 Parashikimi i pergjithshem i vitit. Faleminderit
Keto do te jene tranzitet kryesore per vitin 2014: Duhet te keni parasysh se keto jane tendenca dhe jo gjera absolute:
 
Marsi tranzit në shtëpinë e shtatë  (nga nentori i kaluar deri ne gusht 2014)
Kur planeti i zjarrtë hyn në shtëpinë tuaj të shtatë të lindjes, ka shumë mundësi që fytyra juaj të mbushet me zemërim. Partneritetet mund të vuajnë nga konfliktet egoiste, ose kundërshtarët mund të bëhen të vështirë: Grindje të mundshme me partnerin, me ndonjë ortak pune apo me ndonjë armik të hapur. Nga ana tjetër, Partneri juaj mund të ndihet keq apo të pësojë ndonjë aksident. Mund të shpenzoni shumë energji për të përgatitur ndonjë martesë apo fejesë. Mund të merrni vendime të rëndësishme në dashuri. Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt për të bërë atë që doni gjatë këtij tranziti. Marrëdhëniet janë të gjalla dhe dinamike gjatë kësaj periudhe - plot me konflike apo pajtime. Ardhje e mundshme e ndonjë dokumenti të vulosur: çështje ligjore që do të përjetoni apo i nisni me vullnetin tuaj. Kujdes nga përplasje të mundshme me policinë.
 
Jupiteri tranzit në shtepinë e pestë (nga maji deri ne shtator 2014)
Në këtë tranzit të Jupiterit favorizohen jashtëzakonisht të gjitha përpjekjet krijuese dhe artistike. Vit i shkëlqyer në fushën e artit. Nëse nuk jeni artistë mund të zbuloni talente të reja tek vetja që kurrë nuk e keni ditur se i kishit. Edhe veprimtaritë që kanë të bëjnë me fëmijët do të favorizohen gjithashtu në këtë tranzit. Prandaj është një kohë e shkëlqyer për të nisur një familje apo fëmijë. Mësuesit dhe të tjerë që merren me fëmijët do të presin një periudhë frytdhënëse. Në jetën shoqërore do të ndiheni tërë humor dhe plot gëzim. Do t’i shijoni jashtëzakonisht festat, mbrëmjet dhe takimet e tjera shoqërore. Duke rritur besimin tek vetja, jeni gati të merrni iniciativa dhe të drejtoni vetë. Kujdes mos u bëni shumë tolerantë. Keni kurajo të jeni vetvetja dhe të shpreheni pa frikë. Ky tranzit përmirëson lidhjet miqësore dhe favorizon të gjitha dashuritë që lindin tani. Ka mundësi të njiheni me njerëz që kanë kulturë të ndryshme nga ju ose që janë të huaj. Por gjëja më e rëndësishme janë rastet që paraqiten për t’ju ndihmuar të zgjeroni horizontin tuaj dhe të shtoni diturinë. Gjendja fizike do të jetë e mirë dhe do t’i kushtoni më shumë kohë zbavitjeve dhe kënaqësive të jetës.

Neptuni në tranzit përkrah Marsit (ne shkurt, mars, tetor, nentor, dhjetor)
Kur Neptuni është në tranzit përkrah me Marsin tuaj të lindjes: Mund të vini re që energjia juaj është më e ulët se zakonisht tani. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ju të çoni përpara objektivat tuaja gjatë këtij tranziti. Çdo gjë që do të bëni tani ka mundësi të ketë pak dobi. Aftësia për t’u treguar të tjerëve se çfarë dini të bëni është e dobët. Po ashtu, edhe energjia juaj seksuale do të jetë e ulët. Mund t’ju duhet të shkurtoni numrin e aktivitete tuaja gjatë këtij tranziti. Më mirë, përqëndroni energjinë tuaj të kufizuar në gjëra që vërtetë ia vlen. Do të ishtë më mirë të mos nisni gjëra të reja tani sepse ka mundësi të mos shkojnë mirë. Ky ndikim zbut agresivitetin tuaj.
 
Saturni në tranzit përkrah Hënës (ne prill dhe maj, sidomos rreth dates 2 maj si dhe nga 20 shtatori deri me 10 tetor, sidomos rreth dates 1 tetor)
Kur Saturni ndodhet në tranzit përkrah Hënës suaj të lindjes: Emocionet tuaja ftohen gjatë këtij tranziti deri në pikën sa të mos ndjeni më asgjë. Mund të fillojë t’ju mungojë mbështetja emocionale në lidhjet tuaja më të ngushta. Marrëdhëniet bëhen më të ftohta, sidomos me femrat pavarësisht se cilës gjinie i përkisni. Shpesh ky tranzit ju bën të ndiheni të vetmuar dhe të dëshpëruar. Mund të ndodhin disa ngjarje që ju ndajnë nga ambienti juaj familjar. Duke kuptuar se ky tranzit do të kalojë së shpejti do të tregoheni më të durueshëm.
Ky tranzit zakonisht tregon një periudhë trishtimi, melankolie dhe vështirësie. Shpesh shkakton humbjen e personit të dashur. Mund të jetë negativ për shëndetin e një femre. Do të ndiheni të shqetësuar dhe do të mendoni se të tjerët nuk ju duan, ka rrezik të bini në depresion. Mos u trembni nga e panjohura, por bëhuni më të guximshëm.

Jupiteri në tranzit trekëndësh me Hënën (nga 20 maj deri me 10 qershor, sidomos me 2 qershor)
Kur Jupiteri është në tranzit trekëndësh me Hënën tuaj të lindjes: Ky është shpesh një tranzit i këndshëm. Ju kënaqeni duke ndenjur në shtëpi, të rrethuar nga gjëra familjare dhe njerëz të dashur. Do të jeni bujarë më ta dhe ata me ju. Marrëdhëniet tuaja janë shumë të përmirësuara, sidomos me femrat, pavarësisht së cilës gjinie i përkisni. Ekziston një element i caktuar “fati” që vepron në jetën tuaj tani. Prireni ta gjeni veten në rrethana të favorshme pa bërë shumë përpjekje. Çështjet që lidhen me etikën dhe moralin janë shumë të rëndësishme gjatë kësaj kohe.
Jeta familjare dhe profesionale do të jetë e lumtur. Mund të bleni gjëra të reja për shtepinë apo fëmijët tuaj. Mundësi për njohje të reja, sidomos në fushën e dashurisë. Ky tranzit ju bën aktivë dhe optimistë dhe ju bën që ta shikoni jetën nën një aspekt pozitiv. Keni impulse zemërgjerësie dhe ngrohtësi njerëzore ndaj të tjerëve: ndaj miqve dhe të njohurve dhe ndjeni dëshirën për t’i mbrojtur ata. Mundësi dhe raste të reja. Ky tranzit sjell vëmendjen e publikut ose të një grupi personash mbi ju. Në çdo rast, suksesi tashmë ju buzëqesh!

Jupiteri në tranzit trekëndësh me Ashendentin (ne fund te qershorit deri ne fillim te korrikut)
Kur Jupiteri është në tranzit trekëndësh me Ashendentin tuaj të lindjes: Ky tranzit sjell efekte pozitive mbi mirëqënien fizike. Kësaj i shtohet optimizmi, entuziazmi dhe gëzimi për të jetuar. Periudhë shansi, afirmimi, arritje, suksesi, besim në vetvete. Shëndeti do të jetë i shkëlqyer, do të keni plot energji të cilën do të dini si ta përdorni. Do të jeni i ngazëllyer dhe nga gëzimi do të flisni shumë. Do të keni shumë fat, do të arrini qëllimet të cilat i kishit vënë vetes.

Jupiteri në tranzit gjashtëkëndësh me Diellin (ne fund te gushtit dhe ne fillim te shtatorit, sidomos me 25, 26 dhe 27  gusht)
Kur Jupiteri ndodhet në tranzit gjashtëkëndësh me Diellin tuaj të lindjes: Kjo është një mundësi për të bërë diçka që ju zhvillon dhe zgjeron përspektivat tuaja. Jeni më optimist se zakonisht. Mund të bëni plane për të ardhmen sepse jeni të favorizuar nga fati. Do të zbuloni se të tjerët mund t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht shumë gjatë këtij tranziti. Gjithashtu, ju do të tregoheni më bujar tani. Çdo marrëveshje financiare është e favorizuar. Mund të keni  një mundësi për fitime financiare. Nëse keni ndonjë mendim se si të ndihmoni veten për të fituar më shumë para, tani është koha e duhur për ta bërë këtë.

Jupiteri në tranzit katërkëndësh me Hënën (rreth dates 2 nentor)
Kujdes nga hovet emocionale dhe ndjeshmëria e tepërt sepse mund t’u jepni më tepër rëndësi seç duhet nevojave tuaja emotive. Kjo ju bën melodramatik dhe të nxituar në veprime për pak gjë. Mund të abuzoni me çdo gjë, me pije, me ngrënie, mund t’ju pëlqejë të dilni natën në vende jo të rekomandueshme. Do të keni deshirë të bini në sy, të jeni tepër bujarë e të tjerët të abuzojnë me ju. Tranziti ju bën sentimentalë, të lidhur me objekte familjare, me botën tuaj të brendshme, me të kaluarën dhe nëse diçka ju shqetëson në mënyrë të pavetëdijshme, tashmë del në dritë. Ky është një rast i shkëlqyer për t’u çliruar nga plagët që energjitë e së kaluarës ju kishin shkaktuar. Në raportet emocionale, krijohet një gjëndje tensioni ndërmjet dëshirës për të pasur dikë pranë jush dhe nevojës për t’u çliruar nga detyrimet. Konflikte me persona të familjes, shpenzime të mëdha, sjellje e tepruar, thashëtheme, krenari, tallje. Prirje për obezitet, shqetësime hepatike (me mëlçinë).
 
Saturni në tranzit trekëndësh me Ashendentin (ne nentor, sidomos rreth dates 17)
Kur Saturni është në tranzit trekëndësh me Ashendentin tuaj të lindjes: Ky tranzit përforcon rezistencën e të lindurit, maturon karakterin dhe jep kontroll në vetvete. Do të jeni i kthjellët, i qetë e do t’i kapni mundësitë. Do ta kontrolloni dhe ta përmbani veten: fjalët tuaja do të jenë të menduara e të matura mirë. Do të jeni serioz dhe njerëzit do t’ju besojnë. Çdo projekt i juaji do të shqyrtohet me kujdes përpara se të nisë dhe gjithçka do të zhvillohet siç e kishit parashikuar. Tranziti lehtëson realizimet në kohë dhe mbart me vete kohëzgjatjen.     
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Mon Feb 03, 2014 12:13 pm

skoku78 shkruajti:ndonje pergjigje per piken 2 ? 05 / 06 /1978    faleminderit...


Keto do te jene tendencat per vitin 2014:


Urani në tranzit gjashtëkëndësh me Hënën (ne shkurt 2014, sidomos rreth dates 18)
Kur Urani është në tranzit gjashtëkëndësh me Hënën tuaj të lindjes: Kjo është një mundësi për të përmirësuar jetën tuaj shtëpiake dhe personale. Emocionet tuaja mund të ngacmohen nga mënyra të ndryshme tani. Është më e lehtë se zakonisht për të eleminuar stilet e vjetra emocionale që ju kanë shkaktuar shqetësime. Është një kohë veçanërisht e favorshme për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja më të ngushta duke qënë më të hapur ndaj asaj që ndjeni. Nëse jeta juaj personale ka qënë disi e zbehtë (e mërzitshme), tani është koha të bëhet më e gjallë!



Urani në tranzit gjashtëkëndësh me Diellin (ne prill, maj dhe tetor)Kur Urani ndodhet në tranzit gjashtëkëndësh me Diellin tuaj të lindjes: Kjo është një mundësi për të shprehur më shumë vetveten. Kufizimet që ju kanë penguar ta bëni këtë më përpara do të zhduken gjatë këtij tranziti.  Mund të zbuloni diçka të re për veten që do të ndryshojë jetën tuaj për mirë. Një lidhjë e re, e rëndësishme mund të fillojë tani. Mund të gjeni liri më të madhe të vetëshprehjes  në marrëdhëniet tuaja ekzistuese, pa i shqetësuar të tjerët. Do të gjeni mënyra të reja për të jetuar jetën gjatë kësaj kohe.

Përgadituni të përjetoni gjëra të pazakonshme. Vazhdoni të ecni me kohën duke provuar çdo gjë të re. Gjërat nuk shkojnë si zakonisht, por ndryshimet e papritura dhe faktet e reja nuk ju shqetësojnë aspak: madje, ju ofrojnë mundësi të reja. Do të keni më shumë deshirë të bashkëpunoni me të tjerët. Ndiheni më solidalizuar, të shoqërueshëm, mirëkuptues. Eprorët do të tregohen më dashamirës me ju. Realizim (zhvillim) individual, origjinalitet, surpriza të këndshme, plane të reja. Mund të tregojë një takim të ri.  Prishje të situatave të bllokuara, magentizëm personal dhe cilësi autoriteti.


Jupiteri në tranzit përkrah Venusit (ne muajin maj, sidomos rreth dates 15 maj)
Kur Jupiteri është në tranzit përkrah me Venusin tuaj të lindjes: Jeni më miqësor se zakonisht. Kjo është një kohë e favorshme për ngjarje të mëdha sociale. Mund të takoni njerëz të rinj të cilët zgjerojnë horizontin tuaj kulturor. Nëse jeni vetëm, kjo është një mundësi e mirë për romanca të reja. Të gjitha marrëdhëniet tuaja në përgjithësi përmirësohen dhe ju shpërblejnë më shumë tani. Doni të shijoni kënaqësitë e jetës dhe mund t’ia bëni qejfin vetes pak si shumë me ushqime apo me shpenzime në treg. Doni të rrethoheni nga gjëra të bukura dhe njerëz të hijshëm. Ambientet e pakëndshme nuk mund t’i duroni dot.

Tranziti sjell fat në dashuri, kënaqësi të plotë sentimentale, prodhimtari, sukses artistik dhe financiar. Mirëqënie e përgjithshme, shpirt i gëzuar, dhe mundësi suksesi sidomos në aktivitetet krijuese. Mund të lindin miqësi të reja dhe për ata që janë çift, marrëdhënia e tyre do të përforcohet. Keni një humor të shkëlqyer dhe pamje joshëse (sexy) që i bën njerëzit të dëshirojnë të jenë me ju, të çmenden pas jush.


Saturni në tranzit trekëndësh me Venusin (ne qershor dhe gusht)
Kur Saturni ndodhet në tranzit trekëndësh me Venusin tuaj të lindjes: Marrëdhëniet (lidhjet) tuaja bëhen më të qëndrueshme tani. Çështjet praktike dhe nevojat personale janë në harmoni gjatë këtij tranziti. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për marrëdhëniet romantike dhe ato të biznesit. Çdo lidhje që nis tani do të karakterizohet nga ekuilibri midis praktikes dhe personales. Vlerësimi juaj për bukurinë dhe artin përzihet me elementë praktikë. Nëse krijoni diçka artistike tani, do të jetë një kënaqësi praktike dhe estetike.
Ky tranzit mund të ndalojë individin t’u dorëzohet pasioneve erotike të rastit dhe favorizon besnikëri në raportet sentimentale. Mund të tregojë  zgjedhje vendimtare në jetën e dashurisë, pjekuri sentimentale, ndjenja serioze, faktor kohëzgjatjeje në një takim sentimental.  Jeta sentimentale do të jetë e qetë dhe e lumtur. Mund të tërhiqeni nga një person më i pjekur dhe më serioz se ju, të cilin e vlerësonit shumë, ose do të ritakoni dashurinë tuaj të dikurshme.


Jupiteri në tranzit gjashtëkëndësh me Mërkurin nga 20 korriku deri me 10 gusht, sidomos me daten 2 gusht)
Kur Jupitëri ndodhet në tranzit gjashtëkëndësh me Mërkurin tuaj të lindjes: Kjo është një mundësi për të zgjeruar vizionin tuaj dhe të zhvilloheni duke studiuar diçka të re. Stili juaj i komunikimit është mbushur me optimizëm dhe dinjitet (fisnikëri), duke e bërë këtë një kohë të përshtatshme për t’jua prezantuar idetë tuaja të tjerëve. Është gjithashtu një kohë e mirë për çdo lloj negociatash (marrëveshjesh). Mund ta shihni madhështinë  fare lehtë. Për shkak të kësaj, është një kohë e favorshme për vendime dhe plane të mëdha.Të tjerët mund t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe dhe mund të hapin mundësi të reja për ju.
Periudhë e shkëlqyer për punët mendore,  për të bërë programe dhe për të marrë vendime. Kohë e mirë për negociata (bisedime), marrëveshje pune dhe diskutime kontratash për shitje e blerje. Fati do t’ju lehtësojë gjërat e do t’ju bëjë të kujdesshëm në çdo iniciativë.Të gjitha këto veprimtari do t’ ju sjellin suksese financiare. Të tjerët mund të mbështeten tek ju. Nëse jeni në shkollë çdo gjë shkon mirë këtë periudhë. Elokuencë, lehtësi për të kuptuar, mendje sinteze, aftësi për të gjykuar gjërat, sukses në punët që lidhen me drejtësinë dhe studimet.


Jupiteri në tranzit gjashtëkëndësh me Hënën (nga 20 gushti deri me 10 shtator, sidomos me 1 shtator)
Kur Jupiteri ndodhet në tranzit gjashtëkëndësh me Hënën tuaj të lindjes: Tema e këtij tranziti është mundësia për zhvillim duke shijuar kënaqësitë e thjeshta të jetës. Lidhjet tuaja më të ngushta do të karakterizohen nga shumë ndihma reciproke.  Kjo është një kohë e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet duke u treguar një mik  i mirë, veçanërisht me femrat. Dëgjojeni zemrën tuaj. Fati do t’ju ndihmojë të zgjeroni vizionin tuaj. Mund të ndodhë që të gjeni ndonjë thesar të fshehtë nga e kaluara, si për shembull diçka që e kishit ditur (mësuar) shumë kohë më përpara. Mirëqënie familjare.
Jeta familjare dhe profesionale do të jetë e lumtur. Mund të bleni gjëra të reja për shtepinë apo fëmijët tuaj. Mundësi për njohje të reja, sidomos në fushën e dashurisë. Ky tranzit ju bën aktivë dhe optimistë dhe ju bën që ta shikoni jetën nën një aspekt pozitiv. Keni impulse zemërgjerësie dhe ngrohtësi njerëzore ndaj të tjerëve: ndaj miqve dhe të njohurve dhe ndjeni dëshirën për t’i mbrojtur ata. Mundësi dhe raste të reja. Ky tranzit sjell vëmendjen e publikut ose të një grupi personash mbi ju. Në çdo rast, suksesi tashmë ju buzëqesh!


Jupiteri në tranzit gjashtëkëndësh me Diellin (ne shtator, sidomos rreth dates 22)
              Zhvillim dhe optimizëm
Kur Jupiteri ndodhet në tranzit gjashtëkëndësh me Diellin tuaj të lindjes: Kjo është një mundësi për të bërë diçka që ju zhvillon dhe zgjeron përspektivat tuaja. Jeni më optimist se zakonisht. Mund të bëni plane për të ardhmen sepse jeni të favorizuar nga fati. Do të zbuloni se të tjerët mund t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht shumë gjatë këtij tranziti. Gjithashtu, ju do të tregoheni më bujar tani. Çdo marrëveshje financiare është e favorizuar. Mund të keni  një mundësi për fitime financiare. Nëse keni ndonjë mendim se si të ndihmoni veten për të fituar më shumë para, tani është koha e duhur për ta bërë këtë.
Në këtë periudhë jeta do t’ju duket e lumtur, do të arrini të merrni gjërat që dëshironi pa u lodhur shumë. Idealet tuaj afrohen drejt realizimit. Është një periudhë optimizmi, dëfrimi, zgjerimi, e mirëqënies shpirtërore. Do të jeni energjik dhe plot forcë, bujar dhe tolerant.. Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë të mira, dhe ju pëlqen të rrini në shoqërinë e miqve tuaj.


Marsi në tranzit opozitë me Diellin (3, 4, 5 tetor)
Kur Marsi është në tranzit opozitë me Diellin tuaj të lindjes: Ky tranzit shkakton konflikte të mëdha me të tjerët, sidomos me meshkujt. Prireni ta merrni çdo gjë personale tani dhe çdo mosmarrëveshje e vogël është një sulm për egon tuaj. Ka mundësi të hasni në kundërshtime të forta për të arritur qëllimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm me eprorët tuaj dhe figurat autoritare. Një zemërim i pakontrolluar mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Edhe pse keni shumë energji, keni prirje ta shpërdoroni atë në ndërveprime shkatërruese me të tjerët. Kjo ju çon në lodhje të madhe fizike. Ka shumë mundësi të dëmtoheni, prandaj kujdes.

Gjatë kësaj kohe mund te tregoheni grindavecë dhe të ziheni me të tjerët dhe nuk do të doni të bini në kompromis. Ky tranzit ju bën të zemëroheni dhe të irritoheni lehtë: perpiquni të bëni lëshime. Ka mundësi që në këtë periudhë të jeni kokëkrisur e të hyni në telashe apo aksidente. Do të jeni agresivë, të dhunshëm, të nxituar dhe të tjerët nuk do t’ju durojnë. Xhelozi dhe zënka me partnerin. Agresivitet i keqpërdorur, plagë dhe djegie.


Saturni në tranzit kuadrat me Marsin (ne nentor, sidomos rreth dates 17)
Kur Saturni është në tranzit katërkëndësh me Marsin tuaj të lindjes: Është kohë kur nevoja për të nxjerrë në pah vetveten vështirësohet nga rregullat, dhe proçedurat. Brenda jush do të përjetoni një zemërim të madh gjatë këtij tranziti nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Të tjerët priren t’ju pengojnë në përpjekjet tuaja për të ecur përpara duke ndjekur rregullat që do t’i injoronit disi. Do të jetë shumë e vështirë për të bindur veten tuaj se nëse i ndiqni ato është gjëja më e mirë që do të bënit. Debatet me të tjerët janë të mundura. Megjithatë do ta keni pak të vështirë të shprehni zemërimin tuaj.

Mund të jetë një periudhë konfliktesh. Do ta ndjeni veten të lodhur e të munduar nga hallet. Ju duket sikur të gjithë po bëjnë plane kundër jush. Ambicjet tuaja trembin të tjerët të cilët bëjnë gjithçka për t’ju penguar ose do të ndesheni me persona që kanë mendime të kundërta me ju. Nuk do të ndiheni në formë të mirë dhe do ta ndjeni veten të refuzuar nga gjithçka.


Marsi në tranzit trekëndësh me Hënën (17, 18 dhe 19 dhjetor)
Kur Marsi është në tranzit trekëndësh me Hënën tuaj të lindjes: Veprimi nëpërmjet ndjenjave ju çon në përvoja të mëdha dhe keni pak vështirësi ta bëni këtë. Familjariteti me të tjerët është në rritje dhe seksi është tepër shpërblyes. Nëse jeni vetëm, mund të takoni një person të ri. Ndiheni jashtëzakonisht të gjallë në rutinën tuaj të përditshme dhe në jetën shtëpiake. Mund të merrni vendime të bazuara në instiktet dhe emocionet tuaja. Ka njëfarë harmonie midis asaj që ndjeni se po bëni dhe asaj që keni ndërmend të bëni. Nëse ka ndonjë kërcënim për familjen tuaj tani jeni në gjendje ta shmangni atë lehtësisht.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Radish Sat Feb 08, 2014 8:29 pm

Do te doja parashikimin ne cift.datlindja ime 31.03.1994 dhe ajo e fejuarit 12.04.1993

Radish

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 16/01/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Sun Feb 09, 2014 9:54 am

Radish shkruajti:Do te doja parashikimin ne cift.datlindja ime 31.03.1994 dhe ajo e fejuarit 12.04.1993
Kombinimi juaj ne cift sipas sinastrise parashikohet te jete si me poshte:

Dielli përkrah Venusit: Ky bashkim sjell interesa romantike dhe tërheqje fizike në momentin e duhur.  Është i favorshëm për bashkëpunim dhe marrëveshje në biznes. Personi që përfaqësohet nga Venusi priret të zbusë nervat Diellit. Ky i fundit ndjek Venusin në situata romantike dhe Venusi është shpesh qendra e adhurimit të personit Diell. Nëse njëkohësisht ndonjë aspekt i vështirë i Marsit e dëshmon këtë bashkim, veçanërisht kur të dy individët kanë lindur ditën atëherë kjo sjell romanca skandaloze apo lidhje që publiku nuk i miraton. Kjo ka mundësi të ndodhë më shumë kur njëri apo të dy të lindurit kanë Venusin në hemisferën lindore të hartës.  

Dielli yt në konflikt me Jupiterin e partnerit: Ky kombinim mund të ushqejë moskokëçarje dhe shkujdesje në biznes dhe në marrëdhënie të tjera. Ambicja e Jupiterit nganjëherë përplaset me egon e Diellit dhe shpesh kemi mungesë përmbajtjeje. Zakonisht kjo tregon që të dy personat e përfshirë nuk përballen me problemet në mënyrë reale dhe mund t’i shikojnë ato me syze rozë (me optimizëm) derisa të jetë bërë shumë vonë. Nganjëherë ky aspekt tregon që partnerët kanë sisteme të ndryshme besimi.  


Hëna jote në harmoni me Venusine atij:  Zakonisht partnerët kanë disa miq të përbashkët. Personi Venus duket sikur e dashuron Hënën dhe kjo kujdeset shumë për nevojat e tij.  


Hëna jote në harmoni me Jupiterin e atij: Një marrëdhënie me këtë aspekt shpesh tregon mundësi për mirëkuptim dhe zhvillim, zakonisht më shumë për personin Hënë. Kjo e fundit e qetëson dhe e ngushëllon partnerin Jupiter, ndërsa ky e mbron dhe përkrah Hënën. 


Merkuri yt në harmoni me Marsin e partnerit: Ky aspekt krijon stimulim dhe interesa të përbashkëta. Shpesh personi Merkur bën plane dhe Marsi mezi pret t’i vërë ato në zbatim. Aventura është një temë e përbashkët në këtë marrëdhënie dhe është e pamundur që rutina të qëndrojë gjatë. 


Venusi yt në harmoni me Saturnin e atij: Meqë ky kombinim mund të jetë disi i përmbajtur, ndihmon shumë për të krijuar një lidhje të kujdesshme që zgjat shumë. Secili partner e respekton tjetrin. Ky aspekt është në gjendje të krijojë martesa të qëndrueshme që kanë përfitime praktike siç është stabilizimi i financave të përbashkëta. 


Marsi yt në harmoni me Marsin e partnerit: Ky aspekt sjell bashkëpunim dhe objektiva të ngjashme. Kur ndeshen me probleme, të dy partnerët bien dakort për të ndjekur rrugën më të mirë të veprimit. Ky është një aspekt i favorshëm për situata që përfshijnë punët në ekip, natyrën sportive dhe zgjidhjen e problemeve. Secili ka efektshmërinë të çojë përpara ambicjet e tjetrit dhe shpesh përpiqen t’i japin zemër njëri-tjetrit.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga fatjona P Tue Apr 15, 2014 7:55 am

PSH JAM FATJONA JAM E INTERESUAR PER PYETJEN 3, DATA E LINDJES 7 KORRIK 1998

fatjona P

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 15/04/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Tue Apr 15, 2014 4:29 pm

fatjona P shkruajti:PSH JAM FATJONA JAM E INTERESUAR PER PYETJEN 3, DATA E LINDJES 7 KORRIK 1998

Personaliteti i Gaforres

Fjala kyçe “unë ndjej”.

Mashkulli dhe femra e kësaj shenje kanë të përbashkët ndjeshmërinë e thellë dhe lidhjen e fortë me familjen e origjinës, sidomos me nënën dhe të dy do të jenë prindër shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre. Mashkulli i Gaforres është gjithmonë zotërues dhe i prirur për ta idealizuar gruan që dashuron, por dhe i aftë për të fshirë nga jeta e tij, nëqoftë se ajo do ta zhgënjejë. Meshkujt dhe femrat janë shumë të aftë për t’i kuptuar mirë të afërmit për t’i dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre që pastaj t’u japin këshilla të mira. Nëse jeta e plagos rëndë të lindurin në këtë shenjë ai (ose ajo) do të gjejë strehë tek familja ku do të dijnë të gjejnë forcën e nevojshme për të rimarrë veten dhe për të shëruar plagët. Personaliteti i Gaforres mund të jetë ndonjëherë pak fëmijënor, kapriçioz, i shqetësuar, i heshtur dhe pak i frikshëm, megjithatë gjithmonë do të jetë i paqëndrueshëm, i kthyeshëm dhe plot fantazi. Të gjithë kërkojnë mbrojtje dhe siguri… të gjithë duan çdo lloj komoditeti duke mbetur shumë të gatshëm për të ndihmuar ata që ju kërkojnë ndihmë. Shpesh s’kanë takt e janë njerëz të vështirë.

Kujdesi është për të lindurit e Gaforres virtyti kryesor (në para si dhe në marrëdhëniet njerëzore).  Edhe pse bëjnë gjithçka që të duken të sigurtë në vetvete, ata janë shume të ndjeshëm për të qënë luftarakë të vërtetë. U pëlqen qetësia, butësia, kafshët, fëmijet. Megjithatë, është vatra familjare dhe të afërmit ata që kanë rëndësi më shumë për ta. Nëse u ndodh që të jenë vetëm do t’i kalonin ditët duke lexuar dhe ënderruar, ndoshta duke krijuar gjëra sepse janë shumë pjellorë. Sidoqoftë, u pëlqen shumë vetmia, por duan gjithashtu të ndihen të rrethuar dhe të marrin deklarata dashurie qe i japin kuptim jetës së tyre. U pëlqen gjithashtu, sakaq, të fshihen në strehimin e tyre, të futen në vendin e tyre personal apo në kopështin e tyre sekret që të çlodhen dhe të marrin frymë. Mbi te gjitha, shprehja “pas mundimeve vjen rehatia” i përshtatet tamam të lindurve të Gaforres.

Përveç familjes dhe krijimtarisë Gaforret interesohen pas së kaluarës, historisë, objekteve antike qe i mbledhin pa e ditur as vetë se pse. Ata janë nostalgjikë sepse mendojnë që e kaluara ka lindur të tashmen dhe ndoshta për këtë natyra u ka dhënë një kujtesë të shkëlqyer.Një nga problemet e mëdha që kanë është që energjia e tyre shterohet shumë shpejt. Megjithatë, nuk janë dembelë por lodhen shpejt dhe kjo mund të ndikojë në humorin e tyre.  Lodhja u gërryen moralin dhe i bën të ndihen të zymtë dhe të mbyllur. Ne këtë rast, zgjidhja më e mirë për ta është të pushojnë pak, të qetësohen disa minuta gjatë të cilëve bateritë e tyre do të rimbushen. Instekti i tyre prej nëne është në fakt i fortë dhe priret të shprehet në të gjitha nivelet e dashamirësisë, edhe kur nuk kanë të bëjnë veçanërisht me fëmijët.

Pika e tyre e dobët kryesore është prekshmëria dhe mjafton nganjëherë një fjalë e pavend për t’i bërë të ndihen keq. Pra, mund të demoralizohen lehtë sepse ndihen shpejt të dëbuar.  Zakonisht, kompensohen me anë të ushqimit sepse të hanë diçka qetësuese, të lehtë në përdorim është zbavitëse (prandaj prova e tyre më e madhe e dashamirësisë është shpesh të ftojnë njerëz për darkë).

Thuhet se Gaforret janë të ndikueshme. Nuk jam i sigurtë nëse është plotësisht e vërtetë sepse janë të qëndrueshëm në ndjenjat dhe në mendimet e tyre. Le të themi se ndikohen nga të afërmit, për shembull nëse vellai i tyre, nëna apo miku më i mirë mundohet t’i bindë për gjëra të ndryshme, ata mendojnë se ndoshta është për të mirën e tyre…atëherë, ia lejojnë vetes këtë.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Sadete Gashi Thu Apr 17, 2014 10:40 am

sadetja, 20 mars, 83

doja te dije per piken 2 falemderit

Sadete Gashi

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 17/04/2014
Age : 60
Location Location : Mramor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Fri Apr 18, 2014 10:29 am

Sadete Gashi shkruajti:sadetja, 20 mars, 83

doja te dije per piken 2 falemderit
KETO DO TE JENE TENDENCAT E KETIJ VITI PER PERIUDHAT MADHORE:

Jupiteri ne tranzit gjashtekendesh me Henen:
nga mesi i gushtit deri ne fillim te shtatorit.

Jeta familjare dhe profesionale do të jetë e lumtur. Mund të bleni gjëra të reja për shtepinë apo fëmijët tuaj. Mundësi për njohje të reja, sidomos në fushën e dashurisë. Ky tranzit ju bën aktivë dhe optimistë dhe ju bën që ta shikoni jetën nën një aspekt pozitiv. Keni impulse zemërgjerësie dhe ngrohtësi njerëzore ndaj të tjerëve: ndaj miqve dhe të njohurve dhe ndjeni dëshirën për t’i mbrojtur ata. Mundësi dhe raste të reja. Ky tranzit sjell vëmendjen e publikut ose të një grupi personash mbi ju. Në çdo rast, suksesi tashmë ju buzëqesh!

Jupiteri ne tranzit trekendesh me Marsin: ne tetor 2014

Kur Jupiteri është në tranzit trekëndësh me Marsin tuaj të lindjes: Veprimet e guximshme ka mundësi të jenë të suksesshme tani.  Të tjerët priren të respektojnë vendimet tuaja, sidomos meshkujt. Ndiheni të sigurt në vetvete dhe keni një nivel të lartë energjie. Tani duket më e lehtë ta përdorni këtë energji në çdo gjë që bëni. Ndiheni konkurrues, por keni një sens të fortë të një loje të pastër dhe kështu bëjnë të tjerët. Vështirë se do të hasni në shumë rezistencë gjatë këtij tranziti. Mund të shihni qartë pro-të dhe kundra-t e alternativave të ndryshme. Si rezultat, ky është një tranzit i shkëlqyer për të nisur një projekt të ri afatgjatë.
Saturni ne tranzit trekendesh Diellit: ne dhjetor 2014.
Kjo do të jetë një fazë e rëndësishme në jetën tuaj. Në këtë periudhë do të dalin parasysh ambicje dhe do të merrni shpërblimin (mirënjohjen) e meritave tuaja nga ana e eprorëve ose nga ata që kanë autoritet mbi ju, falë punës suaj serioze dhe efikase. Gjatë kësaj periudhe jeni të duruar dhe këmbëngulës, fuqia e pamposhtur e Saturnit ju ndihmon të gjeni forca vullneti për të punuar dhe për të kapërcyer probleme të vështira të mundimshme  duke ju hapur rrugen drejt lavdisë. Do të fitoni kënaqësi të mëdha nga arritjet, nëse vazhdoni përpara dhe i hyni punës seriozisht. Do të ndiheni të vlerësuar.  Ky tranzit tregon siguri materiale, përforcon vullnetin, sensin e detyrës dhe të sakrificës.

Saturni ne tranzit trekendesh me Merkurin: tetor, nentor

Ky tranzit përmirëson aftësitë mendore dhe favorizon studimet, punën dhe aktivitetet tregëtare. Individi fiton maturi të madhe dhe bëhet më i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij. Në këtë periudhë do të jeni të disiplinuar, dini ta kontrolloni veten dhe keni një përqëndrim të shkëlqyer që ju bën të zhvilloni një sasi të madhe pune. Ky është një moment i shkëlqyer për projeket në shkallë të gjerë që kërkojnë vëmendje ndaj detajeve. Do të mendoni me seriozitet për kuptimin dhe qëllimet ndaj jetës. Do të mund t’i jepni përgjigje çështjeve themelore të jetës. Periudhë e mirë për të nisur një punë të vështirë e të gjatë sepse i keni kushtet për sukses: durimin, mendjemprehtësinë. Kujtesë e shkëlqyer, aftësi për të thelluar gjërat, aftësi përqëndrimi, objektiva afatgjata që realizohen.

Urani ne tranzit perkrah Marsit: nga qershori ne gusht:
Tranziti vë në dukje energji të fuqishme që mund të jenë tepër shkatërruese nëse nuk i përdorni për qëllime pozitive. Çdo përpjekje për të shmangur çështjet që sjell ky tranzit mund të jenë katastrofike sepse ky përfaqëson forca ekspozive që mund të shpërthejnë në fusha të ndryshme të jetës suaj. Në nivelin psikologjik jeni më nervoz se zakonisht, të gatshëm për të shpërthyer papritur. Disa kushte të pakëndshme që i keni duruar prej vitesh, tani bëhen të padurueshme. Nuk do të duroni më asgjë,  do të kërkoni lirinë për të bërë atë që ju pëlqen, dhe menjëherë madje. E ndjeni të nevojshme të vini individualitetin tuaj kundër çdo pengese që ju ka frenuar deri tani. Doni të realizoheni me çdo kusht dhe të njiheni për atë që jeni, dhe jo për atë që presin të tjerët nga ju. Doni të bëni gjëra që s’keni bërë kurrrë deri tani.  Për t’u çliruar nga tensioni që sjell kjo energji mund ta përdorni atë për të krijuar diçka. Nëse e keqpërdorni atë vetëm sa do t’i përkeqësoni gjërat, mund ta çoni veten në sëmundje të papritura që kërkojnë ndërhyrjen e kirurgjisë. Kjo energji mund t’ju çojë në veprime të pavetëdijshme që shkaktojnë aksidente, sidomos ato me makinë.
Neptuni katerkendesh me Henen tuaj te lindjes: nga prilli ne mes te gushtit.
Kur Neptuni është në tranzit katërkëndësh me Hënën tuaj të lindjes: Mund të ndiheni disi të çuditshëm gjatë kësaj periudhe. Ndjeshmëria juaj emocionale rritet dhe ju mund të lexoni lehtësisht gjendjen emocionale të të tjerëve. Sidoqoftë, jeni edhe të prekshëm për t’u ndikuar lehtësisht nga mënyra se si dikush tjetër ndihet. Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend tani është që t’i merrni seriozisht ndjenjat tuaja. Përndryshe, mund ta gjeni veten në vështirësi emocionale. Jeni gjithashtu të prekshëm për të idealizuar marrëdhëniet tuaja më të ngushta. Si pasojë, mund të lindin shumë keqkuptime në jetën tuaj familjare.
 
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Adelajda adel Sun Jun 01, 2014 6:57 pm

Pershendetje!interesohem per piken 8.
dt.lindja ime 20/06/1985
dt.lindja e djalit 23/04/1979
ju faleminderit!

Adelajda adel

Numri i postimeve : 2
Points : 3
Reputation : 1
Join date : 11/09/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Fri Jun 06, 2014 3:15 pm

Adelajda adel shkruajti:Pershendetje!interesohem per piken 8.
dt.lindja ime 20/06/1985
dt.lindja e djalit 23/04/1979
ju faleminderit!
Kombinimi midis jush parashikohet te jete si vijon:

Dielli yt në harmoni më Diellin e partnerit: Të dy partnerët përgjithësisht kanë objektiva të ngjashme në jetë, por ngaqë secili është në gjendje të ruajë individualitetin e tij pa e ndjerë veten sikur po kopjojnë njëri- tjetrin (si te aspekti ‘përkrah’), marrëdhënia do të jetë më harmonike. Kryesorja është që ata plotësojnë njëri- tjetrin dhe shpesh ndodh që njëri e nis punën aty ku tjetri e le përgjysëm atë. Ky është një tregues i mirë për bashkëpunim, për punë në grup dhe respekt reciprok.

Dielli yt në konflikt me Merkurin e atij: Ky aspekt sjell mospërputhje pikëpamjesh, keqkuptime, debate të nxehta, ose mungesë komunikimi. Shpesh personi që përfaqësohet nga Merkuri ankohet se Dielli është kokëfortë dhe nuk do të dëgjojë arsyen. Personi diellor zakonisht ka një program kret tjetër nga ai i Merkurit.


Dielli yt në konflikt me Venusin e atij: Ky kombinim mund të sjellë tërheqje fizike të forta, skandaloze dhe të ndaluara. Në këtë marrëdhënie mund të ketë mungesë bashkëpunimi, grindje dhe vështirësi për të rënë në kompromis. Personi Venus ankohet që Dielli është tepër i panënshtruar (i palëkundur) dhe ky i fundit e ka të vështirë të vlerësojë shijet dhe vlerat e Venusit. Zakonisht paraja është shkak i mosmarrëveshjeve në këtë çift.

Hëna jote ne harmoni me Hënën e atij: Ky bashkim tregon që të dy ju keni natyrë emocionale dhe nevoja të ngjashme. Secili është instiktivisht i vetëdijshëm për gjendjen emocionale të tjetrit, dhe kjo jua bën të vështirë t’i mbani sekrete njëri-tjetrit. Secili partner mbështet nevojat e tjetrit. Ky kombinim siguron vazhdimisht qetësi të brendshme (në shtëpi) dhe mund të ndihmojë për një lidhje të gjatë.   

Venusi yt në harmoni me Saturnin e atij: Meqë ky kombinim mund të jetë disi i përmbajtur, ndihmon shumë për të krijuar një lidhje të kujdesshme që zgjat shumë. Secili partner e respekton tjetrin. Ky aspekt është në gjendje të krijojë martesa të qëndrueshme që kanë përfitime praktike siç është stabilizimi i financave të përbashkëta.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga juliart Fri Jun 06, 2014 3:49 pm

Pershendetje!Po pate mundesi desha te dije parashikimin ne cift;           une  20/10/1986
ai    09/08/1986
Flm shume!

juliart

Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Join date : 06/06/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Fri Jun 06, 2014 4:25 pm

juliart shkruajti:Pershendetje!Po pate mundesi desha te dije parashikimin ne cift;           une  20/10/1986
ai    09/08/1986
Flm shume!

Disa nga kombinimet e planeteve midis jush jane:

Dielli yt në konflikt me Merkurin e partnerit:
 Ky aspekt sjell mospërputhje pikëpamjesh, keqkuptime, debate të nxehta, ose mungesë komunikimi. Shpesh personi që përfaqësohet nga Merkuri ankohet se Dielli është kokëfortë dhe nuk do të dëgjojë arsyen. Personi diellor zakonisht ka një program kret tjetër nga ai i Merkurit.

Hëna jote në harmoni me Merkurin e partnerit: Ky bashkim ndihmon shumë në komunikim. Personi i përfaqësuar nga Hëna e di instiktivisht se çfarë mendon partneri Merkur dhe ky i fundit mund të dallojë emocionet e Hënës. Personi Merkur është i kuptueshëm dhe nganjëherë vepron si një këshillues apo këshilltar për personin Hënë. Nganjëherë kjo tregon njëfarë telepatie midis dy personave.


Mërkuri yt në harmoni me Mërkurin e partnerit

Keni interesa të përbashkëta, dhe aftësi për të zgjidhur konflikte, falë paraqitjes racionale të fakteve dhe një komunikimi të qartë dhe efikas midis jush. Intelekti juaj përshtatet me atë të partnerit. Nuk keni nevojë të shpjegoheni gjatë: marrëveshja është e thjeshtë dhe komunikoni lehtësisht. Merrni shumë kënaqësi kur bisedoni me njëri-tjetrin, kur dilni dhe udhëtoni së bashku. Aspekt i favorshëm për çdo komunikim, nxit lehtësi maksimale për t’u shprehur lirshëm. Secili stimulon zhvillimin mendor të tjetrit. Përputhshmëri e mirë mendore; partnerët kanë pikëpamje të përbashkëta dhe kuptohen mirë.


Venusi në harmoni me Jupiterin
Ky është një kombinim i shkëlqyer! Venusi e vlerëson bujarinë dhe entuziazmin natyror të Jupiterit. Zemërgjerësia dhe optimizmi i Jupiterit përshtaten me mënyrën se si dashuron Venusi. Është një kombinim i suksesshëm, marrëdhënia juaj zgjerohet me kohën dhe bëhet më e rëndësishme kur të njihni më mirë anët tuaja intime. Klima e simpatisë dhe e vlerësimit reciprok brenda çiftit është e përforcuar. Ndërveprimi midis të dyve është pozitiv dhe të dy shprehin besim tek njëri-tjetri. Cilësitë përkatëse të fisnikërisë dhe altruizmit janë të përforcuara dhe secili partner do të mbështetet në imazhin pozitiv që tjetri i jep. Partnerët do të jenë në gjendje të lehtësojnë vështirësitë në çdo lloj raporti relativisht problematik. Keni shije të përbashkëta për një ushqim të mirë dhe kënaqësitë tokësore, jeta familjare do të jetë e këndshme. Ju e bëni njëri-tjetrin të qeshë dhe ndiheni të hapur, të çliruar dhe gazmorë përkrah njëri-tjetrit. Toleranca dhe zemërgjerësia karakterizojnë këtë lidhje. Ndihma dhe favore të ndërsjellta. Secili pëlqen të njëjtat dëfrime dhe aktivitete sociale. Marrëdhënie e bazuar mbi optimizmin, respektin, bujarinë.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga juliart Wed Jun 11, 2014 12:40 pm

Pershendetje!Isha e interesuar per piken 2,parashikimin e pergjithshem te mujve ne vijim...20/10/1984,gjinia F.
Ju faliminderit!

juliart

Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Join date : 06/06/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Wed Jun 11, 2014 3:56 pm

juliart shkruajti:Pershendetje!Isha e interesuar per piken 2,parashikimin e pergjithshem te mujve ne vijim...20/10/1984,gjinia F.
Ju faliminderit!

Gjate muajve ne vazhdim do te keni keto tranzite kryesore:
(keto pershkruajne atmosferen e pergjithshme, sepse detajet jane parashikimet javore, por eshte e pamundur t'i perfshijme te gjitha pasi kerkon shume faqe)




Saturni në tranzit përkrah Saturnit (nga qershori ne shtator)
Kur Saturni është në tranzit përkrah Saturnit tuaj të lindjes: Ky është Rikthimi i Saturnit tuaj. Është koha e një ndryshimi të madh në jetën tuaj. Nëse ndryshimi do të jetë pozitiv apo negativ kjo varet se si keni jetuar në 29 vitet e fundit të jetës suaj. Tema e këtij tranziti është të largoheni nga stilet fundamentale të sjelljes suaj. Është koha kur do të kuptoni se ajo që ka funksionuar deri tani nuk do të funksionojë më dhe do të keni nevojë për ndryshim. Mund të përpiqeni ta frenoni veten, apo të tjerët do të mundohen t’ju frenojnë juve, por nuk do të funksionojë. Është koha për fillime të reja. Zhvendosje, ndryshim banese apo karriere, një punë e re, marrëdhënie dhe lidhje të reja, të gjitha janë të mundura gjatë këtij tranziti. Ky tranzit thekson domethënien e efekteve të Saturnit të lindjes.

Neptuni në tranzit trekëndësh me Mërkurin (nga shtatori ne dhjetor)

Kur Neptuni është në tranzit trekëndësh me Mërkurin tuaj të lindjes: Intelekti juaj është jashtëzakonsiht i ndjeshëm ndaj lidhjeve delikate që zakonisht janë të fshehta. Mund të zbuloni lidhje të çuditshme dhe tërheqëse midis ideve që mendoni se janë pa lidhje. Mund të komunikoni në një mënyrë që stimulon imagjinatën e të tjerëve. Si rrjedhojë, kjo është një kohë e shkëlqyer për të shkruar një libër, për të kompozuar muzikë, apo për t’u prezantuar mendimet tuaja të tjerëve. Të tjerët mund të preken thellë sapo të dëgjojnë apo lexojnë ato që do të thoni. Natyrisht, marrëdhëniet tuaja përmirësohen shumë.

                                                                                       Plutoni perkrah Marsit (nga korriku ne dhjetor)
KurPlutoni është në tranzit përkrah Marsit tuaj të lindjes: Gjatë kësaj kohe do të keni energji me shumë se asjëherë më parë në jetën tuaj. Si pasojë, mund të realizoni gjëra të rëndësishme. Shpesh është koha e një triumfi të madh. Më në fund, mund të mposhtni atë që ju ka penguar rrugën gjatë gjithë jetës suaj. Nga ana negative, mund të bini viktimë e dikujt që kërkon t’ju ‘bëjë keq’. Nuk do të tregoheni të mëshirshëm me të tjerët, ndoshta as të tjerët me ju. Mund të ndërmerrni rreziqe të forta të cilat mund t’ju sjellin dëmtime.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga ylber Sat Jul 05, 2014 7:39 am

emri:ylber   ditelindja 10.04.1989 jam i interesuar per piken 3 faleminderit

ylber

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 05/07/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Nikolaos Sat Jul 05, 2014 9:04 am

ylber shkruajti:emri:ylber   ditelindja 10.04.1989 jam i interesuar per piken 3 faleminderit
Ylber do futesh ne https://astro-al.page.tl pasi nuk sherbejme më ketu!


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në Fri Aug 17, 2018 4:05 pm, edituar 3 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga elizdrava@yahoo.com Sun Oct 19, 2014 1:50 pm

do doja te dija per piken 8 datelindja ime  femer 08.06.1977.
partneri mashkull 22 maj 1973

elizdrava@yahoo.com

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 06/09/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikimi i fatit tuaj Empty Re: Parashikimi i fatit tuaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi