Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anarkite me te fameshme ne Shqiperi

2 posters

Shko poshtë

Anarkite me te fameshme ne Shqiperi Empty Anarkite me te fameshme ne Shqiperi

Mesazh nga Rifat Sun Feb 19, 2012 11:28 am



5 Tablloidet anarkike me te fameshem ne Shqiperi



E para: Anarkia fetare:

Katër fe të ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta: Anarkia sociale

Këtu s’ka as klasë bejleresh, as klasë bujqësh, as klasë bankeresh. Këtu bujku është me bej se beu dhe beu me bujk se bujku.
Kemi një shembull të bukur për partite e djathta, qe sot mbahen në fuqi prej ish bejlereve nga oxhakët me te vjeter, kurse anetarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta: Anarkia morale

Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojne formë e ngjyrë nga dita në dite si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për te gjitha.

E katërta: Anarkia patriotike

Këtu brenda një dite si për magji tradhëtari bëhet patriot dhe patrioti tradhëtar. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriot të mëdhenj ata që kanë luftuar pë rtë djegur Shqiperinë ose që janë puthadoret e te huajve e i kanë ndihmuar te shenjterojnë anë e mbanë Trojet tona. Këtu është më mirë qe njëriu të jetë tradhëtar e të shikojë interesat e tij sepse kështu do te jetë i sigurtë që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta: Anarkia e idealeve

Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara përleshen për jetë a vdekje me idealet e gjalla, me elegantë e më të ndriteshme të Perëndimit. Na mungojnë vetem idealet e antropofageve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofaget, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten ne plagët e infektuara të Shqiperisë në lengim, këpusha që mund t’i copëtosh, por jo t’i shkitesh nga trupi qe kafshojne dhe thëthijnë.

Herodi tregon se në betejën detare te Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë e atëherë e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoi gjersa i prenë kokën.

Sikur të ngjallej Herodi, përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetersisë antike. Qe t’i shkeputesh këta pushtetaret tanët nga kolltuku duhet t’i presësh jo vetëm duart e kokën, por edhe këmbët dhe trupin.


A jane te verteta e reale te dashur lexues..?Sipas kendveshtrimit,jepni versionin tuaj.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Anarkite me te fameshme ne Shqiperi Empty Re: Anarkite me te fameshme ne Shqiperi

Mesazh nga Niko_ Sun Apr 29, 2012 7:24 pm

Ky shkrim është pjesë nga një fjalim i të madhit Fan Noli, në parlamentin shqiptar (më duket se është i vitit 1924). Nga ky tekst më bëjnë përshtypje dy gjëra. E para është se këto çështje që ka vënë në pah atëhere Noli, vazhdojnë të ekzistojnë akoma edhe sot. Gjëja e dytë që më bën shumë përshtypje është pika e parë e fjalimit. Pra, peshkop Noli, formuesi i kishës autoqefale ortodokse shqiptare pranon dhe thotë se populli shqiptar vazhdonte të ishte një popull pagan edhe në kohën e tij.

Shënim: megjithse se nisma e tij për formimin e kësaj kishe ishte më shumë një lëvizje politike, gjithsesi ai ishte një klerik.
Niko_
Niko_

Numri i postimeve : 5
Points : 5
Reputation : 0
Join date : 28/04/2012
Location Location : në botën time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi