Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Konspiracionet dhe mashtrimet me te famshme" sipas Vanckin & Whalen

Shko poshtë

"Konspiracionet dhe mashtrimet me te famshme" sipas Vanckin & Whalen Empty "Konspiracionet dhe mashtrimet me te famshme" sipas Vanckin & Whalen

Mesazh nga Rifat Sat Mar 10, 2012 10:44 am


"Konspiracionet dhe mashtrimet me te famshme" sipas Vanckin & Whalen


"Konspiracionet dhe mashtrimet me te famshme" sipas Vanckin & Whalen 51BRXSMNZTL._SS500_

“Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme” eshtë nje analize e autorëve prestigjiozë Jonathan Vanckin & John Whalen.

Keta autore me analizen e tyre tejet interesante dhe intriguese rrëfejn ngjarjet më të bujshme dhe të pazakonta... Autorët kanë sjellë në një mënyrë të kujdesshme dhe plot argumente e detaje konspiracionet, misteret, mashtrimet, skandalet, dhe intrigat më të mëdha në historinë e njerëzimit.

- A është LSD-ja(narkotiku) vepër djallëzore e CIA-s? LSD-ja si narkotik kishte për qëllim të fabrikonte vrasës të programuar, apo të shkatërronte revolucionin rinor? Cilat janë faktet, që tregojnë se vrasjet politike në SHBA janë kryer kryesisht nga vrasës të robotizuar, dhuratë e CIA-s për popullin amerikan?

-Sulmi kundër sektit “Dega e Davidit”, që pati çmimin e 86 jetëve, të ketë qenë një veprim kundër terrorizmit, apo thjesht një eksperiment i FBI-së, për të treguar se ajo ishte në gjendje të mposhtte edhe tipat më të rrezikshëm. Krejt historia nuk është gjë tjetër veçse një sajesë e policisë, në kundërshtim me të gjitha ligjet demokratike.

-A janë të mjaftueshme faktet që vërtetojnë, se qeveria amerikane ruan trupat e jashtëtokësorëve të aksidentuar? Përse CIA është e interesuar të ç’mitizojë prezencën e UFO-ve? Të paktën këtu, ka një sërë faktesh, që janë vërtetë shqetësuese, në lidhje me punën këmbëngulëse, për të fshehur të vërteta të padiskutueshme. Ka një version interesant, që UFO-t nuk kanë origjinë ndërplanetare, por janë krijim tokësor, fakt ky, i cili mbahet i fshehtë nga qeveria dhe ushtarakët.

-A ekziston një komplot i përbotshëm satanik, i cili veç formave të veta misterioze dhe praktikave satanike, kontrollon tregtinë e drogës, prostitucionin dhe vrasjet në seri? Sipas të gjitha gjasave kjo është një e vërtetë. Të paktën analiza e fakteve, zbërthimi i jetës së brendshme të këtyre kulteve, ta krijon këtë ide të frikshme.

-Kurora mbretërore britanike është në krye të një super komploti për ta sunduar botën me mjete jo konvencionale, si droga, muzika, kultet. Një nga këto armë të fuqishme janë edhe “Bitëllsat”, të cilët shkatërruan kulturën e vjetër me mbërritjen e tyre në SHBA. Mbretëresha Elisabeta II është sipas kësaj teorie kryekomplotistja, por ama ajo nuk vepron vetëm.

-Kush ishte pas vrasjes në tentativë të Papa Gjon Palit II? Paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali I, vdiq nga një vdekje natyrale apo dikush ka dorë në eliminimin e tij?

-A kanë lidhje antarët e bandës famëkeqe të vrasësve hipi “Manson” në SHBA me shërbimet e Inteligjencës?

Këto pyetje janë ndër konspiracionet dhe komplotet e dyshuara që paraqiten dhe shqyrtohen sot dhe do te shqyrtohen ne te ardhmen,pyetje qe veshtire se mund tu jepet ndonjehere pergjiga e sakte.

Kjo analize është një abetare ideale për ata që nuk kanë kohë për të lexuar volumin e madh të literatures konspiracioniste. Kjo analize jo vetëm që do t'ju prezantojë konspiracionet e preferuara shumëvjeçare që përfshijnë JFK, CIA-n, UFO-t, Merilin Monronë dhe Xhim Morrisonin, por komplote edhe më të panjohura si:
-Cili ka qenë qëndrimi ligjor për të paaftët dhe të pasuksesshmit deri në fundin e shekullit të 20-të? Përse kapitalizmi amerikan u dashurua me eugjenikën, seleksionimin racor dhe ndarjen e përjetshme klasore?

-A është shtëpiakja Meri Brasell krijuesja e teorisë së konspiracionit deduktiv?
-A është vdekja e saj vepër e dorës së gjatë të FBI-së, siç pretendojnë simpatizantët e saj, apo e natyrshme?

- Ku ka shkelur Nil Amstrongu, në sipërfaqen e Hënës, apo në një kinostudio super sekrete pranë Las Vegasit? Në qoftë se NASA ka bërë këtë mashtrim fenomenal, përse e ka bërë, dhe cili ka qenë përfitimi i mashtruesve?

-Ekzistenca e “Oktapodit”, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe vetëvrasja e Dani Kasolaros, pa dyshim që kanë lidhje me një njëri tjetrin. Historia tragjike e njeriut që donte të bashkonte pjesët e krimit, për të krijuar pamjen e plotë të tij.

-Cili ka qenë Vilhelm Rajhu?
Një gjeni, apo një i çmendur?
Një shpikës, apo një sharlatan?
Dhe në fund të fundit vdiq, apo e vranë?
Njeriu që zbuloi grimcën e pavdekshme, e të kudondodhur të Zotit?
Kush është i interesuar të heshtet rreth zbulimeve të këtij heretiku martir të kohëve moderne?

-Zgjedhjet e ndershme janë treguesi i shkallës së demokracisë së vërtetë, por a kanë qenë dhe a janë të ndershme zgjedhjet në SHBA, në të ashtuquajturën kampione të demokracisë?
Faktet thonë, që jo.

-Përpjekjet e krerëve të masonerisë britanike për të ruajtur të palëkundur pushtetin mbretëror, në kufi të ngjarjeve të mëdha, të cilat kishin për të tronditur botën.

-Kush është në të vërtetë Xhek Barkçarësi (Kasapi)?
-Kush fshihet prapa figurës së tij të frikshme, dhe cili ishte qëllimi i këtyre vrasjeve në seri, që edhe sot duken të pakuptimta?

-A është e vërtetë, që lufta e Vatikanit kundër katarëve, templarëve dhe merovingëve lidhet me të drejtën për trashëgiminë e ligjshme të Kishës së Shenjtë?

-Si e bënë theror Përl Harbërin ushtarakët dhe presidenti Ruzvelt, për hir të interesave të tyre, për ta futur Amerikën në Luftën e Dytë Botërore. Historia Amerikane e falsifikuar dhe fshehja e tradhtisë së madhe, që nuk ka për të dalë kurrë në dritë.

-Nuk keni dëgjuar ndonjë rast tjetër si ky, kur 913 vetë të heqin dorë vullnetarisht nga jeta, njëkohësisht. Sipas të gjitha gjasave, kulti kishte shërbyer për kryerjen e eksperimenteve çnjerëzore nga ana e CIA-s, dhe për të mos dalë në shesh e vërteta e frikshme, u improvizua kjo masakër e paparë.

... e shumë të tjera

Bashkautorët Jonathan Vanckin dhe John Whalen thonë analiza e tyre nuk është "një prodhim Disney". Kjo është se si ata bëjnë dallimin midis dy llojeve të historisë: 1. e sigurt dhe e pastruar "Disney", version të cilin ju me gjasë mund ta shihni në lajmet e orës gjashtë, dhe 2. çfarë ndodhi me të vërtetë - të cilin ju nuk mund ta shihni.

“Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme” nuk është thjesht "një tjetër triller që i shtohet këtij zhanri". Çdo konspiracion dhe komplot - i cili është zgjedhur mbi bazën e fakteve të verifikuar - është i vërtetë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi