Shkenca dhe gjallesat
2 posters
Faqja 1 e 4
Faqja 1 e 4 • 1, 2, 3, 4
Shkenca dhe gjallesat
''Ngjitesi'' i hardhuces
Shkencetaret i mrekullon aftesia qe ka hardhuca e mureve te ngjitet ne siperfaqe te lemuara,madje te levrije neper tavan,pa rreshqitur.Si arrin ta beje kete kjo hardhuce e vogel e jashtezakonshme.
Kembet e saj jane vertet si duar dhe kapen fort ne siperfaqet e lemuara me nje zhdervjellesi mahnitese.Cdo gisht ka kreshta qe kane mijera zgjatime si qime.Nga ana tjeter,cdo zgjatim ka qindra fijeza mikroskopike.
Forcat ndermolekulare ( te quajtura forcat e Van der Valsit) qe krijohen nga keto fijeza,jane te mjaftueshme per te mbajtur peshen e hardhuces,edhe kur ja mbath me te katra kokeposhte ne xham.
Studiuesit duan te bejne ngjites,ashtu si kembet e hardhuces se mureve,te kapen fort ne siperfaqet e lemuara.Sic thote revista SCIENCE NEWS,nder te tjera keta ngjites mund te kene ''lloj-lloj perdorimesh ne mjekesi,duke filluar nga fashat qe nuk luajne nga vendi kur lagen e deri te nje shirit qe do te zevendesoje penjte e operacionit''.
( shkencetaret po analizojne edhe proteinat qe sekretojne midhjet,e cila u jep ketyre krijesave nenujore aftesine per tu kapur fort ne siperfaqet e lagura.)
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Guaska e molusqeve
Guaskat e detit duken te brishta,por zakonisht mezi thyhen.''Disa prej tyre,i duhet goditja me cekic per tu hequr ndonje cope'',-thote inxhinieri Kenet Vekjo teksa kujton femijerine.Nje tipar i jashtezakonshem i guaskave te molusqeve eshte fortesia e tyre.
Shqyrtoni faktet
Shtresa e brendeshme e guaskes se molusqeve ( e quajtur sedef ) ka luspa mikroskopike qe jane vetem disa nanometra ose te miliardat e metrit larg njera-tjetres.''Struktura e nderlikuar qe kemi verejtur te sedefi ne nivelin e nanometrit eshte magjepsese dhe duket se eshte faktor i rendesishem per percaktimin e fortesise se materialit'',-thote Kristina Ortisi,asistente profesoreshe e departamentit te shkences dhe inxhinierise materiale,ne Institutin e Teknologjise ne Masacusets,SHBA.
Carls Petiti,qe shkruan per shkencen,thote se ne pamjen e zmadhuar te sedefit verehet ''nje rregullsi mahnitese'',ai shpjegon:''Prerja terthore ne mikroskop duket si mur tulle,me pllakeza te sheshta gjashtekendore te nje minerali te tejdukshem prej karbonatit te kalciumit,te vendosura ne shtresa te rregullta.Si llac midis tyre sherben nje lloj rreshire elastike e pasur ne proteine,qe e sekreton molusku.''
nje prerje terthore e nje guaske
Shkencetaret besojne se sekretet e guackes se molusqeve mund te gjejne zbatim te gjere per te bere sisteme armaturash mbrojtese,kabina makinash dhe krahe avionesh me te forte,sa per te permendur disa.Ortisi thote.''Natyra perdor parimet e ndertimit strukturor ne nivelin e nanometrit per te prodhuar materiale me veti mekanike me te larta.Ne shume aspekte,inxhinieret njerezore ende se kane zhvilluar kete aftesi.''
( Molusqet ose butaket jane kafshe te vogla me trup te bute e pa skelet.Molusqet e detit perfshijne midhjet,gocat e detit,zhivadhet freskore,oktapodet dhe kallamaret.)
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Syri i flutures se nates
Sic tregon edhe emri i tyre,shumica e fluturave te nates fluturojne kryesisht naten.Disa gjallesa te nates duken nga ndricimi i syve nen efektin e drites.Kurse flutura e nates ka nje menyre per tu fshehur.Kornea e syrit te saj pasqyron shume pak nen efektin e drites.
Syri i flutures se nates ka nje kornea te pazakonte.Ajo perbehet nga nje radhe gungash mikroskopike, te organizuara ne forma gjashtekendore.Sipas Peng Jiangut,asistent profesor i inxhinieris kimike ne Universitetin e Floridaes,SHBA,keto gunga jane ''me te vogla se gjatesia e valeve te drites se dukshme''.
Format dhe permasat e ketyre radheve bejne te mundur qe syri i kesaj fluture ta mbaje te fshehur driten qe vjen nga kende dhe gjatesi vale te ndryshme.Gungat e vockla jane vetem 200 deri 300 nanometra te larte.Sa per te krijuar nje ide,gjeresia e nje fije floku eshte rreth 80.000 nanometra.
Inxhinieret mendojne se po te kene kuptueshmeri me te thelle per kornene e flutures se nates,do te arrijne te permiresojne projektin e diodave qe clirojne drite (LED-et) dhe te ekraneve me kristale te lengshme ( LCD-te) qe perdoren gjeresisht per paisjet elektronike.Projekti i syrit te kesaj fluture mund te zbatohet edhe per energjine diellore.
Panelet diellore me silikon mund te pasqyrojne gati 35 per qind te drites,dhe kjo eshte goxha humbje e energjise diellore.Por,duke imituar gungat e radhitura mire te syrit te flutures se nates,Jiangu dhe bashkepunetoret e tij prodhuan nje silikon qe pasqyronte me pak se 3 per qind te drites.
''Mund te mesojme jashte mase nga keto projekte te natyres''-perfundon Jiangu.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Aftesia e moluskut te sheshte per te germuar
Megjithese duket sikur nuk ka force per te germuar ne rere,molusku i sheshte mund te hape nje grope ne rere aq shpejte,sa eshte quajtur ''Ferrari i germuesve te nenujshme''.Studiuesit ishin kureshtare te kuptonin me shume rreth tyre.''Edinim qe [ molusqet ] po benin nje gje gjeniale''-thote Aneta Hosoi,nje asistente profesoreshe ne Institutin e Teknologjise ne Masacusets.Cili eshte sekreti i kesaj gjallese?
Molusku i sheshte zhyt kemben ne rere dhe duke e levizur sa para-mbrapa krijon nje xhep te vogel qe mbushet shpejt me uje dhe rere.Pastaj molusku leviz trupin lart e poshte ndersa hap e mbyll guasken e vet.Keshtu perftohet nje mase e lengshme ku ai mund te germoje kollaj.Ai mund te germoje rreth 70 centimetra me nje shpejtesi prej 1 centimetri ne sekond.Kur ze vend eshte shume e veshtire ta nxjeresh prej aty.Ne fakt,forca qe duhet per ta shkulur ne krahasim me forcen qe ky molusk perdor per tu ngulur ne rere,eshte dhjete here me e madhe se tek spirancat me te mira qe ka bere dora e njeriut.
Inxhinieret kan marre shkas nga molusku i sheshte per te projektuar ate qe ata e quajne spiranca e pare ''inteligjente''.''Ajo hapet e mbyllet dhe leviz lart e poshte,si nje molusk i vertete''-thote Hosoi.Kjo spirance e forte qe nuk harxhon shume energji,mund te jete e dobishme per mjetet e nenujshme per studim,anijet per shpimin e puseve te naftes si dhe mjetet germuese qe shkaterojne mina.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Gjuha e Kolibrit
Studiuesit arrijne te analizojne pika te vockla gjaku,ADN-ne dhe substanca te tjera mbi nje cope xhami me permasat e nje pellembe.Kur studiuesit perpiqen te shpikin pajisje per te zhvendosur sasi kaq te vogla lengu,perdorin metoden e thithjes ose te pompimit,por keto metoda nuk jane te efektshme.A ka ndonje menyre me te mire per te transportuar lengje ne sasi teper te vogla?Sipas dr.Xhon Bushit te Institutit te Teknologjise ne Masacusets,''natyra tashme e ka zgjidhur kete problem.''
Kolibri nuk humbet energji duke e thithur nektarin e nje luleje.Perkundrazi,ai shfrytezon forcat e kohezionit qe e bejne ujin te mblidhet si rruaze mbi nje siperfaqe dhe te sfidoje forcen e rendeses.Sapo gjuha e kolibrit bie ne kontakt me nektarin,siperfaqja e lengut e ben gjuhen te mare trajten e nje pipze te hole dhe nektari ngjitet lart.
E thene thjesht,kolibri nuk sforcohet me kot, por e le nektarin te ngjitet vete ne ''pipez'' e pastaj drejt e ne goje.Kur ushqehet,kolibri mund ta mbushe gojen me nektar deri ne 20 here ne sekonde.
Ky ''gyp i vetvetishem'' eshte ven re edhe ne disa zogj te ujerave te ceketa,qe pine uje ne menyre te ngjashme.Duke folur per kete aftesi,profesori Mark Deni i Universitetit te Stenfordit,ne Kaliforni,SHBA,veren:''Kombinimi i inxhinierise,i fizikes dhe i matematikes se aplikuar eshte vertet i mrekullueshem....
Nese do ti thoshim nje inxhinieri ose nje matematicieni te gjente nje menyre qe zogjte te pine uje me sqep,zor se do ti kishte shkuar mendja te nje metode e tille.''-thot prof. Mark Deni,ndaj shkenca studion gjallesat per te shpikur pajisje teper te sofistikuara.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Syri i karkalecit merimange me ngjyra palloi
Karkaleci merimange me ngjyra palloi,qe jeton ne Barrieren e Madhe Koralore te Australise,eshte pajisur me shikimin me kompleks ne mbreterine e kafsheve. Dr. Nikolas Robertsi thote per shikimin e tij:''Eshte vertet i jashtezakonshem,tejkalon cdo gje qe ne njerezit kemi arritur te krijojme deri tani.''
Ky kakalec mund ta perceptoje driten e polarizuar dhe ta perpunoje ne menyra qe ne njerezit nuk mund ta bejme.Valet e drites se polarizuarmund te udhetojne ne vije te drejte ose ne forme spirale.Ndryshe nga gjallesat e tjera,ky karkalec jo vetem e sheh driten e polarizuar ne te dyja keto forma,por edhe arrin ta shnderoje nga njera forme ne tjetren.Kjo ben qe ai te kete nje shikim mjaft te zhvilluar.
Lexuesit e DVD-ve funksionojne ne nje menyre te ngjashme.Per te perpunuar informacionet,drite e polarizuar te hedhur ne nje disk keto aparate duhet ta shnderojne ne forme spiraleje dhe pastaj ta ndryshojne perseri ne vije te drejte.Por karkaleci merimange shkon nje hap me tej.Nese nje lexues standart DVD-je shnderon vetem driten e kuqe-ose ne aparatet me rezolucion te larte ose qartesi te madhe,driten blu-syri i ketij karkaleci mund ta shnderoje driten pavaresisht nga ngjyra.
Studiuesit besojne se duke marre syrin e ketij karkaleci si model,inxhinieret mund te krijojne nje lexues DVD-je qe arrin te lexoje disqe me me shume informacione se DVD-te e sotme.''Ajo qe te mahnit ne menyre te vecante eshte thjeshtesia e tij e mrekullueshme,-shprehet Roberts.-Funksionon shume,shume me mire se cdo pajisje qe jemi perpjekur te ndertojme.''
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Po rishfaqen kafshet e zhdukura
Po rishfaqen kafshet e zhdukura
Raportet britanike po entuziazmojne së tepermi komunitetin shkencor,i cili konfirmon rishfaqjen e suksesëshme të disa racave të kafshëve te zhdukura vite e vite me pare,citon Daily Mail .
Sipas një studimi të cituar nga gazeta, rreth një e treta e specieve të gjithë gjitarëve shpallur te zhdukur po rishfaqen gjallë dhe mirë.
Rasti më i fundit ka të bëjë me rishfaqen e një lloj kushëriri te gjirafës që jetonte në Afrikën qendrore.E konsideruar e zhdukur për 80 vjet, kafsha eshte rishfaqur katër vjet më parë.Duket se ajo eshte më e ''turpshëme''nga parardhesi i saj qe u zhduk.
Raste të tjera kanë të bëjnë me shfaqen si ai i -Solenodontin kuban, -një lloj hundëgjati gjigand,-dhelpëra fluturues e Vanikoros ne Ishujt Solomon,- një lakuriq nate i rrallë, -miu i shkembijve,- një brejtësi vogël në Australi, dhe shume kafshe të tjera te rishfaqura.
Te gjitha keto kafshë kanë të përbashkët, me sa duket, mungesën e dëshirës për t'u vezhguar dhe trajtuar nga njeriu dhe shkencëtarët.
Asgjë nuk deklarohet nga komuniteti shkencor se cilët faktorë janë dominant në këtë ''ricelje'' të këtyre gjallesave të zhdukura....
Re: Shkenca dhe gjallesat
Vezevendosesi i grerezes qe bren drurin
Femra e grerezes qe bren drurin,i shtron vezet brenda pishave.Metoda qe perdor,i ka frymezuar shkencetaret te krijojne sonda kirurgjike me te sigurta dhe me te efektshme.
Grereza e drurit germon tunele ne pemen e pishes me ane te vezevendosesit- nje gyp si gjilpere me dy boshte ose valvula qe nderthurin levizjet,secili i veshur me dhembeza te kthyera lart.Dhembezat e njeres valvule fiksohen te druri,duke i dhene rezistence vezevendosesit,kurse valvula tjeter rreshqet paksa perpara.Pastaj dhembezat e valvules se dyte fiksohen te druri,duke krijuar rezistence,kurse valvula e pare rreshqet para.Me keto levizje te shpejta te bashkerenduara-ku valvulat kembejne rolet duke krijuar rezistence dhe duke levizur para-vezevendosesi deperton deri ne 20 mm brenda drurit pa u sforcuar.Gjate punes,as shtremberohet,as thyhet.
Te frymezuar nga vezevendosesi i femres se kesaj grereze,shkencetaret kane krijuar nje prototip sonde neurokirurgjike qe ne parim funksionon njesoj.Gjilpera e saj prej silikoni perbehet nga dy valvula qe levizin sa para-mbrapa,secila me dhembeza tejet te vogla qe depertojne ne zona te thella te trurit duke shkatuar fare pak dem.Mirepo,ky instrument do te kete edhe nje risi.Revista NEW SCIENTIST shpjegon:''Ndryshe nga sondat kirurgjike te sotme qe jane te paepshme,kjo paisje do te jete aq elastike sa te pershkoje rrugen me pak te rrezikshme,per shembull,duke anashkaluar zona te trurit me me shume rrezik gjate operacioneve.''Fale kesaj sonde do te pakesohet edhe numri i prerjeve te nevojshme per tu futur ne zona ku mezi arrihet.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Shtresa dhjamore e gjitareve te detit
Per dekada te tera,shkencetaret nuk mund ta kuptonin se si arrinte delfini te notonte me nje shpejtesi prej gati 40 kilometrash ne ore.Sipas tyre,kjo sepse keto kafshe nuk kane shume muskuj.Por delfinet kane nje sekret,dhe nje pjese e ketij sekreti qendron te substanca komplekse e shtreses se tyre dhjamore,qe gjendet edhe nen lekuren e derrave te detit,balenave dhe gjitareve te tjere te detit.
''Shtresa dhjamore eshte nje shtrese e trashe dhe e ngjeshur me inde lidhore mjaft te organizuara,qe permban shume qeliza dhjamore'',-thote NEW WORLD ENCYCLOPEDIA.Ajo mbulon pothuajse te gjithe trupin e gjalleses dhe eshte ''e lidhur fort me muskulaturen dhe skeletin me rrjete tendinesh dhe dejesh te organizuara mire e ne forme erashke''.Keto rrjete,ne vetvete,perbehen nga fibra elastike dhe nga kolagjeni,nje proteine qe gjendet edhe ne lekure e kocka.Prandaj,kjo shtrese dhjamore eshte me teper si nje shtrese izoluese.Ajo eshte nje kombinim teper i sofistikuar i nje sere indesh te gjalla.
Po si ndihmon kjo shtrese delfinet dhe derrat e detit qe te notojne shpejt?Si ka mundesi qe derrat e detit te Dallit arrijne nje shpejtesi prej 56 kilometrash ne ore?Nje arsye eshte se kjo shtrese u jep ketyre kafsheve nje forme me aerodinamike.Kurse nje arsye tjeter eshte se pjesa dhjamore nga bishti te penda kurrizore,eshte e nderthurur kryq me rreshta mjaft te dendur kolagjeni dhe fibrash elastike.Kjo gje i jep bishtit elasticitet dhe i ndihmon delfinet te mos harxhojne shume energji.Pra,kur muskujt e levizin bishtin ne nje drejtim,shtresa dhjamore,si nje suste,e ndihmon te shkoje prape ne vend,duke u dhene keshtu delfineve force shtytese dhe duke u kursyer energji.
Kjo shtrese i ndihmon edhe te pluskojne e u siguron izolim qe i mban ngrohte.Dhjami i saj u jep mundesi te kene energji edhe kur nuk gjejne shume ushqim.Kuptohet,ky kombinim shumefunksional ka terhequr vemendjen e atyre qe po perpiqen te permiresojne mjetet e lundrimit dhe sistemin shtytes ne to.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Veza e shpendeve
Veza e shpendeve eshte quajtur ''nje mrekulli paketimi''.Perse?
Megjithese eshte e ngurte,levozhga e vezes se pules e pasur me kalcium,mund te kete deri ne 8000 pore mikroskopike.Kjo ben te mundur qe te hyje oksigjeni dhe te dale dyoksidi i karbonit - nje shkembim shume i rendesishem per frymemarjen e embrionit.Megjithate,levozhga dhe disa membrana nuk lejojne qe te hyjne mikrobet dhe te infektojne embrionin.Albumina,nje substance si xhelatine me permbajtje te larte uji,i jep vezes mundesine te amortizoje goditjet.
Studiuesit duan te imitojne ndertimin e vezes per te krijuar produkte me mbrojtje me te mire ndaj goditjeve dhe qe mund te mbrojne frutat nga bakteret dhe parazitet.Megjithate,sic shkruan edhe Mariana Bota Dineri ne revisten VIVAI,''nuk eshte e lehte te kopjosh natyren,,.Ajo shprehet se perpjekjet e deritanishme kane qene te demshme per mjedisin.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Dhembi vetemprehes i iriqit te detit
Duke perdorur pese dhembet e tij,iriqi i detit gerryen shkembin per tu fshehur ne nje struke.Megjithese bluan e thermon,dhembi mbetet i mprehte.''Deri tani nuk ka dhe nuk njohim ndonje vegel tjeter qe pret e bluan me mire,''thote Pupa Gilberti,profesoreshe fizike ne Universitetin e Viskonsinit,Medison,SHBA.Cili eshte sekreti i iriqit te detit?
Dhembi i iriqit te detit perbehet nga kristale te cimentuara se bashku.Megjithate,''ne vende te caktuara pergjate dhembit ka disa pika te thyeshme,''-veren kjo profesoreshe.Materiali organik me i dobet ne keto vende,ia ben me te lehte dhembit te shkepute shtresat e vjeteruara e te nxjere nje teh te ri e te mprehte,njesoj si shkeputen pullat e postes nga njera tjetra ne pjesen e dhembezuar.Meqe dhembi vazhdon te rritet nga njeri skaj dhe te vetemprihet nga skaji tjeter,ai nuk topitet asnjehere.Zonja Gilberti e quan dhembin e iriqit te detit ''nje nga strukturat e rralla ne natyre qe vetemprihen.''
Menyra se si funksionon dhembi vetemprehes i iriqit te detit,eshte shume interesante per prodhuesit e veglave.Teorikisht,kjo mund ti hape rrugen zhvillimit te veglave qe vetemprihen gjate perdorimit.''Celesi eshte mekanizmi qe perdor iriqi i detit,''-thote profesoresha Gilberti.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Koka me aftesi amortizuese e qukapikut
Mjafton nje pershpejtim i forces se rendeses nga 80 deri ne 100 ( sipas Sistemit Nderkombetar te Matjes ) per te na shkaktuar tronditje ne tru.Kurse qukapiku mund te duroje nje pershpejtim te forces se rendeses prej 1200 ndersa godet trungun e pemes me sqep.Si e arrin kete ky zog pa pesuar dhembje koke e aq me pak tronditje ne tru?
Studiuesit kane zbuluar se qukapiku ka kater elemente ne ndertimin e kokes qe amortizojne goditjet:
1.Nje sqep te forte,por elastik.
2.Nje hioid,qe eshte nje strukture me perberje kockore dhe indesh elastike qe mbeshtjell kafken e kokes.
3.Nje pjese kockore ne kafke qe eshte si sfungjer.
4.Pak hapesire per lengun truno-shpinor midis kafkes dhe trurit.
Secili prej ketyre elementeve amortizon goditjet dhe kjo i jep mundesi qukapikut ta godase nje peme me nje shpejtesi rreth 22 here ne sekonde pa pesuar demtime ne tru.
Duke marre shkas nga ndertimi i kokes se qukapikut,studiuesit kane prodhuar nje mbeshtjellje mbrojtese qe mund te duroje nje pershpejtim te forces se rendeses deri ne 60.000.
Suksesi i tyre,nder te tjera,mund te garantoje nje mbrojtje me te mire per kutine e zeze ne nje avion,e cila tani mund ti beje balle nje pershpejtimi te forces se rendeses prej vetem 1000.
Kim Blekberni,nje inxhinier ne Universitetin e Krenfilldit ne Mreterine e Bashkuar,thote se ajo qe eshte zbuluar per koken e qukapikut na jep ''nje shembull mahnites se si natyra zhvillon struktura teper te avancuara ne bashkeveprim me njera-tjetren per te zgjidhur ate qe ne pamje te pare duket e pamundur.''
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Mashkulli i vetëm në tokë që lind “fëmijët” e familjes!
Kali i detit është një organizëm i çuditshëm ujor. Jo vetëm sepse qëndron me të njëjtën “grua” për gjatë gjithë jetës së tij (siç e shihni, këtu kemi të bëjmë me një krijesë super – monogamike), por sepse është mashkulli i vetëm në tokë që lind “fëmijët” e familjes.
Kali i detit mbetet shtatzënë! Dhe kur vjen koha e duhur, sjell në në jetë të “vegjëlit” e vet, tërë ngazëllim dhe krenari.
Më konkretisht, në periudhën e riprodhimt çifti i kuajve ulet pranë njëri tjetrit, sikur puthen. Në fakt, kali femër i çon vezët në një “xhep” të kalit mashkull që ka nën bishtin e vet, vezët rrinë atje deri sa vjen çasti i shumëpritur i “lindjes”.
Shtatzënia zgjat nga 10 – 60 ditë (sipas llojit), barku i fryrë rrezikshëm, dhe të gjitha shenjat e tjera shoqëruese tregojnë se koha e “lindjes” është më pranë se kurrë.
Pastaj mashkulli mbërthehet pas një alge dhe me lëvizje intensive fillon të lindë kuajt e parë. I gjithë procesi zgjat nga 2 – 3 ditë. Foshnjet e lindura arrijnë deri në 1500. Gjatë kësaj kohe femra vështron nga larg të gjithë procesin
Re: Shkenca dhe gjallesat
Peshku nuk jeton vetëm në ujë ?!
Natyra na habit gjithnjë e më shumë me mrekullitë e saj të njëpasnjëshme… Njohuritë ekzistuese nuk janë kurrë të mjaftueshme që të mendojmë se i dimë të gjitha… Akoma dhe ato që janë standarde si “peshku që jashtë ujit nuk jeton”, janë relative…
Në Amerikë, nga Florida në Brazil, ekziston një lloj peshku, krejt i ndryshëm nga të tjerët, vetëm 75 mm i gjatë.
Bëhet fjalë për një super – peshk i quajtur mangrove rivulus që mbijeton jashtë ujit plot 66 ditë. Gjatë këtyre ditëve, e ka zakon të fshihet brenda zgavrave të pemëve, duke marrë frymë përmes lëkurës së tij të hollë!!!
Re: Shkenca dhe gjallesat
Flutura ''88'',thesari i pyjeve tropikale
Emërtimi i tyre shkencor është Diaethria, por shumica i njohin si fluturat 88. Arsyeja, sigurisht që është e qartë, pasi numri 88 është i dukshëm në krahët e tyre. Flutura 88 është një nga më ekzotiket e Amazonës por dhe specia më e rrallë e familjes Callicorini.
Krahët e saj kanë vija karakteristike të zeza, ndërsa “peneli” i kuq i saj, krijon një kontrast të mrekullueshëm. Jetojnë kryesisht në zona të pyllëzuara, në anë lumenjsh dhe trungje pemësh. Vendasit i koniderojnë si shenjë e “fatit të mirë”, madje shpesh herë frymëzohen nga ngjyrat e tyre manhitëse, duke marrë ide të reja për përgatitje hajmalish.
Janë flutura aktive, shqetësohen lehtë, ndaj dhe nuk qëndrojnë gjatë në një pikë, megjithatë kthehen përsëri në të njëjtin vend. Fluturat 88 janë një lloj “thesari” i pyjeve nëntropikale, madje nuk janë të paktë ata që mendojnë se ato janë “providenciale”. Numri 88 në krahët e tyre është më se i mistershëm, pse jo dhe pak i frikshëm… Megjithatë, e vërteta është se natyra… pikturoi përsëri.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Kafshet me te rralla e me te cuditeshme ne bote
Në revisten ''Strange Nature'' kemi gjetur speciet e kafshët më të rrezikuara në botë. Ne të jane studiuar dhe analizuar disa kafshë të rralla dhe të rrezikuara që jetojne ne Tokën tone, në klimat e sotme.
Kafsha e parë e rrallë është majmuni mospërfillje nosed. Speciet e rralla të majmunit janë gjetur në Azi, pikerisht në Kina, Tibeti dhe Vietnami.Habitati janë pyjet e shiut,ne malet e larta dhe atje po rritet kjo specie e rralla,me nje kujdes per çdo ditë.
Blue Frog Poison (Dart Poison Frog).
Eshte gjetur në Amerikën e Jugut dhe ka famë për lekuren dhe gjymtyret e saj, të errëta ngjyrë blu. Bretkosat blue janë helmuese.Ajo ngjyre blu janë te barasvlereshme me shigjetat dhe të përdoren si armë dhe karrem për gjuajtjen e kafshëve të tjera.
Peshku Toad [ose "Toadfish" ] është një tjetër specie e rralla.Toadfish i referohet një shumëllojshmërie të gjerë të peshkut me tiparet e një toadi ...
Kanguri Tree
Nga pyjet e shiut në Guinenë e Re, kanguri Tree është në numer te paket dhe i rralla.Çelës është në emër. Ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre në pemë,ku kërkojne për ushqim dhe strehim.Mendohet se kane ngelur vetem 12 lloje të kangureve Tree në Tokë.
Ky është zogu i Xhennetit!
Një zog shumë ekzotike dhe i rralla me të vërtetë. Ngjyrat e këtij zogu të pyjeve te shiut janë spektakolare! dhe shumë interesante të vërtetë!
Re: Shkenca dhe gjallesat
Instikti inxhinierik i Grerezes se letres
Grerezat e letres jane pershkruar si mjeshtre te inxhinierise.Pse shkon per shtat ky pershkrim?
Sic tregon edhe vet emri,grereza e letres e nderton dhe e miremban folen e saj te perbere me nje lloj letre te vecante qe e prodhon vet.Ajo mbledh fibra bimesh dhe druresh te thare kudo qe te jene,ne trungjet e prera,ne hunjte e gardheve,ne shtyllat e telefonit dhe ne materialet e ndertimit.Pastaj i pertyp fibrat e pasura me celuloze duke shtuar peshtymen ngjitese dhe me permbajtje te larte proteinike.Pas ketij procesi,brumi i perftuar thahet e keshtu formohet nje leter e lehte,e forte dhe rezistente.Peshtyma e saj ka veti te vecante qe e bejne letren te atille qe te thithe nxehtesi dhe ta cliroje,duke ruajtur keshtu brenda hojezave temperaturen e duhur ne dite te fresketa.
Grereza e nderton folen ''kafshate pas kafshate''.Rezultati perfundimtar eshte nje grumbull hojezash gjashtekendore qe formojne nje si cader prej letre ku nuk deperton uji.Forma gjashtekendore ndihmon qe hojeza te jete e forte dhe me hapesire te bollshme.Grerezat qe jetojne ne vende te lageshta thjesht shtojne sasine e peshtymes ngaqe ka veti kunder ujit.Megjithate,ajo zgjedh vende qe ofrojne njefare strehe mbrojtese.Poshte tyre e var folen me koke poshte ne nje si bisht.Gjithashtu,ndryshe nga proceset e prodhimit te letres qe ndotin ajrin,ujin e dheun,keto grereza nuk e ndotin mjedisin.
Kuptohet,arkitektet dhe kerkuesit po studiojne lenden qe prodhon grereza me synimin per te krijuar materiale ndertimi me cilesore qe jane te lehta,te forta,me elastike dhe te dekompozueshme.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Perbindeshi 'jashtetokesore' i thellesive
Shkencëtarët pohojnë që organizma të vegjël nga thellësitë e detit, që të kujtojnë përbindëshat e vegjël jashtëtokësorë që kemi parë në filmat artistikë. Këto zbulime po ndryshojnë pikëpamjet e komunitetit shkencor për jetën në fundin e oqeaneve më të thella botërore.
Krimbat me luspa, apo Polychaete, kanë evoluar në atë mënyrë që mund të durojnë presionin e madh në thellësitë e detit më të mëdha se 1.000 metra, ku rrezet e diellit nuk arrijnë asnjëherë.
Bëhet fjalë për organizmat që janë vetëm dy ose tre centimetra të mëdhenj dhe të cilët formojnë një ekosistem të panjohur për shkencën deri para rreth 40 vjetësh, bën të ditur “Daily Mail”. Por, që nga vitet ‘70 të shekullit të kaluar, zhvillimi teknologjik ka mundësuar hulumtimin e thellësive gjithnjë më të mëdha të detit.
Në vend të një shkretëtire në fund të detit, shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë që atëherë bashkësi të tëra të qenieve, të cilat jetojnë pranë burimeve hidrotermale në fund të oqeaneve. Ato burime lëshojnë në det ujin super-të nxehtë dhe një koktej kimikatesh, të cilat mundësojë kushtet jetësore për këta organizma.
“Jeta në fund të oqeanit është një nga më të shumëllojshmet në tokë, por pavarësisht asaj, të kuptuarit tonë për këtë është ende në fillimet e veta”, ka theksuar Daniel Desbruyeres, studiues në Institutin francez për kërkimet në det.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Siperfaqja e krahut te flutures
Ngjyrat e bukura metalike mbi krahet e disa fluturave ndryshojne ne varesi te kendit te shikimit.Ngjyra e krahut te nje lloj fluture eshte kaq e qarte dhe e forte,sa mund te shihet nga 805 metra larg.Cfar e ben krahun e flutures kaq te jashtezakonshem?
Krahu i flutures bisht dallandyshe (Papilio blumei) perbehet nga shume rreshta me pjeseza te lugeta te cilat e reflektojne driten ne menyra te ndrushme.Per shembull,ne qender te cdo pjeseze te luget drita reflektohet ne ngjyre te verdhe ne te gjelbert, kurse ne pjeset anesore reflektohet ne ngjyre blu.Gjithashtu,drita ne qender te siperfaqes te luget reflektohet drejte perdrejte,kurse drita qe bie ne pjeset anesore,ne fillim kalon permes nje siperfaqeje prej shume shtresash qe i amplifikon dhe pjeserisht i polarizon ose rrotullon valet e drites.Perzierja perfundimtare quhet ngjyre strukturore per shkak te menyres komplekse ne te cilen prodhohet.
Studiuesve iu deshen 10 vjet qe te benin nje kopje te thjeshtuar te siperfaqes se krahut te flutures.Ata shpresojne se kjo teknologji do te coje ne prodhimin e kartemonedhave dhe te kartave te kreditit te veshtira per tu fallsifikuar dhe te paneleve diellore me te efektshme ne grumbullimin e energjise diellore.Por,kopjimi i siperfaqes se krahut te nje fluture eshte mjaft i veshtire.''Me gjithe kuptueshmerine e detajuar shkencore te optikes,-shkruan profesori Ulrik Shtajner i Qendres Nanoshkencore te Universitetit te Kembrixhit,-shumellojshmeria marramendese e ngjyrave qe gjenden ne natyre,shpesh ua kalon efekteve optike qe mund te prodhoje teknologjia.''
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Kallamari gjigand,sa sy të mëdhenj që ka.!
Hulumtimi i ri shpjegon pse molusqet kane sy mëdhenj sa nje top basketbolli
Kallamaret gjigand qe kanë sy te madhenj sa nje top, jane ne një proces studimi në Universitetin ''Duke'' dhe specialistet mendojnë se kanë zbuluar pse-ne e ketij fenomeni. "Nga të gjitha gjasat ata shërbejnë për të identifikuar dhe për t'i shpëtuar grabitqarëve te tyre,si balenave," thotë biologu Sönke Johnsen.
Johnsen ka punuar me një grup biologësh për të zhvilluar një model që mund të riprodhojnë kushtet fizike dhe biologjike ku kallamaret përdorin syte e medhenj.Ekipi zbuloi se forma e tyre dhe madhësia lejojë kallamarin për të lokalizuar balenat qe ju afrohen,kur keto te fundit me aftesine qe kane per te çrregulluar ambjentin ndaj organizmave biolumineshent.Studimi është publikuar në revistën''Current Biology''.
Gjigantët e Detit
Ka dy lloje të mëdha:Kallamari Ggjigand dhe ai kolosal. Të rriturit e te dy llojeve,kane nje madhesi sa peshku i madh shpat por ne ndryshim nga peshku shpat,syte i kanë me një diametër rreth 9-10 cm.
Atehere ngelet enigme "Pse kane kane sy kaq te medhenj ne ndryshim nga peshku shpat."
Së pari,per te nxjerr nje konkluzion te sakte per kete fenomen, Johnsen dhe kolegët e tij maten sytë e perbindshave te kallamarit gjigand dhe atij kolosale nëpërmjet fotografive ose direkt mbasi ishin kapur. Ata gjithashtu gjetën të dhëna për dukshmërine e ujit si dhe sasinë e dritës në thellësitë ku jeton kallamar gjigand, nga 300 deri në 1000 metra. Bazuar në këtë informacion, studiuesit kanë filluar të llogarisin modelin matematikor,se si do të funksionojnë si sytë e kafshës dhe çfarë ata mund të shohin.
Hulumtuesit gjetën se sytë e mëdhenj të kallamarit janë në gjendje për të kapur më shumë dritë se kafshët e tjera të madhësisë së ngjashme, por me sytë me të vegjel. Ky ndryshim rrit aftësinë e cephalopodit(kallamarit)per kapur dallime të vogla në errësirën e detit të thellë në krahasim me kafshet e tjera me sy te vegjel.
Sipas Johnsen, kjo aftësi nuk është e rëndësishme për krijesat e tjera te medha të detit, ndërsa ajo është vendimtare për kallamarin gjigand për shkak se ajo lejon atë që të kuptojnë biolumineshencen e stimuluar nga lëvizja e kafshëve të mëdha të tilla si balena.
Dritat dhe tingujt
Ekipi studiues ka vërejtur se balenat kur jane duke notuar dhe kur zhyten ne thellesi , lëshojnë sinjale të fuqishme për të gjetur kallamaret. Cephalopodet nuk degjojne, ndërsa lëvizjet e balenës shkaktojne ndryshimin e sasise se dritës tek planktonet rreth e qark saj. Fal karakteristikave të ndertimit te syve të tij, kallamaret jane në gjendje të kuptojnë këtë dobësim te dritëzes ne "distanca krahasimisht te mëdha" qe ndodh tek planktonet,deri rreth 120 metra, thotë Johnson.
Kontrasti është minimal, sepse uji absorbon dhe shpërndan dritën që udhëton nga planktoni deri tek syri biolumineshent i kallamarit. Sytë e mëdhenj nënkuptojne një aftësi të madhe për të kapur një levizje drite mjaft te dobët,duke nenkuptuar dhe parashikuar ardhjen e grabitqarit ne nje distance deri ne 120 metra largesi ,pra i lejon kallamarit te fitoje kohë per vetmbrojtje.
http://www.nationalgeographic.it/natura/animali/2012/03/15/news/calamaro_gigante_che_occhi_grandi_hai-907797/
Re: Shkenca dhe gjallesat
Fecka e elefantit
Studiuesit po ndertojne nje krah robotik me te zhdervjellet e me elastik.Drejtuesi i projektit te perbashket ne kompanine qe po krijon paisjen,thote se ky krah robotik ''ia kalon cdo gjeje qe ka vene ne dispozicion sot automatizimi industrial''.C'fare i frymezoi studiuesit? ''Vecorite e feckes se elefantit''-thot ai.
Fecka e elefantit,qe peshon rreth 140 kg,eshte quajtur ''gjymtyra me e shumanshme dhe me e dobishem ne planet''.Ky mjet me shume perdorime sherben si hunde,si pipez,si krah ose si dore.Me te elefanti merr fryme,nuhat,pi,kap objekte te ndryshme e madje leshon nje bucime shurdhuese si trumbete.
Por smbaron me kaq.Fecka e elefantit ka rreth 40.000 fije muskulore fale te ciave mund te levize ne cdo drejtim.Me majen e feckes,elefanti mund te kape nje monedhe te vogel.Nderkaq,ai mund te ngreje me fecken e tij pesha qe shkojne deri ne 270 kg.
Studiuesit shpresojne se duke imituar zhdervelltesine dhe vecorite e feckes se elefantit,te arrijne te krijojne robote me te afte per perdorim shtepiak dhe industrial.Nje perfaqesues i kompanise se permendur me siper thote.''Ne kemi krijuar nje paisje ndihmese krejt te re krahasuar me robotet e zakonshem.Per here te pare,njerezit dhe makinerite kane mundesi te punojne se bashku me rendiment dhe pa rreziqe''.
Studiuesit po ndertojne nje krah robotik me te zhdervjellet e me elastik.Drejtuesi i projektit te perbashket ne kompanine qe po krijon paisjen,thote se ky krah robotik ''ia kalon cdo gjeje qe ka vene ne dispozicion sot automatizimi industrial''.C'fare i frymezoi studiuesit? ''Vecorite e feckes se elefantit''-thot ai.
Fecka e elefantit,qe peshon rreth 140 kg,eshte quajtur ''gjymtyra me e shumanshme dhe me e dobishem ne planet''.Ky mjet me shume perdorime sherben si hunde,si pipez,si krah ose si dore.Me te elefanti merr fryme,nuhat,pi,kap objekte te ndryshme e madje leshon nje bucime shurdhuese si trumbete.
Por smbaron me kaq.Fecka e elefantit ka rreth 40.000 fije muskulore fale te ciave mund te levize ne cdo drejtim.Me majen e feckes,elefanti mund te kape nje monedhe te vogel.Nderkaq,ai mund te ngreje me fecken e tij pesha qe shkojne deri ne 270 kg.
Studiuesit shpresojne se duke imituar zhdervelltesine dhe vecorite e feckes se elefantit,te arrijne te krijojne robote me te afte per perdorim shtepiak dhe industrial.Nje perfaqesues i kompanise se permendur me siper thote.''Ne kemi krijuar nje paisje ndihmese krejt te re krahasuar me robotet e zakonshem.Per here te pare,njerezit dhe makinerite kane mundesi te punojne se bashku me rendiment dhe pa rreziqe''.
Edituar për herë të fundit nga SHKELBA në Tue Sep 11, 2012 9:41 pm, edituar 1 herë gjithsej
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Nje zbulim mbi misteret e evoliumit te dinosaureve
Një nënë dinozaur gjendet në Argjentinë e cila ''vdiq'' ashtu si ajo lindi,një specie krejtësisht të re dinosauri, që i ngjante zogjve jo fluturues.
Fosili 70-milion-vjeçar, ishte i rrethuar me vezë - të cilat ishin fekonduar dhe zhvilluar shumë, dhe zbulimi mund të jetë çelësi për të kuptuar se si dinozaurët evoluan në zogj.Dinozauri, Bonapartenykus ultimus, do të kishte qenë rreth tetë metra i gjatë.
Paleaontologu Fernando Novas tha se hulumtimi i fundit lejon palaeontologët për të gjetur një linjë nga ky dinosaur ndaj 'dinosaurve që jetojnë' sot dhe që janë shpendët.
Nje veze fosile e Dinozaurit Bonapartenykus ultimus
"Me kalimin e kohës, krahët e tyre kanë filluar të zgjaten. Këmbët e tyre ishin përshtatur posaçërisht për të lëvizur me shpejtësi të lartë. Krahët fillimisht kanë shërbyer për futjen në kurth të presë së tyre, por ata përfunduan duke u shndërruar në krahë, sepse lëkura e këtyre dinozaurëve peshonte shumë dhe ngadalë u kthyen në pupla duke i mbuluar këto krahë.
Tani shkencëtarët do të marrin më shumë informacion pas çeljes dhe rritjes së zogjve.
Pra, ne kemi një histori që shkon nga 230 milionë vjet më parë deri tani. Zogjtë si pëllumba, apo shqiponje dhe të tjerë mund të jenë dinozaurë.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Një specie e re peshku mace e koracuar, është zbuluar në Ekuador.
Një specie re e blinduar mustaku(peshku) që i përket familjes së mustakeve, është zbuluar në Ekuador.
Në vitin 2011 Windsor Aguirre ,te Universitetit De Paul, ka identifikuar pesë mostra krijesash të çuditshme në lumin Santa Rosa, duke i dërguar ata në Universitin Auburn, për t'u identifikuar.
"Kjo familje mustakesh vazhdon të zgjerohet çdo vit", thotë Milton Tan, doktor në biologji në Auburn.
Çfarë ështe intriguese ne keto specie,thote Tan dhe kolegët,është fakti se speciet 7 cm të gjatë,nuk jane të blinduara në anët e kokës.
Mungesa e kësaj shtrirje sugjeron se specia është një lloj i "Lidhjes së humbur" në mes të llojeve të tjera të gjinise Cordylancistrus Chaetostoma dhe atyre që kanë vetëm një pamje të lirë të pllakave, thote Tan, studimi i të cilit është publikuar në revistën Zootaxa .
Kjo e bën specien Cordylancistrus "shumë te pazakontë'' dhe qe eshte pagëzuar në emrin e lumit ku u gjet, thotë Tan. "Në Ekuador ka diversitet të madh në gjinite e peshqeve, dhe kjo është e rëndësishme të dijme se midis tyre ekziston një specie unike,qe gjendet vetëm aty."
Re: Shkenca dhe gjallesat
Shkencetaret krijojne ADN-n alternative
Krijimi i materialeve të reja gjenetike tashmë është realitet dhe polimerët RNA dhe ADN nuk janë më të vetmit të cilët janë në gjendje të magazinojnë e transmetojnë informacione, dmth të evoluojnë.
Një hap i madh përpara është bërë pikërisht kohët e fundit me arritjen e krijimit të materialit të ri gjenetik, në laboratorin e Mjekësisë Molekulare në Cambridge. Philipp Holliger është shkencëtari britanik përgjegjës për arritjen i cili sëbashku me kolegë të tjerë europianë dhe amerikanë, ja ka dalë të prodhojë materialin e ri të cilin e ka pagëzuar XNA (xeno nucleic acid) ngjashëm me RNA dhe DNA. Nga bashkëveprimi i këtyre dy të fundit varet, prej miliona vjetësh, jeta në Tokë.
Eksperimentet e këtij lloji, në teori mund të krijojnë origjinën për forma të reja jete, edhe më shumë se sa mund të mendohej duke modifikuar ADN, apo duke krijuar pjesë të saja me material gjithsesi egzistent.
Ekspertët thonë se zbulimi është shumë i rëndësishëm, sepse tregon se egzistojnë polimere të tjera, përveç ADN dhe RNA që mund të përdoren për transmetimin e informacionit gjenetik.
Materialet e reja mund të jenë të dobishme në shumë fusha të shkencës si mikrobiologjia, mjekësia, bioteknologjia etj.
Por sipas ekspertëve është ende e largët dita për të folur për forma të reja jete të cilat do të mund të lindnin prej këtyre materialeve të reja gjenetike.
http://www.rawstory.com/rs/2012/04/20/scientists-create-artificial-genetic-material-xna/
Re: Shkenca dhe gjallesat
Zogjte qe bejne lulishtarin
Kultivimi i luleve dhe bimëve dekorative nuk është një prerogativë vetem e njeriut:kete praktikë e aplikojne edhe disa zogj, të cilat bëjnë rolin e kopshtarëve për tërheqjen e femrave. Është e vetmja specie jo-njerëzore qe eshte në gjendje të rrise bimë specie për qëllime dekorative . Zbulimi, i publikuar në revistën ''Biologjia aktuale'', është i një ekipi kërkimor ndërkombëtar i koordinuar nga Universiteti Exeter, Britani të Madhe. Zogjtë i kultivojne disa bimë ne mynyre te pavullneteshme.
Faqja 1 e 4 • 1, 2, 3, 4
Faqja 1 e 4
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi