Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peshkaqenet ne rrezik

Shko poshtë

Peshkaqenet ne rrezik Empty Peshkaqenet ne rrezik

Mesazh nga SHKELBA Sat Mar 31, 2012 8:39 pm


Peshkaqenet ne rrezik

Peshkaqenet ne rrezik Pescecane

Jane te pakta kafshet qe u kallin tmerr njerezve me shume se peshkaqenet.Anembane botes cdo vit ndodhin mesatarisht 75 sulme peshkaqenesh te paprovokuara,dhe gati 10 prej tyre jane fatale.Keto sulme qe bejne buje,dhe imazhi i keq qe percjedhin filmat per peshkaqenin,bejne te krijohet ideja se ai eshte njeringrenes.Sigurisht,me peshkaqenet nuk behet shaka.Por nese e shohim me nje sy realist situaten,shume me teper vdekje shkaktohen nga pickimi i bleteve dhe nga krokodilet,sesa nga sulmet e peshkaqeneve.

Nga ana tjeter,peshkaqenet sulmohen vazhdimisht nga njerezit.''Cdo vit kapen 100 milion peshkaqene,pra aq shume,saqe po ti vene ne rradhe,duke bashkuar hunden e njerit me bishtin e tjetrit,do te qarkonin globin pese here'',-thote ne revisten Premier nje studiues prane organizates ''ARGO'' se shkencetareve keshillues per boten detare.Shtoji ketij rrenimi lindjet qe ne pergjithesi jane te pakta,pjekurine e ngadalte seksuale,periudhen e gjate te shtatezanise,bashke me ndotjen e zonave ku rritin te vegjlit,dhe ja ku kemi si pasoje zvogelimin e shpejte te popullates se peshkaqeneve.Ne rast se do te pakesoheshin shume,do te duheshin vite qe ta merrnin veten.

Nga me shume se 300 lloje peshkaqenesh,62 kercenohen nga rreziku i shfarosjes.
Vetem gjysem kg pende peshkaqeni mund te shiten 150 euro a me teper.Nofullat e peshkaqenit te bardhe mund te kushtojne deri ne 7.500 euro.

Peshkaqenet ne rrezik Shark_finning

Shumica e peshkaqeneve kapen per tu marre pendet notuese,qe disa aziatike i vleresojne shume,pasi besohet se kane veti mjekesore dhe nxitin deshiren seksuale.*

(*Si per ironi,te pendet e pashkaqenit kane gjetur sasi te medha merkuri,qe mund te shkaktoje sterilitetin te burrat.)
Supa me pende peshkaqeni eshte nje ushqim i rradhe e i shtrenjte dhe nje tas mund te kushtoje 110 euro.Furnizimi i tregut fitimprures aziatik ka cuar ne praktiken mizore dhe shperdoruese te ''gjuetise se pendeve'',qe do te thote se peshkaqeneve te gjalle u priten pendet dhe hidhen prap ne oqean ku ngordhin nga uria ose ngaqe mbyten.

Mbijetesa kerkon masa konkrete

A duhet te merakosemi qe peshkaqenet jane ne rrezik?Ndoshta eshte e veshtire te ndiejme per ta te njejten keqardhje qe provojme per elefantet ose balenat.Megjithate,duhet te kuptojme rolin e tyre jetesor ne ruajtjen e ekuilibrit ekologjik te oqeaneve.Per shembull,zakonet e tyre te te ushqyerit tani ndihmojne per te mbajtur nen kontroll shtimin e popullatave te peshqeve te tjere.
Ne shume vende,nuk ka kurrfare rregullash per gjuetine e peshkaqeneve.Meksika shquhet per kete gjueti dhe atje kapen cdo vit me shume se 30.000 ton gjah.

Kohet e fundit,pas nje debati dhjetevjecar,ky vend miratoi nje ligj per ndalimin e gjuetise se pendeve.Si per ta renduar me shume gjendjen,kerkesa per pende peshkaqeni ka cuar ne perhapjen e gjuetise se paligjshme ne rezervatet detare te vendeve te ndryshme te botes.Per shembull,drejtori i Sherbimit te Parkut Kombetar ne Galapagos thote me keqardhje.''Gjuetia e paligjshme per pende peshkaqeni ne Galapagos eshte shtuar ndjeshem gjate viteve te fundit.Ajo eshte mjaft fitimprurese dhe ne vend ka krijuar nje mafie.''

Ne perpjekjet per te shpetuar peshkaqenet nga shfarosja eshte bere nje hap perpara;ne disa vende eshte ndaluar gjuetia e pendeve.Megjithate,Sharlota Mogeseni,keshilltare per administrimin e peshkimit prane Fondit Boteror per Natyren,paralajmeron se nevojitet shume me teper.Ajo thote.''Peshkaqenet jane ende ne rrezik ne mbare boten.U bejme thirrje te gjitha organizatave pergjegjese per administrimin e peshkimit,qe jo vetem te ndalojne gjuetine e pendeve,por edhe te vene rregulla per perpilimin e statistikave rreth gjendjes se peshkaqeneve dhe per kufizimin e gjuetise se tyre qe popullata e peshkaqeneve te mos zhduket.''

Te dhena per peshkaqenin-balene


Madhesia:Lloji me trupmadh,peshkaqeni-balen,mund te arrijne gjatesine 18 metra dhe te peshoje disa tone.Gjithsesi eshte nje krijese e pademshme qe ushqehet me plankton dhe peshq te vegjel.

Periudha e shtatezanise:Lindja ndodh pas nje shtatezanie qe zgjat 22 muaj.
Ritmi i riprodhimit:Peshkaqeni lind mesatarisht dy deri ne dhjete te vegjel ne nje shtatezani.Shumica e llojeve i lindin te gjalle te vegjlit.
Ritmi i rritjes:Per shumicen e peshkaqeneve duhen 12 deri ne 15 qe te arrijne pjekurine seksuale.
Jetegjatesia:Eshte e veshtire te percaktosh jetegjatesine per shumicen e llojeve te peshkaqeneve,por peshkaqeni i bardhe i madh(fotoja ne fillim te shkrimit),nje lloj qe sulmon,jeton perafersisht 60 vjet.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi