Njeriu misterioz i dy sistemeve.Kush eshte Genc Ruli?
Faqja 1 e 1

Sot, në vitin 2014, kur PD gjendet në opozitë, pasi ka qenë në pushtet për 13 vjet që prej krijimit të saj në 1990, është koha që të shihet se cilët kanë qenë njerëzit të cilët kanë përfituar më së shumti nga ky pushtet, duke marrë më shumë poste të larta. Përveç Sali Berishës, duket se njeriu që ka marrë më tepër poste është Genc Ruli. Genc Ruli është i i vetmi njeri në PD, dhe i dyti njeri në politikën shqiptare gjatë tranzicionit, pas Shkëlqim Canit të PS, i cili ka qenë pushtetar (ministër) në harkun e 22 viteve (1991-2013). Në periudhën 1991-2013 Genc Ruli është bërë katër herë ministër dhe pesë herë deputet.
Genc Ruli u bë për herë të parë ministër në qeverinë e stabilitetit të kryesuar nga Ylli Bufi, në qershor 1991, ku ishte Ministër i Financave. Ruli ishte Ministër i Bujqësisë deri në shtator 2013. Të qenët pushtetar në një hark kohor kaq të gjatë në periudhën paskomuniste, përbën një rekord të llojit të vet që nuk e ka arritur asnjë politikan tjetër i PD-së. Gjithashtu, Genc Ruli është një nga tre deputetët e sotëm të PD-së, të zgjedhur në 2013, i cili ka qenë deputet edhe në parlamentin e parë pluralist të zgjedhur në vitin 1991. Dy të tjerët janë Sali Berisha dhe Arben Imami. Të dy, si Genc Ruli ashtu dhe Arben Imami kanë pasur konflikte të ashpra me Berishën.
Rekordi i Genc Rulit bëhet edhe më interesant po të mendosh se Genc Ruli ka mbajtur një post të rëndësishëm që në kohën e regjimit komunist. Genc Ruli që në vitet tetëdhjetë u bë drejtor i Drejtorisë së Makina-importit në Ministrinë e Tregëtisë së Jashtme. Në shtetin komunist, për shkak të veçanësive të këtij shteti të izoluar, disa zyrtarë mund të kishin një pushtet shumë më të madh se rëndësia e tyre në hierarkinë shtetërore.
Kështu, në Shqipërinë me ekonomi totalisht shtetërore, të centralizuar, Drejtoria e Makina-Importit bënte të gjitha blerjet e makinerive dhe teknologjisë jashtë vendit për çdo sektor të ekonomisë. Sigurisht që kjo gjë bëhej sipas urdhrave që vinin nga lart, por ashtu siç ndodh në shtetet diktatoriale, të centralizuara, burokracia kishte në mënyrë të pashmangshme një pushtet të madh në praktikë. Posti i Drejtorit të Makina-importit ishte shumë i rëndësishëm se ky njeri kishte qasje në dy gjëra që shteti komunist ua kishte ndaluar të gjithë qytetarëve të tij: Në këtë post Ruli kishte në dorë valutë të huaj dhe udhëtonte shumë shpesh jashtë vendit, madje edhe në Perëndim, për të bërë marrëveshje biznisi me të huajt. Të gjithë sekretarët e parë të Komiteteve të Partisë të rretheve dhe të gjithë kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme të rretheve, të cilët qenë sundimtarë të plotfuqishëm në rrethet ku qenë emëruar, nuk i kishin këto kompetenca dhe privilegje.
Pushteti dhe rëndësia që kishte Ruli ilustrohet mirë me një episod që ka ndodhur në vitet tetëdhjetë. Në atë kohë, ndodhi një herë që tek kafeja e Hotel “Dajtit”, i cili ishte vendi kryesor ku shkonte elita e regjimit komunist dhe të huajt e ftuar prej tij, të hynin njëkohësisht Skënder Gjinushi, ministri i Arsimit dhe anëtari i Komitetit Qendror të PPSH, dhe Genc Ruli, drejtori i Makina-importit në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme. Në vazhdim ndodhi një nga ato skena që zbulojnë hierarkinë okulte të një regjimi totalitar, ku zyrtarët çmohen dhe respektohen sipas rëndësisë së kompetencave faktike që kanë, më tepër se nga rëndësia e tyre në hierarkinë zyrtare. Skënder Gjinushit i dolën para disa zyrtarë të rangut të mesëm të regjimit, të cilit donin të zgjidhnin ndonjë hall për njerëzit e tyre, si ndonjë të drejtë studimi të privilegjuar, ndonjë vend pune për pedagog për ndonjë mikun e tyre e gjëra të tilla.
Genc Rulit i dolën para dhe e ndalën duke e përshëndetur gjithë përzemërsi dy ministra, një anëtar i Byrosë Politike, dy sekretarë të parë rrethesh të mëdha, të cilët të gjithë interesoheshin për kërkesat për makineri importi që kishin bërë ndërmarrje të caktuara, drejtorët e të cilave ata i kishin miq.
Ministri i Ekonomisë Komunale, Xhemal Tafaj, i cili ishte duke pirë kafe me eprorin e Genc Rulit, ministrin e Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci, i tha këtij të fundit:
-Shife këtë verdhacukun tënd o Shane. Kur hymë ti dhe unë, nuk na pritën kështu si atë. Si është kjo punë?
E meqënëse Shane Korbeci nuk u përgjigj, Xhemali vazhdoi me të vetën:
-E ke dëgjuar atë historinë o Shane, kur u kthye pashai i Tiranës nga Stambolli, dhe e pyetën miqtë e tij u përgjegj: Mësova se paska dy dovlete (qeveri), një ajo që dimë ne, me ca burra që kapardisen me nishane e me ofiqe të mëdha, dhe një tjetër e panjohur, me ca ftyrëverdhë, ca verdhacukë të cilëve sulltani iu ka dhënë shumë pushtet, pa u dhënë nishane të mëdha. Këta e rrotullojnë perandorinë.
-Xhemal, mbaje gojën se megjithëse të ka dalë nami se bën vetëm gallatë, do ta hash kështu si flet.- I tha ministri i Industrisë Ushqimore, Jovan Bardhi dhe u çua të ikte.
-Pusho mor ti llacifac,- i tha Xhemali dhe shtoi,- do ta hash ti, dhe do të mbetesh pa gjë, po nuk rende pas atij verdhacukut.
Dhe vërtet edhe Jovan Bardhi shkoi tek tryeza e Genc Rulit, çka e bëri Xhemalin të thoshte:
-A nuk thashë unë, edhe ai tek verdhacuku rendi!
-Ika në zyrë unë Xhemal, dil dhe ti ndonjëherë andej nga zyra tënde, apo e mbylle për sot.- I tha Shane Korbeci duke u çuar.
-Jo mor, për të dalë do të dal, por për çfarë duhem unë andej, më ka vënë edhe mua “sulltani” pas një verdhacuk, Shane vëllai.- Tha Xhemali.
Kjo është historia. Skënder Gjinushit i ka mbetur nofka e “ministrit të kohës së komunizmit”, ndërsa Genc Rulit nuk ia kujton kush që ka qenë superministër faktik në kohën e regjimit komunist. Kur përshkruhet karriera e një politikani shpesh përdoret fjala “trajektore”, çka është një metaforë nga fizika, posaçërisht nga kinetika, që tregon lëvizjen e sendeve. Derisa kinetika tregon vetëm lëvizjen e trupave pa treguar forcat që e shkaktojnë atë, dinamika tregon forcat që bëjnë të mundur këtë lëvizje. Kush është forca në dinamikë të trajektores politike të Genc Rulit?
Kjo pyetje bëhet më intriguese po të mendosh që Genc Ruli ka patur konflikte të hapura me Berishën gjatë kësaj periudhe, dhe se është përfolur për shumë afera korruptive, për njërën prej të cilave madje ka qenë duke u arrestuar, sikur mos të ishte mbrojtur nga vota e e disa deputetëve rebelë në PD, si dhe e deputetëve të PS në 1995, të cilët edhe pse e kishin kritikuar, nuk lejuan që t’ i hiqej imuniteti, gjë të cilën e kërkonte Prokuroria. Karriera e Genc Rulit është ilustrim i forcave djallëzore dhe të mistershme, të brendshme dhe të jashtme, të cilat ia kanë dalë të komandojnë për gjëra të caktuara politikën shqiptare.
Në shtetin komunist, në gjysmën e dytë të ekzistencës së tij, kur ata që e patën marrë pushtetin në 1944 tashmë qenë plakur, nuk ndodhtë që një njeri të arrinte në një post të rëndësishëm në moshë të re, përveçse kur ky njeri kishte një marrëdhënie speciale me zyrat e posaçme të shtetit komunist. Genc Ruli u bë drejtor i Makina-Importit ende pa arritur moshën 30 vjeç. Që Genc Ruli ishte në një nomenklaturë (listë emrash) të cilët qenë të llogaritur për karrierë të madhe në kohën e shtetit komunist, kjo kuptohet nga fakti se atij iu dha e drejta që veç studimeve universitare parësore për ekonomist kontabël, të studionte paralelisht edhe në Fakultetin Juridik.
Në atë kohë studimi në Fakultetin Juridik ishte një gjë shumë e pëlqyer. Është e vërtetë se studentëve të mirë iu mundësohej të ndiqnin studimet edhe në një Fakultet të dytë, por ishte një privilegj i madh që ky të ishte Fakulteti Juridik. Genc Ruli pati dhe shumë privilegje të tjera nga shteti komunist. Ai mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave Ekonomike” që në moshën 28 vjeç, në vitin 1986, pesë vite pasi mori diplomën universitare për ekonomist kontabël. Në këtë kohë Genc Ruli punonte si pedagog i kontabilitetit dhe financës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku ishte emëruar në 1982.
Posti që ka mbajtur Genc Ruli në kohën e shtetit komunist, për të cilin kam folur më lart, i përkiste atyre posteve shtetërore specifike për të cilët vëmendja e Sigurimit të Shtetit, policisë së fshehtë të diktaturës ishte shumë e madhe. Në 2 nëntor 2007, Ruli ishte i ftuar në emisionin Deja vu të Mustafa Nanos në Top Channel, ku foli për tema nga më të ndryshmet, sipas praktikës së emisionit ku i ftuari komenton fotografitë që i paraqiten. Kur erdhi fjala për dosjet e Sigurimit të Shtetit, Genc Ruli tha se pas vitit 1997 u duk se kjo çështje u mbyll vetiu, siç mbyll trupi plagën vetiu, dhe se tani është gabim që kërkohet të rihapen dhe shtoi se ky kapitull duhet mbyllur.
Ruli e quajti të marrë Presidentin konservator të Polonisë i cili e pati rihapur këtë çështje në atë kohë, dhe u shpreh se ai kështu rrezikon të largojë nga politika gjysmën e politikanëve të cilët sipas Rulit qenë më të votuarit në Poloni. Ruli krijon dyshime të mëdha duke u bashkuar me ata që kërkojnë që çështja e dosjeve të mbyllet se ai (Ruli) në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD në prill 1997, është rrudhur krejt kur Berisha e ka quajtur drejtpërdrejt bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit që pati futur njerëz në burg me dëshminë e tij dhe këtë çështje deri më sot nuk e ka sqaruar siç bën ai që i preket dinjiteti, por hyri përsëri në një qeveri me Berishën, i cili i kishte shumë për zemër ata ndaj të cilëve kishte “material kompromentues”.
Një nga ironitë në ballafaqimin Genc Ruli-Mustafa Nano ishte se po bashkëbisedonin dy njerëz të George Soros në Shqipëri. Genc Ruli pati qenë qenë më parë anëtar i bordit drejtues prej shtatë vetash të Fondacionit “Soros” në Shqipëri, ndërsa Mustafa Nano ishte në atë kohë kohë anëtar i bordit të Fondacionit “Soros”. Ky dialog sorosianësh ishte aq i përzemërt dhe pajtues sa më s’ bëhet. Ironikisht, të dy këta kalorës të “shoqërisë së hapur” sorosiane ranë dakord që dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që i përkiste shoqërisë së mbyllur totalitare, nuk duhen hapur. Mustafa tha se edhe ai mendonte që dosjet nuk duhet të hapeshin. I bukur ky pajtim i shoqërisë së hapur sorosiane me shoqërinë e mbyllur komuniste.
Pas fotografisë së dosjeve, në ekran u paraqit fotografia e Martin Luter. Genc Ruli tha për të se e goditi Kishën Katolike në pikën më të dobët, në tregëtinë e indulgjencave dhe sqaroi shikuesit se kjo do të thoshte se ai që kishte bërë çdo mëkat apo krim, dilte i pastër duke blerë një copë letër nga kisha ku thuhej se i ishin falur mëkatet. Nuk e di nëse Mustafa Nano ka patur një ndjenjë ironie kur i shfaqi këto dy foto njëra pas tjetrës, duke bërë që dy temat, të diskutohen njëra pas tjetrës, duke krijuar dhe asociacion idesh mes dosjeve dhe tregëtisë së indulgjencave. Një gjë është e sigurt, Genc Ruli ka përfituar shumë nga tregëtia e indulgjencave politike në Shqipëri, që e ka bërë Berisha, PS dhe të huajt.
Genc Ruli ishte një nga nismëtarët e krijimit të së parës parti opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike, pas lejimit të pluralizmit politik në dhjetor 1990. Sigurisht se në këtë parti nuk duhej të ndalohej anëtarësimi i atyre anëtarëve të PPSH, partisë komuniste në fuqi, që largoheshin nga partia e tyre, se ndryshe PPSH do të mbetej një bllok monolit që do të mund të ruante pushtetin. Por nuk kishte kuptim që në PD të hynin, madje në poste drejtuese njerëz të cilët i përkisnin nomenklaturës së lartë komuniste, qoftë drejtpërdrejt apo si rreth familjar. Tekefundit këta kishin partinë e tyre.
Në komisionin nismëtar prej 16 vetësh të PD, ishte dhe Genc Ruli, së bashku me kunatin e vet, Gramoz Pashko. Ç’ donin kunetërit Ruli dhe Pashko, në komisionin e së parës parti opozitare, kur ata të dy ishin pjesë e nomenklaturës së regjimit komunist, i pari si drejtues i një enti të rëndësishëm në kohën e diktaturës, por edhe si i lidhur me krushqi me një familje të udhëheqjes komuniste, ndërsa i dyti si pinjoll i një familjeje të udhëheqjes komuniste? Madje ironikisht, edhe mbledhja e komisionit nismëtar për të hartuar programin dhe kërkesën për krijimin e PD, u bë në vilën e Gramoz Pashkos, që ishte vila e një të familjeje të persekutuar politike, që ishte konfiskuar nga regjimi komunist dhe i ishte dhënë babait të Gramozit, Josif Pashkos, i cili kishte qenë një prej funksionarëve të lartë të regjimit, si ministër dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSH. Por Genc Ruli kishte qenë i lidhur me krushqi nga gruaja e vet e parë dhe me anëtarin e Byrosë Politike, Rita Markon, gjë që e kishte ndihmuar jo pak të bënte karrierë. Pra, ai ishte nga të dy anët i lidhur me udhëheqjen e regjimit komunist.
Kjo është një simbolikë shumë domethënëse. Sigurisht që ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese për të parën parti opozitare që u krijua në Shqipëri në dhjetor 1990, pra për PD-në, që Ruli dhe Pashko hynë në lidershipin e kësaj partie me krijimin e saj. Me këta nuk dua të them se këta njerëz nuk duhej të ishin në politikë, por jo në PD. Në këtë parti opozitare në mënyrë të natyrshme, nuk mund të hynin njerëzit që u përkisnin 2-3 mijë familjeve të lidhura ngushtë me PPSH-në dhe që përbënin nomenklaturën. Ardhja e njerëzve nga këto familje në lidershipin e PD-së nuk kishte kuptim as edhe nga pikëpamja elektorale se këta njerëz nuk mund ta bënin shtresën së cilës i përkisnin që votonte për PD-në dhe koha e tregoi se nuk arritën që ta bëjnë dot këtë gjë. Ku e kishin blerë indulgjencën politike Pashko dhe Ruli që kishin kurajo të dilnin si bartës të aspiratës të shqiptarëve për për një linjë të re politike alternative?
Në PD, fill pas krijimit të saj nisi një konflikt i brendshëm, gjë që erdhi si pasojë e forcave nga jashtë vendit që donin të ushtronin kontroll në këtë parti.
Kur në dhjetor 1990 u krijua Partia Demokritike, në lidershipin e saj u zgjodhën Azem Hajdari, si kryetar i komisionit nismëtar të PD, domethënë kryetar i përkohshëm i partisë, si dhe dy nënkryetarë, Sali Berisha, dhe Gramoz Pashko. Azem Hajdari nuk mund të ishte kryetar i PD-së për shkak të natyrës së tij ekcentrike, që e kishte shfaqur në deklarata radikale nga më të çuditshmet, me të cilat në atë kohë kishte rival vetëm Edi Ramën, i cili në atë kohë paraqitej si i djathtë radikal. Në forumin e vetëm drejtues të PD, që ishte Komisioni nismëtar, prej 16 vetësh, në atë kohë qenë profilizuar dy klane të përqëndruar rreth dy nënkryetarëve faktikë, Sali Berishës dhe Gramoz Pashkos, secili prej të cilëve donte të merrte postin e kryetarit të PD-s, në konferencën e partisë që pritej të mbahej së shpejti. Genc Ruli ishte në klanin e Pashkos.
Në të vërtetë, meqënëse PPSH pati qenë partia udhëheqja e së cilës kishte qenë e dominuar nga jugorët për gjysmë shekulli, PD natyrshëm që do të kishte në krye një verior. Sali Berisha ishte verior nga Tropoja, Gramoz Pashko ishte jugor nga Kolonja. Pashko kishte edhe një problem tjetër në PD, se meqënëse në partinë rivale PPSH (PS), ishte duke u profiluar si lider i ardhshëm një i krishterë ortodoks Fatos Nano, në PD, sipas ligjeve të politikës që ekzistojnë në çdo vend të botës me përbërje diverse religjioze, kryetari nuk mund të ishte i krishterë ortodoks. Se dihet që Fatos Nano do të tërhiqte shumë më tepër vota të të krishterëve ortodoksë për PS se Gramoz Pashko për PD.
Lëvizja për të nxjerrë në krye të PD një të krishterë ortodoks filloi në janar 1991, kur gjatë vizitës së kryeministrit grek Micotakis në Tiranë, ky i fundit takoi një përfaqësi të partisë së re opozitare, ku bënte pjesë dhe Genc Ruli. Në këtë takim kryeministri grek dha të kuptojë simpatinë e tij për Gramoz Pashkon, u përpoq të joshte Azem Hajdarit që ia prezantuan si lider të lëvizjes studentore dhe kryetar të përkohshëm të partisë dhe i kushtoi më tepër vëmendje Genc Rulit se Sali Berishës, “ylli” i të cilit ishte duke u ngjitur në “qiellin” e politikës shqiptare ngase kishte qartas mbështetjen e amerikanëve për të dalë në krye të partisë, çka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti që i bënte “Zëri i Amerikës”.
Vazhdimin e bëri ambasada greke në Tiranë, që përpunoi konspiratorët. Pra, Ruli dhe Pashko e blenë indulgjencën politike në Athinë. Në PD kishte një paqartësi sa i përket zgjedhjes së liderit të partisë, si dhe manovra të ndërlikuara të klaneve për të marrë nën kontroll drejtimin e partisë. Në atë kohë, në PD Pashkon mund ta rivalizonte vetëm një njeri që kishte mbështetjen e amerikanëve, se Ramiz Alia mbështeste qartësisht Pashkon. Mbështetjen amerikane, siç e tregoi koha, e kishte Berisha. Ai, me përkrahjen e tyre, po shkonte qartas drejt postit shihej si njeriu i amerikanëve, kërkohej të mënjanohej me çdo kusht nga klani tjetër, që kishte mbështetjen e Greqisë.
Sipas statutit të asaj kohe të PD-së, kryetarin e partisë e zgjidhte forumi më i lartë drejtues i partisë që ishte komisioni drejtues prej 19 anëtarësh i zgjedhur nga konferenca e partisë (komisioni drejtues atëhere kishte vendin që më vonë e patën kryesia e partisë dhe këshilli kombëtar), e mbajtur në shkurt 1991. Kandidatët për kryetarë të partisë qenë Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko dhe Aleksandër Meksi. Në votimin për kryetar Berisha mori 9 vota, nga 10 që i duheshin për të marrë këtë post, Pashko mori 5 vota, Meksi mori 4 vota dhe Hajdari mori 1 votë. Genc Ruli votoi pro Gramoz Pashkos. Kështu u krijua një impas që dukej i pakapërcyeshëm. Në këtë kohë Genc Ruli ishte shumë aktiv për të përpunuar disa nga ata që kishin votuar pro Berishës, duke u kërkuar që të votonin pro Pashkos, se ai kishte të siguruara votat e mbështetësve të Meksit. Por, ndërsa pritej një votim i dytë për të zgjedhur midis Berishës dhe Pashkos, me siguri nën presionin amerikan ndoshta edhe deri tek Ramiz Alia, krahu antiberishë në PD u tërhoq dhe Berisha u zgjodh me konsensus kryetar i partisë, me propozim të Neritan Cekës.
Genc Ruli u bë deputet i PD në zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991. Nga 75 deputetë që ka pasur PD në vitin parlamentin e vitit 1991, sot janë deputetë të PD vetëm trevetë: Sali Berisha, Genc Ruli, Arben Imami. Kjo është domethënëse për atë se pas Rulit qendrojnë forca okulte që e mbështesin karrierën e tij politike. Sali Berisha ka pasur që në fillim një urrejtje të veçantë ndaj Genc Rulit si intrigant politik. Në ditët e para të parlamentit të parë pluralist të dalë nga zgjedhjet e marsit 1991, kur diskutohej për projektin e ligjit kushtetues që do të zëvendësonte Kushtetutën e vitit 1976, kur Berisha për herë të parë ka replikuar me një deputet të PD-së duke thënë se nuk ishte dakord me të, kjo ka ndodhur me Genc Rulin. Dhe kjo ndodhi në seancë parlamentare, e cila transmetohej në televizion. Genc Ruli, si një intrigant politik, uli kokën atje ku ishte ulur dhe nuk reagoi fare.
Debati u bë për një artefic juridik, në dukje hipotetik, por që nëse miratohej pamundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, të cilat i kërkonte PD-ja.
Megjithatë, Berisha, si për shkak të raportit të forcave, të pafavorshëm për të në lidershipin e PD-së, ashtu edhe për shkak të ndërhyrjes së të huajve, u detyrua që kundër dëshirës së tij t’ i jepte pushtet të madh Rulit. Në qeverinë e quajtur, e stabilitetit, që ishte një qeveri e përbashkët e PD dhe PS, e krijuar në qershor 1991, Genc Ruli u bë ministër i financave, ndërsa kunati i tij Gramoz Pashko ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i ekonomisë. Kështu kunetërit morën në dorë çelësat e ekonomisë shqiptare. Kjo gjë bëri përshtypje të keqe se një nga akuzat që kishte bërë PD në fushatën elektorale ndaj PPSH, partisë që kishte sunduar vendin për gjysmë shekulli, ishte ajo për përqëndrimin e pushtetit në duart e një klani të lidhur me krushqi, duke e pasur fjalën në rradhë të parë për lidhjen e këtij lloji mes familjeve Hoxha dhe Alia.
Tash PD, me Rulin dhe Pashkon dukej se po vazhdonte këtë traditë. Për të ulur përshtypjen e keqe që u krijua, njerëz të klanit Pashko-Ruli filluan të thonë se qenia e këtyre të dyve në qeveri nuk duhej parë si ato të regjimit komunist, se këta të dy ishin ekonomistët më të mirë që kishte Shqipëria, prandaj e meritonin këtë gjë. Por e vërteta ishte se ekonomistë si Pashko dhe Ruli shkolla e asaj kohe kishte nxjerrë sa të duash. Genc Ruli në vititn 1986 kishte marrë gradën shkencore “doktor në ekonomi”, por ai edhe në jetëshkrimin që ka paraqitur më pas si deputet dhe ministër nuk e ka përmendur temën e disertacionit me të cilin e ka marrë këtë gradë shkencore. Dhe këtë e bën se i vjen turp të thotë se është doktor në gjepurat e ekonomisë së planifikuar komuniste.
Kunetërit Pashko dhe Ruli i morën në dorë çelësat e ekonomisë shqiptare, që nga licencat e biznesit, tek doganat, tatimet etj., në një kohë që në vend filloi të funksionojë ekonomia e tregut të lirë, filluan të krijohen bizneset e mëdha, kryesisht në tregëti, dhe filluan të profilohen monopolet e para të kundraligjshme. Ruli dhe Pashko janë përgjegjës për ato monopole që u krijuan në ekonominë shqiptare që nga ajo kohë, dhe që ishin kryesisht në duart e njerëzve të ish-nomenklaturës komuniste, dhe që mbeten në fuqi edhe sot. Një nga gjërat që bënë Ruli dhe Pashko me porosi të Greqisë ishte që të vazhdonin punën që kishte bërë paraardhësi i Rulit Anastas Angjeli për të krijuar bazat e bizneseve greke në zonën e minoritetit, në Dropull dhe në Vurg, ku u krijuan shumë kompani që bënin tregëti me Greqinë dhe që u favorizuan fillimisht për të krijuar monopole dhe oligopole në tregun shqiptar. Kunati i Genc Rulit, Gramoz Pashko, gjatë vizitës që bëri në mars 1991, në SHBA, së bashku me Berishën, kishte vendosur lidhje me lobin greko-amerikan, i privilegjuari i të cilit do të bëhej dhe Genc Ruli. Sigurisht që Ruli dhe Pashko u kujdesën që të krijojnë dhe bizneset e veta, në 1991, në tregëtinë e cigareve, pijeve, ushqimeve, dhe karburanteve.
Në ndërkohë Pashko dhe Ruli, vazhdonin të endnin fijet e një konspiracioni për të marrë nën kontroll PD, në kuvendin (kongresin) e saj të parë që do të mbahej në shtator të atij viti. Tashmë synimi nuk ishte më që Pashko të bëhej drejtpërdrejt kryetar i partisë, por që të largohej Berisha nga posti i kryetarit, duke u vënë dikush tjetër në vend të tij, i cili mund të mënjanohej më letë, më vonë. Këto i ka pohuar dhe Mitro Çela në kujtimet që ka botuar, ku thotë se edhe ai, duke qenë pjesë e lidershipit të PD, u përfshi në këtë konspiracion, i tërhequr nga Pashko dhe Ruli. Pashko dhe Ruli për të arritur synimin e tyre përdornin dhe avantazhet që kishin nga të qenët pushtetarë. Siç ka treguar “pentito” Mitro Çela, konspiratorët u mblodhën para Kuvendit të PD, në shtëpinë e Pashkos, dhe vendosën të përdorin si ekspedient për të larguar Berishën kandidaturën për kryetar të PD, të Neritan Cekës, që ndërkohë kishte kaluar me klanin Pashko-Ruli. Plani i konspiratorëve ishte që kryetari të zgjidhej sipas formulës se kryetarin do ta zgjidhte kryesia e partisë, që do të zgjidhej nga këshilli i zgjedhur nga kuvendi. Kjo quhej si mënyra më e sigurt për ta larguar Berishën.
Fjala “komplot” (konspiracion) ishte keqpërdorur shumë politikisht gjatë regjimit komunist dhe kishte marrë një konotacion disi komik, por ajo në fakt ishte fjala më e saktë për të përcaktuar atë që po bënte klani Pashko-Ruli për të marrë nën kontroll partinë. Të nesërmen e takimit konspirativ, sipas kujtimeve të Mitro Çelës, në mbledhjen e komisionit drejtues të PD, Berisha dhe Ruli patën një grindje mes tyre, kur u propozua formula e re për zgjedhjen e kryetarit. Ruli reagoi ashpër ndaj Berishës kur ky u fundit tha se formula e re ishte përgatitur në bodrumin e vilës së Pashkos. Me 14 vota pro dhe 5 kundër fitoi varianti i klanit Pashko-Ruli, por që nuk u pranua nga Kuvendi i PD, pas disa ditësh. Kështu Berisha u zgjodh kryetar. Në nëntor të vitit 1991, kur Këshilli Drejtues (kështu quhej atëherë Këshilli Kombëtar i PD) mori vendim që PD të dilte nga qeveria e stabilitetit, në mënyrë që vendi të shkonte në zgjedhje të reja, Genc Ruli, i cili atëherë ishte ministër, ishte ndër ata që e kundërshtuan ashpër këtë vendim, duke kërkuar që PD të mbetej në qeverinë e koalicionit. Por dominoi linja e Berishës dhe PD u largua nga qeveria dhe vendi shkoi në zgjedhje të reja.
Nga të gjithë ata të klanit të Pashkos, Genc Ruli ishte ai i cili u trajtua më me zemërgjerësi nga PD dhe Berisha. Genc Ruli, jo vetëm që u bë deputet, por ai u bë dhe ministër, kur u krijua qeveria e PD pas zgjedhjeve të vitit 1992, duke marrë madje portofolin e një superministrie që u krijua nga bashkimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, pra mori në dorë ato dy sfera që në qeverinë e stabilitetit i kishte ndarë me kunatin e vet Gramoz Pashko, duke përfshirë doganat, tatimet, sistemin bankar, privatizimet, dhënien e licencave për bizneset e ndryshme. Kjo është shenjë e forcave misterioze që mbështesnin karrierën e Genc Rulit, dhe që ishin forca të huaja.
Nga të gjithë njerëzit aktivë të klanit të Pashkos, vetëm Ruli u bë ministër. Vetëm tre muaj pas zgjedhjeve, kunati i Rulit, Gramoz Pashko u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, për shkak se e atakoi publikisht dhe shumë ashpër Berishën në parlament, duke paralajmëruar lëvizjen e mocionistëve, që doli dy muaj pas largimit të Pashkos. Vetëm katër muaj pas ardhjes së PD në pushtet, në gushtin e vitit 1992, thuajse i gjithë ai që kishte qenë klani i Pashkos në vitin 1991, u largua nga PD, për të krijuar partinë e re, me emrin Aleanca Demokratike, që u bashkua me PS. Genc Ruli nuk i mbështeti miqtë e vet dhe ruajti postin e vet në qeveri. E megjithatë ndaj tij kishte ankesa të mëdha në PD, sikur atë e kishin lënë pas mocionistët si “Kali i Trojës” në parti dhe në qeveri. Për Genc Rulin kishte ankesa të mëdha sikur ai emëronte në sektorët e administratës së varur nga ministria e tij dhe që përfshinin edhe doganat, tatimet, sistemin bankar dhe privatizimet, një shumicë njerëzish që ishin pranë mocionistëve, se mbante në punë militantë shumë aktivë të majtë, dhe se favorizonte bizneset e njerëzve pranë mocionistëve dhe të të majtëve.
Ardhja e Genc Rulit në krye të superministrisë, konincidoi me vendosjen e embargos ndaj Jugosllavisë, që nxiti kontrabandën e karburanteve dhe produkteve të tjera nga Shqipëria drejt vendit fqinj, nga e cila u siguruan të ardhura të mëdha nga ata që u morën me këtë punë. Ministri Ruli, kishte në dorë çelësat e kësaj kontrabande për shkak të postit që mbante dhe ai përfitoi nga kjo për të krijuar një linje të tillë biznesi të kundraligjshëm me njerëz të besuar të tij, duke siguruar përfitime të mëdha. Ruli gjithashtu ka një përgjegjësi të madhe dhe për hedhjen e bazave të kompanive rentiere piramidale, gjë që ndodhi kryesisht në kohën kur ai mbante portofolin e financave, sigurisht duke pasur Ruli përfitimet e veta nga kjo gjë. Në vitin 1993, Ruli u zgjodh dhe kryetar i Bordit të INSIG, një post të cilin e mbajti pa ndërprerje deri në vitin 2005, për 12 vjet.
Ruli ditnte ku t’ i fuste duart, në levat e pushtetit që prodhonin para.
Në fund të vitit 1993, ankesat kundër Rulit ú bënë aq të mëdha në PD sa Berisha vendosi ta largonte nga qeveria, aq më tepër kur në PD kishte pasur dhe një rebelim të krahut të djathtë, që përdornin si argument për të mbështetur pakënaqësinë e tyre edhe faktin e qenies së Rulit në qeveri, gjë që e konsideronin si lëshim absurd që u bëhej mocionistëve. Ruli madje konsiderohej si ministri më i korruptuar i qeverisë dhe Berisha qortohej që i kishte lejuar aq shumë kompetenca. Ruli nuk u largua nga qeveria me dëshirën e vet, por u detyrua të largohej, nën kërcënimin e një “materiali kompromentues”, po të përdor një term të regjimit të kaluar, pasi atij iu bë e ditur një videoregjistrim që disponohej kundër tij. Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze.
Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë, dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Genc Ruli shpëtoi nga arrestimi se e mbrojti PS, e cila i bashkoi votat në Kuvend me një pjesë të deputetëve të PD-së, të cilët votuan kundër kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për t’ ia hequr imunitetin Rulit, pasi trembeshin se heqja e imunitetit të Rulit do të iniconte një efekt “domino” dhe se do ta pësonin dhe shumë nga ata të cilët gjithashtu ishin të përzier në afera korruptive. Madje shumëve prej tyre Genc Ruli ishte në gjendje t’ u bënte shantazh duke u thënë se do t’ ua publikonte dosjet korruptive të cilat ai i dinte mirë për shkak të detyrës që kishte pasur. Pra Ruli shpëtoi edhe sepse e majta, që e kishte kritikuar sa kohë kishte qenë në qeveri, e mbrojti duke mos votuar për heqjen e imunitetit të tij, edhe pse pretendonte se ishte për luftë kundër korrupsionit qeveritar. Me çmimin e antiberishizmit, Ruli bleu indulgjencë politike tek e majta, për mëkatet e veta, të llojit të aferave korruptive.
Para zgjedhjeve të vitit 1996, Ruli tentoi të pajtohet me Berishën, të cilin e kishte quajtur për dy vite “diktator”. Genc Ruli u bë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në Kuvendin e PD të mbajtur në prill 1996, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Por Berisha nuk e bëri deputet. Megjithatë Berisha i bëri privilegje të tjera Rulit, ndër të cilat ato akademike nuk qenë gjë e vogël. Kështu, Genc Ruli mori titullin “Profesor” në vitin 1996, në moshën 38 vjeç. Kjo u bë pas ndërhyrjes personale të Berishës te rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Nestor Tereska, i cili ishte miku i Berishës. Genc Ruli u bë kështu një nga profesorët më të rinj në historinë e Universitetit të Tiranës. Genc Ruli mban rekordin që u bë profesor ende pa botuar asnjë libër të vetëm. Ende sot, 18 vite pasi Ruli ka marrë titullin “Profesor” në CV të tij zyrtare mungon një titull libri autor i të cilit të jetë Ruli.
Në të njëjtin vit kur mori titullin “Profesor”, në 1996, Ruli u rikthye në Fakultetin Ekonomik si pedagog, me po atë lëndë që e kishte pasur para vitit 1991. Kur Genc Ruli e pa të mbyllur përkohësisht rrugën e karrierës politike, ai i hyri karrierës në “shoqërinë civile”. Pas zgjedhjeve të vitit 1996, Genc Ruli, për të mbetur në lojë, dhe për të fituar para, sikur mos t’ i mjaftonin ato që kishte siguruar, krijoi një OJF me emrin Instituti i Studimeve Bashkëkohore, në të cilën ai u bë president. Me këtë, Ruli, që e ndjente se po dilte në periferi të politikës, donte të ngjtej në elitën e “shoqërisë civile”, për ta përdorur atë si një pistë për t’ u rikthye në politikë.
Në pranverën e vitit 1997, Genc Ruli ishte shumë aktiv për të punuar që në PD të dilte një grup kundër Berishës. Ky grup u tubua rreth Dashamir Shehit, i cili publikoi një promemorje së bashku me mbështetësit e vet. Kjo gjë solli që Berisha dhe Ruli të përplasen ashpër në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar pas ngjarjve të shkurt-marsit 1997, që u mbajt në prill 1997. Në këtë mbledhje Berisha e akuzoi Genc Rulin se kishte qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe kishte futur njerëz në burg. Genc Ruli u bashkua me Dashamir Shehin në grupin nismëtar të Partisë Lëvizja për Demokraci, që u krijua në pranverën e vitit 1997, me të larguar nga PD, që Berisha i etiketoi si “karrigethyerit”. Genc Ruli kandidoi si deputet në Gjirokastër për Lëvizjen për Demokraci, duke arritur të marrë një nënfish të fraksionit të nën 1% përqindshit që të votave që mori kjo parti në rang vendi. E vetmja gjë për t’ u shënuar nga kandidimi i Rulit ishte se komitetet e shpëtimit publik, që nuk i lejuan kandidatët e PD të shkojnë në Jug, e lejuan Genc Rulin të shkojë në Gjirokastër dhe të bëjë fushatë.
Kur PS erdhi në pushtet në 1997, i shkarkoi të gjithë ata që kishte emëruar PD si kryetarë të bordeve fitimprurëse të kompanive publike. Vetëm Genc Rulin nuk e shkarkuan nga detyra shumë fitimprurëse e kryetarit të bordit të INSIG kompanisë së vetme në vend të sigurimeve shoqërore. Merret vesh se PS e bëri këtë që ta përdorte Rulin për intriga kundër PD-së dhe Berishës. Genc Ruli, i cili nuk u bë dot deputet në zgjedhjet e vitit 1997, ai, megjithatë “nga dritarja” në parlament, me ndihmën e PS-së. Kur në nëntor 1997 parlamenti me shumicë të majtë krijoi komisionin parlamentar për hartimin e projekt-kushtetutës, të përbërë nga 14 deputetë, në këtë komision u përfshinë me një status të posaçëm, edhe dy persona të cilët nuk ishin deputetë, dhe që ishin dy të larguar nga PD, Genc Ruli dhe Petrit Kalakula. Duke qenë se PD nuk merrte pjesë në Komisionin e Projekt-Kushtetutës mungesa e saj kompensohej nga Ruli dhe Kalakula, ishte ministrat e PD-së.
Kështu, Ruli u bë deputet informal dhe pagën për këtë e merrte si kryetar i Bordit të INSIG.
Në atë kohë Genc Ruli kishte një status të dyfishtë, duke qenë politikan dhe veprimtar i shoqërisë civile. E ashtuquajtura OJF e Genc Rulit, Instituti i Studimeve Bashkëkohore, në fakt ishte një OSHF (Organizatë Shumë Fitimprurëse), se ishte shumë e privilegjuar nga ambasadat dhe fondacionet perëndimore në Tiranë, për të marrë financime për projektet e saj fiktive. Instituti i Rulit bëri me paratë e USAID-it edhe të Fondacionit “Soros” atë që bëri me drurin e arrës, duke bërë tym së paku nëntë milion dollarë grante. Të kërkosh se ç’ është bërë me to, është njëlloj si të dalësh e të kërkosh dru arre në pyjet shqiptare.
Synimi i kësaj OJF-je ishte që të merrte fonde nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët nga ana e tyre duke bërë këtë veç të tjerash kishin interes që ta paraqisnin këtë OJF si provë se ata nuk mbështetnin vetëm OJF-të e majta, por mbështesnin dhe OJF-të “e djathta”. Por kryesorja ishte se ndërkombëtarët donin që të krijonin artificialisht një elitë të shoqërisë civile, që vinte gjoja nga e djathta dhe që donin ta mbanin si rezervë për ta katapultuar politikisht në drejtimin e PD-së. Genc Ruli në vitin 2000 u bë edhe anëtar i Bordit Drejtues prej shtatë vetash të Fondacionit “Soros” në Shqipëri. Kjo të krijon një ide për natyrën e forcave misterioze që kanë mbështetur karrierën e Genc Rulit. Funksionarë shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit së bashku me Genc Rulin, tregojnë se të huajt që e kanë parë ministrin shqiptar të financave, kanë thënë në konfidencë si me shaka, se ai u ngjante si çifut.
Në vitin 2000, kur Genc Pollo tashmë i shkëputur nga PD, krijoi një parti që do t’ i bashkonte të gjitha të larguarit, Genc Ruli ishte në grupin themelues, si përfaqësues i Lëvizjes për demokraci, së bashku me Dashamir Shehin. Ruli ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të lidershipit të partisë së re. Gjatë periudhës 1997-2004, Ruli ishte shumë kritik ndaj PD-së së drejtuar nga Berisha dhe këtij të fundit. Në një dalje në emisionin “Opinion” në Tv Klan në kohën e pajtimit Nano-Berisha, në vitin 2002, Ruli u shpreh se meqënëse konflikti politik në vend u fashit pasi Berisha u pajtua me Nanon, atëhere dilte se shkaktari dhe gjeneratori i konfliktit politik në Shqipëri kishte qenë Berisha. Gjithashtu në një tjetër dalje në të njëjtin emision në dhjetor 2003, Ruli u shpreh shumë ashpër për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke thënë: “Aq sa mund t’ i besohej Hitlerit denazifikimi i Gjermanisë, aq mund t’ i besohet Berishës demokratizimi i PD-së”. Por nëse Berisha kishte qenë “Hitleri”, Genc Ruli kishte qenë “Hjalmar Shahti” i tij.
Ruli, në cilësinë e një personaliteti të shoqërisë civile u ftua në vitin 2002, në Departamentin e Shtetit në SHBA, si ekspert për luftën kundër terrorizmit islamik, dhe çështjet fetare në Shqipëri, si pjesë e një grupi ku bënin pjesë dhe Piro Misha, Blendi Fevziu, Remzi Lani, Diana Çuli etj. Duke qenë se në Washington ishte e fortë fryma e krijuar si pasojë e atentateve të 11 shtatorit 2001, Ruli përfitoi për të nxitur amerikanët që ta eliminonin politikisht Berishën. Ruli tha se sa kohë që Berisha ishte në politikë dhe aq më tepër në krye të PD-së, qendrat fundamentalist nga bota islame kishin shumë shans që të kontrollonin një parti të madhe politike në Shqipëri.
Ky qendrim i Rulit ndaj Berishës ndryshoi kur Berisha e ftoi atë t’ i bashkohej PD-së, para zgjedhjeve të vitit 2005, duke e joshur me postin e deputetit dhe portofolin e ministrit pas ardhjes së PD-së në pushtet. A ishte Berisha që po blinte indulgjencën e Rulit, apo ishte Ruli ai që po i kërkonte indulgjencë Berishës? Është e sigurt se Berisha nuk e bënte ftesën për Rulin me dëshirën e vet, dhe se ai nuk donte ta kishte pranë Rulin, të cilin në rreth të ngushtë e kishte quajtur “gjarpri me zile”. Por Rulin ia imponuan Berishës ato qendra misterioze ndërkombëtare që kishin mbështetur karrierën e Rulit që herët dhe që ishin një kombinim kurioz i lobit greko-amerikan me qendrat hebreje ndërkombëtare të llojit të Soros. Në vitin 2003, Genc Ruli së bashku me kunatin e vet Gramoz Pashkon hapën si bashkëpronarë universitetin e parë privat në Shqipëri, që e quajtën Universiteti i New York në Tiranë.
Në fakt ky universitet ishte dega shqiptare e degës së Athinës të një universiteti privat amerikan, në pronësi të disa greko-amerikanëve, miq të Pashkos. Rektori tashëm i këtij universiteti, Kostas Xhakumis është ekspert në ikonografinë bizantine. Mendoni se çfarë shkolle është kjo që ka një specialist ikonash bizantine për rektor, dhe kur studentët shqiptarë paguajnë në këtë shkollë 4 mijë euro në vit (apo mos duhet thënë evro), një pjesë e mirë e të cilave shkojnë në xhepat e Rulit. Kështu Genc Ruli rikthehej në PD në 2005 si njeriu i grekëve. Aspekti më ironik i rikthimit në PD të këtyre “themeluesve” si Genc Ruli është se ata, pasi e patën sharë Berishën për vite të tëra si autokrat, tashmë e gjejnë konvenuese rikthimin në PD me anë të një veprimi autokratik të Berishës, që para se për të ardhurit të vendosin strukturat e PD-së, i shpall ata si pjesë të lidershipit të PD-së dhe kandidatë për deputetë të PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Pra, për këta njerëz “autokracia” e Berishës është e papranueshme kur është në dëm të tyre dhe e pranueshme kur është në favor të tyre!?
Gjithsesi anëtarët dhe simpatizantët e PD-së e kanë të pamundur që ta kuptojnë sesi këta njerëz paskan privilegjin që të largohen nga PD-ja dhe të bashkohen me PS-në, e pastaj kur kësaj partie nuk i duhen më dhe nuk u ofron më poste, të rikthehen në PD për t’ i fituar privilegjet dhe benefitet prej kësaj partie kundër së cilës ata nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe pa bërë.
Me rikthimin e PD në pushtet, në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, ashtu si në vitin 1992, mori portofolin e një superministrie, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, të cilën e krijoi vetë, duke bashkuar së paku dy ministri të rëndësishme, atë të Ekonomisë dhe atë të Energjitikës, duke shtuar dhe Tregtinë. Kjo ministri kishte akronimin (inicialet) METE. Prandaj thuhej se Genc Ruli kishte moton “O METE për vete!” që e pati shprehur në një rreth miqsh shumë të ngushtë. Kështu, në rastin e Rulit, formula e Berishës për një qeveri në dietë, ku do të pakësohej numri i ministrive, arriti qëllimin e kundërt me krijimin e një superministrie nën kontrollin e Rulit.
Në këtë superministri Ruli kishte në dorë tre sfera shumë fitimprurëse të ekonomisë, privatizimet, energjitikën, ku ka mundësi fitimesh të mëdha me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë të KESH për blerjen e energjisë elektrike, ku luheshin qindra milion euro në vit. Por nuk duhej harruar dhe tregëtia, një sektor i rëndësishëm i superministrisë së Rulit. Për të kuptuar se çfarë levash kishte në dorë Ruli sa i përket tregtisë në superministrinë e vet, mjaft të shohësh organigramën e Ministrisë, me drejtoritë dhe sektorët që mbikqyrin biznesin. Pa harruar sektorin e lojërave të fatit, që ishte shumë fitimprurës, jo vetëm nëpërmjet licensimit, por edhe mbikqyrjes së atyre ekzistuese. Disa struktura në varësi të kësaj ministrie, si Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve ishin mjete shumë fitimprurëse nëse përdoren për këtë qëllim. Qenien në krye të kësaj ministrie Genc Ruli e përdori për të t’ u dhënë një impuls bizneseve të veta të vjetra, dhe për të hapur biznese të reja, për të cilat është në gjendje të kujdeset në mënyrë abuzive që të bëhen shumë fitimprurëse.
Si të mos i mjaftonin këto, Genc Ruli në 2005 na u bë dhe guvernator i Bankës Islamike për Shqipërinë, ndonëse deri në atë kohë shtirej si antiislamik i madh.
Ministria e Genc Rulit ishte ajo ku militantët e PD e kishin derën krejt të mbyllur për të kërkuar punë, edhe pse në zyrat e saj kishte shumë punonjës që kanë hyrë atje me meritën e vetme të të qenit militantë të PS, dhe që Genc Ruli vazhdoi t’ i mbante në punë për sa kohë ishte në atë Ministri. Pasi u largua drejtori i KESH, Andi Beli, Genc Ruli bëri të emërohej në vend të tij, miku i tij Gjergj Bojaxhi, të cilin kur u bë ministër e mori që nga SHBA për ta bërë zëvendësministër. Bojaxhiu na u paraqit si një gjeni ekonomik që kishte punuar në Bankën Botërore, por po të shikosh jetëshkrimin e tij, rezulton se ai diplomuar në vitin 1997 në SHBA për filozofi dhe se pastaj ka marrë një master në vitin 2003, po në SHBA, për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky njeri fare mirë mund të kishte punuar në Ministrinë e Jashtme, por nuk merret vesh se çfarë bënte ai në atë të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, dhe në KESH.
Në METE Ruli ishte në zyrën që kishte pasur Enver Hoxha si kryeministër, kur erdhi në Tiranë në vitin 1944, dhe Kryeministria e kishte selinë te ndërtesa e parë e bllokut të ministrive, në anë të ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Kështu jetëgjatësia e Genc Rulit në politikë dhe në pushtet, bën asociacion me jetëgjatësinë e Enver Hoxhës, nga kulisat e regjimit të të cilit doli Genc Ruli.
Si Ministër, Ruli do të mbahet mend për krijimin e tregut mafioz të koncesioneve në burimet natyrore, duke nisur që nga hidrokarburet. Në kohën kur Ruli ishte ministër u privilegjua kompania Stream Petroleum që, në kundërshtim me ligjin të kishte drejtën ekskluzive të kërkimit dhe të nxjerrjes së naftës dhe gazit në katër nga gjashtë zonat naftëmbajtëse në vend. Sipas termave të marrëveshjes së arritur shteti pësonte humbje të mëdha. Gjithashtu, Ruli është autor i një skeme sipas së cilës Korporata gjigande shumëkombëshe “Shell” arriti të siguronte për kërkime dhe shfrytëzim disa nga vendburimet më të pasura me naftë në Shqipëri, duke paguar një çmim të ulët, madje jo te shteti shqiptar, por te kompania fiktive që kishte marrë koncesionin pothuajse falas nga ana e shtetit shqiptar. Vetëm nga kjo aferë Ruli duhet të ketë përfituar si mitë (rryshfet) një shumë tepër të madhe.
Natyrisht se ai që përfitoi ishte dhe Kryeministri Berisha.
Kjo ishte një nga arsyet që ndonëse në qeverinë “Berisha” u bënë disa herë ndryshime gjatë tetë viteve që PD ishte në pushtet, dhe u larguan shumë ministra, por Ruli mbeti i patundur. Ruli u largua në 2009 nga superministria e tij vetëm se PD bëri koalicionin e detyrueshëm me LSI-në dhe kjo parti kërkoi që të merrte pikërisht këtë Ministri. Kryeministri Berisha i tha Rulit se nuk kishte çfarë të bënte pasi pa aleancën me LSI-në PD-ja do të humbte pushtetin. Këtë gjë nuk e donte natyrisht as Ruli, i cili pranoi një Ministri tjetër, atë të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Në këtë post Ruli qëndroi deri në shtator 2013, kur qeveria e PD-së ia la vendin asaj të PS-LSI. Edhe në këtë ministri, Ruli vazhdon me traditën e vet të abuzimeve. Ruli ishte një nga dy njerëzit në PD që ishin ministra gjatë tetë viteve që kjo parti ishte në pushtet, nga 2005 në 2013. Tjetri ishte Ridvan Bode.
Epigrami i Rulit është se duke qenë ministër në disa qeveri, që nga viti 1991, kur e ka lënë postin, shqiptarët kanë dalë më të varfër, ndërsa ai ka dalë më i pasur. Genc Ruli u rikthye në politikë në 2005 si i ardhur nga shoqëria civile, për shkak se ai kishte hapur një OJF. Në anglisht mbiemri i tij ka kuptimin “sundoj”(“rule”), dhe nisur nga kjo mund të thuhet se ai ka sunduar në politikën dhe shoqërinë civile shqiptare për 22 vite, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet si kurrkush tjetër (merreni me mend ai ka qenë dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar), por nisur nga kuptimi i mbiemrit të tij në anglisht, ai meriton të quhet një nga sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë. Genc Ruli është sigurisht një nga dhjetë njerëzit më të pasur në Shqipëri, por pasuria e tij i përket asaj pjesës gri të GDP të Shqipërisë, madje një pjesë e mirë e saj llogaritet në GDP të vendeve të tjera ku ai ka depozituar paratë.
Në vitet e tranzicionit Ruli na u paraqit si deputet, ministër, drejtues OJF-sh fitimprurëse, si kriptobiznesmen i fuqishëm, si analist politik mediatik etj. Vetëm në një gjë nuk e pamë Rulin produktiv, në atë fushë ku ka pretendim intelektual, në shkencën e ekonomisë, ku ka marrë titullin profesor doktor. Edhe pse në tranzicionin shqiptar ka shumë për të shkruar në ekonomi, Ruli megjithatë nuk ka bërë një libër për çështjet ekonomike, edhe pse e mban veten për ekspert të madh. E vetmja mënyrë që ai të siguronte indulgjencë reale do të sihte që të shkruante kujtime relativisht të sinqerta, gjë që ai nuk pritet ta bëjë.
Nëse ka ndonjë ish-ministër të PD-së të cilit Qeveria “Rama” duhet t’ ia përgatiste dosjen e abuzimeve për ta kallzuar penalisht në Prokurori, ky është Genc Ruli. Por Edi Rama nuk e ka bërë këtë gjë ndaj Rulit dhe nuk pritet ta bëjë, se Ruli ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit “Soros”, llozhës masonike nga ku ka dalë vetë Edi Rama.
Në një nga mbledhjet e fundit të Qeverisë “Berisha”, pas zgjedhjeve të qershorit 2013, Kryeministri Berisha iu kërkoi të gjithë ministrave që secili prej tyre të përgatiste dosjen me arritjet e veta. Dhe Berisha e pyeti të parin Rulin se cilën shihte si arritjen e tij kryesore në qeveri, meqënëse kishte qenë për tetë vite ministër. Ky ishte një komunikim i koduar mes Berishës dhe Rulit, nga i cili pjesa më e madhe e të pranishmëve në mbledhjen e Qeverisë nuk arrinin të kuptonin asgjë. Ruli u përgjigj me ironi dhe arrogancë: “Arritja kryesore e kësaj qeveria ka qenë që unë kam qenë ministër në këtë Qeveri”.
Berisha nuk i dha përgjigje. Nëse do t’ i bëjnë Rulit të njëjtën pyetje për arritjet e tij si deputet dhe anëtar i forumeve të larta të PD-së që nga viti 1990, ai me siguri që do të përgjigjej se arritja kryesore e PD-së është që ai ka qenë deputet dhe anëtar i forumeve të larta të kësaj partie. Ruli, i cili është 56 vjeç nuk mendon se karriera e tij politike ka marrë fund. Ai dëshiron të bëhet anëtar i Kryesisë së PD në zgjedhjet e ardhshme dhe të bëhet përsëri deputet në 2017.
Kastriot Myftaraj

Similar topics
» Njeriu me misterioz i koheve moderne
» Kush është shefi i ri i CIA-s?
» Ç’është njeriu? Çfarë fshihet në 95% të trurit të tij
» Kush eshte Sali Berisha..?
» Kush eshte Ettore Sequi.?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi