Shoqëria shqiptare në vorbullën vicioze të pamundësisë,apo ...?
Faqja 1 e 1
Shoqëria shqiptare në vorbullën vicioze të pamundësisë,apo ...?
Shoqëria shqiptare në vorbullën vicioze të pamundësisë,apo e mberthyer nga klane te zeza antishqiptare..?
[You must be registered and logged in to see this link.]
Sa më shumë të synosh çlirimin nga makthi që sjell zakonisht shpërfillja e “ligjit të shkakut dhe pasojës”, që është çelësi magjik i shpjegimit të gjërave, në dorën e njeriut, aq më shumë bindesh se formulat e këtij ligji nuk funksionojnë gjëkundi në Shqipëri…
Mjegullnaja te ne lind pikërisht për shkak të deformimit të kësaj ligjësie. Ne shohim pasojat në trajtën e problemeve marrafrymëse në këtë vend, dhe të gjithë, si mes një verbërie, të zhytur në llumin e paqartësisë dhe paaftësisë, nuk bëjmë gjë tjetër veçse synojmë të emërtojmë si shkaqe, nxitimthi, pasojat e tyre…
Por ndërkohë, shkaqet e vërteta, që mund të jenë edhe ato pasoja shkaqesh të errëta e misterioze, nuk imagjinohen askund nga askush dhe shoqëria sillet vërdallë në vorbullën vicioze të pamundësisë për të kuptuar vijën ndarëse mes pasojave dhe shkaqeve të vërteta.
Kjo kuturisje mund të supozohet normale përgjatë një periudhe të gjatë tranzicioni, për një komb të brishtë, si rezultojnë shqiptarët, të cilët, të zhytur thellë në llumin e përditshmërisë, me sa duket e kanë humbur betejën kolektive të vendosjes së gjërave në vendin e vet. Të vesh gjërat në vendin e vet do të thotë, ndarje e drejtë e problemeve të mëdha, që aktualisht janë pasojat e mëdha, nga shkaqet e vërteta, por edhe nga zgjidhja e tyre.
Pasojat janë fare qartë, imazhi i Shqipërisë në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e të huajve, si një mozaik i shëmtuar, me gurë të çuditshëm. Pasojë është varfëria!... Injorancë, shtet privat, njerëz gabim, elitë e paqenë, probleme ekstreme sociale, emigracion i çoroditur e jetim, pisllëk, hajdutëri, meskinëri, harbutëri, padrejtësi, imoralitet, vota të vjedhura, pandershmëri, tension e kështu me radhë, të gjitha këto janë pasoja dhe të gjitha këto nuk ndodhin rastësisht.
Ka përherë një arsye. Psetë e mëdha mbas këtyre realiteteve do duhej të nxirrnin shkaqet e vërteta të tyre, apo shkakun e madh të këtyre shkaqeve që sollën këto pasoja në projeksion të këtyre problemeve. Por mbrapa këtyre problemeve, pamja është e paqartë, dhe ky është problemi ynë më i madh.
Përgjigjet që i afrohen publikut, shpjegimet dhe opsionet, zakonisht janë të turbullta, shpesh propagandë dhe mashtrime dhe prandaj ato, zakonisht, në vend që të ndriçojnë shkaqet dhe shkakun e madh, shtojnë edhe më mjegullën, duke i shtuar edhe një problem më shumë, pra edhe një pasojë, pra edhe një tension më shumë shoqërisë…
Për ta thjeshtuar analizën, shtrojmë pyetjen: Pse ka varfëri, shtet privat, njerëz gabim, politikë të keqe dhe personazhe mediokre publike ky vend? Cili është shkaku i paaftësisë së shqiptarëve për të rregulluar më mirë punët, fëmijët dhe jetët e tyre? Vështirë të gjendet një opsion për shqiptarët, që të jetë i mbështetur prej shumicës së tyre, apo të interferojnë në të njëjtin drejtim.
P.sh., shumë shqiptarë mendojnë që fajin e ka Saliu, por nuk janë pak ata që e shikojnë Saliun si nipin mëngjarash të Skënderbeut. Një ngjyra-turmë e shikon ndërkaq kryetarin e opozitës si një dhimbje vaksine, dhe të tjerë, mozaik brenda mozaikut, fantazojnë kreun e LSI-së si modelin spektakolar të tradhtisë, e kështu me radhë. Ka një veçori kombëtare te ne: Pasojat janë aq më të qarta, sa më të paqarta janë shkaqet që ato i kanë sjellë.
Shqiptarët i kanë bërë një barrikadë të heshtur natyrës, e cila e ka vënë sojin njerëzor nën drejtimin e dy mësuesve sovranë, që janë, Dhembja dhe Kënaqësia. Shqiptarët të përçarë, drejtohen nga “nënshtrimi” i tyre dhe militantizmi, duke i bërë kështu një sfidë parimit të dobisë. Nga ana tjetër, është bërë zakon që shqiptarët e polarizuar, t’i kërkojnë shkaktarët e vuajtjeve të tyre, aty ku nuk ndodhen: pranë tyre.
Kjo është e pashpjegueshme, dhe shndërrohet në një dhimbje inferioriteti, që është aq më e madhe, sa më shumë fanatizëm, apo militantizëm partiak ka në primitivitetin e tyre. Primitiviteti kolektiv fillon pikërisht në sigurinë e paqenë të shpjegimeve që shoqëritë u bëjnë gjëmave të tyre, duke përjashtuar çdo mundësi që shkaqet e zbuluara prej tyre, të mos jenë të tilla, por thjesht pasoja të disa shkaqeve që nuk mund të shihen nga turma e ca më pak të shpjegohen nga ajo…
Zakonisht, natyrshëm, edhe për shkak se ka një koeficient rreziku dhënia e pushtetit (vota), pushteti përbën një shkak për shumë pasoja civile, qofshin këto zhvillim ose mjerim. Përdorimi ose shpërdorimi i pushtetit mund të sjellë pasoja të mira, ose probleme të mëdha për qytetarët. Nga kjo optikë, Kryeministri i shqiptarëve, kryepushtetari, është edhe përgjegjësi i parë i rrumpallës që sundon në Shqipëri.
Por vetiu, lind pyetja. A është Sali Berisha maja e piramidës së historisë së keqe të tranzicionit, pra edhe një shkak, apo ai është thjesht një pasojë, viktimë e ndërthurjes së shkaqeve të tjera, që qëndrojnë mbi kokën e tij? Kush e drejton apo sundon ndërgjegjen e tij, “parimi i dobisë”, dhembja, kënaqësia, babëzia gjenetike për pushtet, apo interesa të tjera, fuqi të tjera, mistere të tjera, vegël e të cilave mund të jetë?
Ndërsa zia ka pushtuar ardhmërinë e popullit që qeveris, mes pasojave dhe të këqijave që kanë pushtuar jetën e shqiptarëve, Kryeministri shqiptar është vetë ai një shkak, apo thjesht, është edhe ai një pasojë?
Pyetja shkakton po atë nendarje përshtypjesh që ka sjellë në planet edhe dilema, nëse ish-presidenti Klinton, ishte vërtet siç thuhej, një mason i Gradës 33, shërbëtor i iluminantëve, apo sinqerisht perandori, planetari, i përzotshmi, njeriu më i fuqishëm në planet.
Jo vetëm kureshtarëve, por as më shpirtthjeshtëve në këtë vend, nuk i ka mbetur jashtë vëmendjes fakti se kryeqeveritari i vendit të tyre, kreu i ekzekutivit, etiketohet herë pas here si një neokomunist i pandreqshëm, për shkak të angazhimeve të tij pasionante, siç thuhet, në ish-Partinë e Punës të diktatorit Hoxha.
Pyetja e shoqëruar pothuaj me dhembje, shtrohet: Duke qenë njëlloj pasionant në menaxhimin e sundimit, Berisha është një mbret i vogël, primitiv, por i pavarur si Hoxha, apo thjesht është një hallkë krejt e pavlerë në zinxhirin e një kurthi kombëtar të paracaktuar nga të tjerë. Kur fakti vlen më shumë se objekti rreth të cilit sillet ky fakt, aq më pak atë mund ta shpërfillësh.
Nuk mund të shpërfillësh pra edhe pëshpërimën e disa të tjerëve, se Kryeministri i shqiptarëve, duke qenë një dhëndër serb, është edhe një agjent i tyre, pra një levë e armiqve historikë, apo një hallkë tradhtare e një strategjie të kobshme, por afatgjatë, të pakuptueshme kollaj nga shqiptarët, që të zhytur fatalisht në llumin e përditshmërisë së tyre, nuk shohin asgjë përtej saj.
Ndërsa Kadareja synon të shpjegojë te “Mosmarrëveshja” se ka pasur një strategji historike të Serbisë, për të zhvendosur moralisht dhe materialisht popullsinë shqiptare nga Kosova e Shqipëria drejt Turqisë dhe otomanizmit, me të njëjtin shqetësim, ekziston dhe qarkullon edhe një opsion tjetër, sipas të cilit, përkundrazi, serbët janë përpjekur të kenë nën kontroll qeverinë e vendit për të arritur tjetër gjë. Zbimin e shqiptarëve të Kosovës jo drejt Turqisë, por drejt Shqipërisë, pasi kjo e fundit të ishte shkretuar dhe zbrazur mbas rrëzimit të komunizmit, dhe krizës së mbijetesës në vitet ‘90.
A është e mundur të jetë Berisha pjesë e kësaj loje, ku pikësëpari synohej zbrazja, shterimi, ikja e madhe e shqiptarëve, drejt Perëndimit? Ajo që dihet dhe dimë, është se gjatë ndërrimit të sistemeve, ena prej balte e Shqipërisë mbeti bosh.
Kjo është e vërtetë! Njerëzit i rrëmbeu dallga e cunamit të emigrimit me shpejtësi komete, ndërkohë që ekonomia komuniste u rrafshua sa hap e mbyll sytë për të paralajmëruar kërcënimin e një tranzicioni, nga më të shëmtuarit në historinë e kombeve. A kishte vërtet një plan Serbie që ena bosh e Shqipërisë të mbushej me kosovarët e saj, si edhe në njëfarë mënyre, për këtë arsye apo për një tjetër ndodhi realisht 10 vjet më vonë, kur bombat e NATO-s ndëshkuan Beogradin.
A ishte Saliu personi i cili, duke qenë pranë pushtetit komunist në të njëjtën kohë, do të ndihmonte krushqinë ortodokse për të pastruar Kosovën nga kosovarët?
Imagjinata bëhet sa interesante, aq e rrezikshme, ndërsa disa supozime kanë koherencë të çuditshme me realitetin. Megjithatë, vështirë të gjesh njeri normal në Shqipëri të besojë se supozimet janë të mjafta për ta akuzuar Kryeministrin për tradhti, ashtu si është më vështirë akoma, të gjesh njeri në Ballkan që të mos ketë në tru përsiatjen se ka një pozitivitet melankolik të Kryeministrit shqiptar ndaj fqinjëve serbë.
Dhe kjo gjë, jo vetëm sepse bashkëshortja e tij ka origjinë serbe, siç thuhet, (dhe këtu nuk ka asgjë të keqe) jo vetëm se një tip i quajtur Fazlliç është miku i tij, jo vetëm sepse është akuzuar për favorizime ndaj tyre, gjatë luftës në Kosovë(kontrabanda e naftës), por edhe më pas, por sepse, parimisht, pëshpërimat, edhe kur janë të tilla, kanë pushtetin e tyre.
Ngushëllimi është thjesht të konstatosh!
Similar topics
» Rubrika e Kurioziteteve
» Misteri i financimit të xhihadistëve shqiptarë
» Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
» Serbia është “krijuar” nga shqiptarë
» “The New York Times”: Mrekullia shqiptare që u mësua vetëm në 1990
» Misteri i financimit të xhihadistëve shqiptarë
» Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
» Serbia është “krijuar” nga shqiptarë
» “The New York Times”: Mrekullia shqiptare që u mësua vetëm në 1990
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi