Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
3 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës
Duhej që Parlamenti Gjerman të merrte në shqyrtim problemin “Shqipëri” dhe ai kishte bërë vetëm një seancë, sepse tashmë dihet se sapo kanë mbaruar zgjedhjet. Reagimi në botën e qytetëruar ka qenë jo politik dhe kjo ka qenë edhe kryesorja...pavarësisht se në Shqipëri i mëshojnë shumë problemit politik. Në Shqipëri duan...janë disa...që BE-ja dhe KE-ja.
Shqipërinë ta vonojnë, dhe për më tepër, ta ndërpresin punën sepse në pushtet është Berisha. Franco Frattini dhe Bild që në një farë mënyre janë sponsor, por edhe disa ministra të tjerë europianë...kanë kaluar gjithçka me çështjen teknike dhe jo me “politikën e ditës” në Shqipëri.
Jo si në një emision televiziv...ku zonja gazetare, gati sa nuk u përlot me dy të huaj maqedonas të “cilët merreshin vesh” kurse “ne jo” sipas saj, dhe sipas logjikës që respekton jashtë dhe mjaullit për brenda. Të një respekti mbi akselerimin e të keqes brenda. Me qindra shtysa nga brenda që problemi i “pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës” të bëhej proces politik i Ministrave Europiane dhe mundësisht ti “viheshin kushte” Berishës dhe Metës, që politikisht të pranonin idenë e “zgjedhjeve të reneguara”...po të dala si pasojë e një veprimi renegat dhe ulëritës, për të ndyrë gjithçka.
Nuk është hera e parë...sepse edhe PD, si edhe PS, kanë vepruar dikur ashtu...në momente më të qarta e krize, vërtetë të thelluar. Nga disa testata të shtypit të përditshëm megjithëse kishte shumë pak vend që Ministrat të kishin thënë..vonesa është anë politike...janë përdredhur në virtualitetin e shprehjes....por pa pasur asnjë deklaratë të fortë pro “çështjes politike që pengon shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”. Diku ka dalë edhe trajtimi i Hollandës...por ama as aty nuk del çështje drejtpërdrejtë, përveç faktit se presupozohet dhe thuhet qartë se në zgjedhje u plotësuan shumica e standardeve të kërkuara.
Më e bukura është se përveç Italisë është edhe Franca me anën e Kushnerit i cili i thotë homologut të tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier se “nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në komision është gjest normal e teknik”. Kur edhe në Europë duhet të kenë një zë, atëherë edhe pengesat teknike, përbëjnë një “politikë” për ato pjesë të politikës shqiptare që “për inat të vjehrrës shkojnë të flenë më mullixhiun”.
Nuk ka unitet në Europë për Shqipërinë...kurse Frattini në të vërtetë “kërkon cdo gjë teknikisht” si për Maqedoninë jashtë dëshirave në politikën shqiptare që e kërkojnë Europën jo më Shqipërinë, por me njërën parti e cila mendon se “është mbi vendin e saj”. Por nuk është në fakt edhe “partia” që mendon kështu....!Më tepër është një pjesë e lidershipit që e do BE-në sipas medaljes së tyre të varur në qafën e dikujt që me shumë zor e prek pushtetin dhe mendon se në fakt e ka merituar atë.
“Nuk kanë unitet në Europë” për Shqipërinë...! Gati ky ishte lajmi i madh, që vërtetë nuk ishte aspak i vërtetë. Askush në Europë nuk u fokusua në “krimin elektoral” nuk u fokusua në “ndalimin e shqyrtimit të kërkesës”së PS-ja nuk është në parlament. Askush nuk ka vënë kusht deri tani...që Shqipëria do të penalizohet në integrimin Europian se PS-ja nuk është në Parlament. Askush në Europë nuk ka dërguar emisarë të fokusuar në “krimin elektoral”. Askush nga Europa nuk është çuar si në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Ministrave që ti vërë kushte Shqipërisë...se po nuk zgjidhi problemin e “kutive” nuk ka për të bërë një hap përpara në integrim dhe caqet e pranimit apo edhe vizave.
Askush nuk ka vënë qoftë edhe një kusht se ...do të pezullohen veprimet e tilla se...PS-ja dhe vendimet e saj...duhen të sheshohen.
Askush deri më tani në EU dhe US nuk ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm...se me zgjedhjet u prishën standardet ose u devijua vota saqë pastaj të veprohet me sanksione. Askush. Përkundrazi janë të mërzitur me marritë dhe gënjeshtrat tona. Të mërzitur me akuzat dypalëshe me vjedhje votash...ju ka humbur durimi dhe janë me gjykim të “shkurtër” për zgjedhjet sa që me gjithë mend, po të ndodhë që të vjedhim...të thonë “ishin të mira” vetëm e vetëm, të mos dëgjojnë shqiptarët, që akuzojnë e akuzojnë njëri tjetrin, në çdo gjë. Dikush nuk ka dëshirë që në Europë të kenë unitet, por kjo mbetet vetëm dëshirë. Nuk ka dëshirë se nuk është në pushtetin qendror...ndoshta!
Nuk ka dëshirë se i largohen privilegjet që sëpaku ajo pjesë e politikës i ka kurse populli...jo. Ndoshta nuk ka dëshirë se me “Europën thellësisht brenda” shumë tendera apo edhe iniciativë infrastrukturore...nuk do të jenë në duart e tyre. Ndoshta nuk duan se njerëzit do të bëhen akoma me menefregistë për tipat “autoritarë dhe sundues” duke mos i parë si deri me tani, si “gjysmë perëndi”. Por ndoshta edhe pse janë gjithmonë të mësuar jo vetëm me privilegjet..si dikur...por edhe me inatin që... si ka mundësi që nuk ishin ata që të deklaronin: Jam unë dhe ...partia ime...që ju bëri njerëz...more....! Unë dhe jo ai...nga veriu, sëbashku me atë nga jugu...por unë. E kjo do të ishte më e vogla. Më e falshmja...në përballje me dëshirën që shqiptarët nuk i do asnjëherë në Europë.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Tue Jul 10, 2012 3:31 pm, edituar 2 herë gjithsej
C'po ndodh me trashgimine kulturore shqiptare ...?
C'po ndodh me trashgimine kulturore shqiptare ...?
Keto kohet e fundit Qeveria shqiptare ka nxjerre ne ''ankand''kulturen dhe trashegimine tone.Qellimi..?Askush nuk mund t'a dije se cfare fshihet pas ketij veprimi.Paaftesi a po nje tinzari e pashembullt...?Le te analizojme faktet,se deri ku shkon veprimi...
Por e verteta eshte se asnjë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në seancën dëgjimore përballë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk u shpreh kundër praktikës së dhënies me qira të monumenteve të kulturës.
Por të gjithë janë kundër modelit ekonomik që propozon qeveria nëpërmjet këshilltarëve, ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës. Është një nismë që në një kuadër të paqartë e të paplotë ligjor (projektligji Për Trashëgimin është akoma tavolinave) justifikon rijetëzimin e serise se monumentesh të kategorisë së parë, pra kombëtare, në aspektin vetëm ekonomik.
Siç dihet, në janar, ministri i Kulturës Aldo Bumçi, e deklaroi këtë nismë dhe përmendi disa modele suksesi se si mund të ndodhë kjo. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe e këshilltari i kryeministrit Neritan Ceka kanë komentuar gjithë të mirat e kësaj pune si vijim strategjisë së kryeministrit për turizmin.
Reformatorët sjellin si precedentë praktikat e mëparshme të dhënies me qira në Kalanë e Lëkurësit, Petrelës, Prezës apo projekti shumë i rëndësishëm në Kalanë e Lezhës. Siç shihet janë kryesisht kalatë që preken nga qiratë afatgjata.
Pse merret si ideal modeli i Lezhës? Sepse ky projekt parashikon që pjesa e sipërme e rrënojave të kalasë, të rindërtohet e të përdoret për aktivitet biznesi bar-restorant siç janë të gjitha aktivitetet e deritanishme të privatëve, atje ku ka, në monumente. Në rastin e Lezhës “kompania” merr përsipër mirëmbajtjen e monumentit dhe restaurimin e mureve të objektit në përdorim, duke qenë nën kontrollin e specialistëve.
E njëjta praktikë synohet në objektet e nismës.
Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve i përfaqësuar nga Lorenc Bejko, Artan Lame, Iris Pojani, Gjerak Karaiskaj e Mustafa Nano argumentuan para Komisionit Parlamentar se janë kundër emfiteozës termi i përdorur për qiratë afatgjata apo dhënien me koncesion të monumenteve të kulturës për 30-40 vjet a më shumë.
Në emër në shoqërisë civile në përgjithësi, që është shprehur kundër në media në këta dy muaj, Forumi e quan domethënëse që e vetmja nismë e IMK-së në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë të jetë dhënia me qira e monumenteve.
Lorenc Bejkon, arkeolog, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës, kjo nismë e shqetëson për tri arsye. Ai sheh në listën e monumenteve të kulturës që do të preken nga dhënia me qira afatgjatë, një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë të lashtë po edhe mesjetare të Shqipërisë, “gjë që do të thotë se përbën një bërthamë shumë të rëndësishme të atij identiteti kombëtar që duhet ruajtur dhe duhet promovuar si i tillë”.
Së dyti, propozimet që vijnë nga IMK dhe nga MTKRS nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Restaurimit, janë Kalaja e Lezhës dhe Kalaja e Ndroqit, dy shembuj që jepen si modeli mbi të cilin do të ndërtohet edhe dhënia me qira afatgjatë e monumente të tjera.
Së treti: Legjislacioni e shpreh qartë se në monumentet e kulturës as nuk mund të mendohet rindërtimi mbi rrënoja, siç propozohet në kalanë e Lezhës. Bejko nënvizon që Karta Shqiptare e Restaurimit e miratuar në vitin 2007 me një vendim të Këshillit të Ministrave, kërkon respektim e një parimi: të mos ndërhyjmë duke rindërtuar gjëra që mistifikojnë thelbin historik të monumenteve.
Bejkon e shqetëson aftësitë e kufizuara që kanë strukturat e shtetit sot për ta garantuar procesin e dhënies me qira të monumenteve apo atje ku mund të kërkohet ndërhyrja e sektorit privat. “Sektori publik është larg aftësisë për ta kontrolluar këtë proces.” Dhe së fundi, specialisti shqetësohet që “sistemi i trashëgimisë kulturore është kapur prej fyti që nga viti 2009 nga shumë pak individë”, të cilët nuk lejojnë as të zhvillohet e as të ecë përpara projektligji për trashëgiminë, as të merren parasysh amendimet e para katër viteve.PERSE..?
Rajmonda Bulku,aktorja deputete demokrate është ''gati e prekur'' deri ne lot nga problemi që ngrenë këta profesionistë e aktivistë. “Ky shqetësim qëndron edhe tek ne”, thotë ajo, duke nënkuptuar me atë ne shumicën. Është sjellje e shëmtuar si është vepruar me disa kala. Për mua nuk duhen dhënë me qira, po si të veprojmë? Si mund të shpëtohen? Ky është halli i përbashkët.”
Mustafa Nano i përgjigjet se mjafton që vendimi që do të merret, t’i bindë të gjithë.
Po cili është konteksti evropian me administrimin privat të trashëgimisë kulturore?
Iris Pojani dallon tri modele. Njëri njeh vetëm shtetin si administrator të monumentit të kulturës. Modeli tjetër, më i shëndetshmi e më i qëndrueshmi, është vendosja e partneritetit të mirë privat-shtet dhe i treti, model ekstremist e quan ekspertja e trashëgimisë, është dhënia me qira afatgjatë apo emfiotike e trashëgimisë kulturore.
Pojani pjesëmarrëse në hartimin e ligjeve në vite “Për Trashëgiminë”, kujton përvojën 15-vjeçare që ka ndodhur në Evropë si Itali, Francë dhe në vendet anglosaksone, e që është mbyllur në vitin 2005. “Në këtë vit UNESCO, Këshilli i Evropës, arrijnë në përfundimin se administrimi i trashëgimisë në këtë mënyrë, me dhënie emfiotike apo me privatizim, është një model që duket shumë bukur në fillime, sepse i jep një fitim të shpejtë shtetit dhe privatit, por me kalimin e kohës degradon, pra është një model jo i qëndrueshëm.
” Rekomandimi 1730 për administrimin privat të trashëgimisë kulturore, që ka nxjerrë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i hap rrugën balancës së mirë privat-shtet. Sektorit privat i besohet një pjesë e shërbimeve në monumentet e kulturës, administrim i pjesëve të vogla si dyqane, muze apo i konservimit të fondeve muzeale, por “kalimi qoftë vetëm te privati, qoftë vetëm te shteti, pra jo ekskluzivitet i njëri apo tjetrit sektor, konsiderohet si zhbalancim i kësaj fushe”.
Gjithnjë sipas përvojës që citon Iris Pojani, për t’i hyrë këtij procesi rijetëzimi, do duhej kryer një studim i krahasuar për përgjegjësitë e të dy palëve, publik dhe privat, për të parë modelet që nuk kanë funksionuar apo modelet e reja që po dalin.
“Një nga pikat e rekomandimit të Asamblesë është që një pjesë shumë e madhe se siteve që iu jepen privatëve humbin edhe atë që quhet potencial arkeologjik, si për shembull në Kalanë e Ndroqit apo të Lezhës ku potenciali arkeologjik është njëqind për qind.
Si mundet shteti t’ia lërë në dorë një privati i cili nuk ka njohjen më të domosdoshme të trashëgimisë kulturore? Si nuk janë konsultuar këto dokumente? Ç’është ky qëndrim nga institucionet tona shkencore që bëjnë propozime të këtij tipi?” pyet Pojani.
Alternativa që ofrojnë modelet emfiotike, siç vëren Pojani në listat e hershme dhe të ardhme, partneriteti privat-shtet sheh vetëm bare e restorante. Në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” thuhet: “Monumentet e kulturës të kategorisë I dhe II në qendrat historike, qytetet-muze dhe ansamblet-muze mund të shfrytëzohen edhe për funksione të tjera, që nuk cenojnë në asnjë mënyrë vlerat e tyre.
Aty mund të vendosen institucione shtetërore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita të ndryshme.” Pra ligji nuk përmend modele administrimi të monumenteve me bare dhe restorante. “Unë shoh se i vetmi aktivitet që ne bëjmë është restoranti”, përfundon Pojani.
Ndonjë anëtari të Komisioni si Gerti Bogdanit kjo seancë i duket thjesht humbje kohe ose së paku të thuhet se çfarë kanë bërë në vite të tjerët, si janë betonuar rrënojat e Durrësit? Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj u kujtoi të pranishmëve se Komisioni ka detyrimin dhe përgjegjësinë edhe të monitorimit të ligjeve të cilët tashmë janë të miratuara.
Sugjerimet për këtë çështje nga përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’i vlenin komisionit për të ditur se çfarë mund të përmirësohet në kuadrin ligjor, e ndoshta për të thirrur në një seancë të ardhshme Ministrin e Kulturës Aldo Bumçi.
Artan Lame hedh poshtë qëndrimet e personave që e trajtojnë dhënien me qira afatgjatë të monumenteve në bazë të legjislacionit ekzistues. Ai e quan absurde që të përdorësh të njëjtin legjislacion të dhënies me qira të objekteve publike edhe te trashëgimia kulturore. E nëse thuhet se kjo histori po ndodh sepse shteti s’ka takat t’i mirëmbajë këto objekte, që janë “monumente të palcës së vet, atëherë shteti duhet të ngrejë duart përpjetë”, shton Lame, dikur drejtues në Ministrinë e Kulturës për trashëgiminë.
“Eksperienca e këtyre viteve ka treguar se si nuk duhen bërë gjërat. Jam pro dhënies me qira, por një pjesë e atyre që janë dhënë me qira, ka treguar që shteti nuk është në gjendje t’i mbajë. Në këtë 100 vjetor të pavarësisë tingëllon jo mirë fakti që mendohet për të dhënë me qira dhe për 100 vjet të tjera një pjesë të qenësishme të trashëgimisë kulturore, duke ua hequr brezave të tjerë të drejtën për të vepruar e për ta mirëmbajtur atë sipas një koncepti totalisht të ndryshëm.”
Në përfundim, Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve i bëri të ditur Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk mund të jepen me qira monumente me rendësi kombëtare, por objekte të rëndësisë relative apo rajonale. Dhënia me qira bëhet për afate të shkurtra 2-5 vjet, pas kësaj për 5-10 vjet, në mënyrë që të shihet sjellja dhe serioziteti i investitorit. Edhe ky i fundit nuk duhet të ketë si veprimtari jetike marrjen me qira të një mjedisi brenda monumentit.
Argumentin kryesor pro kësaj nisme se dhënia me qira bëhet për shkak se mungojnë shërbimet restoratore në këto objekte, Forumi e quan të pabazë, sikur “IMK-ja të ketë funksion kulinar dhe jo atë të mbrojtjes së trashëgimisë”. Madje Forumi dyshon se i gjithë ky proces mbështetet për të mbuluar dhënien me qira të disa objekteve të paracaktuara dhe personave të paracaktuar.
Përvoja e Karaiskajt:
Kam gabuar njëherë
Prof. Gjerak Karaiskaj, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës, me përvojë 40-vjeçare në fushën e trashëgimisë, në studimin e fortifikimeve në veçanti, kujtoi me 27 shkurt 2012 një historik të dhënies me qira të kalave mesjetare. “Shfrytëzimi si lokale ka filluar që para nëntëdhjetës në ato kala që ishin një potencial turistik. Për shembull në kalanë e Gjirokastrës, një lokal nën tokë përdorej për turistët. Apo lokali në kalanë e Shkodrës. Në të dyja rastet lokalet nuk i kanë kalatë por as u kanë dhënë gjë atyre.”
Nga një epokë tjetër, e lulëzimit të sektorit privat, Karaiskaj sjell shembujt e praktikës me Kalanë e Lëkurësit në Sarandë ku nuk është bërë asnjë dëm, sepse monumenti i periudhës së Ali Pashës, nuk kishte shtresë kulturore, nuk do t’i prekej asgjë nga muret. Edhe një lokal që ka qenë i ushtrisë italiane i 1920-ës, u la në ato përmasa, në ato elemente dhe është transformuar duke iu përshtatur një periudhe të hershme.
Në Kalanë e Petrelës, projektin e të cilës e ka bërë Karaiskaj, rikonstruksioni u bë identik ashtu siç ka qenë. “Dhe prapë e shoh me rrezik sepse është e pamundur që ta kontrollosh biznesmenin, dhe nuk di që ai biznesmen t’i ketë dhënë ndonjë gjë Kalasë së Petrelës. E pranoj vetë gabimin.”
Përdorimin e kalave nga privatët Prof. Karaiskaj e quan rrezik. Ai nuk është kundër rigjallërimit total, por “çdo rast duhet parë me preçedencë dhe projekti të bëhet nga specialistë të mirëfilltë të kësaj fushe. Nëse nuk ju pëlqejnë këta të Shqipërisë, merrini jashtë, ka sa të duash”.
Projekti në Kalanë e Lezhës që reformatorët e quajnë modelin më të mirë, prof. Karaiskaj e quan flagrant. Në një kala bizantine jashtëzakonisht të rëndësishme, ku ato pak gërmime që janë bërë kanë dhënë rezultate shumë të mira, nuk mund të ringrihen rrënojat me hamendje, përndryshe objekti del jashtë përdorimit.
Ai propozon që investitorit privat t’i lejohet ngritja e një lokal prej druri afër murit të kalasë dhe ai të ketë përgjegjësi për forma të mirëmbajtjes së monumentit.
Në vitin 2004 disa raste të dhënies me qira të monumenteve nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës, u konsideruan shkelje të ligjeve dhe vendimeve “Për trashëgiminë kulturore”, “Për shpalljen pasuri kulturore të disa kalave dhe kështjellave”, “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”.
Atëkohë, vetë Karaiskaj ka pasur përvojë në zgjidhjen e kontratave të qirave në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Bëhej fjalë për dy kullat në Kalanë e Bashtovës në Gosë të Kavajës, një ambjent gjashtëkëndor në tarracën e Kalasë së Porto-Palermos, Akropoli i Kalasë së Beratit, Kulla veriore e Kalasë së Prezës, një ambjent në Kalanë e Shkodrës, Kulla B në Kalanë e qytetit të Durrësit dhe “Hamami Turk” po në Durrës.
Dhënia me qira e pronave të tilla shtetërore, pasuri kombëtare e me vlera historike është e lejueshme, por një nga kushtet e kontratës me privatin është investimi që ai duhet të derdhë, për qëllime turistike dhe pa i ndryshuar apo bastarduar mjediset e monumentit. Në një nga nenet e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore” thuhet se “monumenti i kulturës mund të rijetëzohet për qëllime administrative dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit.
Për çdo rast shfrytëzimi i monumentit të kulturës lejohet vetëm pasi të jetë lidhur kontrata, ndërmjet përdoruesit dhe pronarit, i cili është i detyruar të vërë në dijeni Institutin e Monumenteve të Kulturës.”
Disa monumente dhënë me qira:
Kalaja e Shkodrës, Restorant
Kalaja e Lezhës, Restorant, Motel, etj (projekt).
Kalaja e Krujës, Restorante
Kalaja e Prezës, Restorant
Kalaja e Ndroqit, Restorant (projekt).
Kështjella e Petrelës, Restorant
Kalaja e Durrësit – Torra, Klub
Kalaja e Elbasanit, Restorant
Kalaja e Tepelenës, Klub
Kalaja e Lëkurësit, Restorant
Disa monumente nga lista e MTKRS-së
Flitet për të dhënë ndër të tjera:
Kështjella e Porto Palermos,
Kullë tjetër në Kalanë e Elbasanit,
Kalaja e Bashtovës,
Hamamet e Durrësit, etj. dhe cdo objekt qe permban vlera ...
A mendohet se do ngelet dicka shqiptare..? Une si shqiptar deklaroi Jo...... Serbomedhenjve dhe grekofileve,Po...atyre ju realizohet plani i zi per shkombetarizimin dhe humbjen e indentitetit te trojeve tona....
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Perse firma mafioze “Alpine Mayereder” ne rrugen Levan-Tepelenë..?
Dalin përsëri në skenë pazaret e pushtet-familjes “SALI” me bandat mafizoe ndërtuese austriake. Një dosje voluminoze është rihapur në prokurorinë shqiptare, për procedurat kriminale të tenderimit dhe vonesat në përfundimin e rrugës Levan-Tepelenë.
Nxitje e rihapjes së dosjes së skeduar “Tenderi rruga Levan- Tepelenë”, u bënë denoncimet e disa prej firmave të tjera ndërtuese në adresë të firmës mafioze austriake “Alpine Mayereder”, për të cilën qeveria thotë se po ndërton këtë rrugë… e cila nuk po përfundon edhe pse afatet e përfundimit janë tejkaluar me vite e jo me muaj.
Përveç skandalit me tenderin “Berisha-Olldashi” të kësaj rruge “odise”, një dosje tjetër abuzimesh ndërkomëbtare i është bashkëngjitur dosjes së krimit ekonomik të firmës austriake “Alpine Mayereder”, të cilën qeveria “SALI” dhe ministria “Olldashi” e kanë shpallur vet-fituese të tenderit për pjesën e dytë të rrugës Levan Tepelenë, pra, të segmentit Damës-Tepelenë.
Cila është dhe kush e solli në Shqipëri firmën austriake “Alpine Mayereder”?
Po cila është dhe kush e solli në Shqipëri, ose më saktë kush e bëri “pjesë familjare” të kryeministrit Sali Berisha, firmën austriake “Alpine Mayereder” e cila ka zhvatur dia tendetra të fuqioshëm rrugësh dhe tashmë ka futur në “kthetra” e po mban peng (mos)përfundimin e rrugës Levan-Tepelenë? Sipas investigimit tonë, këtë firmë e ka sjellë si “kliente private” në muajin nëntor 2005 në Shqipëri, zoti Volfgang Grossruck, deputet i Parlamentit të Austrisë dhe Zv/president i Asamblesë Parlamentare të OSBE, “sekser” i pushtet-familjes “SALI” në shumë tendera e koncensione rrugësh dhe hidrocentralesh.
Por dhe si “artopalant” deklaratash publike “PRO” pushtetit të SALIUT, të bëra në emër të PE e BE, veprimtari të cilën po e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sipas informacioneve, takimi i parë Berisha-Grossruck-“Alpine Mayereder” është bërë në vilën qeveritare në Durrës, 1 muaj përpara se kjo firmë të para-caktohej si ndërtuese e Mbikalimit të Kamzës. Prej andej, kujdestarinë për të menaxhuar “lidhjet” me këtë firmë, iu ngarkuan Sokol Olldashit, Fahri Balliut, Gëzim Kalaverit(koncensioanr i familjes Berisha) dhe kunatës së Fahri Balliut, zonjës Blegina Agolli (motra e gruas), me detyrë qeveritare Sekretare e Përgjithëshnme në Ministrinë e Kulturës.
Sipas “profilit” të saj ligjor e publik, “Alpine Mayereder” është një firmë mafioze e penalizuar ndërkombëtarisht për abuzime, falsifikime, mashtrime dhe afera në të gjithë proceset e prokurimeve publike, në vendet ku marrë pjesë në tendera dhe ku ka “zhvatur” tendera me mbështetje qeveritare, duke abuzuar maksimalisht e kriminalisht në ndërtimin e veprave rrugore etj.
Dosja prej 386 faqesh që gjendet në prokurorinë shqiptare dhe që dje, thuhet se i është hapur “kapaku”, përmban prova të qarta e të shumta, në lidhje me skandalin e kreut të qeverisë shqiptare Sali Berisha dhe të ministrit të Punëve Publike Sokol Olldashi, të cilët kanë dhënë urdhërin për shpalljen “fitues” të firmës mafioze austriake “Alpine Mayereder”. Sipas dosjes hetimore, praktika korruptive e pushtet-familjes për prokurimin e fondeve të rrugës Levan-Damës-Tepelenë është finalizuar me tenderin mafioz të zhvilluar në datën 31.01.2008, ku fituese, me urdhër të pushtet-familjes “SALI” është shpallur firma “Alpine Mayereder”.
Sipas dosjes së hetimit dhe dosjes së vet firmës që është publike në vendin e origjinës (Austri), firma “Alpine Mayereder” është cilësuar edhe ligjërisht si “firmë mafioze”, që ka si aktivitet mashtrimet dokumentare, falsitetet dokumentare financiare të firmës, ato bankare, kartelat e kapaciteteve teknologjike, korruptimin e qeveritarëve të lartë në vendet ku aplikon për tendera e një seri abuzimesh të rënda penale në veprimtarinë e saj.
Vendimi penal, që e përjashton këtë frimë nga tenderat në të gjithë botën
Sipas dosjes që disponon të “konservuar” Prokuroria e Përgjithëshme Shqiptare që prej muajit mars 2008, firma “Alpine Mayereder” është e dënuar dhe e përjashtur nga e drejta për pjesëmarrje në tendera në të gjithë vendet e botës, madje dhe për sipërmarrje private me qytetarë për ndërtime personale. Këtë dënim e ka dhënë institucioni ligj-kontrollues e ligjëvenës, i quajtur “Dhoma për Shpërndarjen e Punëve Publike të Qeverisë së Bavarisë së Sipërme”.
Vendimi që deklaron të “dënuar dhe përjashtuar nga tenderat” firmën austriake “Alpine Mayereder” ka këtë kod regjistrimi në gjykatë: AZ: Z3-3-3194-1-41-09/05, datë 16.11.2005, pra që 1 vit përpara se zoti Volfgang Grossruck, deputet i Parlamentit të Austrisë dhe Zv/president i Asamblesë Parlamentare të OSBE, t’ia paraqiste si “firmë klinteliste private” pushtet-familja “SALI” e cila e futi privatisht në lojën e fitimit të tenderave në favor familjes e klanit qeveritar “SALI”.
Sipas vendimit të dënimit AZ: Z3-3-3194-1-41-09/05, datë 16.11.2005, firma austriake “Alpine Mayereder”, ashtu si në gjithë vendet e botës, nuk lejohet të marrë pjesë as në tendera rrugësh e ndërtimesh në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha ka firmosur që kjo firmë mafioze të futet e të dalë fituese në tender edhe pse, që në momentnn përpara tenderit, kishte në dorë me shkrim e me vulë këtë vendim ndalimi, për futje në tendera të firmës austriake “Alpine Mayereder”.
Madje ka patur në dorë dhe informacionin nga shërbimet sekrete shqiptare e një seri informacionesh plotësuese nga firmat e tjera ndërtuese shqiptare e të huaja. Por edhe pse kryeministri Sali Berisha e dinte që kjo firmë kishte “profil” mafioz e shpalli fituese, madje duke shkelur gjithë procedruat dhe duke përdorur skema mafioze ofertash të dhëna paraprakisht në favor të firmës “Alpine Mayereder”.
Për të fshehur gjurmët dhe krimin zyrtar në tenderin e kësaj rruge, me porosi të kryeministrit Sali Berisha dhe me miratim të ministrit Sokol Olldashi, pas zhvatjes së tenderit, firma austriake “Alpine Mayereder” bëri mashtrimin tjetër, duke futur pas tenderit, si dokument falsifikimin tjetër në dosjet e tenderave të rrugëve Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë dhe të Mbikalimit të Kamzës: Ndryshoi emrin e saj real, nga firma “Alpine Mayereder”, në firma “Alpine Bau Deutschland Shpk”.
FAKTE/ Kryeministri Berisha, ka fshehur dhe falsifikuar dosjen e firmës “Alpine Mayereder”
Nën përkujdesjen e plotë të kryeministrit Sali Berisha, firma “Alpine Mayereder” e ortak-sekserit të tij politiko-ekonomik, austriakut të PE, zotit Volfgang Grossruck, ka arritur të bëhet fituese tenderas të rrugëve nacinale e internacionale, duke qënë e ndaluar ligjërisht me akt ndërkombëtar bllokimi për të marë pjesë në tendera në të gjithë vendet e botës.
Më lartë, cituam numrin e ligjit që ka dënuar këtë firmë. Në vijim po japim argumentin e plotë të vendimit ndërkombëtar që ndalon firmën “Alpine Mayereder” të futet në tendera rrugësh e veprash ndërtimore publike. Ky argument gjendet në dosjen hetimore që ka hapur së fundi prokuroria për këtë firmë, për qeverinë dhe për ministrin Sokol Olldashi, si pranues në tender dhe si firmëtar zyrtar i shpalljes “fitues” të kësaj firme në 5 tendera rrugësh (autostradash).
Fakti është ky: Dhoma e Shpërndarjes së Punëve Publike Qeveria e Bavarisë së Sipërme, me vendimin e datës 16.11.2005, AZ: Z3-3-3194-1-41-09/05, në zbatim të Ligjit Kundër Kufizimit të Konkurencës (GËB) i rregullores për besimin (akordimin) e punëve publike (VGV) dhe i Rregullores Verifikuese të Bavarisë (BayNpV), procesi verifikues, ka vendosur në lidhje me veprimtarinë e paligjëshme të firmës “Alpine Bau Deutschland”.
Qeverisë shqiptare, personalisht kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrisë së Punëve Publike, si dhe vetë firmës “Alpine Mayereder” (e vetë-quajtur “Alpine Bau Deutschland”) për dijeni, i janë dërguar (me fax) shkresat me datë 30.09.2005 dhe 05.10.2005, njoftimi i mëposhtëm: – “Dhoma për Shpërndarjen e Punëve Publike, argumentoi nëpërmjet shkresës së saj, datë 04.10.2005 pikat e saj të paraqitura në shkresën e datës 29.09.2005. Pala kërkuese (“Alpine Mayereder”) është përjashtuar në kërkesën e saj, në lidhje me referencat për financimin e projekteve të strukturuara.
Ajo këtë nuk e ankimoi deri në përfundim të aplikimeve në asnjë moment, megjithëse pika 12.4.3C e Memorandiumit Informativ si edhe pikat 122-a-b, të përgjigjeve të pyetjeve, bënin të qartë që referencat mund të jepen vetëm nga një anëtar i shoqërisë aplikuese. Një ankesë në lidhje me këtë, pala kërkuese duhet ta kishte bërë të paktën deri në përfundimin e pranimit të aplikimeve më 31.05.2005, ora 12.00.
Përveç kësaj, vërtetimi i kërkuar nga pala kundështuese për aftësinë e financimeve të projekteve të strukturuara, nuk është në kundërshtim me kuadrin ligjor të EuGH”. Këtu bëhet fjalë për një vërtetim për përmbushjen e aftësive të vetë aplikantit. Nuk bëhet fjalë që të vërtetohen vetëm disa aftësi të caktuara brenda një koncerni. Por edhe nëse komenti, për një sipërmarrje firmë “bijë” ose “sipërmarrje vijuese” në fushën e financimit të projekteve të strukturuara, të ishte i besueshëm, pala kërkuese nuk ka paraqitur vërtetimin e nevojshëm, që ajo vërtet i plotëson këto aftësi.
Gjithashtu nuk ka as pika mbështetëse për faktin, që pjesëmarrja e “HSH-Nordbank Sh.a” në hartimin e studimit, mund të çonte në paranjohuri që do ta dëmtonin konkurencën… Përgatitja e dokumentacionit, ose edhe vetë tenderi për objektin në fjalë, nuk janë bërë sipas studimit të hartuar… Aplikimi i palës kërkuese, nuk mund të vlerësohej me sukses edhe për faktin sepse anëtari i shoqërisë aplikuese “Alpine Bau Deutschland Shpk”, ka kryer një dhunim të rëndë sipas verfikimit “I.S.V. § 8 Nr. 5 parag. 1 c VOB/A” gjatë tenderit për Allianz Arena në Mynih, ç’ka e ka vënë në pyetje besueshmërinë e saj si aplikante.
Pala kundërshtuese, ka në dorë konstatime të qarta nga Dhoma Penale përgjegjëse, të cilët argumentojnë me prova të plota përjashtimin nga marrja pjesë në tender të firmës “Alpine Mayereder” e ashtuquajtur “Alpine Bau Deutschland” dhe të gjtihë shoqersië së saj aplikuese. Këto shkelje dalin në dritë dhe nga faktet e mbledhura gjatë tenderit për stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.
Në vendimin Nr. 4, të Dhomës Penale të LG Mynih, njëri nga drejtuesit e dikurshëm të firmës “Alpine Bau Deutschland Shpk” dhe njëri nga drejtuesit e koncernit të frimës “mëmë” “Alpine Mayreder Shpk Salzburg” (emërtuar e tillë në dokumentacionet e pjesëmarrjes si sipërmarrje pasuese e palës kërkuese), janë cilësuar si shumë të dyshimtë në lidhje me veprat penale, të parashikuara sipas § 8 Nr. 5 parag. 1 c, VOB/A.
Për konstatimet e Dhomës Penale Nr. 4 është vënë në dijeni më 31.08.2005 Qendra për Tenderim dhe për këtë arsye, ato nuk ishin marrë parasysh deri në atë moment në vendimin për dhënien tenderit. Duke marre parasysh veçorinë e objektit që pritet të ndërtohet, nuk mund të bëhet më fjalë në përgjithësi për besueshmërinë e kërkuar të palës kërkuese, sepse mjafton që vetëm 1 anëtar i shoqërisë aplikuese, të jetë jo i besueshëm”.
Ky ishe vendimi ndërkombëtar, që ndalon firmën “Alpine Mayreder Shpk”, që të futej në tendera në Shqipëri. Ky është edhe shkaku, që me porosi, me urdhër e miratim të kryeministrit Sali Berisha, firma “Alpine Mayreder“, menjehrë pas fitimit të tenderave, për të fshehur paligjshëmrinë e futjes së saj në tender, të ndryshonte emrin në dosjet e tenderave, duke u vet-shpallur në datën 14.09.2005, me emrin e maskimit të abuzimeve, të quajtur Firma “Alpine Bau Deutschland Shpk”.
K.Lula
Qyfyret e Kryeministrit qyfyrexhi
Zoti Berisha, lëri “qyfyret” me internet, por ço në fshat shkollat, mjekësinë, naftën, vaditjen…
[You must be registered and logged in to see this link.]
Nuk vonoi as 2 orë nga urdhri demagogjik e anormal që kryeministri Sali Berisha u dha prefektëve të qarqeve për të futur internetin falas në çdo fshat dhe dolën reagimet e para nga zonat fshatare, me adresë kryeministrin dhe kujtesë mediat.
Në adresën e-mail-it tonë na erdhën mesazhe të banorëve të zonave rurale nga Shkodra, Mirdita, Dibra, Librazhdi, Lezha, Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti e Berati, të cilët e konsideronin këtë premtim të kryeministrit si tallje të plotë me hallet reale që ka fshati sot e 20 vjet më parë, kur Sali Berisha premtoi modelin e “fshtait europian”.
Në reagimet e tyre, përveçse tallje e rëndë publike, ata e konsiderojnë premtim-urdhrin e kryeministrit Sali Berisha si një “shashkë” demagogjike të radhës, si vazhdimësi të mashtrimeve të tij me problemet jetike të popullatës së përvuajtur e të braktisur të fshatit shqiptar. Në fakt, siç reagojnë banorët e fshatit, kjo është tallje e rëndë publike me jetën e këtyre njerëzve, të cilët jetojnë në zona të lëna jashtë programit qeverisës të kabinetit “Berisha”.
Kur dëgjuam këtë urdhër, që kryeministri e trajtoi si “tregues integrimi e zhvillimi”, na u kujtua loja telefonike Telebingo që bëhet me zarfa në “TV-Klan”, ku Ardit Gjerbrea, i thoshte një fituesi 80 vjeçar nga Shkodra: “Dodë, po të jap si dhuratë një aparat “Plejstejshën”, që të luash e të kënaqesh gjithë ditën”. Ndërsa 80 vjeçari Dodë, iu përgjigj:- “Ta hangsha zemrën, po pash zotin lene atë veglën e lojës, se nuk ja kam ngenë, po shiko me jep noj send tjetër që më hyn në punë e që më ban hajër nji tash”.
Tamam si Arditi i Telebingo TV-Klanit veproi edhe kryeministri Sali Berisha me urdhrin që u dha prefektëve për të gjetur ndonjë dhomë në fshatra e për t’u çuar fshatarëve internetin. A thua se fshatarit shqiptar i janë plotësuar të gjithë kushtet e nevojat sociale-ekonomike dhe tani i mungon vetëm interneti?!
A thua se me çuarjen e internetit në fshatra (dihet që është mashtrim) banorëve u krijohet parajsa e plotë e premtuar prej qeverisë?! Natyrisht që jo! Aktualisht jetës dhe punës së fshatarit shqiptar, i mungon gjithçka që i kërkon jetesa dhe puna normale. Jeta në fshat ka një “listë” të gjatë mangësish e problemesh tepër shqetësuese.
Ndërsa kryeministri i hazdisur e tradicionalisht demagogjik Sali Berisha, del ekraneve dhe si të jetë në një planet tjetër, bën premtime false e komike për internet! Ndaj dhe banorët e zonave fshatare sa e kanë dëgjuar këtë “qyfyr”, kanë reaguar menjëherë. Në kundërpërgjigjen e tyre dërguar kryeministrit Berisha, ata thonë: “Zoti kryeministër, lëri broçkullat me internet, po na sill ato që na duhen e që na ke premtuar: shkollat, shërbimin mjekësor e policor, kreditimin financiar, naftën me gjysëm çmimi për traktorët, plehrat kimike me çmim të ulët dhe ujin për vaditje”.
Këto kërkojnë banorët e fshatit. Sepse u mungojnë edhe pse qeveria i ka detyrim social për t’ua siguruar si qeverisje dhe si premtim elektoral, me të cilin kërkoi e mori qeverisjen. Praktikisht nuk i ka realizuar. Dhe për të mbuluar dështimin dhe mashtrimin e qeverisjes së tij, kryeministri Sali Berisha nuk u çon banorëve të fshatit ato që u kërkon jeta dhe puna, por u dërdëllis broçkulla me shegë, lajthi, boronica e internet!
Mjafton të bësh një vështrim sipërfaqësor jo në skaje, por edhe në periferi të Tiranës, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës, Dibrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës etj dhe shikon se fshati shqiptar është tjetërsuar në një hapësirë fizike gjigande, me pamje e infrastrukturë të kohës së mesjetës, me jetë në mjerim.
Po a është normal kryeministri ynë që premton internet kur fshati është shqiptar është katandisur në “gërmadhë”? Natyrisht që JO, por ja që “sytë” e kryeministrit shikojnë se në fshatin shqiptar ka “parajsë” sociale, ekonomike e infrastrukturore dhe sipas mendjes së tij, paska mbetur vetëm interneti pa u çuar pranë fshatarëve! Po çfarë ndodh realisht në fshatin shqiptar, me të cilin kryeministri Sali Berisha tallet e bën “llogje”, me çuarje interneti?!
- Në 90% të fshatrave ka shfrytëzim të tokës në nivelin 10-20%, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 80% e tokës bujqësore vazhdon të shfrytëzohet në kushte primitive, me tërheqje të parmendës me gomerë e njerëz, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 65% e popullsisë në fshat, po jeton në nivelin e plotë të varfërisë ekstreme, ndërkohë që 20% jeton nën nivelin e varfërisë ekstreme, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 33% e fëmijëve të moshës shkollore 6-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë, sepse punojnë për të siguruar bukën e gojës, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 80% e fshatrave shqiptarë nuk kanë as mjekë, mami, e farmaci, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 45% e fshatrave dhe zonave nuk kanë as shkolla fillore, 9-vjeçare e të mesme, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 75% e familjeve fshatare nuk e punojnë dot tokën për shkak të çmimit të lartë të naftës e plehrave kimike, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 70% e zonave fshatare nuk kanë mundësi vaditjeje, sepse nuk qeveria nuk u ka siguruara sistemin vaditës, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 80% e prodhimit blegtoral në fshatra mbetet pa u shitur, mbasi qeveria monopoliste e qeveritarëve favorizon produktet e importit, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 70% e prodhimit bujqësor e agro-ushqimor mbetet pa u përpunuar dhe shitet për një copë bukë, ose groposet, mbasi qeveria nuk mbështet prodhuesit në fshat me kreditime linjash përpunuese, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Pothuajse 100% e familjeve fshatare nuk prodhojnë as bukën e tyre, sepse kostoja e kultivim-prodhimit të grurit e misrit është e lartë, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 60% e fshatrave janë braktisur prej popullatës për shkak të pamundësisë për të përballuar jetën, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
Nga Përparim Halili
Nje limon i shtydhur nuk mund ta njomi nje buze te thare...
Nano President...!!?
Nje limon i shtydhur nuk mund ta njomi nje buze te thare...
[You must be registered and logged in to see this link.]
Prej kohësh ishim në një pritshmëri të madhe për deklaratën dhe dëshirën e Fatos Nanos, për t’u bërë President i Republikës.Në vend të një qëndrimi të qartë për tri ceshtje themelore, si 21 Janari, lufta e pushtetit aktual kundër institucioneve dhe zgjedhjet e 8 Majit, të cilat janë burim i rritjes se tensionit politik ne Shqiperi, për profilin e ardhshëm të Presidentit, Fatos Nano deklaron se ka në favor CV e tij si shtetar dhe vizionin e tij politik për presidentin mbi palët, cilësi të cilat në të vërtetë nuk u thonë asgjë palëve në këtë konflikt.
Problemi i parë, ai i qëndrimit ë Fatos Nanos ndaj 21 janarit, është një hendek i madh mes tij dhe Partisë Socialiste. Ai bile ka shkuar aq tutje në këtë qëndrim sa po i jep Berishës ato vlera, të cilat ai i demonstroi vetë më 14 shtator të 1998 kur demonstruesit e armatosur pushtuan kryeministrinë dhe nuk u lëndua askush prej tyre.
Pas kësaj ai dha dorëheqje dhe u end rrugëve katër vjet derisa u rikthye kryeministër nga paqja me Berishën në vitin 2002. Ndërsa më 21 Janar askush nuk qëlloi me armë ndaj kryeministrisë apo policëve, përveçse gardistëve të Berishës mbi demonstruesit, dhe Sali Berisha jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por po shkatërron gjithë drejtësinë për të mos u gjykuar ajo çështje dhe për të mos u dënuar vrasësit.
Ai po kërkon Presidentin e Republikës si garant të varrosjes së kësaj dosje krimi. Për këtë arsye 21 Janari është nga ato ngjarje ku qëndrimi mbi palët të bën fajtor, pasi i vetmi qëndrim realisht mbi palët është dënimi i vrasjeve. Duke barazuar vrasjet politike me dhunën fizike të demonstruesve duke u përleshur me policinë, në të vërtetë je bërë palë me anën e gabuar dhe nuk jep asnjë garanci se do të dish të ruash ekuilibrat në krye të shtetit.
Një tjetër problem i tij, që dëshmon qartë joseriozitetin dhe cektësinë me të cilën e ka marrë këtë minifushatë elektorale, ka të bëjë me vlerësimet e tij për qëndrimet e Presidentit apo kryeprokurores ndaj 21 janarit. Edhe pse thotë se mbështet qëndrimet amerikane ndaj kësaj ngjarjeje, ai është shume larg përfshirjes së politikës së SHBA në mbrojtje të këtyre dy institucioneve nga sulmet e Sali Berishës dhe kërcënimet e tij verbale, fizike dhe juridike.
Përpjekja e tij për të mbajtur distancë nga sjelljet e Presidentit dhe kryeprokurores për 21 Janarin, vetëm që të mos zemërojë Berishën, na hedh ne tavolin limonin e shtrydhur pa asnje pike lengu, që do të bëhet president, në vend të presidentëve hokatar që shpesh kemi pasur. Vizioni i tij për postin e presidentit të Shqipërisë nuk është vizion teorik dhe as skedë seminaresh politike.
Vizioni i tij për Presidentin e Shqipërisë duhet të adresojë probleme konkrete që ka përballë presidenca e Shqipërisë. A do të inkurajojë ai çuarjen para drejtësisë të vrasësve, a do të konsiderojë ai faktin që dikush ka dhënë urdhër të qëllohet, a do të konsiderojë ai inkurajimin e drejtësisë të hetojë Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën për këto vrasje, a do të ndëshkojë ai ato struktura të policisë që bënë grusht shteti duke refuzuar urdhrin e prokurorisë për ndalimin e gardistëve? Nga mënyra se si zgjidh këto kriza konkrete, njerëzit mendojnë se kush je dhe çfarë do të bësh dhe jo nga hartimet me fjali të gjata pa kuptim, me shpresë që të duken dhe pa zarar.
Një problem i tretë thelbësor që vizaton portretin e presidentit është mënyra se si e shikon ai procesin e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë. ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë konstatuan pa drojë se mandati u mor në tavolinë, ndërsa Fatos Nano ka idenë që mandati u mor nën ndikimin e ngjarjeve të 21 Janarit duke i ikur larg denoncimit të procesit manipulativ. Kjo e bën profilin e kandidatit për president shumë më të pasigurt se këta që kemi pasur, dhe shumë më të rrezikshëm për krizat reale që ka vendi,se vetë ai që i ka krijuar këto kriza, Sali Berisha.
Mjaftojnë këto vizione të tij për të mos qenë një kandidat që duhet të mbështetet nga opozita. Identikiti i kandidatit për president të opozitës duhet të jetë garant i problemeve që Sali Berisha i ka sjellë Shqipërisë duke luftuar institucionin e Presidentit përmes vrasjeve politike, përmes dhunimit të institucioneve dhe vjedhjes së zgjedhjeve. Fatos Nano dëshmoi qartazi se nuk ka nerva dhe energji të jetë një president që do të hapë dosjen e problemeve shqiptare, por e kërkon atë post për t’u vënë kapak këtyre problemeve. Si i tillë, ai nuk ka për tu marrë seriozisht nga askush,as nga Kaç Islami, i cili ka nxjerrë votën e tij në ankand si vota që vendos.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Betimi i Hipokratit,apo betim para Mafies
Takimi Fazllic-Rixh ne kabinetin e Sali Berishes
Para vitit 1990 Berisha njihej si një humanist dhe për këtë arsye ai iu fut politikës, nën miratimin e opinionit publik, i cili mendoi se modeli i korrektësisë së Berishës do të korrigjonte karikaturat e politikanëve që kishim njohur deri në atë kohë. Natyrisht, nuk mund të mohohet se Berisha ishte një komunist i devotshëm, por ngado flitej se profesioni i mjekut e kishte reformuar personalitetin e tij, si banor i Viçidolit, deri në atë masë saqë ai u shndërrua në shpresë për të gjithë shqiptarët.
Deri në atë kohë vetë Hipokrati, formulën e të cilit zbatonin të gjithë mjekët e botës, do të çuditej me ndershmërinë dhe korrektësinë e Berishës, i cili shprehte një devotshmëri të padiskutueshme për shpëtimin e jetës së çdo pacienti. Atëherë, thuhej se Sali Berisha ishte një nga mjekët e vërtetë që nuk pranonte asnjë lloj bakshishi. Ndofta, kjo karakteristikë e gënjeu shoqërinë shqiptare e cila investoi votën për ta renditur atë në krye të politikës, me shpresë se ai do të stabilizonte politikën dhe do të ndërpriste korrupsionin galopant.
Por shumë shpejt kostumi i politikanit e tjetërsoi Berishën deri në atë masë saqë sot akuzohet çdo ditë për terror, vrasje, plagosje, goditje me levë pas koke, korrupsion, Gërdec, shitje të kufijve ujorë, bashkëpunim me Fazlliçët, përfitime të paligjshme, etj, etj. Kështu, papritur, përtej betimit të Hipokratit, Berisha doli nj lloj politikani i veçantë i cili betohej çdo ditë se do të vriste dhe pushkatonte këdo që do ta ndalte në aventurën e tij tinzare e cila në atë kohë quhej reformë politike.
Betimi i tij i fundit, ishte para një jave kur ai u zotua se do të rikthejë 21 janarin. Natyrisht Hipokrati do të skuqej nga turpi për këtë formulë të re betimi, por shndërrimi i Berishës është pjesë e metamorfozës që pëson çdo politikan shqiptar kur ngjitet në Himalajë.
Tragjedia e Gërdecit
27 viktimat e Gërdecit që humbën jetën në tragjedinë e tmerrshme të pangopësisë shtetërore, nuk jetojnë më. Dhe ata nuk i dëgjojnë më ligjëratat e kryeministrit shqiptar kundër korrupsionit ndërsa të afërmit e tyre kërkojnë më kot nëpër gjykata zbardhjen e fajtorëve të krimit. Pak muaj më parë deputeti Sajmir Tahiri ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha si të korruptuar dhe fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berishën si të përfshirë në korrupsion. Në datën 7 tetor 2011, Tahiri ka deklaruar se “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupsion”.
Për këtë Tahiri ka kërkuar të merren si dëshmitarë në proces, ish Shefi i Shtabit Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, biznesmeni Damir Fazlliç, etj. Por duket se në Shqipëri është tepër shpejt për të folur mbi drejtësinë dhe është tepër vonë për të vendosur shtetin e së drejtës. Sepse e keqja po keqësohet çdo ditë e më shumë. Mbi Sali Berishën rëndojnë akuzat e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, por tani kur të gjitha rrugët të çojnë në gjykatat e modelit shqiptar, është e sigurtë se drejtësi nuk do të ketë ndonjëherë.
Sepse njeriu i fortë që zbriti nga Viçidoli, duket i vendosur që t’i konvertojë pronat e tij nëpër bjeshkë, me zonat bregdetare të plazheve, me mjedise turistike, apo me territore të tëra në Gjirin e Lalzit, etj. Mbi Berishën rëndojnë më shumë akuza se mbi këdo tjetër, megjithëse ai u thirr nga votuesit shqiptar në 2005, pikërisht si “dorë e fortë”, kundër korrupsionit. Shitja e objekteve strategjike si edhe shitja e territoreve ujore është gjithashtu një akuzë për qeverisjen e tij. Por këtu, kush kundërshton, ose kush del në protesta, vritet.
Gërdeci ishte një ngjarje tepër e rëndë që na bën të gjithëve të heshtim sapo përmendet ky rast. Po kush e shkaktoi atë? Opozita ka akuzuar Berishën dhe familjen e tij, ndërkohë që dihet mirë se pa lejen e Berishës, këtu nuk lëviz asnjë makinë me beton dhe jo me armë. Për këtë deputeti socialist i kërkon gjykatës që të merren si prova dokumentet komprometuese për Shkëlzen dhe Argita Berishën.
Tahiri shtoi se nuk do t’i heqë asnjë presje të gjitha deklaratave dhe akuzave ndaj fëmijëve të kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha, lidhur me aferat në tragjedinë e Gërdecit. Tahiri paraqiti para Gjykatës së Tiranës argumentet në bazë të të cilave ai ka deklaruar se fëmijët e kryeministrit Berisha janë të korruptuar.
“E sigurt është një gjë që unë nuk i tërhiqem asnjë centimetër deklaratave të mia, sipas të cilave fëmijët e kryeministrit kanë qenë dhe janë të korruptuar. Ajo që mund të them me siguri është që bëra një sërë kërkesash në gjykatë për administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve, jo për të justifikuar deklaratat e mia, por për të vërtetuar deklaratat e mia, sipas të cilave fëmijët e kryeministrit janë të korruptuar.
Është në nderin e tyre të vijnë dhe të japin sqarime bashkë me dëshmitarët të cilët kam kërkuar”, ka përsëritur Tahiri edhe në sallën gjyqit. Tahiri ka renditur 12 prova, të cilat sipas tij faktojnë korrupsionin galopant të djalit dhe vajzës së kreut të qeverisë. Tahiri kërkoi si provë regjistrin e hyrje-daljeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë e Drejtësisë, për të provuar përfshirjen e Shkëlzen Berishës në negociatat për biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.
Duke e cilësuar djalin e kryeministrit të përfshirë në korrupsionin e Gërdecit, Tahiri kërkoi tabulatet telefonike të drejtuesve të ministrisë përkatëse, për të vërtetuar komunikimin e tyre me Shkëlzen Berishën para dhe pas tragjedisë së Gërdecit dhe veçanërisht ditën që ndodhi shpërthimi, si edhe një shkresë të Ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi në 2006, drejtuar ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu me mbishkrimin “Për zotin Shkëlzen Berisha”.
Gjithashtu Tahiri kërkoi letërkëmbimin e studios ligjore “Malltezi dhe Kola” me biznesmenin Asnar në kohën, kur qeveria shqiptare miratonte planin për ndërtimin e parkut industrial në Porto Romano. Bëhet fjalë për një kërkesë të Argita Malltezit për një pagesë suksesi prej rreth 3 për qind të vlerës së një investimi gjigand. Në këtë rast vetëm pse vendimin do e marrë babai i saj, ajo do merrte miliona euro për një investim mbi 300 milion euro. Të gjitha këto fakte që citon Tahiri janë publikuar nëpër gazeta.
Së bashku me dosjen e Argita Malltezit, që negocion me biznesmenin e huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion. Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit.
Provat që kërkon Tahiri të merren në shqyrtim nga gjykata janë këto: administrimin nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provës nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Argita Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën “Malltezi dhe Kola” nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot..
Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë për studion “Malltezi dhe Kola” nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot. Të dhëna mbi transaksionin mbi pasurinë e paluajtshme nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës për tokën në Porto Romano mbi të cilën ka një studim për ndërtim termocentralit Porto Romano.
Studimi i Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Termocentralit në Porto Romano sipas miratimit të tij në KRTRSH dhe në Qeveri nqs ka. Studimi dhe miratimi i planit për ndërtimin e parkut industrial nga qeveria shqiptare në Porto Romano, dosje e plotë siç është miratuar. Studimi i KESH dhe dosja e plotë për ndërtimin e termocentralit në Porto Romano dhe, eventualisht nëse ka, për parkun industrial. Letërkëmbimi elektronik dhe postar ndërmjet studios ligjore “Malltezi dhe Kola” dhe shtetasit Zafar Asnar, biznesmeni që kemi mësuar se ka pasur një marrëdhënie konsulence me këtë studio.
Administrimin nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provës nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Shkëlzen Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën e ndërmjetësimit të Shkëlzen Sali Berishës nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë për këtë firmë nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot.
Dosjen e plotë nga gjykata meqë është marrë vendimi ose nga prokuroria, të çështjes së ashtuquajtur “Gërdeci”, dhe veçanërisht: Regjistrin e hyrje daljeve të ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrisë së Drejtësisë ku pasqyrohen hyrje daljet e Shkëlzen Sali Berishës në këto ministri përpara se të merrte vendim këshilli i ministrave për demontimin e armëve në Gërdec.
Tabulatet telefonike të shtetasit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu në lidhje me telefonatat në drejtim të Shkëlzen Berishës para dhe pas tragjedisë të Gërdecit, dhe veçanërisht ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec. Shkresën e firmosur nga Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, z. Aldo Bumci, me mbishkrimin “për Z. Shkëlzen Berisha”, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohë, z. Fatmir Mediu.
Mediat e shkruara në të cilat pasqyrohen kabllogramet e një ambasade të huaj këtu në Tiranë, dhe veçanërisht, dëshmia e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të asaj kohe, Z. Luan Hoxha”. Këto janë materialet që kërkon Tahiri.
Për rrugën Durrës Kukës, sipas hulumtuesve të shtypit por edhe sipas deputetëve të opozitës, vlera e korrupsionit shkon mbi 200 mijë euro Lidhur me këtë argument kanë folur të gjithë drejtuesit e opozitës, duke filluar nga Ramas e deri tek më i fundit, duke denoncuar mashtrimin e qeverisë për ndërtimin e kësaj rruge.
Lidhur me këtë problem, Mimi Kodheli është shprehur se: “Aty ku ne nuk mund të pajtohemi kurrë me kryeministrin është fakti i hidhur se sipas nesh, me fondet që janë grabitur nga buxheti i nxjerrë për rrugën Durrës - Kukës, mund të bëhej edhe rruga e Arbërit kurse sipas kryeministrit, flamuri i patriotizmit është mbulesë e mjaftueshme për korrupsionin shtetëror”! Por ndërkaq korrupsioni galopant që po lulëzon në Shqipëri është bërë një masakër e tërë, e cila ka prishur shumë raporte të natyrshme për pronën dhe ka krijuar pronarë artificialë me dokumente të falsifikuara.
Janë prishur ekuilibrat dhe mafia ka krijuar dorë të lirë për të pushtuar trojet e banorëve vendas. Ndërkaq pazaret me serbët apo me grekët, në dëm të kosovarëve apo në dëm të kufijve ujorë të Shqipërisë, mbajnë të fshehur ajsbergun e përfitimeve personale të Berishës.
Gjendja e arit
Para disa kohësh Këshilli Botëror i Arit publikoi të dhëna e fundit për rezervat e arit për çdo shtet, përfshi edhe ato të Shqipërisë. Sipas këtij Këshilli, në fund të vitit 2010, rezervat e arit shqiptar ishin 1.6 ton, gjysma e asaj që ishin në vitin 2000.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt për frymë popullsie me vetëm rreth 20 dollarë për frymë. Në Zvicër ky tregues është 6 mijë dollarë ndërsa në Gjermani, Itali dhe France rreth 1800 dollarë. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë.
Shtohen hajdutët
Hajdutët po shtohen ndërsa ndërgjegjja qytetare po helmohet çdo ditë. Vjedhja nëpërmjet zyrave të shtetit po kthehet në modë, deri në atë masë saqë sot edhe kur shkon në spital, duhet të paguash edhe rojen e derës. Ndërsa dikur, kardiologu Sali Berisha nuk pranonte shpërblime dhe ryshfete. Por sot ai është zhytur deri në thellësinë maksimale në detin e korrupsionit.
Ndonjëherë tenton të dalë, por tani nuk e lenë të tjerët të lëvizë. Sepse, sipas parimit të mafies, loja e korrupsionit duhet luajtur deri në fund. Para ca kohësh në Tiranë u shfaq komedia, me titullin “Na mbytën hajdutët”. Kjo është një komedi e nobelistit Dario Fo, por vepra e tij nuk ka lidhje me Shqipërinë. Por politikanët që kanë drejtuar Shqipërinë, më tepër se sa kanë firmosur plane për zhvillimin, duket sikur kanë bërë plane për të grabitur pasurinë kombëtare.
Kështu, Lulzim Basha, Dritan Prifti, Blendi Gonxhe, Skënder Gjinushi, Ritvan Bode, Genc Ruli, Gramoz Ruçi, Lufter Xhuveli, Anastas Angjeli, Arben Malaj, etj, janë emrat e politikanëve të tjerë që janë denoncuar në gjykatë ose janë akuzuar publikisht nga kundërshtarët e tyre për afera korruptive, falsifikime, bashkëpunim me krimin, ose pjesëmarrje në korrupsion.
Natyrisht, në gjithë këtë mozaik akuzash ka edhe spekulime. Sepse nuk mund të thuhet se çdo hajdut është patjetër ministër, por mund të thuhet e çdo ministër që pasurohet padrejtësisht me paratë e taksapaguesve është patjetër një hajdut. Por hajdut nga lloji i atyre që nuk preken kurrë nga drejtësia.
Ndërkaq, Berisha bëhet avokat i korrupsionit dhe deklaron se ministrat mund të largohen vetëm pasi të jenë provuar akuzat kundër tyre. Por me një prokurori të intimiduar prej tij, nuk pritet të ngjasë asgjë. Dhe korrupsioni do të vazhdojë deri sa të jetë Berisha. Sepse ai qe dikur u thirr nga koha si luftëtar kundër korrupsionit, sot është kthyer në plasdarm për shtimin e tij,ose më drejt duhet të themi se ai ka bere një betim para Mafies.
Ja te shohim pak retrospektiv duke shfletuar disa materiale te viteve 2007-2010
Lidhjet mafioze te Damir Fazllicit me qeverine shqiptare
Kush është Damir Fazlliç..?
Kush e kishte menduar që vetëm në tre vjet qeverisjeje, Berisha do ta bënte Nanon të dukej një i korruptuar amator. Shumë shumë, biznesmenët që i vinin rrotull Nanos, zbraznin xhepat kur ky luante në kazino, po nuk pamë ndonjë syresh shqiptar, grek a serb, të ulej këmbëkryq në mbledhjet më strategjike të qeverisë shqiptare.
Ai profesionisti, që duket se ka instaluar një kulturë të vërtetë korrupsioni, nga ajo ku përfshihen pazare ndërkontinentale, të mbuluara edhe me emra të famshëm, si ai i Tom Rixh, është dora vetë Berisha. Urime kolegëve që parashikuan në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, se ky njeri ka ndryshuar. Ka ndryshuar aq shumë, sa sot na bën të mendohemi thellë dhe pyesim veten:
Cila është qeveria e Shqipërisë, ajo që ka në krye Berishën, apo ndonjë qeveri hije, fshehur diku në Bosnjë apo Qipro, që ka në krye boshnjakun Fazliç?
Si raportonin te Fazliç ministrat e Sali Berishës?!
Lajmet e përditshme rreth Damir Fazliç janë të një efekti domino, që filluan me disa kompani fantazma të shitura miliona euro kur nuk kanë asete dhe vazhdojnë sot me parqe energjetike. Zoti e di ç‘do na dëgjojnë veshët nesër, por një gjë po bëhet më e qartë se kurrë: Harta e Shqipërisë është në duart e Fazliç.
Kjo nuk ka nevojë për konfirmim, sqarim apo burime të besueshme. Një foto që flet më shumë se 1.7 milionë euro, të trondit pa masë dhe të bën të mendosh as më shumë, as më pak, porse shteti shqiptar ka kohë që ka rënë. Një biznesmen i dyshimtë, i arrestuar para ca ditësh në Bosnjë, i përfolur për pastrim parash dhe trafiqe të pista, është në tavolinë me qeverinë shqiptare dhe njerëzit më të rëndësishëm të këtij shteti, të cilët raportojnë ku i kemi pikat e forta e të dobëta.
Pronat e "Fazlliç" në Porto Romano!
Fazliç: Do ndërtoj TEC në Porto Romano
Sqarimi i qeverisë përmes Bregut të dielën: ishte ulur aty si biznesmen (!!!) të lë pa gojë..., pa fjalë e pa koment. Ai vjen dhe ikën në Tiranë me avion personal, për të sqaruar opinionin, më saktë për të fyer inteligjencën e shqiptarëve me ndihmën e Berishës, i cili ka kohë që fyen inteligjencën e të gjithëve me supernjeriun Tom Rixh. Në fakt, prania e Tom Rixh në krah të Fazliç nuk të ngushëllon.
Përkundrazi. Në fund të fundit, shqiptarët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se Tom Rixh nuk është përfaqësues i SHBA-së, nuk është as institucional, as politikan. Është thjesht një lobist, është një nga ata ish-politikanët amerikanë që heqin dorë nga politika dhe mendojnë të bëjnë pasuri për vete dhe familjen e tyre. Mundësi që nuk u jepen gjatë kohës që janë pjesë e një Qeverie, Kongresi apo Senati. Lobizmi është një dukuri e njohur e demokracisë në botë, megjithëse së fundmi në SHBA, kush ka ndjekur fushatën elektorale, dëgjon se kandidatët e ndëshkojnë si fenomen dhe janë shfaqur si antilobistë.
Raportimi para Fazliç, një akt kriminal
Sigurisht që, Shqipërisë me një biografi dhe nam jo të mirë nëpër botë, i duhen lobistë tani për tani, dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja qëndron në faktin se, sa herë Berishës i del emri si i korruptuar në afera të mëdha, në një mënyrë apo tjetër, na del dhe emri i Rixh. Ky i fundit përdoret sikur të jetë vetë SHBA e zbritur në Tiranë. SHBA ka një përfaqësi të vetën në Tiranë, ambasadën amerikane, përmes së cilës përcillet qëndrimi i këtij shteti në Shqipëri.
Cilido gazetar mund ta provojë të shkojë atje dhe të pyesë nëse Tom Rixh është përfaqësuesi i tyre apo thjesht një privat që po kujdeset për biznesin e vet. Por Kryeministri Berisha duhet të na sqarojë sa para ka marrë deri më tani Tom Rixh? I ka marrë nga buxheti i Partisë Demokratike, siç dhe duhet të ndodhte, apo nga buxheti i shtetit shqiptar. Gjithashtu lidhur me këtë personazh, është bërë dhe një here bujë kur u fol për rrugën Durrës-Kukës dhe ku Berisha, ashtu si tani me Fazliç, kërcënon m‘u në mes të Kuvendit, se nuk duhet të përgojoni emrin e të madhit Tom Rixh.
”Lobi serb pushton Shqipërinë”
Sa për parantezë, në Amerikë, këto ditë është duke u ndjekur penalisht një senator nga Alaska, i cili akuzohet për një abuzim 30 mijë dollarësh, që një kompani private ka përdorur për të restauruar shtëpinë e tij. (Berisha me siguri po zgërdhihet me këtë lajm). Po ja që kështu është e vërteta, senator, kongresmen, sekretar shteti apo dhe president qofsh, në atë vendin e madh që e përmend me tërsëllim Sali Berisha, e që quhet Amerikë, korrupsioni dënohet pa dallim posti a ish-posti.
Jo vetëm kemi të drejtë të ngremë pyetje për Tom Rixh, po gjithashtu prokuroria shqiptare t‘i kërkojë atij sqarime se çfarë di për Fazliç dhe cili është raporti i tij me këtë njeri të dyshimtë. Rixh, në qoftë pa gjë në gjithë këtë vorbull korruptive, të paktën duhet të pyetet si dëshmitar, nuk ka rëndësi në Shqipëri apo në Departamentin e Drejtësisë në SHBA. Ashtu sikurse për Gërdecin, shqiptarët e përfshirë në atë kasaphanë, janë thirrur para Kongresit Amerikan.
Askush në Amerikë nuk është i imunizuar përballë korrupsionit ose dyshimeve për korrupsion. Shkurt, gjykojeni Tom Rixh si një njeri që po bën biznes privat dhe jo si gogolin "Amerikë", me të cilin Berisha kërkon të trembë opozitën dhe shqiptarët.
Ndërkohë është fare pa shpjegim prania e Fazliç në një mbledhje të tillë, e kushedi sa të tjera që nuk u kemi fotot, por i marrim me mend. Është po kaq fare pa shpjegim që, duke e kaluar me kërcënimet e tij në Parlament, këtë çështje Berisha e quan të mbyllur. Sigurisht opozita ka punën e saj dhe Kuvendi është end debatesh të tilla, sidomos kur ndodhin ngjarje të rrëqethshme. Por vendi asaj fotoje dhe çfarë ka ndodhur në atë mbledhje, është subjekt i prokurorisë.
Ashtu siç duhet të jetë subjekt i saj, çdo rrëfim dhe dokument, me Fazliç në mes, kur përfshihen bijtë e Kryeministrit apo ministri Basha me familjen. Kryeministri shqiptar sa herë kapet "me presh në duar", mundohet ta kalojë me batuta idiote.
Dhe duhet pranuar, gjithmonë ia ka hedhur, duke u shtirur herë si budalla, herë si kërcënues që të shan me prag shtëpie. Kësaj radhe, duke treguar mes ministrash të tij se si i telefonon Fazliç, sikur ky na qenka bosi ku ai jep llogari dhe duke i siguruar kabinetarët e tij se është "Ok" të flasësh me Fazliç, madje mirë do bënin ta takonin dhe ata që kanë mbetur pa e takuar.
Ajo që të kall datën në gjithë këtë tablo të zymtë nuk është thjesht fakti se sa larg ka shkuar Berisha dhe klani i tij i ngushtë. Por tani që fakte të reja zbardhen përditë, duke bërë një retrospektivë se ku filloi kjo gjëmë, shkojmë te vajza e Kryeministrit kur zgjidhte në postet më kyçe të kabinetit qeveritar miq të ngushtë, të etiketuar thjesht si ish-shokë klase.
Plani qenkësh bërë qëkur ajo punonte në Kosovën që e bëri milionere (akoma nuk dihet se si). Logjika ta do se bashkë me Lulzim Bashën janë lidhur me klanin Fazliç nën premtimin e pushtetit që do ta merrnin shpejt. Skema qenkësh ngritur qysh pa ardhur në pushtet dhe madje këtu e paska burimin dhe projekti zhurmëmadh "Shqipëria Një Euro".
Keto lajme te asaj periudhe te erret flasin qarte se kush na qeveris,Qeveria Shqiptare apo mafia serbe...?
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
100 vjetori: Ose me Hillarin ose me Erdoganin!
Sali Berisha u shfaq me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, para zyrës së saj, me një deklaratë paraprake për kamerat, ku shpalli si qëllim të kërkesës së tij për takim me zonjën Klinton, ftesën që ajo të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
E justifikoi këtë me rolin që ka luajtur SHBA në konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë, ashtu si një muaj më parë ftoi Erdoganin, liderin e vendit që kemi zbuar për të fituar pavarësinë me arsyetimin se jemi vëllezër. E gjithë kjo tregon se kryeministri ynë, në gjithë takimet e tij ndërkombëtare kohët e fundit, nuk ka asnjë axhendë publike, dhe nuk ka si t’i justifikojë pazaret e tij private apo hallet e tij private, përveç qerasjes me një llokume për 100 vjetorin e pavarësisë.
Në rastin konkret ai takimin me Sekretaren Klinton jo vetëm që e ka kërkuar me ngulm dhe një çmim të lartë, jo vetëm politik, por dhe e ka kërkuar për një axhendë konkrete personale në karrierën e tij politike, në një moment kritik, kur raportet e tij me SHBA po përkeqësohen ndjeshëm për shkak të asaj që SHBA e ka quajtur degradim të standardeve të Shqipërisë qysh pas anëtarësimit në NATO në vitin 2009.
Berisha ka refuzuar të lërë të lirë drejtësinë dhe të konsiderojë hetimet e 21 Janarit prej FBI si profesionale, ka injoruar kërkesën e SHBA për të lënë mënjanë luftën me institucionet e tjera si Presidenti apo Prokuroria si dhe së fundmi ka një mospajtim të dukshëm mes qeverisë amerikane dhe Berishës lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Sali Berisha e kërkoi me ngulm këtë takim pikërisht për këto probleme që ka me administratën amerikane. Takimi me zonjën Klinton nuk e shëron dot Sali Berishën nga këto viruse që ka futur në demokracinë shqiptare, por ai ka nevojë për siguri sa të hedhë dhe një herë lumin, duke bërë lëshime të pjesshme ose duke e gënjyer sa të kalojë dhe ky qershor.
Duke pasur një axhendë kaq konkrete dhe probleme kaq të hapura me SHBA, deklarata e tij paraprake se ka kërkuar të takohet me zonjën Klinton për ta ftuar për 100 vjetorin e pavarësisë, tregon thelbin e karakterit të liderëve autokratë ish- komunistë, të cilët hallet e tyre personale i kthejnë në halle kombëtare dhe festat kombëtare i kthejnë në fasadë për hallet personale.
Sali Berisha po e përdor 100 vjetorin e pavarësisë për çdo problem që i del përpara. I duhet t’i japë ca para miqve të tij austriakë apo klientëve të vajzës së tij dhe shpall ndërtimin e një parlamenti super të shtrenjtë duke na mbyllur gojën se i duhet Shqipërisë për 100 vjetorin. E shpall fituesin më të shtrenjtë dhe si përfundim parlamentin nuk e bën.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Shpall ndërtimin e një stadiumi të shtrenjtë në mes të Tiranës për të kënaqur klientët e medies në pushtet, e justifikon atë me 100 vjetorin, por pastaj ngaqë s’ka pare nuk e bën, por i mban ata angazhuar për t’i bërë fresk. Shkon në Turqi për pazaret e veta, gjen mbështetje tek analogu i tij Erdogan dhe e justifikon dashurinë ndaj tij me faktin që jemi vëllezër dhe se do ta ftoj për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Tashmë ka përballë problemin e radhës, atë të zgjedhjes së presidentit të Republikës, për të cilin SHBA ka shprehur hapur mospajtimin me një kandidaturë të kontrolluar nga Berisha. Ai bën gjithçka të shkoj në Uashington, ia arrin kësaj përmes lobistëve të vet, takon Sekretaren Klinton në një udhëtim jozyrtar dhe për të treguar se nuk ka ndonjë hall të tij, por ka hallin e Shqipërisë, thotë se qëllimi i vizitës është të ftojë zonjën Klinton në 100 vjetorin e pavarësisë.
Ky karakter hipokrit dhe patetik mund të gjendet vetëm tek një ish- komunist që e shikon demokracinë si një formalitet që duhet justifikuar me retorikë kombëtare. Zonja Klinton do të udhëtojë në fund të këtij viti në rajon, në një vizitë të përgatitur nga Departamenti i Shtetit për të vizituar Serbinë, Bosnjën, Shqipërinë dhe Maqedoninë edhe për shkak të rritjes së tensionit në këtë rajon, dhe mund të ndodhë që të jetë dhe në fund të nëntorit në këto anë.
Ajo nuk vjen as vetëm për Shqipërinë, as për Berishën dhe as festën tonë kombëtare. Ajo vjen se ka axhendën e saj shumë publike dhe shumë të rëndësishme që ka të bëjë me stabilitetin e rajonit. Sali Berisha brenda hallit të vet, brenda pazarit që mendon se po bën për ta kaluar krizën e presidentit apo raportet e këqija me Perëndimin, mendon se është duke na gënjyer, duke na u paraqitur si Baba i Kombit, të cilin e shqetëson vetëm protokolli i Festës së Pavarësisë dhe jo degradimi i përditshëm i Shqipërisë në një shtet privat, pa ligje, pa institucione, pa zgjedhje të lira, pa perspektivë ekonomike dhe mbi të gjitha me një ndarje që vjen duke u thelluar për shkak të frymës klasore të politikave të këtij kryeministri.
Gjatë 100 viteve ky shtet është rrëzuar dy herë, një herë më 1924 dhe një herë më 1997, dhe në të dyja rastet kur kryeministrat autokratë të këtij vendi kanë tentuar të eliminojnë opozitën dhe ta bëjnë një shtet për interesa të tyre private, në emër të kombit.
Sali Berisha po na e risjell virusin e shkatërrimit të shtetit pikërisht në 100 vjetorin e tij, duke vënë në dyshim të ardhmen e tij perëndimore, për të cilën u shkëputëm nga Turqia. Ai mendon se 100 vjetori i pavarësisë, është një pjatancë me llokume, e cila i ka mbetur në dorë Sali Berishës dhe me të mund të qerasë këdo për hallet e veta, edhe Erdoganin, edhe Klintonin.
Në të vërtetë gostitë janë zakone turke, që nuk ngazëllejnë askënd në Uashington. Atje je i lirë të gëzohesh dhe ndoshta të gënjesh vetëm kur hyn. Kur del, është mirë të mos bësh fotografi dhe të mos flasësh. Siç shpresojmë të ndodhë.
Nga Mero Baze
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Si mund ta quajme ndryshe shtetin shqiptar..!?
Edhe pse Shqipëria do të festojë sivjet 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ende nuk është e qartë nëse vendi ynë ka trajtën e një shteti të pavarur apo të një shteti nen ''ombrelle''. Dita-ditës, shohim se në marrëveshjet, rregullat, ligjet dhe zgjedhjet kemi ndikimin e ambasadorëve apo të tjerë faktorëve ndërkombëtarë, dhe kjo për shkak se ne nuk jemi të qartë apo nuk dimë të marrim në dorë fatet tona pa prezencën e të huajve. Shqetësuese në të gjithë këtë është afati që i kemi vendosur vetes.
Ende nuk e dimë sesa do të zgjasë kjo situatë, ndërkohë që kjo vjen për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe, pse jo, edhe të popullit. Të duket habitshme sesi politikanët shqiptarë vizitojnë vende të ndryshme të botës duke mbajtur leksione dhe fjalime, ndërsa në vendin e tyre nuk janë të zotë t’i japin drejtim situatave dhe ngërçeve politike apo sociale.
Në pikëpamjen time, kjo mund të jetë edhe një situatë e stisur për të shpërqendruar vëmendjen e popullit, i cili, prej vitesh, ndodhet përballë një krize të thellë dhe të pasqaruar.
Besoj se ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatet e veta duke u bërë më të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga politika në vend.
Kësisoj, luftën e të parëve tanë për një Shqipëri të pavarur nuk duhet ta mohojmë për shkak të dy-tre konflikteve që shkaktojnë përplasjet partiake.
Nuk është aspak e lehtë të themi se jemi një shtet 100-vjeçar, pasi këto 100 vite, mbi të gjitha, janë vite jete të njerëzve të këtij vendi.
Për t’u kthyer te ndërkombëtarët, nuk dua të aludoj se prezenca dhe konsulenca e tyre nuk është e nevojshme, por kemi nevojën të planifikojmë vetë të ardhmen dhe të vendosim së bashku, të paktën për hir të lirisë.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Takim i ''perzemërt i kufomave të gjalla'' të kombit
[You must be registered and logged in to see this link.]
Shpresojmë që takimi i sotem Rama-Berisha të mos anullohet.Sonte ''kufomat e gjalla''te politikës kombëtare shqiptare, Sali Berisha dhe Edi Rama do t'u bëjnë karshillëk shqiptarëve,gjoja për zgjidhjen e zgjedhjes së presidentit,që me sa duken ''bathët e priftit,kurrë nuk do bëjnë konsensus.
Në orën 20.30 të mbrëmjes, kur do te nis dhe segmenti kohor me audiencën më të lartë, Sali Berisha dhe Edi Rama do të takohen në kryesine e Kuvendit të Shqipërisë. Ata do të jenë të shoqëruar nga 2 negociatorët ''exelent'' te partive,Gramoz Ruçi dhe Astrit Patoziu që do të jenë në ndihmë të kryetarëve të tyre për zgjidhjen e problemit të shumë diskutuar dhe tepër të rëndësishëm ai i zgjedhjes personit honorifik e me celsat e kashtës se barit.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Bujar Nishani zgjidhet president i Shqipërisë
Para 2 oresh ka përfunduar numërimi i votave në parlament dhe kandidati i zgjedhur nga maxhoranca Bujar Nishani fiton kandidaturën për President i Shqipërisë me 73 vota pro, 2 të pavlefshme dhe një kundër.
Bujar Nishani ka lindur në Durrës në datën 29 shtator të vitit 1966 .Pasi ka mbaruar gjimnazin Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" , të cilën e ka mbaruar në vitin 1988. Është i martuar dhe ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë të quajtur Ersi dhe Fiona. Më pas studimet e tij kanë vijuar në Kaliforni të SHBA-ve ku është diplomuar, në "Menaxhim i Resurseve të Mbrojtjes" në vitin 1996. Në vitin 2004 diplomohet "jurist" në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin ie Tiranës dhe vetëm një vit më pas merr titullin "master", në Studimet Europiane.
Kandidati i katër i mazhorancës për president ka pasur shumë eksperienca pune të cilat kanë filluar në vitin 1988, si Pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Në vitin 1993 ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë. Në vitin 1994 Bujar Nishani ka punuar në Ministrinë e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n. Në 1996 ka qenë pjesë e kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në 1997 ka qenë në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;Bujar Nishani është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2005.
Pas kësaj ka mbajtur postin e Ministrit përkatësisht në Mars 2007- Shtator 2009 Minister i Brendshëm, në Shtator 2009 - Prill 2011 Minister i Drejtesise dhe në Prill 2011 dhe aktualisht është Minister i Brendshem. Jeta dhe veprimtaria e tij politike nis në vitin 1991 kur anëtarësohet në Partinë Demokratike.Më pas në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën. Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike dhe në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Skenari ogurzi Berisha-Meta-Nano-Basha per Shqiperine.
Dikur, ne nje studio televizive, (ish ministri i Ekonomise) paralajmeroi nje skenar ogurzi per Shqiperine. Ishte data 12 Janar 2011. I ftuar ne studion e Sokol Balles, (Top Story), nder te tjera Z. Prifti beri publik planin per kapjen e Shqiperise nga Mafia Politike Berisha-Meta-Nano-Basha.
Faza e Pare e Planit.
1- Marrja e Bashkise se Tiranes
Plani filloi me pergatitjen intensive qe po beheshin per fushaten elektorale te vitit 2011 ne Bashkine e Tiranes. Lulzim Basha do te zgjidhei me cdo kusht Kryetar i Bashkise se Tiranes. I gjithe aparati korruptiv shteteror u vendos ne kushte pune, dhe, me ndihmen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te Kolegjit Zgjedhor, ia arriti te grabise mandatin e fituar nga Z. Edi Rama. Kjo u konfirmua edhe nga Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit i vitit 2012. Sipas ketij raporti, Z. Basha eshte Kryetar Bashkie pa legjitimitet Demokratik.
Faza e dyte e Planit
2- Marrja me dhune politike e Presidentit te Republikes se Shqiperise, dhe me pas e Institucioneve te pavarura kushtetuese.
Kjo u arrit me zgjedhjen ne menyre te njeanshme dhe antikushtetuese te Z. Bujar Nishani si Presidenti i radhes i Republikes se Shqiperise. Europa i mbylli deren Shqiperise. Procesi i Integrimit Europian eshte totalisht i bllokuar.
Faza e trete e planit
3- Marrja e kontrollit te Partise Socialiste nga dyshja Nano-Meta, si forca me e madhe opozitare ne Shqiperi.
Kjo sapo ka filluar. I perkrahur nga te gjitha mediat e Qeverise, dhe nga parate e Korrupsionit Politik te akumuluar ne vite, Fatos Nano filloi sulmin frontal politik kunder Edi Rames, me qellimin e vetem, marrjen nen kontroll te Partise Socialiste dhe te gjithe jetes politike dhe publike ne Shqiperi.
Sesa do te arrihet te realizohet pjesa e fundit e ketij plani ogurzi diktatorial per te kontrolluar gjithcka, ngelet per t`u pare. Dritan Prifti e denoncoi ate ne syte e gjithe opinionit publik, duke i bere nje sherbim te madh gjithe kombit shqiptar. Dritan Prifti e beri detyren e tij patriotike.
Detyra jone ngelet shberja e ketij plani ogurzi me mjete demokratike, me ndihmen e SH.B.A-se dhe te Bashkimit Europian, dhe me largimin permes votes se popullit te grupit politik mafioz Berisha-Meta-Nano-Basha.
I. Loka
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Çfarë shteti po ndërtojnë e ku dreqin po vemi?!
Të zgjidhesh deputet në parlamentin shqiptar është krejt ngjashëm si të zgjidhesh kryetar komune diku ne fshat. Kemi një shëmbull perfekt për këtë kohë.
Kurrkush nuk po thotë kurrgjë se si ka qënë e mundur të zgjidhet kryetar komune në Rrethinat e Shkodrës një njeri që kërkohej nga Interpoli në llogari të gjykatatës italiane për trafik droge në grup. Kurrkush nuk thotë as pse u dërgua të bënte paraburgimin në një vend ku kishte rivalë të tij te cilët tentuan ta vrasin duke e kthyer në gjendje kome me pak shpresë për shpëtim.
Apo ndoshta me shkakun se ka segmente në Shqipëri që nga frika e dekonspirimeve të ish kryetarit të komunës në gjyqin për veprimtari grupi në tregtinë e drogës ne Itali, do të digjeshin edhe plot të tjerë me dhe pa funksione shtetrore në Tiranë e gjetkë. Pse gjykata e dhe policia u përdorën si vegla ta themi qorre, pra si mjete për të larë hesape në burgun e Lezhës.
Eshtë e kotë të pyesish. Të gjitha pyetjet në Shqipëri janë të pakuptimta, sepse kurrkush nuk përgjigjet, madje nuk përgjigjen as ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë pikërisht që të përgjigjen institucionalisht si pjesë e detyrës për informimin e opinionit publik.
Por gjen përgjigje spektakulare kur i pyet qytetarët e Gjirokastrës, se si ka mundësi të kultivohet e të shpërndahet droga kaq shume e kaq hapur. Sepse, thotë qytetari për emisionin “Fiks Fare”: “Kush po e çan b....për shtetin!”.
Ne veç po ngrejmë supet e po bëjmë një pyetje retorike: Çfarë shteti po ndërtojnë e ku dreqin po vemi?!
Por le të shkojmë më tej në linjat që nuk janë krejt pa lidhje me drogën e trafikun e mishit të bardhë.
Në kohën që varfëria është ulur këmbëkryq, kur krimi po bën kërdinë,deputetët e kanë mendjen për të lënë të lira gomonet e jahtet që kushtojnë jo më pak se 1.5 milion euro. Në këtë rast kemi një pse që dihet. Një luks të tillë të blejnë gomone e jahte e kanë vetëm milionerët maskarej, qe sipas Ali Asllanit, “të pabukë i gjeti dreka milionerë i gjeti darka”, ata të cilët e kanë kapluar Shqipërinë, që e dogjën, e vodhën, e shkatrruan. Por edhe për një shkak tjetër më të rëndësishëm.
Kemi një bum të madh ekonomik kur tërë Europa është në krizë, jemi bërë qëndra e qarkullimit dhe prodhimit droges.Kemi superprodhim e nuk po arrijmë të manaxhojmë tregun?! Çdo dite policia njofton për dy apo tre grupe të arrestuarish me drogë Lazarati e jo vetëm Lazarati së atij i ka dalë nami po kanabisi mbillet kudo.
Kemi terren malor e kushte ideale aq më tepër që nuk e kontrollojmë dot këtë shtet që është sa një koqe vezë në këtë Europë të madhe që ka kusurin të na ketë diku në skajet e saj të jugut. Merreni me mend se kur policia kap pambarimisht dy grupe trafikantësh droge në ditë që tentojnë të dërgojnë kanabis e heroinë në Europë, a nuk do të thotë kjo se në prodhim e qarkullim janë njëqindfish më shumë të pakapshëm.
Pra duam nuk duam jemi kthyer në Afganistan. Dhe një pjesë e parave të fituara me drogë në një mënyrë a në një tjetër pastrohen duke kaluar edhe në favor të njëqind partive politike që mjerisht e për fatin tonë të keq i kemi.
Ndaj dhe partitë kujdesen për darovitësit e tyre nën moton “puna mund të jetë e zezë por paraja është e bardhë”. Akoma më tepër me shkakun se Shqipërisë po i del tymi ngaqë vitin në vazhdim do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare që duan miliona dollarë. E ku ti gjejnë tjetër?!
Ndaj, për të gjallëruar ekonominë e qarkullimin te drogës që në rrugë tokësore po gjejnë belanë, se ka edhe policë e shefa “kokëkrisur” që zbatojnë detyrën, lind nevoja e stimulimit te transportit me det..
Prandaj na duhen Gomonet ...
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
''Shpëtimi Show'' dhe cështja Çame ne bulevardet dhe rrugët e Shqipërisë
Veprimtaritë mediatike e partisë së Shpëtim Idrizit, që ka në qeveri zëvendësministra, ndër të cilët të kulturës, i cili njëkohësisht drejton ankandin e shitjes së pikturave në një televizion, janë bërë me shpenzime jo të pakta, për pllakatet e video-koncertet folklorike në Bulevardin qendror të Tiranës, me tubime e intervista çfarë të kujton më shumë se gjithçka një show mediatik. Pse e themi këtë? Sepse nuk e kuptojmë ku është qëllimi i këtij manifestimi, çfarë do të realizohet me të, në sytë e kujt do të bjerë e kush do të reflektojë.
Sikur kjo të ishte bërë në Bruksel apo në New York para organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo para pallatit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vërtet do të kishte një kuptim dhe me siguri edhe efekte pozitive. Nuk besojmë se opinioni botëror e ka vëmendjen në Tiranë në këtë verë të nxehtë, kur pasioni i të gjithëve ishte mbërthyer në fushat e blerta të kampionatit europian të futbollit.
Nga ana tjetër nuk paraqet ndonjë risi as në Tiranë përveç se si një javë kulturore e zakonshme, sepse nuk ka shqiptar të mos dijë se çfarë është Çamëria, cila ka qënë masakra ndaj popullsisë shqiptare, si u vra, u dogj e u përzu një popull, i cili sot e kësaj dite e vuan atë genocid që u krye nga shteti grek ndaj tij. Çfarë do të mësojmë më tepër? Çfarë do të arrijmë me këtë koncert video-folklorik me zë buçitës në qendër të Tiranës dhe a ka ndonjë rrugë e mënyrë tjetër më efektive për të realizuar programin. Por më kryesorja a ka program dhe sa koherent jemi me realizimin e tij?
Shumë më mirë do t’i shërbente çështjes çame që ajo shumë parash të përdorej në ngritjen e çështjes çame në instancat ndërkombëtare duke mos lënë portë pa trokitur apo mundësi pa shfrytëzuar. Aq më tepër se problemi nuk ka ngecur në Tiranë, por në Athinë dhe Athina duhet të përballet me instancat e drejtësisë e humanizmit dhe në gjykatat ndërkombëtare. Asnjë influencë nuk kanë fjalimet e zhurmshme nëpër rrugë e sheshe apo dhe këngët folklorike në mes të zhegut të Tiranës.
Duhet të jemi më racionalë, të dimë çfarë të kërkojmë e të kemi një strategji të qartë. Çfarë mund të realizojmë me këto video-koncerte e banderola “I Love Çamëria!”. Ne mund të dalim e të themi sa të duam edhe “I Love Italia!”, “I Love Amerika!” sepse askush nuk na pengon në këtë dashuri. Kjo shprehje është ndjesi e jo program. Më së shumti shkruhen nëpër mure apo bluza të rinjsh e kaq.
Natyrisht edhe ajo ka vlerën e vet, por ama nuk ka të bëjë me një program strategjik të menduar mirë e për të cilin nuk ka pse të mos marrim edhe këshilltarë e juristë me emër në arenën ndërkombëtare. Sepse nuk mund ta mposhtim të keqen me berihaj, dhe me të keqe kam parasysh politikën mediokre greke që ndalon ish -shtetasit e vet, të përzënë këta në mënyrë të dhunshme nga trojet e veta etnike, pra i ndalon të kthehen sërish pranë tokës e shtëpive të tyre.
Në Greqi janë kthyer të gjithë komunistët e EAM-it të përfshirë në luftën civile e të ikur në Shqipëri, Poloni e Rusi. Nga këta të ikur ne kemi si kujtim të hidhur djegien e Bezistenit mesjetar të Shkodrës). Vetëm popullsia çame ka mbetur ende e dënuar të jetojë larg trojeve të veta. Rast unik në Europë e për faj të Europës që nuk e ndaloi dot genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare.
Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Në kushtet kur u shemb muri i Berlinit, si është e mundur të ekzistojë ende një mur që e ndalon popullsinë e vrarë, e dhunuar, të përzënë, të kthehet në trojet e shtëpitë e veta pikërisht në kushtet kur Greqia është anëtare e Bashkimit Europian ku inspirojmë të hyjmë edhe ne si shtet shqiptar. Kjo është një mynxyrë e një kohe tjetër mbetur peng në kohën tonë. Si mund ta lejojë Europa që pasojat e gjenocidit të vazhdojnë.
Mendoj se kështu do të mund të ngulmohet nëpërmjet asistencës së personaliteteve me influencë në fushën e drejtësisë e legjislacioneve ndërkombëtare për ta paraqitur çështjen çame në forumet dhe instancat euro-amerikane. Dhe aty duhen shpenzuar energji, madje edhe para sepse nuk janë pa rëndësi këto ndërmarrje.
Mirëpo sa kohë që Shpëtim Idrizi dhe partia e tij dalin në tubime të skenës politike shqiptare duke garuar në zgjedhje për në parlamentin shqiptar, duke bërë aleanca partiake për pushtet e duke vënë në ministri ithtarët e partisë, nuk besoj se kanë gjë në vijë, sepse kurrgjë nuk është në dorën e shtetit shqiptar dhe as të qeverisë shqiptare.
Nëse kërkesat e partisë së Shpëtim Idrizit janë thjesht kthim i çamëve në trojet e veta në Çamëri e jo bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk mund të inkludohen në luftë për poste qeveritare në Shqipëri, sepse kjo e konfondon krejt çështjen çame, dhe në sy të opinionit publik apo qendrave të vendosjes konsiderohet një çështje e mbyllur, sepse çamët janë inkluduar kështu tërësisht në sistemin politik e në jetën shoqërore shqiptare.
Përmbajtja konseguente në programin e kthimit të çamëve në Greqi, kërkon që ai dhe jo vetëm ai, por mbarë opinioni shqiptar të ngulmojë e të luftojë në atë qëllim në arenën ndërkombëtare. Ndërsa brenda në Shqipëri të bëjë organizimin e çamëve madje duke guxuar të krijojë zgjedhje në ekzil për deputet në Parlamentin e Greqisë, të bëjë grup parlamentar, e të flasë si deputet në emër të popullit të zbuar në një parlament të munguar.
Të gjithë e dinë historinë e fillimit të lëvizjes palestineze me krijimin e një fronti në ekzil, çfarë pati efektin e vet në arenën ndërkombëtare dhe e çoi çështjen drejt zgjidhjes, ani pse ende nuk është përfunduar plotësisht. Vetëm kështu do ta dëgjonin ndërkombëtarët, sepse askush në instanca ndërkombëtare nuk pranon të të dëgjojë si përfaqësues i popullsisë së dëbuar çame nëse paraqitesh si një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e ka juridiksionin vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar.
Flet si qytetar i këtij vendi, i përmbahesh ligjeve të këtij shteti dhe marrëveshjeve që ky shtet ka me fqinjët e jugut, ndërkohë që shteti grek e ka më të lehtë të mohojë e të lozë me fjalët ndërhyrje në punët e brendshme.
Manovrat që bën Athina duke e paraqitur të munguar edhe emrin Çamëri në shtetin grek, nuk bëhen pa qëllim por për ta bërë çështjen çame të paqenë, sikur në Greqi nuk ekziston një vend me emrin Çamëri. Po ne nuk ka pse të jemi aq të ngurtë, fundja le ti përgjigjemi me agresivitet mohimit për t’ua bërë më të padurueshme situatën. Le t’ia bashkëngjisim emrin Çamëri-Thesproti, sepse janë e njëjta gjë.
Aq më tepër që kur të huajt dëgjojnë për Çamërinë, nuk arrijnë ta identifikojnë as vendin ku ndodhet. Fundja le t’i ndihmojmë ata dhe t’i bëjmë grekëve me dije se nuk hiqemi nga udha e kthimit.
Sensibilizim i instancave ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme e pa u lodhur kurrë, mendojmë se vetëm kështu mund të krijohen premisat e kthimit.
Përkundrazi kjo mundësi të duket iluzive në këtë mënyrë siç e konceptojnë strategjinë dhe taktikat në partinë e Shpëtim Idrizit me shokë, të cilët duan t’i flasin e t’i kërkojnë Greqisë nëpërmjet foltores së parlamentit shqiptar, gjë që nuk sjell asnjë efekt dhe krijon konflikte në mes të dy shteteve, çfarë as Europa dhe as Amerika nuk e mbështet. Të mos harrojmë fuqitë e mëdha nuk duan të hapen vatra të reja konfliktesh në Ballkan, aq më tepër kur gacat nën hi në mes të Ankarasë e Athinës rrinë ndezur e janë gati për t’u përflakur.
Për të mos mbetur çështja çame në udhëkryq, theksojmë ka dy rrugë të mundshme. Nëse i përmbahet vetëm programit të kthimit, të dalin si përfaqësues të një populli të zbuar e të zgjedhin deputetët e vet sa herë Greqia bën zgjedhje, duke u konsideruar në ekzil si pjesë e parlamentit grek e si të tillë të paraqiten në forumet ndërkombëtare.
Kjo do të ishte një sfidë e papërballueshme nga qarqet greke. Mund të paraqiteshin në emër të çamëve në të gjitha instancat ndërkombëtare madje do t’i dërgoheshin peticione edhe presidentit grek. Kjo do të bënte më shumë efekt se sa të dalësh si deputet i parlamentit shqiptar në një koalicion qeveritar qeverisës, ku do nuk do, je nën presion të dyfishtë si të brendshëm e të jashtëm dhe gjithnjë do të mbetesh me një program të cunguar e me një veprimtari të kushtëzuar nga politika qeveritare e cila nuk guxon t’i bjerë ndesh Europës.
Në të kundërt, nëse mundësitë e kthimit bëhen gjithnjë e më të pashpresa, nëse qendrat e vendosjes, ashtu dhe Greqia dhe Europa e bëjnë veshin shurdhër, vetvetiu si reaksion lindin format e forcat radikale, shpeshherë jashtë kontrollit, duke përdorur çdo mjet të mundshëm legal a jo, duke sensibilizuar opinionin e qarqet ndërkombëtare për bashkimin e Çamëri-Thesproti me Shqipërinë, në pamundësi për zgjidhje tjetër.
Greqia këtë territor Çamëri-Thesproti, ku historikisht me shekuj kanë jetuar shqiptarët, e ka marrë në një luftë agresive dhe me një marrëveshje e vendim të turpshëm të fuqive të mëdha në dëm të Shqipërisë, pasi kjo e kishte shpallur pavarësinë, çfarë i jep të drejtën e kërkesës së rishqyrtimit të konferencave e vendime që i copëtuan padrejtësisht trojet shqiptare.
Këto vendime arbitrare në Konferencën e Londrës krijuan kushtet për precedentin ku fqinjët e jugut të ndërmerrnin genocidin mbi popullsinë shqiptare në territoret e okupuara, se ne ashtu duhet t’i konsiderojmë, jo vetëm në rrugë akademike por edhe politike.
Por kauza çame nuk ka qenë e as është çështje këngësh e vallesh (siç e konceptonte sistemi diktatorial në Shqipëri për pesëdhjetëvjet), por e të drejtës ndërkombëtare dhe humane sepse siç e thamë, ndaj atij populli është bërë një krim me përmasa genocidi e gjithë kjo në mes të Europës, e cila heshti dhe ka për detyrim të reflektojë.
Çfarëdo që të bëjmë në bulevardin e Tiranës e në “Qafën e Botës”, prej kaq larg Bota nuk na dëgjon, e, për të shkuar në Greqi, çamët duan apo nuk duan do të kalojnë nëpërmjet Europës, prandaj duhet të trokasim në dyert e saj me durim e guxim, edhe sikur t’na vriten e copëtohen duart, e në është e nevojshme t’i shkallmojmë ato dyer që ne shqiptarëve edhe sot e kësaj dite na ngjallin imazhin e Murit të Berlinit.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Ministria Arsimit i jep ''Diplome Pjekurie'' Skenderbeut
Shihni formularin e meposhtem, model për dëftesat shkollore, që Ministria e Arsimit ka nisur për Drejtorinë Arsimore në Tiranë, ku udhëzohen për të plotësuar dëftesat e llojit të ri e në të cilin lakohet emri i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti pikërisht në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare.
Madje i shkruhet datëlindja 25 qershor 1993 lindur në Krujë të Tiranës. Ky Gjergj Kastrioti Skendërbeu, nxënës i ministrit Myqerem Tafaj, paska marrë nënta por paraqitet mesatar në gjuhë anglishte dhe akoma më përdreq në fizikë.
Gjithësesi heroi ynë kombëtar në këtë 100 vjetor të Pavarësisë ka arritur më së fundi pas 5 shekujve në një varr pa eshtra, të marrë diplomën e pjekurisë shtetrore, a thënë ndryshe ka marrë diplomën e një Ministrie skandaloze që e drejton ministri Myqerem Tafaj, i cili për nga mbiemri të kujton një ministër tjetër Tafaj tabani ( shokun Xhemal) që merrej me punët komunale të Shqipërisë në kohë të diktaturës dhe ishte ekzemplar i rallë për nga gojtaria e vulgut.
A thua këta të ministrisë , të sotmit pra, nuk kishin mundësi të sajonin ndonjë emër tjetër fiktiv por u desh të përdorin emrin e Gjergj Kastriotit. Kaq shumë i ka ra vlera këtij emri ndër zyrtarët tanë, dhe pikërisht nga ajo ministri që merret me edukimin e brezave të rinj e i ushqen ata me dashurinë për atdheun dhe krenarinë për historinë e popullit tonë.
Por sikur, (larg qofte) të ishte shënuar emri i vetë ministrit Myqerem Tafaj? Po sikur ( mos o Zot) të ishte shënuar emri i kryeministrit shqiptar në atë formular, kush do të tundej e shkundej e kush do të pushohej nga puna? Por në rastin e Gjergj Kastriotit jo sepse këta që kemi sot mesa duket qënkam më të madhërishëm se ai që kemi pasur si një idhull në histori e frymëzim lirie gjatë pesëqind vjet robërie.
Dhe një gjë duhet menduar disi më thellë me këto mysubete që po ndodhin; kërkesat që po u bëhen historianeve të Institutit të Beqir Metës , për rishimimin e historisë sipas orekseve, mos vallë janë në këtë sens për tu tallur me historinë e për ta përdorur si një leckë apo një top futbolli.
Nuk kam parë akt më të shëmtuar , veç atyre që shkatrrojnë monumentet e njerëzve të mëdhej të këtij kombi, por të paktën ata janë rrugaçë e jo nënpunës të lartë qeverie me kollaro e që paguhen nga taksapaguesit shqiptar. Eshtë akti më i shëmtuar që mund ti bëhet një heroi kombëtar.Kësisoj tallje nuk i kanë bërë as turqit që kanë një kujtesë të hidhur historike e që ja morën eshtrat për hajmli.
Nuk e kuptoj se si pas këtij skandali Myqerem Tafaj mund të ketë krebilitetin e një ministri Arsimi. Si nuk jep dorëheqjen. Çka pritet tjetër pas këtij skandali?! A kanë ndërgjegje këta funksionarë shteti apo u është bërë fytyra shollë këpuce. Do me thënë faqja e zezë e historisë.
Po e shkruajmë të plotë përmbajtjen e model-formularit dërguar Drejtorisë Arsimore Tiranë
Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë Bashki
GJIMNAZI “ISMAIL QEMALI” TIRANE
Nr.i amzës 123456 Nr.regjistrit të veçantë: 123456
NXENESI: GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
Lindur 25 qershor 1993 në Krujë të rrethit të Tiranës
Në vitin shkollor 2011-2012 ka përfunduar studimet me këto rezultate:
Piket mesatare për kredit 5.5
Provimet e Maturës Shtetrore
1-Letërsi dhe gjuhë shqipe 9
2- Matematikë 9
3-Ekonomi-Filozofi 9
4- Gjuhë e huaj anglisht 8
5- Fizikë 7
Në bazë të rezultateve të arritura nxënësit
GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
I jepet DIPLOMA e MATURES SHTETRORE
ID e Maturës 123456 DREJTORI
Data 15 korrik 2012 HALIL HALILI
Ministri Myqerem Tafaj duhet të jap dorëheqjen nesë e ndjen veten kombtarisht shqiptar.
K.Traboini
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Vargje Rexhep Qoses
Politika shqiptare eshte sot faktori me percares mbare kombetare.Ne kete loje jane futur edhe disa pseudointelektuale te cilet e i bejne hosana regjimit Berishian dhe ne kete 100 vjetor te krijimit te shtetit tone,shqiptaret jane me te percare se kurre.Mohimi i figures dhe rolit intelektual te Rexhep Qoses nga lakenj te zinj i bejne nje dem te pallogaritshem kombit tone.
Nisur nga ky fakt poeti Arben Duka shkruan....
Mohohet Rexhepi,
Balli i fisnikëve,
Se ai nuk është,
Nga soji i zvarranikëve!
Hej, o Rexhep Qose,
Burrë e kryeburrë,
Në krahë lapangjozëve,
S’mund të rrish dot kurrë!
Horizonti i tyre,
S’është as sa i miut,
Mendojnë historinë,
Sa kohë e Saliut!
Koha e Sali nxirit,
Shumë shpejt do mbarojë,
Blozën e qymyrit,
Koha do pastrojë!
Rexhep Mëmëdheu,
Do të jetë në ballë,
Historinë njeriu,
Shkruan në të gjallë!
Kur nxijnë të vërtetën,
Në zemër më dhemb,
Po dot s’e rrëzojnë,
Atë gjigand shkëmb!
S’e rrëzojnë dot shkëmbin,
Sot mizat e dheut,
Rexhep Qosja është,
Simbol i Atdheut!
Me mëndje të ftohtë,
Shkruan historia,
Po the Rexhep Qosja,
Ke thënë Shqipëria!
Për pak kohë zënë vend,
Ndonjëherë harbutët,
Kur me një gjigand,
Ndeshen liliputët!
Liliputët janë,
Pjellë e intrigantëve,
Porse historia,
U përket gjigantëve!
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Potpuri gënjeshtrash qeveritare
Nëse borxhi do të rritej këtë vit aq sa ç’është rritur vitin e kaluar, në fund të vitit do të kishim një nivel 59.5 %. Rritja e borxhit në tremujorin e parë tregon se jemi në nivelet e vitit të kaluar
Me të drejtë gjatë javës në një forum elektronik kishte një shënim me titull “Berisha: Ç’më duhet mua se çfarë them unë!”. Ky i fundit e ka pranuar edhe publikisht se shumë gjëra i thotë për politikë. Në vijim do të ilustroj disa raste të gënjeshtrave të javëve të fundit, jo vetëm të kryeministrit.
Matura shtetërore
Në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës publike e shoqërore në vend, ishin provimet e maturës për nxënësit shqiptarë që do të mbaronin studimet parauniversitare. Në deklarime të ndryshme u tha se në provimet e maturës morën pjesë 45 mijë nxënës.
Diku tjetër u tha se morën pjesë 49 mijë nxënës. Por sa nxënës kanë marrë pjesë në të vërtetë në qershor në provimet e maturës shtetërore? Nëse do të kontrollohen listat e publikuara me notën e marrë nga çdo nxënës, përfshirë edhe ata jokalues, rezultatet janë shpallur për jo më shumë se 41 mijë nxënës.
Po pse vallë askush nuk e deklaron këtë shifër zyrtarisht? Dyshimet të çojnë në drojën për t’u përballur me numrin e atyre që kanë hyrë në shkollën e mesme dhe që e kanë ndërprerë në mes atë. Nuk ka të dhëna zyrtare se sa nxënës kanë filluar shkollën e mesme në shtator 2009, por nga media vjen një e dhënë ndihmëse për nxënësit që dhanë provimet e lirimit në qershor 2009. Ata kanë qenë 54 mijë.
Kjo shifër mbështetet edhe nga të dhënat zyrtare të lindjeve në vitet 1993 dhe 1994. Situata është e zymtë. Nga 54 mijë që mbaruan arsimin e detyrueshëm në 2009, vetëm 41 mijë mbaruan arsimin parauniversitar në 2012. Pra, në çdo 4 nxënës që mbarojnë arsimin e detyrueshëm, vetëm 3 mbarojnë arsimin parauniversitar.
Punësimi
Kryeministri i është rikthyer çështjes së punësimit dhe të papunësisë. Së fundmi deklaroi se papunësia është ulur vit pas viti dhe se punësimi është rritur. Rrjedhojë kjo, sipas tij, e suksesit të modelit ekonomik. Dështimet shumëplanëshe të këtij modeli i kemi analizuar në këtë rubrikë disa muaj më parë, por le të tregojmë për publikun se cilat janë të dhënat zyrtarë të punësimit në dekadën e fundit.
Viti Të punësuar
2001 920,569
2005 932,102
2011 928,052
Duke qartë që në 10 vitet e fundit, punësimi është po ai, madje në 2011 ka një rënie të lehtë krahasuar me 2005. Çdo kush është i lirë të vazhdojë ose jo të besojë çfarë thotë kryeministri për politikë.
Familjet që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve
Në një mbledhje qeverie, kryeministri deklaroi se nga rritja e pagave dhe e pensioneve përfitojnë 820 mijë familje shqiptare. Por sa familje ka Shqipëria? Sipas të dhënave paraprake zyrtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në tetor 2011, në Shqipëri janë 740 mijë familje.
Madje këtu përfshihen edhe disa mijë të huaj që punojnë e jetojnë në Shqipëri. Pra edhe sikur të pranojmë për një moment se çdo familje shqiptare përfiton nga rritja e pagave dhe pensioneve, kryeministri gënjen me më shumë se 10 % për numrin e familjeve që ka vendi.
Borxhi Publik
Debati rreth nivelit të borxhit publik është temë e nxehtë në vitet e fundit. Jo vetëm pse borxhi është rritur, jo vetëm pse në vitet e ardhshme shpenzimet e shërbimit të borxhit do të ngushtojnë hapësirën për të zbatuar programe të domosdoshme shpenzimesh publike, por edhe në kontekstin e krizës së borxheve në unionin financiar europian. Gjatë javës kryeministri deklaroi se borxhi paska rënë në 57 % të GDP dhe se këtë e raportojnë institucione europiane.
Cila është e vërteta? Ministria jonë e Financave të cilës i referohen edhe institucionet e Brukselit krahason të dy të dhëna që i përkasin periudhave të ndryshme. Për stokun e borxhit merr vlerën e tij në 31 mars 2012, ndërsa për GDP-në parashikimin e qeverisë për 31 dhjetor 2012. Por a mund të krahasohen këto dy të dhëna në këtë mënyrë?
Nëse një nxënës do të bënte këtë gabim në provimin e maturës shtetërore do të merrte 0 pikë në këtë pyetje. Nëse borxhi do të rritej këtë vit aq sa ç’është rritur vitin e kaluar, në fund të vitit do të kishim një nivel 59.5 %. Rritja e borxhit në tremujorin e parë tregon se jemi në nivelet e vitit të kaluar.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Hajduti Ilir denoncoi i pari tradhetarin Sali per shitje territoresh
Nuk ka shumë rëndësi për të rrëfyer në këtë shkrim se kush ngadhnjeu dhe kush humbi lidhur me paktin detar Shqipëri-Greqi, në një betejë e cila mund të mos kish ndodhur fare, nëse ajo do të fshihej ndër arkiva, firma, protokollarë dhe miqësi vendesh në një gjeopolitikë aq shumë të debatuar. Nuk dihej se si mund të binte rasti për të bërë zbulimin se ç’kishte ndodhur në fundpranverën e vitit 2009. Një pakt detar që ishte përcjellë me xixëllonja miqësie dhe doli me metastaza drithëruese.
Ky pakt na solli një dështim të plotë të funksioneve të shtetit në të gjithë hierarkinë e tij. Shteti u gjet indiferent ndaj një procesi diplomatik ndërkombëtar për ndarjen e gjeo-hapësirave detare: një diplomaci në kokëulje dhe zvarritje, ndjellje në tavolina të dështuara ndaj mbrojtjes së interesave kombëtare, institucione të studimit gjeo-hapësinor detar symbyllura dhe gojëkyçura, heshtje e turpshme ndaj historisë dhe trashëgimisë, e një hartografie të zhgarravitur dhe gjeo-shkencash të ngrira, e të vetë Akademisë së Shkencave, të cilat rrinin strukur në skutat e tyre të kapura nga diktati i qeverisë dhe kryeministrit.
Kish ndodhur një ndër paktet më tradhtarë dhe më antikombëtarë qysh prej shekujsh që gjallon ky komb.
Mirëpo iliro-shqiptarët në shekuj “e kishin hedhur të mirën në det” dhe siç thuhet ndër rrëfenja të urtisë shqiptare “e mira do të dilte në breg”.
Dhe me të vërtetë ajo doli në breg shumë papritmas dhe kaq nxitimthi si askund tjetër.
Po çfarë kish ndodhur?....Ishte vallë ajo një pazar midis qeverisë së Republikës së shitur dhe qeverisë së Athinës që e kërkonte në treg Jonin e historisë dhe të pasurisë së pamasë?
Apo ishte thjesht një interpretim spontan i negociatorëve, që të ndodhur në tavolina bisedimesh humbën betejën, dhe që s’dinin se ç’kishin bërë e seç kishin humbur?
Ndër të dyja këto pyetje deri sot lundrohet kuturu, më shumë për zhurmë dhe manipulim, po nuk dihet ende se në ç’skuta mund të ketë ndodhur pazari.
“A ishte shitur seti?”
Mediumet shqip, në hapësirën e opinionit, kishin hedhur dyshimet, por asnjë herë s’kishin thënë se “detin e kish shitur ai apo ky”.
Po kësilloj kish ndodhur dhe me oponencën e pavarur (se kështu u quajt nga qarqet mediatike shqiptare) që ndofta ishte ndër më të qetat, më të kursyerat ndër fjalë dhe deklarata, duke duruar dhe hakërrimat e pushtetit dhe sejmenëve të tij, por që ishte shumë e rreptë me dokumentet e shqyrtuar në gjeometrinë dhe gjeografinë, si dhe me argumenteve ligjorë për hapësirën që ish ndarë. Oponenca kish vetëm një thirrje: “Lutemi Kryeministrit… Kyeparlamentares, Komisionit të Sigurisë…”, “se është bërë një vepër antikombëtare… prandaj mos e kaloni në Parlament!”
Vetëm një person e mori këtë dëshmi ende të paeksploruar aq sa duhej, ta përdorte për çjerrjëmaske dhe deskreditim të Sali Berishës në atë farë feje, çka u bë shumë përfitues për të.
Ky ishte politikani Ilir Meta. Ishte kohë e fushatës elektorale dhe ai ishte ndarë me Edi Ramën duke përfaqësuar atëbotë një Lëvizje Socialiste për Integrim. Ai ishte i pari që më zë të çjerrë deklaronte në tinguj të epërm “Sali Berisha e shiti detin e Shqipërisë”.
Ata që luftonin në frontin e hapur të mbrojtjes së mëvetësisë së dheut amtar, vijonin prapë të ishin të kujdesshëm në njoftim me opinionin shqiptar, duke sjellë argumente shkencorë dhe ligjorë. As pjesa e opozitës që përfaqësohej nga PS, për arsye që kanë ngelur ende të pagjurmuara, nuk e përdori me forcë këtë argument, ndonëse ajo e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe e mbrojti.
Kështu, ky Meta, ky socialist i integrimit, në banderolën e tij e përdori, përfitoi e mblodhi shumë votues të së majtës në ato zgjedhje derisa ashtu i shkëputur, zuri një kodrinë të tretë, duke u shndërruar në “pol të së keqes” së madhe. Votuesit e së djathtës, ose populli i së djathtës, mbajti një qëndrim mospajtues, përçmues dhe sharës “ndaj atyre që shpifnin etj”, ashtu sikundër edhe qeveria e që mbronte paktin e fitores së saj!!
Dihet se ndërsa vijonte gjurmimi i historisë së tradhtisë ndodhi edhe ndryshimi befasues, kur e majta shqiptare u shqit, u ça dhe hapërda, ashtu siç vijon deri sot, dhe Ilir Meta nga kodrina e “polit të së keqes” u bë “poli i shpëtimit i Arkës së Noes” dhe u krijua qeveria e sotme e Republikës së Shitur, term që u përdor dhe përkoi aq bindshëm mbas përdorimit që Meta e paratha “deti i shitur nga Sali Berisha”
Ky det aq i përfolur, ky det aq shumë i interpretuar aq sa nuk ish interpretuar në gjithë historinë e krijimit të tij, nxori dhe argumente aq të parrëzueshëm se ç’fytyrë kanë në Shqipërinë e sotme politikanë si Ilir Meta.
Po ç’ndodhi në vijim do të thoni ju?
Ai u ysht në darkë dhe u ngrit në mëngjesin e Berishës. Ishte dhe mëngjesi i tij i tradhtisë së dyfishtë, ndaj bashkësisë së majtë e ndaj interesit kombëtar. Politikani u shndërrua në pazarxhi, humbi bindjen dhe ndryshoi qëndrim tërësor orientues i veshur me pelerinën e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Shitur.
Atë e pyetën për paktin detar.
Ai buzëqeshi në cepin e buzës së djathtë, pastaj ngjau i mendueshëm, sepse iu duk vetja mentar i madh, lojtar, atlet peshash të rënda shqiptare, kur e harroi se ç’kish thënë dy muaj më parë.
Për të “pakti detar kish qenë i rregullt, se qeveria ku ai kish hyrë, nuk kish bërë asnjë mëkat dhe asnjë shitje deti”. Pastaj qeshi në të majtën e buzës së tij të shpërfytyruar.
Për oponentët e pavarur dhe mediumet shqiptare ai tha se “ne besojmë njerëzit tanë, ata që i kemi në punë…” dhe “nuk besojmë ata që kanë dalë në pension dhe janë të lajthitur”. “Gjykata Kushtetuese ka mendimin e saj, por qeveria ka mendimin e saj…”, gjë të cilën asnjëherë nuk e tha as Sali Berisha, ky shitës i detit dhe Kryeministër i Republikës së Shitur.
Ky ishte akti i veçantë tragjikomik i Ilir Metës, që historia nuk do ta harrojë.
Nga Myslim Pasha
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Estilen shkruajti:
Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës
Duhej që Parlamenti Gjerman të merrte në shqyrtim problemin “Shqipëri” dhe ai kishte bërë vetëm një seancë, sepse tashmë dihet se sapo kanë mbaruar zgjedhjet. Reagimi në botën e qytetëruar ka qenë jo politik dhe kjo ka qenë edhe kryesorja...pavarësisht se në Shqipëri i mëshojnë shumë problemit politik. Në Shqipëri duan...janë disa...që BE-ja dhe KE-ja.
Shqipërinë ta vonojnë, dhe për më tepër, ta ndërpresin punën sepse në pushtet është Berisha. Franco Frattini dhe Bild që në një farë mënyre janë sponsor, por edhe disa ministra të tjerë europianë...kanë kaluar gjithçka me çështjen teknike dhe jo me “politikën e ditës” në Shqipëri.
Jo si në një emision televiziv...ku zonja gazetare, gati sa nuk u përlot me dy të huaj maqedonas të “cilët merreshin vesh” kurse “ne jo” sipas saj, dhe sipas logjikës që respekton jashtë dhe mjaullit për brenda. Të një respekti mbi akselerimin e të keqes brenda. Me qindra shtysa nga brenda që problemi i “pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës” të bëhej proces politik i Ministrave Europiane dhe mundësisht ti “viheshin kushte” Berishës dhe Metës, që politikisht të pranonin idenë e “zgjedhjeve të reneguara”...po të dala si pasojë e një veprimi renegat dhe ulëritës, për të ndyrë gjithçka.
Nuk është hera e parë...sepse edhe PD, si edhe PS, kanë vepruar dikur ashtu...në momente më të qarta e krize, vërtetë të thelluar. Nga disa testata të shtypit të përditshëm megjithëse kishte shumë pak vend që Ministrat të kishin thënë..vonesa është anë politike...janë përdredhur në virtualitetin e shprehjes....por pa pasur asnjë deklaratë të fortë pro “çështjes politike që pengon shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”. Diku ka dalë edhe trajtimi i Hollandës...por ama as aty nuk del çështje drejtpërdrejtë, përveç faktit se presupozohet dhe thuhet qartë se në zgjedhje u plotësuan shumica e standardeve të kërkuara.
Më e bukura është se përveç Italisë është edhe Franca me anën e Kushnerit i cili i thotë homologut të tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier se “nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në komision është gjest normal e teknik”. Kur edhe në Europë duhet të kenë një zë, atëherë edhe pengesat teknike, përbëjnë një “politikë” për ato pjesë të politikës shqiptare që “për inat të vjehrrës shkojnë të flenë më mullixhiun”.
Nuk ka unitet në Europë për Shqipërinë...kurse Frattini në të vërtetë “kërkon cdo gjë teknikisht” si për Maqedoninë jashtë dëshirave në politikën shqiptare që e kërkojnë Europën jo më Shqipërinë, por me njërën parti e cila mendon se “është mbi vendin e saj”. Por nuk është në fakt edhe “partia” që mendon kështu....!Më tepër është një pjesë e lidershipit që e do BE-në sipas medaljes së tyre të varur në qafën e dikujt që me shumë zor e prek pushtetin dhe mendon se në fakt e ka merituar atë.
“Nuk kanë unitet në Europë” për Shqipërinë...! Gati ky ishte lajmi i madh, që vërtetë nuk ishte aspak i vërtetë. Askush në Europë nuk u fokusua në “krimin elektoral” nuk u fokusua në “ndalimin e shqyrtimit të kërkesës”së PS-ja nuk është në parlament. Askush nuk ka vënë kusht deri tani...që Shqipëria do të penalizohet në integrimin Europian se PS-ja nuk është në Parlament. Askush në Europë nuk ka dërguar emisarë të fokusuar në “krimin elektoral”. Askush nga Europa nuk është çuar si në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Ministrave që ti vërë kushte Shqipërisë...se po nuk zgjidhi problemin e “kutive” nuk ka për të bërë një hap përpara në integrim dhe caqet e pranimit apo edhe vizave.
Askush nuk ka vënë qoftë edhe një kusht se ...do të pezullohen veprimet e tilla se...PS-ja dhe vendimet e saj...duhen të sheshohen.
Askush deri më tani në EU dhe US nuk ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm...se me zgjedhjet u prishën standardet ose u devijua vota saqë pastaj të veprohet me sanksione. Askush. Përkundrazi janë të mërzitur me marritë dhe gënjeshtrat tona. Të mërzitur me akuzat dypalëshe me vjedhje votash...ju ka humbur durimi dhe janë me gjykim të “shkurtër” për zgjedhjet sa që me gjithë mend, po të ndodhë që të vjedhim...të thonë “ishin të mira” vetëm e vetëm, të mos dëgjojnë shqiptarët, që akuzojnë e akuzojnë njëri tjetrin, në çdo gjë. Dikush nuk ka dëshirë që në Europë të kenë unitet, por kjo mbetet vetëm dëshirë. Nuk ka dëshirë se nuk është në pushtetin qendror...ndoshta!
Nuk ka dëshirë se i largohen privilegjet që sëpaku ajo pjesë e politikës i ka kurse populli...jo. Ndoshta nuk ka dëshirë se me “Europën thellësisht brenda” shumë tendera apo edhe iniciativë infrastrukturore...nuk do të jenë në duart e tyre. Ndoshta nuk duan se njerëzit do të bëhen akoma me menefregistë për tipat “autoritarë dhe sundues” duke mos i parë si deri me tani, si “gjysmë perëndi”. Por ndoshta edhe pse janë gjithmonë të mësuar jo vetëm me privilegjet..si dikur...por edhe me inatin që... si ka mundësi që nuk ishin ata që të deklaronin: Jam unë dhe ...partia ime...që ju bëri njerëz...more....! Unë dhe jo ai...nga veriu, sëbashku me atë nga jugu...por unë. E kjo do të ishte më e vogla. Më e falshmja...në përballje me dëshirën që shqiptarët nuk i do asnjëherë në Europë.
Nuk e marr vesh maninë e politikanëve dhe partive tona për çështjen e BE, unë jam i mendimit se nëse Europa nuk na do atëherë s'kemi se pse të hyjmë de jure në të kjo pasi de facto ne jemi dhe s'na e ndalon këtë njeri. Problemin unë e shoh ndryshe, shqiptarët fundja s'kanë edhe ndonjë interes të madh, atë kryesorin u zgjidh dmth liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë, unë gjithashtu mendoj duke i mëshuar debatit se ne s'kemi pse paguajmë për mashtrimet e mëdha greke, falimentin spanjol të bankave dhe borgjin italian, na mjafton ky yni. kam përshtypjen se referendumi që do mbahet kur t'i vijë koha do fitojë me shumicë të vogël, ne Europës kurvë ja kemi parë sherrin me kohë dhe vazhdojmë t'ja shohim..
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Estilen shkruajti:
''Shpëtimi Show'' dhe cështja Çame ne bulevardet dhe rrugët e Shqipërisë
Veprimtaritë mediatike e partisë së Shpëtim Idrizit, që ka në qeveri zëvendësministra, ndër të cilët të kulturës, i cili njëkohësisht drejton ankandin e shitjes së pikturave në një televizion, janë bërë me shpenzime jo të pakta, për pllakatet e video-koncertet folklorike në Bulevardin qendror të Tiranës, me tubime e intervista çfarë të kujton më shumë se gjithçka një show mediatik. Pse e themi këtë? Sepse nuk e kuptojmë ku është qëllimi i këtij manifestimi, çfarë do të realizohet me të, në sytë e kujt do të bjerë e kush do të reflektojë.
Sikur kjo të ishte bërë në Bruksel apo në New York para organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo para pallatit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vërtet do të kishte një kuptim dhe me siguri edhe efekte pozitive. Nuk besojmë se opinioni botëror e ka vëmendjen në Tiranë në këtë verë të nxehtë, kur pasioni i të gjithëve ishte mbërthyer në fushat e blerta të kampionatit europian të futbollit.
Nga ana tjetër nuk paraqet ndonjë risi as në Tiranë përveç se si një javë kulturore e zakonshme, sepse nuk ka shqiptar të mos dijë se çfarë është Çamëria, cila ka qënë masakra ndaj popullsisë shqiptare, si u vra, u dogj e u përzu një popull, i cili sot e kësaj dite e vuan atë genocid që u krye nga shteti grek ndaj tij. Çfarë do të mësojmë më tepër? Çfarë do të arrijmë me këtë koncert video-folklorik me zë buçitës në qendër të Tiranës dhe a ka ndonjë rrugë e mënyrë tjetër më efektive për të realizuar programin. Por më kryesorja a ka program dhe sa koherent jemi me realizimin e tij?
Shumë më mirë do t’i shërbente çështjes çame që ajo shumë parash të përdorej në ngritjen e çështjes çame në instancat ndërkombëtare duke mos lënë portë pa trokitur apo mundësi pa shfrytëzuar. Aq më tepër se problemi nuk ka ngecur në Tiranë, por në Athinë dhe Athina duhet të përballet me instancat e drejtësisë e humanizmit dhe në gjykatat ndërkombëtare. Asnjë influencë nuk kanë fjalimet e zhurmshme nëpër rrugë e sheshe apo dhe këngët folklorike në mes të zhegut të Tiranës.
Duhet të jemi më racionalë, të dimë çfarë të kërkojmë e të kemi një strategji të qartë. Çfarë mund të realizojmë me këto video-koncerte e banderola “I Love Çamëria!”. Ne mund të dalim e të themi sa të duam edhe “I Love Italia!”, “I Love Amerika!” sepse askush nuk na pengon në këtë dashuri. Kjo shprehje është ndjesi e jo program. Më së shumti shkruhen nëpër mure apo bluza të rinjsh e kaq.
Natyrisht edhe ajo ka vlerën e vet, por ama nuk ka të bëjë me një program strategjik të menduar mirë e për të cilin nuk ka pse të mos marrim edhe këshilltarë e juristë me emër në arenën ndërkombëtare. Sepse nuk mund ta mposhtim të keqen me berihaj, dhe me të keqe kam parasysh politikën mediokre greke që ndalon ish -shtetasit e vet, të përzënë këta në mënyrë të dhunshme nga trojet e veta etnike, pra i ndalon të kthehen sërish pranë tokës e shtëpive të tyre.
Në Greqi janë kthyer të gjithë komunistët e EAM-it të përfshirë në luftën civile e të ikur në Shqipëri, Poloni e Rusi. Nga këta të ikur ne kemi si kujtim të hidhur djegien e Bezistenit mesjetar të Shkodrës). Vetëm popullsia çame ka mbetur ende e dënuar të jetojë larg trojeve të veta. Rast unik në Europë e për faj të Europës që nuk e ndaloi dot genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare.
Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Në kushtet kur u shemb muri i Berlinit, si është e mundur të ekzistojë ende një mur që e ndalon popullsinë e vrarë, e dhunuar, të përzënë, të kthehet në trojet e shtëpitë e veta pikërisht në kushtet kur Greqia është anëtare e Bashkimit Europian ku inspirojmë të hyjmë edhe ne si shtet shqiptar. Kjo është një mynxyrë e një kohe tjetër mbetur peng në kohën tonë. Si mund ta lejojë Europa që pasojat e gjenocidit të vazhdojnë.
Mendoj se kështu do të mund të ngulmohet nëpërmjet asistencës së personaliteteve me influencë në fushën e drejtësisë e legjislacioneve ndërkombëtare për ta paraqitur çështjen çame në forumet dhe instancat euro-amerikane. Dhe aty duhen shpenzuar energji, madje edhe para sepse nuk janë pa rëndësi këto ndërmarrje.
Mirëpo sa kohë që Shpëtim Idrizi dhe partia e tij dalin në tubime të skenës politike shqiptare duke garuar në zgjedhje për në parlamentin shqiptar, duke bërë aleanca partiake për pushtet e duke vënë në ministri ithtarët e partisë, nuk besoj se kanë gjë në vijë, sepse kurrgjë nuk është në dorën e shtetit shqiptar dhe as të qeverisë shqiptare.
Nëse kërkesat e partisë së Shpëtim Idrizit janë thjesht kthim i çamëve në trojet e veta në Çamëri e jo bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk mund të inkludohen në luftë për poste qeveritare në Shqipëri, sepse kjo e konfondon krejt çështjen çame, dhe në sy të opinionit publik apo qendrave të vendosjes konsiderohet një çështje e mbyllur, sepse çamët janë inkluduar kështu tërësisht në sistemin politik e në jetën shoqërore shqiptare.
Përmbajtja konseguente në programin e kthimit të çamëve në Greqi, kërkon që ai dhe jo vetëm ai, por mbarë opinioni shqiptar të ngulmojë e të luftojë në atë qëllim në arenën ndërkombëtare. Ndërsa brenda në Shqipëri të bëjë organizimin e çamëve madje duke guxuar të krijojë zgjedhje në ekzil për deputet në Parlamentin e Greqisë, të bëjë grup parlamentar, e të flasë si deputet në emër të popullit të zbuar në një parlament të munguar.
Të gjithë e dinë historinë e fillimit të lëvizjes palestineze me krijimin e një fronti në ekzil, çfarë pati efektin e vet në arenën ndërkombëtare dhe e çoi çështjen drejt zgjidhjes, ani pse ende nuk është përfunduar plotësisht. Vetëm kështu do ta dëgjonin ndërkombëtarët, sepse askush në instanca ndërkombëtare nuk pranon të të dëgjojë si përfaqësues i popullsisë së dëbuar çame nëse paraqitesh si një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e ka juridiksionin vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar.
Flet si qytetar i këtij vendi, i përmbahesh ligjeve të këtij shteti dhe marrëveshjeve që ky shtet ka me fqinjët e jugut, ndërkohë që shteti grek e ka më të lehtë të mohojë e të lozë me fjalët ndërhyrje në punët e brendshme.
Manovrat që bën Athina duke e paraqitur të munguar edhe emrin Çamëri në shtetin grek, nuk bëhen pa qëllim por për ta bërë çështjen çame të paqenë, sikur në Greqi nuk ekziston një vend me emrin Çamëri. Po ne nuk ka pse të jemi aq të ngurtë, fundja le ti përgjigjemi me agresivitet mohimit për t’ua bërë më të padurueshme situatën. Le t’ia bashkëngjisim emrin Çamëri-Thesproti, sepse janë e njëjta gjë.
Aq më tepër që kur të huajt dëgjojnë për Çamërinë, nuk arrijnë ta identifikojnë as vendin ku ndodhet. Fundja le t’i ndihmojmë ata dhe t’i bëjmë grekëve me dije se nuk hiqemi nga udha e kthimit.
Sensibilizim i instancave ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme e pa u lodhur kurrë, mendojmë se vetëm kështu mund të krijohen premisat e kthimit.
Përkundrazi kjo mundësi të duket iluzive në këtë mënyrë siç e konceptojnë strategjinë dhe taktikat në partinë e Shpëtim Idrizit me shokë, të cilët duan t’i flasin e t’i kërkojnë Greqisë nëpërmjet foltores së parlamentit shqiptar, gjë që nuk sjell asnjë efekt dhe krijon konflikte në mes të dy shteteve, çfarë as Europa dhe as Amerika nuk e mbështet. Të mos harrojmë fuqitë e mëdha nuk duan të hapen vatra të reja konfliktesh në Ballkan, aq më tepër kur gacat nën hi në mes të Ankarasë e Athinës rrinë ndezur e janë gati për t’u përflakur.
Për të mos mbetur çështja çame në udhëkryq, theksojmë ka dy rrugë të mundshme. Nëse i përmbahet vetëm programit të kthimit, të dalin si përfaqësues të një populli të zbuar e të zgjedhin deputetët e vet sa herë Greqia bën zgjedhje, duke u konsideruar në ekzil si pjesë e parlamentit grek e si të tillë të paraqiten në forumet ndërkombëtare.
Kjo do të ishte një sfidë e papërballueshme nga qarqet greke. Mund të paraqiteshin në emër të çamëve në të gjitha instancat ndërkombëtare madje do t’i dërgoheshin peticione edhe presidentit grek. Kjo do të bënte më shumë efekt se sa të dalësh si deputet i parlamentit shqiptar në një koalicion qeveritar qeverisës, ku do nuk do, je nën presion të dyfishtë si të brendshëm e të jashtëm dhe gjithnjë do të mbetesh me një program të cunguar e me një veprimtari të kushtëzuar nga politika qeveritare e cila nuk guxon t’i bjerë ndesh Europës.
Në të kundërt, nëse mundësitë e kthimit bëhen gjithnjë e më të pashpresa, nëse qendrat e vendosjes, ashtu dhe Greqia dhe Europa e bëjnë veshin shurdhër, vetvetiu si reaksion lindin format e forcat radikale, shpeshherë jashtë kontrollit, duke përdorur çdo mjet të mundshëm legal a jo, duke sensibilizuar opinionin e qarqet ndërkombëtare për bashkimin e Çamëri-Thesproti me Shqipërinë, në pamundësi për zgjidhje tjetër.
Greqia këtë territor Çamëri-Thesproti, ku historikisht me shekuj kanë jetuar shqiptarët, e ka marrë në një luftë agresive dhe me një marrëveshje e vendim të turpshëm të fuqive të mëdha në dëm të Shqipërisë, pasi kjo e kishte shpallur pavarësinë, çfarë i jep të drejtën e kërkesës së rishqyrtimit të konferencave e vendime që i copëtuan padrejtësisht trojet shqiptare.
Këto vendime arbitrare në Konferencën e Londrës krijuan kushtet për precedentin ku fqinjët e jugut të ndërmerrnin genocidin mbi popullsinë shqiptare në territoret e okupuara, se ne ashtu duhet t’i konsiderojmë, jo vetëm në rrugë akademike por edhe politike.
Por kauza çame nuk ka qenë e as është çështje këngësh e vallesh (siç e konceptonte sistemi diktatorial në Shqipëri për pesëdhjetëvjet), por e të drejtës ndërkombëtare dhe humane sepse siç e thamë, ndaj atij populli është bërë një krim me përmasa genocidi e gjithë kjo në mes të Europës, e cila heshti dhe ka për detyrim të reflektojë.
Çfarëdo që të bëjmë në bulevardin e Tiranës e në “Qafën e Botës”, prej kaq larg Bota nuk na dëgjon, e, për të shkuar në Greqi, çamët duan apo nuk duan do të kalojnë nëpërmjet Europës, prandaj duhet të trokasim në dyert e saj me durim e guxim, edhe sikur t’na vriten e copëtohen duart, e në është e nevojshme t’i shkallmojmë ato dyer që ne shqiptarëve edhe sot e kësaj dite na ngjallin imazhin e Murit të Berlinit.
Erdhi deputeti grek në Himarë, bëri propogandë të hapur antishqiptare dhe se ''ngacmoi'' njeri nga shteti ynë lavire, përkundrazi dje njerit prej gazetarëve të rëndësishëm të Top Medias z Marin Mema ju ndalua hyrja përjetsisht në shtetin grek. A nuk ka ardhur koha se mirësisë duhet përgjigjur me mirësi e ligësisë me ligësi, shteti ynë e ka bërë veshin e shurdhër, Ministria e Jashtme nuk denjoi as për notë proteste në kuadër të të drejtave për shtypin e lirë dhe lirisë së lëvizjes, shteti ynë vazhdon të vegjetojë për turpin e vet të madh, mëkate që një ditë do i paguajë shtrenjtë.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
ufo shkruajti:Estilen shkruajti:
''Shpëtimi Show'' dhe cështja Çame ne bulevardet dhe rrugët e Shqipërisë
Erdhi deputeti grek në Himarë, bëri propogandë të hapur antishqiptare dhe se ''ngacmoi'' njeri nga shteti ynë lavire, përkundrazi dje njerit prej gazetarëve të rëndësishëm të Top Medias z Marin Mema ju ndalua hyrja përjetsisht në shtetin grek. A nuk ka ardhur koha se mirësisë duhet përgjigjur me mirësi e ligësisë me ligësi, shteti ynë e ka bërë veshin e shurdhër, Ministria e Jashtme nuk denjoi as për notë proteste në kuadër të të drejtave për shtypin e lirë dhe lirisë së lëvizjes, shteti ynë vazhdon të vegjetojë për turpin e vet të madh, mëkate që një ditë do i paguajë shtrenjtë.
C'thua miku im Ufo...Qeveria jone po lufton me te gjitha format ti fali teritore ujore shtetit grek dhe jo me te denoncoi nje deputet ''mik'' grek...?
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Berisha ndihet i kërcënuar nga Lobet Greke, për territorin e ujrave
Një situatë jo e qetë po krijohet edhe më tej midis Shqipërisë dhe Greqisë përsa i përket çështjes së territorit të ujërave.Thuhet se një marrëveshje e re po përshpejton të nënshkruhet midis dy palëve për ndryshimin e territorit të ujrave ndërkohë asgjë zyrtare përsëri nuk është bërë e ditur.
Lidhur me këtë si dhe pas deklaratave të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar për të vijuar bisedimet me fqinjin tonë jugor për një marrëveshje të re, diplomati Dritan Hila denoncon procedurat që po ndiqen nga Ministria e Jashtme. Ish punonjësi i kësaj ministrie deklaron se grekët po përpiqen ta detyrojnë kryeministrin Berisha që të nënshkruajë marrëveshjen e re. Sipas tij, kreu i qeverisë është me shpatulla pas murit si pasojë e lëvizjeve të fundit të lobit grek duke kërcënuar qeverinë shqiptare.
1. Qeveria shqiptare është e vendosur për një marrëveshje të re për kufijtë detarë me Greqinë. Ashtu si në rastin e parë, ende nuk dihen cilët janë ekspertët që po diskutojnë me palën greke apo detaje të tjera. Përse një fshehtësi e tillë?
Ironi e fatit është se vëndi që ja dedikon tërësinë e vet territoriale Presidentit amerikan Woodrow Willson, dhe stilit të tij të quajtur “Diplomaci e hapur”, është bërë fans i kulisave diplomatike, kur historia ka treguar që asnjëherë nuk ka fituar nga kjo rrugë. Diplomacinë e fshehtë, një hap e ndan nga pazaret. Sa ju takon emrave të grupit të punës, ka lidhje me mentalitetin konspirativ të qeverisë.
2. Në media është publikuar vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, ku autorizohet Ministria e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare. Si e cilësoni një veprim të tillë?
Minimalisht një veprim i tillë është mungesë respekti për shtetin dhe ligjin. Por nuk është as harresë dhe as neglizhencë. Është mefshtësi për t’i shpëtuar gjykimit të opinionit publik dhe për ta vënë para faktit të kryer si herën e parë. Pse duhet trajtuar në fshehtësi një marrëveshje e tillë, nëse nuk ke synime të mbrapshta? Pse duhet të fshihesh, ndërkohë që transparenca të ndihmon, sidomos kur je i dobët psikologjikisht?
3. Mediat greke theksojnë se marrëveshja për delimitimin e kufirit detar me Greqinë mund të kthehet në një pengesë serioze për avancimin e bisedimeve dypalëshe lidhur me projektin e gazsjellësit TAP. A mund te përdoret ky projekt si shkembim?
Nëse për gazësjellësin TAP, duhet të japim 300 kilometra katrorë det, atëhere kurrë mos u bëftë. Gazsjellësit shkojnë e vijnë. Ishte projekti AMBO dhe u harrua. Ishte mundësia të degëzohej “South stream”, pasi aktualisht është në Igumenicë, dhe nuk e kaluan këtej. Ka nja tre projekte të tjerë në sirtarë. Tashti del TAP. Nëse do falim territor për çdo gazsjellës, atëhere ku shkojmë? Sipas studimit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, paraqitur Presidentit Obama me objekt “Si do jetë bota në vitin 2025”, parashikohej se rezervat e hidrokarbureve, do ta mbajnë motorin ekonomik të planetit në lëvizje deri në 2035-ën.
Pra maksimumi edhe 30 vjet. Për kaq pak, të falim territor? Absurde. Kujtoj edhe diçka: ku ka det, nën tabanin e tij ka gaz apo naftë, të ardhura si pasojë e dekompozimit të jetës detare. Pra të falim territor, që të kalojë një gazësjellës që produktin do na e shesë me para, kur nga ky territor jo shumë vonë do dalin burimet e para!!! Aq më shumë kur tabani për të cilin diskutohet, dihet që ka rezerva hidrokarburesh.
Greqia, nëse do të hedhë firma, ta fillonte me nënshkrimin e protokollit për njohjen e kufijve tokësorë; të bisedojë për traktatin e ujrave të brëndshme, dhe pastaj për detin. Duke ricituar raportin e shërbimeve amerikane, luftërat në shekullin që jemi, më shumë se për burime energjitike, do zhvillohen për ujërat. Më qartë se kaq?
4. Në Shqipëri është hedhur ideja që bashkë me ndryshimet kushtetuese, të hidhet për referendum edhe çështja e marrëveshjes me Greqinë. Si diplomat me një karrierë të gjatë, sa e mundur është një praktikë e tillë dhe a është zgjidhja më e mirë e mundshme?
Kjo është një temë që as duhet hapur. Nuk përdoret për taktika politike të ditës, çështje kardinale si territori! Partia Socialiste ka një kapital shumë të çmuar nacionalist. Le t’ia lërë të djathtës shitjen e vendit se e ka specialitet. Por gjithsesi jemi jashtë kontekstit, pasi të tilla referendume, historikisht i bëjnë vetëm fuqi pushtuese për të ligjëruar pushtimin. Si rasti i francezëve kur pushtuan Alsaz Lorenën pas Luftës së Parë Botërore dhe bënë referendum për ta sanksionuar. Por rezultati nuk u njoh nga popullsia dhe ishte prelud i luftës që erdhi. Nuk mund të votohet për tjetërsimin e diçkaje që ta kanë dhënë në përdorim, me detyrimin ta dorëzosh aq sa e more.
5. Në rast se do të nënshkruhet sërish një marrëveshje e re, a ka mundësi që të rrëzohet sërish?
Nuk duhet të bëhet marrëveshja nga kjo qeveri e cila nuk ka besimin e publikut të ridiskutojë këtë çështje. Grekët po përpiqen ta detyrojnë Berishën ta bëjë marrëveshjen. Po të shikohen lëvizjet e fundit të lobit grek, kuptohet kërcënimi. Dhe Berisha është me shpatulla pas murit. Nëse MPJ dhe gjyqësori do funksiononte si në vëndet e zhvilluara, dhe ligji i karrierës do zbatohej pavarësisht nga politika, qeveritarët shqiptarë nuk do merrnin përsipër kostot e negociatave me partnerët. Berisha po vuan fajet e tij.
6. Në opinionin publik është krijuar ideja se Shqipëria ndjek një politikë servile me Greqinë për shkak të interesave ekonomike, emigrantët, tregtia etj. Kur kanë kaluar 20 vjet nga ndryshimi i sistemit dhe tashmë që Greqia nuk është më aq e fuqishme në sferën ekonomike, përse duhet të vijojë të ndiqet e njëjta politikë?
Sikur ekonomikisht të ishim si në vitin ’92 dhe Greqia ajo që ishte, të tilla çështje nuk diskutohen. Jo më sot, që duke folur me termat e ‘Realpolitikës” bismarkiane, Greqia nuk mund të kërcënojë askënd. Japonia përplaset me Kinën për disa ishuj të pabanuar siç dhe Turqia është gati të bëjë luftë me Greqinë për ishullin e shkretë të Imnias. Kroacia me pafundësi bregdeti, nuk i lëshon Sllovenisë një dalje në det. Rusia është e predispozuar të ndezë kriza botërore për pronësinë e akujve të Arktikut. Serbia, Austria, Hungaria, kanë luftuar dëshpërimisht me mijëra vjet të kenë dalje në det.
Ndërsa ne japim sipërfaqe ujore e cila është jetësore nga pikëpamja gjeostrategjike dhe ekonomike! Do ti ofroj lexuesit një mundësi për gjykim: Jared Diamond, është ndër ambjentalistët më të mëdhenj bashkëkohorë, biolog, fiziolog, historian i antropologjisë, profesor i Universitetit të Kembrixhit dhe autor i shumë librave. Në më të fundmin, “Kolaps, si shoqëritë zgjedhin të jetojnë apo vdesin”, shpjegon korelacionin e njeriut me ambjentin. Për ta lidhur me rastin tonë, po e vendos sa është duke ndodhur tek ne, në matricën e tij shkencore: Ashtu si katërmijë vjet më parë, jemi një tribu tashmë shtatë milionshe që flasim gjuhën shqipe, ku kundërshtarët na kanë tkurrur vazhdimish, duke na lënë tokat më jo produktive.
Sot, territori që zotërojmë është shumë i varfër, por si rezultat i teknologjive janë zbuluar burime jetese, të cilat ashtu si në të shkuarën fqinjët tanë duan ti marrin, megjithëse ne jemi shumë frymë për kaq pak tokë. Mitrovica, deti në jug, çdo milimetër i kësaj toke na duhet për mbijetesën tonë dhe fëmijëve tanë. Kryetari i tribusë sonë mendon vetëm për familjen e tij. Ne do ta lëmë të bëjë punët e tij, duke shitur të ardhmen tonë? I mbetet lexuesit përgjigja.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Shqipëria digjet, por k.... qeveri krihet ne vila luksoze ama.....!!
I pafuqishëm është njeriu përballë fatkeqësive natyrore, sidomos kur shtetin e shikon me duart lart. U bënë javë që Shqipëria digjet dhe opozita e ve gishtin tek ajo që krihet- qeveria. Kjo e fundit, e ka marrë aq me nge këtë punën e të krehurës, sa ditëve të fundit po bën edhe tualet.
Ne shqiptarët veprojmë çuditshëm; për një shkrepje truri mund ta lemë gjithë vendin pa drita,pa ujë dhe madje mund ta shkrumbëzojnë fare. Shteti është në dijeni për këta vandalë të paarsyeshëm. por s’bëhet fjalë për t’i ndaluar dhe as dënuar. Përtej statistikave të cilat rriten frikshëm,mua më shqetëson ngeja me të cilën veprohet. Dëgjova kreun e emergjencave civile,i cili me qesëndi thoshte se zjarret e këtij viti janë më të pakët në numër në krahasim me vitet e shkuara.
(U lehtësova! Thashë me vete: gjysma e së keqes!) Hej,me vërtet e kishte ai?! Siç duket zotëria në fjalë e reklamonte shifrën si një arritje personale të institucionit që drejton dhe të qeverisë që ka mbi kokë. Ndërkohë djegia masive zhvillohet krej jashtë vullnetit të tyre dhe kategorive që ata janë “lodhur” për t’i përcaktuar si: 1.Vënie zjarri nga pakujdesia 2.Temperaturat e larta të sezonit dhe 3.Zjarrvënie e qëllimshme nga piromanët.
(Gjeni një fjalë shqip për të thënë, “u arrestua piromani”,sepse na shkon mendja për keq: Pse u arrestua i madhi Piro Mani?) Pra,shkaqet i gjetëm,teksa përpiqemi modestisht të qetësojmë furinë e flakëve e të arrestojmë ndonjë bari të këputur,por me mendjen top për të djegur kullotat.
Shumë shqiptarë,duke parë pafuqinë e shtetit për të izoluar zjarret, janë mobilizuar në mënyrë vullnetare për të shuar ç’të mundin. Për t’u përgëzuar është vullneti i tyre në qetësimin e Lurës apo Bozdovecit,këtyre perlave të natyrës,që s’i shpëton dot as emri “Park Kombëtar”.
Nga jugu në veri vazhdojnë të digjen qindra hektarë vreshta e ullishte, digjen banesa qytetarësh,po bëhet hi pasuria kombëtare, po heshtin ministrat,NATO-ja s’duket gjëkundi dhe zjarrfikësat tanë s’kanë as karburant për të ndezur makinat,as ujë mjaftushëm, as shtigje ku të depërtojnë për të shuar flakët.
Zjarrfikësit shqiptarë! Jo rrallë këta djem e burra i kemi pare të veshur me xhinse, bluza pambuku dhe atlete,jo duke pirë kafe, por duke shuar zjarre. Përballë flakëve,ata rrezikojnë jetën për shkak të disa çmendurive: të bashkëqytetarëve të papërgjegjshëm; të qeverisë që nuk i pajis minimalisht me uniforma dhe të një opozite që pjek gështenja nëpër konferenca shtypi dhe nuk ofron “asnjë kovë ujë”.
Sado që u janë premtuar uniforma dhe mjete të tjera për të mbrojtur jetën e për të parandaluar pasojat në shëndet,ne e dimë se veç disa reparteve speciale, gjithë zjarrfikësit e tjerë punojnë në kushte mjerane. Zoti qoftë me këta zotërinj në betejën kundër zjarrit..
Mbi Shqipëri kanë rënë keq disa mallkime. Veç ekonomisë së mbaruar dhe nivelit kulturor të degraduar,shqiptarët po jetojnë ditë të errëta e të rrëmujshme,ku e vetmja flakë që po shohin qartë është ajo e zjarreve.
Tani mbi atdhe flakëron mallkimi “Të rëntë zjarri! Dhe s’paska më keq. Flakët po bëjnë kërdinë,ekologjia e vendit është në alert. Shqipërisë po i karbonizohen mushkëritë,dikur të gjelbra e plot jetë. Pranverën tjetër do çelin fare pak lule në Lurë,por asnjë luleshtrydhe nuk do mbijë në Bozdovec.
Askujt nuk i bëhet vonë për faktin se bashkë me bimësinë digjet edhe gjëja e gjallë. Kush ka të drejtë t’u marrë jetën në këtë mënyrë kafshëve të pambrojtura? Ata që harrojnë cigaren ndezur në pyll? Ata që u venë zjarrin kullotave? Apo këta që nuk shuajnë dot zjarrin? Kafsha-njeri nuk paska të ndalur e as të ngopur para nënës natyrë dhe para llojit të vet.
Sipas filozofit anglez Tomas Hobs,”Njeriu për njeriun është ujk”. E konvertuar në shoqërinë e sotme mbase duhet të themi,”Njeriu për njeriun është shqiptar”. Shqiptar në vënien e zjarrit,shqiptar në shuarjen e zjarrit,shqiptar në zgjidhjen e çështjeve vetjake,shqiptar në qeverisje,shqiptar në përditshmëri. Nuk ka më ujk.
Ai u vra për qejf, që të balsamosej, ose u dogj bashkë me të tjerët atje në pyje, ku dërgojmë djem të pambrojtur të luftojnë me flakët dhe ku presim si gjithmonë ndihma nga jashtë. Këto të fundit po vonojnë, ose nuk do të vijnë kurrë. Cili do jetë mallkimi i rradhës për shqiptarët?!
A mban më mallkime ai vend që përmbytet,digjet,varfërohet,mbytet në gjak e mbushet me varre si të ishte kohë lufte; që lihet të mbytet, të digjet, të vritet; që ushqehet me ç’të mundë duke pare shtetin, i cili gjithmonë ka ngrënë me lugë floriri.
Fatkeqësitë natyrore ndodhin në çdo cep të botës,disa fatkeqësi i shkaktojnë njerëzit qëllimisht. Por reagojnë qeveritë, reagojnë ndërkombëtarët, minimizohet tragjedia dhe nuk shtohet, siç ndodh me Shqipërinë, me një nga perlat e Ballkanit, që e reklamojnë deri në CNN-in e largët.
“Kur të na vizitoni,do të gjeni veç hi të dashur turistë. Oh jo! Ju nuk do të vini fare. Është NASA që ju tregon pamjet satelitore të Shqipërisë së djegur. Por ne do të kemi sërish me mijëra turistë: janë vetë shqiptarët që kthehen për pushime në atdhe dhe çuditërisht vazhdojnë ta duan,edhe pse të shpërfytyruar me kohë! Na ndiqni pra në CNN me reklamën mijëra dollarëshe, ku spikat Shqipëria e djegur por me vila luksoze ama.”
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Shqipëria ne 100 vjetorin e saj vjen me bilanc negativ ndaj vlerave të demokracisë
Fatkeqësisht shteti shqiptar në këto 100 vjet ka një bilanc të hidhur sa u përket vlerave të demokracisë, pasi Monarkia mbyti në djep filizat e një demokracie parlamentare, komunizmi mbyti në djep entuziazmin e antifashistëve dhe idealistëve që donin të ndryshonin Shqipërinë dhe berishizmi mbyti idealin e demokratizmit të Shqipërisë.
Dhe si rezultat i ketij bilaci negativ shekullor,sot ka shperthyer një debat rreth ideologjizimit të Festës Kombëtare dhe sidomos ceremonive të 100 vjetorit të Pavarësisë prej Sali Berishës.
Tri janë pikat ku opozita dhe shumë autoritete të historisë së Shqipërisë kanë nisur të “qortojnë” Berishën.
-E para është shmangia e Vlorës nga ceremonia qendrore e 100 vjetorit të pavarësisë.
-E dyta është përpjekja për të qëmtuar historinë në funksion të politikës së ditës, duke i dhënë prioritet më shumë Monarkisë se sa Pavarësisë.
-Dhe e treta, mungesa e seriozitetit dhe spontaniteti në axhendën zyrtare të festimeve si dhe në protokollin e shtetit.
Të tria janë shumë serioze si probleme, por janë shumë të qarta politikisht. Një muaj para ceremonisë zyrtare, Berisha po e zbaton projektin e tij, i cili nuk është rastësor. Ne e kuptojmë se broçkullat e tij që do të bënte stadium për 100 vjetorin, parlament të ri për 100 vjetorin apo dhe festime madhështore, nuk realizohen, pasi është çështje e pafuqisë reale të qeverisë për investuar.
Por manovra të tilla politike si ngritja e Flamurit në Vlorë më 27 Nëntor, drejtimi i projektorëve mbi Zogun dhe lënia në hije kundërshtarëve të tij politik, që bënë pavarësinë e Shqipërisë, apo loja me axhendën e festës dhe keqpërdorimi politik i saj, janë çështje të fuqisë së tij negative për të diktuar gjithçka në këtë vend.
Opozita e ka kritikuar këtë tendencë qysh në fillim. Historianët dhe gazetarët po ashtu. Tani nuk ka më kohë as të kritikohet dhe as të ndiqet pas kjo axhendë politike. Debati është realisht ideologjik dhe Berisha nuk ka asnjë skrupull ta keqpërdorë këtë festë për politikë.
Në këto kushte duhet që opozita dhe shoqëria civile të shpallin axhendën e tyre të 100 vjetorit, që së paku të mos duket sikur gjithë shqiptarët janë të dënuar t’i binden Sali Berishës dhe në festë.
Së pari duhet shpallur axhenda e festës së 28 Nëntorit në Vlorë, në respekt të ceremonisë zyrtare të ngritjes së Flamurit. Nëse Berisha nuk lejon Bujar Nishanin të jetë në Vlorë më 28 Nëntor, kjo gjë duhet të theksohet dhe në vend të tij flamurin ta ngrejë dikush që e cakton Komisioni i Festës për 28 Nëntorin në Vlorë.
Berisha përpiqet të kompleksojë opozitën të ndjekë një axhendë tërësisht politike me këtë 100 vjetor, por opozita nuk duhet të kompleksohet fare ta bojkotojë atë axhendë dhe ta festojë 100 vjetorin në Vlorë. Berisha ka problem personal dhe politik me Vlorën, por historia e Shqipërisë nuk duhet të ndjekë hallet e Sali Berishës, por fatin e saj.
Sali Berisha i ka hequr Bashkisë së Vlorës çdo fond dhe çdo mundësi të promovojë 100 vjetorin e pavarësisë për ta kthyer në monopol të vetin, por kjo nuk duhet ta pengojë atë dhe çdokënd tjetër ta festojë pavarësinë në Vlorë.
Një tjetër betejë duhet bërë dhe për injorimin nga opozita të ceremonive për Mbretin Zog në kuadrin e 100 vjetorit. Mënyra se si Berisha përdor 100 vjetorin për të promovuar banalitete mbi Monarkinë dhe Mbretin Zog, është tërësisht politike dhe synon të hapë në vend debatin mbi bustin e Enver Hoxhës dhe rolin e tij në historinë e shtetit shqiptar. Këndvështrimi i Berishës është provokativ, pasi kërkon ta na thotë se shteti shqiptar nisi me mbretërinë, pati 50 vjet ndërprerje dhe pastaj rinisi me të.
Opozita shqiptare duhet ta fokusojë betejën e saj tek bilanci demokratik i 100 viteve dhe jo tek bilanci i dështimit të demokracisë dhe identifikimi i saj me zhvillimin normal që do të kishte çdo vend.
Në këto 100 vjet shteti shqiptar ka një trashëgimi aspak krenare lidhur me vlerat e demokracisë dhe orientimin e tij perëndimor. Ai është qeverisur realisht nga autokratë, që u ka interesuar pushteti i tyre dhe që shanset e zhvillimit i kanë mbytur me ethet e pushtetit.
Zhvillimi, edhe kur ka ndodhur siç kanë qenë reformat institucionale të Zogut apo reformat e thella arsimore dhe sociale të komunizmit, nuk janë kontribute për demokracinë. Zhvillimi dhe demokracia nuk janë e njëjta gjë. Shumë republika autokratike në Lindjen e Largme janë të zhvilluara, por nuk janë demokratike. 100 vjetori i shtetit shqiptar në këtë pikë ka nevojë për një refleksion të thellë politik, jo për t’i promovuar, por për t’i kujtuar si dështim udhëheqjet e këtyre liderëve.
Sali Berisha ka hyrë në këtë debat pasi mendon që historia do t’ia falë shkatërrimin e shtetit dhe do t’i mbajë mend Tunelin e Kalimashit.
Së fundmi, opozita duhet të shpallë paraprakisht mospajtimin me axhendën sporadike dhe të papërgjegjshme të 100 vjetorit, duke e thënë me vendosmëri se ku nuk do ta respektojë atë dhe të shpallë axhendën e saj për festimet në Vlorë. Kjo mbi të gjitha për tu dhënë shansin atyre që nuk duan ta festojnë pavarësinë si Kuvendin e PD-së, ta festojnë atë si festë pavarësie.
Sjellja e papërgjegjshme e Berishës me 100 vjetorin bëhet me parimin se ne si popull i hapim rrugë budallait dhe ai me këtë rast synon të diktojë një axhendë tërësisht politike në funksion gati- gati elektoral. Ndaj jo vetëm që duhet bojkotuar, por dhe duhet riorganizuar që të festohet edhe pa atë në Vlorë. Nëse ai mendon se mund të diktojë një kalendar politik për 100 vjetorin, opozita e ka detyrë ta shpëtojë 28 Nëntorin nga Sali Berisha. Dhe nuk është pak për të respektuar shtetin shqiptar!
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Në Shqipëri vriten 4 vetë në çdo 100 mijë banorë.
Në serinë e shumë shashkave që hedh çdo ditë për të harruar problemet reale të vendit, Kryeministri Sali Berisha iu drejtua gazetarëve pak ditë më parë, për të thënë se nuk i pëlqen kronika e zezë. Sipas arsyetimit të tij, media botërore nuk merret me kronikë të zezë dhe se kjo që bën shtypi shqiptar është “një sëmundje”.
Në fakt, as ne gazetarëve nuk na pëlqen. Nuk na pëlqen të raportojmë për vrasje në seri për hakmarrje, të cilat klasifikohen si “vrasje të paralajmëruara”, nuk na pëlqen as të raportojmë për njerëz që i vënë flakën vetes. Problemi është se kjo është tematika që ofron vendi ku ne jetojmë.
Vrasje mafioze, vrasje për gardhin, të mitura që vrasin dhunuesin, pasi kanë njoftuar fillimisht policinë dhe nuk kanë marrë mbrojtje. Natyrisht që vërdallë ka plot maniakë që kërkojnë të raportojnë edhe ngjarjet nga kronika në detaje që shkelin etikën apo privatësinë. Por problemi kryesor është te fakti se vrasjet dhe krimet janë pjesë e realitetit shqiptar.
Sipas të dhënave të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, në Shqipëri vriten 4 vetë në çdo 100 mijë banorë, disa herë më shumë nga sa vriten në Kroaci, (1.4), Itali, (0.9), Greqi, (1.5), Bosnjë, (1.5), Maqedoni, (1.9) etj. Vështirë të gjesh ndonjë vend në kontinentin europian me përjashtim të Rusisë apo Ukrainës, ku vrasjet janë kaq të shumta sesa në Shqipëri.
A na pëlqen kjo? Jo, natyrisht që nuk na pëlqen dhe më pak kronikë e zezë nëpër faqet e gazetave do të na bënte mirë. Problemi është se nuk është në dorë të gazetarëve që në Shqipëri të vriten më pak njerëz. Ka shumë gjasa që është në dorë të Kryeministrit.
Ndërkombëtarët i klasifikojnë vrasjet në dy kategori: vrasje të rëndomta dhe vrasje mafioze. Për fat të keq ne kemi një kategori të tretë: vrasje të paralajmëruara. Vrasje të ndodhura në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm për të cilin policia është në dijeni, por është e paaftë ose i mungon vullneti për të parandaluar.
Një nga rastet e tmerrshme të kohëve të fundit qe vrasja e kryer nga Nazime Visha, e cila e kishte kryer një denoncim më herët në polici, por policia nuk e kishte parë të arsyeshme të ndiqte denoncimin për përdhunim të një minoreneje. Nuk janë gazetat që mund ta parandalonin këtë vrasje. Në fakt është Kryeministri që mund të parandalojë shumë të tilla duke pushuar nga puna e ndoshta, duke vënë në ndjekje penale policët përgjegjës.
Vrasja e kryer nga Nazimja mund të qe mbyllur me dy-tri lajme në gazeta. Por nuk mbyllej dot kështu, për shkak se policia kërkoi të mbronte paaftësinë e vet duke publikuar provat hetimore për të thënë se në fund, qe 14-vjeçarja e përdhunuar që e kishte fajin.
Kryeministri duket se nuk ia ka mësuar mirë ligjet në fuqi policëve të tij, sepse këta të fundit nuk e dinë ende se marrëdhëniet seksuale me të mitur, me apo pa mirëkuptimin e të miturës, janë vepër penale. Kryeministri, në vend që të ankohet për sasinë e kronikës së zezë nëpër media, duhet të ankohet për paaftësinë e policëve të tij.
Vrasje tjetër e paralajmëruar qe ajo që u krye pak ditë më parë në Mamurras. Një konflikt i njohur mes dy familjeve që sakaq kishte shkaktuar dy viktima dhe shkaktoi edhe një të tretë. Sërish policia rezulton inekzistente.
Këto që thamë më sipër janë krime të rëndomta, të shkaktuara nga konflikte të njerëzve të zakonshëm. Por është e vështirë të mendosh për kronikën e zezë në media dhe të mos mendosh për katër të ekzekutuarit para
Kryeministrisë më 21 janar 2011 apo për Lirak Bejkon që u vetëdogj, pasi refuzoi të vijojë të gënjehet nga Kryeministri. Vetë Kryeministri mund t’ia kishte kursyer shqiptarëve pamjet e Lirakut, sipas fjalëve të gruas së të ndjerit, “duke e gënjyer edhe një herë”.
Nëpër të gjithë median e botës, vrasjet zënë vend. Një vrasje enigmatike e një britaniku në Francë pak kohë më parë, zaptoi lajmet kryesore në BBC e në media të tjera për shumë ditë. Por fakti është se nuk ka shumë vrasje britanikësh dhe rrjedhimisht, as media britanike nuk ka se si të shkruajë çdo ditë për vrasje. Vrasja e një biznesmeni britanik në Kinë zuri faqen e parë të “The New York Times” gjithashtu për shumë ditë.
Kryeministri ka shumë të drejtë të mos e pëlqejë dominimin e kronikës së zezë të shtypit shqiptar. Por atij dhe vetëm atij i takon të luftojë fenomenin, jo duke hapur një debat banal mbi faktin nëse media duhet të raportojë krimet.
Por duke luftuar krimin, sepse kjo është pjesë e axhendës së tij të punës. Ai po qeveris aktualisht mbi një shtet që po shkërmoqet nga dita në ditë dhe ai nuk ka vullnetin për të reaguar, pasi është i zënë nën zgripin e interesave elektorale që prodhojnë krim të gjithfarëllojshëm.
Është shumë e vështirë për një Kryeministër që prodhon vazhdimisht kronikë të zezë, të ankohet për faktin se media raporton mbi atë çfarë ai bën.
Ka gjithmonë një tregim të jashtëzakonshëm për një ushtar gjerman që shkoi në studion e Picasso-s në Paris dhe gjeti një kartolinë të Guernica-s, kryeveprës dedikuar bombardimit të një qyteze baske nga avionët gjermanë.
Ushtari e pyeti piktorin: “Kush e ka bërë këtë, ti?”
“Jo,” – iu përgjigj Picasso. “Atë vepër e keni bërë ju”.
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi