Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'fare kodesh fshihen pas pikturave

Shko poshtë

C'fare kodesh fshihen pas pikturave Empty C'fare kodesh fshihen pas pikturave

Mesazh nga Rifat Wed Dec 14, 2011 8:30 am



C'fare kodesh fshihen pas pikturave


C'fare kodesh fshihen pas pikturave Images?q=tbn:ANd9GcS7DP_V9IwsQYfXV3ADUeJe_8Vn7UQdkLtDnxrvJmmrjDFEs8JX

Dan Brown, me librin e tij “Kodi i Da Vinçit” i inkurajoi të gjithë amatorët e simbologjisë kudo që ndodhen në botë që të shohin mirë e me vëmendje pikturat e tyre të preferuara për të zbuluar në to kode të mundshme të fshehta.

Por në fakt, kjo është një praktikë që ka shekuj që kryhet. Që nga shpellat prehistorike në jug të Francës me vizatimet e tyre të çuditshme, e më pas në kohë, artistët e kanë mbajtur shpesh domethënien e punëve të tyre vetëm për vete, duke qenë shumë të kursyer me publikun.

Por ndërkohë, janë historianët e specializuar ata që herë pas here zbulojnë shenja të panjohura në këto piktura, që më pas del se kanë një domethënie të veçantë. Ja disa nga këto zbulime në disa vepra të ndryshme.

“Skena e 12-të e jetës së Shën Françeskut”, Giotto di Bondone

Shembulli i fundit është zbulimi i profilit të djallit, i fshehur në afreskun e madh të realizuar nga artisti italian i shekullit të 13-të, Giotto di Bondone në Bazilikën e Shën Françeskut të Asizit. Historiania italiane, Chiara Frugoni e zbuloi profilin me një hundë shumë të gjatë fshehur në një re. Ajo beson se kjo ka lidhje me një besim mesjetar, sipas të cilit djalli shfaqet në re për të ndaluar ngritjen e shpirtrave në parajsë.

“Mona Lisa”, Leonardo da Vinçi

Piktura e Da Vinçit shfaq një buzëqeshje enigmatike të një gruaje që ka intriguar botën mbarë prej 500 vitesh. Në vitin 2010, presidenti i Komitetit Kombëtar Italian për Trashëgiminë Kulturore, Silvano Vinçenti, deklaroi se ishte i bindur se ai kishte zbuluar germa dhe numra të vendosur në sytë e portretit. Këto zbulime i kishte bërë përmes një vëzhgimi me mjete dixhitale. Fillimisht zbulimi i Vinçentit kishte të bënte me germat L dhe V dhe u konsiderua si një provë e një teorie të famshme, sipas së cilës Mona Liza është në fakt autoportreti i Leonardo da Vinçit. Më pas, Vinçenti arriti në përfundimin se kjo vepër ishte pikturuar nga njëri prej miqve piktorë të Da Vinçit, por pjesa më e madhe e historianëve e hodhi poshtë këtë ide.

“Beteja e Marçianos”, Giorgio Vasari

Ky afresk në hollin e “Të Pesëqindëve”, në Palazzo Vechio, në Firence, besohet se mban brenda vetes kyçin e një vepre të humbur të Leonardo da Vinçit. Eksperti i artit, Maurizio Seracini është i bindur se afresku i Da Vinçit, “Beteja e Anghiarit”, qëndron pas “Betejës së Marçianos”. Shkrimtari dhe piktori Vasari, një admirues i madh i Da Viçit, nisi që të shkruante për të duke e nisur nga puna e afreskut, por duke e braktisur më pas pjesërisht për shkak të disa problemeve teknike. Në një flamur të vogël të gjelbër të pikturuar në afresk ai gjeti të shkruara fjalët: ”Kërko dhe do të të jepet”. Tani pritet që përmes metodave të sofistikuara të arrihet të shihet nëse ndodhet në të vërtetë brenda pikturës në fjalë, piktura e humbur e Da Vinçit, “Beteja e Angharit”.

“Kapella Sistine”, Michelangelo

Vepra sublime e Mikelanxhelos, “Kapella Sistine”, në Vatikan, në Romë u restaurua në mënyrë të plotë në fundin e shekullit të kaluar, duke e bërë këtë vepër të mrekullueshme të Rilindjes që të shpaloste gjithë madhështinë e ngjyrave të saj. Por sipas Roy Dolineser, bashkautor i librit “Sekretet e Sistinës: mesazhet e fshehura të Mikelanxhelos në zemër të Vatikanit”, restaurimi nxori gjithashtu në dritë disa gjëra të pa rëna në sy më parë. Një zbulim ishte në pikturën e një hebreu të ri, Amminadab, që mbante një shenjë persekutimi që përdorej në atë kohë dukshëm në Itali nëpër veshje. Ai ishte vizatuar në një pozicion akuzues në drejtim të fronit të Papës. Një tjetër zbulim ishte ai i dy hebrenjve në rrethin e brendshëm të të zgjedhurve në “Gjykimi i Fundit”, që sipas Doliner është një blasfemi e plotë. Ai beson se Mikelanxhelo, në mënyrë të fshehtë, ishte duke predikuar idetë e pranimit dhe dashurisë në një periudhë të një intolerance të madhe fetare.

“Darka e fundit”, Da Vinçi

Një nga teoritë më ekzotike në lidhje me punën e Da Vinçit është se mënyra e vendosjes së dishepujve në tryezë i korrespondon notave muzikore në një pentagram. Të bëra së bashku krijojnë një melodi që duket si një rekuiem. Leonardo ishte një muzikant i talentuar, veç talenteve të tjera që kishte.

“Darkë në Emmaus”, Caravaggio

Piktura e vitit 1601 mund të mos ketë një mesazh të fshehtë, për sa jemi në dijeni, por ajo përmban simbole delikate që japin të dhëna në lidhje me identitetin e një burri pa mjekër që ndodhet në tryezë. Një çelës i rëndësishëm është hija e një bishti peshku që del nga një enë me fruta në fund të tryezës, një shenjë që mund të na thotë se ky burrë është Krishti, peshkatari i njerëzve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi