Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

2 posters

Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Sat Dec 01, 2012 2:18 pm


“21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” vetem pak dite larg


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 21-december-2012


21 dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e kalendarit “Maja”. Kalendari “Maja” ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin “Maja” përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012.

Por gjëja që të habit më shumë, është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjera dhe në besime të tjera fetara parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës. Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë: “Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe”. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e 2012?

Data....E premte 21 dhjetor. Është kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen.

Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive?

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite GeoffStray-Imedia265

Geoff Stray, autor i “2012: ekstazë apo katastrofë” thotë se, “populli i lashtë mezoamerikan i majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite.Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012”. Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gjetur vetëm kohët e fundit falë një profecia “Maja” që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë.

Carlos Barrios, një studiues i majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e majave përmes këshillit të të lashtëve. “janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka”, thotë ai. “Më kanë bërë një Hihmajer”, domethënë ai që numëron ditët. Bota e majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka pasur gjithmonë një vazhdimësi.

Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se profecitë e majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka pasur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh.

Që nga viti 2001, ka pasur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte.

Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kish pasur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist”.

Profecitë....Është e sigurtë se profecitë astronomike të majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si për shembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t’i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?

Geoff Stray thotë se “prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Torah-1

Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si për shembull atentati kundër Itzhak Rabin, Kryeministri izraelit. Është zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës. Këtu ka pasur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012”.

Carlos Barros thotë se “edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta.

Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si për shembull ajo judeo-kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjitha profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë”.

Edhe fiset amerikano-latine Opi në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur jetë qytetërimit të tyre.

Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe tashmë është duke u afruar.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcR559vqBdf072t8bya1d23eMe0XJXBmrlRttnzSN3ZPjM95O_mu

Ndoshta mund të bëhet fjalë për kometën Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54 mijë vjet më parë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes së Krishtit.

Treguesit...Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë. Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë në këtë datë, nëse këto profeci do të rezultonin të vërteta? “Ka shumë tregues që mund të na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje”, thotë Geoff Stray. “Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 dhjetori 2012 nuk do të jetë apokalipsi apo shkatërrimi i botës”.

Është thjesht një datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën. Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re njerëzish të iluminuar.

Por ka edhe nga ata që besojnë se në 21 dhjetor 2012, diçka e pabesueshme do të ndodhë në planetin tonë. Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor është duke hyrë në një zonë të re energjetike plazme të magnetizuar, e cila do të ishte shkaktare për ndryshimet që do të ndodhnin në Tokë. Dimitrovi thotë se një gjë e tillë nuk do të kishte ndikim vetëm në klimën dhe në gjendjen magnetike të planetit tonë, por do të provokojë edhe një evolucion spontan masiv të njerëzimit, pasi këto ndryshime do të kenë efekte që do të nisin më pas të lëshojë substanca neurokimike me efekte halucinogjene. Një numër shumë i madh njerëzish do të kenë vizione dhe përvoja paranormale.

Përtej teorive më ekstreme duket në fakt sikur që nga lashtësia na kanë dashur të na përçojnë informacione që kanë udhëtuar nëpër shekuj. Gjuha e kësaj profecie duket të jetë ajo e metaforave, e simboleve, e rrëfimeve mitologjikë, kode numra dhe figura që përfaqësojnë simbole astronomikë. Çfarë mesazhi përmbajnë? A bëhet fjalë vërtetë për fundin e botës? Dhe përse kanë përdorur gjuhën e yjeve?

Për të treguar një datë, e gjëja parë që nevojitet është një mënyrë për të shenjuar kohën. Dhe e vetmja orë që mund të përcaktojë me saktësi kalimin e kohës pa marrë parasysh konvencionet humane buron nga vëzhgimi i kohës qiellore. Ekziston një fenomen astronomik, i cili quhet Përparësi e Ekuinokseve. Është ky çelësi për të lexuar të kaluarën, dhe ndoshta edhe të ardhmen tonë.

Me sa duket, popujt antikë kanë pasur dije astronomike shumë të përparuara dhe sipas disave, i kanë përdorur këto për të na transferuar ne informacione si në rastin e Precedentit të Ekuinokseve, që me sa duket kanë menduar se do të ishte i pashmangshëm zbulimi i tyre nga ana jonë. Për të kuptuar se çfarë është Precedenti i Ekuinokseve, duhet të bëjmë një hap prapa dhe të kuptojmë, se cilat janë lëvizjet që kryen toka gjatë rrotullimit të saj nëpër hapësirë.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Solstice_equinox-browse

Çfarë ndodh? Dimë të gjithë që kemi një rruzull tokësor, që i vjen vërdallë Diellit dhe në të njëjtën kohë rrotullohet përreth boshtit të vet. Kjo lëvizje rrotulluese përcakton një precedent, domethënë një parathënie të ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatë vitit pararendës. Pasoja e parë është se ndryshojnë pikat e referimit. Pra, nëse Toka rrotullohet përreth boshtit të saj, pra boshti polar, i cili është i drejtuar për nga ylli polar, ajo çfarë ndodh është se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokës, ndryshojnë edhe pikat e referimit dhe kështu pas 12 mijë vitesh, ylli polar që është sot referimi i boshtit të Tokës nuk do të jetë më i njëjti.

Në mënyrë shumë të ngadaltë, Dielli spostohet përgjatë të 12 konstelacioneve të Zodiakut. Atij i duhen afro 2160 vite për të përshkuar secilin konstelacion. Në fakt duket sikur yjet lëvizin me një gradë për çdo 72 vjet. Për të kryer të gjithë ciklin e 360 gradëve janë të domosdoshëm 25 mijë e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve është e vetmja mënyrë e matjes së kohës pa pasur lidhje me konvencionet njerëzore.

Gjëja më e pabesueshme është se popuj dhe kultura që kanë qenë larg njëra-tjetrës si në hapësirë ashtu edhe në kohë kanë treguar në mënyrë të saktë fillimin e qytetërimit tonë në vitin 10450 para Krishtit, një periudhë kjo që me sa duket korrespondonte edhe me fundin e qytetërimit paraardhës, ndoshta atë të Atlantidës. Atëherë, le të bëjmë një kërcim pas në kohë dhe të shikojmë se çfarë parashikonin egjiptianët e lashtë, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitë që jetonin shumë kohë më parë në Kamboxhia.

Angkori është një vend në Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikë në dukje të pashpjegueshëm. Ai u ndërtua gjatë perandorisë së Kmerëve që sunduan në periudhën ndërmjet shekullit të 9 dhe të 15 pas Krishtit. Por, vendosja e 72 tempujve kryesorë të Angkorit riprodhon në mënyrë besnike yjet e konstelacionit të Dragoit ashtu si këta ishin në qiell jo gjatë periudhës së perandorisë së Kmerëve, por pikërisht si ishin në agimin e ekuinoksit në vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijë vite më parë.

Si është e mundur? Në vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti në zbulimin se vendosja e tre piramidave të Gizës kundrejt Lumit Nil si dhe skema që krijohet prej diagonales që i bashkon ato është imazhi i pasqyruar i rrugës së qumështit si dhe tre yjeve të Brezit të Orionit. Sfinksi fiksonte me sy ekzaktësisht korresponduesin e tij qiellor, Konstelacionin e Luanit.

“10450 para Krishtit. Nëse llogarit dhe mban parasysh ditët dhe orët sipas yjeve të Orionit si dhe 12 hyjnive që i mbajnë, ja pra tek tregojnë ato dy pëllëmbë të shtrënguara”, thuhet në Librin egjiptian të të Vdekurve. “Por e gjashta e tyre, qëndron në buzë të humnerës…”

Duke llogaritur gjashtë epoka pararendëse që nga 10450 para Krishtit në epokën e Luanit kemi Luanin, Gaforren, Binjakët, Demin, dashin dhe Peshqit.

“Me përmbushjen e të madhit numër Shtatë do të ndodhë në kohën e Lojërave të ekatombit jo shumë larg nga epoka e madhe e mijëvjeçarit, që të vdekurit do të ngrihen nga varret e tyre”, paralajmëronte Nostradamus. Kështu që, mitologjia përmban tregues që kanë të bëjnë me fundin astronomik të periudhës së Peshqve dhe hyrjen në epokën e Akuariumit.

Është periudha që jemi duke jetuar tani. Megjithëkëtë, nuk është e lehtë të përcaktosh se, në cilin moment ekzakt duhet të ndodhë kalimi nga njëri konstelacion në tjetrin. Sepse, gabimi qoftë edhe me një gradë të vetme korrespondon me plotë 72 vite. Një datë shumë e saktë është ofruar nga njëri prej qytetërimeve më të zhvilluar të së kaluarës, majat.

Kalendari i tyre ishte në gjendje që të parashikonte fenomene astronomikë si eklipset, ciklet hënorë, cikli i Venerës dhe me një precizion të jashtëzakonshëm. Po cila është pika qendrore e gjithë kësaj profecie magjepsëse? Kemi parë se si popuj të ndryshëm kanë treguar vitin 10450 para Krishtit si kohën e fillimit të qytetërimit tonë. Por duhet të dimë se, kanë treguar edhe një fund të këtij qytetërimi. Një fund, i cili i bie të jetë pak a shumë në këtë epokë. Por ka një kalendar, pikërisht ai i Majave që duket se tregon një ditë të saktë: 21 dhjetor 2012.


Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Sun Dec 16, 2012 11:53 am, edituar 2 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Mon Dec 03, 2012 10:00 am


Pesë këshilla për ''të mbijetuar'' mbas 21 dhjetorit 2012


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite I-4-cavalieri-della-Apocalisse

Ndërsa disa presin për shpalljen e sotme te 3 Dhjetorit nga NASA per zbulimet e reja në Mars (Ne se ka diçka të vërtetë interesante dhe historike për të komunikuar?),te gjithe presin 21 dhjetrorin ,si diten e fundit te botes. (kohë mashtrimesh). Ne kemi hyrë në muajin dhjetor të vitit 2012. Në teori, ngelen edhe 18 ditë nga sot ne se diçka e rëndësishme do te ndodh. Drejtesia, thonë ata, mund ta gjykojë e përfundojë botën me 21 dhjetor,dhe c'eshte e verteta e thone ata që kurrë nuk kanë dëgjuar për këtë datë. Gjithsesi, unë po ju jap disa këshilla se si ''të mbijetojmë'' (dhe çfarë të bëjme) para, gjatë dhe pas përfundimit të botës.

1) Lexoni interpretimet e atyre që kanë studiuar mbishkrimet e Mayave: duket se nuk ka pasur referencë për profecinë e thene,dhe kjo konstatohet vetëm në dy mbishkrime. Në të parën është thënë se në vitin 2012 do të prezantohet ose cfaqet Perendia Yookté Bolon, një hyjni per të cilen ne dimë shumë pak (vetem ne se di Sali Berisha me shume si studiues i gjithanshem), në rastin e dytë,ate dite do të jetë një festë (kuptohet,jo si ajo e 100 vjetorit te shtetit tone me torta gjigande)

2)Libri i famshëmi "Count Long" i Mayave,(Numrimi i gjate),ne paragrafin e dyte nuk sjellë parashikime te tmerrshme për të ardhmen, por i eshte referuar veçanërisht të kaluarës. Duket se numërimi i gjatë nuk do te zerohet më 21 dhjetor 2012. Numerimi kalendarik do të shkojë pas 22 dhjetor dhe më tej. Prandaj: të jemi të gatshëm të paguajnë dhe taksat e tjera,si TVSH-ne akcizën,taksen e ambjentit dhe sigurimet shoqerore, dhe që unë mendoj se keto taksa do te na shoqerojne deri në fund të jetes tone (vdekja jone do jete edhe fundi i botes).

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcT2bMQ4nonP_85rTew9cELq_JHNhtCjNKXAsoeXVWGfzJ97xH8m


3) Mos bëni si Marian Keech, një amvise nga Çikago e cila pretendoi se ishte rrëmbyer nga ALENET. Miqtë e Kosmosit i kishin thene asaj se ata ishin të bindur tek një përmbytje e re ne vitin 2000,qe do të shkatërrojë Tokën dhe vetëm besimtarët e thekur do të shpëtojne nga nje anije kozmike. Kur asgjë nuk ka ndodhur, vajza dhe grupi qe e mbeshteste pohoi se nga gjithesia kishte rrezatuar dritë aq shumë,sa që "Perëndia e kishte ruajtur këtë botë." WoooUUU, por alienet c'hyjne per kete date? Megjithatë, shumë mallra po shiten dhe pak biznese po fitojne e shume te tjera po shkaterrohen dhe gjithçka gati,per për nje udhëtimin ndëryjor per boset e Rendit te Ri Boteror(s'eshte cudi qe tek ky grup te bejne pjese dhe superboset tane qeveritare)...~?

4) Përkundër gjithë kësaj, ju vazhdoni të besoni tek Alienet se me 21 dhjetor ata do pushtojne token, aq më tepër nëse ajo është tashmë ceshtja tuaj. Dhe keto pretendime janë ne fakt dengla te pastra.Mendoj se ata nuk do te zbarkojne në tokë ditën e 21 dhjetorit, ata nuk do te arrijne kurrë se pse 21 dhjetori nuk eshte dita e nje "show qiellor",por është prova se ata nuk ekzistojnë.

5) Në mbrëmjen e 20 dhjetorit,ftoni për tu grumbulluar një grup shoqëror sa më të madh,kryesisht ata që besojnë tek fundi i botës më 21 dhjetor.Bëni shpenzime kolosale për të ngrënë dhe për tu dëfryer...dhe në fund lerni të paguajnë faturën milionëshe ata që presin fundin ditën e nesërme.Shihni se si do të reagojnë,do jenë të gatshëm në pagesën e kripur...? Në se hidhërohen atehere na ngelet neve të besojmë se ata nuk besojnë,por janë viktima të shantazheve botëre të mirëkordinuara.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Tue Dec 04, 2012 10:24 am


Profecia Maya ka futur ne panik te gjithe Rusine



 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Eclissi_calendario_crop

MOSKË - 21 dhjetori 2012 po afron dhe popullin rus e ka pllakosur paniku. Kjo date eshte bërë objekt kryesor i diskutimeve dhe analizave në të gjitha televizionet ruse,pra fundi i botës i parashikuar nga kalendari Mayan për 21 të këtij muaji,eshtë fundi i një cikli të 5125 viteve.

Por duke pare panikun ne rritje,një grup i deputetëve të Dumas Shtetërore i kane shkruar, në emër të dhomës së ulët të parlamentit, një letër drejtueseve te stacioneve televizive të mëdha te vendit,ku i kërkojnë atyre të kufizojnë analizen dhe diskutimin e profecisë, njoftoi Mikhail Degtyarev, Partia Liberal Demokratike, zëvendëspresident i Komitetit mbi Shkencës ne Duma.

"Në interes të bashkatdhetarëve tanë, ne ju kërkojmë të beni kujdes në mediat tuaja,në shpërndarjen e informaciot mbi pseudo shkencen per fundin e botës", thuhet në letër,ku njekohesisht kërkohet gjithashtu të specifikojnë në çdo lajm televiz, që profecia nuk ka asnjë bazë shkencore.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Fri Dec 07, 2012 12:01 pm


Si do te zhduket toka,disa skenare te mundshem


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 291788_301572696611311_633418706_n

Një ditë toka do të kërcënohet rëndë, aq sa mund të kemi një shkatërrim të planetit tonë.por jo me 21 dhjetor 2012. Në shtypin amerikan janë publikuar disa fakte të reja, se si mund të zhduket toka dhe skenarët më të mundshëm që do të sjellin shkatërrimin e saj. Portali amerikan io9.com ka botuar artikullin e autores Annalee Neëitz, në të cilin ajo përmendi shtatë dëshmitë se pse Toka është në prag të vdekjes. Këtë ajo e definon me zhdukjen e 75 për qind të të gjitha specieve në Tokë, në më pak se dy milionë vjet.

Neve kjo na duket si kohë shumë e gjatë, por sipas kohës gjeologjike, kjo mund të krahasohet me një mbyllje-hapje syri. Toka për 540 milionë vjet ka shënuar pesë raste të zhdukjes masive, të cilat ndonjëherë janë shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, e nganjëherë përmes ndryshimeve të fshehura të tilla si shumimi i papritur i disa specieve pushtuese. Shumë shkencëtarë besojnë se ne jemi në prag të zhdukjes masive, përmes së cilës mund të fshihen nga faqja e dheut shumë jetë, që ne i njohim sot në Tokë. Ndryshimi i klimës

Akulli polar po shkrihet, temperaturat po rriten. Shkencëtarët e disiplinave të ndryshme, në mbarë botën, ndajnë mendimin se po ngrohet klima në Tokë. Lajm i mirë është se njerëzit nuk mund të jenë fajtorët kryesorë për ngrohjen globale. Planeti në historinë e tij i ka mbijetuar ndryshimeve dramatike të temperaturës. Lajmi i keq është se këto ndryshime janë pothuajse gjithmonë të shoqëruara nga vdekjet masive.

Rritja e aciditetit të oqeaneve

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite _45552631_ocean_acidification02_466in

Janë në rritje aciditetet e oqeaneve, e kjo shkakton shkatërrimin e shkëmbinjve nënujorë, që janë vendbanime e shumë butakëve. Aciditeti i lartë i oqeanit ishte një nga arsyet për zhdukjen masive gjatë periudhës së trijasit, 200 milionë vjet më parë, kur janë zhdukur rreth 80 për qind të specieve. Nëse nuk ka butakë, atëherë zhduken edhe speciet që ushqehen me to. Sa më shumë trupa të ngordhura të shtazëve ka në ujë, aq me shume aciditeti shtohet.

Të gjitha mega-faunat, janë zhdukur

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcTKXRd5e2M-257guzRFgDPOovksyHslTENjD3pbY0iPTHkTw_nA

Një faktor tjetër që studiuesit e marrin në konsideratë, kur flasin për zhdukjen në masë, është vëzhgimi i fosileve. Sipas fosileve të “reja” që janë shkaktuar në 50 mijë vitet e fundit, mund të shihet rënia e diversitetit të specieve. Toka në kohët e fundit (në terma gjeologjikë) ishte vatër e të ashtuquajturës mega-faunë që tashmë tërësisht është zhdukur. Kur analizoni se si në një kohë të shkurtër është zhdukur një kategori e tërë e shtazëve, nuk bëhet fjalë këtu vetëm për një zhdukje të rëndomtë.

Yellowstone: mund të shpërthejë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcRUOKIeGzSQyHzay4GIIEgwsUVUOE3QN7hcEnLxp3phxncGhIg9

Parku Yellowstone, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtrihet në mega-vullkanin, në të cilin janë shënuar ndryshimet që tregojnë se i njëjti vullkan mund të shpërthejë në çdo çast. Herën e fundit erupsioni i këtij mega-vullkani ka ndodhur para 250 milionë vjetëve, ndërsa ky shpërthim nuk është ndalur për njëmijë vjet rresht. Në ajër është hedhur aq shumë karbon dhe sulfur, sa që ka ndodhur ndryshimi katastrofal klimatik, gjatë të cilit është zhdukur 65për qind e jetës së përgjithshme në Tokë. Në rast të shpërthimit, fati i tillë e pret njerëzimin.

Speciet “invazive” janë kudo


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcSvZK3O8rjdUFFQLGC1QNcBCbry1iiM0K7FlnDF7_03MlSClKrf

Njerëzit janë zgjeruar në mënyrë agresive, në të gjitha kontinentet , përveç Antarktidës. Janë shumëzuar në shtatë miliardë individë, që hanë gjithçka që ju del në rrugë. Krahas minjve dhe kacabunjve, njerëzit janë specie e vërtetë invazive (pushtuese) që zhvendosin llojet e tjera nga vendbanimet natyrore, gjë e cila mund të ndikojë në zhdukjen e llojeve të tjera dhe dëmtimin e ekuilibrit natyror.

Rritet shkalla e zhdukjes së specieve


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcS22p8d6jyjqr_m9vN2HihIesSuZYAyfQwKPkXoCAUFdGecyAYWYQ

Zhdukjet janë normale, ndërsa ata që merren me statistikë kanë vërtetuar edhe “shkallën e zhdukjes”, që për ta është normale. Sipas tyre, kjo shkallë, edhe nëse nuk është në nivelin e zhdukjes masive, është rritur në 500 vitet e fundit dhe kjo dukuri vazhdon. Ky është fakt tipik për fillimin e zhdukjes masive.

Zhdukja e amfibëve

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcSSjUNMDclG4axnn4DJZxp3vYfmxN4ZQa_HXgKnEYRbowaNTS2slw

Sot jemi dëshmitarë të zhdukjes së një grupi tjetër, dhe aq shpejt, saqë mund të vërehet në ciklin e jetës njerëzore. Amfibet, veçanërisht bretkosat, janë zhdukur aq shpejt, sa që disa shkencëtarë shekullin XXI, e kanë cilësuar si shekullin e krizës së biodiversitetit. Shumë prej tyre vriten nga kërpudhave invazive, që u përhapën me shpejtësi në habitatin e tyre. Bretkosat, në anën tjetër, mund t’i përhapin ato, po ashtu duke i braktisur vendqëndrimet e tyre. Sa më shumë e humbim biodiversitetin e kafshëve, aq më afër jemi pranë botës, në të cilën dominojnë speciet pushtuese.

Siç thekson autorja , e cila përndryshe kryesisht merret me ndikimin në kulturë të shkencës dhe të teknologjisë, shpresë megjithatë ka. Edhe pse ka pasur shumë shenja të zhdukjes masive, ne kemi ende kohë që të ndërmarrim masa për këtë. Sipas saj, mund të zvogëlojmë përdorimin e karburanteve fosile dhe kështu mund parandalojmë përkeqësimin e ndryshimit klimatik e po ashtu mund ta ruajmë biodiversitetin, duke ruajtur zonat natyrore për kafshët ku njerëzit nuk do t’i rrezikojnë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Sat Dec 08, 2012 8:55 am


Idiotizmat e fundit te botes

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 3a

Perdite,sidomos keto ditet e fundit po flitet me tone e tmerre per fundin i botes..? Sa njerz idiot ka tmerruar ky term dhe sa njerez dopio idiot po kalojne gati ne halucinacione ne mes te dites.
Fundi i botes..!? Po ka ca ligj qe e sjellin ate deri ne shkaterrim dhe jo Mayat apo profetet si Nostrada-mutet.

Qe planeti yne te shkaterrohet totalisht si strukture duhet te kete forca ndervepruese sic jane ato te Diellit , Vrimave te zeza, ose perplasja fizike me nje planet apo objekt te madhesise se vete Tokes. Shanset qe te ndodhin keto gjera jane inegzistente te pakten momentalisht dhe per disa miljarda vjet. Fundi zyrtar i planetit tone si strukture do vije vetem kur Dielli yne te shnderohet ne nje gjigand te kuq rreth 5 Miljard vjet nga tani. Zhdukja nga Vrima e zeze eshte pothuajse inegzistente ose e fusim ne nje shkalle matese te shansit .

Perplasja e Tokes me nje planet te madhesise se njejte eshte pothuajse inegzistente. Kjo mund te ndodhi vetem ne kohen kur sistemi jone diellor te vij ne fundin e tije, pra 5 miljard vjet nga tani kur dielli do kete nje superfuqi vepruese dhe gravitacionale kundrejt objekteve te sistemit diellor.

Qe gjallesat dhe vete njeriu te zhduket nga planeti Toke, duhet te kene perballje me keto fenomene.

-Gamma Ray Burst - Rrezatimi Gamma
-Kometat/Asteroidet
-Supervullkanet
-Ngrohja Globale - dhe kalimi ne epoken e akullit.
-Pole Shift - Ndryshimi i Poleve
-Humbja e atmosferes.

Tani do kalojme ne fazen me te nxehte e cila ka te beje me themelet e idioteve qe flasin larte e poshte qe do shembet bota nga x apo y faktor.

Gjerat te cilat njerzit lexojne lart e poshte neper internet ne lidhje se si do te shkaterrohet bota jane keto:

1-Nibiru - Ylli Xhuxh ku ndodhen fiset Anunaki (Kjo si pas mentalitetit te shpellareve dhe te pa shkolluarve ne Planetin tone).
2-. Galactic Alignment - Shtrirja perfekte e Tokes Diellit dhe qendres se Galaktikes Tone.
3-. Solar Flare - Stuhite Diellore.

Le ti analizojme.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Nibiru


Cfar eshte Nibiru:
Nibiru njihet nga (Idiotet) si planeti i 9. Nibiru referohet gjithashtu dhe si nje yll xhuxh, qe ne gjuhen e Astrofizikes quhet: Yll i deshtuar.Nibiru mendohet te jete nje yll ose planet me madhesi disa here me te madhe se e Jupiterit. Referuesit e fundit te botes ose me ndryshe (Idiotet e fundit te botes) referojne sikur ky yll apo planet ka nje orbite e cila mer 3600 vjet per tu rikthyer perseri.

Mendoni nje super Kamion i cili vjen drejt lagjes tuaj, si mendoni ju nuk do e shikonit ate ?. Nese Nibiru do ishte dicka egzistente dhe nese ai do ishte ne kursin e afert drejt nesh, pasojat do te kishin filluar me kohe. Pasoja me te cilen do perballeshim fillimisht do te ishte, spostimi i Kometave ne rripin e Kupier-Belt, sic njihet ndryshe (Brezi i Kometave). Nderkohe qe Nibiru do te vinte drejt nesh sa do ne distance te larget, ato qe do ishin shume me prane nesh do ishin Kometat duke mos anashkaluar dhe spostimin e vete planeteve ne Sistemin tone Diellor. Pra efektet do kishin filluar 15/20 vjet me pare dhe jo (ja erdha une). Nuk ka evidenca per egzistencen e Nibiru, te gjitha keto trillime behen nga njerez qe nuk e kane idene e Shkences dhe qe nuk kan asgje per te humbur.

Ato qe e kane iden e fizikes dhe matematikes do e kuptojne shume mire se per cfare behet fjale me poshte (Nibiru).

Le ti marim gjerat pak me kujdes dhe te shohim se cfar shpejtesie i duhet ketij kodosh objekti per te arritur afer tokes nese do ishte ne masen e Jupiterin apo me pak ose me shume.

Se pari, edhe pse eshte thene se ky objekt eshte me i madh se Jupiteri, eshte akoma me bukur edhe nese them qe ky objekt eshte identike ne mase te Jupiterit-1,8986*10^27 kg

Se dyti, masa e diellit eshte 1,9891*10^30 kg.

Tani, le te mendojme se cila do ishte fuqia ne mes te Diellit dhe Objektit ne perigee e orbites se objektit, i cili eshte rreth 1 AU (150.000.000 km)ne distance.

Formula e perdorur nxjerr se sa fuqi aplikojne keto dy me njeri tjetrin nga graviteti. F = G ({m1*m2}/r^2), ku eshte graviteti konstant(6,67*10^-11) m^3*^-1 kg*s^-2)

Me poshte une do ta heq njesine per te qartesuar formulen. M^3 dhe km anullohen per te prodhuar kg/s me nje ndryshim per eksponentet e -3 (kjo ne rastin e me poshtem nese kerkoni tre shifrat e zhdukura).

Athere le ti hedhim nje kendveshtrim:F = G ({m1m2}/r ^2)F = [6,67 *10^-11 * ({1,8986*10^27} * {1,9891*10^30 })]/( 150.000,000^2)F = (2,51896*10^45)/(2,25*10^16)F = 1,1952*10^44 N/s

Rezultati eshte 119520000000000000000000000000000000000000000 Forca te Newtonit cdo sekonde mes Objektit dhe Diellin ne orbiten e saj.

Por atehere ju mund te pyesni, kur objektet kalojne rreth diellit, ata levizin shume shpejt. Saktesisht e drejte. Pra, sa shpejte do ti duhej nje objekti me mase te jupiterit per ti shpetuar Diellit.

Formula per shpejtesine e ikjes eshte Vsec = [2*G*M/r]^1/ 2, ose, rrenja katrore e 2*G*M/r ku G eshte graviteti konstant, Meshte masa, dhe r eshte rrezja e diametrit ne distancen ne mes te objekteve.

G is 6.67*10^-11.M eshte nxjerre nga N-M/kg nga formula e pare, 1.1952*10^44.r eshte 1/2AU, qe dmth afersisht 7.5*10^10 km.

Vsec=[2(6.67*10^-11)*(1.1952*10^44)/(7.5*10^10)]^(1/2) Vsec=({1.5994*10^34}/{7.5*10^10})^(1/2) Vsec=(2.2126*10^23)^(1/2) Vsec=1.487*10^7 km/sek.

Kjo do te thote se shpejtesia e Nibiru ne ikje duke i shpetuar Diellit duhet te jete 14.870.000 kilometra per sekonde. Pra kjo eshte nje absurditet total, dhe del qe eshte gati 7 here me e shpejt se sa shpejtesia e drites.Kjo eshte e pamundur. Nese Nibiru, do te udhetonte me kete shpejtesi, forcat e batices do ta shkaterronin totalisht.

-Fizika- has updated her Facebook Status-(Te dashuruarit e Nibiru, thjeshte dhe sakte jeni shume idiote).

Galactic Alignment - Shtrirja Perfekte

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Al

Galactic Alignment njihet si shtrirja perfekte. Kjo shtrirje vjen si pasoje e drejtimit te Diellit, Tokes, dhe Qendres se galaktikes tone ne nje vije te drejte. Duhet te keni parasysh qe: I vetmi objekt i cili ndikon fizikisht ne orbiten dhe strukturen e Tokes eshte Dielli. Per ato qe perdorin programe astronomie eshte shume e leht per ta vezhguar kete fenomen. Me pak fjale Shtrirja perfekte ndodh ne disa aspekte te ndryshme, sic eshte shtrirja e planeteve pershembull gje qe ka ndodhur dhe do te ndodhi. Gjithsesi duhet te keni parasysh qe asnje force tjeter pervec asajt te Diellit nuk mund te ndikoje ne planetin tone.

Nese do vazhdoja qe tiu flisja me shume rreth ketij fenomeni do genjeja sepse jane te pakta fjalet rreth ketij subjekti. (te pa vlere)

Solar Flare - Stuhia Diellore

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Sf

Athere duhet te jemi realist kur prekim nje ceshtje serioze sic eshte (Dielli). Stuhite Diellore jane teper te rrezikshme, dhe mund te shkaktojne deme kolosale ne jeten e perditshme te planetit tone. Stuhite Diellore ndahen ne kategori te ndryshme A. B. C. M. dhe e fundit dhe me e rrezikshmja X. Duhet te keni parasysh qe ne jemi goditur nga keto stuhi dhe vazhdojme te goditemi pothuajse perdit.

Stuhite Diellore mund ta cojne njerzimin ne epoken e gurit nese do tu godisnim nga nje (Super Flare) pra nga nje super storm. Nese do u godisnim nga nje super storme, jeta ne planetin tone do te ndryshonte pothuajse totalisht. Pasoja e pare do ishte humbja e elektricitetit , dhe jo vetem ne nje vend/shtet por ne te gjithe Planetin.

Pasi do te humbnim energjine, kjo e fundit do te na mungonte per nje kohe prej 5 deri ne 10 vjetesh,gje qe do na conte ne epoken e shpellave, ku nuk do te perdornim tv, lavatrice, celular, etj etj. (Kjo do ishte me te vertete nje katastrofe).

Lind pytja nga dhe si e moren vesh te ashtuquarit (te mencurit e 2012), qe dielli do te cfrynte pikerisht ne daten 21/12/2102 ??. Duhet mos harruar qe drita mer vetem 8 min e 19 sekonda per te arritur nga dielli ne toke, keshtu qe nje superstorm do donte thjesht disa ore ose disa dite per te arritur ne toke (varet nga kategoria e stuhise).

Eshte e vertete qe dielli cdo 11 vjet kalon ne ciklin e ndrimit te poleve, dhe ndrimi i rradhes eshte diku nga mesi i 2013. Pse pikerisht do ndodhi stuhia massive tani ?? a e perjetuam ndrimin e poleve te diellit 11 vite me pare??? po 22 apo 33 apo 44 vite me pare??. (e keshtu me rradhe)

Duhet te keni parasysh qe stuhia mund te ndodhi ne cdo moment ne cdo date ne cdo kohe , dhe asnje nuk mund ta parashikoje ate gje. Koha me e afert per te mare vesh qe ne do goditemi nga nje stuhi e tille, mund te arrihet vetem neper mjet sateliteve te Nases ne hapesire: Dhe kjo kohe eshte vetem 30 min para se te goditemi nga kto rrezatime. (Idiotet qe thone se do te goditemi nga stuhi massive ne 21 dhjetor, ju sygjeroj te mos hani djathe e te pini redbull ne te njejten kohe, sepse eshte me te vertet nje mix endrrash te cuditshme ne gjume.

Duhet te kuptoni gravitetin e situates. Ajo qe mua me te vertet me ben te friksohem disi eshte Ngrohja Globale, sepse po e shohim qe uraganet stuhit etj sa vijne e behen me te forte. Dhe duke llogjikuar situaten ajo qe me frikeso me teper eshte e ardhmja pas dy tre brezash (dhe jo e jetes tone momentalisht). Do jene ato qe do i heqin keto pasoja dhe mbase do keni veshtiresi per te mbajtur ritmin e jeteses ashtu sic e kemi ne momentalisht.

Nje gje te keni te sigurte:

Pyetje: A do perplaset ndonje Komete ose Asteroid ne te ardhmen?
Pergjigje: Ka ndodhur dhe do te ndodhi per nuk dihet kurre se kur mund te ndodhi nje fenomen i tille, dhe nese kjo gje do te ndodhi ne te ardhmen mbase do kemi teknologjine per ti shmangur perplasjet direkte.

Pyetje:A do te kete me permbytje katastrofa natyrale sic jane pare kohet e fundit?
Pergjigje: Ka pasur dhe do te kete gjithmon. Kjo vjen per shkak te shume gjerave. 1 Ngrohja Globale. 2 Evolucioni dhe Natyra jane ato qena komandojne dhe jo ne ato.

Pyetje: A kane date keto fenomene katastrofike??
Pergjigje: Nuk kane date te caktuar dhe mund te ndodhin ne cdo moment, madje dhe tani .(Date kane por vetem per njerzit e deshtuar: per ato qe jeten e kane nje deshtim te plote dhe duan ti shohin te tjeret si vetja).

Njerez te Nderuar rrini te qete sepse 21 dhjetori i 2012 ose me sakte 13 dite qe nga ky moment qe po shkruaj, do te jete nje dite teper normale.Do te jete nje dite si cdo 21 dhjetor tjeter. Ju lutem mos bini pre e artikujve qe lexoni neper internet duke ju referuar fundit te botes.

Nese do vinte dicka e tille pasojat do ishin pare me kohe. Mos bini viktima te atyre qe tentojne te ju bejne lavazh truri duke iu fryre me informacione te kota dhe pa baza shkencore. Duhet te kuptoni qe te gjitha keto info qe vijne per fundi e botes nuk jane leshuar nga njerez te shkences, ose zyrtarisht nga Astrofizikanet apo Astronomet, por jane leshuar nga njerez qe nuk e kane idene e Fizikes dhe qe kane nje njorance te plote nga kjo fushe.

Jetoni dhe punoni te qete ,se 22 Dhjetori do te vije me i bukur se cka qene ai i vitit 2011 si percaktim kohor,por me i vobeget materialisht,mbasi gjysme-fundin e botes po na e shkaktojne politikat e pista te shtetarve tane si ne Kosove e ne Shqiperi.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Sun Dec 09, 2012 8:28 am


21 Dhjetor 2012,panik e tmerr ne Kine..


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Img_maya

Profecia Mayan ,ka shkaktuar ankth e frike te shfrenuar në Kinë. Policia risiguron publikun "është një fantazi"

SHANGHAI - Policia kineze,ka marre opercione sigurimi , në mënyrë që të siguroje publikun se fundi i botës,nje parashikim nga profecia Mayan, nuk do te arrije.Ka qene kjo polici e cila ka njoftuar një operacion, per bllokimin e profileve ne Twitterin kinez, mbasi brenda nje dite ju eshte dashur qe t'iu përgjigjeshin per ndihme më shumë se 30 kërkesave qe ishin ne depresion dhe qe mund te vetvriteshin

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcRmHHrr7cLV3AxzQOhGpwUDiyOr0oFkFljOIMYdvluK3a2_s5k9

Ne disa postime ne Web-et dhe shërbime të tjera mikrobloggingesh,policia e Shangait ju ka shpjeguar qytetarëve se nuk do të ketë fund të botës,dhe se me 21 dhjetor 2012 profecia nuk do të përmbushet . "Fundi i botës është vetëm fantazi" është shkruar në postin e policisë ", mos u besoni, ju mashtrojnë."

Frika se bota do te kaloje tre ditë ne errësirë duke filluar nga 21 dhjetor,ka shtyre qytetarët e një zone rurale ne Sichuan,në Kinën jugore, të blejnë mijëra qirinj,qe në fillim të kësaj jave, shkruan e perditshmja e Shangait 'Daily'.

Po keshtu në Nanjing, një grua 54 vjecare ka kërkuar dhe ka marrë një kredi prej një milion juan (rreth € 130.000) për familjen e saj , për t,iu a dhënë fëmijëve te varfër, duke shpresuar se ata duhet te blejne e bejne bërë diçka të mirë para se bota te shkaterrohet.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Sun Dec 09, 2012 11:25 am


NASA: Mos luani me fundin e botës, po vetëvriten shumë fëmijë dhe të rinj

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 525200main_FAQ18

Teksa dhe 12 ditë na ndajnë nga i ashtuquajturi parashikim i fisit maya për fundin e botës, NASA apelon që ti jepet fund me trillimet e tilla.

Shkak për shqetësimin e NASA-s është bërë rritja e numrit të vetëvrasjeve për shkak të frikës dhe depresionit tek fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën.

David Morrison, astrobiolog në NASA Ames Research Center deklaroi mbreme se merr një numër të madh e-mailesh nga qytetarë të shqetësuar, kryesisht nga të rinjtë.

"Shumë prej tyre thonë se nuk mund të hanë, kanë shqetësime me gjumin, ndërsa të tjerë thonë se mund të bëjnë vetëvrasje. Nëse për disa njerëz kjo është shaka, për disa të tjerë është mister, dhe është një bërthamë njerëzish që shqetësohen vërtetë", shprehet Morrison.

NASA ka botuar në faqen e saj në internet arsyet pse bota nuk do të marr fund në 21 dhjetor 2012.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Albani-Explorer Tue Dec 11, 2012 8:40 pm


Termetet ne bote ne kohe reale


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcRBSyUUH_nr0Bc_C5C-DoAalxBkf8JTK5HdQzlzXHb-1F95IETk

Meqense shume njerez jane ne merak se c'do te ndodh ne 21 dhjetor,atehere per t'ju dhene pak qetesi shpirterore po ju japim linkun e hartes se termeteve te ndhodhura ne kohe reale,me nje auto-update,ose rregjistrim te termeteve per cdo minute.Te pakten ky eshte nje tregues qe ne bote termetet jane ne ritmiken e tyre normale dhe s'ka asgje per tu shqetsuar.Klikoni me maus mbi pikat e ngjyrosura dhe do te shihni se kur ka rene termeti dhe se sa ka qene fuqia e tij.Me shigjeten e mausit mund te levizni harten njelloi si ne google earth.

Ja dhe linku,klikoni mbi te shkoni tek harta

http://earthquake.usgs.gov/earthquakes/map/

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 11:58 am



Bota po lekundet ,apo po e ''lekundin''.


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite End-of-the-world

Kemi disa vite qe degjojme neper TV,lexojme neper gazeta,komentohet neper faqe interneti se 21 dhjetori 2012 eshte fundi i botes.U trumbetua qe 25 dhjetorin e vitit te kaluar,se njerzimi nuk do festoi dhe gezoi si gjithmone.
Pati shume komente se ky fund do te ishte edhe me i shpejte,ne vitin 2011.

Si duhet ti interpretojme te gjitha keto lajme,si sensacione te perhershme,si inertpretime religjioze apo si fakte shekncore.Kam shfrytezuar shume materiale,si ato te huaja,por dhe komentet e gazetarve shqiptare qe perkthejne diku aty ketu materiale,qe serviren si fakte te verteta.

Me ben pershtypje fakti se askush deri me sot,nuk ka konkluduar konkretisht me nje fakt te vertetuar shkencerish,pse fundi i botes(NJERZIMT)do te ndodhe pikerisht ne kete date,pervec faktit te videos se reallizuar nga NASA gjate kesaj jave. Shtrohet pyetja..Vertet valle gjith ky akumulim miliona vjecar i botes organike,ku ben pjese dhe njeriu,do te perfundoje kaq shpejt si nje mize mocali...?

A mundet valle qe te gjitha keto fenomene kataklizmike do te kene nje ore te vetme ora 11.30 minuta te 21 dhjetorit 2012...sipas ores universale toksore..?Vetem ky fakt te ben te dyshosh shume gjera.
Kush eshte zanafilla e pare e ketij lajmi kaq te kobshem,ose ku jane bazuar lajmetaret e pare,per ti percjellur njerzimit se fundi i tyre do te ndodhe,pikerisht sa me siper..?

Fisi Maja njihet nga arkeologet dhe historiano-antiket,si nje fis i zhvilluar ne te gjitha drejtimet,por kryesisht ne astronomi.Sipas kalendarit te perpiluar prej tyre,i cili perfundon me 21 dhjetor 2012,eshte interpretuar nga te gjithe ata qe kane qene,e jane te interesuar per te mbjellur dritherima ne shpirtin njerzor,si fundin e botes.

A e dini se qe kur kane filluar parashikmet per fundin e botes...?
Qe ne vitin 999,kohe kur mendohej se Krishti do te zbriste ne toke per here te dyte.
Qe nga ajo kohe dhe deri me sot asnjehere nuk kane rreshtur se parashikuri nje fund te mundsheme te persiritur ne mynyre ciklike, fundin e njerzimit.

Nga nje statistike e nxjerre kohet e fundit,te cilen e kam botuar dhe ne nje faqe tjeter,rezulton se nga qindra heret qe eshte percaktuar fundi i botes,mbi 96 % e parashikuesve kane qene individe fetare dhe grupe religjionesh.Pak kane qene ata shkencetare qe kane folur ne emer te shkences per nje fund te mundshem.

Atehere si eshte e mundur,qe feja se bashku me gardianet e saj eshte kaq te ineresuar per te bere kaq shume sensacione te deshtuara,per fundin e njerzimit..?

Kjo ka vetem nje pergjigje.
Sa here qe njerzimi ka vene ne pikpyetje aktivitetin e mirfillte te fese,jane hedhur ne 'treg'teorira nga me konspirativet,te ndihmuara dhe nga ndonje pseudo-shkencetare.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Mon Dec 17, 2012 9:01 am


21 dhjetori, bunkere te sigurise se larte vihen ne funksion.


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tyneli-kenedi-1-300x192

Me afrimin e datës 21 dhjetor, apo me lajmin për mbërritjen e fundit të botës, ashtu si dhe po përflitet kudo,ekstaza ka arritur kulmin, kompani të ndryshme i kane dhene dorën e fundit bunkerëve ku shpresojnë se do ti shpëtojnë “Apokalipsit”.

Sipas analistëve të kalendarit maja, bota do të mbarojë pas 3 ditësh. Kompani ndërtuesish kanë perfunduar përgatitjet për ata që besojnë në këtë fund dhe që kërkojnë shpëtim. Bunkerët janë ndërtuar në shtete të ndryshme të botës për të përballuar fatkeqësinë nëse parashikimi i kalendarit “unazë” të Majës ështe i vërteta, kërkesa për të qenë në një nga këto bunkerë ka qenë e lartë.Ja disa nga keta bunkere

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tynel-adriondack-300x199

Tyneli Adirondack i raketave “Silo” në nju jork nuk ofron komoditete por të paktën ka provuar se i mbijeton shpërthimeve.


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tyneli-pionen-300x199

Jashtë kësaj bote, tyneli Pionen i sigurisë së lartë të magazinimit të kompjuterave në Stokholm, ku ËikiLeaks ka mbajtur serverat e saj, është një strehë bërthamore e marrë në konsideratë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tyneli-hilton-300x193

Por të kthehemi në Atlantis: Hotel Hilton në Maldive ofron apartamente luksoze nënujore ku ju mund të jetoni momentet e apokalipsit me peshqit, ndërsa gjërat e frikshme do të mbesin në tokë të thatë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tyneli-greenbrier-300x192

Por jo vetëm kaq. Amerika është një shtet i pasur me bunkerë – pune disa prej tyre janë jashtë tyre, por të tjerë janë shndërruar në muze, funksionalë në rast apokalipsi, por dhe në hotelë.
Në kulmin e tensioneve bërthamore me Kubën dhe sovjetikët në vitet gjashtëdhjetë Presidenti amerikan JFK ka ndërtuar një bunker në ishullin Kikirik, në Florida në kompleksin e familjes së tij. Ai tani është kthyer në një muze.

Por veç hotel Hilton, ku mund të presësh në luks datën 21 dhe bunkeri i deklasifikuar në Greenbrier në Ëest Virginia është opsion i mirë. Ai është kthyer në një hotel me katër yje i cili qëndron i gdhendur thellë në një shpat mali.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tyneli-austri-281x300

Në Ahrëeiler- ka një tjetër strehim bunker në vreshtat në Gjermaninë perëndimore si një strofull për qeverinë në rast të një lufte bërthamore.

Ndërkohë media të ndryshme në Amerikë kanë zhvilluar intervista me individë të zakonshëm, të cilët kanë planifikuar sigurimin e ushqimeve të thata që do ti sigurojë për vite. Po ashtu dhe forma të mbledhjes së uit.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Tyneli-kine-300x199

Fisi maja ka llogaritur në kalendarin e shumëpërfolur përfundimin e një epoke pikërisht më 21 dhjetor. Kjo duke përshkruar stuhi diellore dhe ndryshimin e forcës magnetike e cila do të pasojë dhe lëvizjen e kores së tokës. Ekspertët në shtator të këtij viti kanë deklaruar se nuk do të kemi fundin e botës, pasi analizat për kalendarin janë keqkuptuar. Arkeologët u mblodhën në Merida, në jug të Meksikës ku u diskutua kjo çështje
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Mon Dec 17, 2012 8:57 pm



Profecia e Majave...? vetëm një biznes


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Massimo-Polidoro

Massimo Polidoro, “detektiv i misterit”, siguron se më 21 dhjetor 2012 nuk do të ndodhë asgjë. Por bëni kujdes se mos frikësoni fëmijët

Është faktike që Majat as nuk e kishin idenë të parashikonin fundin e botës. Këto janë fjalët e Massimo Polidoro-s, shkrimtar dhe “detektiv i misterit”, një prej ekspertëve më të mëdhenj në fushën e psikologjisë së pazakontë, asaj paranormale dhe mistereve në përgjithësi. Edhe Apokalipsi, që është cituar nga popullsia prekolumbiane më 21 dhjetor 2012, ka të gjitha karakteristikat për të qenë pjesë e kategorisë së citimeve. Por cila është arsyeja që kjo datë ka ngjallur kaq shumë frikë e pasiguri?

“E vetmja gjë e vërtetë që ka lidhje me Majat është fakti se më 21 dhjetor përfundon një prej kalendarëve të tyre, për të rinisur më pas një i ri më 22 dhjetor!”, shpjegon eksperti. Pra, asgjë nuk është e vërtetë. Kush ka frikë se mos humbet gjithçka më 21 dhjetor 2012 mund të rrijë i qetë.

Por, pavarësisht gjërave të thëna, profecia e supozuar e Majave vazhdon të ketë efekt mbi njerëzit. Pse?

Sepse kjo histori është përhapur nga disa amerikanë dashakeqës dhe të pasionuarit pas mistereve, të cilët nuk kanë shumë informacion ose që e bëjnë enkas, sepse në fund të fundit këto tema tërheqin më shumë vëmendjen.

Në ç’kuptim?

Po ta vini re, që në vitin 2002, kur njerëzit filluan të flisnin për profecinë, janë publikuar shumë libra, janë realizuar dokumentarë dhe mjaft materiale të tjera.

Pra, sipas jush, është çështje biznes?

Sigurisht. Nga pikëpamja shkencore nuk ka asgjë që të qëndrojë, asgjë për të cilën duhet të shqetësohesh, apo ngjarje të rrezikshme, si afrimi i planetëve, rrëshqitje e tokës apo gjëra të tjera që kemi dëgjuar të flitet gjatë javëve dhe muajve të fundit.

Në fakt nuk është hera e parë që bëhen deklarata apokaliptike. A ka pasur ndonjë rrezik që na kanosej vërtet?

Në vitin 1999 njerëzit trembeshim se mund të ndodhte ndonjë gjë e keqe me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, sidomos nga pikëpamja teknologjike, sepse mendohej se kompjuterët nuk do të ishin në gjendje të “përshtateshin”. Por nuk ndodhi asgjë. Për sa u përket parashikimeve të tjera pak a shumë katastrofike, ka me mijëra. Ne kemi mbledhur me dhjetëra, por rasti i vetëm ku kemi verifikuar rrezik është ai i Nostradamusit, për arsyen e thjeshtë se bëhet fjalë për një varg të pafund absurd, të paqarta dhe pa një datë të saktë. Prandaj secili mund të shikojë atë që do.

Ditët e fundit u desh ndërhyrja e qeverisë ruse për të qetësuar njerëzit, madje për këtë çështje u angazhua edhe vetë NASA…

Po, është e vërtetë, sepse në qoftë se për shumë njerëz profecia e Majave nuk është gjë tjetër veçse një mundësi për ta mbyllur vitin në mënyrë argëtuese, ka të tjerë që janë trembur vërtet. Këtu përfshihen edhe fëmijët.

Fëmijët, po ç’lidhje kanë ata me këtë çështje?

Mua më ka ndodhur shpesh të dëgjoja fëmijë teksa shkonin në shkollë, të cilët pyesnin njëri-tjetrin se çdo të ndodhte me fundin e botës. Pasi i dëgjoja, ndaloja menjëherë dhe i qetësoja, duke u thënë se ata nuk duhet të shqetësoheshin, sepse nuk do të ndodhte gjë. Pikërisht për ta bënë edhe një program televiziv, të titulluar “Big Bang!”. Një udhëtim për të zbuluar misteret e mëdha të historisë dhe në veçanti profetinë e Majave.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim, sigurisht pa u frikësuar…

Sigurisht. Gjëja e vetme që duhet shpresuar është që ndonjë i çmendur të mos sajojë gjëra të shëmtuara, ndonjë sekt që beson në fundin e botës, si ai që në mes të viteve ‘90 u vetëvranë në Zvicër. Fjala e duhur do të ishte: mos e dramatizoni situatën!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Tue Dec 18, 2012 11:06 am


21 dhjetori, 2 ditë larg nga ''fundi i botës''.Disa teori se kush beson tek kjo datë


 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Web_00122-445x289
Codexi Dresden,tekst i Maya-ve,me vlefshmi

Pyetjet e mëdha lidhur me fundin e botës do të mësohen pas 2 ditësh. Shumë njerëz të thjeshtë nuk i besojnë kësaj teorie, por ka dhe të tjerë që thonë “po në 21 dhjetor diçka do të ndodhë”.

Kush e parashikon fundin e botës?

1. Është një grup i astronomëve dhe astrofizikanëve në botë që pikërisht më këtë datë (21.12.2012) parashikojnë se në univers do të ndodhë një fenomen shumë i rrallë astronomik i cili përsëritet në çdo 26.000 vjet.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Al

Pikerisht atë ditë, pozita e sistemit tonë diellor do të barazohet me pozitën e Rrugës së Qumështit e që kjo barasrenditje do të rezultojë me bashkimin e galaktikës sonë me dy galaktika tjera të afërta fqinjësore. Me këtë rast, theksojnë këta shkencëtar, do të shkaktohej ndryshimin radikal i fushës ekzistuese magnetike të tokës. Nëse e tërë kjo vërtet ndodh, atëherë ka mundësi që të provokohet katastrofa planetare me përmasa kataklizmike.

2. Ekspertet e NASA-s (National Academy of Sciences) kane paralajmëruar se në vitin 2013 do te ketë një “black out” global të sistemeve komunikuese satelitore. Shkaktar i kësaj gjendjeje do të jetë një shpërthim diellor në univers, i cili në hapësirën e gjerë qiellore do të provokohej një stuhi të fuqishme magnetike.

Kjo ngjarje do ta sjellë në gjendje çoroditëse gjithë sistemet e lokalizimit te lidhur me “GPS” (komunikim satelitor): shërbimet financiare, transportin ajror, komunikimet radio ushtarake etj. Fenomeni në fjalë përputhet me një intensifikim të shtuar të energjisë diellore që nga instrumentet e sofistikuara të NASA-së po regjistrohet në rritje viteve të fundit.

Ky alarm erdhi nga një samit shkencëtaresh te mbledhur në Uashington (2009) për te analizuar një raport të “NASA-së mbi efektet e një “apokalipsi magnetik” që parashikohet të ndodh në fund të këtij dyvjeçari (2012 -2013).

Mega-shpërthimi diellor, fenomen shkencërisht i njohur si ndriçim diellor ose yjor, do te përkojë me një intensifikim te energjisë diellore i cili ndodh çdo 11 vjet. Sipas eksperteve amerikanë, stuhia magnetike do te ketë një fuqi prej 100 bombash hidrogjeni, dhe mund ta riktheje teknologjinë tonë ne epokën e mesjetës.

3. Aspekti i tretë që citohet shpesh në favor të parashikimit apokaliptik 2012, është invertimi i poleve magnetike të Tokës.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 28_03_Earth_magnetic_field

Prej disa vitesh, në sistemin tonë diellor, po manifestohet një dukuri energjetike e fuqishme, e çuditshme dhe gjithnjë në rritje, e cila po shkakton ngadalësimin e rrotullimit te Tokës, dobësimin e fushës se saj magnetike dhe hollimin e shtresës se ozonit. Ky fenomen misterioz, mund të jetë shkaktar i shumë dukurive sizmike, të çekulibrit klimaterik dhe i ngrohjes globale që veç po i ndodhin me të madhe gjithë sistemit tonë diellor, përfshirë edhe Tokën!

Gjeofiziku i njohur rus Alexei Dmitriev është i sigurte se i gjithë sistemi ynë diellor ka hyrë në një “zonë plazme të magnetizuar” të pagëzuar nga vetë ai si “Brezi Fotonik”.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Frontimage4

“Kjo dëshmohet nga rritja e regjistruar 10 herë e plazmës ndëryjore në heliosferë dhe nga fakti se, prej 30 vitesh, janë shfaqur papritur në atmosferën tokësore një numër gjithmonë në rritje pjesëzash drite (fotone). Pra, me pjesëza “drite”, qe çuditërisht janë te ngjashme me ato që duhet të përmbytin Tokën mu ashtu sikur parashikohet në kalendarin e civilizimit të lashtë Maja”, – thotë gjeofiziku rus, Alexei Dmitriev.

4. Aspekti tjetër është ndryshimi klimaterik dhe katastrofat natyrore qe sot po verifikohen si dukuri me një frekuence gjithmonë e me te madhe.Renucio Boscolo, një ekspert dhe studiues i profecive të Nostradamusit, paralajmëron se nga një pjesë e dokumenteve të profetit kuptohet se tërmetet që po shkatërrojnë planetin janë të lidhur me shpërthimin e vullkanit islandez që ndodhi disa vite më parë. Dokumenti “zbulues”, – shpjegon Boscolo, është i 43-ti i Centuria II:

Civilizimi i lashtë Maja

Sipas të dhënave ekzistuese materiale-historike, civilizimi i lashtë Maja ka ekzistuar shumë më parë, por kulmin e përparimit të vrullshëm të saj e arrin në periodën 250-900 p.e.s. Shtrihej në një hapësirë gjeografike të kontinentit të sotëm të Amerikës Qendrore (në mes të Guatamalës, Belizesë, Hondurasit dhe Salvadorit të sotëm).

Me një forme të përsosur të organizimit të përgjithshëm shtetëror – administrativ fisnor, për kohën e vetë dhe në krahasim me kulturën dhe njohuritë e Evropës së atëhershme mesjetare, MAJA-të kanë qenë një etnitet tepër i zhvilluar dhe shumë i përparuar në çdo aspekt të dijes: ishin njohës të mirë të matematikës, astronomisë dhe arkitekturës.

Qyteti Çiçan Ica ka qenë qendra kulturore – administrative, politike, religjioze dhe tregtare e këtij civilizimi ndërsa sot është një vend i madh arkeologjik në Meksikë (si ujdhesa Jukatan). Po ashtu, në këtë qytet ishte i vendosur edhe observatoriumi i madh astronomik, nga i cili MAJAT kanë vrojtuar qiellin e pafund, duke parashikuar kështu ngjarjet e ardhshme që kryesisht mbështeteshin në ciklin e barasditës – barasnatës (ekuinoksit) të lëvizjes së planetit Venera.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 9.4.12-autumnal-equinox

Sa për sqarim dhe konkretizim, barasdita – barasnata, apo “ekuinoksi”, është një dukuri natyrore astronomike i cili ndodh 2 herë në çdo vit. Gjithnjë më 20/21 mars dhe 22/23 shtator. Në këto ditë, në gjysmën veriore nga Ekuadori i tokës fillon pranvera, gjegjësisht vjeshta, ndërsa në gjysmën tjetër të hemisferës jugore ndodh e kundërta.

Po ashtu, në këto data, gjatësia e ditës është e barabartë me atë natës dhe zgjat fiks 12 orë.
Në kohën e sotme, qytetin Çiçan Ica,UNESCO e ka futur në listën e trashëgimisë së mbrojtur kulturore Botërore, ndërsa më 7 gusht 2007, ky regjion shpallet edhe si njëra prej 7 çudirave të botës. Kukulkan është emri i perëndisë hyjnore të besimit MAJA.

Piramida e njohur Kukulkan kushtuar këtij hyjnori në Çiçan Ica, në fakt paraqet një kalendar guri. Nga çdo anë e saja ekzistojnë 91 shkallë të cilat së bashku me shkallët në platformën e majës së piramidës gjithsejtë numërojnë 365 shkallë sa ditë numëron një vit kalendarik.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite April_2009__Chichen_Itza_Mexico__Pyramid_of_Kukulkan_633754065731786700

Është shumë e çuditshme se si majat e kanë ndërtuar kaq preciz këtë piramide, sepse, pikërisht në momentin e ndodhjes së fenomenit astronomik të barasdita- barasnata (ekvinoksit) të Diellit, drita bie mu tek nisma e shkallëve të bazamentit në pjesën veriore të piramidës, duke krijuar kështu me hije pamjen e trupit të gjarprit.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcRE_8ptsru69gdgkH66BeRVTPrfpd_PHHqXR-4hP9vdl40dHummzg

Majat kanë besuar se ky gjarpër zbret nga qielli në tokë dhe më pas hyjnë në botën nëntokësore.

Gjithë dijen dhe mençurinë e tyre, si meritë kryesore, majat ia atribuonin hyjnisë qendrore të quajtur Kukulkan, i cili, në besimin e tyre paraqitej në dy forma: e para si gjarpër me krih zogjsh fluturues, dhe e dyta, i personifikuar në pamje njeriu që aspak nuk i përngjan me fizionomi njerëzve të këtij populli.

Këtë hyjni të tyre ata e përshkruajnë kështu: me kokë të zgjatur, sy të kaltër, flokë dhe mjekër të gjatë në ngjyrë të bardhë. Për nga karakteri, ky hyjni tregohej si person tejet i mirë, parimor dhe me vlera të larta morale. Rreth vitit 1000 të e.s , Kukulkani, i braktis majat dhe kthehet në det nga kishte ardhur më parë, duke ju premtuar atyre se patjetër përsëri do t’ju kthehet një ditë. Por, deri më sot, një kthim i tij i pritur, nuk ka ndodhur ende.

Kur në vitin 1519, në truallin e kontinentit të Amerikës Jugore, paraqitet, Hernando Kortez, njëri nga prijësit e kolonizatorëve spanjoll që me dhunë kishin pushtuar atë pjesë të kontinentit amerikan, për shkak të lëkurës dhe mjekrës së tij të bardhë, majat kanë besuar se pikerisht ky është hyjnori i tyre i kthyer mitik që e prisnin, andaj edhe iu janë bindur dhe nënshtruar në tërësi sundimit të tij. Kuptohet se ky besim i gabuar dhe ndërrimit naiv të identitetit të hyjit të tyre me këtë pushtues, me kohë është treguar tejet fatale për ta.

Gjatë sundimit të egër në këto vise, spanjollët si pushtues, kanë kultivuar një urrejtje të paparë, duke ushtruar një gjenocid sistematik dhe të pamëshirshëm ndaj këtij populli të lashtë autokton. Kështu që, gjatë gjithë kohës kolonizues 50 vjeçare, majat kanë humbur mbi 90% të popullsisë së tyre, ndërsa pjesa tjetër e mbetur, dhunshëm është konvertuar në fenë katolike.

Jo vetëm kaq! Përveç gjenocidit shfarosës, spanjollët kolonizator, ndaj këtij etniteti kanë ushtruar edhe gjenocid kulturor. Ata kudo kanë djegur dhe shkatërruar shumë tempuj të kultit, ndërtesa dhe objekte të rëndësisë së veçantë arkitekturale, si dhe shumë e shumë libra dhe tekste të vjetra të shkruara me hieroglifë ti cilat konsideroheshin si bazë të kulturës dhe dijes shumë të përparuar të këtij civilizimi të lashtë indigjen.

Sot, nga një mori tekstesh të lashta të shkruara nga ky civilizim, në gjendje të mirë janë ruajtur vetëm 4 prej tyre të emërtuara si kodekse. Ndërsa, si më e vlefshmja prej tyre është e katërta – i quajtur si “Kodeksi i Drezdenit”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Wed Dec 19, 2012 8:32 am


Piktura e shkrime murale te Mayave që përgënjeshtrojne dhe mohojne profecin e tyre




 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 122803403-5543dfbe-8c0c-4562-84e7-047920cdd104

Fotografia nga Tyrone Turner

Fundi i botës është planifikuar për 21 dhjetor 2012. Megjithatë, një tjetër kontradiktë, për ata që ende kanë nevojë për atë, vjenë pikërisht nga njerëzit që kanë bërë profecinë e zymte: Maya.

Në muajin maj, një grup arkeologësh që po hetonin një qytet te varrosur në Guatemalë kane sjellë në dritë për herë të parë një shtepi tempull te Maya-ve që ishte stolisur me afreske.Në këtë pikturë janë gjetur gjurmë të llogaritjeve të bëra nga skribët,shkruesit, që i referohen periudhave të gjata kohore, madje edhe per mijëra vite përtej ditës së pretenduar fatale.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 122936693-6d2f354c-b854-4409-a1b9-a4ab1b84e96c

Të ndriçuar nga llambat e fotografit,pikurat murale, të cilat sipas të gjitha gjasave paraqet një shkrues i cili është duke bërë kryeveprën mes te bimësise dhe tokes që mbulon ndërtimin.Brenda,tri muret anesore janë të mbuluara me përllogaritje dhe piktura, përfshirë edhe një portret të një mbreti në fron.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 123915747-fa281e10-730f-4f7a-a8eb-bc5b37fd6271

Në këto shenja të bëra në murin verior të shtëpisë tempull,janë llogaritje datash e periudha kohore në bazë të "numërimit" të gjatë Maya:ku njëra prej tyre ka të bëjë me një kohë të vendosur në një distancë prej 7.000 vjet në të ardhmen. William Saturno, në kërkimin të shpjegimeve të tyre, sugjeron se llogaritjet i referohen cikleve astronomike, të tilla si eklipset hënore ose lëvizje të planetit.

"Majat e lashtë parashikojne se bota do të vazhdojë, madje edhe 7.000 vjet pas ditës në të cilën këto shenja janë shkruar," thote arkeologu. Në një mur tjetër të shtëpisë,që është i mbuluar me shenja të vogla,duken llogaritje për kalendarët e ndryshme ceremonial të Maya-ve, që zgjatin 260 ditë,dhe me kete diellorin (365 ditë)si dhe ciklet e Marsit dhe Venusit.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 125816734-c2e9d59b-d542-411d-8e26-1f322a566484
Një fotografi e bërë ne brendësi të ndërtesës.

Figura e zezë në të majtë është një nga tre burrat,pothuajse identike,i ulur eshte duke pikturuar e bere perllogaritje mbi mure (dy nuk tregohen). Në qendër mendohet qe është një shkrues, duke mbajtur një furçë ne dore. Në të djathtë është një mbret Mayan i stolisur me pupla blu.

"Në vendet e banuara nga Maya shkrimet dhe muralet nuk ruajtur mirë," tha Saturni. "Por eshtë e çuditshme që keto ne Xultún te Guatemales kishin mbijetuar kaq paster e mire."

Ky zbulim - në këtë tempull te ri te Maya-ve,eshtë me i popullarizuari për vitin 2012 në mbarë botën nga National Geographic për kureshtaret e kesaj profecie.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Rifat Thu Dec 20, 2012 7:56 am


Masa sigurie te larta ne fshatin Bugarach,France

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Bugarach

Bugarach, ky fshat i vogël prej 200 banorësh, në rajonin Aude, në jug të Francës (pesëdhjetë kilometra nga kufiri me Spanjën), sot në mesditë do të humbasi qetësinë e tij të zakonshme. Që nga kjo ore, do të fillojnë të merren masa të rëndësishëm të sigurisë,në pritje të një fluksi masiv të personave të mundshme për shkak të përfundimit të botës planifikuar për ditën e nesërme, 21 Dhjetor. Sipas shumë thashethemeve në internet,që flasin për ngjarjen e neserme, fundi i botës nuk do të preki Bugarach-in!

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcTjnqnaF7S8NmSdMa6My6xoz_hBpC-o6LxXJsWPaDrYvv3TIQ_LiA

Ky thashethem ka inkurajuar shumë njerëz që të marrin strehim në atë zonë. Autoritetet kanë përgatitur Bugarach-in,me marrjen e masave drastike,njekohesisht masa po merren edhe per 3 fshatra të tjere ne periferi te Bugarach . Në rrugët kryesore do të jenë në krye të detyrës patrulla policie për të kontrolluar trafikun dhe lehtesim kalimi për vendasit. Kjo mase sigurie do të funksionoje deri më 23 dhjetor. Në vend është organizuar një shërbim mjekësoro-psikologjik dhe nje helikopter per evakuimne ne raste emergjence.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite 8f174cae-4a71-11e2-8f32-6d8b258cf102-493x328

Prefekti i Aude-s, Eric Freysselinard, urdhëroi ndalimin e gjuetise si dhe grumbullimet masive. Njerzit nuk do të lejohen të qëndrojnë në tendë, makinë ose karavan, sepse temperatura është shumë e ulët tashmë atje. Do të ndalohen ngjitjet në majen e malit Bugarach (1230 metra i lartë) deri me 23 dhjetor.

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Images?q=tbn:ANd9GcRQ_ZdXDrdeD5ihiFwyK1xCSN3jO204ClC-UFl_bmr_T7QDQ9ePEg

Shpellat dhe tunelet që jane hapur në mal janë nën kontroll. Një ekip i Policisë dhe spileologesh kanë qenë atje për ditë dhe kanë kontrolluar të gjitha tunelet nga dëmtimit e mundeshme.Keto ekipe janë të gatshëm për t'i ardhur në ndihmë ndonjë psikopati që mund te ndërmarre ndonjë veprim të rrezikshme në kërkim ''të njerzve te gjelbër ose disqeve fluturues'': ka ne fakt ka shumë nga ata që besojne se në majen e malit Bugarach fshihet një hangar alienesh ...
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite Empty Re: “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi