Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe

Shko poshtë

Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe Empty Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe

Mesazh nga Rifat Wed Jan 25, 2012 10:50 am



Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe


Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe Thumbnail.php?file=Philadelphia_Experiment_330218427

Nga Bill Knell 18/5/2004


Qellimi im ne shkrimin e pare ishte qe te beja nje lloj permbledhje te informacioneve dhe po ashtu te nderthurja reciprocitetin e burimeve. Eshte cmenduri nese nje kerkues i fenomeneve paranormale te mbaje te fshehura nga publiku kerkimet dhe te dhenat e tij dhe me pas te pretendoje qe cdo kush te trokasi ne deren e tij me informacione apo te dhena per nje subjekt te caktuar.

Mbas publikimit te artikullit te pare pata shume korrespondence dhe jam mese i lumtur ta ndaj me ju informacionin e marre.

Ne nje investigim te koheve te fundit hasa ne nje rast qe e quaj me interes per ta paraqitur ketu. Ngjarja ka te beje me nje cift ne pension nga Maryland dhe dy miqte e tyre dhe ka ndodhur gjate kohes qe ata sapo kishin blere nje shtepi dhe po mundoheshin ta rinovonin.

Te gjithe sebashku po punonin ne njeren nga dhomat e katit te dyte te baneses pothuajse 85 vjet te vjeter kur papritur nje si mjegull e gjelbert u shfaq ne njerin prej kendeve te dhomes. Kjo u shoqerua me shfaqen e papritur te nje personi te veshur (sic u pershkrua nga te pranishmit ne dhome) me rroba ushtarake te marines amerikane. Brenda pak casteve figura e tij u ngurtesua dhe u be solide, e njejte me te pranishmit ne dhome dhe fill mbas saj ai bertiti: "2005 ! Kini kujdes 2005-sen. Ata po lozin me te ardhmen tone." Mbas ketyre fjaleve ai u zhduk perseri ne te njejten menyre sic u shfaq.

Mbas dy vizitave ne vendin ku ndodhi ngjarja dhe mbas intervistimit qe i bera deshmitareve arrita ne konkuzion qe deklaratat e tyre ishin me shume se te ndershme. Madje ata ne menyre vullnetare u ofruan qe ti nenshtroheshin testit te makines se se vertetes (Lie Detector) por e gjykova te panevojshem. Nderkohe qe perpiqem te jem objektiv, sjam aspak cinik apo skeptik...hmmm thashe skeptik??

Gjate eksperiences sime kam arritur ne konkluzionin qe berja e shume pyetjeve, hartimi i disa linjave hetimi, perzjerja e fakteve dhe ngulmimi per te nxjerre nga deshmitaret dicka qe ata se kuptojne, ne vend qe te ndihmoje ne nxjerrjen e se vertetes mund te komplikoje gjerat dhe te japi efektin e kundertet dhe mund te shmangi objektin e hetimit nga ai reali.

Ishte qellimi im kryesor qe te shpenzoja sa me shume kohe me familjen nga Maryland dhe dy miqte e tyre por ne pozicionin e vezhguesit. Nderkohe qe ekzistonte mundesia qe nje marinar i Eksperimentit te Filadelfias mund te kishte ngecur ne nje lloj boshlleku kohor, po ashtu kishte shume mundesi qe koha dhe vendi te ishte zgjedhur me kujdes nga drejtuesit e eksperimentit.

Sido qe te ishte, une nuk mund te shtyja ciftin nga Maryland dhe miqt e tyre te dilnin ne konkluzione per dicka qe ata se kishin idene dhe nuk arrinin dot ta kuptonin. Pra bera te kunderten, i ftova ata te ishin sa me te lirshem dhe te shprehnin cdo lloj ndjesie emocionale apo mendim qe kishin dhe nderkohe nga ana ime u mundova te mbaja syte hapur sa me shume te ishte e mundur.

Gjate dites se dyte te vizites sime ne shtepine e tyre vura re se disa furgona te permasave te ndryshe filluan te shfaqeshin perpara shtepise. Duke mos dashur qe ti trembja nuk i thashe gje familjes por ne fshehtesi bera disa foto te mjeteve. Nga fundi i te njejtes dite nje automjet akoma dhe me i madh u shfaq perpara shtepise dhe ajo qe me terhoqi vemendjen shume ishte emblema qe ndodhej ne anen e furgonit, NASA. Ju afrova dhe u perpoqa te komunikoja me ata qe mund te ndodheshin brenda por askush nuk u pergjigj. Bera disa foto dhe u largova per ne motelin ku rrija.

Duke bluajtur ne mendje ate qe kishte ndodhur dhe gjithe informacionin e perftuar nga kjo histori dhe duke u gjendur ne nje lloj rrugice qorre, vendosa te flisja me nje mikun tim gazetar i cili ndonese nuk kishte ndonje interes ne Eksperimentin e Filadelfias, ne te shkuaren me kishte ndihmuar per disa hetime te mijat ne lidhje me UFO-t. Pa i thene asgje per rastin ne fjale, thjesht e informova qe dicka jo e zakonte kishte ndodhur ne Maryland dhe NASA ndodhej aty.

Me pas te dy kujtuam kohen kur ne vitin 1980 mbas nje vale vezhgimesh te UFO-ve ne Fyffe (Alabama), furgonat e NASA-s u shfaqen ne vendin e ngjarjes. Arsyeja e pranise se NASA-s ne ate kohe u shpjegua gjoja per kerkime atmosferike dhe cdo lloj detaji tjeter u shmang.

Miku im gazetar me mori ne telefon te nesermen duke me informuar qe disa perpjekje per te marr informacion te metejshem nga NASA-sa kishin rezultuar te pafrytshme. Askush skishte dijeni per ndonje ngjarje ne Maryland qe te kerkonte pranine e NASA-s. Ne te njejten kohe ai me pyeti per arsyen pse doja ta dija dhe pa i permendur shkrimin tim te pare, i tregova shkurtimisht ngjarjen me ciftin e pensionistave ne Maryland.

Eksperimenti i Filadelfias nuk paraqiste asgje interesante per te keshtuqe mbasi e falenderova per ndihmen, u riktheva ne vendngjarje per te hetuar me tej pranine e furgonave te NASA-s. Por kur u ktheva nuk i gjeta me. Fakti qe ata kishin ikur nuk me habiti, ajo qe me habiti ishte cfare gjeta aty ne vend te furganve te NASA-s.

Gjate kohes qe ndodhesha ne Maryland si rezultat i shkrimit tim te pare mora nje e-mail. Vinte nga nje njeri me emrin Jim i cili mbasi kishte pare videokasetat e pergatitura nga une mbi Eksperimentin e Filadelfias, kishte shkuar dhe kishte pare vete edhe bazen ne Montauk. Personi ne fjale jetonte ne Maryland dhe gjate vizitave te shpeshta ne shtepine e mamase se tij, kishte vene re pranine e nje aeroplani te cilit i mungonin shenjat dalluese.

Megjithese Jim nuk e dinte, mamaja e tij jetonte afer me ciftin e pensionistave. Avioni kishte terhequr vemendjen e tij sepse dukej i ngjashem me avionet spiune te cilet fluturojne ne lartesi shume te ulta mbi bazen e Montauk. Ai e kishte pare te njejtin avion gjate ec e jakeve te tij prane bazes se Montauk dhe e kishte fotografuar, madje kishte fotografuar avionin edhe kur ndodhej ne shtepine e se emes. Por kur me tregoi fotot e ndryshme qe kishte bere une nuk arrita te dalloj ndonje ngjashmeri.

Te dy avionet dukeshin si te tipit Beechcrafts qe perdoren nga segmente te ndryshme te Forcave Ushtarake dhe nga agjencite qeveritare te inteligjences. Jim me tha qe ai nuk i kishte pare kurre me pare keta avion por qe nga dita qe i vuri re, ata shfaqeshin rregullisht dy here ne dite. Ishte gjate ketyre diteve kur ai fotografoi avionet.

Une vete i pashe avionet diten e katert dhe diten e fundit te udhetimit tim te dyte ne Maryland. Sapo dilja nga shtepia ne pronesi te ciftit te penisonisteve kur e pashe avionin te fluturonte pothuajse mbi shtepine. Koha ishte shume e shkurter qe te arrija te beja ndonje foto por isha i bindur qe e kisha degjuar zhurmen e motorit edhe me pare. Nuk kisha krijuar ndonje lidhje me rastin ne fjale duke menduar qe mund te ishte ndonje avion i zakonshmem qe mund te ulej dhe te ngrihej nga ndonje aeroport ne vogel ne afersi te zones.

vazhdon......
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi