Greqia hap tenderin për kërkimin e naftës në Shqipëri
Faqja 1 e 1
Greqia hap tenderin për kërkimin e naftës në Shqipëri
Greqia hap tenderin për kërkimin e naftës në Shqipëri
Në vendin tonë çështja më e kontestuar nga të gjitha segmentet e shoqërisë është çështja e kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, megjithatë ky fakt nuk e ka ndaluar Greqinë që sot të shpall tenderin për kërkimin e naftës në kufijtë detar të vendit tonë.
Në faqen zyrtare të Ministrisë greke të Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, është publikuar sot zyrtarisht ftesa për ofertë për të gjitha shoqëritë e huaja që duan të bëjnë kërkime për lëndë djegëse si naftë bruto apo gaz natyror në tre pika kërkimore, mes tyre ajo pranë kufirit detar me Shqipërinë.
Sipas komunikatës për mediat ministria greke jepte gjashtë muaj afat deri në korrik 2012 për të pranuar ofertat me të gjitha dokumentacionet e kërkuara, nga të gjitha shoqëritë e interesuara për këtë tender. Kërkimet do të bëhen në Janinë, zona në kufi me Shqipërinë, Gjiri i Patrës dhe Katakolon.
Konkursi do të zhvillohet më datë 2 korrik 2012. Sipas ministrisë kjo periudhë gjashtë mujore është e mjaftueshme që shoqëritë ndërkombëtare të përgatisin ofertat e tyre.
Ndërkohë në vendin tonë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshje e përgatitur nga ministritë e Jashtme dhe qeveritë e dy vendeve, miratuar në Parlament.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi