Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nën kthetrat e magjisë së zezë

Shko poshtë

Nën kthetrat e magjisë së zezë Empty Nën kthetrat e magjisë së zezë

Mesazh nga Rifat Sat Jan 28, 2012 2:13 pm



Nën kthetrat e magjisë së zezë



[You must be registered and logged in to see this link.]

Në pushtetin e “forcave të errëta”, Hendrik M. nga Thuringeni i Gjermanisë, më 29.04.2008, së bashku me dy shoqërues, në mënyrën më të paskrupullt e kishin mbytur në një kasolle bashkë moshatarin e tyre, Sandro B, duke i mbështjell rreth fytit një kabllo elektriku.

Autorët e krimit i takonin një klani, të cilët, sipas shtypit, visheshin me të zeza, shminkoheshin (bënin makjazh) me ngjyra të errëta, shkonin natën në varreza, ku me verë të kuqe ose gjak vizatonin pentagrame mbi sipërfaqe të ndryshme. Për shtypin ishte e qartë, “Vrasje me urdhër të satanit” ishin titujt me shkronja të mëdha në faqet e para të tyre.

Edhe vendimi gjyqësor merret duke u bazuar në faktet se ndikim parësor, për aktin e kryer, kishin filmat me mesazhe satanike dhe përmbajtje kriminale. Në 10 janar 2010, po në Gjermani, pranë gjykatës së Bochumit, fillon proçesi kundër dy të akuzuarve, Daniel dhe Manuela Ruda, për veprën e rëndë penale të ritualit vrasës në mjedisin e satanistëve.

Danieli dhe Manuela e kanë mbytur një njeri, dhe ata besojnë se këtë gjë e ka kërkuar nga ata vetë satani. Daniel R, që nga koha kur ishte nxënës, shihte “ëndërra” të përgjakshme. Ai e shihte veten në një trup monstruoz, i cili “rrëshqiste” netëve të errëta, duke i kafshuar njerëzit në kokë.

Në moshën 14 vjeçare, gjatë një ore të mësimit atij i paraqitet “Samieli”(“Sammael” është një demon nga Talmudi Hebraik i cili përpiqet t’i dëmtojë njerëzit). Ruda filloi të lexojë “Biblën satanike”, të pijë gjakun e vet dhe u emërtua si “Sundown”, ose ndryshe “Perëndimi i Diellit”.

Në mars të vitit 2009, sipas tij, Danieli pranon dy urdhëra drejtpërdrejtë nga satani, që lidheshin me numrat “6667”. Në 06.06, duhej të martohej me Manuelën dhe në 06.07 në trupin e tij do të futej djalli, i cili kishte nevojë për një shpirt! Urdhri i parë ishte i qartë, të dytin Danieli e interpretoi si hap drejt viktimizimit: Vrasje, kërkim viktime, sjelljen e shpirtit.

Dhe për zbatimin e urdhërit ai fillon të përgatitet duke blerë një sëpatë, disa thika dhe dy çekanë. Sipas dëshmive, por edhe shtypit, besohet se tre persona ishin të ftuar ditën e krimit, pra më 06.07.2009, në katin e tretë të banesës në rrugën “Breite Strase 55, në Witten të Gjermanisë.

Frank Hacker, 33 vjeçar, ishte i vetmi që ra në grackë dhe u masakrua tmerrësisht në ritualin satanik. 66 goditje nga mjete të forta dhe të mprehta konstatuan hetuesit e mjekësisë ligjore. “66” është numri i djallit! Danieli u dënua me 15 vite burgim ndërsa Manuela me 13.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi