Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

2 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Fri Nov 23, 2012 9:39 am


Arkeologji,histori,antikitet,mistere dhe paleontologji

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Homepage


Monedhat britanike jane prodhuar nga ari Meksikan


Arkeologji

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji MINING_MONEY

Studimet kimike te monedhave të vjetra britanike po ndihmojnë për të zbuluar një mister të lashtë: Çfarë ndodhi me tërë argjendin që spanjollet kishin gërmuar në Botën e Re(kontinetin jugo-amerikan)?

Argjendi nga minierat meksikane filloi të përfshihet në monedhën britanike rreth mesit të 1550, siç tregohet nga një studim i ri. Por me argjendin nga minierat legjendare te Potosit, në ato rajone që sot është Bolivia,askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri gati një shekull më vonë.

Studimet e reja zbulojne te dhëna të vështira të teorive që bejne nje lidhje me ate se nje pjese e argjendit ka rrjedhur per te shkaktuar inflacion të çmimeve në të gjithë Evropën rreth viteve 1515-1650.

Minerale të tilla si ari dhe argjendi përmbajë gjurmë kimike me të cilat keto kanë 'lindur',si për shembull, në to gjenden përbërje bakri dhe plumbi. Anne-Marie dhe Francis Desaulty Albarède te leauruar në Lion, Francë, kane analizuar 15 monedha angleze,qe datojne në mes të viteve 1317 dhe 1640, me variacionet e tyre te bakrit ne argjend dhe ar.

Plumbi në të gjitha monedhat e arit përpara mbretërimit te Mari-as se I, e cila filloi mbreterimin në vitet 1553, tregon se mineral ishte të paktën 220 milion vjet, duke sugjeruar që të dy mineralet kanë ardhur nga shkëmbinjtë e lashtë të Europës Qendrore apo Anglise. Plumbi në monedhat e mëvoneshme tregoi një kontribut shumë më të lartë te argjendit,nën moshën 50 milion vjecare - duke na dhene detaje, se vinte nga minierat e Meksikës.

Monedhat tregojnë përmbajtje shumë te paket te argjendit te Potos-it, i cili ka karakteristika të ndryshme te dukshëme të plumbit nga ajo e minerave meksikane. Është e mahnitshme, sepse minierat e Potoso-it(Bolivise) kanë prodhuar me shume argjend se sa ato në Evropë.

Gjeografia mund ta shpjegojë këtë, thotë Desaulty:Ka qenë më e lehtë për të dërguar argjendin meksikan drejt lindjes,në Evropë,se sa ta shpërndanin ne rruge tokësore në Amerikën e Jugut nëpërmjet Brazilt. Në vend të kësaj, argjendi Potosit i cili shkoi në perëndim,shkoi se pari nëpër Acapulco,Lima dhe pastaj në tregjet e Kinës.

Dijetarët e dinin rrugën tregtare në perëndim para shume kohesh, por qe nuk bë e rëndësishme deri në fillim të 1700, thotë John Munro, një ekonomist në Universitetin e Torontos.

Kjo nuk është ende e qartë nëse këto monedha të veçanta britanike pasqyrojnë një tendencë të fuqishme në te gjithe Europën. Në punën e botuar vitin e kaluar, Desaulty ka analizuar monedha të ndryshme spanjolle dhe gjeti se ato përmbanin shumë pak argjend te Potosi-t dhe Meksikan deri në shekullin e 18-të.

Por Maria Filomena Guerra,e Qendres se kerkimeve dhe Restaurimeve Muséale në Paris, përdori një teknikë të ndryshme për të analizuar gjurmët e elementeve kimike që shfaqen në monedhat spanjolle,frënge dhe italiane. Ajo gjeti se argjendi i Potosit ka arritur ne Spanjë rreth viteve 1570, dhe ne France e Itali në vitin 1575.

"Spanja merr argjendin direkt nga Potosi,'' thotë Maria Filomena Guerra, "dhe kështu është e qartë se para se të arrijnë në vendet e tjera evropiane minierat argjendi në Meksikë duhet te kalonin nga Spanja."

http://www.sciencenews.org/view/generic/id/346607/description/Mexican_silver_made_it_into_English_coins


Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Mon Nov 26, 2012 3:45 pm, edituar 3 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Fri Nov 23, 2012 10:27 am




Vidhen skulptura e vizatime shkembore 3500 vjecare ne Sierra te Amerikes

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji USA_petroglyphs_01

Gdhendjet shkëmbore që kanë shoqëruar një vend të shenjtë të indianëve te amerikes në Sierren Lindore për mijëra vjet, kanë rënë pre e vjedhësve të armatosur me sharra elektrike moderne.

Së paku katër shkembinj guri - rreth 2 metra të gjerë dhe që ishin 15 metra mbi tokë - janë dhunuar në Amerikë, siç raportohet nga Los Angeles Times

Disa pamje të kësaj zone, të njohur si pllajë vullkanike, janë zbuluar si te dhunuara dhe vendasit per vjedhjen kane raportuar në Byrosë Federale të Menaxhimit të Tokës më 31 tetor 2012.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji USA_petroglyphs_02

"Ky ishte akti më i keq i vandalizmit qe ishte parë ndonjëherë"ne kete siperfaqe prej 750.000 hektarë tokë publike të menaxhuara nga zyra BLM thote Greg Marteve per gazetën.Hajdutët duhet të ketë përdorur shkalle, gjeneratorë elektrike dhe sharra elektrike.

Më shumë se 3,500 vjet më parë, vendasit amerikanë kanë gdhendur imazhe të gjuetarëve, drerve dhe kafshëve të tjera, si dhe figura te tjera gjeometrike ne një distancë prej rreth një gjysmë milje të gjatë në një rrëpirë vullkanike. Imazhet zbukurojne qindra metra shkembe lave.Keto vjedhje ka shkaktuar shqetsime tek pleqtë e fiseve autoktone

Vendasit kanë rritur mbikëqyrjen e rajonit, i cili është regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike. BLM ka ofruar një shpërblim prej 1.000 $ për informacione që çojne në arrestime.Dënimi për dëmtimin ose heqje mbishkrimesh mund të arrije një vit në burg dhe një gjobë 20.000 $.

http://archaeologynewsnetwork.blogspot.it/2012/11/petroglyphs-stolen-from-sacred-american.html#.UK3Lx2mLLth
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Mon Nov 26, 2012 11:33 am


Zbulohet anija legjendare "HMS Victory",e mbytur ne vitin 1744

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcRtjbC8JI3kvXknJGofSnbqUlkN_oxsWkarWpiWuYNk3_N4V3j9

Luftanija e famshme britanike është zhdukur prej 268 vitesh, viktimë e një stuhie të tmerrshme në vitin 1744 në Kanalin Anglez. Tani, gjuetarët e thesareve kanë lokalizuar vendndodhjen e saj. Janë zbuluar objekte unike, por mendohet se brenda saj fshihen 4 tonë ar. "HMS Victory" ishte krenaria e Marinës Mbretërore. Ishte 53 metra e gjatë dhe e armatosur me 100 topa. Por, më 5 tetor të vitit 1744, "HMS Victory" ra pre e një stuhie të dhunshme rrugës së kthimit nga Gjibraltari.

Luftanija ishte nën komandën e Sër Xhon Balçin, i dyti në hierarkinë e Marinës Ushtarake britanike, i cili i shërbente kurorës mbretërore prej 58 vitesh. Por anija 2 mijë tonëshe nuk arriti dot kurrë në Portsmuth. Atë ditë vjeshte u zhduk bashkë me 1 100 njerëzit e ekuipazhit dhe me 4 tonë ar. Në atë kohë ishte luftanija më e madhe në botë dhe për Anglinë kjo humbje u konsiderua tragjedi kombëtare. Gjithçka që u gjet nga anija ishin copa të vogla druri të nxjerra në breg nga dallgët. Për 267 vjet, vendndodhja e anijes mbeti mister.



Përgjatë një operacioni sekret, që zgjati muaj të tërë, kompania amerikane "Odyssey Marine Exploration", një prej gjuetareve të thesareve më në zë, ka arritur të lokalizojë anijen e mbytur 100 metra nën ujërat e Kanalit Anglez. Sipas një raporti zyrtar të kompanisë, pas 23 zhytjesh të kryera mes muajve maj dhe tetor të vitit të shkuar, nuk ka më dyshime që është gjetur "HMS Victory". Greg Stem, themeluesi i kompanisë, e zyrtarizoi personalisht zbulimin në një konferencë për shtyp.

Gjithsesi, nuk pranoi të tregonte me saktësi koordinatat e vendndodhjes. Prej frikës se të tjerët mund të nxitojnë për të shtënë në dorë thesarin, kompania i referohet vendndodhjes së mjetit të mbytur lundrues vetëm si "siti 25c". Sipas raportit, bëhet fjalë për një zonë 16 metra të gjerë dhe 21 të gjatë, brenda së cilës janë gjetur 41 topa. Specialistët mendojnë se duke gërmuar dyshemenë e kanalit do të gjejnë edhe topat e tjerë.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji HMS_Victory_Cutout

Pas kësaj, vjen çështja e thesarit që gjendet brenda anijes. Sipas të dhënave të kohës, "HMS Victory" po kthehej nga Gjibraltari për në Portsmuth përmes Lisbonës, ku u ankorua për pak kohë për të ngarkuar 400 mijë sterlina, që mund të jenë në formën e 100 mijë monedhave të arta. Mendohet gjithashtu se Balçin mund të ketë plaçkitur edhe disa anije tregtare franceze rrugës së kthimit.

Për arkeologët nënujorë, zbulimi është sensacional. Gjuetarët e thesareve përdorën një pajisje të robotizuar, e komanduar në distancë për të ngritur dy prej topave të artë. Njëri prej tyre mban stemën e Mbretit Xhorxh I, tjetri atë të Xhorxhit II. Datat e prodhimit janë përkatësisht 1726 e 1734 dhe i përshtaten më së miri kohës së prodhimit të luftanijes "HMS Victory". Ishte anija më e madhe luftarake me topa bronzi e prodhuar deri në atë kohë, përpara se të kalohej te topat e hekurt.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcQJSzysK7y2bgwaBXGbU1tBwra1KjA6RYNhDmzesDhsi4kSDwczCQ

Kompania "Odyssey Marine Exploration" bëri shumë kujdes që para nxjerrjes së topave të merrte lejet e duhura nga Ministria Britanike e Mbrojtjes. Si anije luftarake, mjeti lundrues i përket ende shtetit britanik, edhe pse gjendet në ujëra ndërkombëtare. Nga mosmarrëveshjet me shtetet e ndryshme, për shkak të zbulimeve të këtij lloji, tashmë kompania amerikane ka nxjerrë shumë mësime.

"Odyssey Marine Exploration" është përballur për një kohë të gjatë me shtetin spanjoll për luftanijen "HMS Sussex", e cila u mbyt në Gjibraltar në vitin 1964. Kompania amerikane arriti në vitin 2006 ta zbulonte vendndodhjen e mjetit lundrues, brenda të cilit mendohet se fshihet një thesar me vlerë miliarda dollarë, por ende nuk ka nisur operacionin e rikuperimit të tij. Qeveria spanjolle u ka ndaluar çdo veprim të mëtejshëm.

Në vitin 2007, një tjetër operacion pranë brigjeve spanjolle rezultoi pjesërisht i suksesshëm. "Odyssey Marine Exploration" nxori në fshehtësi qindra mijëra monedha nga anija që njihet vetëm me emrin e koduar "Mjellma e Zezë" dhe ia doli t‘i transportonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Spanja ka kërkuar të drejtën mbi këtë thesar, duke qenë se u zbulua në ujërat e saja territoriale dhe çështja vazhdon të jetë në gjyq.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Mo_0325093

Ky rast rezultoi mjaft problematik për "Odyssey Marine Exploration", duke qenë se kompania i ka hedhur aksionet në bursë dhe vlera e tyre ka rënë ndjeshëm, për shkak të problemeve ligjore lidhur me thesarin e "Mjellmës së Zezë". Zbulimi i "HMS Victory" mund t‘i sjellë lajme të mira kompanisë. Edhe pse thesari i saj nuk është gjetur ende, mund të nxirren fitime të majme, duke shitur historinë e zbulimit. "Discovery Channel" ka nisur punën për realizimin e një seriali dokumentarësh televizivë të titulluar "Në kërkim të thesareve".

"Odyssey Marine Exploration" po bën tratativa me qeverinë britanike për mënyrën se si do të ndahet thesari me t‘u nxjerrë nga fundi i detit. Kompania amerikane ka përgatitur një marrëveshje, sipas së cilës në këmbim të nxjerrjes dhe sigurimit të gjithçkaje që gjendet në anije të marrë një përqindje nga vlera totale e thesarit.

Arkeologët detarë i kanë parë gjithnjë shtrembër gjuetarët e thesareve. Kjo, pasi kanë bindjen se u interesojnë vetëm fitimet financiare dhe se gjatë kërkimeve nuk e vrasin fare mendjen të ruajnë objekte me vlera të larta historiko-kulturore, ose, siç e thonë anglezët, veç i prishin paqen të vdekurit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Mon Nov 26, 2012 3:54 pm



Zera misterioze ne Finlande gjate nje stuhie(video)


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Sky-during-a-storm-in-Finland645-Nov.-26-13.48

Zhurma të çuditeshme u dëgjuan gjatë një stuhie të madhe në Finlandë! Është e paqartë nëse këto zëra janë shtuar nga autori i videos apo këto zëra janë të vërteta. Në video ju mund të shihni një re të errët në lëvizje dhe shumë shpejt përfshin një plazh, ku edhe mund të dëgjohen tingujt misterioze.

Këto zëra jane dëgjuar shume here nëpër botë, me një kulm maksimal në tremujorin e parë të këtij viti, tinguj te prodhuara ne planetin tonë,nga HAARP apo Chemtrails,qe synojne kontrollin e klimës. Për më tepër, duket se tingujt me shumë jane regjistruar, përgjatë linjave fikse (rrjetit tokësor magnetike dhe ne linjat ley) në të gjithë botën. Disa studiues UFO-sh sugjerojnë se shumë objekte te paindentifikuara lëvizin mbi këto linja te rrjetit magnetike

Watch video!

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Nov 27, 2012 9:44 am


Hapet Muzeu Historik Natyral ne Angli,qe permban objekte prej 7.5 miliard vitesh


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-16383031000005DC-922_636x273

Te premten 30/11/2012 ne Angli hapet Muzeu Historik Natyral,i cili do të paraqese disa nga objektet më të rëndësishme dhe të me vlefshme te planetit tone.Grumbullimi i tyre permbledh 7.5miliarde vitesh të planetit tonë.

Vizitorët do të jetë në gjendje për të parë mostra që frymëzuan përparime në fushat e botanikës, mineralogjise, zoologjise dhe paleontologjisë,duke gërmuar thellë nëper libra per prejardhjen,nga natyralistët më të famshme në botë.

Charles Darwin, Hans Sloane, Alfred Russel Wallace dhe Richard Owen janë ndër personazhet që kanë populluar ambjentet festive te Muzeut me 70milion thesaret e tyre.
Ja disa nga objektet qe do ekspozohen....
Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-0-1637CEEF000005DC-917_470x597 Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-0-1637CFCA000005DC-357_470x597

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-0-1637CEEF000005DC-917_470x597Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-0-1637CFCA000005DC-357_470x597

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637CE84000005DC-790_964x616

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637CEE0000005DC-916_470x696 Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D071000005DC-78_470x696

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D479000005DC-443_470x423 Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D3B0000005DC-313_470x423

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D344000005DC-533_964x729


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D025000005DC-764_470x725 Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D27F000005DC-109_470x725

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D0FD000005DC-271_964x621

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D015000005DC-104_964x567

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637CFDC000005DC-482_964x444

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D3C4000005DC-898_470x572 Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D398000005DC-545_470x572

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D44F000005DC-783_964x574

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D463000005DC-854_964x751


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637D2F6000005DC-345_964x979


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Article-2238548-1637CF05000005DC-671_964x616

http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2238548/Natural-History-Museum-showcase-important-treasures-new-permanent-exhibition-spanning-7-5bn-years.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Sun Dec 02, 2012 10:56 am


Lashtësia, skllavëria dhe skllavotregtaret

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Slave-trade-shackles-001

Një anije e mbingarkuar lundron detit të pafund. Në përplasjen e valëve dëgjohet një këngë, një melodi plot lotë e nostalgji. Është zëri i krijesave fatkeqe që vajton lirinë e humbur. Janë zezakët e varfër, që i çrrënjosën nga arat e tyre, për t’i shitur si skllevër në pazaret e Europës.

Qysh ngas lashtësia, popujt e qytetëruar: Egjiptianët, Grekët, Romakët e konsideronin të natyrshme të kishin skllevër me bollëk. Arsyet që skllevërit përfundonin në arat ose oborret e sundimtarëve të kohës, ishin thuajse të njëjta: mundja në luftëra ose pamundësia për të paguar borxhet që kishin.

Akoma dhe te skllevërit kishte një lloj hierarkie… Ekzistonte dallimi midis argatëve të tokave, që ishin më të përulur dhe shërbëtorëve të shtëpive, që ishin të përkushtuar ndaj pronarëve të tyre, breza të tërë. Më të favorizuarit ishin robërit e luftërave, më të mirët zgjidheshin për edukimin e fëmijëve. Emri “skllav” është relativisht i ri dhe e ka prejardhjen nga “sllav”, sepse në shek. X-të, nisi importi i skllevërve nga vendet sllave. Kështu, mbizotëroi emërtimi në të gjithë Europën, që do të thotë se një ekzistencë mund të blihet dhe shitet disa herë…

Nga sulmet e Mongolëve, gjatë shek. XIII-të, shumë robër ranë në duart e Turqve. Rusët dhe Armenët mbuluan skllavo-pazaret e Detit të Zi, ku tregtarët nga Gjenova i blinin për t’i rishitur në Perëndim.. Asokohë, zezakët kapeshin nga tregtarët Arabë dhe shiteshin në skllavo-pazaret e Marokut dhe Spanjës, për të zbukuruar Avllitë europiane…

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcSBOghoO9BG14GO8an7o9pUBMxhPvxG1eZ4nvwCmTN28qq8MOkSuQ

Disi, kështu, princat filluan të kishin në shërbimin e tyre, skllevër dhe kërcimtare me ngjyrë të errët lëkure. Në Mesjetë, puna u reduktua, por nuk u zhduk. Feudalët e mëdhenj përdornin skllevër. Tokat u ndaheshin në ngastra punëtorëve të varfër, që më parë kishin qenë skllevër, dhe ndiqnin fatin e vendit ku jetonin… Kështu, kishte familje bujqësh, të varura nga pronari, por të lira.

Në lashtësi, skllavëria ishte mjaft e përhapur. Popujt e mundur ktheshin në skllevër dhe përdoreshin për punë të ndryshme, në bazë të aftësive që kishin. Skllevërit kryenin punë të rëndomta. Në rast se fitonin besimin e të zotërve, merrnin përsipër detyra më të larta.

Po të kishin gjak fisnik dhe zotëronin njohuri të mjaftueshme shumëfushore, edukonin fëmijët e pronarëve. Me zgjerimin e Shtetit Romak nevojat për skllevër u rritën së tepërmi. Në atë kohë, tregtia e skllevërve njohu lulëzim të paparë. Skllevërit që ishin për të shitur, i ngjisnin në një rrethrrotullim, për t’i parë blerësit. Në qafë u varnin nga një etiketë me të dhënat personale: kombësi, profesion, aftësi.

Pushtimet e Portugezëve në Afrikën Perëndimore, e shndërruan Lisbonën (midis shek. XIV-të – XV-të), në skllavopazarin më të madh të Europës, dhe zbulimi i Amerikës (1492), shënoi fillimin e një epoke të vërtetë skllavërie. Pas zbulimit të Amerikës, puna u bë mënyra më efektive për shfrytëzimin e tokës koloniale. Anijet e stërmbushura me skllevër çanin Oqeanin nga Afrika në Amerikë…

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcTybglj-PfUygpl3eT0YZN1nj5DOptzI7McbK5q2STLnsfenbMZng

Në atë kohë, vetë qeverisjet kishin lejuar dhe ndihmuar tregtimin e skllevërve. Rrafshimet e mëdha Amerikane dhe pjelloria e tyre neviojiteshin duar të forta pune. Vendasit kishin dështuar në këtë drejtim. Mosdisiplinimi dhe fiziku i dobët i tyre i kishin bërë të mos rezistonnin gjatë në lodhje. Të bardhët punësoheshin përkohësisht, ndaj dhe punëdhënësit nuk bazoheshin dot te ata.

Një mënyrë tjetër, për të gjetur duar punëtore ishte dëbimi i të dënuarve, por kjo mbarte rreziqe protestash dhe arratisjesh. Zezakët, truplidhur, të qetë, të mësuar në klimë të ngrohtë ishin më të përshtatshmit për punë bujqësie. Në atë kohë, u vu re forma e egër e skllavotregtarit, burrit të pashpirt që me kamxhikun në dorë, ngarkonte në anije, krijesat e pafajshme e fatkeqe, skllevërit.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcQW9-v_kodswJgO5Lk0jBsr8HJKujLfi5FrZMJ9T83hqQTdBIrb

Ligjet ishin në favor të skllavotregtarëve, të cilët paguanin një taksë të caktuar për importin e çdo robi. Taksat pasuronin qeveritë përgjegjëse që kërkonin të kryesonin Spanjën, Francën dhe Anglinë. Përkrah tregtisë së ligjshme ecte dhe e paligjshmja. Shek. XVIII-të, ishte periudha ku shitja e skllevërve njohu zhvillimin më të madh. Në fillim të shek. XIX-të, vala e lirisë, që rezultoi nga Revolucioni Francez, risolli në sipërfaqe çështjen e skllevërve. Hapa të vegjël nisën të bëheshin.

Gjendja shëndetësore e skllevërve kontrollohej rregullisht. Kapitenit të anijes që i importonte i jepej një shpërblim simbolik kur skllevërit mbërrinin shëndoshë e mirë. Një grup priftërinjsh katolikë përdori çdo mënyrë për të lehtësuar mjerimin e skllevërve. Çelën fushatën kundër skllavërisë, dhe për shumë kohë u bë emblema e vendeve më të qytetëruara…

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcTxCjDHfqCuAsUAuycyfhwhbAw4X_bIkqhjU0ISmkVpd6T0l0_fFw

Në të morën pjesë: Holanda, Suedia, Franca dhe të gjitha shtetet e Amerikës. Brazili ishte vendi i fundit pjesëmarrës, pasi kish frikë se mungesa e skllevërve do të shkatërronte bimësinë e vendit. Ardhja në pushtet, si president i SHBA-së, e Abraham Lincoln, në mes të shek. XIX-të, rrëzoi zyrtarisht regjimin e skllavërisë, një regjim që përbënte turp për njerëzimin..
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Sun Dec 02, 2012 4:47 pm


Tempulli i epokës së gurit në Orkney, 800 vjet më i vjetër se Stonehenge


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Ness-of-Brodgar-34576

Deri tani Stonehenge është konsideruar të jetë qendra e kulturës neolitike, por ky titull tani mund t’i kalojë zonës së Orkney, e cila përmban pikturat e murit më të hershme të Britanisë.

“Gërmimi i një rrjeti të pafund të ndërtesave në Orkney është duke na mundësuar të rikrijojmë një botë të tërë të periudhës së gurit”, thote nje arkeolog

“Është duke hapur një dritare në misteret e religjionit neolitik”.

Ekspertët besojnë që zona do të na tregojë se çka kanë besuar njerëzit neolitikë për botën dhe universin.

Nick Card, arkeolog nga University of the Highlands and Islands, tha: “Është një zonë ëndërr e çdo arkeologu. Entuziazmi i kësaj hapësire nuk zbehet asnjëherë”.

“Zona është diçka që ndodhë vetëm një herë.”

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 300px-Skara_brae_on_orkney

Profesor Mark Edmonds nga Universiteti i York ndërkohë përshkruan gërmimin si një “zone me rëndësi ndërkombëtare’.

Disa pjesë të tempullit janë 800 vjet më të vjetra sesa Stonegenge, i cili shtrihet 500 mile në jug të Wiltshire.

Zona është shumë afër me rrethin e gurëve të Ring of Brodgar dhe gurët në këmbë të Stenness dhe është i rrethuar nga një mur që besohet të ketë qenë 10 këmbë i lartë.

Arkeologët kanë gjetur vija të kuqe zigzage në disa nga muret e brendshme të ndërtesave që ata besojnë se është art i epokës së gurit – më i vjetri i gjetur ndonjëherë.

Deri tani është ekzaminuar vetëm rreth 10 për qind e zonës– dhe mund të duhen dekada për të zbuluar dhe analizuar gjithçka në të.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Dec 04, 2012 10:08 am


Antarktide,zbulohet nje mikrofosil 200 milion vjecar.


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Antartide-natura-selvaggia

Antarktida zbulon sekretet e saj. Zbulohet një fosil i rrallë i nje mikrorganizmi antik, të paktën 200 milion vjet dhe ruajtur në fshikëzen e një shushunje Triasike. Zbulimi eshte botuar në revistën shkencore PNAS e koordinuar nga Benjamin Bomfleur ne Universitetin e Kansas, Lawrence, Shtetet e Bashkuara.

"Kuptimi ynë mbi evolucionin e jetës në Tokë është i limituar në të dhënat fosile," komenton Bomfleur. Nje ndër arsyet që veshtirson këtë ecuri,eshte fakti se organizma të tilla qe jane pa skelet kockor, pa dru dhe nuk kane pjese te forta,i kane gjasat shume te pakta që të kthehen fosile.

" Megjithatë nga koha në kohë, ka pasur depozita te jashtëzakonshme fosilesh që kane ruajtur shume organizma jo kockore,te cilat na kane dhene një paraqitje te shkurtër e te rrallë për biodiversitetin në periudhat e mëparshme të historisë së Tokës."

Studiuesit në rastin ne fjale kanë, gjetur një fosil ciliate te ruajtur nën një shtresë akulli të Antarktidesa për më shumë se 200 metra te trashe, në nje fshikëz shushunje.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 20121203_antartide.jpg

Mikrofossili përbëhet nga një tub i ngushte i cili eshte i lidhur me një organ kryesor, i pajisur me një aparat të ushqyeri dhe një makronukleusi,është i ngjashëm me një veze, i familjes se protozoarve qerpikor ,i vogël njëqelizor dhe ende gjallë, i cili ne ato periudha së bashku me shumë specie të tjera,popullonin ujërat rreth botës.

Ky zbulim ofron një mostër të vlefshme te trupave te buta të lashta protozoike që jetonin në Tokë rreth 200 milionë vjet më parë, dhe gjithashtu evidenton se si cisti i këtij lloji mikrofosili mund të bëhen "kurth" mikroskopike,për ruajtje,te krahasueshme me ato te qelibarit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Dec 04, 2012 11:30 am


Per here te pare arkeologet hyjne ne varrin Maya,në Palenque,Meksike

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Tomba-rossa-palenque-01

Janë me nje ngjyre gjaku te kuq paretet e elementit të parë te mureve te varrit që kane exploruarr arkeologët meksikan nga Instituti Kombëtar për Antropologji dhe Historia (INAH), te cilet për herë të parë ne histori, ishin në gjendje të futeshin per studim ne një varr 1.500 vjecarë, ekzistencën e të cilit e kishin njohur që nga viti 1999, por që vetëm tani ishin në gjendje për të hyrë,dhe tashti fale nje mini kamere per te depertuar brenda tij
Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Tomba-rossa-palenque-00
Varri ne Palenque, dominon ngjyra ekuqe

Përveç të kuqes së jashtëzakonshme te pikturave, varri përmban edhe 11 vazo dhe pjesë të ndryshme. E kuqja,simboli i gjakut dhe forcës për Mayat, ajo është përdorur shpesh për të dekoruar varret e mbretërve, thotë David Stuart në Universitetin e Teksasit në Austin. Por identiteti i banuesit te tij nuk dihet ende. Varri është e vendosur në Palenque, në jug të Meksikës, e cila eshte një qendër e rëndësishme politike dhe fetare e Maya ne vitet 500-700 pes, dhe tani është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike e Amerikave.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Tomba-rossa-palenque-02-300x188

Edhe pse nuk kanë qenë eshtrat brenda tij, besohet se banori i varrit mbetet B'ahlam K'uk , që mbretëroi 431-435 pas Krishtit dhe ishte themelues i dinastisë Pakal. Por sipas studiuesve, stili i varrit dhe qeramikë na sjellin në një periudhë të mëvonshme. Palenque ishte një nga qytetet më të mëdha Mayan,qe u kthye për arkeologët ne një pasuri me vlera të medha shkencore,per sasine e madhe te mbishkrimeve, reliefeve e strukturave arkitektonike .

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Tomba-rossa-palenque-03-300x181 Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Tomba-rossa-palenque-04-248x300

Mungesa e futjes në varr do të thotë se nëntë figura njerëzore te pikturuara në muret e varrit u ruajtën per mrekulli. Ne nuk e dimë se kush i ka bere apo çfarë përfaqësojnë këto figura, por stili i dizajnit lejon në datimin e tyre,qe i perket mesit të viteve 400 dhe 550 pas Krishtit, që korrespondon me fazën e parë të qytet-shteteve të Mayave.

Ngjyra kremoze ne muret që është tipar kryesor i varrit,ne të vërtetë janë mjaft të pazakonta për Palenque, vend i njohur për imazhet shumë realiste, thotë Stuart. "Këtu ata piktore kane qene shumë skematike, qe te krijojne pershtypjen se ata kane pikturuar në nxitim e siper." Perandoria Maya, e cila shtrihej nga Meksika jugore dhe veriore nëpërmjet Guatemalë e Belizes, lulëzoi 250-900 pas Krishtit, por qe paten nje fund misterioz.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Tomba_maya-300x206
pamje te ndryshme brenda varrit

Mbreti "Gjarperi Jaguar"

Ne një nga muret e varrit eshte pikturuar sovrani i Palenque,Kan Bahlam - Snake Jaguar -nje tip sportiv nga modeli flokëve dhe me një mburojë. Ashtu si tetë figurat e tjera të pikturuar në varr, Kan Bahlam është ndoshta një paraardhës mbretërore , sugjeron Stuart.

"Përshkrim i nëntë paraardhësve duket se eshtë përdorur edhe në varrime të tjera mbreterore të Palenque,i njëjti si varri i madh Pakal,qe ndodhet në Tempullin e mbishkrimeve".

Paskal, sundimtari më i famshëm i këtij rajoni, erdhi në pushtet në vitin 615 pas Krishtit në moshën 12 vjecare dhe mbretëroi deri pas viteve 80. Palenque shndërrohet në një metropol te lulëzuar, por që shumica e ndërtesave të ndërtuara nga ai,u ndërtuan mbi ato ekzistuese.Shumë pak është e njohur periudha që i parapriu mbretërimit të tij.

Nëse varri i ri qe u explorua keto dite, është më i vjetër se varri Pakal,ashtu si hulumtuesit dyshojnë, mund të ofrojë dëshmi të vlefshme për periudhën para mbretit të famshëm.

Gërmimet e ardhshme do të ndihmojë në percaktimin e datës se varrimit dhe ndoshta për të identifikuar me saktësi identitetin e të ndjerit. Ekipi INAH përbëhet nga rreth 60 persona, por në varr mund të hyjë në një maksimum në grupe prej dy apo tre vetash, dhe të pajisur me kostume të veçanta për të shmangur ndryshimin e temperaturës dhe lagështisë brenda varrit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Thu Dec 06, 2012 8:55 am


Fassha drite qe mrekullojne shikuesin

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Night-light-pillars_big

Imazhet që shihni vijnë nga e gjithë bota dhe i bëjnë fashat e drites misterioze ,te cilat ndriçojnë peizazhe të tëra,gjatë natës. Fenomeni i "fashave te dritës" është zakonisht i dukshem vetëm kur burimet e drites janë pothuajse në horizont.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 0

Kolonat ose fashat e dritës nganjëherë merren për shfaqe UFO-sh. Një fash drite si keto shihet edhe ne Niagara pikerisht kur mjegulla që vjen nga Niagara Falls, shkakton fenomenin,e cila shfaqet shpesh gjatë muajve të dimrit, kur kristalet e akullit ndërveprojnë me dritat e shumta te qytetit, duke u ngjitur lart, krijojnë fasha spektakolare të dritës. Disa shkencëtarë thonë se këto fasha të dritës mund të ngjasojne Aurore Boreale.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga piperka Fri Dec 14, 2012 9:36 am



Zbulohet në Nazca një labirint që s'ish parë kurrë më parë


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 12192-22

Një studim më i hollësishëm i linjave enigmatike Nazca që kalojnë pllajën e shkretëtirës se Perusë ka bere qe te zbulohet ekzistenca e një labirinti të madh të ndërtuar në mes të viteve 90 para krishtit deri 700 pas krishtit.I fshehur plotësisht nga peisazhi i sheshtë dhe pa formë, labirinti u identifikua pas pesë viteve të hetimit,në terrenin e shkretëtirës peruane, rreth 250 km në jug të Lima-s.

Zbulimi është bërë nga Ruggles Clive, Universiteti Leicester dhe Saunders Nikola i Departamentit të Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Bristolit. Hulumtimi i tyre u botua në numrin e revistetes se dhjetorit të 'Antikitetit'. "Rruga që shtrihet në labirint është i kalueshme vetëm në këmbe nga nje person," thotë Ruggles.

Labirint u zbulua për herë të parë që në vitin 1984 nga Ruggles i cili nuk e ekspozoi kete zbulim qe ne ate kohe,per pamjaftueshmeri te te dhenave te metejshme.. " Por 20 vjet më vonë kam pasur mundësine për t'u kthyer në Nazca dhe ti hyj nje studimi në thellësi te ketyre strukturave te ketij labirithi'',thotë Ruggles.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Labirinto-deserto-linee-nazca-03

Siç shpjegon ai, labirinthi eshte i gjate rreth 4.3 km, me dredha-dredha dhe ne disa vende shume i ngushte . Labyrinth eshte i perbere nga 15 kthesa që e drejtojne "udhëtarin" për nga një kodër që më pas kthehet në një pasazh spiralesh. Të pershkosh te gjithe labirintin në rrugën e tij është i nevojshëm pothuajse një orë udhetim.

Nga nje veshtrim i holle i ketij labirinthi rezulton se neper te nuk ka shkelur kembe njeriu kurre me pare. Për fat të keq, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur kuptimin simbolik të strukturës, e as per çfarë ishte përdorimi i tij. "Ndoshta, labirint është bere gjatë periudhës së gjatë 800 vjecare të civilizimit që ka banuar pllajën Nazca, rreth viteve 500.

Ndryshe nga figura e famshme zoomorfe, forma e tij sugjeron se parregullsia e labirinthit nuk ka pasur për qëllim të identifikohej nga lart, por për t'u parë nga brenda. Për t'u parë,ajo duhet të pershkohet,''shkruan Ruggles në faqen e tij.

Sipas studiuesve,ne ecje përgjatë linjave Nazcas,ato mund të japin informacione të rëndësishëm për të kuptuar më mirë vizatimet enigmatike te shkretëtirës.E njohur vetëm nga qielli, linjat gjeometrike dhe vizatimet e kafshëve, disa te medha deri 900 metra në gjatësi, janë ende një mister prej gati rreth një shekull .

Objekti i teorive më të ndryshme per vizatimet Nazca,si,ato jane kalendarë lashtë,pista ndalesash për anijet aliene, linjat janë interpretuar edhe si shtigjet te shenjta ose vende pelegrinazhi, ku njerëzit erdhën për të adhuruar zotat e qiellit.

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga piperka Sat Dec 15, 2012 10:15 am


Teatri i gladiatoreve ne Orikum


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcRskJIBaYzMXQutgZqaAjh9ZOPtDQf8MYmvsuW7T85MuFQr4qEsTA

Ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga Çezari. Monumenti më i njohur është teatri, i cili është hapur gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1958.

Shkallaret e tij janë gdhendur në shkëmb, ndërsa orkestra me diametër 10 metra, përbën një rindërtim të periudhës romake. Aty përveç shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorë. Këta ta tregon pareti i lartë i saj. Ka kullesa të mira.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Orikumi_kontent_163_0

Përpara teatrit është gërmuar dhe një altar, i cili lidhet me një tempull ende të pazbuluar, duke lënë të kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit. Zona e banuar shtrihej mbi teatër; edhe banesat ishin kryesisht të gdhendur mbi shkëmb. Një pjesë e rrugëve, gjithashtu është gdhendur në formë shkallësh.

Pjesa më e ruajtur ka gjatësi 17 m, gjerësi 2,4 m dhe ka 27 shkallë. Vendosja paralele e rrugëve dëshmon për zbatimin urbanistik hipodamik. Porti i qytetit siç e përmend Çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit.

Kjo dëshmon se gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit. Oriku dhe në kohën romake luajti rolin e një stacioni në rrugën antike të Akrokerauneve.

Në periudhën bizantine, siç tregojnë rindërtimet në muret rrethuese, ai u rifortifikua, përmend profesor Neritan Ceka, në librin e tij “Kështjellat ilire”. Në vitin 1958, aty ka gërmuar me sukses Dhimosten Budina. U zbulua teatri i qytetit me shkallaren e gdhendur në shkëmb.

Skena e thellë dëshmonte që teatri kishte qenë rindërtuar në periudhën romake dhe ishte përshtatur dhe për gladiatorë. Një mbishkrim greqisht i shekullit të I dëshmonte se punimet ishin paguar nga një romak i pasur nga familja e Atikëve, që njihej si përkrahëse arti. Oriku humbet, por u rindërtua në shekullin e VI m.Kr në kohën e dyndjeve sllave.

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Mon Dec 17, 2012 9:26 am


Perandoria e mbiquajtur superfuqia e parë e botes



Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Persian_empiremap

Epopeja e superfuqisë së parë të historisë ka një datë të saktë të fillimit të saj, vitin 559 para Krishtit. Në atë vit, Kiri II (më pas u quajt “i Madhi”) mori fronin nga i ati si mbret i qytet-shtetit jo shumë të rëndësishëm të Anshan, në anën jugore të Monti Zagros (Irani i sotëm). Persia (emri buron nga Pars, që ishte emri i territorit të një prej fiseve të rajonit) ishte atëherë vetëm një provincë e Medias. Kështu, kur Kiri u rebelua, persët e qyteteve të tjerë e ndoqën pas.

Më shumë se 8 milionë kilometra katrorë: pak më pak se sa Shtetet e Bashkuara në pak më shumë se tridhjetë vite pushtime. Kështu, 26 shekuj më parë, u bë bashkë perandoria më e madhe e lashtësisë, përpara Aleksandrit të Madh. Një perandori që përfshinte një të pestën e popullsisë botërore të kohës: 50 milionë të nënshtruar që udhëhiqeshin në mënyrë të përsosur nga “Mbreti i mbretërve”, sovrani i persëve.

Për të qetësuar trazirat, më shumë se dhjetë vite më vonë erdhi në vend mbreti i Medi-ve, Astiage, bashkë me armatën e tij, i cili megjithatë, pasi u tradhëtua nga një prej gjeneralëve të tij, u burgos. Dhe në atë pikë, Kiri bëri diçka të paprecedentë për kohën. Në vend që të shante dhe godiste Astiage, siç parashikohej, e dëboi atë në ekzil. Dhe kryeqyteti i Medi-ve, Ecbatana u plaçkit nga sendet me vlerë, por u la praktikisht i paprekur.

Ky trajtim tolerant i armiqve të mundur i mundësoi Kirit që të reshtojë në ushtrinë e tij gjeneralët dhe kalorësit e armikut (më të mrië se të tijtë), si dhe të zbulonte armën e tij të fshehtë” mbretëria e tij do të ishte e hapur ndaj prurjeve kulturore të huaja. “Sot mund të themi se perandoria akemenide (nga Akemeni, “i dituri”, kryetari legjendar i familjes së Kirit) ishte një entitet shumëetnik, shumëgjuhës dhe mbikombëtar”, shpjegon Bruno Genito, docent i arkeologjisë iranike në Universitetin e Napolit.

Përpara tolerancës, vinte në fakt gjithmonë lufta. Në vitin 547 para Krishtit mbreti i Lidias (Turqia e sotme), Kresi, njeri shumë i pasur, por shumë i sigurtë në vetvete, sfidoi perandorinë e Kirit duke kaluar kufijtë e saj. Beteja e parë përfundoi në barazim dhe kur u afrua dimri Lidët u tërhoqën duke menduar që të rifillonin luftën në pranverë. Por persët bënë sërish diçka të papritur.

Në vend që t’i bindeshin traditës, duke pezulluar aktet e luftës, ndoqën ushtrinë e Kresit deri në kryeqytetin e tij Sardi dhe, kur pjesa më e madhe e trupave Lide u cmobilizuan, sulmuan dhe morën qytetin. Kiri tregoi edhe një herë anën e tij të dhimbsur (ose ndoshta vetëm sensin e tij praktik): kurseu Kresin dhe u mjaftua vetëm duke i marrë pasurinë e madhe.

Në vend të mbretit të rrëzuar vendosi një grup aristokratësh vendas që do të qeverisnin vendin në emër të tij. Por lidët ishin kokëfortë: kjo zgjedhje u interpretua si shenjë dobësie dhe, sapo Kiri u largua nga Lidia, shpërtheu revolta. Mbreti pers ridërgoi në Sardi ushtrinë e tij për të sqaruar ekuivokun: qyteti u dogj, burrat u vranë dhe gratë e fëmijët u shitën si skllevër.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji King-Cambyses-II
Kiri i II

Pasi nënshtroi Mesdheun lindor dhe Azinë qendrore, Kiri u drejtua për në Babiloni, “kryeqyteti global’ i epokës. Në atë pikë persët kishin ushtrinë më të frikshme, e forcuar me luftëtarët më të mirë të popujve të nënshtruar. Gjatë përparimit në juglindje, të paktë ishin ata që u kundërviheshin karrove të luftës së Kirit. Pas një beteje të përgjakshme mbi lumin Tigër, në tetor të vitit 539 para Krishtit, Kiri hyri në Babiloni pa hasur asnjë rezistencë.

“Të gjithë babilonasit, të gjithë sumerët dhe akadët, princër e guvernatorë, u gjunjëzuan para tij dhe i puthën këmbët”, thotë një tekst që kiri kërkoi të gdhendej mbi një cilindër të vogël argjili.

Respektimi i hyjnive dhe zakoneve të popujve të nënshtruar rezultoi një prej ‘trukeve” më efikasë të persëve. Të pushtuarit e dinin që do të përfshiheshin në drejtimin e pushtetit. Dhe persët përftonin më të mirën sa i përket qytetërimit. Kur, në fillim të ekspansionit të tyre, kopjuan artin dhe arkitekturën e Medëve të nënshtruar, e bënë sepse i konsideronin më të rafinuara se të tyret, dhe jo për oportunizëm politik. Diçka e ngjashme do të rishihej më vonë vetëm gjatë perandorisë romake.

Më shumë se 60-vjeçar, në vitin 529 para Krishtit Kiri ishte sërish në fushëbetejë, këtë herë në Azinë e Vogël. Dhe aty mbeti, duke luftuar kundër Masagetëve, nomadë rebelë. Sipas legjendës, mbretëresha e tyre Tomiri ishte betuar të hakmerrej për vdekjen e të birit: mori trupin e Kirit nga fushëbeteja, i preu kokën dhe e futi në një lëkurë dhie të mbushur me gjak, për të shuar në mënyrë simbolike etjen për gjak të perandorit. Kur ushtarët persë arritën të rimarrin trupin e mbretit, e dërguan në Pasargadae, një prej pesë kryeqyteteve të mbretërisë perse. Parabola e perandorisë së madhe rrezikonte të përfundonte aty.

Kiri kishte projektuar si trashëgimtar në fron të birin Kambis, ndërkohë që djalit tjetër Bardija i kishte rezervuar rolin e guvernatorit të Batrianës. Kambisi II kishte të njëjtat ambicie të mëdha të babait dhe planifikoi një fushatë ushtarake kundër të vetmes fuqi të shpëtuar në zonë: Egjiptit. Arriti t’u imponohet faraonëve në kohë rekord, falë një dredhie.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 456005_110130174438_PERSIAN_PLAQUE

Kërkoi që të lidheshin disa mace në mburojat e luftëtarëve: macja ishte një kafshë e shenjtë për egjiptianët dhe kështu harkëtarët e tyre nuk guxuan të godasin persët. Vetëm një legjendë? Ndoshta po, por gjithësesi të krijon një ide se deri në çfarë pike persët e kishin kuptuar që forca fizike nuk sillte gjithmonë fitoren.

Megjithatë, Kambisi nuk ishte Kiri dhe ndonëse u përpoq që të fitonte mbështetjen e priftërinjve të pushtetshëm egjiptianë, u deshën vite përpara se të kishte kontrollin e ish mbretërisë së faraonëve. Në ndërkohë, i vëllai Bardija u përpoq ta minojë. Kambisi nxitoi drejt shtëpisë, por ndërroi jetë për shkak të nëj gangrene.

Megjithatë, mbreti i ri i mbretërve nuk do të ishte Bardija, por Dari, ndihmës i ri në moshë i Kambisit dhe kushëri i tij. Me një legjitimitet të dyshimtë, ai u vu në krye të një grupi komplotuesish që vranë Bardijan, i cili u zu në befasi në shtrat me një prej konkubinave të tij. Një dalje shumë pak dinjitoze nga skena, që ishte megjithatë shpëtimi i perandorisë.

Të qeverisurve iu tregua një tjetër histori. Nga egjiptianët, Akemenidët, që ishin nxënës të shkëlqyer, kishin mësuar artin e propagandës. Ja versioni që u ish thënë postierëve: i vdekuri nuk ishte Bardija (që u tha se ishte vetëvrarë vite më herët), por prifti uzurpator Gaumata. Dari dhe të tijtë thjeshtë i kishin dhënë fund dredhive të priftit.

E gjithë kjo u certifikua nga Ahura Mazda, hyjni mirëbërëse që i kundërvihej Ahrimanit, princi i të ligës. E thotë këtë një mbishkrim i urdhëruar nga mbreti në shkëmbinjtë e malit të shenjtë të Persepolit: “Mbreti Dari tha: kjo është ajo çfarë unë bëra me ndihmën e Ahura Mazda. Pasi u bëra mbret, luftova 19 beteja. Luftova me ndihmën e Ahura Mazda dhe kam burgosur në total nëntë mbretër”.

“Dari dhe akemenidët legjitimuan pushtetin e tyre për të administruar të mriën dhe të keqen në emër të Ahura Mazda, por nuk ishin sovranë të hyjnizuar”, saktëson Genito.

Pasi u arkivua çështja e dinastisë, dari nisi të ristrukturojë perandorinë. Themeloi një kryeqytet të ri, Persepolin, dhe vuri dorë në llogaritë publike të shkatërruara prej shpenzimeve të luftës. Secila prej 23 provincave do të paguante kontributet sipas të ardhurave dhe burimeve të saj. Dhe secila do i besohej një satrapi. “Organizimi me satrapë e bëri perandorinë akemenide një prej entiteteve shtetërorë më të përparuar për kohën”, shpjegon Genito.

“Ndoshta bëhej fjalë për një lloj federate të madhe popujsh. Mbreti ishte në majë të një strukture piramidale, por se si e ushtronte pushtetin, kjo mbetet e panjohur”. Nga ana tjetër, dimë që reformat shenjuan lindjen e një burokracia tentakulare. Mijëra cilindra e tableta të gdhendur u mblodhën në arkivin mbretëror: letra diplomatike, dekrete, regjistrime tributesh dhe taksash, blerje tokash dhe skllevërish, urdhëra drejtuar satrapëve.

Megjithatë, Dari nuk ishte vetëm një burokrat. Në vitin 518 para Krishtit dërgoi një flotë në lumin Indo për të pushtuar Punjabin (në veri të Indisë). Ajo sipërmarrje e fundit i solli mbretërisë elefantë dhe dhurata të tjera ekzotike që zbukuruan pallatin mbretëror, por mbi të gjitha flori për arkat e shtetit. Superfuqia ishte në shtrirjen e vet maksimale.

Por kur, në vitin 498 para Krishtit shpërtheu një revoltë mes qyteteve grekë të brigjeve të Azisë së Vogël (Turqia e sotme), ushtrisë së Darit iu deshën gjashtë vite për të patur arsyen e rebelëve. Dhe pastaj në Greqi, në fushën e Maratonës, u ndal nga një rezistencë e papritur e luftëtarëve të Athinës dhe Platesë. Greqia e vogël do të ishte goditja në ijet e Persisë.

Dari nuk pati rast të merrte revanshin. Vdiq në vitin 486 para Krishtit dhe i la të birit, Kserksit detyrën që të mbyllte llogaritë me grekët. Por kjo është një tjetër histori, ajo të parës përplasje të madhe të qytetërimeve në botën e lashtë: Luftërat perse. Që u mbyllën në Platea, ku Kserksi u ridëbua në Lindje (jo përpara se t’i vinte flakën Akropolit të Athinës). “Nuk është e qartë nëse përparimi i persëve në perëndim ishte menduar si një luftë pushtimesh”, thotë Genito. “Qëllimi fillestar ishte të vendoseshin kufijtë dhe pasoja ishte që për herë të parë u përcaktuan kufijtë e Evropës perëndimore (e helenizuar) dhe të Azisë së iranizuar”.

Persia ishte ende një kërcënim, por tashmë dukej më pak i pamposhtur. Dhe pikërisht nga Greqia do të dilte njeriu i destinuar që të trashëgonte perandorinë: Aleksandri i Madh.

Sigurisht, Akemenidët ia sheshuan atij rrugën. Në vitet pas ndalesës së imponuar prej grekëve koleksionuan një seri rrëzimesh të sovranëve dhe komplotesh të oborrit. Artakserksi II arriti deri aty sa të sfidonte vëllanë e tij Kiri i Riu në betejë, ndërkohë që Artakserksit III iu desh që të vriste tetë vëllezër më të vegjël për të marrë pushtetin.

Kur u gjend përballë Filipit II të Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh) Persia shkaktonte ende mjaftueshëm frikë për të detyruar pushtuesin që të tërhiqet. Por në vitin 333 para Krishtit, kur mbreti i ri Dari III dërgoi ushtrinë e tij kundër Aleksandrit të Madh në fushën e Issos, ishte trashëgimtari i Kirit që ktheu nga majat thembrat. Persepoli ra tre vjet e një betejë më vonë (në gaugamela).

“Maqedonasit e kaluan të gjithë ditën duke e plaçkitur… Gratë që mbanin bizhuteri u morën zvarrë dhe të gjithë të burgosurit u trajtuan si skllevër”, shkruante historiani grek Diodor Sikuli në shekullin I para Krishtit. Dari, në arrati e sipër, u vra nga të tijtë. Dhe Aleksandri, teksa festonte martesën mes perandorisë së madhe të Lindjes dhe qytetërimit helenik, do të bëhej Mbreti i ri i Mbretërve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Dec 18, 2012 1:32 pm



Fshati i lashtesise,7000 vjet para krishtit

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Oct20

Një kilometër në brendësi të Detit të Mesdheut, pranë Haifas, Izrael një fshat i lashtë qëndron poshtë dallgëve. Ai është ruajtur aq mirë nga shtrati me rërë i detit, saqë skeletë njerëzish prehen të pashqetësuar në varret e tyre, dhe një rreth misterioz prej guri vazhdon të qëndrojë aty ku ka qenë ngritur fillimisht.

Ky është Atlit-Jam. Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë i përket vitit 7000 para Krishtit, që e bën atë një prej vendbanimeve më të hershëm – dhe të mëdhenj – që janë fundosur. Nuk ka pasur rrugë të organizuara, kështu që ai përshkruhet më shpesh si një fshat se sa një qytet, por banorët e tij jetonin në shtëpi të mëdha prej guri, të kompletuara me dysheme, oborrë, vatra zjarri, bodrume dhe puse.

Vendi mbeti i varrosur nën ujë për 9000 vite, deri kur gërmiemet për rërë zbuluan disa prej rrënojave të lashta. Ato u pikasën në vitin 1984 nga Ehud Galili, një arkeolog detar dhe pjesëtar i Shoqërisë Prehistorike të izraelit, në kohën kur ishte duke vëzhguar hapësirën për anije të mbytura. Megjithatë, ekspozimi ka vënë në rrezik shumë prej sendeve të gjetura.

Që nga viti 1984, Galili është zhytur në këtë vend çdo dimër. Ai pret që stuhitë të zhvendosin rërat, më pas nxiton që të skicojë zonat që bëhen të dukshme dhe të largojë objekte që mund të dëmtohen nga deti. “Ne gërmojmë vetëm atje ku ka rreziqe të afërt për shkatërrim të kësaj pasurie nënujore”, thotë ai.

Ky vend ofron informacion shumë të madh në lidhje me jetën në kohërat Neolitike – kur nejrëzit sapo kishin zbuluar se si bënin shtëpiakë kafshët dhe bimët. “Ishte revolucioni më i madh në historinë e njerëzimit”, thotë Galili. Kockat e kafshëve tregojnë se banorët e Atlit-Jam gjuanin kafshë të egra, por gjithashtu mbanin dele, dhi, derra, qenë dhe bagëti. Vitin e kaluar, skeletët e një gruaje dhe një fëmije zbuluan madje rastet më të hershëm që njihen të sëmundjes së tuberkulozit.

Varre njerëzish janë të shpërndarë nëpër shtëpi dhe nuk janë në një varrezë të veçantë dhe fshati kishte shumë burime dhe puse të shtruar me gurë. Por më intrigues është një gjysmërreth prej guri i përbërë nga shtatë megalite 600 kilogramësh. “Tamam si Stonehenge, por më i vogël”, thotë Galili. Kishte një burim me ujë të freskët m’u në mes të tij, kështu që mendohet se monumenti mund të jetë përdorur për ndonjë lloj rituali.

Në të njëjtën kohë, nivelet e deteve kanë vazhduar të rriten pas epokës së fundit të akullnajave. Galili beson se puset e Atlit-Jam u kontaminuan gradualisht me ujë me kripë – dhe në kohë të mëvonshme njëri prej tyre është përdorur për të hedhur mbeturina. Kjo gjë do të ketë detyruar njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre, dhe fshati më pas u gllabërua prej dunave të rërës e më vonë u fundos.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Dec 18, 2012 1:51 pm


Jonagun, qytet i lashtë i një qytetërimi të humbur

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Yonaguni2

Ishulli i vogël japonez i Jonagunit, pranë Taivanit është bërë i famshëm për strukturat shumë të mëdha shkëmbore të fundosura që janë gjetur pranë brigjeve të tij – qytet i lashtë i një qytetërimi të humbur, pretendojnë disa.

Seri shkallësh dhe terracash ngjiten mespërmes ujit të pastër nga një thellësi 25 metra. Strukturat, me sipërfaqet e tyre të sheshta dhe me këndet thuajse të drejtë, sigurisht që duken të formësuara apostafat. Masaaki Kimura, një gjeolog në Universitetin e Riukiusit në Okinava, pretendon se ka identifikuar një piramidë shumë të madhe, bashkë me kështjella, monumente dhe një stadium të madh, të gjitha të lidhura me rrugë mes tyre.

Ai thotë se ka gjetur gjithashtu mure dhe kanale uji, si dhe shenja gërmimesh, mjete guri dhe një pllakë guri me mbishkrime të lashtë. Ndonëse shumë të përhapura, pretendimet e Kimuras në lidhje me Jonagunin janë të shumë diskutuara. Robert Schoch, një gjeolog në Universitetin e Bostonit që është zhytur shumë herë në Jonaguni, mendon se formacionet janë kryesisht natyrorë.

Ata janë të pandarë dhe Schoch pretendon se shkëmbinjtë janë sedimentarë, me shtresa horizontale që thyhen në vija paralele teksa gërryhen. Veprimtaria tektonike e rajonit e ndan gjithashtu shkëmbin përgjatë vijave vertikale. Kështu që rrymat e fuqishme që përshkojnë këtë zonë do ta kishin gërryer shkëmbin përgjatë këtyre linjave, duke krijuar kështu platforma dhe shkallë, thotë ai. “Kështu e përfton në mënyrë thuajse natyrore një strukturë me blloqe”.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Yonaguni

Muret e Kimuras mund të jenë platforma horizontale që kanë rënë në një pozicion vertikal kur shkëmbi poshtë tyre pësoi gërryerje. Dhe Schoch thotë se “rrugët” janë thjeshtë kanale që janë pastruar prej rrymave. Për më tepër, Kimura pretendon se strukturat janë krijuar më shumë se 6000 vite më parë, atëherë kur zona mendohet të ketë qenë mbi nivelin e detit.

Por në punimet e tij më të fundit, të raportuara në Kongresin e Shkencave të Paqësorit në 2011, tregohet se ata mund të jenë ndërtuar vetëm mes viteve 3000 dhe 2000, atëherë kur niveli i deteve ishte afërsisht sa ai i shekullit 20.

Kimura spekulon se veprimtaria tektonike ka shkaktuar fundosjen e tokës me dhjetëra metra pas kësaj kohe, por nëse ka ndodhur kështu kjo do të kish qenë shumë e habitshme, thotë Richard Pearson, një specialist në arkeologjinë e Azisë lindore, që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Universitetin e Kolumbisë Britanike, në Vankuver, Kanada.

Në Ishullin Jonaguni, arkeologët kanë zbuluar rënojat e kampeve të vegjël prapa dunave të rërës, duke përfshirë vatra të mëdha, mjete guri dhe qeramika që i përkasin viteve 2000 – 2500 para Krishtit. Por komunitetet në ishull ishin të vegjël. “Nuk ka gjasa që të kenë pasur energji shtesë për të ndërtuar monumente guri”, thotë Pearson. Dhe ndërkohë që njerëzit në Taivanin aty pranë në këtë kohë ndërtonin me gurë, nuk ka prova për gjëra si monolitet me shkallë në Jonaguni.

Megjithatë, formacionet e shkëmbinjve, të cilët janë të dukshëm pa pajisje të specializuara zhytjeje edhe sot, mund të kenë qenë gjithësesi të rëndësishme për vendasit. Ka gjasa që ata të kenë “prekur” pjesë të shkëmbinjve pranë bregut, thotë Schoch, duke i bërë të duken si artificialë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Dec 18, 2012 2:15 pm


Porti i Epokës së Bronzit,Pavlopetri


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Pavlopetri1-300x166

Dikur një port i tejmbushur i Epokës së Bronzit, Pavlopetri ndodhet sot katër metra nën ujë, në një gji plot rërë në Lakoni.Kur flota anijesh që transportonin luftëtarë nga e gjithë Greqia u nisën për luftë me qytetin e madh të Trojës, ndoshta disa prej tyre kishin lundruar nga Pavlopetri, qyteti më i vjetër në botë që është fundosur. “Kish pasur një vendndodhje të përsosur, si një vend ndalesash”, thotë Nicholas Flemming, një gjeolog detar në Universitetin e Sauthemptonit, në Britani, i cili e zbuloi këtë vendbanim kur kryente zhytje në këtë zonë në vitin 1967.

Flemming e vëzhgoi këtë vend në vitin 1968, me ndihmën e një grupi studentësh. Ai zbuloi një rrjet të organizuar rrugësh dhe oborresh të radhitura me shtëpi gurësh të pathyer, si dhe varre të shpërndarë dhe sende të thyera qeramike që e kishin origjinën nga periudha Mikeniane, nga viti 1600 deri në 1100 para Krishtit.

Nuk ka shenja dokësh lundrues apo strukturash porti në Pavlopetri. Në vend të kësaj, studiuesit mendojnë se mjetet lundruese dhe tregtare, 10-20 metra të gjata, do të jenë ankoruar në ujërat e cekët të gjirit dhe ngarkesa më pas shkarkohej në kuaj apo bankina druri.

Për 30 vite, nuk u krye punë e mëtejshme në Pavlopetri. Por në verën e vitit 2009, arkeologu Jon Henderson nga Universiteti i Notingamit kreu një vëzhgim të detajuar dixhital. U zbulua se sipërfaqja është shumë më e madhe nga sa mendohej fillimisht – që në vitin 1968, zhvendosja e rërave ka ekspozuar 150 metra të tjera katrorë. Ata zbuluan gjithashtu edhe dy varre me gur të papunuar, një holl të madh ceremonial, si dhe sende që i përkasin vitit 2800 para Krishtit.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Pavlopetri

“E gjithë kjo fillon ta bëjë Pavlopetrin shumë më të rëndësishëm nga sa mendohej më parë”, thotë Henderson. “Ka qenë ndoshta një prej vendeve kryesorë në Lakoni, me personazhe të rëndësishëm mbretërorë që jetonin atje”. Kjo ngre mundësinë që qyteti mund të ketë luajtur rolin e tij në aventurat e përjetësuara prej Homerit. “Është e mundur që njerëzit që u larguan drejt Trojës nga Lakonia, janë nisur nga ky port”, thotë Henderson. “Do të doja shumë të mendoja se ka qenë një port i rëndësishëm në kohën e Homerit”, thotë Flemming.

Ndërkohë, Flemming është duke studiuar bregdetin për të gjetur me saktësi se si Pavlopetri përfundoi nën ujë. Shpjegimi më i mundshëm është veprimtaria tektonike. Qyteti u braktis rreth vitit 100 para Krishtit, por a mori fund për shkak të disa tërmeteve të vegjël, apo për shkak të një ngjarjeje katastrofike, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Wed Dec 19, 2012 11:52 am


Sekrete nga kohë të hershme,dy qytete të varrosura në deltën e Nilit


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Con_05_p04

Në bregun verior të Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qëndronin një herë e një kohë dy qytete me një pasuri dhe madhështi të tillë, saqë ishin shumë të famshëm në të gjithë botën e lashtë. Sot, ajo çfarë ka mbetur prej tyre qëndron e varrosur poshtë një cekëtine.

Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare të lulëzuara, portat hyrëse për në Egjipt për anijet greke që kalonin poshtë në Nili. Këto qytete ishin gjithashtu qendra shumë të rëndësishme fetare, me tempujt e tyre që joshnin mijëra pelegrinë çdo vit.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Sunken_ancient_civilization_statue_of_pharaoh_heracleion
Franck Goddio i zhytur ne kerkim te antikiteteve

Megjithatë, deri kohët e fundit, pothuajse çdo gjë që dihej në lidhje me ta vinte prej teksteve të lashtë. Historiani grek, Herodoti shkruante në shekullin e pestë para Krishtit se ata dukeshin si ishujt e Egjeut, por ishin ngritur në mes të një kënete.

I frymëzuar nga këto rrëfime, biznesmeni dhe arkeologu francez, Franck Goddio, nisi të vëzhgojë zonën disa pak kilometra në perëndim të Deltës së Nilit, e quajtur gjiri i Abu Kir. Goddio ka kryer gërmime nënujorë në Aleksandrinë aty pranë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Por Abu Kir mund të sjellë rezultate edhe më entuziasmues.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji L04-canopus

Në vitin 2000, Goddio bëri të ditur zbulimin e dy grupeve rrënojash, duke përfshirë mure, tempuj etj. Ekipi identifikoi gjithashtu dy tempuj, që i dedikoheshin heroit grek, herakliut, si dhe perëndisë Amon (versioni grek i hyjit egjiptian, Amun). Pak më në veri të tempullit të Herakliut, zhytësit zbuluan shumë objekte bronzi, të cilët me siguri janë hedhur si dhurata në një lumë të lashtë. “Kemi gjetur depozita ritualësh që ishin bërë prej priftërinjve në vende që vetëm ata vetë i dinin”, thotë Goddio. “Ndihemi sikur jemi duke penetruar në zemër të liturgjisë së lashtësisë”.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcQMyiVzCl_r-BQzUkHO_adFTCurnjfxiIZy76ATs8T7gQ664uvaAQ

Disa kilometra më tutje, grupi i dytë i rrënojave janë identifikuar si Kanopusi Lindor. Aty, zhytësit kanë zbuluar qeramikë, pjesë dyersh të tempujve, monedha me profilin e Kleopatrës, e cila sundoi Egjiptin në shekullin e parë para Krishtit, si dhe një faltore graniti ngjyrë të zezë nga shekulli 4 para Krishtit, dedikuar nga Nektanebo I, e cila përmban një seri mbishkrimesh astronomikë dhe kalendarikë.

Të dy qytetet ishin të lidhur nga një rrjet kanalesh dhe lumenjsh me një degëzim sot të palundrueshëm të Nilit. Ndërtesat e mëdha prej guri të qytetit kishin zënë vend në mbetjet e lumit, të varrosura nën rërë, të ndërtuara mbi baltë dhe rërë, pa patur një themel solid.

Kur Nili kishte përmbytje shumë të mëdha, pesha e shtuar e ujit do të ketë shkaktuar shembjen e terrenit nën ndërtesa. Dëmi mund të mos kish qenë kaq i rëndë në fillim. Të çara të mëdha nën disa prej ndërtesave në Kanopusin Lindor ishin mbushur qëllimisht me rërë, dhe sendet e gjetura, si dhe monedhat e gjetura në këtë vend datojnë që nga viti 740.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcTyrIec4y84ChMP66HkYC1awIZgE4jIS5w9jhkmo1HBpB2_PRkR

Megjithatë, kolona dhe statuja të shembura, si dhe skelete njerëzore bashkë me sende të vyera të gjetura nën muret e shembur, tregojnë se fundi ka ardhur shumë shpejt. Pas vitesh të tërë përpjekjesh me rrëshkitjen, një vërshim shumë dramatik që mendohet të ketë ndodhur në 741 apo 742 solli fundin e qytetit.

Gjatë po këtij vërshimi, kjo degë e Nilit mund të jetë zhvendosur në lindje. Për banorët e qyteteve, avantazhet ekonomike të ndërtimit në një vend kaq me rrezik ndoshta kanë eklipsuar gjykimet afatgjatë mbi sigurinë, një paralajmërim ky për qytetet bregdetarë të kohëve të sotme.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Wed Dec 19, 2012 5:39 pm


Zbulohet misteri 3000 vjecar


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Spot4623-6526-zbulohet_misteri_3000_vjecar_

Shkencetaret kane zbuluar misterin mijravjecare per vdekjen e Ramses i III,nje nga faraonet e Egjiptit te lashte

Bazuar në studimin e publikuar në revistën “British Medical Journal", bëhet e ditur se në fytin e faraonit Ramses të tretë është gjetur një prerje vdekjeprurëse.

Dr. Albert Zink, paleipatolog nga Institui i Mumjeve në Itali pohoi se kanë analizuar trupin e Ramsesit të tretë të gjendur në një varr në afërsi të Luginës së Mbretërve dhe të djalit të Ramsesit princit Pentavere.

Trupat e ruajtur në muzeun e Kajros janë analizuar dhe u janë bërë analizat e ADN-së. Nga analizimi CT është parë se në fytin e faraonit Ramses ndodhej një e prerë e thellë në gjatësinë 7 cm.

Kjo prerje e cila mund të shkaktohet vetëm nga një thikë e mprehtë mund të shkaktojë vdekjen e personit brenda disa minutave. Dr. Zink gjithashtu theksoi se kanë gjetur edhe një nuskë ‘syri i Horusit’ e vendosur brenda prerjes.

Syri i Horusit në Egjiptin e lashtë ka simbolizuar perëndinë e Diellit nga syri i të cilit nuk shpëton gjë dhe që tregonte se çdo qëllim i brendshëm apo i jashtëm i njeriut dihet nga Perëndia./Start/A. K/
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Tue Dec 25, 2012 9:07 pm


Historia e vërtetë e popujve t
ë majave,nga fillesat e tij dhe deri sot


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Machu-picchu-foto

mayaMajat, të cilët edhe sot jetojnë në varësi robërie si fuqi punëtore në pronat bujqësore të fermerëve, janë të goditur edhe për shkak të projekteve të korporatave të mëdha: hidrocentraleve, eksploatimi i pasurisë së minierave dhe plantazheve të mëdha. Familjet që posedojnë tokë, kërcënohen me dëbim dhe shpronësim.


Ndryshimi i epokave që ndodhi, me përfundimin e ciklit të gjatë 5200 vjet sipas kalendarit të majave, që sensacionalistët e kanë shpallur si fundin e botës, ka tërhequr vëmendjen tek populli, i cili ka arritur shkallë të lartë të civilizimit të Amerikës parahispanike, ndërsa sot jetojnë në varfëri ekstreme, pothuajse skllavëri, të diskriminuar dhe shfrytëzuar.

Pasardhësit modern të popullit maja në shekullin XX kanë qenë viktimë e gjenocidit në Guatemalë, shtetin e vogël të Amerikës së Mesme, ku autoktonët përbëjnë gjysmën e popullsisë. Majat arritjet më të larta të civilizimit të tyre i kanë pasur në mes viteve 250 dhe 900 pas Krishtit në Amerikën e Mesme dhe në Meksikë, ndërsa në dekadencë janë zhytur në shekullin XIII.

Rënien e tyre e kanë përshpejtuar pushtuesit spanjollë, të cilët i kanë bërë robër dhe i kanë shfrytëzuar pa mëshirë, theksojnë historianët. Nga kolonizatorët spanjollë “populli lokal maja është konsideruar fuqi e lirë e punës, mjet për prodhim dhe janë përjashtuar nga jeta publike”, thotë antropologu i Guatemalës, Alvaro Pop. Gjendja nuk është shumë më mirë as sot në Guatemalë, ku jeton komuniteti më i madh i majave. E kanë të kufizuar qasjen në arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime bazike. Gjuhët e autoktonëve nuk janë të pranuara zyrtarisht.

Majat

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Machu-picchu-pirc3a1mide-del-sol

Majat përbëjnë 42 për qind nga 14,3 milionë banorë të Guatemalës, ndërsa shkalla e varfërisë tek ata është 80 për qind. Sipas programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), 58,6 për qind e fëmijëve indigjenë janë të paushqyer kronikisht, me vdekshmëri alarmuese prej dyzet fëmijë në 1000 të porsalindur. Mjerimi social dhe eksploatimi kanë shkaktuar përfshirjen e Ushtrisë Zapatiste për Çlirim Kombëtar (EZLN) në shtetin Çipasu të Meksikës Jugore në vitin 1994. Lëvizja me orientim majtist ka luftuar për të drejtat e popujve indigjenë, mbrojtjen e tyre nga eksploatimi i qeverisë meksikane dhe përmirësimin e arsimit dhe zhvillimit të tyre.

Në Guatemalë, Majat kanë paguar çmim të lartë në periudhën e luftës qytetare prej vitit 1960 deri 1996. Njësitë ushtarake kanë fshirë nga harta fshatra të tëra duke zbatuar politikën e tokës së djegur në fillim të viteve 1980 në luftën kundër gueriljes marksiste. Gjatë këtij konflikti janë kryer më shumë se 600 masakra në popullatën indigjene, çka ka shkaktuar që dhjetëra e mijëra njerëz të kërkojnë shpëtimin në jug të Meksikës.

Përfaqësuesja e tyre më e njohur është Rigoberta Menchu, fituese e çmimit “Nobel” për paqe në vitin 1992. “Konflikti i armatosur është përdorur si pretekst që të zhduken fizikisht dhe shpirtërisht bashkësitë indigjene”, – akuzon Menchu. Me pretekstin që dëshirojnë të homogjenizojnë popullatën, qeveritë kanë zhdukur shpirtin e Majave ashtu që priftërinjtë e tyre i kanë zgjedhur për viktima. Sot në ato zona të Guatemalës është e pranishme shumë ushtria, në kuadër të luftës kundër trafikut me drogë në Shtetet e Bashkuara.

Majat, të cilët edhe sot jetojnë në varësi robërie si fuqi punëtore në pronat bujqësore të fermerëve, janë të goditur edhe për shkak të projekteve të korporatave të mëdha: hidrocentraleve, eksploatimi i pasurisë së minierave dhe plantazheve të mëdha. Familjet që posedojnë tokë kërcënohen me dëbim dhe shpronësim. Nga viti 2009, në Honduras zhvillohet konflikti i ashpër për tokë, për shkak të apetiteve të kultivuesve të mëdhenj të palmës afrikane, e cila përdoret në industrinë kozmetike dhe në bujqësi. Sot ndikimi i kulturës së Majave është ruajtur në jug të Meksikës, Guatemalë, Belize, Salvador dhe Honduras.

Loja se kur do të jetë fundi i botës vazhdon

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Machu-pichu-02

Bota i shpëtoi fundit të saj, por të fiksuarit pas apokalipsit thonë se ka një datë tjetër.
Sipas tyre, apokalipsi do të ndodhë pas katër vitesh. Pasuesit e një kulti të quajtur “Shpata e Vëllazërisë së Zotit” thonë se fundi i botës do jetë më 1 janar 2017. Ata besojnë se profeti Gabriel u ka thënë atyre se koha e vdekjes do jetë në këtë datë dhe vetëm anëtarët e këtij kulti do mbijetojnë, ndërkohë që të tjerët do të zhduken në ferr. Shumë gazetarë ishin angazhuar dje për të raportuar për fundin e botës, por në ato vende ku pritej të kishte pelegrinë, siç është mali i shenjtë Bugarash në Francë, nuk pati atë dyndje njerëzish që pritej.

Çfarë ndodhi në 21 dhjetor?

Autoritetet kineze kanë arrestuar 1000 anëtarë të një sekti fetar, të cilët përhapnin panik për fundin e botës në disa provinca në këtë shtet. Sekti i quajtur “Almighty God” (Zot i Plotfuqishëm) prej disa ditësh ishte bërë “zëdhënës” i fundit të botës dhe mbarimit të jetës në tokë, duke shkaktuar panik të banorët. Sipas autoriteteve kineze, disa banorë në provincat ku ishin aktiv anëtarët e sektit kanë vrarë veten.

Reagimi i autoriteteve, veç panikut, duket se ka pasur edhe një tjetër motiv. Anëtarët e sektit kërkonin përmbysjen e regjimit aktual komunist dhe bënin thirrje për protesta masive kundër drejtuesve të partisë në rajonet e veçanta. Një zyrtar i policisë tha se sekti besonte tek djalli dhe anëtarët e tij thoshin se pas datës 21 dhjetor do të kishte tre ditë natë, ku do të shfaqej dhe i dërguari djallit. Thashethemet për fundin e botës kanë gjetur më shumë vend se kudo tjetër në Kinë. Sipas të dhënave zyrtare, filmi “2012”, i cili është një prodhim amerikan ku flitet për fundin e botës, është më i pari në kinema gjatë këtij viti në Kinë. Ndërkohë që në provincën Hebei, një fermer e kishte marrë më shumë se seriozisht fundin e botës dhe nis prodhimin e dhjetëra bunkerëve për t’i “paraprirë të keqes”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Wed Dec 26, 2012 8:55 pm


Zbulohet fosili i dinosaurit me te madh ne bote


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Spot4854-6753-gjendet_fosilja_e_dinozaurit_me_te_madh_

Rodolfo Garcia nga universiteti kombëtar Rio Negro pohon se Sauropodët kanë qenë shumë të gjatë dhe me bisht, kanë ngrënë bimë dhe se dhëmbi në fjalë i përket Titanozaurës, llojit më të zhvilluar të dinozaurëve.

Në lajmin e publikuar në revistën shkencore "New Scientist" Garcia thekson se gjatësia e Titanozaurëve arrinte në 30 m ndërsa pesha e tyre në 80 ton.

Duke pohuar se ky dhëmb mund t’i përkasë një koke shumë të madhe dhe një trupi gjigant, Garcia thekson se dinozauri në fjalë mund të jetë kafsha më e madhe e të gjitha kohërave.

Ndërsa Philip Mannion nga Universiteti Imperial i Londrës pohon se deri më sot nuk janë gjendur fosile të cilat mund t’i përkasin Titanozaurit më të madh por dhëmbi i gjetur mund të jetë i tij.

Në vendin ku është gjetur dhëmbi duhen zhvilluar kërkime më të hollësishme. Gjetja e një dhëmbi të tillë tregon se paleontologët duhet të kërkojnë një emër të ri për këtë lloj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Fri Dec 28, 2012 12:48 pm



Me se ushqeheshin paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Teeth

Menyja e stërgjyshërve tanë të lashtë para tre milionë e gjysmë vjet është përbërë kryesisht nga barishtet tropikale dhe kallami, ka zbuluar hulumtimi i ri i udhëhequr nga ekspertët e Universitetit të Oxfordit.

Rezultatet e publikuar në numrin e ri të revistës “Proceedings of the National Academy of Sciences” kanë befasuar shkencëtarët sepse tregojnë që hominidët e lashtë shumë më herët se sa është menduar kanë ndryshuar mënyrën e ushqimit të zakonshëm për majmunët antropomorf, çka u ka mundësuar levizshmeri të madhe dhe pavarësi nga pyjet.

Ekipi ndërkombëtar i ka mbledhur të dhënat duke hulumtuar dhëmbët e fosilizuar të tre pjesëtarëve të llojit Australopithecus bahrelghazali, hominidëve të hershëm, mbetjet e të cilave janë gjetur në dy vende në Çad. Profesoresha Julia Lee-Thorp nga Universiteti i Oxfordit së bashku me ekspertët nga Çadi, Franca dhe SHBA-ja kanë analizuar izotopet e karbonit në dhëmbët e tyre dhe kanë zbuluar që menyja e tyre ishte e pasur me bimët e grupit, i cili sipas llojit të fotosintezës është i njohur si C4.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Ancient_Aliens_003

“Kemi zbuluar që hominidët e hershëm, të paktën në Afrikën qendrore kanë ngrënë ushqim i cili kryesisht është përbërë nga barishtet tropikale dhe kallami”, ka thënë Lee-Thorp, eksperte për analizat izotopike të fosileve nga Research Laboratory for Archaeology and the History of Art dhe ka shtuar: “Asnjë majmun humanoid afrikan, duke përfshirë edhe shimpanzenë, nuk hanë këtë lloj ushqimi pavarësisht asaj që gjendet me bollëk në vendet tropikale dhe subtropikale. Një përjashtim i vetëm janë babunët e savanës që edhe sot e hanë këtë lloj ushqimi. Kemi qenë të befasuar kur kemi zbuluar që hominidët e hershëm madje e kanë ngrënë në sasi më të mëdha se sa babunët.”

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Ancient-people

Hulumtimi i ri tregon që hominidët e hershëm kanë mundur të mbijetojnë në habitatet pa drunj, çka u ka mundësuar të braktisin pyjet dhe të hulumtojnë vise më të largëta. Më herët ekspertët kanë konsideruar që paraardhësve tanë të hershëm për këtë lloj ushqimi u janë dashur dhëmbë dhe muskuj më të fortë. Autorët supozojnë që me siguri nuk janë ushqyer me gjethet e bimëve tropikale por me rrënjët, bërthamat frytin e tyre, sepse gjethet shumë më shpejt shpenzojnë dhëmbët dhe janë më vështira të treten. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Australopithecus bahrelghazali ka ngrënë edhe disa kafshë që janë ushqyer me barishte tropikale.

“Megjithatë, pasi që as njerëzit e as primatët tjerë nuk hanë shumë ushqim të kafshëve, ndërsa homonidët përveç kësaj nuk janë, sikurse mishngrënësit, të pajisur me dhëmbë të mprehtë, mund të supozojmë që kanë ngrënë direkt barishte tropikale dhe kallam”, ka shpjeguar prof. Lee-Thorp.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Sat Dec 29, 2012 9:13 am


Zbulohet skeleti i anijes se peshkimit me te vjeter ne bote.Daton 8000 vjet me pare


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Boat_400

Publikohet nje nga konstatimet që konsiderohet nga më i rëndësishmi qe kane ndodhur në vitin 2012.Zbulohet skeleti i anijes se peshkimit me te vjeter ne bote.

Arkeologët në Uljin, Korea e Jugut, kanë gjetur mbetjet e një anije peshkimi që ata besojnë se mund të jetë 8000 vjet e vjetër.

Ne ishim në gjendje për të identifikuar saktësisht se çfarë këto objekte ishin.Mbetjet e anijes janë ndoshta më te vjetra në llojin e vet, dhe ka ende për t'u zbuluar.Instituti ka botuar, ndër të tjera, imazhet pa te dhena,te një copë druri, pjesë e nje anijeje neolitike .

"Ne ishim në gjendje për të identifikuar saktësisht se çfarë janë këto artifakte, kur ato i kemi trajtuar për ruajtje", thote kreu i agjencise shtetërore te lajmeve Yonhap, Ku Kim Geun.

Forma e fragmentit të varkës se gjetur ,fillimisht ishte të vështire për të dalluar, se ata janë gjetur si një pjese e tokës në vendin e zbulimit.

Fragmenti i varkës së vogël është bërë nga druri kamfur.Lopata është bërë nga dru lisi.

Mbjetjet u gjeten gjate gërmimeve në dy metra nentokë, germime te cilat kishin filluar shtate vjete me pare.
Sipas njoftimeve,mbetjet skeletore te anijes janë gjetur në shtresën e katërt të germimit, duke na treguar se ato datojnë që në periudhën e Neolitit.

Arkeologët kanë zbuluar një total prej 5 shtresash, që përmbajne shume sedimente e mbetje,duke nisur qe nga mbetje kockash e skeleti peshku,qeramika dhe grepa peshku prej kockash, per peshkimi,te cilat datojne 8000 vjet me pare
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Mon Dec 31, 2012 9:56 am


Etruskët, popujt më enigmatikë të historisë



Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 300px-Civilizacion_etrusca


Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë? Ndërkohë dokumentar italian i grupit “ECLISSIA”, il viaggio nel mistero” hedh hipotezën se ndoshta gjuha shqipe mund të deshifrojë gjuhën etruske.

Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë.

Bëhet fjalë për të famshmet “rrugë minerare” ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël. Studimi i rrugëve minerare nxjerr megjithatë në pah pikëpyetje trazuese: Për çfarë mund të shërbenin këto vepra kolosale? Përse çdo rrugë minerare kalon për një nekropol? Përse nga muret e lartë dalin në mënyrë të vazhdueshme hapje të varreve të lashtë? Përse kisha templare dhe ndërtesa të tjera si këto janë ngritur në afërsi?

Dhe si është e mundur që disa besojnë se, edhe sot, këto vende kanë një fuqi të veçantë, aq sa të celebrojnë në brendësi të tyre me rite spirituale? Shpjegimi i misterit duhet të kërkohet në ritet dhe në mitet etruskë. Perëndesha e Krijimit për etruskët ishte Uni, toka Mëmë. Fuqia e saj e shenjtë frymëzon në mënyrë të thellë të gjithë artin etrusk, tokësor dhe përtej tokësor.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Etruscos3

Sipas legjendës, ishte mbreti i parë, Tarkun, që mori udhëzimet e shenjtë drejtpërdrejtë nga një qenie mbinjerëzore, Tages, një djalosh me zë plaku, i cili doli që nga dheu. Tages, përpara se të rikthehej sërish në nëntokë u dha Tarkunit dhe dymbëdhjetë priftërinjve etruskë (Lukumonët) Librat Akerontikë: tekste të shenjtë që flisnin për udhëtimin e shpirtërave përtej lumit të Adilës, drejt mbretërisë së nëndheshme të Hadit dhe Persefonit.

Është libri etrusk i të vdekurve, rruga drejt fundit. Pra, për etruskët ekzistonte në nëntokë një hyjni shpërndarëse e forcës dhe dijes. Gjithë kulti i tyre i Tokës është penetrimi fizik dhe ritual i botës së nëndheshme, në kërkim të dijes dhe të fuqisë së shenjtë. Por është edhe një tjetër qytetërim arkaik që nderon të njëjtin kult: janë inkasit e Perusë së lashtë. Mbretëria e nëndheshme e Ukupaçës është analoge me etruskët dhe zoti i tyre, Uasharinka, kur evokohet nga priftërinjtë inkas shfaqet ashtu si Tages, si një perëndi që shpërndan fuqi dhe dije.

Por nuk është kjo e vetmja analogji mes dy qytetërimeve…
Rrugët minerare duhet të jenë në këtë mënyrë shtigje të shenjtë, pasazhe ritualë që lidhnin qytetet e të gjallëve me ata të të vdekurve. Thellësia e tyre duhet të ketë shërbyer për t’i bërë më të afërt me nëntokën, në kontakt me atë që etruskët e konsideronin burimi i drejtpërdrejtë i fuqisë së shenjtë. E në çfarë mënyre kjo hipotezë duhet të jetë ende e lidhur me zhdukjen e etruskëve? Harta e rrugëve të shenjta të zbuluara deri sot tregon se si shpërndarja e tyre dukej se i bindej një projekti të madh gjeometrik. Duket se të gjithë këto rrugë të nëndheshme shkonin drejt një qendre precize gjeografike: liqeni i Bolsenës.

Velzna ishte emri i lashtë i Bolsenës, liqeni më i madh vullkanik i Evropës. Përreth liqenit ngrihej Fanum Voltumnae, pylli i shenjtë më i rëndësishëm i Etrurias, që i kushtohej perëndeshës së ujit. Liqeni u zgjodh nga priftërinjtë si omfalos, domethënë kërthizë e shenjtë e të gjithë qytetërimit etrusk. Këtu, një herë në vit, dymbëdhjetë Lukumonët mblidheshin për të festuar bashkimin shpirtëror të popullit etrusk. Në qendër të liqenit dalin dy ishuj: Martana dhe Bizentina.

Ky i fundit konsiderohej nga etruskët si një ishull i shenjtë, zemra e vërtetë gjeografike dhe shpirtërore e të gjithë “kombit” etrusk. Tempulli i madh e i shenjtë nuk është gjendur asnjëherë dhe tekstet e lashtë të bëjnë të mendosh se ndoshta u fsheh nga vetë priftërinjtë bashkë me kullat e tij, si dhe me thesaret e tyre të fshehtë. Bolsena ka megjithatë një ngjashmëri mbresëlënëse me Titikakën e Andeve, që ishte liqen i shenjtë dhe qendër spirituale e qytetërimit inkas.

Edhe në Titikaka dalin dy ishuj dhe edhe atje, inkasit zgjodhën njërin si kërthizën e tyre të shenjtë. Priftërinjtë thoshin se poshtë këtyre ujërave banonte shpirti i Uasharinkës. Pra për të dy qytetërimet, ishulli në liqen përfaqësonte portën e komunikimit me botën e shenjtë dhe të fshehtë të nëntokës.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Contrucao_tumba

Tamam ashtu si për inkasit, disa mendojnë se një pjesë e popullit etrusk mund të ketë vendosur të zhduket duke shkuar drejt nëntokës. Në këtë hipotezë, që më shumë ka elementë të fantazisë, ishulli i shenjtë bizentin përfaqëson një prej hyrjeve në mitiken dhe të mrekullueshmen Agartë. Agarta është bota imagjinare nëntokësore ku, sipas besimeve ezoterikë, jetojnë zotat e mëdhenj antikë, njerëz që mbajnë sekrete arkaikë dhe që në fshehtësinë e saj mund të mbajë edhe priftërinjtë e zhdukur etruskë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Wed Jan 02, 2013 8:25 am


Kisha ''Scientologe'' ka ndertuar nentoke nje ''Katedrale per alienet e hapsires''




Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Alienspacecathedral_010113_sun_400_18e4do4-18e4dol

Një gazetar britanik ka zbuluar një vend te fshehtë të kishes ''Scientology'',ku eshte pjestar i saj dhe Tom Cruise dhe thotë se është një "katedrale per alienet e hapësirës" që përfshin një mesazh masiv për UFO-t.

Siti, i vendosura në verilindje të New Mexicos,që eshte shtëpia e themeluesit të fesë së fshehtë, L. Ron Hubbard, në një bunker titani te mbyllur,te ndërtuar për t'i bërë ballë një shpërthim bërthamor,shkruan John Sweeney i BBC ne librin e tij të ri Panorama.

Dy simbole të mëdha shfaqen ne shkretëtirën e New Mexico dhe thuhet se eshte shënuar vendi i një bunkeri të fshehtë.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcQGGn4WDX5G5YbwE2h7Z0GgG8JokfzJqVJLn4K9r_inRH0n7rre

Kompleksi është i vendosur në afërsi te Mesa Huerfanita, tri orë në veri të Roswellit. John Sweeney thote se ne kete territor ështe një strehë e sigurt me një bunker nëntokësor në gjendje të përballojnë një holokaust bërthamor. Një pistë zbritjeje në sipërfaqe ofron qasje per aeroplane, ndërsa simbolet në siperfaqen e shkretëtirës janë të dizajnuara dhe dyshohet të jenë të dukshme nga hapësira.

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji 1537cstbunker

Brenda kompleksit bunker është thënë se gjendet një kasafortë në të cilën janë ruajtur disqe ari te gdhendur me tekstet origjinale të themeluesit te 'Scientology', L. Ron Hubbard.Kisha Scientology as ka konfirmuar e as ka mohuar lidhjen e tyre me vendin e fshehte dhe deri më tani nuk kanë qenë në dispozicion për komente.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Rifat Wed Jan 02, 2013 12:23 pm


Si eshte qeverisur bota dhe nga kush ...?


Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Caspiancabin1

Na ishte një herë një mbret… Madje, ishin tre: një mbret-prift, një mbret-luftëtar dhe një mbret-perëndi. Janë modelet bazë të monarkisë, ndoshta forma më e lashtë e qeverisjes. Por fytyrat e kësaj figure paraprirëse të historisë kanë qenë në fakt shumë më tepër. Nuk dimë se si quhej i pari njeri i kurorëzuar. Por dimë që qytetet e lindur mes Nilit dhe Mesopotamisë më shumë se 6 mijë vite më parë qeveriseshin nga sovranë. Dhe që ai monarku i parë (nga greqishtja, “ai që qeveris i vetëm”) ka qenë ndoshta një shaman apo një prift.

Paraardhësi i faraonëve egjiptianë, “Mbreti Akrep” i kronikave gjysmëlegjendare të Luginës së Nilit i njihte sekretet e vërshimeve të Lumit të shenjtë, të cilat dinte t’i parashikonte dhe si rrjedhim edhe ti shfrytëzonte. Kontrolli mbi rubinetin e prosperitetit egjiptian i siguroi atij një vend në majën e piramidës sociale. Ishin ata si ai që nisën të përdorin një prej shenjave më të lashta dhe më të përhapura të pushtetit: skeptrin, në formën e shkopit apo bastunit të komandës. Një shkop magjik që bashkën tokën dhe qiejt.

Dinastitë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Images?q=tbn:ANd9GcRNcWyyz1zQRnDeCYUSJR3O3vU-F5beOQtLS5ujwEodQ1AjzMC12IwEu2Q2IA

Mbreti Luan ishte edhe paraardhësi i parë i asaj që disa egjiptologë e quajnë “dinastia zero”. Dhe nuk ka monarki pa dinasti. “Edhe monartkitë siç i kemi njohur prej shekujsh në perëndim bazoheshin në norma shumë të ngurta të linjës së vazhdimësisë”, pohon Maqria Antonetta Visceglia, docente e historisë moderne në Universitetin La Sapienza të Romës dhe autore e librit “Rite të oborrit dhe simbole të mbretërive”.

“Vdekja e mbretit shënonte gjithmonë një moment pasigurie. Funerali mbretëror shërbente pikërisht për të projektuar në mënyrë publike sovranin e ri dhe për të shpallur vazhdimësinë e pushtetit”. Shpallja që në Francë shënonte kalimin nga një sovran tek tjetri (“Mbreti vdiq! Rroftë mbreti”) ishte në fund të fundit një shmangie e atij boshllëku të pushtetit. Sepse të mbeteshe pa monark ishte pak si të mbeteshe pa perëndi.

Hyjnorë

Gjithmonë në zonën mes Egjiptit dhe Mesopotamisë ndodhi që mbreti-prift u ngrit nga një ndërmjetës mes njerëzve dhe hyjnive, në një perëndi në vetvete. Shumë shpejt edhe tek popujt që udhëhiqeshin nga luftëtarë, si ititët dhe persët, mbreti luftëtar i origjinës u shndërrua në një lloj perëndie.

E madje edhe në Romë ku nga monarkia e kohëve të hershme (ndoshta me prejardhje etruske) ishte kaluar në qeverisje republikane, në fund të fundit ngrihej në qiell imperum (e drejta për të komanduar) duke u frymëzuar nga shembulli lindor. Hapin e madhe bëri Oktavian Augu=sti i hyujnizuar si Jul Cezar në vitin 42 para Krishtit. Por, prototipi ishte io mëhershëm: Aleksandri i Madh (356-323 para Krishtit). NJë model shumë efikas sepse lejonte, falë karizmës perandorake dhe ceremonive publike, që të mobilizoheshin masa të mëdha njerëzish.

“Aleksandri ishte në të vërtetë pasardhësi i tiranëve grekë të shekullit IV para Krishtit, që ndoshta përfaqësonin eksperimentin politik me sukses më të madh pas krizës së demokracive (Athinë) dhe oligarkive (Sparta)”, shpjegon Mario Vegetti, një prej historianëve italianë më autoritarë sa i përket historisë së botës së lashtë. “Kishte hipur në fron si një pasardhës i ligjshëm i mbretit të Maqedonisë, por prestigji dhe pushteti i tij buronin nga pushtimet ushtarake dhe nga efikasiteti i qeverisjes.

Për t’u bërë i pranueshem për popujt lindorë që kishte pushtuar kërkoi mbështjellën fetare, duke u prezantuar në Egjipt si bir i perëndisë Amon, ndërsa në Persi si mbret i hyjnizuar”.

Pa mbret?

Megjithatë, jo të gjithë shtetet e lashtësisë kishin sovranë. “Greqia, përpara Aleksandrit të Madh nuk njihte regjime monarkikë”, vazhdon Vegetti. Ndonëse dallimi mes mbretit (i legjitimuar nga prejardhja dinastike) dhe tiranit (mbajtës i një pushteti të paligjshëm) ishte i njohur në epokën klasike, gjuha e zakonshme shpesh herë nuk bënte dallim mes basileus (sovran) dhe tyrannos.

Monarku absolut që nuk prekej fare prej ligjit konsiderohej si karakteristik në botën orientale. Aristoteli thoshte se të gjithë vartësit e Mbretit të Persisë gjendeshin në kushte skllavërie dhe tmerri e frika nga tirania ishin kaq të forta saqë vetë Perikliu (shekulli V para Krishtit) u akuzua për sjellje despotike nga ana e athinasve. Historiiografi Tucididi e përcaktonte regjimin e tij si “në teori një demokraci, por në fakt qeverisja e njeriut më të mirë”. Por Perikliu duhej të kishte gjithmonë kujdes sa i përket sjelljeve të tij në ansamblenë e qytetarëve, reagimeve të së cilës i druhej shumë”.

Po ç’mund të thuhet për mbretërit që takojmë tek Iliada dhe tek Odisea? Agamemnoni, Nestori apo Uliksi ishin trashëgimi të një epoke në të cilën demokracia, në Greqi, ashtu sikurse kudo tjetër, nuk njihej ende. “Ishin mishërimi i fundit i wanax, mbreti i qytetërimit Mikenas (shekulli XVII-XII para Krishtit): një replikë, në shkallë të zvogëluar e sovranëve lindore”, vazhdon Vegetti. “Wanax mbretëronte në një shoqëri ku burokracia mbretërore kontrollonte veprimtarinë ekonomike, administronte drejtësinë, dominonte rrethinat. Por pushteti i saj ishte i kufizuar nga një klasë priftërinjsh nga e cila me shumë gjasa varej pushteti dhe ligjshmëria e saj”.

Të parazgjedhur

Pra, pak a shumë kuptimi i mbretërisë ka qenë gjithmonë i shoqëruar me shpjegimin: ruajtje e traditës dhe vazhdimësi e dinastisë. Në fakt nuk kishte mbret pa ritin që e shoqëronte në legjitimimin e tij dhe ku vihej theksi sidomos në karakterin e shenjtë të tij. Më i rëndësishmi i këtyre riteve, me origjinë shumë të largët, por i perfeksionuar në Mesjetë, ishte ai i konsakrimit: “Artikulohej në faza të ndryshme: veshja, betimi, dorëzimi i flamurit dhe kurorëzimi”, thotë Maria Antonetta Visceglia.

“Ishte një rit kalimi të pushtetit që transformonte protagonistin (princin zakonisht) duke e shndërruar në persona mixta¨ një njeri që kishte diçka hyjnore në vetvete”. Shumë rite konsakrimi parashikonin, përpara dorëzimit të simboleve, vajimin: një lloj pagëzimi mbretëror. “Që atëherë, mbretërit “barbarë” visigotë vajiseshin përpara se të hipnin në fron, por riti e ka origjinën që në konsakrimin e Pipinit të Shkurtër, 791”.

Sovranët e Francës dhe të Anglisë pas vajimit thuhej se përftonin edhe fuqinë e shërimit, me prekjen e tyre, nga disa sëmundje. “Nga ana tjetër, jo të gjithë “vajiseshin”: nuk bëhej kjo me mbretërit e Kastijës dhe Aragonës, as edhe ata të Spanjës. Në çdo rast, mbretërit perëndimorë nuk bëheshin asnjëherë mbretër-priftërinj si homologët e tyre bizantinë”. Edhe sepse në Evropë ekzistonte tashmë një sovran absolut, i cili bashkonte pushtetin spiritual dhe atë tokësor: Papa.

Kundërfuqi

Hyjnor apo gjysmëhyjnor, po të vëresh me kujdes asnjë mbret nuk ka qenë me të vërtetë “i vetmi në komandë”. Pushteti mbretëror duhej të bënte llogaritë edhe me kundërpushtetet apo kundërfuqitë, të forta në një slalom mes komplotesh dhe uzurepatorësh. Faraonëve u kundërvihej kleri i qyteteve të shenjtë (Menfi, Abidos, Karnak). Perandorëve romakë u kundërvihej aristokracia e senatorëve. Ata bizantinë kishin të bënin me peshkopët.

Nga ana tjetër, Papa (i vetmi monark absolut që është ende në fuqi në perëndim) që me fillimin e viteve një mijë ngriti një kurth të suksesshëm ndaj sovranitetit të perandorëve gjermanë. Ndërsa në Angli, ishin baronët që vunë në frerë pushtetin e mbretit me anë të Magna Carta-s (1215), që është praktikisht embrioni i monarkisë kushtetuese. Madje edhe sovranët e Francës (të paktën deri në “revolucionin absolutist”) të Luigjit XIV kishin të bënin shumë me eminencat gri, si kardinalët Richelieu dhe Mazarino.

“Sipas disa historianëve, absolutizmi është një mit, një legjendë”, shpjegon Visceglia. “Pushteti i sovranit ishte i kufizuar nga ai i rendeve të tjerë shoqërorë: privilegjet e fisnikërisë, gjykatat e drejtësisë, të drejtat e profesioneve, ushtrisë dhe bashkimeve të qytetarëve, instancave të parlamenteve”. As edhe ancien regime nuk ishte monolit: ishte një shoqëri komplekse, e përfshirë nga konfliktet.

“Prej këtyre konflikteve, institucioni monarkik pësoi ndryshime gradualë: e demonstruan në mesin e viteve 600 revolta kundër absolutizmit e dinastisë Stuart në Angli (Karli I kishte shpërndarë Parlamentin), Fronda franceze dhe revolucioni i vitit 1789”. Përplasje që transformuan, në një periudhë afatgjatë shumë mbretëri në monarki parlamentare dhe sovranët e tyre në krerë “të thjeshtë” shteti. E megjithatë, miti i “Mbretit të Madh” vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite në atributet që ne i japim persait Kir, “i Madhi”, Aleksandrit dhe Karlit “të Madh”, Frederikut dhe Pietrit “të Madh”.

Modele

“Të mëdhenj” ishin një kohë sovranët që shndërroheshin në modele për t’u ndjekur nga pasardhësit e tyre”, shpjegon eksperti. “Si mbretërit-ptofetë të Testamentit të Vjetër, “të drejtët” David dhe Solomon, apo themeluesi i perandorisë së parë që bashkoi Lindjen dhe Perëndimin, Aleksandri i Madh. Nga figurat e tyre të idealizuara burojnë tiparet kryesorë të sovranitetit të bazuar në parimin e madhërisë dhe mbi virtytet e drejtësisë dhe barazisë, por edhe ata të shenjtërisë”.

Pushtimet ushtarakë dhe diplomatikë kishin rëndësi, por fatin e një monarku të mirë e bënte mbi të gjithë shenja e mirë që kish lënë pas për pasardhësit. “Madhështia në arkitekturë ishte tashmë shenjë madhështie”, pohon Visceglia. “Por të lëvdoje dhe ngrije lart një mbret si të shenjtë, kjo qe një shenjë që po lartësonte të gjithë dinastinë. Kështu, fama e një monarku ndërtohej pas vdekjes së tij, duke i atrubuar kronaka dhe portrete, apo edhe episode çudibërës.

Sovranët e të tjerëve, nga Amerika në Kinë

Figura e mbretit është universale. Bëjnë përjashtim popujt nomadë (që megjithatë kanë pasur edhe ata mbretër-luftëtarë të mëdhenj, si huni Atila apo mongoli Genghis Khan). Përtej oqeanit, në perandorinë e Inkasve në Ande mbreti, Qhapaq Inca konsiderohej me origjinë hyjnore dhe si i tillë edhe nderohej. Pak a shumë në të njëjtën periudhë në Meksikë mbretëronte një tjetër perandor, ai i Aztekëve.

Ndërsa Majat ishin të organizuar në qytete-shtete që përgjatë historisë së tyre mijëvjeçare qeveriseshin nga sovranë të dinastive. Edhe në Azi, monarkitë me trashëgim kanë qenë gjithmonë në plan të parë: nga India e perandorisë Moghul tek Kina, mozaik etniko-politik i “homogjenizuar” vetëm nga centralizimi prej figurës gjysmë hyjnore të perandorit, deri tek mbretëria Khmer në Kamboxhia. Mbreti-luftëtar i stepave orientale ishte në fakt Khani i Madh i perandorisë mongole. Absolutizmi i tij i bazuar në forcën ushtarake shërbeu si model për carët rusë dhe perandorinë e tyre centraliste.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji Empty Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi