Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij

Shko poshtë

Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij Empty Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij

Mesazh nga SHKELBA Sun Apr 08, 2012 12:53 am



Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij


Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij Images?q=tbn:ANd9GcQ-UJHVXsoqvRMouDDKih2JJkwwVslEsSOkF9_jxKcFyNQzG91nRA

Ne vitin 1325,nje djalosh u nis nga Tangjeri i Marokut per udhetimin e tij te pare,i pasuar nga shume te tjere qe do ta conin ne vendet me te largeta te botes qe njihej ne ato kohe,si ne Kine,Indi,Indonezi,Mali,Persi,Rusi,Siri,Tanzani,Turqi dhe ne te gjitha vendet arabe.Ky djale ishte Abu-Abdallah-Ibn-Batuta dhe beri rreth 120.700 km rruge,nje udhetim i pashoq para epokes se motoreve me avull.
Ibn-Batuta eshte quajtur udhetari i islamizmit dhe udhetari me i madh i koheve paramoderne.Kujtimet e tij,qe u hodhen ne leter pas kthimit perfundimtar ne shtepi pas gati 30 vjetesh udhetim,hodhen drite mbi shume aspekte te jetes dhe t3 kultures gjat shekullit te 14-te,sidomos mbi boten islamike mesjetare.

Pelegrinazhi ne Meke

Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij Pic_04

Ibn-Batuta la Tangjerin per te vizituar vendet e shenjta dhe per te kryer ritin e haxhit,pelegrinazhin mysliman per ne Meke,qe kerkohet nga cdo mysliman i rritur,financiarisht dhe fizikisht i afte per te udhetuar.Meka ndodhet rreth 4.800 km ne lindje te Tangjerit.Ashtu si shumica e pelegrineve,per te qene i sigurte,Ibn-Batuta u bashkua me karvanet qe do ta ndihmonin drejt vendmberritjes se tij.
Ngaqe i ati ishte kadi,[gjykates lokal] Ibn-Batuta u arsimua si nje kadi,arsimimi me i mire qe ofrohej ne Tangjer.Kur degjuan per kete,bashkeudhetaret e bene gjykatesin e tyre per mosmarreveshjet qe mund te lindnin gjat udhetimit.

Shkon ne Aleksandri,Kajro dhe ne Nilin e Siperm

Duke ndjekur bregun e Afrikes Veriore,karvani arriti ne Egjipt.Aty Ibn-Batuta pa farin e famshem te Aleksandrise-nje nga shtat mrekullite e botes antike-qe ne ate kohe ishte pjeserisht i shkaterruar.Kajroja,sic tregonte ai,ishte ''me shume ndertesa,e pashoqe ne bukuri dhe shkelqim,vendtakimi per ata qe vinin e shkonin,vendqendrimi per te pafuqishmit e te fuqishmit,ku turmat vershonin si dallget e detit''.Admironte jashte mase mjetet e lundrimit,kopshtet,pazaret,ndertesat fetare dhe zakonet e ketij qyteti te madh.Sic e beri zakon,ne Egjipt kerkoi dhe fitoi perkrahjen e klerikeve,te mendimtareve dhe te njerezve te tjere me influence.

Nga Kajroja u ngjit pergjat Nilit per ne Egjiptin e siperm,duke shijuar gjate rruges mikpritjen e besimtareve,manastireve dhe bujtinave e medreseve te perkrahura me bamiresi qe atehere ishin te zakonshme ne qytetet myslimane.Qellimi i tij ishte te priste shkretetiren per ne Detin e Kuq,te lundronte per ne perendim te Arabise dhe pastaj te shkonte ne Medine ku ndodhej xhamia e profetit Muhamed,dhe ne Meke.Por lufta nuk e lejoi te vazhdonte me tej,keshtu qe u kthye ne Kajro.

Nje devijim i gjate

Akoma i vendosur per te shkuar ne Medine dhe ne Meke,Ibn-Batuta mori rrugen drejt veriut per ne Gaze,pastaj ne Hebron dhe ne vendin qe besohej se ishte varri i Abrahamit,Isakut dhe Jakobit.Rruges per ne Jerusalem dhe per ne faltoren e Kubese se Shkembit qe gjendej aty,ndaloi ne Betlehem,ku pa adhurimin qe i benin vendit te lindjes se Jezuit ata qe pohonin se ishin te krishtere.

Me pas,Ibn-Batuta shkoi ne veri per ne Damask,ku studioi me mendimtare te shquar myslimane dhe mori certifikaten si mesues.Xhamija Umajad e qytetit,sic thoshte ai,ishte me mahnitesja ne bote.Ne pazaret e vendit shiteshin bizhuteri,veshje,sende kancelarie,libra dhe punime qelqi,kurse ne qoshkun e noterit ''pritnin 5 a 6 deshmitare dhe nje person i autorizuar nga kadiu,qe te kryenin ceremonite e martesave''.Ne fakt,kur ishte ne Damask,Ibn-Batuta u martua.Megjithate,nusja e tij ishte nje nder grate dhe konkubinat e shumta qe zhduken nga tregimet e tij po aq shpejt sa hyjne.

Ne Damask,Ibn-Batuta u bashkua me pelegrine te tjere qe ishin drejtuar per ne Meke.Gjate rruges,grupi i tij ngriti cadrat prane nje burimi,ku njerezit perdornin lekure bualli per te bere cisterna te medha ose rezervuare.Nga keto,udhetaret u dhane per te pire deveve te tyre dhe mbushen caliket para se te kalonin shkretetiren.Me ne fund,arriti ne Meke.Ky ishte i pari nga shtate pelegrinazhet qe ai beri per atje.Shumica e pelegrineve ktheheshin ne shtepi pasi kryeniun ritet.Por jo Ibn-Batuta.Ai u nis per ne Bagdad ''vetem per hir te aventures'',sic shprehet nje biograf.

Fillon t'i bjere globit kryq e terthor

Ne Bagdad,asokohe kryeqytet i islamizmit,Ibn-Batutes i ben pershtypje banjat publike.''C'do ndertese ka nje sere banjash private-thoshte ai-ku secila ka ne qoshe nje lavman me dy cezma per ujin e ngrohte e te ftohte''.Me ndihmen e nje gjenerali miqesor,djaloshi arriti te takohej me sulltanin Abu-Said.Ky takim ishte i frytshem per Ibn-Batuten,pasi ai i dha dhurata me vlere;nje kale,nje veshje ceremoniale dhe nje leter prezantimi ku i kerkonte guvernatorit te Bagdadit t'i jepte deve dhe furnizime te tjera.



Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij Buttuta
Ibn Battuta's Voyages






Pastaj Ibn-Batuta lundroi per ne portet afrikano-lindore te Mogadishos,Mombases dhe te Zanzibarit para se te udhetonte per ne Arabi dhe ne Gjirin Persik.Ai me vone pershkroi njerezit,zakonet dhe prodhimet qe pa rruges.Foli per mikpritjen qe u behej tregtareve ne Somali,per pertypjen e arres se betelit,per kultivimin e arres se kokosit ne Jemen dhe per nxjerjen e perlave ne Gjirin Persik.Me pas,nisi nje udhetim me shume zigzage per ne Indi.Udhetoi permes Egjiptit,Sirise dhe Anadollit (Turqi),kaperceu Detin e Zi,i ra perreth pjeses veriore te Detit Kaspik dhe pastaj zbriti ne zonen ku sot ndodhet Kazakistani,Uzbekistani,Afganistani dhe Pakistani.

Nga India ne Kine

Ne Indi,Ibn-Batuta punoi per tete vjet si kadi ne sherbim te sulltanit te Delhit.Duke ditur deshiren e madhe te Ibn-Batutes per te udhetuar,sulltani e dergoi si ambasador prane perandorit mongol te Kines,Togon-Temurit.Me te mberritur,duhej ti dorezonte si dhurate diplomatike ''100 kuaj race,100 skllever te bardhe,100 vajza hinduiste qe kercenin e kendonin,1200 rroba te ndryshme,shandane e legene prej ari e argjendi,veshje te qendisura,kapele,kukura,shpata,doreza te zbukuruara me perla dhe 15 eunuke''.

Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij Ming.map
Ne portin indiano-jugor te Kalkutes,Ibn-Batuta pa mjete lundrimi tregtare madheshtore te quajtura xhonke,te cilat rrihnin ujerat qe ai donte te kalonte per ne Kine.Anijet kishin 12 vela,te gjitha prej bambuje te thurur,dhe nje ekuipazh qe arrinte ne 1000 veta (600 detare dhe 400 luftetare).Ibn-Batuta thoshte se familjet e detareve jetonin ne anije ku ''rritnin jeshilleqe,perime dhe xhenxhefil ne govata prej druri''.

Anija u mbyt,keshtu qe Ibn-Batuta nuk e coi deri ne fund misionin e tij diplomatik ne Kine.Ne vend te kesaj,ai filloi ti sherbente nje sundimtari mysliman ne ishujt Maldive dhe ishte i pari qe pershkroi zakonet e vendit per boten e jashtme.Ne fund,arriti te shkonte ne Kine.Por,bashke me shume gjera qe i pelqenin atje,pa edhe gjera fyese per ndjeshmerine e tij fetare.Ngaqe nuk shkroi shume per kete vend,disa dyshojne qe ai nuk eshte futur aq thelle ne Kine sa c'pretendon.Ndoshta nuk shkoi me larg se ne portet ne jug te saj.

Lajme hidheruese rruges per ne shtepi

Kur u kthye ne Damask,Ibn-Batuta mori vesh se nje nga djemte qe kishte lene atje rreth 20 vjet me pare,kishte 12 vjet qe kishte vdekur,kurse i ati qe jetonte ne Tangjer,kishte 15 vjet qe kishte vdekur.Ishte viti 1348 dhe Vdekja e Zeze ose ndryshe murtaja,po bente kerdine ne Lindjen e Mesme.Ne fakt,Ibn-Batuta dokumentoi se ne Kajro cdo dite humbitnin jeten 21.000 njerez.

Nje vit me vone,ky udhetar tanime 45 vjec,sapo mberriti ne Marok,mori vesh se vetem pak muaj me pare i kshte vdekur e ema nga murtaja.Kishte qene vetem 21 vjec kur ishte larguar.A e kishin plotesuar ato 24 vjet udhetimi deshiren e tij te forte per aventure?Me sa duket jo,sepse pa kaluar shume u nis per ne Spanje.Tre vjet me vone,i hipi anijes per udhetimin e tij te fundit per ne lumin Niger dhe per ne Timbuktu,nje qytet ne vendin afrikan qe tani njihet me emrin Mali.

Merr urdher per te hedhur kujtimet ne leter

Pasi degjoi per udhetimet e Ibn-Batutes,sulltani i Fezit ne Marok e urdheroi qe te shkruante nje tregim per kenaqesine e oborrit mbreteror dhe i dha nje sekretar me emrin,Ibn-Zhezi.Vepra e tij e perfunduar nuk pati nje tirazh te madh ne arabisht dhe perkthimi i saj ne gjuhet perendimore filloi vetem pasi rrefimi i tij u rizbulua nga studiuesit europiane ne shekullin e 19-te.
Ibn-Zhezi i ka pershkruar tregimet e ketij udhetari ne nje version te shkurtuar dhe me sa duket ka bere disa rregullime nga ana e tij.Edhe ne qofte keshtu,kjo veper na jep nje tablo te jetes,tregtise,zakoneve,fese dhe politikes se vendeve qe vizitoi Ibn-Batuta,sidomos te vendeve islamike gjate mesjetes.

Ibn-Batuta hedh drit mbi boten e tij IbnBattuta
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi