Nje qytet unik prej letre
Faqja 1 e 1
Nje qytet unik prej letre
Nje qytet unik prej letre
''Qytet prej letre?''-mund te pyesni.Po,por nuk eshte nje qytet i vertete,por nje maket.Behet fjale per qytetin e Prages,kryeqytetin e Republikes Ceke dhe ky maket ruhet ne Muzeun e Bashkise se Prages.Ai qe e beri,ishte Antonin Lengvajli (Langweil),i cili punoi per kete model prej letre per 11 vjet,nga viti 1826 deri me 1837,vit ne te cilin vdiq.Cfare e shtyu Lengvajlin te ndermerrte nje projekt kaq te veshtire?
Lengvajli lindi me 1791 ne qytetin e Postolopertit,tani pjese e Republikes Ceke.Pasi studioi per litografi ne Akademine e Arteve ne Viene,Austri,hapi punishten e pare te litografise ne Prage.Por,si biznesmen nuk pati sukses dhe falimentoi.Ne vitin 1826,gjate vizites ne nje ekspozite ne Prage,pa nje maket prej allcie te qytetit te Parisit,France.I frymezuar nga ajo qe pa,Lengvajli vendosi te bente nje maket te Prages,duke perdorur karton dhe tek-tuk dru.
Por ne fillim,per disa vjet Lengvajli regjistroi me kujdes hollesi te Prages.Pershkoi cdo rruge,duke bere skica dhe duke shenuar vendodhjen e sakte te ndertesave,stolave ne parqe,barakave,statujave dhe pemeve.Madje perfshiu ne projekt edhe fucite qe pa pertoke,xhamat e thyera te dritareve,nje shkall te mbeshtetur ne mur dhe stiva drush.Pastaj filloi te ndertonte maketin ne nje shkalle zvogelim 1:480.
Per te shtuar te ardhurat e pakta,ai bente edhe makete te shtepive te fisnikeve.
Ne vitin 1837,Lengvajli u semur me tuberkuloz dhe vdiq ne qershor te po atij viti duke lene pas gruan e pese vajzat.Tre vjet me vone,maketi i tij u be pjese e Muzeut Patriotik qe tani quhet Muzeu Kombetar.Si arriti deri atje?Ne vitin 1840,e veja e Lengvajlit ia ofroi perandorit Ferdinandi I,i cili e bleu dhe me bujari ia dhuroi atij qe sot eshte Muzeu Kombetar i Republikes Ceke.
E cuan ne muze me nente arka.Me vone,nje zedhenes i Qyteit te Prages ku tani gjendet maketi,tha:''Maketi i Lengvajlit ekspozohej vetem me raste ne shekullin e 19-te.Ne vitin 1891 ishte nje nga gjerat e paraqitura ne Ekspozite e Jubileut Kombetar.Per kete rast te shenuar,iu nenshtrua nje restaurimi te kushtueshem....Qe nga viti 1905,maketi u be pjese e perhershme e Lapidariumit te Muzeut Kombetar.''
Magnet per historianet
Maketi prej letre i Lengvajlit eshte teper i njohur.Permasat e tij arrijne ne 5,76 metra i gjate dhe 3,24 metra i gjere.Eshte vendosur brenda nje vitrine prej xhami dhe ndricohet nga nje sere dritezash te varura brenda saj.Ky ''qytet'' duket kaq real,sa gati harron qe eshte vetem nje maket.Kjo sepse Lengvajli e ka ndertuar secilen prej me shume se dy mije ndertesave ne miniature me merak e me mjaft saktesi.
Per shembull,Lengvajli u vuri ndertesave edhe numer kadastre.Neper rruge vuri fenere,beri kanale kullimi dhe i shtroi me kalldrem.Kurse kishat i solli me imtesi duke perfshire xhamat e ngjyrosur,si edhe xhamat qe mungonin ose ishin thyer.Ne maketin e tij shihen edhe tullat ne ato pjese te shtepive ku kishte rene suvaja.Nuk la pa vene edhe lumin Veltave,qe vershon permes Prages.
Sot maketi prej letre i Lengvajlit nuk eshte vetem nje objekt interesant muzeor,por edhe nje magnet per artdashesit dhe historianet qe duan te shohin si ka ndryshuar Praga nder vite.Kuptohet,disa pjese te qytetit duken krejt ndryshe per shkak te ndertimeve ose restaurimeve,sidomos lagjja e judenjve dhe nje pjese e Prages qe quhet Qyteti i Vjeter.Fale teknologjise moderne,maketi i Lengvajlit tani eshte dixhitalizuar dhe kjo u jep mundesi vizitoreve ta shohin Pragen e vitit 1837 ne formen e nje modeli kompjuterik ku mund te nderveprosh.
Ne prill te 1837-es,Lengvajli i semure kerkoi qe maketi i tij te vendosej ne muzeun qe atehere mbante emrin Muzeu Patriotik,por muzeu nuk ishte i interesuar.Lengvajli mbeti i zhgenjyer per mos interesimin e muzeut.Kjo u arrit tre vjet me vone nga e veja e Lengvajlit kurr maketin ja ofroi Ferdinandit I,dhe ky me pas ja dhuroi muzeut.
Padyshim qe puna dhe perkushtimi i Lengvajlit nuk shkoi kot,sot ajo veshtrohet me admirim dhe eshte nje piknisje per historianet.
Ferdinandi I
Model i vitit 1833
Portret i vitit 1830
Portret i vitit 1835
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi