Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'jane e mira dhe e keqja..?

Shko poshtë

C'jane e mira dhe e keqja..? Empty C'jane e mira dhe e keqja..?

Mesazh nga Rifat Fri Mar 16, 2012 11:07 am


C'jane e mira dhe e keqja..?


[You must be registered and logged in to see this image.]

E mira nga pikëpamja e përgjithshme dhe abstrakte, është gjithçka që është e bukur, e drejtë, ka veti pozitive, vlera dhe cilësi morale dhe etike, që njerzit e dëshirojnë, e duan, e pëlqejnë, dhe ndjehen të tërhequr brendësisht vetvetiu nga ajo, dhe mund të mendohet si caku i mbramë (i fundit) për tu arritur në jetën e njeriut.

Ana e kundërt e së mirës është e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atë të "mirësisë, ose "veprimit të mirë", si p.sh. në shprehjen "bëj mirë", e barazvlefshme me "bëj vepra të mira", që d.t.th. i bëj mirë dikujt, ose diçka të vyer bashkësisë në të cilën bëj pjesë.

Mësimi (doktrina), apo dituria, që mundohet të vendosë masa për të shprehur një gjykim vlerash në lidhje me mënyrën e të vepruarit njerzor, është etika, ose morali.

Thënie

* "E mira nuk arrihet në zbrazëti, por në shoqërinë e njerzve, që kujdesen për dashuri". Saul Bellou
* "Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet". Bertold Brecht
* "Është e lehtë të kryhet një veprim i mirë, por jo e lehtë të fitohet një zakon i përhershëm i kryerjes të një veprimi të tillë". Aristoteli
* "Bëj mirë se gjen mirë". Shqiptare

E keqja


E keqja apo e liga mund të përkufizohet si e kundërta e së mirës. Në fe dhe etikë, e keqja është cilësia moralisht e gabuar, e të gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit të njeriut, në parim apo jetë; ajo që shkakton dëm, dhimbje, padrejtësi, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi.

E keqja mishërohet në veprimet e njeriut, i cili është vetpërgjegjes për veprimet e tij dhe vuajtjet e të tjerëve, si : përndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

Çështja e së keqes në filozofi përcaktohet në shumicën e rasteve me pyetjet, pse ekziston (është) e keqja në botë? Në këtë çështje përfshihen shpesh edhe vdekja, sëmundja dhe mëkati. Në fenë e krishterë, e keqja i mvishet veprave të këqia të njerzve, të cilëve Perëndia u ka dhënë dëshirën e lirë.

Fetë e krishtera të cilat besojnë në parafatcaktimin dhe përligjjen nga besimi pohojnë, se Perëndia nuk është krijuesi i së keqes që kryejnë njerzit. Një shpjegim i së keqes është dualizmi, si p.sh. në zoroastrianizëm dhe manikeizëm. Në optimizëm e keqja trajtohet shpesh më me vertetesi. Libri i Jobit është trajtimi më i mirë i problemit.

Thënie


* "Pandjeshmëria është dorashka me të cilën e keqja fsheh duart e saj. — Bodi Teni
* "E keqja është më djallëzore kur nderohet". - Elizabet Barret Brauning
* "E keqja është shkaktarja e pështjellimit." - Robert Bërton
* "E keqja ka përkrahësit e saj." - Tomas Karlajl
* "Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin më të dobët të gjunjëzuar". - Uilliam Kaupër
* "Ata që luajnë me lodrat e së keqes shpihen dalngadalë të vringëllojnë shpatën e saj." - Bakminstër Fullër
* "Unë nuk njoh asgjë më tallëse se një të keqe që pikëllohet." - Johan Volfgang Fon Gëte
* "Nëse e keqja do të mund të bindej të shkruante një bibël, ajo do ta titullonte atë, Ti jeton vetëm njëherë." - Sidnei Herris
E keqja eshte me e komplikuar se e mira.

Vetem ne shikim te pare eshte dicka e qarte, por nga brenda eshte nje shumice, eshte nje mori dukurish. Prandaj, nje teori unike, e mbyllur, eshte e pamundur.

Platoni definonte te keqen si mungese prej se mires. Kjo mungese e se mires vjen nga mungesa e njohjes dhe kuptimit.

Realiteti qendror per Platonin eshte arsyja. Mendonte se, kur arsyja i njeh dhe dallon idetë (te verteten, te bukuren, te miren) me nje qartesi te mjaftueshme, atehere veprimi e ndjek arsyen. Nga rrjedh rendesia e filozofise. Detyra e saj eshte ta sqaroje njeriun per natyren e vertete, sepse njeriu nuk mund te mos zbatoje ate qe e njeh si te miren.

Por: Ne shpesh mbajme per te mira gjera qe objektivisht janë te keqia. Ose nuk zbatojmë ne mënyrë te mjaftueshme ate qe kemi kuptuar.

(Shen) AUGUSTINI merr parasysh marredhenien midis arsyes dhe vullnetit. Perballe arsyes gjendet vullneti i njeriut me te njëjtën rëndësi. Ne bëjmë te keqen, ndonëse dime se cfare është mire.

Augustini kete e quan spontaneitetin e lirise sone. Kjo liri ne njefare menyre eshe autonome: nuk mund te shpjegohet/deduktohet plotesisht nga dicka tjeter.

(Shen) PALI tha: „Une bej ate qe nuk dua.”

GREKET e lashte kishin nje teori te mbyllur te se keqes, me nje rrenje te vetme. Por kjo teori unike nuk shpjegon dot te keqen ne menyre te mjaftueshme.

ETERIT E KISHES kishin teorine e mekatit te engjellit dhe renien e djallit. Sipas tyre, kishte nje engjell qe e mbante veten si njelloj me Zotin. Si denim, u perjashtua nga bota e engjejve dhe u be djalli.

Pika kryesore e kesaj teorie eshte se e keqja nuk vjen as nga liria e njeriut, as nga gjithpushtetshmeria e Zotit – por nga djalli, nje engjell i rene.

Por: Jo e gjitha e keqe vjen nga arsyet qe nuk jane shkaktuar nga njeriu. E keqja e shkaktuar nga veprimi i njeriut nuk mund te shpjegohet me djallin. Kjo eshte prape nje perspektive teper e kufizuar. Problemi vetem zhvendoset, por nuk zgjidhet.

AUGUSTINI shpjegon te keqen me mekatin trashegimtar, qe eshte pasoja e mekatit origjinal te Adamit.

Por: Kjo vetem riprodhon problemin e djallit, por nuk shpjegn gjithe te keqen. Mekati i Adamit mund te perdoret per te shpjeguar te keqen fizike (ne natyre) dhe dobesine e vullnetit te njeriut. Por mekatet e vecanta te njeriut nuk shkaktohen drejtperdrejt nga mekati i Adamit (nese ti vret dike, nuk te ka shtyre Adami).

TEOLOGJIA MODERNE shpjegon shpesh te keqen me lirine e njeriut. Zoti nuk donte te krijonte kukulla, por njerez te lire. Por kjo do te thote se njeriu eshte i lire per te zgjedhur te keqen. [Ky është shpjegimi qe kam degjuar me se shumti.]

Por: Jo te gjitha te keqiat fizike, natyrore, mund te shpjegohen me lirine e njeriut. Nje shembull qe ne vitin 17 i ka tronditur shpirtrat dhe ngacmuar intelektualet, ishte termeti i Lisbones, ku vdiqen pikërisht shume njerez qe ishin tubuar neper kishat. Liria e njeriut as nuk shpjegon gjithe te keqen morale.

Pra te gjitha keto teori jane teper te njeanshme.

HEGELI flet per te keqen si „percaktimi i refleksionit ne procesin universal te gjithesise, te veterealizimit te arsyes absolute“, si „rezistence e nevojshme dialektike“.
Pra e konsideron te keqen si te nevojshme nga pikepamja filozofike.

Por: Kjo ia heq te keqes mprehtesine e saj ne menyre sistematike. E dime qe e keqja eshte edhe e rende dhe e dhembshme.

Te keqen e kane „çmitizuarr“ edhe SCHOPENHAUER, edhe NIETZSCHE.

KONRAD LORENZ, nje biolog i njohur per kerkimet ne sjelljen e kafsheve, ka shkruar nje libri me titullin „E ashtuquajtura e keqe“. Nga pikepamja e biologjise se evolucionit, e keqja eshte nje parim i nevojshem per historinë e natyres. Agresioni dhe seleksioni/perzgjedhja dhe mbijetesa e individeve me te forte janë parimet e rëndësishme te evolucionit.

Kjo do te thotë se te krishterët janë kunder parimeve te vete jetes kur denojne te keqen, sepse jane kunder te fortes, fitimtares.

„Edhe e keqja ka te miren e vet.“ Ky eshte nje dekonstruktim i te keqes morale duke e paraqitur si te nevojshme.

Por, sic u tha, kjo nuk përshkruan ne mënyrë te kenaqshme fenomenologjine e se keqes.
Nje shpjegim tjeter qe Lorenz jep per te keqen eshte faktu qe instinktet e njeriut jane degjeneruar. Keshtu, e keqja vjen nga kundershtimet/disonances midis inteligjences dhe natyres instinktore.

Pra, the gjitha teorite me vetem nje parim shpjegues dështojnë!!

Pasi mesuam se cfare nuk eshte e keqja, a mund te thuhet dicka per ate qe eshte?
Kemi deguar heren e fundit qe te gjitha teorite per te keqen me vetem nje arsye deshtojne.
Kjo eshte per shkak te shumellojshmerise se te keqes.

Ne pergjithesi dallojme te keqen natyrore dhe te keqen morale.

E keqja natyrore

Ka dukuri qe shfaqen prej natyres, p. sh. termete ose kanceri.
Ka edhe dukuri natyrore qe shkaktohen nga njeriu, p. sh. ndotja e mjedisit dhe katastrofa klimatike.

E keqja morale

E keqja mund te jete pasoja e dobesise sone. Atehere bejme dicka qe nuk duam te bejme, ose aftesia per te zbatuar te miren eshte e dobesuar.

E keqja mund te kete edhe shtytje te pavetedijshme, kur nuk kontrollojme dot aparatin tone te instinkteve. Keshtu, per shembull, nje njeri mund te rrahe tjetren ose te perdore metoda me subtile.

Ka edhe te keqen qe vjen nga nenvetedija, por jo nga instinktet. Freud thekson qe krijojme konflikte per te cilat kemi nevoje, por qe kane pasoja negative, keshtu qe krijohet faj. Nje shembull eshte nje divorc nga nje martese e demshme. Nga pikepamja njerezore mund te jete i nevojshem, ndersa nga pikepamja e teorise morale eshte i keq, sepse shkel parime me rendesi morale duke thyer nje premtim qe u dha si definitiv.

Mund te kete edhe te keqen qe qellimisht eshte e keqe, domethene, vullneti behet i keq nga vetvetja.

Filozofja Hannah Arendt, duke vezhguar procesin kunder Eichmann-it, drejtorit te nje kampi perqendrimi, flet per „banalitetin e te keqes“. Kjo shprehje pershkruan dukurine qe ata njerez qe kane kryer aktet me te tmerrshme, kishin edhe nje jete te thjeshte, banale, familjare.
Per ate burre te zakonshem familjar nuk do te kishe menduar se kishte kryer vrasje te tmerrshme sistematike.

Me ne fund ekziston edhe e keqja strukturore, qe shprehet nepermjet strukturave negative politike, ekonomike, ligjore dhe shoqerore. Keto struktura karakterizohen nga pjesetimi i pergjegjesise.

Meqe aq shume njerezit jane te perfshire ne nje akt te keq, nuk mund te thuhet se kush eshte fajtor. [Kete e kuptova kur bera nje stazh ne nje ndermarrje gjermane qe prodhon celik, mes tjerash edhe per luftanije.

A ishim ne, une dhe koleget e mi, fajtore per vdekjen e njerezve te perfshire ne luftrat me ato luftanije? Ndjeva se paku pjeserisht fajtore dhe kuptova qe keto gjera te tmerrshme ndodhin sepse faji shperndahet ne shume veta duke u hollesuar … dhe qe per shkak te ketyre strukturave - qe perfshin edhe padrejtesi ekonomike, shfrytezimin e njerezve ne vende te varfra, qe prodhojne produktet qe i blejme; ose shkaterrimin e mjedisit etj. -, eshte pothuajse e pamundur te mos behesh i fajshem; keshtu qe qellimi eshte te behesh sa me i vetedishem per ta minimizuar fajin …] Ka nje nderveprim midis proceseve strukturore te shoqerise dhe lirise se individit – si sillemi ne? Cilat jane mundesite tona? Filozofi Theodor Adorno thote qe nuk ka asgje te mire ne te keqen …

Letersia mund ta kape fenomenin e te keqes me mire se teoria, sepse gjuha letrare eshte me konkrete dhe permban me shume nuanca.

Prandaj kemi lexuar si tekst te pare tregimin „Rekuiemi gjerman“ nga JORGE LUIS BORGES.

Borges ne shkrimet e tij ndikohej shume nga Kafka. Filozofia e tij orientohet nga Kant, Schelling dhe Schopenhauer.

Rekuiemi eshte nje monolog i nje nacionalsocialisti tipik para ekzekutimit te tij per shkak te krimeve kunder njerezimit.

Ne kete shkrim te Borgesit, dhuna, lufta dhe asgjesimi paraqiten si dicka absolute, si nje parim, nje sistem vlerash. Vdekja e protagonistit i perket ketij sistemi mendor si pjese e logjikshme.
Protagonisti lufton ne menyre te disiplinuar kunder natyres se vet, duke shtrydhur cdo fije meshire.

Pra edhe e keqja eshte vetemohuese, sepse ky njeri sakrifikon se pari nje pjese te vetes (anen e mire, keqardhjen dhe meshiren) dhe pastaj jeten e tij ne emer te se keqes.

Kjo dukuri paraqitet shpesh ne historine e se keqes. Kjo eshte nje gje e perbashket me te miren ne nivelin strukturor: sakrifica dhe vetesakrifica si dhe kapercimi i kokefortesise.

Pra, e mira dhe e keqja jane te dhembezuar. Kjo e ben te keqen aq dramatike: nuk eshte nje dukuri plotesisht e ndryshme.

Por e keqja mund te ekzistoje vetem kur ka kundershtar, mund te ekzistoje vetem kur ka te miren per t’u shkaterruar. Dhe se paku ne teori, arrin casti kur te gjithe armiqte jane vrare, kur nuk ka armik me. Atehere e keqja ose nuk vepron dot me, ose nuk ka mundesi tjeter vec ta sulmoje vetveten … Ky do te ishte negativiteti total … apo?

Kjo do te thote se dhuna vetem per hir te dhunës, e keqja vetëm per te keqen, ne fund te fundit e zhvlefteson vetveten.

Per te vazhduar, ne fakt per te ekzistuar, e keqja ka nevoje per te miren, per nje rezistence te pakapercyeshme te se mires.

Me nje fjale: e mira mund te ekzistoje vete, pa te keqen, ajo eshte e vetemjaftueshme, ndersa e keqja nuk ekziston dot pa te miren!!

Kjo eshte „fyerja narciste“ e te keqes. Ajo nuk arrin dot kurre vetemjaftueshmerine e te mires, por, si nje parazit, i referohet gjithmone te mires …
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi