Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marsi ne mitologji dhe astrologji

Shko poshtë

Marsi ne mitologji dhe astrologji Empty Marsi ne mitologji dhe astrologji

Mesazh nga Nikolaos Wed Jul 11, 2012 2:50 pm

MARSI NË MITOLOGJI:Marsi ne mitologji dhe astrologji F3810
Planeti Mars e mori emrin e tillë pikërisht për nder të perëndisë së luftës te romakët e lashtë. Grekët e quanin Ares dhe e quajtën zot i luftës, veçori që lidhet ndoshta me ngjyrën e tij. Marsi ishte një hyjni shumë më e rëndësishme për romakët se Aresi për grekët, meqënëse Roma kishte dobësi për luftën dhe artet marciale. Për nder të tij romakët i përkushtuan muajin e parë (të atëhershëm), periudhën e ekuinoksit pranveror si dhe ditën e martë. Ai mbetej vetëm prapa Zeusit të madh. Marsi ishte me fat në luftra e beteja, por pa fat në dashuri. Aresi (Marsi) ishte djali i Zeusit dhe Herës (ose Junos). Ishte i dashuri i Aferdites. Duke përbuzur pajtimet, ai urrente të gjithë zotat e Olimpit. Miku i tij i vetëm ishte Hades (Plutoni), zot i ferrit dhe vdekjes. Aresi paraqitet i egër, me një pamje simpatie dhe i veshur me rrobat e luftës (si një ushtar romak). Ai simbolizon afshin e pranverës dhe konsiderohet mbrojtësi i të korrave. Ai ishte flirtues i madh dhe fëmijët që pati me gra të ndryshme nuk u bënë tjetër veçse cuba, hajdutë, banditë dhe njerëz të dhunshëm. Me 21 mars (dita e parë e Dashit, sunduar nga Marsi) festohet dita e zotit të luftës, Marsit.

MARSI NË ASTROLOGJI:
Marsi ne mitologji dhe astrologji F38a10
Marsi përfaqëson aksionin, dëshirën për veprim, vendosmërinë, ambicjen, seksin, energjinë fizike, forcën, inisiativën, kurajon (guximin), nxitjen, dinamizmin, shpejtësinë, dëshirën (për meshkujt), agresivitetin, dhunën, luftën, gjakderdhjen, vrasjen, pasionin, seksualitetin, sadomazokizmin, cilësitë tërheqëse tek një burrë (mashkull), burrërinë, mashtrimin aktivitetin, pushtimin, sigurinë në vetvete, autoritarizmin, entuziazmin, garën, ndeshjen. Por dhe anët negative, si: grindja, mospërmbajtja, urrejtja, flirtimi, hakmarrja, antipatia, kundërshtimi, zemërimi, agresioni, egoismi, nxitimi, pavarësia, padurimi, kokëfortësia, abuzimi, kërcënimi, rreziku, plagosja, aksidentet, operacionet, ushtrinë, aventurat, policinë, armët, armiqtë, rivalët. Marsi simbolizon gjithashtu sportet, ndeshjet, punët që kërkojnë forcë dhe energji fizike, ose lidhjet me zjarrin, metalet apo vegla të rrezikshme, me kirurgjinë, kasapët, luftëtarët, farkëtarët, pilotët, sportistët, mekanikët, drejtuesit, shefat, ndërmarrjet. Lidhet me anën mashkullore dhe simbolizon të dashurin (dashnorin), për një grua përfaqëson mashkullin drejt të cilit ajo ndihet e tërhequr në dashuri (sepse në martesë është Dielli).

www.astro-al.page.tl
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi