Zgjidhet misteri i kompjuterit të vitit 65 para Krishtit
Faqja 1 e 1

Kompjuteri dymijëvjeçar, i gjetur në mbetjet e një anijeje romake të mbytur, kishte lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët, të cilët më në fund kanë arritur të zbulojnë sekretin e mënyrës se si funksiononte mekanizmi i sofistikuar
Një kompjuter dymijëvjeçar, i gjetur në mbetjet e një anijeje romake të mbytur, kishte lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët, të cilët më në fund kanë arritur të zbulojnë sekretin e mënyrës se si funksiononte mekanizmi i sofistikuar. Pajisja kishte humbur mes ngarkesës që transportonte anija romake e mbytur në vitin 65 para Krishtit, e cila flinte prej gjatë gjithë kësaj kohe pranë bregut të ishullit Antikuthera të Greqisë në thellësinë 42 metra. Në vitin 1990, rastësisht, Elias Stadiatos, zbuloi trupin e anijes së mbytur dhe nisi të nxirrte një numër të madh statujash e veprash të tjera arti. Makina e lashtë doli në dritë, kur një arkeolog, që po kujdesej për objektet e zbuluara, vuri re se në një gur ishte fiksuar një ingranazh i metaltë. Inspektime më të kujdesshme bënë që nga trupi i anijes të nxirreshin 80 ingranazhe të tjera, shumica prej të cilave të ngjashme me ato të orave, si dhe një kasetë e punuar me dru e bronz, mbi të cilën lexoheshin mbishkrime greke.
Që nga zbulimi i saj, shkencëtarët u përpoqën për shumë kohë ta rikonstruktonin pajisjen, e cila tani njihet si kalendar astronomik, në gjendje të përcaktojë me saktësi të habitshme pozicionin e diellit, disa prej trupave më të mëdhenj qiellorë, si edhe fazat e Hënës. Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për pajisjen më të lashtë të njohur deri më sot, ku janë përdorur ingranazhe të dhëmbëzuara, si edhe objekti më i sofistikuar i lashtësisë që ka mbërritur në duart e njerëzimit.
Duke përdorur tomografinë me rreze X të kompjuterizuar, si dhe skanues sipërfaqësor me rezolucion super të lartë, një skuadër e drejtuar nga Mike Edmunds dhe Tony Freeth e Cardiff University, arritën të shihnin përtej sipërfaqes së mekanizmit dhe të deshifronin germat e zbehta, që dikur lexoheshin qartë në kasën e makinës. Ekzaminimi i detajuar i mekanizmit u dha mundësinë shkencëtarëve të konkludonin se i përkiste viteve 150-100 para Krishtit dhe se përbëhej nga 37 ingranazhe të dhëmbëzuara, të cilat i jepnin mundësinë të ndiqte lëvizjet e Hënës e të Diellit, të parashikonte eklipset, si edhe të rikrijonte orbitën e çrregullt të Hënës. Lëvizja e njohur sot si anomalia e parë e Hënës, ishte vënë re nga astronomi i quajtur Hiparku i Rodit në shekullin e dytë para Krishtit, fakt që i bën shkencëtarët të spekulojnë se duhet të ketë ndihmuar edhe në prodhimin e pajisjes.
Skanimet tregojnë se pajisja përdor një ingranazh diferencial, i cili mendohej se ishte shpikur jo më herët se shekulli XVI. Niveli i detajimit dhe kompleksitetit të përbërësve metalikë është i krahasueshëm me atë të orave të prodhuara gjatë shekullit XVIII. Disa nga shkencëtarët mendojnë se makina, e njohur si mekanizmi i Antikutherës, mund të ketë qenë një prej objekteve të shumta që përbënin thesarin e ngarkuar në anije, i cili ishte nisur nga ishulli i Rodit drejt Romës për një festë të organizuar nga Jul Cezari.
Një prej mistereve, për të cilët shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë përgjigje të pranueshme, është përse teknologjia që është përdorur për prodhimin e makinës është zhdukur. Besohet se asnjë civilizim nuk ia ka dalë të ndërtojë pajisje kaq komplekse për të paktën njëmijë vjet. Një nga përgjigjet mund të na vijë nga fakti që bronzi në atë kohë riciklohej, gjë që ka bërë që shumë objekte e sende të prodhuara në atë epokë të shkriheshin për t‘u përdorur për qëllime të tjera. Nëse e shohim kështu, mbytja e anijes që transportonte mekanizmin e Antikutherës, ka qenë vërtet një fat i madh për njerëzimin, duke parë se mundësoi mbërritjen e pajisjes në ditët e sotme. "Kjo pajisje është e jashtëzakonshme", tha profesor Edmunds. "Rezultatet e saj astronomike janë krejtësisht të sakta... duke folur në terma të rëndësisë historike, duhet të kuptojmë se ka më shumë rëndësi se Mona Liza". Studimi, i cili u publikua në revistën "Nature" para pak ditësh, u krye në bashkëpunim me studiues nga Muzeu i Arkeologjisë së Athinës, ku mekanizmi ruhet, që në çastin kur është gjetur.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Zgjidhet misteri i dertimit te piramidave te Egjyptit
» Jezusi vdiq ne ora 3 mbas diten e të premtes se 3 prillit te vitit 33 pas Krishtit
» Ja çka bëjnë njerëzit në botë para Vitit të Ri
» E ardhmja e planetit toke 100.000 vjet pas Krishtit
» Kush jane shkaqet e vdekjes se Jezu Krishtit..?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi