Komiku boteror pa nje histori te shkuar...!!
Faqja 1 e 1
Komiku boteror pa nje histori te shkuar...!!
Komiku boteror pa nje histori te shkuar...!!
Çarli Çaplin nuk ishte Britanik. Ose kur lindi kishte emër tjetër nga ai me të cilin u themelua në shtresën ndërkombëtare si gjeni komike. Ndoshta ishte Francez me pseudonimin Israil Thornstein, edhe pse gjurmë me këtë emër nuk ekzistojnë. Kush e di mund të kishte akoma dhe rrënjë Ruse.
Në një konkluzion të sigurtë dhe dy supozime kanë arritur shërbimet e fshehta Britanike. Pas një hetimi të pafrytshëm shumëvjeçar në arkivat e Somerset Hauz, M15 insiston se për aq kohë sa çertifikata të ndryshme lindjeje ose dokumenete të tjera lidhur me lindjen e Çarlit, qëndrojnë të padukshme, origjina e tij do të mbetet një enigmë e pazgjidhur për mendje të forta.
Deri në vitin 1952, vit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndaluan hyrjen në vend protagonistit të kinematografisë memece, Çarli Çaplin figuronte si nënshtetas Britanik, madje i lindur në Londrën Jugore më 16 prill 1889 – katër ditë para Hitlerit, të cilin e satirizoi në vitin 1940 (Diktatori i Madh).
Brenda klimës së dyshimtë të Luftës së Ftohtë nuk ishin të paktë ata që galvanizuan autoritetet Amerikane, të cilat i kërkuan M15 të gërmonte të kaluarën e tij. Kështu, u hap rruga për hetimin e origjinës së Çaplin, të cilën e ndërlikoi akoma më shumë një informacion nga Skotland Gard.
Sipas Skotland Gard, Çaplin lindi në Fontainebleau, rreth 50 km, në juglindje të Parisit. Duke mos patur prova për këtë hipotezë, dhe duke marrë parasysh thëniet e Çaplin për “rikthimin” e tij në Moskë, M15 nisi të kërkonte rrënjët e Çaplin në Rusi… Në rast se Çaplin qe Hebre, ndoshta ishte anëtar i ndonjë familjeje emigrantësh që ikën nga pogromet ruse drejt perëndimit… Deri tani asgjë nuk është e sigurtë, të gjitha janë veç hipoteza…
Similar topics
» Bazat e NASA-s, kur e ardhmja bëhet e shkuar
» Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
» Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..
» Mëngjarashët më të famshëm në histori
» 10 aksidentet më të kushtueshme në histori
» Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
» Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..
» Mëngjarashët më të famshëm në histori
» 10 aksidentet më të kushtueshme në histori
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi