Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NASA hedh poshtë se një asteroid mund ta godas Europën

Shko poshtë

NASA hedh poshtë se një asteroid mund ta godas Europën  Empty NASA hedh poshtë se një asteroid mund ta godas Europën

Mesazh nga SHKELBA Fri Dec 12, 2014 10:43 pm

NASA hedh poshtë se një asteroid mund ta godas Europën

NASA hedh poshtë se një asteroid mund ta godas Europën  Nasa_8335
Asteroidi 2014 UR116, me diametër rreth 370 metra çdo tre vjet përshkruan një rrotullim rreth diellit dhe gradualisht është duke ju afruar Tokës ne mënyrë kërcënuese. Sipas përllogaritjeve, zona ku mendohet te ndodhe përplasja do te jete Europa.

Zbulim i mësipërm është bere ne fillim te tetorit te këtij viti nga një shkencëtar rus, Vladimir Lipunov i Observatorit MASTER-II ne Klislovodsk te Universitetit Shtetëror te Moskës. Ndërkohë qe njoftimi është dhënë edhe nga agjencia ajrore ruse Roscosmos. Me këto përmasa, 2014 UR116 është pak me i madh se asteroidi Apophis qe mendohej se do te mund te godiste Token ne harkun e viteve 2029 dhe 2036, por qe me vone doli se nuk ishte e mundur te ndodhte një gjë e tille.
Sipas përllogaritjeve, ne rast përplasje te asteroidit te zbuluar se fundmi, 2014 UR116, me Token, do te provokohej një shpërthim 8 mije here me i madh se sa ai provokuar nga rrëzimi i asteroidit ne Chelyabinsk te Rusisë ne shkurt te viti 2013.
Por mesa me sipër nuk janë dakord shkencëtarët e NASA-s si dhe ata te Jet Propulsion Laboratory (Jpl) ne Pasadena-s. Sipas tyre është e vërtetë qe asteroidi ka një periudhe orbitale prej tre vjetësh rrotull Diellit dhe se ajo kalon pranë Tokës, por ne asnjë mënyrë aq sa te përbejë ndonjë rrezik për te, se paku për me shume se 150 vite te tjera.
Ne piken me te afërt, orbita e saj qëndron ne distancën 5 milion km larg nga Toka. Tim Spahr, drejtor i Minor Planet Center ne Cambridge tregon se ky trup qiellor është identifikuar edhe përpara gjashte vitesh, ai ka rikalkuluar edhe një here llogaritjet dhe ka dale gjithashtu ne përfundimin se për se paku 150 vite te ardhshme, Toka nuk kërcënohet nga ndonjë rrezik imediat përplasjeje.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi