Origjina e simboleve që i përdorim çdo ditë
Origjina e simboleve që i përdorim çdo ditë
Origjina e simboleve që i përdorim çdo ditë, por që nuk u dimë origjinën
Nga përshëndetja me dy gishta, përshëndetja ushtarake e deri tek fjala “ok”
Çdo ditë ne bashkëveprojmë me të tjerët, shpesh përmes simboleve ose frazave, origjina e të cilave është tashmë e harruar. Kjo listë zbulon origjinën e disa nga frazave, traditave dhe gjesteve më të njohura. Për shembull nuk ka shqiptar që nuk përdoret shprehjen angleze “Ok”, kur është dakord me diçka ose me dikë, por asnjë nuk e di origjinën e kësaj fjale, madje as amerikanët dhe britanikët. Më poshtë do të lexoni se nga vjen kjo fjalë dhe origjina e saj nuk ka lindur fare nga fjala “dakord”. Po përshëndetja me dy gishta nga e ka origjinën? Përshëndetje të cilën Partia Demokratike në vendin tonë e ka edhe si simbol të saj. Si “baballarë” të kësaj përshëndetje janë presidenti amerikan Richard Nixon dhe kryeministri legjendar britanik Winston Churchill. Tani kjo përshëndetje përdoret më së shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur. Po origjinën e shtrëngimit të duarve e dini? Në speciale do gjeni kuptimin. Lexoni më poshtë origjinën e dhjetë simboleve të cilat ne i përdorim çdo ditë.
Harenga
Të pasionuarit pas mistereve e dinë se “harenga” është një shenjë e rremë për të devijuar vëmendjen nga gjurmët e një krimineli të vërtetë. Në fakt, kjo filloi me një peshk të vërtetë. Peshqit e kuq, ndjekësit më të mprehtë në botë, humbasin lehtësisht drejtim, nëse nuhasin aromën e një parfumi. Harengat, veçanërisht nëse janë 1 ose 2 ditë jashtë ujit, mund të prodhojnë një aromë mjaftueshëm të fortë sa të ngatërrojnë çdo ndjekës.
Shtrëngimi i duarve
Shtrëngimi i duarve gjatë përshëndetjeve ose vendosjes së marrëveshjeve është përdorur që në fund të shekullit të dytë para Krishtit. Ky gjest tregon se në duar nuk ka asnjë armë, pra duart janë të hapura dhe është simbol i korrektesës, barazisë dhe besimit. Shtrëngimi i duarve të djathta nënkuptonte vendosjen e marrëveshjes, ndërsa duart e majta nuk duhet të përdoreshin pasi nënkuptonin prishjen e marrëveshjes. Për shumë vite, Presidenti amerikan Theodore Roosevelt mbante rekordin botëror për shtrëngimet e duarve. Më 1 janar të vitit 1907, Presidenti Roosevelt shtrëngoi 8513 duar në recepsionin e Shtëpisë së Bardhë. Rekordi u thye në korrik të vitit 1977 nga kryebashkiaku i Neë Jersey-t, Joseph Lazaron, i cili shtrëngoi 11000 duar në një ditë të vetme.
Përshëndetja me dy gishta (V)
Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime. Shumë njerëz kujtojnë Presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte shpesh këtë gjest, si dhe Winston Churchill-in, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren (në anglisht, Victory). Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi, për të shmangur konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë të drejtuar së brendshmi. Në vitin 1960, V-ja u bë simboli i paqes. Sot përdoret më së shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur etj. Shenja V u përdor për herë të parë, nga sa dimë, nga një harkëtar britanik, pas fitores së Betejës së Agincourt-it në vitin 1415. Një harkëtar francez e kishte kërcënuar se do t’i priste dy gishtat, të cilat mbanin harkun. Pas betejës, harkëtarët britanikë tregonin dy gishtat, për të thënë se ishin të padëmtuar.
Shëndet!
Ka disa teori që lidhen me zakonin e të thënit “shëndet” një personi që teshtin. Dikur mendohej se teshtitja mund të nxirrte shpirtin e personit që teshtin, i cili pastaj ishte pre e përgjimit të frymëve të këqija, prandaj personi duhej bekuar (në anglisht bless do të thotë bekoj). Atëherë konsiderohej fat i keq nëse falënderohej personi që kishte dhënë bekimin, pasi kështu, pas hapjes së gojës për të folur, frymët e këqija do të kishin një mundësi tjetër për të hyrë brenda njeriut. Një teori tjetër supozon se teshtitja është tregues i shëndetit të mirë, prandaj bekimi i personit që teshtin ishte një formë urimi e përgëzimi. Shumica e fjalëve që thuhen pas teshtitjes, si për shembull në gjermanisht ”Geshundheit!”, janë shprehje për të shprehur shëndet të mirë dhe/ose jetë të gjatë.
Gishtat lart!*
Shenja e gishtave lart mendohet gjerësisht, por gabimisht, si një shenjë, e cila përdorej në ndeshjet e gladiatorëve, ku audienca vendoste nëse gladiatori do të jetonte apo do të vdiste, duke votuar me gishtat lart ose poshtë. Por ka teori të tjera. Një shprehje e vjetër angleze thotë: “E vendosa gishtin mbi të” (“Here’s my thumb on it!”), çfarë nënkupton arritjen e një marrëveshjeje. Dy njerëzit e përfshirë ngrinin gishtin e madh, e pastaj zgjateshin, derisa dy gishtat të bashkoheshin me njëri-tjetrin. Është e thjeshtë të kuptohet se si ky zakon mbështeti përdorimin e mëvonshëm të gishtit lart që tregon arritjen e një marrëveshjeje miqësore ose miratim.
*Thumb up në anglisht do të thotë ngritja lart e gishtave të mëdhenj.
Përshëndetja ushtarake
Përshëndetja ushtarake performohet tradicionalisht duke prekur cepin e vetullës me 4 gishtat së bashku. Ushtarët romakë mendohet të kenë qenë të parët që përdorën këtë procedurë, si shenjë për të mbuluar dritën e madhe që vinte nga eprorët e tyre. Kalorësit mund ta kenë përdorur atë për të ngritur helmetat, duke treguar kështu që nuk e kishin për qëllim të luftonin. Kjo teori mbështetet nga fakti se helmeta në një kostum armatimi quhet “sallet”, fjalë shumë e përafërt me fjalën “salut”. Të ashtuquajturat përshëndetje (salute) romake, të përdorura në shekullin XX si simbol i fashizmit, nuk kanë të dhëna romake në diskurs. Në Gjermani kjo lloj përshëndetjeje është e ndaluar dhe e dënueshme me tre vite burg.
Kryqëzimi i gishtave
Kryqëzimi i gishtave për të treguar shpresën për fat të mirë kërkonte dikur dy njerëz – gishti i atij që thoshte dëshirën dhe gishti i tjetrit që e mbështeste atë. Kryqi i formuar ishte simbol i unitetit dhe fuqisë dhe përdorej për të shmangur shtrigat. Kryqëzimi i gishtave mund të përdoret sigurisht edhe për të zhbërë një premtim. Në këtë rast, gishti i mesit, i kryqëzuar me gishtin tregues lë një hapësirë boshe, duke shënjuar kësisoj hapësirën ku premtimi i rremë mund të zhbëhet.
Shkëmbi, letra, gërshëra
“Shkëmbi, letra, gërshëra” është një lojë e njohur në të gjithë botën, si një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Në një rast të pazakontë, një gjyqtar në Florida, i lodhur nga debati pa fund lidhur me disa të ardhura të marra në mënyrë të parregullt, u kërkoi pjesëmarrësve të vendosnin për çështjen në fjalë përmes një loje. Një version më kompleks i lojës përfshin 101 gjeste të ndryshme dhe 5050 mundësi për rezultate pa zgjidhje. Sa i përket emrit të lojës, Rochembeau, ai mbetet ende një mister.
Ok (Okej)
Burimi i fjalës së kudo-përdorur “Ok” ose “Okej” ka humbur në histori, por ka shumë teori lidhur me të. Njëra prej tyre supozon se në vitin 1830 kishte një sërë keqshqiptimesh komike dhe komunikime të shkurtuara. NG për shembull përdorej për të thënë ”No go” (S’ka rrugë), SP përdorej për patatet dhe OK për “Oll korrect” (Gjithçka në rregull). Sipas një teorie tjetër, simboli paraqet Presidentin amerikan Martin Van Buren, shpesh i referuar si “Old Kinderhook”. Të tjerë thonë se burimi i kësaj fjale është keqshkrimi i fjalës “Ok” në vend të fjalës “OR”, që nënkuptonte “order recieved” (urdhri u mor). Ka nga ata që mendojnë se Obadiah Kellu, një agjent hekurudhe, i certifikonte faturat me inicialet e tij. Shpesh thuhet se Presidenti amerikan Andreë Jackson mësoi një fjalë të ngjashme nga amerikanët vendas dhe e popullarizoi atë.
XMas
XMas përdoret shpesh në vend të fjalës Christmas (Krishtlindje). Shumica e historianëve janë dakord që Krishti me gjasa u lind në pranverë. Nëse ky është rasti, atëherë pse i festojmë Krishtlindjet në dimër? Për këtë mund të falënderohet Papa Gregori. Ai urdhëroi futjen e riteve dhe festave të tjera fetare në Krishterim. Sipas festimeve pagane, i ftohti, dimri i errët dhe pemët pa gjethe ishin simbol i shpresës se pranvera dhe jeta e re do të riktheheshin.
Ishte një përshtatje e natyrshme me premtimin e Krishtit për t’u ringjallur. Pemët e Krishtlindjeve, ashtu siç ne i njohim, filluan me gjasa në shekullin XVI. Thuhet se Martin Luther, duke ecur natën në shtëpi, pa yjet përmes degëve të pemëve, një pamje e mrekullueshme. Kur ai dyfishoi efektin, duke vendosur qirinj në pemë, lindi pema moderne e Krishtlindjeve. Të krishterët e hershëm në botën anglishtfolëse e shmangën pemën e Krishtlindjeve, duke e parë atë si një zakon pagan.
Megjithatë, pemët u bënë popullore në Amerikë, rreth viteve 1820, kryesisht mes gjermanëve të Pensilvanisë dhe ideja u shpërnda gjithandej. Shenjt Nikolaasi jetonte në Turqi në shekullin IV. I njohur për mirësinë dhe bujarinë e tij, ai ishte delegat për në Këshillin e Nikeas në vitin 325 pas Krishtit. Eventualisht emri i tij u shkurtua nga St. Nikolaas në Sinterklass dhe më vonë në Santa Claus (Babagjyshi i Vitit të Ri). Pakot me bonbone?
U krijuan në vitet 1700 dhe kështu u kthyen në simbol të krishterë. E shenjtë? Është thjesht imitim i kurorës së Krishtit. Dhënia e dhuratave? Filloi prej njerëzve. Këngët gazmore? Imitim i këngëve të engjëjve. Një yll në majë të pemës? Ylli që thuhet të jetë parë i pari natën kur lindi Krishti. Shumë të krishterë janë të zemëruar nga përdorimi i fjalës XMas. Ata thonë se X është një mënyrë për të “nxjerrë Krishtin jashtë Krishtlindjeve”. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. X është shkronjë greke, Chi, shkronja e parë e fjalësh Christ (Krisht). Fillimisht, ajo u përdor për të ndaluar mbi-përdorimin e parespektuar të emrit të Shpëtimtarit në urime dhe në korrespondencë.