Lumturia: 37 vite jetë, 37 mësime domethënëse për jetën
Faqja 1 e 1

2. Shihini gjërat me sy tjetër. Perceptimi i gjërave është një nga ato momentet që të ndërron mënyrën e jetesës. Ju keni në dorë “syzet” me të cilat doni të shihni jetën, zgjidhni mes frikës, lëndimit, zemërimit apo lumturisë, bukurisë dhe guximit.
3. Jini të vërtetë me veten. Gënjeshtrat më të mëdha ia themi vetes dhe këtu fillojnë problemet e shumta me të tjerët, nëse do të zgjidhni ta doni veten, ata që ju rrethojnë, do të bëjnë të njëjtën gjë dhe e anasjella.
4. Bota është si pasqyrë. Tek të tjerët shohim pasqyrimin tonë, nëse u qeshim njerëzve, ata do të na qeshin, nëse i injorojmë, do të na injorojnë. Bëhuni një pasqyrim i mirë.
5. Çdo njeri e takojmë për një arsye. Shprehja “më mirë të mos të kisha njohur”, nuk ka përse të thuhet, kur çdo njeri në jetën tonë na jep një mësim të caktuar, disa na japin leksione lumturie, të tjerë leksione mbi lëndimin.
6. Besoni. Besimi te dikush është shprehja e qartë e dëshirës për ta kuptuar atë njeri. Nëse ju besoni te njerëzit apo te një qenie më e madhe, do të ndjeni se bota është një vend më i sigurt.
7. Kurrë mos i merrni gjërat personalisht. Njerëzit që i marrin gjërat shumë personale, janë më të palumturit. Njerëzit e vegjël hakmerren, njerëz e mesëm mbajnë hatër, ata të mëdhenjtë injorojnë.
8. Shëtitjet në natyrë bëjnë mirë. Ajri i pastër dhe bukuria e natyrës është mënyra më e mirë për t’u qetësuar dhe për t’u ndier më mirë. Mund të mësoni shumë për jetën, nëse vëzhgoni natyrën.
9. Njerëzit e lënduar të lëndojnë. Nëse do t’i merrni jetës më të mirën, mos lëndoni të tjerët. Dashuria është rruga më e mirë për të pasur lumturi në zemër. Nëse nuk mund të shkoni mirë me dikë, atëherë duajeni nga larg.
10. Vuajtja të mëson lumturinë. Ashtu sikurse qetësia që vjen pas stuhisë, edhe njerëzit kalojnë shumë të këqija dhe vuajtje në jetë, përpara se të arrijnë lumturinë. Mos u dorëzoni!
11. Perfeksioni është iluzion. Personat që shkojnë pas më së mirës, pas perfeksionimit, nuk gjejnë kurrë qetësi. Jemi njerëz, është normale të jemi të mbushur me gabime, por kjo na bën unikë në llojin tonë. Pranojeni veten.
12. Shihni afër. Shumë njerëz përqendrohen tek sfidat e tyre afatgjata, aq sa harrojnë jetën e tashme, harrojnë bukuritë që kanë përreth dhe në fund, jeta i duket pa shije dhe shumë e shkurtër. Shijoni çdo sekondë dhe lëreni jetën t’ju rrjedhë natyrshëm.
13. Kënaquni gjatë udhëtimit. Jeta nuk ka të bëjë me vendin e mbërritjes, sepse vdekja është e vërteta e hidhur në fund të jetës. Ajo që mund të bëni është të shijoni udhëtimin e jetës suaj.
14. Falja ju bën mirë. Nëse falni dikë që ju ka lënduar, i keni dhënë paqe vetes dhe ky është elementi më i rëndësishëm pa të cilin nuk mund të jetoni.
15. Ndiqni intuitën. Zëri juaj i brendshëm është një udhëheqës i mirë për raste vendimtare në jetë, mos e shpërfillni.
16. Shfaqni veten. Tregojeni veten me të mirat dhe të këqijat tuaja, ju jeni unikë, nuk ka të dytë si ju në këtë botë. Lëreni atë që jeni vërtet të dalë në pah.
17. Ne jemi krijues. Kini besim te njerëzit, ne kemi krijuar kaq shumë gjëra të bukura dhe të nevojshme, merreni qenien njerëzore më seriozisht dhe me dashuri.
18. Ju jeni dritë. Çdo njeri është një dritë, një ngjyrë e veçantë, ndriçoni. Çlironi energjitë tuaja pozitive.
19. Mos e merrni jetën shumë seriozisht. Fundja askush nuk do të dalë që këtej gjallë! Buzëqeshni, zgjidhni problemet thjesht, rrezikoni dhe argëtohuni.
20. Rrethohuni nga njerëz që ju duan. Jo vetëm kaq, por sigurohuni që të keni pranë njerëz që ju kuptojnë, dashuria jo gjithnjë është aq syçelët sa të mos i dojë të tjerët me ego.
21. Jini elastikë. Ndiqni pasionet tuaja, jetoni me ëndrra dhe vizione. Nga ana tjetër, mos harroni t’i merrni gjërat siç vijnë.
22. Jepni që të merrni. Ndajini me të tjerët bekimet që keni, dashurinë, talentin, mençurinë. Nëse ndani pa të keq do të merrni gjëra të bukura dhe të sinqerta nga të tjerët.
23. Çdo gjë me masë. Mos i shpërfillni të gjitha kufijtë. Disa prej tyre janë të rëndësishëm të ruhen, mbani drejtpeshim.
24. Thoni “po”. Gjithçka ju duhet në jetë, është të mësoni të thoni po ndaj atyre që ju paraqiten, do të kuptoni se jeta është kaq e bukur dhe do të ndiheni të bekuar.
25. Përzgjidhni miqësinë. Ruani miqtë e mirë, të tjerët mbajini në zemër. Nëse keni një mik që nuk ju kupton, mos e shpërfillni, por mos e afroni aq shumë sa t’ju lëndojë.
26. Frika nuk është e mirë. Jini aventurierë, ndiqni gjërat me pasion, mos u trembni shpejt dhe guxoni për më të mirën.
27. Tejkalojini dyshimet. Nëse po kërkoni lirinë e vërtetë, mos jini dyshues për gjithçka, mos kini frikë për ato që do t’ju ndodhin, thjesht besojini vetes dhe gjithçka do të shkojë siç duhet.
28. Trupi është automjeti që na çon tek ëndrrat. Trajtojeni trupin tuaj me dashuri dhe furnizojeni me shëndetin më të mirë. Por mos u fiksoni pas imazhit, mjafton të ndiheni mirë me veten.
29. Shpreheni dashurinë. Nëse e keni dashurinë për dikë dhe nuk e shprehni, është sikur t’i keni blerë dikujt një dhuratë dhe të mos ia jepni. Shpërndajini dhuratat e dashurisë.
30. Keni të tashmen. E shkuara është ashensori që na solli këtu, e ardhmja është kati më i lartë i ndërtesës së jetës, duajeni të tashmen, atë mund ta ndryshoni.
31. Jeta ka ulje-ngritje. Nëse jeta do të ishte një rrugë e drejtë, do të ishim mërzitur tashmë, por ajo ka ulje-ngritje të vazhdueshme dhe kjo na bën të jemi të interesuar për të jetuar.
32. Ne jemi të gjithë njerëz. Askush nuk është më i mirë apo më i keq se ju, ne jemi të gjithë një familje, njerëzor.
33. Jini mirënjohës çdo ditë. Ndjeni bekimin e gjërave që keni në jetë, që nga më të mëdhatë deri te më të voglat. Praktikoni mirënjohje çdo ditë dhe do të ndjeni lumturi, shëndet dhe gëzim.
34. Ne nuk jemi qendra e universit. Sigurisht ne jetojmë në planetin Tokë dhe njohim vetëm veten, por jashtë vogëlsisë sonë ka një univers gjigant dhe miliona galaksi të pazbuluara.
35. Bota ka nevojë për dashuri. Njerëzit vdesin nga uria, nga të ftohtit, por nuk ka më keq se uria për dashuri dhe ftohtësia e zemrës, jini të dashur.
36. Ju jeni guruja. Gjithë jetën na mësohet çfarë të bëjmë, si ta bëjmë, çfarë të mendojmë, përtej kësaj kthjellohuni, jeni ju guruja i jetës suaj. Vendosni ju se çfarë të bëni.
37. Lumturia vjen natyrshëm. Mos e ndiqni lumturinë me forcë, ajo është si një zog që largohet nëse ju i afroheni. Mënyra më e mirë për të bërë zogun e lumturisë t’ju afrohet është të prisni dhe ta ushqeni me dashuri.
Daw Gluskin, Huffington Post
Sekretet e një jete të lumtur, në paqe dhe të mbushur plot surpriza dhe dashuri. Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura
1. Jini mirënjohës për gjithçka. Të mirat, të këqijat, të bukurat, të pakëndshmet, gjithçka ndodhin për një arsye. Vetë jeta është një dhuratë e paçmuar, jini mirënjohës që jeni mbi dhe, jo nën tokë.2. Shihini gjërat me sy tjetër. Perceptimi i gjërave është një nga ato momentet që të ndërron mënyrën e jetesës. Ju keni në dorë “syzet” me të cilat doni të shihni jetën, zgjidhni mes frikës, lëndimit, zemërimit apo lumturisë, bukurisë dhe guximit.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?
» Rubrika e Kurioziteteve
» Ngjarjet e dites se sotme ne shekuj e vite
» Si imagjinohej viti 2014, 50 vite më parë
» Hëna na ndryshon jetën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi