A ka jetë pas vdekjes? Shkencëtarët thonë po truri vazhdon punën
Faqja 1 e 1

Studimi që shqyrtoi raste nga 15 spitale të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë dhe Australi, arriti të mbledhë prova bindëse se pacientët vazhdojnë të përjetojnë eksperienca dhe ngjarje që ndodhin realisht rreth tyre edhe 3 minuta pasi zemra e tyre ka pushuar së rrahuri. Rreth 40 % e pacientëve që i kishin mbijetuar një ataku në zemër, përshkruan ndodhi që dëshmuan se ata kishin qenë të ndërgjegjshëm përpara se sa zemra e tyre të rikthehej në jetë.
Doktor Sam Parnia, i cili udhëhoqi këtë studim, shpjegoi se më parë mendohej se në këto rrethana ato që përshkruanin pacientët ishin episode haluçinative. Këto episode, normalisht referohen dhe përshkruhen si eksperienca jashtë – trupore, ose eksperienca të pranë-vdekjes.
Doktor Parnia, që tashmë punon pranë Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut, thotë: “ Përfundimet e këtij studimi janë shumë domethënëse, pasi është besuar gjithmonë se eksperiencat e lidhura me vdekjen kanë qënë haluçinacione, ose iluzione që ndodhnin ose para se të ndalonte zemra, ose menjëherë pasi ajo është kthyer në funksionin e saj normal, por asnjëherë nuk është menduar se këto eksperienca mund të ndodhnin e më pas të provohej se ato u korrespondonin ngjarjeve reale gjatë kohës që zemra kishte ndalur.”
Rezultatet treguan se 39% e pacientëve të cilët i kishin shpëtuar një arresti kardiak përshkruan një perceptim të të qenit të ndërgjegjshëm, por nuk kujtonin ngjarje konkrete. 46 % e tyre kishin pasur eksperienca të natyrave të ndryshme që përfshinin një gjendje mendore të ndërgjegjshme, 9 % kishin pasur eksperienca të njohura si eksperienca pranë-vdekjes dhe 2 % përshkruan ndodhi reale që i kujtonin me detaje e që nuk linin vend për të dyshuar gjendjen e tyre plotësisht të vetëdijshme.
Doktor Parnia shtoi: “Vetëdija dhe ndërgjegjia ishin të pranishme tek pacientët gjatë një harku kohor prej rreth 3 minutash pai zemra kishte pushuar çdo funksion të sajin. Kjo është paradoksale, pasi është i njohur fakti mjekësor se truri ndalon së funksionuari brenda 20-30 sekondash nga pushimi i zemrës dhe nuk rifiton asnjë funksion pa rikthimin në jetë të zemrës. Të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet që pacientët e këtij studimi kujtonin nga ky hark kohor, janë verifikuar si ngjarje dhe ndodhi që kanë ndodhur realisht dhe ku ka pasur dëshmitarë të besueshëm. Është e qartë, pas këtij studimi, se eksperiencat që rrethojnë vdekjen meritojnë një investigim të mirfilltë e pa asnjë paragjykim,” thotë ai. Lapsi.al
Është një debat që nuk fashitet kurrë: a ka jetë pas vdekjes? Tani shkencëtarë nga Universiteti i Sauthempton mendojnë se kanë një përgjigje për këtë pyetje.
Një studim i rëndësishëm që ka përfshirë 2,060 pacientë ka nxjerrë në pah një fakt të panjohur deri tani: truri i njeriut mund të vazhdojë të funksionojë pavarësisht se personi është klinikisht i vdekur.Studimi që shqyrtoi raste nga 15 spitale të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë dhe Australi, arriti të mbledhë prova bindëse se pacientët vazhdojnë të përjetojnë eksperienca dhe ngjarje që ndodhin realisht rreth tyre edhe 3 minuta pasi zemra e tyre ka pushuar së rrahuri. Rreth 40 % e pacientëve që i kishin mbijetuar një ataku në zemër, përshkruan ndodhi që dëshmuan se ata kishin qenë të ndërgjegjshëm përpara se sa zemra e tyre të rikthehej në jetë.
Doktor Sam Parnia, i cili udhëhoqi këtë studim, shpjegoi se më parë mendohej se në këto rrethana ato që përshkruanin pacientët ishin episode haluçinative. Këto episode, normalisht referohen dhe përshkruhen si eksperienca jashtë – trupore, ose eksperienca të pranë-vdekjes.
Doktor Parnia, që tashmë punon pranë Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut, thotë: “ Përfundimet e këtij studimi janë shumë domethënëse, pasi është besuar gjithmonë se eksperiencat e lidhura me vdekjen kanë qënë haluçinacione, ose iluzione që ndodhnin ose para se të ndalonte zemra, ose menjëherë pasi ajo është kthyer në funksionin e saj normal, por asnjëherë nuk është menduar se këto eksperienca mund të ndodhnin e më pas të provohej se ato u korrespondonin ngjarjeve reale gjatë kohës që zemra kishte ndalur.”
Rezultatet treguan se 39% e pacientëve të cilët i kishin shpëtuar një arresti kardiak përshkruan një perceptim të të qenit të ndërgjegjshëm, por nuk kujtonin ngjarje konkrete. 46 % e tyre kishin pasur eksperienca të natyrave të ndryshme që përfshinin një gjendje mendore të ndërgjegjshme, 9 % kishin pasur eksperienca të njohura si eksperienca pranë-vdekjes dhe 2 % përshkruan ndodhi reale që i kujtonin me detaje e që nuk linin vend për të dyshuar gjendjen e tyre plotësisht të vetëdijshme.
Doktor Parnia shtoi: “Vetëdija dhe ndërgjegjia ishin të pranishme tek pacientët gjatë një harku kohor prej rreth 3 minutash pai zemra kishte pushuar çdo funksion të sajin. Kjo është paradoksale, pasi është i njohur fakti mjekësor se truri ndalon së funksionuari brenda 20-30 sekondash nga pushimi i zemrës dhe nuk rifiton asnjë funksion pa rikthimin në jetë të zemrës. Të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet që pacientët e këtij studimi kujtonin nga ky hark kohor, janë verifikuar si ngjarje dhe ndodhi që kanë ndodhur realisht dhe ku ka pasur dëshmitarë të besueshëm. Është e qartë, pas këtij studimi, se eksperiencat që rrethojnë vdekjen meritojnë një investigim të mirfilltë e pa asnjë paragjykim,” thotë ai. Lapsi.al
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» E megjithatë evolucioni vazhdon
» Misteri i shpendeve te ngordhur vazhdon
» Sheh syri apo truri?
» Mund të ketë jetë nën koren e Tokës
» Shkenca dhe gjallesat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi