Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri i martireve nga Zhan Krespeni

Shko poshtë

Libri i martireve nga Zhan Krespeni Empty Libri i martireve nga Zhan Krespeni

Mesazh nga SHKELBA Mon Jan 30, 2012 11:16 pm


Pasojat e katolicizmit


Libri i martireve nga Zhan Krespeni Foxe%27s_Book_of_Martyrs_-_Frontispiece_%281761%29

Ne vitin 1546,14 burra nga komuna e Mose,France,u shpallen fajtore per herezi dhe u denuan me vdekje per se gjalli.C'krime kishin kryer?Mbanin mbledhje neper shtepi,luteshin,kendonin psalme,kremtonin Darken e Zoterise dhe deklaronin se nuk do ti pranonin kurre ''idhujtarite papnore''.

Diten e ekzekutimit,mesuesi katolik Fransua Pikard u beri pyetje sfiduese te denuareve rreth bindjeve te tyre per Darken e Zoterise.Ata iu kthyen me pyetje per doktrinen katolike te transubstancimit,sipas se ciles buka dhe vera gjate atij kremtimi shnderrohen me nje mrekulli ne mishin dhe gjakun e Jezuit.Te denuarit pueten:''A ka shije mishi ajo buke?Po vera,a ka gje shije gjaku?''
Edhe pse nuk u dhane dot pergjigje,14 burrat i lidhen ne shtylla dhe i dogjen te gjalle.Te gjithe ata qe nuk u ishte prere gjuha,kendonin psalme.Prifterinjte qe rrinin perqark sheshit te ekzekutimit,u munduan t'i mbytnin zerat e tyre duke kenduar me fort.Te nesermen,ne po ate vend Pikardi shpalli se ata te 14-te ishin denuar perjetesisht ne ferr.

Ne vitet 1500,Europa ishte nje vend i rrezikshem per jokonformistet fetare.Shume prej atyre qe iu kundervune doktrinave te pranuara te kishes,hoqen vuajtje te llahtarshme nga kundershtaret fetare.Nje burim faktesh per keto vuajtje eshte LE LIVRE DES MARTYRS ( Libri i martireve ) nga Zhan Krespeni,qe u botua ne Gjeneve te Zvicres,me 1554.Kjo veper njihet edhe si HISTOIRE des MARTYRS.
[Nje perkthim i njerit prej titujve te vepres se Krespenit eshte Libri i martireve,pra,nje permbledhje per disa martire qe u perballen me vdekjen ne emer te Zoterise Jezu Krisht,qe nga Jan Husi deri ne kete vit,me 1554.Gjate jetes se Krespenit,dolen nje sere botimesh te rishikuara e te zgjeruara,me ndryshime ne titull dhe permbajtje;te tjera u botuan pas vdekjes se tij.

Nje avokat hyn ne radhet e Reformes

Krespeni lindi rreth vitit 1520 ne qytetin e Arrasit,ne veri te Frances se sotme,dhe studioi per drejtesi ne Luven,Belgjike.Mbase atje u njoh me idete reformiste.Me 1541,Krespeni shkoi ne Paris qe te punonte si sekretar i nje juristi me emer.Atehere pa me syte e tij ne Place Maubert te Parisit se si dogjen Klod Le Penkrene,te denuar si heretik.Krespeni u prek thelle nga besimi i atij djaloshi arpunues dhe pohoi se e ekzekutuan ngaqe ''u shpalli te verteten prinderve e miqve.''

Ne ate kohe,Krespeni zuri te punonte si avokat ne Arras.Mirepo,s'kaloi shume dhe e akuzuan per herezi per shkak te bindjeve te reja qe mbeshteste.Qe t'i shpetonte gjyqit,u arratis ne Strasburg te Frances,e me vone u vendos ne Gjeneve,Zvicer.Atje Krespeni u shoqerua me perkrahesit e Reformes.Hoqi dore nga karriera si avokat dhe u be botues.

Krespeni botoi vepra fetare te reformatoreve,si Xhon Kalvin,Martin Luter,Xhon Noks dhe Teodor Beza.Ai shtypi tekstin grek te asaj pjese te Bibles qe zakonisht quhet Dhiata e Re,si edhe biblen e plote ose pjese te saj ne anglisht,frengjisht,italisht,latinisht dhe spanjisht.Gjithsesi,Krespeni mori fame pasi shkroi Librin e martireve.Ne te renditeshin emrat e shume te ekzekutuarve per herezi ne periudhen 1415-1554.

Pse shkruhej historia e martireve?

Nje pjese e mire e literatures se reformatoreve demaskonte mizorite e aotoriteteve katolike.Ajo i jepte zemer popullit duke e paraqitur ''heroizmin'' e martireve protestante si vijim te vuajtjeve te sherbetoreve te Perendise ne kohet me te hershme,perfshire edhe te krishteret e shekullit te pare.Krespeni perpiloi nje liste te atyre qe kishin rene theror per besimin,qe t'u jepte bashkebesimtareve protestante shembuj pet t'i imituar.
[Dy histori te tjera per martire u botuan me 1554,po ate vit qe Krespeni botoi Librin e martireve.Njera u shkrua ne gjermanisht,nga Ludvig Rabusi,kurse tjetra ne latinisht,nga Xhon Foksi.

Libri i Krespenit eshte nje permbledje e seancave gjyqesore,procedurave ligjore te Inkuizicionit,tregime te deshmitareve okulare dhe deshmive te shkruara nga te akuzuarit kur ishin ne burg.Perfshin edhe letra inkurajimi qe iu derguan te burgosurve,disa prej te cilave jane plot me citate nga Bibla.Krespeni mendonte se besimi i te akuzuarve qe shkruan deshmite,ishte ''i denje te skalitej ne kujtese ne jete te jeteve.''

Ne pjeset doktrinale te librit,Krespeni ndalet kryesisht te grindjet e famshme mes katolikeve dhe protestanteve.Per shembull,perndjekesit dhe te perndjekurit haheshin rreth ceshtjeve te tilla,si:purgatori,lutjet per te vdekurit,nese duheshin perdorur shembelltyrat ne adhurim,nese flijimi i Jezuit perseritej gjate meshes katolike dhe nese papa ishte perfaqesuesi i Perendise.

Libri i martireve eshte deshmi e polemikave dhe intolerances qe karakterizonte ato kohe plot dhune.Edhe pse Krespeni u perqendrua te perndjekja e protestanteve nga katoliket,s'duhet harruar se hera-heres edhe protestantet i kane perndjekur katoliket me po aq egersi.

Disa nga ata qe vdiqen per hir te besimit ne ditet e Zhan Krespenit,patjeter qe po e kerkonin te verteten fetare me sinqeritet.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri i martireve nga Zhan Krespeni Empty Libri i martireve nga Xhon Foksi dhe koha e tij e trazuar

Mesazh nga SHKELBA Mon May 07, 2012 11:51 pm

Pasojat e katolicizmit

Libri i martireve nga Zhan Krespeni Georgefox

A ka mesuar njerezimi nga gabimet e se kaluares?Mendoni rreth kesaj pyetjeje teksa shqyrtoni jeten e Xhon Foksit,(George Fox),anglezit qe mori ne dore penen me shpresen se lexuesit do te ndienin neveri per mizorite e patregueshme qe kishin njollosur kohen e tij.
Tregimet e Xhon Foksit,te shkruara gjate periudhes se Reformes,paten nje ndikim vertete te fuqishem te populli anglez per shekuj me radhe.Atij iu deshen me shume se 25 vjet te perfundonte librin,te titulluar Bemat dhe monumentet e kishes (Acts and Monuments of the Church).Disa thone se libri i tij eshte i dyti pas Bibles ne angluisht qe ka ndikuar aq shume ne gjuhen dhe kulturen angleze.

Libri i martireve nga Zhan Krespeni Foxe%28John%29_Acts&Monuments_V1_t

Vite te trazuara

Xhon Foksi lindi ne Boston te Anglise ne vitin 1516 ose 1517.Sipas tradites,pak a shume ne te njejten kohe Martin Luteri gozhdoi ne deren e nje kishe ne Uitenberg te Gjermanise 95 teza si proteste.Keshtu,Foksi,nje katolik romak qe nga lindja,doli ne skene ne kohen kur reformatoret po sfidonin autoritetin dhe dogmat e kishes katolike.

Foksi u regjistrua ne universitetin e Oksfordit,ku nder te tjera studioi greqisht dhe hebraisht,e fale tyre mundi ta lexonte Biblen ne gjuhen e saj origjinale.Me sa duket,kjo i ngjalli dyshime per disa nga bindjet e tij katolike.Faktikisht,studentet e tjere filluan te mendonin se ai mund te ishte bere protestant,dyshim qe ua shprehen edhe krereve te kolegjit.Pas kesaj,Foksit nuk ia ndane syte.

Pasi u diplomua ne vitin 1543,Foksi mund te ishte shuguruar prift.Por nuk pranoi,pasi nuk ishte dakort me beqarine e detyruar.Ky qendrim u vuri kapak gjerave.I dyshuar per herezi qe,nese provohej,mund ti kushtonte jeten,ai u largua nga universiteti me 1545-en.Pasi braktisi nje karriere akademike premtuese,Foksi u be mesues privat ne nje familje afer qytetit Stratford-mbi-Avon,Uaruikshir.Atje u martua me Anjeze Rendellin.

Anjeza vinte nga Koventri,nje vend aty afer,dhe i tregoi Foksit per nje vejushe me emrin Smith,e cila u kishte mesuar femijeve Dhjete Urdherimet dhe lutjen model te Jezusit,qe shpesh quhet lutja e zoterise.Por,ajo ua kishte mesuar ne anglisht dhe jo ne latinisht.Per kete ''krim'' e dogjen te gjalle bashke me gjasht burra qe ishin akuzuar per te njejten gje.Kjo padrejtesi e papare i zemeroi njerezit,ndaj peshkopi i zones hapi fjale se viktimat u dogjen per nje '''krim me te rende'',kishin ngrene mish te premteve dhe ne dite te tjera agjerimi.

Si u kishin rene ne dore ketyre martireve pjese te Biblkes ne anglisht?Rreth 150 vjet me pare,pavarsisht nga kundershtimi i kishes,Xhon Uajklifi e kishte perkthyer biblen nga latinishtja ne anglisht.Madje,aikishte stervitur predikues udhetues te njohur si lolardet.Ata mbanin pjese te shkruara me dore nga Shkrimet,te cilat ua lexonin njerezve.Per pasoje,parlamenti u perpoq ta ndalte kete aktivitet.Ne vitin 1401,ai miratoi nje dekret sipas te cilit peshkopet kishin ne dore ti burgosnin e ti torturonin heretiket,si dhe ti digjnin te gjalle.

Nga frika e arrestimit,Foksi u shperngul me familje ne londer,ku me vone mbeshteti hapur ceshtjen e protestanteve.Atje ai perktheu ne anglisht fletushka te reformatoreve gjermane,si dhe fletushka te tjera te shkruara ne latinisht.Madje,shkroi disa fletushka edhe vete.
Vec ketyre,Foksi nisi te hartonte historine e Lolardeve ne Angli,te cilen e perfundoi ne vitin 1554.Vepra u botua ne Strasburg,sot nje qytet i Frances,si nje vellim i vogel 212-fletesh ne latinisht.Ne fakt,ky ishte vellimi i pare i vepres se tij Bemat dhe monumentet e kishes.Pese vjet me vone,ai e zgjeroi kete vellim qe arriti ne 750 faqe me te medha.

Libri i martireve nga Zhan Krespeni Fox_at_houlker_hall_300Libri i martireve nga Zhan Krespeni George-fox

Intoleranca mbolli vdekje

Gjate Reformes ne Europe u vrane mijera burra,gra e femije.Ne vitin 1553,ne fronin e Anglise u ngjit nje katolike e flakte e njohur si Maria Gjakatare.Meqenese me 1534-en parlamenti anglez kishte prere te gjitha lidhjet me Kishen Katolike te Romes,ajo ishte e vendosur te kthente autoritetin e papes ne Angli.Gjate mbreterimit 5 vjecar te Marise,u dogjen te gjalle si heretike rreth 300 burra e gra,duke perfshire edhe krere te Kishes Protestante.Shume te tjee vdiqen neper burgje.

Foksi i mbijetoi kesaj periudhe sepse,menjehere pas kurorezimit te Marise,u shperngul bashke me familjen ne Bazel te Zvicres.Ne vitin 1559,nje vit pasi u ngjit ne fron Elizabeta,motra protestante e Marise,ai u kthye ne Angli bashke me te merguar te tjere.Po ate vit,Elizabeta kishte rivendosur Aktin e Supermacise,e e bente ate Guvernatore Supreme te Kishes.Atehere,ne vitin 1570,papa Piu i V e shkisheroi Elizabeten.Shpejt u zbuluan komplote nderkombetare kunder Anglise,si dhe plane per eliminimin e mbretereshes protestante.Keshtu,qindra katolike u akuzuan per tradheti dhe u vrane me urdher te Elizabetes.

(Sipas nje vepre referimi,me 1534-en parlamenti miratoi Aktin e Supremacise,sipas te cilit ''Henri shpallej pa rezerva kreu i vetem i Kishes,dhe kjo e shpetoi nga akuza per tradheti te larte.Keshtu,kur nenshkroi kete akt,vetem me nje te rene te penes mbreti permbysi traditat mijeravjecare dhe Anglia doli hapur me nje Kishe Kombetare te pavarur nga papa''-The Leading Facts of English History,nga D.H.Montgomeri.)

Foksi perfundon vepren e tij


Pasi u kthye ne Angli,Foksi iu pervesh punes per te nxjerre nje veper te zgjeruar,me hollesi qe ndoshta disa nga lexuesit e tij i kishin perjetuar.Botimi i pare ne anglisht,me rreth 1.800 faqe dhe me shume ilustrime te stampuara me reliev druri,doli ne vitin 1563 dhe u be menjehere nje nga librat me te shitur te kohes.

Shtate vjet me vone doli botimi i dyte.Dy vellimet e tij kishin mbi 2.300 faqe dhe 153 ilustrime.Nje vit me pas,Kisha e Anglise dekretoi qe nje kopje e librit te Foksit te mbahej bashke me Biblen ne te gjitha katedralet e Anglise dhe ne shtepite e funksionareve te kishes per dobine e sherbetoreve dhe te vizitoreve.Shume shpejt kete shembull e ndoqen edhe kishat e famullise.Edhe anafalbetet mund te perfitonin prej tij,fale ilustrimeve qe nuk shlyheshin kollaj nga mendja per nje kohe te gjate.

Ne kete kohe,Foksi ishte bashkuar me puritanet,protestante qe mendonin se nuk mjaftonte thjesht ndarja nga Kisha e Romes.Ata mesonin se duhej zhdukur cdo gjurme e katolicizmit,qendrim qe,si per ironi,i futi ne konflikt me Kishen Protestante te Anglise,e cila kishte mbajtur shume zakone e doktrina katolike.

Ngaqe vepra e tij nxori ne shesh shume nga krimet e shemtuara fetare qe ndodhen ne kohen e tij te trazuar,Xhon Foksi i dha forme pikepamjes se njerezve per fene dhe politiken ne Angli per shekujt qe do te vinin.

Libri i martireve nga Foksi

Ndersa Kisha Katolike vazhdonte luften kunder Reformes,ne Europe,martirologet qe benin listat zyrtare te martireve fetare,si Zhan Krespeni,dokumentuan hollesi ne lidhjen me perndjekjen dhe martirizimin ne vendet e tyre ne formen e vellimeve qe shpesh quheshin Libri i martireve.Si rezultat,libri i Foksit Bemat dhe monumentet e Kishes u quajt edhe Libri i martireve nga Foksi.Me vone,me daljen e botimeve te rishikuara e te permbledhura,titullit te zgjedhur nga Foksi ia zuri vendin titulli jozyrtar.

Libri i martireve nga Zhan Krespeni B33-665526
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi