A mund të krijojë shkenca njeriun?
Faqja 1 e 1
A mund të krijojë shkenca njeriun?
A mund të krijojë shkenca njeriun?
Shkencëtarët kanë rindërtuar kromozomin e tharmit duke eliminuar materialin e tepërt gjenetik dhe të panevojshëm për jetën. Organizma të tillë të dizajnuar mund të jenë e ardhmja e bioteknologjisë.
12 vjet më parë shkencëtarët krijuan të parin virus sintetik. Rreth pesë vjet më vonë ata rindërtuan gjenomin e plotë të një bakterieje. Tani studiuesit e biologjisë sintetike kanë bërë një hap të mëtejshëm, Jef Boeke dhe grupi i tij në Langone Medical Center të Universitetit të Nju Jorkut, kanë sinstetizuar një nga 16 kromozomet e qelizës së tharmit. Ky organizëm është më afër atij të njeriut nga sa mund të mendohet. “Qelizat e tharmit janë shumë të ngjashme me qelizat humane”, thotë Jef Boeke. “Ndaj janë shumë të rëndësishme ato që ne kemi mësuar prej kësaj.”
Tharmi është një mikroorganizëm i përbërë nga një qelizë e vetme. Ashtu si edhe qelizat humane dhe ato shtazore, qelizat e tharmit janë eukariotike, ato kanë një bërthamë qelizore. Kjo veçori i dallon ato nga bakteriet dhe viruset.
Loja biologjike
Ashtu si çdo gjë e gjallë në planetin tonë gjenomi i tharmit dhe kromozomet e tij përbëhen nga ADD-ja. Makineritë mund ta sintetizojnë ADN-në në mënyrë kimike, por vetëm në pjesë shumë të vogla, rreth 2000 njësi të quajtura “çifte nukleotidesh”, kromozomet e qelizës së tharmit megjithatë përbëhen nga më shumë se 300.000 “çifte nukleotidesh”.
“Por t’i bashkosh ato të tëra është një sfidë”, thotë Torsten Waldminghaus, studiues në fushën e biologjisë sintetike në Universitetin e Marburgut. „Kjo kërkon shumë njerëz dhe shumë vite punë“.
Për këto studime Boeke ka pasur ndihmën e akademikëve të rinj. 60 studentë janë të involvuar në këtë projekt dhe për fat të mirë qelizat e tharmit “sillen mirë“ duke u a lehtësuar punën biologëve. Në qoftëse ata i ushqejnë këto qeliza me copëza ADN-je, ato janë në gjendje të fillojnë ta zgjidhin vet këtë rebus, duke i bashkuar vet copëzat dhe duke i inkorporuar ato në gjenomin e tyre, shpjegon Waldminghaus. Në këtë mënyrë Boeke dhe ekipi i tij e zëvendësuan kromozomin e tharmit natyror hap pas hapi me pjesët sintetike derisa kromozomi u rindërtua plotësisht.
Përse u duhet shkencëtarëve të sintetizojnë një kromozom?
„Kjo na jep ne mundësinë të kuptojmë në mënyrë sistematike se çfarë bëjnë të gjitha gjenet“, thotë Boeke, „se si ato bashkëpunojnë për të krijuar sjelljen e një qelize tharmi, se si ato rriten, ose se si ato prodhojnë alkool nga sheqeri. Madje është më shumë se kaq: qelizat e tharmit janë vegla shumë të rëndësishme në industrinë bioteknologjike.
Njerëzit i kanë përdorur prej shekujsh këto qeliza për të pjekur bukën, për të prodhuar birrën ose verën. Nga ana tjetër këto mikroorganizma prodhojnë bioetanol dhe ilaç si p.sh. „artemisinine“ një ilaç që trajton malarien. „Ne duam mikroorganizma që prodhojnë produkte me sa më pak kosto“, thotë Torsten Waldminghaus, „dhe kjo është shumë më e thjeshtë të realizohet me organizma të thjeshtuar, që përmbajnë materialin gjenetik, që nevojitet për të mbijetuar.
“ Shkencëtarët mund t’i përdorin këto gjene për të prodhuar produktin e dëshiruar. Ne i quajmë këto organizma „shasi“ duke i krahasuar me industrinë e automobilëve. Ju mund të shtoni gjëra të tjera për të ndërtuar një makinë, ashtu siç ju dëshironi ta keni. Por nëse një makinë Porsche është e ndërtuar plotësisht, atëherë është më e vështirë që t’i ndryshosh gjërat”, sipas dësishrës, thotë Waldminghaus.
Dizajnimi human?
Qelizat e tharmit dhe ato humane janë biologjikisht më të ngjashme se sa me ato të bakterieve. Por kjo nuk do të thotë që tani shkencëtarët janë në gjendje që të krijojnë një gjenom human nga fillimi. Gjenomi human është shumë më i madh, ai ka 3 miliardë çifte nukleotidesh, thotë Torsten Waldminghaus.
Kromozomet humane janë shumë më të vështira për t’u rindëtuar, sepse ato nuk janë aq të lehta si ato të tharmit, thonë shkencëtarët. Ekziston mundësia që fillimisht të ndërtohen kormozomet në qelizat e tharmit duke i transferuar ato në një fazë të dytë tek qelizat humane, shpjegon Torsten, duke shtuar, se tani s’është asgjë më shumë veçse një fiksion.
Ai thotë, se nuk mendon se ka arsye tani për tani për të krijuar një kromozom human. “Sigurisht që ne duam t’i optimalizojmë bakteriet e tharmit për të prodhuar produktet e dëshirueshme, por shtrohet pyetja nëse ne vërtetë duam të optimalizojmë qeniet njerëzore. Unë nuk mendoj këtë e do ndokush.” (Deutsche Welle)

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi