Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1 prilli - dita e gënjeshtrave

Shko poshtë

1 prilli - dita e gënjeshtrave Empty 1 prilli - dita e gënjeshtrave

Mesazh nga Nikolaos Tue Apr 01, 2014 7:29 pm

1 prilli, dita që në gjithë botën kujtohet si dita e shakave apo gënjeshtrave. Kjo festë me origjinë pagane dikur shënonte ardhjen e pranverës. Në fillesat e krishtërimit, shumë njerëz talleshin me ata që ende e festonin këtë datë. Në Australi banorët e Melburnit ishin ata që u bënë të parët viktima të shakave të kesaj dite. Me t’u gdhire dita e 1 prillit ata panë se si makinat e tyre ishin mbështjellë me qese plastike. Pas kësaj iu desh që të çlironin makinat për të vazhduar të qetë ditën. Nuk dihet se kush ua punoi rrengun, por ajo që dihet është se shumë prej banorëve e morën këtë veprim me humor.
Dijetarët e traditave popullore japin versione të ndryshme, të bazuar më shumë në hamendje se në teori të provuara shkencërisht, që e rrethojnë lindjen e kësaj tradite me një atmosferë misterioze. Midis hipotezave të ndryshme dy janë më të mundshme.
Njëra nga hipotezat aludon periudha përtej vitit 154 para erës sonë, kur 1 prilli shënonte fillimin e vitit. Më 1564 Mbreti Karli IX vendosi të miratojë kalendarin Gregorian dhe të zhvendoste fillimin e vitit në fillim të janarit. Disa nga oborrtarët nuk e pranuan ndryshimin, por u tallën dhe qeshën. E si pasojë filluan të tallen çdo vit, duke i dërguar “tradicionalistëve” çdo 1 prill dhurata shaka ose i ftoin ata në festa fantazmë.
Hipoteza tjetër, mjaft e përhapur, i referohet një riti pagan, të lidhur me kalendarin e vjetër Julian, kur 1 prilli shënonte fillimin solstik pranveror. Pas dimrit, ardhja e pranverës shënonte rinovimin e tokës dhe jetës.
Me këtë rast, midis 25 mars dhe 1 prillit, ato përdornin dhurata për të marrë me të mirë zotat dhe bënin sakrifica të ndryshme për nder të tyre. Festa ishte gjithashtu një mundësi për të shprehur veten maksimalisht në liri të plotë: me shaka, tallje, gënjeshtra.
Me ardhjen e Krishtërimit në Perandorinë Romake festat e këtij lloji, me vullnetin e Kishës, u zëvendësuan me festat e tjera fetare, në mënyrë për të zhdukur përgjithmonë zakonet dhe traditat pagane.
Kështu dhe festa e 1 prillit të zëvendësohej me atë të Pashkëve. Njerëzit që këmbëngulnin në festimin e ritit të vjetër pagan ishin objekt tallje dhe shakaje të të gjitha llojeve.
Të dyja hipotezat, megjithatë, konfirmojnë origjinën pagane dhe gazmore të festës, e cila vazhdon edhe sot, megjithëse me nuanca të ndryshme, për të qëndruar gjallë në pjesën më të madhe të botës.
Edhe faqet e mëdha të internetit herë pas here nxjerrin lajme shumë të çuditshme. Edhe kjo gjë ndodh çdo 1 Prill kur nëpër faqe të ndryshme apo në lajme e televizione dëgjon diçka që s’të mbush mendjen.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi