Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore
Faqja 1 e 1
Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore
Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore
“Trekendeshi i Bermudeve” ose Bermuda eshte nje emer i njohur qe tregon zonen e Detit te Karaibeve qe perfshin ishujt Bahamas, Bermude, Porto Riko dhe Kuba.
Behet fjale per nje vend misterioz dhe famekeq ne te njejten kohe per shkak te fenomeneve te zhdukjes dhe interferences qe ndodhin.
Jane protagoniste pilotet e avioneve dhe kapitenet e anijeve te cilet shpesh kane vene re se kur hyn ne ate zone busullat prishen dhe humbasin sinjalin e radios. Eshte sikur te hysh ne nje bote tjeter, ne nje dimension tjeter. Pastaj krejt papritur gjithcka qetesohet dhe kthehet si me pare. Ne raste te tjera, avionet dhe anijet qe kane kaluar aty, jane zhdukur.
Zhdukjet jane verifikuar qe nga vitet 1800 e 1900 por ne te vertete qe ne vitet 1400 Kristofor Kolombo kishte verifikuar personalisht ekzistencen e energjive te cuditshme ne ate zone.
Nje rast shume domethenes ndodhi ne vitin 1963, kur dy avione pa u perplasur kishin kaluar ne te njejten kohe. Ne fakt anomalia e vertete nuk jane zhdukjet por mungesa e gjurmeve.
Anijet dhe avionet qe zhduken ne shume raste nuk lene gjurme. Zhduken teresisht. Ka shume deshmi per kete gje. Per shkak te ketyre ngjarjeve misterioze, trekendeshi i Bermudes eshte quajtur edhe Trekendeshi i Djallit ose Trekendeshi i Mallkuar.
Trekendeshi i Bermudeve dhe rrenojat e fundosura ne uje: studim i Charles Berlitz
Charles Berlitz eshte nje studiues i arkeologjise dhe ka bere eksplorime nenujore te cilat i ka pasqyruar ne librin “Atlantide – kontinenti i tete” (1984) duke i dedikuar nje kapitull te tere Trekendeshit te Bermudes, te titulluar “Rrenojat e fundosura te Trekendeshit te Bermudes”
Ne kete artikull Berlitz sjell deshmite e disa marinareve te cilet kane dalluar disa struktura ndertimesh te fundosura ne kete zone. A eshte e mundur qe te jene disa rrenoja te fundosura? Cili eshte misteri qe fshihet pas trekendeshit te Bermudeve?
Ne konferencen“Miti dhe realiteti i Atlantides” u tha se ne thellesine e ujerave te oqeanit, pikerisht ne zonen e Trekendeshit te mallkuar, ndodhet nje piramide misterioze, me origjine ndoshta nga Atlantida, qe leshon nje energji te madhe. Eshte kjo energji qe shkakton zhdukjet dhe c’orienton mjetet e komunikimit.
Berlitz ne artikullin e tij flet pikerisht per kete piramide, por na thote edhe me shume se kaq. Nuk eshte vetem piramida por jane edhe disa mbetje arkitektonike midis te cilave edhe nje mur qe duket se ka origjine njerezore. Keto mbetje datojne rreth 12 000 vjet me pare, ne mos me shume, edhe pse shkencetaret zyrtare vazhdojne te deklarojne se keto mbetje jane natyrale.
Me kete qyteze nenujore eshte marre Dr. Manson Valentine. Per 25 vjet ai ka studiuar dhe ekzaminuar zonen nenujore. Dr. Valentine eshte paleontology, gjeolog dhe arkeolog nenujor, si edhe speleolog amator dhe pilot avioni. Gjate nje interviste per Berlitz ai ka deklaruar:
“E tere zona e Bahamas gjate periudhes se fundit akullnajore gjendej mbi nivelin e detit dhe u fundos nga shkrirja e akujve. Ne te gjithe zonen Bimini verehet nje vazhdimesi e modeleve arkitektonike, kuadrate dhe drejtkendesha qe dizenjojne konturet e permasave te atij vendi qe qendron poshte.
E gjithe kjo me bind se dikur kjo zone banohej nga popuj antike. Ne shkretetiren e Nazcas ne Peru kam pare figura gjeometrike te permasave te ndryshme qe jane prova e pranise se lashte te njeriut ne kete vendndodhje, dhe shume nga keto figura jane te ngjashme me ato te Bahamas.
Jam i bindur se motive per te cilin shume shkencetare hezitojne ( me sakte refuzojne) per te vizituar keto dhe te tjera mbetje enigmatike, eshte sepse kane frike se mund te vene ne diskutim teorite e tyre dhe shpjegimet e tyre te thjeshta. Ata preferojne te vleresojne shume rrenoja dhe statuja si kaprico te natyres."
Pyetjes se Berlitz se cili popull mund te kete ndertuar keto rruge apo mure, dr. Valentine i eshte pergjigjur:
“Te njejtet njerez qe kane bere sferat e medha te Amerikes Qendrore, guret e Tehuantepek, platformat e medha mbeshtetese te tempullit Baalbek ne Liban dhe ne Malte ne Mesdhe, Stonehenge ne Angli e muret gjigande ne Peru, rruget prej guri ne Britani dhe rrenojat e medha ne Tiahuanaco ne Bolivi, si dhe statujat ne ishullin Pasqua.
Ishte nje rrace prehistorike qe ishte ne gjendje te zhvendoste, te punonte dhe te vinte ne rradhe blloqe guresh gjigande, sipas sistemeve dhe metodave qe vazhdojne te jene nje mister per ne modernet.
Re: Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore
Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore
Per te kuptuar me mire se nga vjen energjia e leshuar nga kjo piramide duhet te marrim ne konsiderate faktore te tjere.
Pablo Ayo ne artikullin e tij “Perandoria e Diellit” flet per nje kristal qe eshte gjetur ne brendesi te kesaj piramide. Ja cfare shkruan autori:
“Sipas Edgar Cayce ne baze te teknologjise se atlantides, ishin disa kristale, struktura atomike e te cilave duhet te jete modifikuar per te shfrytezuar dhe grumbulluar sasi te medha te energjise se cliruar nga toka, deti, dielli dhe yjet, si nje lloj vale Tesla e madhe.
Shpesh keto kristale kane qene vendosur ne brendesi te ndertesave te njejta ne tempuj te cilet ishin projektuar per te rritur fuqine e kristalit. Fantazi? Jo saktesisht!
Ne vitin 1970 nje ekspedite e zhytesve amerikane qe po eksploronin ujerat e Bahamas ne kerkim te anijeve te mbytura, hasi ne nje qytet nenujor disa kilometra te gjate.
Dr. Ray Brown, qe ishte midis zhytesve, mes rrenojave gjeti nje piramide qe shkelqente si nje pasqyre. Disa dhjetera metra nga maja e piramides, ndodhej nje hapje qe te conte ne nje dhome te brendshme ne te cilen Brown hyri brenda, ne ujin me balte dhe te kripur.
Brown aty gjeti nje kristal te madh te mbeshtetur ne dy duar metalike. Zhytesi guximtar e mori kristalin dhe e nxori ne siperfaqe.
Ai e zoteron akoma kristalin dhe thote se kur e merr ne dore kete kristal te rrumbullaket, ne brendesi te te cilit shikohen forma piramidale, ndodh nje vibracion shume i forte. Por ndoshta eshte vetem nje ndjesi.” Ndoshta! Apo behet fjale per energjine e mbetur nga kristali per te cilin fliste Cayce.
Ndertesa te ngjashme me tempujt dhe te projektuar per te rritur fuqine e kristaleve, jane piramidat. Piramidat kishin pikerisht funksionin e mbledhjes se energjise. Nese per te mbledhur kete energji te forte te piramides se Bahamas (qe do te duhej ti korrespondonte e njejta piramide e trekendeshit te Bermudes, vetem nese ka me shume se nje) duhej nje kristal i cili sot ndodhet ne duart e profesor Brown, nuk do te duhej te kishte me zhdukje dhe interference valesh qe nga viti 1970 (kur profesori e nxori nga uji) e deri sot.
Do te duhej te hetonim ne datat e zhdukjeve. Nese keto verifikohen, atehere piramida cliron energji pavaresisht nese kristali ndodhet aty apo jo. Keshtu do te kishte te tjera arsye per tu diskutuar.
Duke analizuar listen e zhdukjeve te avioneve dhe anijeve nga faqja e internetit Wikipedia dhe nga faqe te tjera, veme re se zhdukjet kane ndodhur te pakten deri ne gjysmen e dyte te viteve ’70. Ne cdo rast, nese ka nje piramide, duhet analizuar nese piramida eshte nje grumbulluese e energjise, nisur nga forma e saj. Ernesto Baron ne librin e tij “Kultura enigmatike egjiptiane”, ne kapitullin e katert “Energjia e piramidave” shkruan:
Fjala ‘piramide’ rrjedh nga fjala greke pyramidos qe do te thote ‘zjarr ne qender’, me nje pershtatje domethene energji apo ngrohtesi qe merret ne qender te ketij trekendeshi apo piramide. Te tjeret ia atribuojne emrin ‘piramide’ fenikasve, tradita e te cileve eshte “drita” ose “masat hyjnore”. Piramidat jane nje lloj centrali atomik marres, clirues dhe transmetues te energjise. Ato marrin nga kozmosi dridhje te shumellojshme qe me pas i clirojne ne brendesi te tyre per ti grumbulluar ose transmetuar.
Ky grumbullim energjie llogjikisht ndodh edhe ne male. Prova qendron ne faktin se kulturat e medha i krijojne tempujt e tyre te rendesishem ne male te larta te quajtura male te shenjta. Kujtojme Malin e Olimpit, Zeusi – babai i zoterve, Mali Sinai ku Moisiu mori Urdheresat e ligjit te Zotit, kodra apo mali Monserrat ne Katalonja (Spanje) ku ndodhet kupa e shenjte e Krishtit, ejt.
Ekzagjerim apo realitet?
Duket se Trekendeshi i Bermudes ka famen e te qenit nje vend i rrezikshem dhe emri i tij eshte i rrethuar nga nje re misteri dhe nervozizmi. Gjithsesi jo te gjithe jane dakord me faktin se ajo qe ndodhe eshte e pashpjegueshme.
Disa kritika jane drejtuar pikerisht ne studion e Berlitz. Pretendohet se disa te dhena qe ai i shfaqte si reale, kane qene te falsifikuara ose te ekzagjeruara.
Studimet e kryera ne Amerike ne vitin 1981 nga “Vezhgimi Gjeologjik i SHBA” thone se keto ngjarje te cuditshme mund te jene pasoje e “clirimit te metanit natyror e periodik qe mud te kthehet ne nje kercenim per anijet.
Edhe Kristofor Kolombo kur kaloi aty prane pesoi jo vetem keqfunksionim te busulles por edhe “drita vezulluese ne horizont”. Kjo ishte shpjeguar me renien e nje meteori (veshtire te thuhet nese ky shpjegim eshte i besueshem).
Ndoshta eshte e vertete qe studimi i Berlitz eshte pak i ekzagjeruar, ndoshta kristali nuk ekziston…. Por duke qene se piramida cliron energji (gje qe eshte provuar) dhe mesa duket ekziston nje piramide nen uje, atehere ndoshta shkaku i ngjarjeve nuk eshte meteori dhe as clirimi i metanit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi