Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas.

Shko poshtë

Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas. Empty Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas.

Mesazh nga Rifat Wed Jan 25, 2012 10:31 am


Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas.


[You must be registered and logged in to see this link.]

nga Bill Knell

Ja cilat jane te dhenat qe na sjell Bill Knell, nje studiues i eksperimentit te per me shume se 30 vjet.

Ka shume interpretime dhe kendveshtrime per ate qe ndodhi apo nuk ndodhi ne Filadefia gjate eksperimentin qe marina kreu me njeren nga anijet e saj ne vitin 1943.Informacioni qe dua tju paraqes eshte nje konkluzion dhe argumentim i detajuar mbas 30 viteve kerkimore dhe studimi te mirefillte dhe shume intensiv.



Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas. 51exOxmRdIL._SL500_AA300_

Cfare u mbiquajt si Eksperimenti i Filadelfias eshte dicka qe nuk mund te konsiderohet si dicka e lehte apo nje shaka e pakripur. Ska rendesi nese ju besoni ose jo, ka nje fakt shume te vertete ne kete mes qe, shume njerez kane vdekur ose jane vrare si rezultat i deklaratave te tyre qe kane qene te perfshire apo kane patur njohuri per eksperimentin.

Dua tju sugjeroj para se gjithash qe te hapni mendjet tuaja dhe syte dhe te lironi trurin nga paragjykimet apo mosbesimi (qe sidoqofte eshte njerezor) sepse ajo qe do lexoni eshte shume me pertej realitetit qe njohim dhe pranojme..

Vegjelia ime ne vitet 60 ishte ajo e nje djali normal dhe me prirje te vecanta si cdo femije. Jeta ime do merrte nje kthese te forte kur ne moshen 10 vjecare gjate leximit te disa materialeve per eksperimentin e Filadelfias dhe disa librave per UFO-t, hasa librin e Morris K. Jessup (i saposhkruar) Rasti i UFO-ve ne vitin 1955.

Mbasi libri u publikua, nje njeri misterioz i quajtur Carlos Miguel Allende i shkruajti Jessup nje numer te konsideruar letrash duke krijuar pothuajse nje korrespondence te rregullt me te. Keto letra tregojne qarte qe kishte nje perpjekje nga Jessup drejtuar qevedrise qe te zbulonte sekretin e ufo-ve.

Duke ju referuar Allendes ne te njejten kohe vepronin forca te tjera qe me cdo kush perpiqeshin te mbanin sekretin dhe ja arriten te benin ate qe bene. Sidoqofte Jessup nuk ishte dhe aq i habitur nga kontakti me Allenden sesa nga takimi me disa oficere te larte te Marines te cilet punonin per Zyren e Kerkimeve Detare.

Ndonese ata i deklaruan qe takimi me te nuk ishte zyrtar dhe i autorizuar, ata dukeshin shume te shqetesuar nga nje kopje e librit te fundit te Jessup qe ju kishte ardhur nga dikush. Libri ishte i mbushur me shenime nga te pakten tre njerez te ndryshem , megjithese shumica sot mendojne se ka qene dora e Allendes ne te treja rastet. Sidoqofte referimet e bera ne liber tregonin qarte qe qeveria askidentalisht gjate eksperimentit te bere ne Filadelfia, kishte zbuluar menyren sesi UFO-t jane ne gjendje te perkulin kontiniumin Hapesire-Kohe.

Mbas kontaktit me Marinen, Jessup ishte i bindur qe kishte hasur nje sekret te madhe dhe filloi te hetonte me ne thellesi i shtyre jo vetem nga kureshtja por edhe nga qenia e tij si nje shkenctar i rralle. Ne vitin 1959, ai ja arriti te mbidhte nje material te bollshem kerkimor ne ate qe ushtaraket amerikane dinin per UFO-t dhe qe e mbanin te fshehte nga publiku si dhe per eksperimentin e bere nga marina ne 1943.

Me materialin e mbledhur ai kerkoi takim me njerin nga senatoret e Florides dhe me anetare te disa partive ne Washington, por ai nuk arriti dot kurre atje pasi u gjend i vdekur ne makinen e tij. Megjithese vdekja e tij u konsiderua si aksidentale apo vetvrasje, asnje prej dokumentave qe ai kishte me vete nuk u gjet me.

Kam lexuar per kete fakt nga nje miku tij i ngushte Ivan T. Sanderson ne nje liber te publikuar ne vitin 1960. Sanderson nuk ishte thjesht nje autor i nje libri por nje shkenctar i mirefillte qe besonte ne ekzistencen e UFO-ve dhe pranise se alienve ne toke, bazuar ne faktet evidente.

Pak perpara vdekjes, Jessup i jep mikut te tij Sanderson nje kopje te librit Rasti i UFO-ve ne vitin 1955 qe permbante komentet e bera nga Allende. Interesi im ndaj eksperimentin te bere nga Marina me aq sa kisha pervetesuar mund te quhej me shume se i permbushur por takimi me nje ish marinar i cili kryente sherbiminin ne Portin e Filadelfias gjate Luftes se Dyte Boterore me perfshiu ne nje vorbull qe do dilja vetem dhjetra vjet me vone.

Ne vitin 1973 vizitova familjen e gruas se ardhshme te dhokut tim me te ngushte ne Florida. Aty do bisedonim sebashku per ceremonine e marteses dhe si do organizonim gjerat. Dhe do te qellonte pikersisht qe babai i saj kishte qene nje marinar n e kohen e luftes dhe kishte sherbyer ne Filadelfia. Josef (keshtu quhej) ishte nje njeri shume i edukuar dhe serioz.

Gjate bisedave te ndryshme qe beme qelloi qe permenda projektin e marines qe kisha lexuar dhe lidhjen e tij me disqet fluturuese. Ne ate kohe kishte patur nje vale te madhe shikimesh te UFO-ve nga shume njerez ne Florida dhe subjekti ishte ne gojen e te gjitheve. Mbas darkes filluan te flisnim perseri per planet e marteses kur ne nje moment Josef u be shume serioz dhe filloi te me thoshte qe ne vitin 1944 ishte takuar me nje tjeter marinar qe dukej te ishte shume i shqetesuar per nje eksperiment te bere ne portin e Filadelfias dhe rezultateve qe kishin rrjedhur prej tij.

Marinari thoshte qe shoku i tij me i ngushte vdiq gjate eksperimentin. Josef dhe marinari kishin shume gjera te perbashketa ne ide dhe mentalitet keshtuqe brenda nje kohe te shkurter u bene miq shume te mire. Marinari i tregoi ne konfidence qe mbas interesimit per te marre vesh per vdekjen e mikut te tij, mesoi nga nje doktor qe shoku i tij kishte mbetur i karbonizuar ose si te thuash i shkrire me suprestrukturen e anijes. Kur e gjeten ai ishte akoma gjalle po gjate perjekjeve per ta shkeputur nga trupi i anijes ai vdiq dhe trupi ju shperbe komplet nga temperatura e larte.

E ftova Josep ti hidhte ne leter ne menyre te detajuar komplet biseden qe kishte bere me mikun e tij. Ai jo vetem qe pranoi por shkoi edhe me tej se aq. Ai u perpoq te kontaktoje mikun e tij me te cilin i kishte humbur lidhjet prej disa vitesh por pa rezultat. Rastesisht nga nje tjeter mik i perbashket, mesoi se marinari kishte vdekur por ai mundi te siguroje adresen dhe numrin e telefonit te vejushes se tij.

Josep merr ne telefon vejushen e mikut te tij dhe mbasi e ngushelloi biseduan per pak caste per gjera te pergjithshme. Aty ai mesoi nga vejusha se miku i tij ndonese i terhequr nga sherbimi ushtarak ne vitin 1960, ishte perpjekur te kontaktonte marinare apo ushtarake qe kishin dijeni per eksperimentin duke dashur te mesoje me shume per vdekjen e shokut te tij.

Po ashtu nga vejusha mesoi se miku i tij mbas disa kerkimesh dhe kotaktesh me te tjere cuditerisht vdes ne nje aksident me makine qe nga policia u pershkrua si nje ndjekje e qellimshme dhe aksident i provokuar. Qe nga ky moment Josef filloi te mendoheshe gjate dhe u terhoq menjehere nga kerkimet e metjeshme.

Qe nga ky moment fillova seriozisht kerkimet e mija per Eksperimentin e Filadelfias. Ne vitin 1980 nje liber i titulluar Eksperimenti i Filadelfias - Prokjekti i Padukshmerise u botua nga Charls Berlitz dhe William Moore. Libri ishte nje version i shkurter i shume gjerave te thena per eksperimentin. Nga ana e Berlitz komentet ishin shume llogjike dhe te studiuara ndersa Moore qe te arrinte te publikonte librin nderthuri dhe disa elemente jo me shume kuptim. Nga ana tjeter Berlitz kishte nje reputacion te madh sidomos mbas publikimit te librit te tij mbi Trekendeshin E Bermudes.

Nderkohe qe Moore dhe Berlitz u perpoqen te terheqin vemendjen e atyre qe ishin disi te interesuar per fenomenin, pergjigja me e madhe ne formen e nje kritike te ashper erdhi nga ana e skeptikeve. kritika e tyre bazohej sidomos ne menyren sesi ishin zhvilluar ngjarjet historike dhe subjektet e saj. Gjerat moren me per keq kur nje studio filmi ne Hollywood prodhoi nje film me te njejtin subjekt dhe e bazuar ne librin e tyre. Ne vend qe te ishte nje dokumentar shkencor qe te analizonte ate qe kishte ndodhur, studio prodhoi nje film fantastiko-shkencor qe u be i dashur per te apasionuarit e ketij lloji filmash.

Libri i Moore dhe Berlitz u pasua nga pulbikimi i shume pamfletave met e njejtin subjekt qe u perpoqen te perfitonin nga interesimi qe ishte zgjuar ne publik per nje fakt te tille. Nderkohe askush nuk i ishte pergjigjur pyetjes se madhe se cfare kishte ndodhur me te vertete ne vitin 1943...

Me kalimin e kohes, u takova me shume njerez te cilet konfirmonin perfshirjen e tyre ne eksperiment. Njeri prej tyre ishte Jonathan Jessup i cili pretendonte te ishte djali i te famshmit doktor Morris Jessup. Ai me tregoi shume gjera perfshi edhe rrembimin e tij prej alieneve, fakte qe me pas rezultuan te rreme dhe djali i ri u zhduk nga skena kur u pa qe cdo gje qe tha u kuptua qe ishte mashtrim.

Ne vitin 1989 ja arrita te filmoja dhe te intervistoja 3 deshmitare te cilet konfirmonin njohurine qe kishin per eksperimentin dhe perfshirjen e tyre ne te por... kete rradhe jo me ne ate te vitit 1943 por vite me pas, midis viteve 1970-1980. Intervista dhe deklarata e tyre u realizua ne nje shtepi te vogel ne Long Island dhe ne te ndodheshin vetem disa miq te ftuar.

Deklaratat e tyre tingellonini shume te cmendura dhe te pabesueshme megjithate une u ndjeva shume i intriguar. Duke e patur te qarte se per cfare teme do flisnim, kisha ftuar nje specialist ne fushen e elktronikes, elektromagnetismit dhe inxhinjerise elektrike sepse doja te dija opinionin e tij profesional dhe shkencor per ato qe do thuheshin nga tre deshmitaret. Qe mos zgjatem shume ne kete pike, ne perfundim te intervistes, miku im, specialisti per dite te tera nuk mund te flinte me gjume mbas asaj qe degjoi...

Por edhe une mbeta i tronditur nga informacioni dhe deklarata qe tre deshmitaret, Al Bielek, Preston Nichols dhe Duncan Cameron bene ate dite ne pranine tone. Duke e konsideruar vetem nje studiues serioz te fenomenve paranormale, jam mesuar gjithmone qe te marr ne konsiderate komplet historine dhe jo deklarata te shkeputura individuale apo evidenca te vogla te cilat mund te behen subjekt i interpretimeve personale. Ndonese historia e tyre ishte e mbushur me fakte te detajuara madje shume shkencore, une perseri nuk i pranova te gjitha.

Ne mes te viteve 1990 kisha trajtuar temen e Eksperimentit te Filadelfias ne shume seminare qe mbaja ane e mbane USA per ufologjine. Si rezultat nje numer shume i madh njerezish kishin shkembyer me mua informacione dhe te dhena te shumta mbi projektin e realizuar nga Marina por asnjeri prej tyre nuk deshironte qe ti behej emri publik.

I vetmi qe pranoi ishte Phil Schenider Phil Schneider ishte nje inxhinjer gjeolog i perfshire ne ndertimin e te ashtuquajturave bazave te nentokes sidomos asaj te Dulce ne New Mexico dhe i bere i famshem per lekturat e tij ne zbulimin e se vertetes. U gjend i vrare ne apartamentin e tij ( i mbytur me tel) pak dite mbas deklaratave bombe dhe faktave qe zbuloi ne vitin 1996. Per kete person si dhe deklaratat e tij do shkruaj me hollesi ne temen e hapur per ufologjine.

Qelloi si koincidence qe isha caktuar te paraqisja nje seminar ne te njejtin hotel ku pak dite me pare Phil kishte mbajtur fjalen e tij ne konferencen e organizuar me titull Global Sciences Conference. Duke qene se kisha shkuar atje me perpara se dita qe fillonte seminari (per arsye pulbiciteti) rastisa te degjoja fjalen e tij.

Ndonese ai e specifikoi shume here qe nuk ishte ndonje foles i shquar, e kuptova shume mire mesazhin e tij dhe ate qe donte te trasnmetonte. U takova me te dhe folem per disa ore ne lidhje me fjalimin e tij. Mesa dukej, babai i Phil kishte qene pjese e eksperimentin origjinal te Filadelfias si doktor i anijes. Babi i Phil, ishte Otto Schnaider ish ushtarak i larte nazist SS i sjelle ne Amerike nepermjet projektit Paperclip menjehere mbas luftes se dyte boterore bashke me ajken e shkenctareve dhe studiuesve gjerman, te gjithe te perfshire ne Partine Naziste dhe pjestare aktvi SS.

Dhe gjate luftes ai shpesh kishte punuar per llogari te amerikaneve ndonese ishin ne lufte me njeri tjetrin. Projekti Paperclip eshte i njohur madje dihen edhe emrat e perfshire ne te. Nje prej organizuesve dhe zbatuesve te ketij projekti ka qene dhe ish ushtaraku i lart i inteligjenes se ushtrise amerikane Philip Corso i cili jep detaje te hollesishme te ketij operacioni ne librin e tij Dita Mbas Rosweel. Sidoqofte Phil Schnaider ka lindur dhe eshte rritur ne Amerike.

Phil Schnaider nga ana e tij ishte i perfshire ne menyre intensive me qeverine amerikane si gjeolog qe ishte, ne projekte per ndertimin e bazave te nendheshme dhe objekteve te tjera me destinacion ushtarak. Ne kohen qe e njoha ai sa kishte filluar te fliste per Projektin e Marines si dhe per disa njohuri te tijat personale qe kishin lidhje me fshehjen e te vertetes nga ana e qeverise amerikane ne lidhje me ufot dhe alienet.

Pak kohe mbas fjalimit te tij, u gjet i vrare ne apartamentin ku jetonte, me disa gishta qe i mungonin ne cdo dore, me shenja te qarta te perdorimit te armes se zjarrit dhe nje tel perreth grykes qe i kishte shkatuar vdekjen. Vdekja e tij ishte e temerrshme. Ashtu si dhe ne rastin e Morris K. Jessup, vdekja e tij u quajt vetvrasje.

Dyshoj qe mund te kete njeri te dije saktesisht te verteten e Eksperimentit te Filadelfias, pervec atyre te perfshire direkt ne te. Megjithate me poshte po shkruaj cfare kam arritur te mbledh nga burimet e shumta te informacionit si dhe konkluzionet e mija:

Disa shkenctare te Universitetit Princeton te New Jersey kane punuar ne disa projekte fizike qe kane patur si fokus kryesor Udhetimin ne Kohe, Perkuljen e Kohes dhe perdorimin e fushave te fuqishme elektromagnetike per te spostuar dhe manipuluar objektet nga vendi i tyre i supozuar fillestar. Kjo ishte hartuar vetem ne leter dhe akoma asgje nuk ishte provuar.

Pak perpara perfundimit te Luftes se Dyte Boterore u be e njohur prej shume vetave qe amerikanet po punonin ne menyre sekrete per shpikjen e nje bombe te fuqishme (ajo atomike) qe ti jepte fund luftes shpejt. Por shume shkenctare si ne rastin e Einstein ishin te shqetesuar nga fakti qe nje bombe e tille mbas perfundimit te luftes nuk do asgjesohej por do vazhdonte te perfeksionohej dhe prodhohej.

Nga ana tjeter Marina kishte dyshimet e saj persa i perket bombes atomike. Ata ishin te bindur qe asgje tjeter pervec se nje sulm i plote i marines dhe i mjeteve te saj ne ishujt e Japonise nuk do i jepte fund luftes. Marina po pesonte humbje te anijeve te saj prej te famshmeve anijeve naziste te quajtura U-boat te cilat sulmonin edhe me nje teknologji tjeter, nje lloj bombe qe ngjitej tek anijet armike nepermjet nje kontakti magnetik.

Pra ishte bere shume emergjente fakti qe duhet zbuluar nje menyre per te bere ç'magnetizuar anijet amerikane dhe per ti bere ato te padukshme per U-boat gjermane dhe aeroplaneve te tyre. Ne te njejten kohe marina kishte kerkuar ndihmen e Einstein dhe te nje shkenctari tjeter te suksesshem te Universitetit Prineton per te realizuar projektet e saj qe kishin marre nje fare rruge.

Pra u bene disa perpjekje por pa rezultat. Megjithese kane kaluar me shume se 60 vjet, keto projekte mbeten akoma sekrete dhe te pa publikuara per pulbiken, une arrita te mesoja qe ne ate kohe Albert Einstein ishte nen kontrate per llogari te Marines se SHBA-se. nga sa kam mundur te mesoj nga burime te shumta, Einstein preferonte te ndertonte arme mbrojtese sesa ato sulmuese te natyres se bombes atomike. Krijimi i nje bombe te tille do te rrezikonte zhdukjen e te gjithe njerezimit.

Shume shkenctare ne Princeton te cilet e mendonin si ai u bashkuan dhe u perpoqen te zgjidhin problemin ne menyre tjeter. Ata i deklaruan Marines qe ishte mundesia per te bere nje anije komplet te padukshme nga radaret dhe sonaret. Natyrisht me kete deklarate ata nuk bashkangjiten menyren apo teknologjine sesi do e realizonin nje projekt te tille.

Duke qene se Princeton ndodhet shume afer Portit te Filadelfias i cili kishte anije dhe mole te shumta, Philadelphia Naval Shipyard u zgjodh per fazen perfundimtare te projektit. Per eksperimentin u zgjodh nje anije e re e saporregjistruar qe ishte USS Eldridge.

Pjesa e pare e eksperimentit u zhvillua ne molin e Portit ne vitin 1943. Ne fushe e fuqishme elektromagnetike u krijua perreth anijes, pa demtuar aspak aparaturat e saj elektronike. Anija mbas pak castesh u be e padukshme nga radari por ne ato momente ndodhi ajo qe nuk pritej dhe nuk ishte parashikuar aspak nga Marina ndersa shkenctaret po e prisnin me ankth te ndodhte. Anija filloi te behej e padukshme edhe nga syri i njeriut.

Ne realitet anija per nje kohe te shkurter u shkeput nga koha dhe realiteti jon dhe u spostua apo projektua ne nje kohe tjeter dhe u kthye vetem mbasi fusha e gjeneruar elektromagnetike u mbyll. Disa kafshe te vogla qe ndodheshin neper kafaze ne anije ngordhen sapo anija filloi te humbte ne nje lloj mjegulle ngjyre te gjelber.

Duke qene se asnje qenie njerezore nuk ndodhej ne bordin e anijes incidenti me kafshet u injorua nga Marina dhe aq me shume mbas komenteve te bera nga shkenctaret qe fusha magnetike e krijuar mund te rregullohej apo kontrollohej ne menyre qe mos te ishte e demshme per njeriun. Pra eksperimenti mori rruge me tej.

Ne vitin 1944 Eldridge u shoqerua nga disa anije te tjera te ngarkuara me te njejtjen pajisje teknologjike duke shpresuar qe kjo miniflote do arrinte te behej e padukshme qe te shmangte radaret dhe sonaret U-boat te nazisteve. Por megjithate vetem Eldridge ishte e vetmja anije qe u lejua te perdorte kapacitetin e plote te fushes elektromagentike. Ne prani te shume vezhguesve perfshi edhe nje perfaqesues te Marines Tregetare i njohur me vone si Carlos Allende ne bordin e anijeve qe rrethonin Eldridge eksperimenti u krye perseri kete rradhe ne nej nga brigjet e New Jersey dhe me marinare ne bord.

Ndersa te gjithe po sodisnin fillimin e eksperimentit sapo fusha e fuqishme elektromagnetike u gjenerua,nje mjegull e gjelbert (si ne rastin e pare) filloi te mbulonte anijen e cila pak nga pak filloi te humbiste konturet e saj. Por gjerat po shkonin shume keq per ekuipazhin ne bordin e Eldridges. Marinaret filluan te çorientoheshin, nuk arrinin dot te shikonin gjerat perreth madje disa prej tyre u dogjen gjate kohes qe mjegulla e gjelbert shtoheshe. Te tjeret humben me gjithe anijen.

Disa caste mbasi u zhduk nga Brigjet e Jerseyt, anija u shfaq ne vitin 1983 ne brigjet e Long Island. E gjitha ndodhi sepse anija u shty si te thuash ne nje vrime ne kohe ose worm hole, nje lloj distorcioni kohor qe u shkaktua nga ky eksperiment dhe nga nje tjeter qe e pasoi ne nje baze ushtarake qeveritare ne afersi te Montauk Point. Kur baza ushtarake ne Montauk fiku energjine elektrike, anija u rikthye mbrapsht ne vitin 1944 dhe u rishfaq pak sekonda mbasi ishte zhdukur.

Fundi i pjeses se pare.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas. Empty Re: Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas.

Mesazh nga Rifat Wed Jan 25, 2012 10:35 am

vazhdimi...

Mbasi anija u kthye, objekte te cuditshme u pane sipas saj. Ato mund te ishin UFO-t. Mesa dukej dhe ishin te gjitha mundesite, njeriu kishte zbuluar sesi alienet (nqs ekzistojne) ishin ne gjendje te perkulnin dhe manipulonin kohen dhe hapesiren dhe te leviznin ne te sipas deshires. Por ne vitin 1944 teknologjia kompjuterike mungonte dhe ishte pothuajs e pamundur te kontrolloje gjithe ate fushe te fuqishme energjie.

Rezultati ishte qe pothuajse 1/3 e ekuipazhit vdiq, duke u bere njesh me pjese te ndryshme te anijes, bordit te saj dhe superstruktures metalike. Pjeset kryesore te anijes u mbuluan me nje shtroje te madhe qe te mos shikoheshin n ga publiku gjate kohes qe Eldridge u kthye ne Philadelphia Naval Shipyard ate mbremje.

Ata qe mbijetuan proves se 1944-es nganjehere zhdukeshin dhe rishfaqeshin perseri duke u projektuar ne kohe te tjera. Ne artikullin e gazetes Philadelphia Enquirer qe daton vitin 1944 shkruan per nje ngjarje ne nje lokal te qytetit ku disa marinare dhe punetore te portit filluan te zihen dhe nderkohe 2 prej marinareve filluan te humbisnin formen e tyre dhe u bene te padukshem. Pjesa derrmuese e ekuipazhit kaloi ne cmenduri permanente. Ne vitin 1945, Marina pjesen e ekuipazhit qe mbeti e mbylli ne nje spital psiqiatrik nen kontrollin e marines dhe qe prej asaj kohe nuk dihet me se cfare ndodhi me marinaret.

Megjithe rezultatin jo te kendshem te eksperimentin, Marina e kuptoi se nje zbulim i madh teknologjik ishte bere dhe natyrisht qe nuk do ta linin qe tju ikte nga dora. Eksperimenti jo vetem qe demonstroi qe nepermjet gjenerimit te nje fushe shume te fuqishme elektromagentike mund te levizen objekte ne kohe dhe hapesire por edhe fakti qe ndikonte ne trurin e njeriut.

Mbasi pjesa e mebtur e ekuipazhit u cmend, marina perpiqej te konkludonte nese ekseprimenti mund te perdorej mbi forcat mike aleate qe ti bente ata te luftonin pa frike dhe nga ana tjeter te detyronte forcat armike qe te dorezoheshin pa kushte?

Te gjitha keto teori do perpiqeshin te provoheshin me vone ne ate qe quheshe Shtepia e Artilerise se Luftes se Dyte Boterore. Me deshire apo jo, pjesmarresit e eksperimentit u derguan ne nje baze te quajtur Camp Hero ne afersi te Montauk Point per te provuar teknologjine. Duke qene se keto testime ne nje fare menyre terhiqnin UFO-t, nuk ishte aspak e rastit qe pati me mijera veshgime te tyre ne ate periudhe. Kjo i coi disa kerkues ufosh ne konkluzionin e gabuar qe ne brigjet e Long Island mund te ndodhej ndonje baze sekrete ufosh...

Nje reviste detare e quajtur Rudder ne vitin 1969 shkroi nje artikull duke paralajmeruar marinaret dhe pronaret e anijeve te vogla qe nje numer i konsiderueshem anijesh kishin pare nga afare ufo ne brigjet e Long Island dhe nuk ishin ne gjendje te kontrollonin anijet e tyre qe ju fikeshin.

Pjesa me e madhe e asaj qe ndodhi ne Montauk, u zhvillua nentoke. Aty prej kohesh me nje shtrirje prej disa miljesh ishin ndertuar tunele nepermjet nje energjie alternative te zbuluara nga gjeniu Nicola Tesla. Keto tunele te perdorura nga artileria gjate luftes se dyte boterore, u shendrruan ne bartesin e sekretit me te madh te kombit tone.

Nderkohe antena sferike e radarit e perdorur njehere e nje kohe per lufte, u shendrrua per te testuar efektet e kontrollit te mendjes, pjese e zbulimit te bere ne eksperiment qe funksiononte duke derguar vale me frekuenci te vogel. Ndersa qeniet njerezore uleshin ne nje karrige speciale dhe dergoheshin ne kohe dhe hapesire qe nga tunelet e nendheshme.

Tingellon cmenduri? Ne momentin qe radari u be aktiv dhe dhe valet manipuluese te mendimeve ne trurin e njeriut u leshuan ne nje rreze prej 20 miljesh, qytetet e vogla qe ndodheshin perreth te cilat skishin patur kurre kriminalitet, madje as burgje, u bene pre e nje vale krimi te papare. Dukej sikur njerezit kishin shkalluar.

Gjate njerit prej udhetimeve ne kohe qe Al Bielek me tregoi, ai e pa veten te projektuar ne te ardhmen ne qytetin e New York, i rrethuar nga rrenoja dhe germadha. Dukeshe sikur gjysma e qytetit ishte shkaterruar. Megjithese ai nuk deshironte te kalonte ne detaje, nese do shikoni videot qe kam filmuar gjate intervistes me te ne menyre specifike per kete udhetim, do kishit dale ne te njejtin konkluzion.
Karrigia qe uleshin ata qe projektoheshin ne kohe, mund ta kishte cuar Bielek fill mbas 11 shtatorit te 2001 dhe ajo qe ai pa ishin germadhet e World Trade Center. Ky udhetim ishte bere nga Bielek ne vitin 1991, pra 10 vjet perpara se te ndodhe 9/11.

Prova me e gjalle per ekzistencen dhe vertetesine e asaj qe ka ndodhur ne 1943 dhe rezultatet e saj, qendrojne ne vete kohen e gjate qe eshte ruajtur sekreti. Besoj fuqishem qe Eksperimenti i Filadelfias ka ndodhur dhe zbulimet teknologjike qe erdhen ishin te mahnitshme por edhe shume te rrezikshme. Si rezutat shume njerezve i eshte mbyllur goja, jane vrare, madje edhe jane fshire nga memorja kolektive sikur te mos kishin ekzistuar kurre.

Nuk ka rendesi nese ju besoni apo jo, sidoqofte jeta juaj dhe ajo e miliona te tjereve ka ndryshuar shume si rezultat i Eksperimentit te Filadelfias.

Shenim nga BILL KNELL: kam 6 ore informacion mbi Eksperimentin e Filadelfias te rregjistruar ne 3 videokaseta. Jam i gatshem per kontaktim nga media qe ti informoj mbi Eksperimentin e Filadelfias, UFO-t dhe tema te tjera te natyres paranormale. Nese deshironi informacion me te hollesishem mund te vizitoni faqen time ne [You must be registered and logged in to see this link.]
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi