Dhjete qytetet qe kane ndikuar ne historine botes
Faqja 1 e 1
Dhjete qytetet qe kane ndikuar ne historine botes
Dhjete qytetet qe kane ndikuar ne historine botes
Sipas dramaturgut të madh Euripidit, “Elementi i parë për të qenë i lumtur është të kesh lindur në një qytet të famshëm.” Dhe nga ky këndvështrim fokusi i kësaj liste është identifikimi i vendeve të vogla që kanë patur ose ende kanë një impakt të madh në botë. Që nga Athina, Pekini, Roma tek Nju Jork, Paris dhe Londra, qytetet e mëdha gjithmonë kanë qenë si magnet për risitë në kulturë, art, pasuri, influencë politike dhe numrin e popullatës. Por çfarë mund të thuhet për qytetet e vogla me trashëgimi dhe influencë që i tejkaluan përmasat e qyteteve të tyre? Kriteri i kësaj liste ishte: Dhjetë vende të vogla me një impakt dhe influencë të madhe në botë, me një popullsi më të vogël se 150 mijë banorë.
A nuk ka ndikuar në historinë e botës beteja e Vaterlosë. Vaterlo është një qytet shumë i vogël, dhe pavarësisht se nuk vizitohet nga shumë turistë ai është një nga më të famshmit në histori për shkak të ndikimit të madh ushtarak që ka patur. Beteja e Vaterlosë është një nga më të famshmet në historinë ushtarake dhe ndodhi më 18 Qershor të 1815. Në këtë ditë ushtria e Napoleonit luftoi kundër ushtrive të një koalicioni të madh që përbëhej nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbretëria e Sardenjës, Hollanda dhe nga disa shtete gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për të humbjen përfundimtare. Dhe nëse do të fitonte Napoleoni, tani historia e botës do të ishte ndryshe. Në këtë listë nuk ka vetëm vende për luftë, por edhe për art, siç është rasti i qytetit të Pizës, ku me mijëra turistë, por edhe shkencëtarë dhe arkitektë të famshëm nga e gjithë bota, vizitojnë Pizën me qëllimin e vetëm për të admiruar “mrekullinë” e veçantë arkitekturore, kullën e saj të famshme.
10-Qyteti Bethel
Popullsia: 4255 banorë
Qyteti Bethel u vu në qendër të vëmendjes në 1969, kur pothuajse 500 mijë njerëz (pothuajse 100 herë më shumë se popullsia e qytetit) u mblodhën në fermën “Maks Jasgur” për eventin “Tre ditë paqe dhe muzikë”. Festivali i mbajtur në këtë vend ishte një festival i muzikës rok që zgjati katër ditë, pavarësisht se ishte planifikuar të zgjaste tre ditë, dhe e bëri Bethelin një nga vendet më të famshme të botës gjatë asaj vere. Përfundimi i festivalit krijoi trafikun më të madh në historinë e ShBA dhe bllokoi shumë rrugë kryesore në Nju Jork. Ky festival mbetet sot, 45 vjet më vonë, festivali më i suksesshëm dhe më influencues në histori, pavarësisht se mesazhet e saj paqësore dhe kundra luftës nuk ju përcollën audiencës së synuar.
9 – Mastriçt, Hollandë
Popullsia: 121831 banorë
Mastriçti është njësi bashkiake dhe qendra e provincës së Limburgut. Emri i tij rrjedh nga emri latin “Trajectum Ad Mosam”, që i referohet urës që ishte ndërtuar nga romakët gjatë mbretërimit të Çezar Augustit. Qyteti nuk do vihej në qendër të vëmendjes deri në nënshkrimin e “Traktatit të Mastriçtit” në fillim të 1990-s, që njihet zyrtarisht si “Traktati i Bashkimit Europian”, dhe konsiderohet të jetë traktati më i rëndësishëm në historinë moderne të kontinentit europian. Historikisht, nuk ka ekzistuar asnjë traktat i tillë me një kontekst të tillë ekonomik, politik, social dhe kulturor, që përfshin kaq shumë vende dhe shtete pjesëmarrëse. Traktati i Mastriçtit u nënshkrua më 7 Shkurt të 1992 dhe e vuri vendin në “hartën e famës botërore”.
8 – Sigisoara, Rumani
Popullsia: 27000 banorë
Rasti i Sigisoarës është një rast i veçantë, pasi nuk ka marrë vëmendjen që meriton për shkak të influencës implicite. Ndoshta kur njerëzit lexojnë rreth Transilvanisë, mendimi i parë i tyre lidhet me Vladin III, princ i Uallasias. Ndoshta dhe me Vlad Vrasësin. Por më me siguri, mendimi i tyre lidhet me Drakulën. Ajo që pjesa më e madhe e njerëzve nuk marrin në konsideratë, është fakti që njeriu që inspiroi Bram Stoker të shkruante një nga librat më të shitur në historinë e trillimeve horror dhe influencoi industrinë e filmave të prodhonte qindra filma që lidheshin me emrin e tij, është që ai u lind dhe u rrit në qytetin e vogël të Sigisoarës në Rumani. Transilvania, që shpesh njerëzit e ngatërrojnë me vendin e lindjes së Drakulës, është rajoni të cilit i përket qyteti i Sigisoarës.
7 – Arles, Francë
Popullsia: 53000
Gjatë shek. I para Lindjes së Krishtit, Jul Çezari i dha vendin e marrë nga grekët masalin dhe fiset lokale, Legjionit Romak. Ai u bë si kryeqyteti i dytë i Perandorisë Romake, i njohur si “Roma e Vogël e Gaulit”. Ajo kishte një numër të madh ndërtesash të mahnitshme publike, një pjesë e të cilave sot janë kthyer në monumente të trashëgimisë botërore që ruhen nga UNESCO. Shumë shekuj më pas, dhe më specifikisht gjatë shek XIX, një nga piktorët më të njohur në historinë botërore, Van Gog, do të lidhte emrin e tij me atë të qytetit, duke qenë se jetoi dhe punoi në Arles. Kur, në 1888, Van Gog preu veshin e tij, ai u dërgua në një spital të Arles. Atje ai pikturoi vende të ndryshme të Arlesit, që njihen dhe si “Pikturat e Arlesit”.
6 – Jorktaun, SHBA
Popullsia: 65464 banorë
Jorktaun është një komunitet i vogël dhe paqësor në Kontenë Jork në Virxhinia, që nuk njihet për turizëm të zhvilluar apo një mënyrë jetese intensive. Megjithatë, në këtë vend, u zhvillua beteja më vendimtare dhe më e fortë (e njohur ndryshe dhe si Rrethimi i Jorktaun) e Luftës Amerikane për Pavarësi, që i dha fund luftës dhe çoi në njohjen e Shteteve të Bashkuara si një komb i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Pasojat e kësaj beteje ishin kolapsi i Qeverisë Britanike, edhe pse luftëra të tjera të ashpra do të zhvilloheshin para se qeveria britanike të pranonte përfundimisht humbjen dhe të njihte zyrtarisht pavarësinë e Shteteve të Bashkuara. Atraksioni i vetëm që Jorktaun i ofron vizitorëve të saj në ditët e sotme, është statuja impresive “Monumenti i Fitores” që u ndërtua në 1884.
5 – Daçau, Gjermani
Popullsia: 43255 banorë
Qyteti i Daçaut u bë i njohur në botë dhe e lidhi emrin e tij me një nga krimet më të errëta dhe më të tmerrshme të luftës, në historinë moderne. Kampi i përqendrimit i Daçaut ishte kampi i parë nazist i ngritur në Gjermani. Ai ndodhej në zonën e një fabrike të braktisur municionesh në afërsi të qytetit mesjetar të Daçaut, prej të cilit mori dhe emrin. Në këtë kamp, nazistët fillimisht torturuan vetë qytetarët gjermanë që ishin kundër regjimit nazist, ndërkohë që më vonë u përdor për të torturuar njerëz të të gjitha moshave dhe kombësive, kryesisht hebrenj dhe grupe të tjera etnike dhe minoritare, të vendeve që nazistët pushtuan gjatë Luftës II Botërore. Ky kamp u mbyll pas rënies së nazistëve në 1945, pasi u kryen mijëra krime brutale kundër njerëzimit.
4 – Olimpia, Greqi
Popullsia: 8128 banorë
Ky vend i vogël në Greqi ka një histori të madhe dhe influencë botërore që vazhdon akoma dhe sot. Tradita e ndezjes së Flakës Olimpike vjen nga Olimpi i Lashtë, dhe që realizohej vetëm në këtë qytet. Gjatë Lojërave Olimpike Antike, një flakë e shenjtë ndizej nga rrezet e diellit të Olimpias dhe qëndronte e ndriçuar deri në përfundim të këtyre Lojërave. Ajo u përdor për herë të parë në Lojërat Olimpike Moderne të zhvilluara në vitin 1928 në Amsterdam. Që atëherë, flaka ka simbolizuar ndriçimin e shpirtit, diturisë dhe jetës. Pishtari ndizet tradicionalisht në këtë qytet të vogël, por historik, që çdo dy vjet bëhet qendra e vëmendjes botërore, pasi është përllogaritur se më shumë se gjysëm miliard njerëz në të gjithë botën ndjekin eventin special.
3 – Piza, Itali
Popullsia: 85517
Piza është një qytet i vogël historik dhe shumë i rëndësishëm për Italinë. Universiteti i Pizës është një ndër më të vjetrit në Europë, i cili u hap në 1343. Atraksioni më i madh i qytetit dhe arsyeja themelore për të cilën ky qytet është aq i famshëm në botë (dhe tërheq mijëra turistë në vit) është Kulla e Pjerrët e Pizës, e ndërtuar vetëm me mermer gjatë periudhës 1172–1350. Ajo ka gjashtë kate, dhe për shkak se është ndërtuar në territor të hapur, anon në drejtim të jugut (një pjerrësi që po rritet gradualisht çdo vit). Ajo është 56 metra e lartë. Shumë shkencëtarë dhe arkitektë të famshëm nga e gjithë bota, vizitojnë Pizën me qëllimin e vetëm për të admiruar “mrekullinë” e veçantë arkitekturore. Sheshi i Katedrales (Piazza del Duomo) është gjithashtu një ndërtesë historike e qytetit, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
2 – Vaterlo, Belgjikë
Popullsia: 29664
Vaterlo është një qytet shumë i vogël, dhe pavarësisht se nuk vizitohet nga shumë turistë ai është një nga më të famshmit në histori për shkak të ndikimit të madh ushtarak që ka patur. Beteja e Vaterlosë është një nga më të famshmet në historinë ushtarake dhe ndodhi më 18 Qershor të 1815. Ajo shënoi mposhtjen përfundimtare të një prej gjeneralëve më të mëdhenj të kohës, Napoleon Bonapartit, i cili kishte pushtuar një pjesë të madhe të vendeve europiane në shek. XIX. Ajo i dha fund sundimit të tij dhe dominimit të Francës në Europë. Sot, rreth dy shekuj më vonë, Vaterlo-ja përdoret si një shembull apo shprehje që karakterizon mposhtjet katastrofike, sidomos në fushën politike, sportive dhe sigurisht ushtarake.
1 – Korinth, Greqi
Popullsia: 60000 banorë
Korinthi ishte një prej porteve më të rëndësishëm të botës antike dhe ishte shtetqyteti i parë grek që kolonizoi Italinë. Ai u bë një qytet i zhvilluar i Greqisë, shumë përpara se qytete të tjera të njohura të Greqisë (Athina dhe Sparta) të zhvilloheshin. Dy aktivitetet më të rëndësishme atletike të kohëve Antike (pas Lojërave Olimpike), Loja Isthmian dhe Nemean, u zhvillua në Korinth. Investimet e qytetit në arkitekturë ishin të pamasë. Arkitektura e Korinthit ndiqej dhe adhurohej kryesisht nga romakët e antikitetit dhe arkitektët dhe artistët europianë. Për më tepër, Korinthi njihet gjerësisht dhe përmes fesë – Apostulli Paul ka shkruar: “Kisha e Zotit është në Korinth”. Gjatë kohëve moderne, ai u bë sërish i njohur për një arritje tjetër unike – ndërtimin e Kanalit të Korinthit.
Similar topics
» Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare
» Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
» Sistemi imunitar i ndikuar nga ora biologjike
» Dhjete mrekullitë gjeologjike të botës
» Dhjetë fakte interesante që nuk i dini mbi Perandorinë Bizantine
» Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
» Sistemi imunitar i ndikuar nga ora biologjike
» Dhjete mrekullitë gjeologjike të botës
» Dhjetë fakte interesante që nuk i dini mbi Perandorinë Bizantine
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi