Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puna dhe karriera në astrologji

Shko poshtë

Puna dhe karriera në astrologji Empty Puna dhe karriera në astrologji

Mesazh nga Nikolaos Tue Apr 22, 2014 11:59 am

Si i prekin shtëpitë e profesionit tranzitet e planetëve të jashtëm?

Për të parashikuar periudhat e karrierës duhet të analizoni se ku ndodhen Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni aktualisht në hartën tuaj, dhe ku do të jenë në vazhdim. Duhet të shqyrtoni aspektet e këtyre planetëve me sunduesit e shtëpisë së dytë, të gjashtë dhe të dhjetë (që sundojnë paratë, punë, karrierën).
Nëse doni të shikoni se kur do të jetë periudha më e mirë për të bërë para apo investime të mençura, përqendrohuni në shtëpinë e dytë. Planetët në këtë shtëpi, në aspekt me pikën ku nis ajo apo me sunduesin e saj, dhe me Venusin (sunduesin natyror të parasë).
Nëse doni të dini se kur është periudha e mirë për të kërkuar punë, përqendrohuni në shtëpinë e gjashtë. Planetët në këtë shtëpi, në aspekt me pikën ku nis ajo apo me sunduesin e saj, dhe me Merkurin (sunduesin natyror të punës).
Nëse doni të dini se kur është periudha e mirë për përparime në karrierë, përqendrohuni në shtëpinë e dhjetë. Planetët në këtë shtëpi, në aspekt me Mesqiellorin apo me sunduesin e tij, dhe me Saturnin (sunduesin natyror të karrierës).
Të supozojmë që një apo më shumë planetë ndodhet aktualisht tranzit në shtëpinë e dytë, të gjashtë apo të dhjetë të lindjes. Situata juaj në punë dhe rruga juaj e karrierës mund të ndryshojnë gjatë një tranziti të një planeti në njërën nga këto shtëpi apo me Mesqiellorin. Ja disa mënyra se si mund të preket puna juaj nga energjitë planetare në njërën nga këto tre shtëpi:
Gjatë tranzitit të Jupiterit, mezi prsisni të zhvilloheni dhe të zgjeroheni, do të ndiheni optimist në lidhje me mundësitë që ju jepen, të ndiheni me fat, por dhe të shpenzoni më shumë sesa fitoni.
Gjatë tranzitit të Saturnit, do të mund të merrni më shumë përgjegjësi në punë, duke bashkuar aktet tuaja, duke bërë maksimumin, duke pritur momentin e duhur, dhe duke korrur atë që keni mbjellur.
Gjatë tranzitit të Uranit, mund të ndiheni të paqetë, duke vënë në diskutim status-kuonë, duke zbuluar njerëz me mendime të ngjashme, duke eksperimentuar me mundësitë, duke u çliruar nga kufizimet, duke rizbuluar vetveten, duke mësuar teknologji të reja, duke ritrajtuar udhën tuaj të karrierës. Urani në shtëpinë e profesionit nxit prirjen për të kundërshtuar eprorët.
Gjatë tranzitit të Neptunit, mund ta ndjeni veten të pakënaqur nga puna, apo sikur keni humbur qëllimin e jetës, duke menduar sikur keni ngecur, duke kërkuar një arratisje magjike apo duke ëndërruar dhe duke u zhytur në iluzone për të gjetur paqe.
Gjatë tranzitit të Plutonit, mund të keni të bëni me njerëz të pushtetshëm e të pasur, të shëroni plagët, të përmirësoni fuqinë tuaj të brendshme, të bluani në mendje mendime të këqija, të reagoni ndaj asaj që zbuloni.

www.astro-al.com
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi