10 prej tradhtarëve më famëkëqij të historisë
Faqja 1 e 1

Mendoni se politika e kohëve moderne është një rrëmujë? Merrni në konsideratë Romën e lashtë. Cassiusi, një gjeneral romak i cili shkëlqente në punën e tij nuk ishte një tifoz i madh i Jul Cezarit. Ndërsa Cezari erdhi në pushtet nga një “valë” popullore dhe e shpalli veten lider të përjetshëm të Romës, Casiusi filloi të nervozohej prej sundimin të Cezarit. Përfundimisht, ai e bindi mikun dhe shokun e tij romak, gjeneralin e përgjithshëm, Brutin që “duhej të ndihej” në të njëjtën mënyrë. Edhe pse Bruti ishte mik i Cezarit, ai është udhëhequr nga një “ndjenjë e detyrës”, që e bëri të prekshëm ndaj manipulimeve emocionale prej Casiusit.
Pasi Casiusi i dërgoi Brutit letra të rreme duke theksuar mbështetjen e popullit për vdekjen e Cezarit, Bruti vendosi të veprojë sipas, i udhëhequr prej një sensi të gabuar të nderit. Në 15 mars mars, 44 pes, Bruti udhëhoqi një grup senatorësh që të godasin Cezarin për vdekje, me 23 thika në dyshemenë e senatit, gjë që i bëri Casius-in dhe Brutin një prej çifteve të parë të tradhtarëve në histori – si dhe më famëkeqit.
9: Juda Iskarioti
Juda Iskarioti e tradhtoi Jezu Krishtin për 30 monedha argjendi, dhe qysh atëherë, emri i tij ka qenë sinonim i tradhëtisë prej babëzisë. Juda ishte një nga 12 apostujt e Jezusit dhe historia e Judës si akt tradhtie është regjistruar në ungjijtë kanonikë të Biblës. Tek Mateu 26: 14-16 shkruhet: “Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emrin Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe u tha atyre: “Çfarë do të më jepni, që ta dorëzoj atë tek ju? Dhe ata i numëruan tridhjetë monedha argjendi”.
Jezusi ishte në shënjestrën e krerëve të priftërinjve, dhe Juda e tradhtoi me një puthje. Puthja nuk ishte një shenjë e dashurisë; ajo ishte në të vërtetë një sinjal për të udhëhequr ushtarët, që menjëherë arrestuan Jezusin dhe e çuan atë te priftërinjtë e lartë. Jezusi u akuzua për blasfemi, u shpall fajtor, i lidhur u dorëzua në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit, i cili e dënoi me vdekje. Ushtarët e zhveshën Jezusin, vendosën një kurorë me gjemba mbi kokën e tij dhe e kryqëzuan duke e gozhduar në kryq. Juda u mbush me keqardhje dhe u përpoq të kthente argjendin, por priftërinjtë nuk do ta pranonin më. Në fund, Juda vari veten. Pak gjëra të tjera dihen për jetën e Judës. Disa historianë besojnë se mbiemri Juda, Iskarioti, është i lidhur ngushtë me fjalën latine për vrasje – sicarius – dhe mund të mos të jetë fare në të vërtetë emri i tij i familjes. Në çdo rast, “Juda” mbetet një sinonim për “tradhtar” edhe sot e kësaj dite.
8: Benedict Arnold
Deri në kohën kur Benedict Arnold-i arriti moshën e rritur, kufizimet financiare të familjes e kishin detyruar atë të tërhiqet nga shkolla; ethet e verdha i kishin vrarë tre vëllezërit e motrat e tij dhe ai do të bëhej përgjegjës për babain, një alkoolist shpesh i burgosur që prishi pasurinë e familjes.
Arnoldi arriti të bëhet një tregtar ndërkombëtar, suksesi financiar i të cilit u pengua nga ligjet tatimore britanike. Ai luftoi duke u bashkuar me grupin ushtarak, bijtë e Lirisë, ndonjëherë duke përdorur paratë e tij për të trajnuar dhe për të pajisur trupat. Betejat e suksesshme kundër britanikëve fituan admirimin e George Washingtonit dhe Thomas Jeffersonit, por mori edhe një plage ne këmbë nga e cila do te vuante gjithë jetën. Me udhëheqësit civilë qe kufizonin furnizimet për ushtrinë dhe mbështetjen popullore për Revolucionin Amerikan ne rënie, Arnoldi i zhgënjyer filloi të mendojë se vendi i tij mund të jetë më mirë nën sundimin britanik.
Ai ishte emëruar për të drejtuar West Point, një pozicion kyç ushtarak gjatë Luftës Revolucionare. Arnoldi tradhtoi Amerikën duke ofruar shitjen e planeve të kështjellës, duke përfshirë vendndodhjen e magazinave të armatimit dhe sekretet e tjera të luftës, tek britanikët, për një shumë që do të barazohej me $ 3.000.000 sot.
Kur ky komplot tradhtar u zbulua në vitin 1780, Arnoldi u shndërrua nga hero në zero. Ai u dënua për tradhëti, dhe emri i tij është fshirë nga të dhënat ushtarake. Arnoldi filloi luftën për Anglinë dhe përfundimisht u zhvendos në Londër. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për të hyrë në zemrën e kompanive tregtare britanike dhe të ushtrisë britanike. Ishte i pasuksesshëm në të dy përpjekjet dhe vdiq në vitin 1801.
Robert Ford
Jesse James mund të ketë qenë një nga të paligjshmit më famëkëqij të Shteteve të Bashkuara, por njeriu që e qëlloi atë mori mllefin e brezave. James udhëhoqi Bandën James në një seri plaçkitjesh gjatë fundit të 1800 që kishte për qëllim çdo gjë, nga bankat tek trenat, tek njerëzit e zakonshëm. Plaçkitjet vazhduan për rreth 16 vjet në të gjithë qendrën e Perëndimit, duke i ardhur një fund i papritur në vitin 1876, kur banda vrau dy persona gjatë një grabitje banke të pakujdesshme. Disa anëtarë të bandës u kapën, por Jesse James arriti të shpëtonte, duke plaçkitur vetëm një tren më shumë në vitin 1880 – në të njëjtin vit kur një guvernator nga Missouri vuri një çmim për kokën e tij.
Doli se, Robert Ford, një anëtar i bandës së vet James-it, do të bëhej tradhtar. Më 3 prill 1882, ai vrau Jamesin duke e qëlluar atë në shpinë. Ford e vrau James jo vetëm për $ 10,000 si shpërblim të cilat ai i kishte planifikuar t’i ndante me të vëllanë e tij Charl-sin, por edhe për shkakun se guvernatori i Missourit i kishte premtuar vëllezërve se krimet e tyre do të faleshin.
Pas Fordi vrau Jamesin, ai nuk u prit si hero ashtu si ai shpresonte, apo edhe të merrte tërë shpërblimin. Në vend të kësaj, ai u etiketua frikacak dhe u kthye në endacak. Ironikisht, Ford arriti fundin e tij, kur një shok e qëlloi në gjoks, duke kërkuar famë për vrasjen e frikacakut të fundit.
Ezra Pound
A nuk mendoni se një çmim në poezi mund të jetë i diskutueshëm? Çmimi i parë Bollingen në Poezi i dhënë nga një panel letrar i caktuar nga Kongresi në vitin 1949 ngjall ende shume debat. Dhe nuk është çudi.
Marrësi ishte Ezra Pound, një emigrant amerikan i cili ishte paditur për tradhti ndaj SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kohën e dhënies, Pound u mbyll në një spital në Washington DC, pasi u deklarua i çmendur.
I lindur në Idaho, Pound u bë një poet dhe kritik, dhe ishte padyshim një nga zërat më me ndikim në shekullin e 20-të në letërsinë angleze dhe letërsinë amerikane. Ndërsa jetonte dhe punonte në Londër dhe Paris, Pound u zemërua nga jetët e humbura gjatë Luftës së Parë Botërore dhe padrejtësitë që ai pa në botë. Me 1924, ai do të shkonte në Itali, ku prirjet fashiste të Benito Musolinit tërhoqën vëmendjen e tij. Duke u bërë gjithnjë e më shumë radikal gjatë viteve 1930 dhe 1940, Pound e mbështeti publikisht Adolf Hitlerin.
Ndërsa shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, qeveria italiane e pagoi atë për të prodhuar transmetimet në radio që fyenin SHBA-në dhe mbështetnin fashizmin. Pas qindrash prej këtyre transmetimeve, Pound u arrestua në vitin 1945 nga amerikanët në Itali. Ai u akuzua për tradhëti dhe kaloi muaj të tërë në një kamp ushtarak amerikan duke shkruar një nga veprat e tij më të mira- të njohura, si “Pisan Cantos,” para se të hospitalizohej në SHBA. Nëntë vjet pas marrjes së çmimit Bollingen për “Pisan Cantos,” ai u lirua dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri në vdekjen e tij në vitin 1972.
Tokyo Rose
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, zëri japonezo-amerikan që vinte nga radio, duke u përpjekur të demoralizonte trupat amerikane që ishin duke luftuar në Paqësor, mori emrin Tokyo Rose. Ndodhi pikërisht atëherë që gjërat shkuan tmerrësisht keq për një grua me origjinë japoneze. Iva Toguri d’Aquino jetonte në Tokio, u dërgua atje nga familja e saj për t’u kujdesur për një të afërm të sëmurë, dhe u punësua nga një radio lokale për një plan të fshehtë propagandistik – kaq i fshehtë, sa ajo mund të mos e ketë ditur se ishte duke marrë pjesë në të.
Iva Toguri d’Aquino duket e tronditur, ndërsa intervistohet nga gazetarët para gjykimit të saj. Ajo kishte thënë se ishte Tokyo Rose, me shpresën për të marrë një pagesë për intervistën. Nuk e dinte se kjo do të çonte në arrestimin dhe burgimin e saj.
Një ibritanik, personalitet në radio me emrin Charles Hughes Cousens ishte kapur nga japonezët dhe ishte urdhëruar të prodhonte një program në radio që do të ulte moralin e Aleatëve. Në vend të kësaj, Cousens projektoi një shfaqje me muzikë të rëndë që do të mohonte propagandën. D’Aquino dhe gra të tjera ishin rekrutuar për të marrë pjesë. Ajo mori emrin e transmetimit Anna Jetimja (një homazh ndaj trupave “jetimë” nga aleatët e tyre në Paqësor). Shumë nga komentet e saj, dukeshin me tepër si humor, se sa i paralajmërime ogurzinj.
Pavarësisht raporteve të shërbimeve te fshehte, sipas te cilëve Tokyo Rose nuk ishte një person, gazetarët bënë lidhjen mes gruas se njohur si Anna Jetimja, dhe Tokio Rose. D’Aquino u morr në paraburgim ushtarak. Edhe pse ushtria amerikane nuk gjeti prova të transmetimit të informacionit sekret ushtarak nga ana e saj, ajo u transportua në SHBA, ku u gjykua për tradhti. Në vitin 1949, gjykata e shpalli fajtore në një nga tetë akuzat që supozonin se transmetoi lajmin e mbytjes se anijeve amerikane. Ajo u dënua me 10 vjet burg. Ne fund, u fal nga presidenti Gerald Ford në vitin 1977.
Vidkun Quisling
Vidkun Quisling ishte një oficer i ushtrisë norvegjeze i cili u lidh fshehtësish me gjermanët gjatë pushtimit prej tyre të vendit të tij të origjinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Quisling u bashkua me Ushtrinë norvegjeze në vitin 1911, ku detyrat e tij përfshinin punën humanitare në Rusi si dhe Lidhjen e Kombeve. Ai më vonë u bë ministër i mbrojtjes dhe u bë i njohur duke mbajtur një qëndrim të rreptë ndaj punëtorëve grevistë. Ai dha dorëheqjen në vitin 1933 për të ndjekur formimin e një Partie të Bashkimit Kombëtar, e cila ishte një organizatë anti-bashkim me prirje fashiste.
Në vitin 1940, Quisling mori fuqinë në dorë. Pas takimit me Adolf Hitlerin, të cilin e inkurajoi për të pushtuar Norvegjinë, ai priti për pushtimin gjerman të bëhej i plotë – dhe pastaj caktoi veten si udhëheqës të Norvegjisë. Mbretërimi i tij zgjati vetëm një javë para se ai u largua nga forcat gjermane, në “ministër president.” Kjo për fat të keq, nuk e ndaloi atë të dënonte pothuajse 1,000 hebrenjve në kampet e përqendrimit.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Quisling u shpall fajtor për tradhëti dhe u ekzekutua. Emri i tij do të jetojë përgjithmonë në turp, pasi “Quisling” u bë sinonim për tradhwtar apo bashkëpunëtor të armikut.
Pesëshja e Cambridge
Një feminist i cili u martua katër herë. Një homoseksual pompoz, me një dobësi për pijen. Një historian i njohur arti të cilit iu dha titulli kalorës nga Mbretëresha Elisabeta II. Ky mund të tingëllojë si formacion për një ministerial të ri të HBO-së, por këta njerëz ishin spiunë të vërtetë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më gjerë. Së bashku me dy shokët e diplomuar të Universitetit të Cambridge, ata penetruan agjencitë britanike të inteligjencës dhe i dhanë sekretet sovjetikëve.
Cambridge Five – Harold “Kim” Philby, Donald Maclean, Guy Burgess, Anthony Blunt dhe John Cairncross – ishin anëtarë të elitës britanike dhe gjetën strehë në besimet e tyre komuniste. Madje ata refuzuan pagesën për punën e tyre si spiune.
Të gjithë ishin të punësuar për të punuar në pozicione kyçe të inteligjencës britanike dhe vazhdimisht sinjalizonin Moskën për planet britanike dhe amerikane, përfshirë përpjekjet për të ndërtuar një bombë atomike në vitin 1941 dhe strategjinë Koreane të Luftës, duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve. Gjërat filluan të zbuloheshin kur amerikanët deshifruan një mesazh të koduar sovjetik që implikonte Macleanin. Philby e paralajmëroi atë, dhe në 1951 Maclean dhe Burgess menjëherë dezertuan në Rusi – një lëvizje që i la spiunët e mbetur nën një re të ulët dyshimi.
Kim Philby bëri shaka me gazetarët në shtëpinë e nënës së tij gjatë një konference për shtyp në 1955, dhe pasi “u pastrua”, informoi per Guy Burgess dhe Donald Maclean se inteligjenca britanike u ishte vënë pas. Philby më pas dha dorëheqjen nga MI6, por agjentët e morën në pyetje në lidhje me këtë përsëri në vitin 1963, dhe kur po i afroheshin, ai u arratis në Rusi.
Philby dhe Cairncross u hetuan nga MI6, shërbimi inteligjent britanik i jashtëm, por nuk u akuzuan. Megjithatë, të dy u detyruan të japin dorëheqjen. Cairncross u zhvendos në Francë ndërsa Philby u arratis në Rusi në 1963. Blunt u rrëfye dhe iu garantua imunitet të mbetet në Angli. Atij iu hoq titulli i kalorësit kur kryeministrja Margaret Thatcher zbuloi publikisht spiunazhin e tij në vitin 1979. Maclean, Philby (i cili kishte një marrëdhënie me gruan e MacLean-it) dhe Burgess të gjithë jetuan në Moskë deri sa vdiqën, me nostalgji për Anglinë. Asnjëri nga të pestë nuk u akuzua kurrë, për asnjë krim.
Robert Hanssen
Ja një person që e befasoi publikun e SH.B.A.. Robert Hanssen, një agjent i FBI-së për 25 vjet dhe një tip familjar që shkonte rregullisht në kishë, ishte njëkohësisht agjent i dyfishtë, që kishte një kohë të gjatë që punonte për Bashkimin Sovjetik.
Hanssen punoi si ndërlidhës ndërmjet FBI-së dhe zyrës përgjegjëse për ndjekjen identiteteve të spiunëve që punuan në SHBA. Nga fillimi i viteve 2000, hetuesit besonin se ai kishte 20 vjet që ndante sekrete shtetërore. Ata dyshuan se ai kishte zbuluar identitetin e dhjetëra agjentëve sovjetikë që punonin për SHBA-në dhe çoi në vrasjen e disave prej tyre.
Dhe Hansseni nuk u ndal me aq. Ai furnizoi qeverinë sovjetike me planet amerikane, duke përfshirë procedurat për trajtimin dhe kundërpërgjigjen në rast të një sulmi bërthamor sovjetik. Megjithëse ai ishte paguar $ 1.400.000 dhe disa diamante për përpjekjet e tij, kolegët thanë se duket se ka qenë më i motivuar prej dëshirës për të luajtur lojën e spiunit, se sa prej lakmisë.
Hanssen u kap kur FBI pagoi një ish-agjent të KGB-së të bëjë të ditur identitetin e urithit që vepronte në FBI. Në vitin 2002, Hansseni u shpall fajtor me 15 akuza për spiunazh dhe komplot. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Tradhtia ka origjinë të vjetër por këto më poshtë janë më të njohurat.
10: Casiusi dhe BrutiMendoni se politika e kohëve moderne është një rrëmujë? Merrni në konsideratë Romën e lashtë. Cassiusi, një gjeneral romak i cili shkëlqente në punën e tij nuk ishte një tifoz i madh i Jul Cezarit. Ndërsa Cezari erdhi në pushtet nga një “valë” popullore dhe e shpalli veten lider të përjetshëm të Romës, Casiusi filloi të nervozohej prej sundimin të Cezarit. Përfundimisht, ai e bindi mikun dhe shokun e tij romak, gjeneralin e përgjithshëm, Brutin që “duhej të ndihej” në të njëjtën mënyrë. Edhe pse Bruti ishte mik i Cezarit, ai është udhëhequr nga një “ndjenjë e detyrës”, që e bëri të prekshëm ndaj manipulimeve emocionale prej Casiusit.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Nje vështrim i shkurtër i historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
» Qyteti qe jetoi midis legjendes dhe historise ..Troja...
» 10 filozofet qe e ndikuan ndjeshem ne zhvillimin e historise njerzore
» Nje qytet unik prej letre
» Sfere misterioze prej hekuri bie nga qielli në Afrikë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi