Syri,mrekullia që na ndihmon të jetojmë dhe të kuptojmë botën...
Faqja 1 e 1
Syri,mrekullia që na ndihmon të jetojmë dhe të kuptojmë botën...
Syri,mrekullia që na ndihmon të jetojmë dhe të kuptojmë botën...
Sytë janë një mjet i perfeksionuar i analizës së botës. Ato na ndihmojnë edhe atëherë kur na tregojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose kur i fshijnë para neshE keni menduar ndonjëherë se sa e mrekullueshme është aftësia jonë për të njohur fytyrat?
Ndonjëherë mjafton drita dhe një shikim i shpejtë mes turmës për të njohur një fytyrë miqësore. Po kështu kemi aftësinë të imagjinojmë një fytyrë që e kemi për zemër si mes gurëve, ashtu edhe mbi re, ose mbi trungun e një peme. Kemi edhe disa neurone, të quajtura “neuronet e gjyshes”, që janë të specializuara në gjetjen e fytyrave “të veçanta”. Me pak fjalë: shohim edhe atë që nuk është, ose është e vështirë për t’u parë.
Përzgjedhës, të ndjeshëm, tepër të rëndësishëm, sytë kanë cilësi të mrekullueshme që na ndihmojnë të jetojmë më mirë dhe të kuptojmë botën përreth nesh me një sqimë që asnjë makineri tjetër nuk arrin të barazohet me to. Këto cilësi e bëjnë shikimin, shqisën më të vlefshme dhe më të përdorshme nga çdo gjallesë.
Zhvillimi kapërcen teknologjinë
Syri ka lindur miliarda vite më parë. Njeriu arrin të shohë në një distancë të largët dhe në të njëjtën kohë të kapë një lëvizje me bishtin e syrit. Po ashtu, në të njëjtën kohë mund të perceptojnë zona në errësirë dhe zona në dritë. Megjithatë në fund superioriteti i vizionit biologjik nuk varet edhe aq nga cilësitë e brendshme, por nga bashkëpunimi i ngushtë me trurin.
Harta pamore
Nëse perceptimi është detyrë e syve, atëherë pamja që efektivisht shohim është ajo që gjenerohet nga korja vizuale, që i interpreton sinjalet që vijnë nga çdo qelizë e vetme e retinës dhe i shndërron në diçka që i korrespondojnë realitetit. Për trurin, drita 564 nanometra është ngjyra e kuqe; valët 420 nanometra janë ngjyra blu. Në fakt ngjyrat, format dhe konturet riprodhohen në tru.
“Ajo që shohim është e hartuar në tru. Edhe harta njihet nga ajo që ‘shohin’ neuronet”, thotë një docent shkencash. Për çdo karakteristikë të parë është një neuron, ose një grup neuronesh që reagon. “Janë qeliza shumë të specializuara. Çdo neuron, i vetëm, bën shumë pak gjëra. Mund të jenë neurone të ndjeshme vetëm ndaj një lëvizjeje drejt veriut”, shpjegon ai. Ka qeliza cerebrale për konturet, të tjera për vetëtimat e dritës, të tjera akoma për fytyrat (si për shembull “neuronet e gjyshes”, që aktivizohen në prani të fytyrave të veçanta).
“Nuk është e lehtë të kuptosh sesi truri arrin të njohë një fytyrë duke e parë nga larg, në errësirë, të trukuar, në profil, pjesërisht të mbuluar, me shprehje të ndryshme… Sa më shumë punohet mbi koren vizuale, aq më pak arrijmë të kuptojmë rreth këtyre proceseve në vazhdim. Ajo që mund të them është se vazhdon të mbetet mister mënyra se si e perceptojmë realitetin”.
Kujdes!
Duhet nënvijëzuar edhe një karakteristikë tjetër e sistemit tonë sy-tru: aftësia për të parë vetëm atë që na intereson. “Shumë eksperimente tregojnë se ndryshimet e ngalëta nuk zbulohen, madje ka nga ato të veçantat që nuk vihen re aspak, sepse më shumë sesa perceptimin, përfshijnë vëmendjen”, thekson ai. Në fakt, për një pamje të saktë nevojiten informacione që vijnë nga pjesë të tjera të trurit, si ato ku fiksohen adresat ose fytyrat, listat ose idetë.
Është vazhdimi i “para dhe pas” i këtyre impulseve që krijon imazhet. Për këtë arsye shikimi përbëhet nga eksperiencat personale dhe kujtimet. Këto dy elemente i janë bashkuar një të trete, e fituar falë mekanizmave të zhvillimit: shohim fytyra ose forma kafshësh edhe atje ku nuk ka, si në re ose mbi Hënë. Është e qartë vlefshmëria për mbijetesën: vlen më shumë të shohësh një luan ku nuk është sesa të mos e shohësh fare aty ku është vërtet.
Mozaik cerebral
Edhe atëherë kur informacionet vijnë keq ose të shtrembëruara, truri ndërhyn duke e ndërtuar pamjen në bazë të kujtimeve dhe informacioneve të konsoliduara, si për shembull objektet e largëta janë më të vogla se ato afër. Këto lloj aftësish bëjnë të mundur që ndonjëherë sinjali i syrit dhe i trurit të mos korrespondojnë. Kështu lindin shumë iluzione optike. Për këtë arsye kanë filluar t’i studiojnë edhe neuroshkencëtarët, me qëllim që të kuptojnë se si trupi ndërhyn në mekanizmin e shikimit.
Pamja e një fëmije
Në sytë e një foshnje të sapolindur bota është e papërcaktuar. Ai arrin të shohë vetëm konturet. Gjithçka përbëhet nga 4 ngjyra: blu, e kuqe, e verdhë, e gjelbër dhe shikimi është 1/20-n e normales. Pas një muaji jetë ngjyrat janë pak më të qarta dhe bebja fillon të ndjekë lëvizjet, ndërkohë që aftësia për të lëvizur kokën, pas muajit të dytë, e ndihmon që të eksplorojë botën nga më shumë këndvështrime. Sapo fëmija mëson të ecë këmbadoras (rreth muajit të gjashtë) zhvillon perceptimin e thellësisë. Pavarësisht asaj që mësojnë, foshnjat duket sikur kanë shumë cilësi të lindura.
www.dailygalaxy.com
Similar topics
» Ne jetojmë më gjatë se sa mendojmë
» Sheh syri apo truri?
» Syri, sa i keq mund të bëhet ai
» Si ta kuptojmë termin Teori Shkencore
» Genjeshtra e embel e gruas.Si t'a kuptojme..?
» Sheh syri apo truri?
» Syri, sa i keq mund të bëhet ai
» Si ta kuptojmë termin Teori Shkencore
» Genjeshtra e embel e gruas.Si t'a kuptojme..?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi