Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e Verës - festa e Diellit

Shko poshtë

Dita e Verës - festa e Diellit Empty Dita e Verës - festa e Diellit

Mesazh nga Nikolaos Tue Oct 02, 2012 2:13 pm

Dita e Verës - festa e Diellit 166110

DITA E VERES -FESTA ORIGJINALE SHQIPETARE NE NDERIM TE DIELLIT

Çështja hapet për një mbledhje të të gjitha mënyrave të festimit të Ditës së Verës sipas krahinave.

Si fillim disa sqarime në lidhje me datat dhe emërtimin:


1 mars, 14 mars, apo 21 mars?

Data 14 mars thjesht hap festivalin njëjavor të pjellorisë dhe rilindjes së natyrës, duke çuar drejt 21 marsit, që është Dita kalendarike diellore e Verës.

14 marsi konsiderohet si Ditë e Verës për disa krahina, por krahinat e tjera shqiptare kanë secila Ditë të tyre të Verës brenda kësaj jave që mbahet në formë festivali në gjithë trojet. Shkodra e feston shpesh në 15 mars p.sh. Caktimi i datës kryhet krejt nga ana praktike duke marrë parasysh ditën më të qëndrueshme me diell brenda kësaj jave për secilën krahinë, dhe ruhet ajo si datë e krahinës.

Ndërkaq, 1 marsi ka tjetër histori. 1 marsi është data e vjetër sipas kalendarit julian. Në kalendarin julian 1 marsi ka qenë barasnata verore (vernal equinox) si dukuri astronomike dhe kjo shënonte:

1. ndërrimin e stinës
2. ditën e parë të vitit (për rajone të tëra nga Roma në Indi)

Që prej dhjetorit të vitit 1912 Shqipëria përdor në shkallë kombëtare kalendarin gregorian.* Me ndërrimin e kalendarit, 1 marsi julian (kalendari i vjetër), pra barasnata si dukuri astronomike, bie tashmë mbi 21 marsin gregorian (kalendari që përdorim sot). Dukuria astronomike në kohë është po e njëjta, thjesht me ndryshimin e kalendarit dukurisë i përkon sot data 21 mars. Disa krahina duke mos kuptuar psenë e ndryshimit të kalendarëve e festojnë gabimisht festën më 1 mars.


A është festa shqiptare?

Kemi dëgjuar shpesh disa të gjysmëditur të thonë se "festa është romake", "festa është perse", "festa është x", "festa është y"... Por këto vinë thjesht nga mosnjohja e duhur, apo nga informacioni gjysmak i atyre që i shprehin.

Çdo popull që vrojton yjet, natyrën dhe që rregullon jetën shoqërore në bazë të stinëve të vitit (pra, të lëvizjes rreth Diellit dhe cikleve që ky krijon në Tokë) dhe që e ka Kultin e Diellit si kult qendror e kulturë burimore, e ka festën të tijën pa "ia marrë ndonjërit". Nga historia, nga dituria popullore dhe nga tradita që na është përcjellë në formë tërësisht organike dimë sot që ilirët/arbërit/shqiptarët ishin të vetmit në rajon që e kishin kultin e Diellit për kult qendror! Nuk ishte Dielli as kult qendror i grekëve, as i romakëve, as i fiseve barbare në veri e në jug.

Për shkak se pedantët e periudhës aleksandrine ashtu si dhe pedantët evropianë të mesjetës, çdo kult Dielli kudo që e hasnin në letra e quanin "mithraizëm", duke e lidhur pa asnjë shkak me Mithrën e persëve (kult diellor që mori përhapje në Persi), kanë mbirë lloj-lloj interpretimesh të pabaza se ilirët e cilido tjetër që mbante kultin e diellit ishin... "mithraistë". Por problemet psikologjike të pedantëve nuk ka pse ndikojnë në perceptimin e sotëm të realitetit, sepse në atë vazhdë do të duhet të quanim dhe inkasit e majat andej ka krahu tjetër i oqeanit për mithraistë persë... (gjë që në të vërtetë s'ndodhi, sepse pedantët e mesjetës nuk e dinin që ekzistonin inkas e maja...)

Dita e Verës si festë qendrore e kultit të Diellit është festë tërësisht shqiptare, autoktone, me traditë, shpjegim, mënyra dhe rite vendase. Fakti që e kanë dhe popuj të tjerë është normale, për sa kohë ka dhe popuj të tjerë që kuptojnë ndikimin dhe dobinë e Diellit për jetën tonë, por kjo nuk do të thotë se ia kanë marrë njëri-tjetrit.


Pse ngjajnë festimet pagane të Ditës së Verës me Pashkët dhe Novruzin?

Kjo ndodh sepse në përpjekjen për asimilin e festave pagane, pjesa më e madhe e korpusit festiv të Ditës së Verës është vjedhur apo është përpjekur të asimilohet nga kristianizmi dhe është futur në festën e Pashkëve, që me radhën e vet është zhvendosur artificialisht me marrëveshje kishtare +2 javë pas 21 marsit (duke luajtur me hënën e plotë dhe të dielën e parë) për të zbehur faktin se festa është në fakt diellore, jo hënore. Në Greqi e Itali ku veproi më fort kristianizmi arritën deri aty sa ua bënë ditën e Diellit (e diel), ditë zoti (Domen-ica, Κυρι-ακή), meqë jemi te asimilimi.

Vetë veza e kuqe e Pashkëve që është simbol i pjellorisë (vezore me gjak) dhe një nga simbolet e festës së Verës, i është marrë paganizmit dhe është keqinterpretuar qëllimisht, ashtu si dhe shumë të tjera (si p.sh. "ngjallja e Krishtit", që është pikërisht "ngjallja e Diellit" dhe lidhet drejtpërdrejt me ringjalljen pranverore të natyrës në Tokë, prandaj dhe bëhet interpretimi i pjellorisë), për të zhveshur dhe zhdukur festimet tona burimore pagane, duke luajtur me datat, e duke bërë reçel perandorish me kulturat e kombeve.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në bektashizëm me festën e Novruzit ("Nov-ruz" është persisht Viti i Ri, që festohet tradicionalisht në Iran/Persi), të cilat festime të bektashinjve shqiptarë janë në tërësinë e tyre festime pagane të Ditës sonë të Verës, por që janë kamufluar gjatë pushtimit osman duke hyrë nën "Novruz". Pra festimet shqiptare të Ditës së Verës, shqiptarët që u konvertuan në bektashinj vazhduan t'i festonin gjatë Novruzit, i cili lejohej nga administrata turke. Bektashinjtë e kanë pranuar shpesh se festimet e Novruzit i bëjnë sipas festës pagane shqiptare dhe s'kanë lidhje me festimet perse/turke (por që në fund të bën përshtypje se pse vazhdojnë ta quajnë "Sulltan Novruz", kur e gjithë Shqipëria e quan Ditë e verës?!).


Pse quhet Ditë e Verës dhe jo Ditë e Pranverës?

Kjo është një pyetje që lind natyrshëm, pasi 21 marsi shënon fillimin e pranverës në ndarjen 4-stinëshe të vitit. Por duhet kuptuar se në kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë), për arsye praktike vlerësohet se ka vetëm dy stinë, verë dhe dimër. Stinët nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator, atëherë kur festohet përkatësisht Dita e Verës dhe Dita e Dimrit, dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht Mesvera dhe Mesdimri.

Kulti i Diellit





TE GJITHA FETE RRJEDHIN NGA ASTROLOGJIA ANTIKE DHE ADHURIMI I DIELLIT
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi