Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antari drejtues i Goldman Sachs,Mario Draghi,oktapodi i financave Europiane

Shko poshtë

Antari drejtues i Goldman Sachs,Mario Draghi,oktapodi i financave Europiane Empty Antari drejtues i Goldman Sachs,Mario Draghi,oktapodi i financave Europiane

Mesazh nga Rifat Wed Mar 14, 2012 8:06 pm



Mario Draghi: Guximi dhe rreziqet e një bankieri në kohë krize


Antari drejtues i Goldman Sachs,Mario Draghi,oktapodi i financave Europiane Draghi_PrimopianoR375_17mar09


Në tetë dhjetor të vitit të kaluar, Mario Draghi nisi të drejtonte mbledhjen e tij të dytë në lidhje me politikat bankare, tashmë në pozicionin e presidentit të Bankës Qendrore Europiane.

(Rikujtojme,se ,Banka private anglo-amerikane me potentja,kishte dhe ka ne postet komanduese Mario Draghin(sot ne banken qendrore Europiane),Mario Monti(ne Itali) dhe Papademus (ne Greqi)-)

Antari drejtues i Goldman Sachs,Mario Draghi,oktapodi i financave Europiane Saupload_goldman_sachs

Mario Draghi ishte veshur si zakonisht me kravatën blu që nuk bie shumë në sy, madje të njëjtën mbante edhe kur vendosi për reduktim të interesave të Bankës Europiane. Këtë veprim e ndërmori në mbledhjen e parë në pozicionin e ri, në nëntor. Në këtë mbledhje të dytë bankieri më i fuqishëm i kontinentit donte që të dëgjonte nga bashkëpunëtorët e tij argumentet në lidhje me veprimet që duheshin ndërmarrë këtë herë.

Takimi u mbajt në katin e 36 të godinës së qelqtë të Bankës Qendrore Europiane në selinë qendrore në Frankfurt. Ai u çel me rekomandimet e shefit të ekonomistëve, Juergen Stark. Stark e ndiente se këshilli duhej që të priste për të parë se si do të zhvillohej situata pas presionit të çmimeve para se të vendoste për një lëvizje të dytë. Inflacioni ishte në masën 3%, shumë më tepër nga objektivi 2%. Për të kjo nuk ishte kohë e përshtatshme për të ulur sërish interesat.

Por jo të gjithë brenda këshillit me 23 veta ishin në një mendje me këtë propozim. Disa ngulmuan për një ndërhyrje të menjëhershme në uljen e interesave. Pati edhe presione nga tregjet financiare dhe disa politikanë, sipas të cilëve zgjidhja e problemit të madh të borxheve mund të niste të zgjidhej nëse do të niste blerja e bonove italiane në masë.

Por ky propozim u refuzua nga Stark dhe disa përfaqësues të tjerë të linjës së ashpër, me argumentin se kjo do të thoshte që të financoheshin qeveritë. Draghi fillimisht preferoi të dëgjonte, duke u lënë hapësirë gjithë të tjerëve, por ndërsa situata në dhomë nisi të ndryshonte në favor të një reduktimi të interesave, ai doli në konkluzionin se: “Po, banka duhet të ndërmerrte veprimin e uljes së interesave”. Ishte hera e parë që Stark, i cili po përgatitej të linte bordin pas një pune 5-vjeçare brenda tij, ishte kundërshtuar në lidhje me çështjen e ndryshimit të interesave.

Mario Draghi, 64 vjeç, mori drejtimin e institucionit bankar më të rëndësishëm të eurozonës në një periudhë shumë të vështirë dhe vendimtare, në mesin e krizës më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai në fakt e dinte që do të merrte një mision të pamundur, i cili përfshinte një tërësi sfidash: kënaqjen e kërkesës së gjermanëve për t’u përqendruar në thelbin e mandatit të bankës, pra atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, ndërkohë që njëherazi i duhej që të përballonte të gjitha problemet me tregjet dhe presionet politike nga vendet e tjera për ta nxjerrë Europën nga kriza e borxheve që kishte rrënuar Greqinë, Portugalinë, Irlandën, Spanjën dhe madje edhe vetë Italinë e tij.

Reduktimet e njëpasnjëshme të interesit bënë që shkalla e interesit të kapte rekordin prej 1%. Ndërkohë, ky vendim përçoi edhe një mesazh, atë që Draghi dhe banka që ai sapo kishte marrë në drejtim do të ishte e vendosur, pragmatiste dhe e përgatitur që të injoronte vetë Gjermaninë. “Mario është shumë i rezervuar”, deklaron një bankier që ka punuar me të. “Ai merr kohën e tij për çdo vendim, dëgjon me shumë kujdes dhe pasi peshon gjithçka, godet. Dhe kur e merr një vendim ai është tërësisht i përfshirë në të.”

Për të pasur një ide se si do të shkojë revolucioni i qetë i Draghi-t, le të shohim se çfarë bëri tjetër ai në atë mbledhje të dhjetorit të kaluar. Përveç reduktimit të përqindjes së interesit, italiani njoftoi edhe një operacion dyvjeçar fondesh që do të shihte bankën në pozicionin e furnizueses bankare, ose e thënë ndryshe Banka Qendrore do të kanalizonte 1 trilion euro te bankat e tjera, duke lehtësuar për to kushtet e këtij financimi.

Marifeti i financimit fillimisht humbi në tregjet financiare, të cilat ishin përqendruar në ndonjë veprim të mundshëm të bankës për blerjen e bonove të tyre. Vetëm në fund të dhjetorit, kur Banka Qendrore u dha bankave të tjera thuajse gjysmë trilioni euro me afat trevjeçar, tregjet e kuptuan më në fund domethënien e këtij veprimi të BQE-së. Me një goditje të vetme, Draghi dhe banka e tij kishte qetësuar shqetësimet e Bundesbankës në lidhje me financimet e qeverive, edhe pse u dha bankave qendrore të shumë vendeve të BE-së para me interes të ulët. Ishte një manovër të cilën nuk e kishte shpikur Draghi, sepse më parë ishte aplikuar edhe nga banka qendrore amerikane, Rezerva Federale, dhe Banka Qendrore e Anglisë.

Kjo manovër arriti që përkohësisht të shpëtonte sektorin bankar nga kolapsi. Ndërsa programet e likuiditetit Banka Qendrore i kishte filluar që me paraardhësin e Draghi-t, Trishe. Me shefin e ri, bankave iu çuan kreditë e reja afatgjata dhe kësisoj qeveritë “blenë” kohë për t’u marrë me çështjen e borxheve. Të marra së bashku, reduktimi i përqindjes së interesit dhe operacioni i likuiditetit ishin një kombinim dysh që Trishe, apo edhe vetë presidenti i parë i Bankës Qendrore Europiane, holandezi Wim Duisenberg, nuk e kishin tentuar kurrë. Ndërkohë ky veprim u lëvdua nga shefi amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, dhe shefja e FMN-së, Lagarde. Po a do të vazhdojë ky operacion të ketë sukses? Vështirë.
Italo-amerikani

Biri i një punonjësi të lartë bankar dhe një mamaje me profesion biokimiste, Draghi ka pasur që në fillim të jetës kushte shumë komforte jetese në Romë. Në moshë shumë të re, prindërit i vdiqën duke e lënë atë dhe dy vëllezërit e tij jetimë. Kështu, ai së bashku me fëmijët e tjerë u rrit nga një hallë e tij. Pas shkollimit, Draghi mori një doktoraturë dhe më pas, për 6 vjet, punoi në Bankën Botërore në Uashington. Në vitin 1991 u kthye në Itali për të punuar si drejtor i përgjithshëm i Thesarit italian para se të bëhej pjesë e bankës “Goldman Sachs”.

Ai ka dhënë gjithashtu mësim në Harvard dhe më pas ka drejtuar bordin e stabilitetit financiar, një rregullator bankar. Përvoja e tij, akademike, qeveritare, ajo në sektorin privat e të tjerë, i jep një përvojë që pak bankierë të mëdhenj e kanë. Sipas disa analistëve dhe njerëzve që e njohin, duke qenë se ai për një kohë të gjatë ka punuar në Shtetet e Bashkuara, përdor shumë mënyrat amerikane, për shembull ato të marrjes së masave parandaluese si në rastin e uljes edhe më të përqindjes së interesit.

Ndërkohë ai është përpjekur që kur ka ardhur në detyrën e lartë të numrit një të Bankës Europiane të krijojë një Këshill Drejtues më kolegjial në vendimmarrje. Ai ndryshoi në mënyrë radikale krahasuar me paraardhësin e tij, si tonin, ashtu edhe thelbin e takimeve. Sipas disave, në periudhën e fundit të qeverisjes, Trishe u shndërrua në një drejtues shumë të ngurtë. Mbledhjet e këshillit drejtues shpesh shndërroheshin në ndeshje ulërimash dhe klithjesh.

Kur dikush thoshte diçka me të cilën Trishe nuk ishte në një mendje, ai do t’ia hiqte të drejtën e fjalës ose do t’i kundërvihej në mënyrë të ashpër idesë së tij. Sipas disave, Draghi është ndryshe. Ai e nxit debatin dhe shprehjen e mendimit ndryshe dhe kërkon që të stimulojë mendimin kreativ. Draghi ndërkohë bën shumë më pak fjalime se paraardhësi i tij, i cili ishte vetëshpallur si një shtetar europian. Stafi i tij thotë se Draghi-t i pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe jo shumë pompoze.

Në janar, kur sekretari i tij i prezantoi axhendën për forumin e Davosit, ai tha: “E përse duhet të shkoj atje? Si përfundim shkoi në këtë forum vetëm për një ditë, ndërkohë që paraardhësi i tij qëndronte disa ditë. Ndryshe nga ai që ishte vazhdimisht në telefonata me njerëzit dhe kërkonte që të informohej për çdo gjë, Draghi ia ka bërë të qartë stafit të tij, se kur ai largohet nga dita e punës nuk dëshiron që të shqetësohet dhe se puna e tij ka marrë fund. Ai vetë merr pjesë në të gjitha vendimet e rëndësishme të bankës, por është mbi të gjitha një njeri që i delegon detyrat e tij.

Nga ana tjetër, ai është një njeri që ka një kujdes shumë të veçantë për jetën e tij private dhe ndoshta kjo ka të bëjë edhe me ndikimin që vdekja e prindërve të tij la në jetën e tij. Disa nga shokët e tij të shkollës, thonë se ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përqendruar në punën që bën dhe kjo e bën shumë rezultativ në gjithçka. Njëherazi ai e kuptonte dhe stilin e lojës diplomatike. Ndërsa ishte duke mbështetur kandidaturën e tij për kreun e Bankës Qendrore një vit më parë, ai ishte shumë i kujdesshëm në paraqitjen e vetes së tij si një bankier me një pozicion të respektueshëm në ekonominë ndërkombëtare dhe në rrethet politike.

Ai e fitoi vendin e punës vetëm pasi njeriu i gjermanëve, Alex Weber, i cili ishte kundër blerjes së bonove të shteteve të tjera, doli jashtë garës për kreun e bankës. Largimi i tij bëri që Draghi të ishte kandidati numër një në luftën për pozicionin e rëndësishëm, edhe pse shumë gjermanë ishin kundër kandidaturës së një italiani, që sipas tyre do ta shndërronte bankën në një “bankë makaronash”.

Në atë kohë Draghi punoi shumë me një kompani të marrëdhënieve publike gjermane për të mbështetur kandidaturën e tij dhe u tregua shumë i kujdesshëm për të shprehur admirimin e tij për bankën qendrore gjermane, të cilën gjermanët e nderojnë shumë për mbrojtjen që i ka bërë vendit nga inflacioni në periudhën e pas luftës.

“Kam një admirim të veçantë për Bundesbank”, ka deklaruar Draghi në konferencën e tij të parë për shtyp më 3 nëntor, ditën e tretë në detyrë. Por ndërkohë që në fjalinë pasuese nënvizoi se ai do të ishte njeri i pavarur në vendimet e tij: “Sa për të ardhmen, më lejoni që ta bëj mirë punën time dhe t’ju jap mundësinë e kontrolleve periodike për të parë nëse jam në sinkron me atë traditë apo kam devijuar prej saj”.

Me të ardhur në krye të detyrës, ai ndryshoi përbërjen e bordit drejtues. Zëvendësoi 6 anëtarë, duke e pakësuar fuqinë e Gjermanisë dhe duke vendosur në postin e portofolit ekonomik një belg në vend të një gjermani. Kjo lëvizje ndihmoi në neutralizimin e tensioneve mes Gjermanisë dhe Francës në lidhje me kandidatin që duhet të zëvendësonte Stark, i cili, si edhe Weber, u largua për shkak të blerjes së bonove.

Draghi duket se punon mirë me gjermanët, të cilët e dërguan në Bruksel para takimit europian në fillim të këtij viti për të përgatitur terrenin dhe e lanë aty për t’u marrë vesh me detajet e negociatave në lidhje me çështjen e ristrukturimit të borxhit grek. Megjithatë ka shumë në Gjermani që nuk janë dakord me mënyrat e operimit të Draghi-t.

Shumë prej tyre janë të shqetësuar në lidhje me rreziqet që ka marrë përsipër Banka Qendrore nën Draghi-n. Lëvizja e tij e fundit për kanalizimin e 1 trilion eurove në llogaritë e bankave qendrore të vendeve të eurozonës i ka shtuar këto shqetësime. Por Draghi duket se ka planet e veta, edhe pse e respekton mendimin kundër, duket i vendosur për të ecur përpara me planet e veta. Si çdo bankier qendror ai përballet me situata balancimi dhe duhet që të gjykojë se kur dhe si duhet të veprojë.

“Ne shpesh kemi shkuar së bashku me Draghi-n në nëpër ekskursione në mal”, kujton një shok i vjetër i shkollës i shefit të madh, Draghi, i cili e përshkruan këtë të fundit si një “ngjitës” të mirë të lartësive. “Ngjitja e maleve është një sport shumë i sigurt dhe pa shumë rreziqe nëse e bën me kujdesin e duhur gjatë lartësive dhe pengesave. Por mund të shndërrohet befas në një sport të rrezikshëm nëse për një moment të mungon vëmendja ose terreni bëhet befas i lagësht.”
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi